Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 29

Tema: Globalizimi

  1. #11
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Globalizimi nqs do ta analizonim si duhet udhehiqet kryesisht nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes si dhe perkrahet nga vendet evropiane pasi ne keto vende ndodhet dhe kompanite me te fuqishme te ekonomise boterore.
    Shume vete jane perkrahes se ketij fenomeni sidomos ata qe jetojne ne USA pasi ekonomia e ketij vendi eshte ajo qe perfiton ne menyre te drejtperdrejte nga globalizimi.
    Po ta analizosh me holle fenomenin e globalizimit nuk eshte gje tjeter veēse komunizem privat. Monopolet nuk i ka me shteti po kompani gjigande private dhe fuqia centralizohet ne doren e nje pjese njerezish te cilet kane koncentruar parane e botes ne duart e tyre si dhe jane po ata qe vendosin ligjet nepermjet lobeve te ndryshem qe financojne.
    Atehere hipokrizija e ketij fenomeni eshte se USA qe eshte luftetari nemer nje kunder komunizmit shteteror, eshte dhe partizani numer 1 i globalizimit ose i thene ndryshe komunizmit privat!
    Just God Can Judge Me

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    C'fare pasojash te mira apo jo te mira i shkakton Globalizimi forces puntore ne bote ne pergjithesi?
    Do te rritet apo zvogelohet numuri i puntoreve ne krahasim me te shkuaren?

  3. #13
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Globalizimi asnjehere nuk ka qen pozitiv per klasen punetore. Globalizimi ndihmon pjesen e popullsise qe zoteron kapitalet neper bote, te prodhoje me kosto sa me te ulet duke e zhvendosur prodhimin ne ato vende te botes ku pagat e ligjet jane me te favorshmet.
    Po te shohesh psh firmen NIKE qe prodhon ne nje vend si Indonezia ku punesohen femije me rroga 1 dollare dita, ku ligjet nuk mbrojne klasen punetore dhe sindikatat nuk kane formimin dhe forcen e atyre te Amerikes, atehere nxjerr shpejt konkluzionin se kush perfiton nga globalizimi.
    Globalizimi ndimon qe te behet i madhi sa me i madh e i pasuri sa me i pasur.
    Just God Can Judge Me

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    C'fare ndosh me forcen puntore ne Amerike atehere kur kompanite e ndryshme shvendosin prodhimin e tyre ne vende te tjera?

    Une e kuptoj c'fare thua sepse eshte e ditur qe nje kompani ka me shume leverdi te zhvendosi kompanine ne vende si idonezia, kina, taiwan etj.

  5. #15
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Globalizimi ka gjera pozitive dhe negative:
    Pozitive, qe afron sa me shume shtete
    Negative qe demton jo vetem ekonomine e shteteve te pushtuar (fjale e rende, por ky eshte kuptimi me i qellushem) por edhe traditat dhe kostumet.

    Sidoqofte globalizimi i shteteve (atyre te pasurve) kerkon te mbari fuqi nga shtetet me te dobesuara dhe te varfera ekonomikisht.
    Ka ekzistuar gjithmone, por ne kohet e fundit eshte theksuar akoma me shume!
    Kush e pruri?
    I pari qe U.S.A., dhe tani te gjitha shtetet europian.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ripajtimi I Evropes me veteveten.

    Po sjell ne kete teme pjese nga letra e apelit drejtuar Antareve te Komisionit dhe te Parlamentit Evropian.

    Apel i parlamentarėve shqiptarė, armenė, azerė, bosnjakė, kroatė, gjeorgjanė, kosovarė, maqedonas, moldavianė, serbė-malazezė pėr pėrfshirjen e vendeve tė tyre nė listėn e vendeve kandidate pėr anėtarėsim nė BE.

    Anėtarėve tė Konventės
    Anėtarėve tė Kėshillit, tė Komisionit dhe tė Parlamentit Evropian.

    Bashkimi Evropian do tė pranojė brenda pak kohe dhjetė vende anėtare tė reja. Njė ngjarje historike, e cila, nga shumė aspekte, do tė thotė ripajtimin e Evropės me vetėveten, kapėrcimin e ndarjeve qė e lėnduan kaq mizorisht gjatė shekujve dhe, nė menyrė tė veēantė, nė shekullin e sapokaluar, pėrfundimin e njė procesi tė gjatė bashkimi tė nisur nga Etėrit themelues tė Bashkimit Evropian tė nesėrmen e luftės sė dytė botėrore.

    Cili, nė fakt, mund tė harrojė se mė pak se para 15 vjetėsh, miqtė tanė polakė, ēekė, hungarezė, …jetonin akoma nėn shtypjen e njė tiranie tė dyfishtė, diktatoriale dhe imperialiste! E cili mund tė mohojė rėndėsinė e kėtij momenti dhe rėndėsinė qė perspektiva e ardhjes sė kėtij momenti ka patur nė kėto vende gjatė viteve shpesh herė tė vėshtira qė i erdhėn pas rėnies sė perdes sė hekurt.

    Sigurisht jo ne. Ne qė pėrjetuam, si ata, tragjedinė e kėsaj tiranie tė dyfisht. Ne qė, si ata, pėrjetuam dhe po vazdhojmė tė pėrjetojmė vėshtirėsitė e pafund tė rindėrtimit. E edhe mė pak ata qė ndėr ne pėrjetuan tragjedinė e luftės, tė nesėrmen e rėnies sė murit.

    E megjithatė, ndėrsa ne tė gjithė, sot, po punojmė rėndė dhe nė mes tė njėmjė veshtirėsive pėr rrėnjosjen e lirisė, tė demokracisė dhe tė Shtetit tė se Drejtės nė vendet tona, Evropa po vazdhon tė na mbajė anės, tė na pėrjashtojė nga procesi i vėrtetė i bashkimit evropian. Sikur tė mos ishim edhe ne Evropianė ose tė ishin Evropan tė kategorisė sė dytė, tė padenjė pėr tė marrė pjesė plotėsisht nė jetėn institucionale dhe politike tė Bashkimit Evropian.

    Nuk ju kėkrojmė asgjė tjetėr, veē qė tė na njihni si Evropianė, siē jemi. Nuk ju kėrkojmė tjetėr, veē qė tė pranoni qė vendet tona tė pėrfshihen, ashtu si vendet e tjera tė Evropės qendrore dhe lindore, nė listėn e vendeve qė kandidojnė pėr anėtarėsim nė BE. Nuk ju kėrkojmė tjetėr, veē qė tė mund tė pėrfitojmė, si kėto vende tė tjera, nga ky atu i jashtėzakonshėm qė ėshtė njė perspektivė e qartė pėr tė u anėtarėsuar nė BE brenda njė afati tė caktuar. Dimė se anėtarėsimi i secilit prej vendeve tona do tė varet nga aftėsia e tij pėr tė pėrmbushur kriteret politike tė ashtuquajtura tė Kopenhagės si dhe kriteret ekonomike tė caktuara nga Traktatet dhe nga “Acquis Comminautaire”-i. Pra nuk ju kėrkojmė ndonjė trajtim tė favorshėm, ndonjė privilegj: ju kėkrojmė vetėm qė tė mund tė punojmė pėr arritjen e kėtij qėllimi themelor.



    5. Voice of Europe

    Flitet shumė pėr “parandalim tė konflikteve”, mė pak pėr afirmim tė demokracisė dhe tė Shtetit tė sė Drejtės si mjet kryesor – megjithėse jo gjithėmonė i mjaftueshėm – pėr tė parandaluar konfliktet. Akoma mė pak flitet pėr rėndėsinė qė ka informacioni nė vendet antidemokratike pėr afirmimin e kėtyre parimeve. Duke mbajtur parasysh kėtė, deputetėt radikalė pranė Parlamentit Evropian arritėn tė fusin nė buxhetin 2002 tė Bashkimit njė zė “Radio Free Europe”, dmth. kėrkesėn drejtuar Komisionit Evropian pėr tė krijuar njė radio evropiane qė tė realizojė dhe tė japė programe radiofonike drejt atyrė vendeve autoritare ose diktatoriale nė gjuhėn ose gjuhėt e vendit. Me njė serė nismash - parlamentare dhe jo – gjatė kėtij viti jemi pėrpjekur tė shtyjmė Komisionin qė tė plotėsojė kėtė kėrkesė tė Parlamentit Evropian. Me pretekste, Komisioni e refuzojė pėrmbushjen e kėrkesės dhe nuk e rifuti kėtė zė nė projektbuxhetin 2003. E pėr fat keq, amendamenti i deputetėve radikalė qė kėrkonte rifutjen e kėtij zėri u hodh poshtė nga Parlamenti Evropian. Megjithatė, nga ky qėllim nuk mund tė heqin dorė. Do tė duhet tė ndėrmarrim nisma tė tjera pėr tė nxitur Komisionin dhe Parlamentin qė krijimi i njė radioje tė tillė tė bėhet pėrparėsi nė bilancin 2004, i cili do tė propozohet pėr votim nė vjeshtėn e ardhshme.

    6. Thellimi i ndėrtimit evropian: e domosdoshmja dhe e mundshmja.

    Duke folur pėr Azinė, duke folur pėr Portėn e Azisė, tashmė jemi nė pikė tė ēėshtjes evropiane, tė ēėshtjes sė Bashkimit Evropian, tė evoluimit tė tij e prandaj edhe tė momentit politik dhe institucional tė pėrfaqėsuar nga Konventa pėr reformėn e Traktateve dhe nga Konferenca Ndėrqeveritare qė do t’i vijė pas. Siē kemi mundur tė shohim vazdhimisht gjatė kėtyre 6, 7 vjetėve tė fundit, Kėshilli Evropian dhe Komisioni Evropian, pjesa mė e madhe e Qeverive tė Shteteve anėtare kanė ndjekur ndaj Azisė njė politikė tė quajtur, pėr sa i pėrket Kinės, “tė dialogut kritik” (dhe i njėjti cilėsim do tė vlente edhe pėr tėrėsinė e Vendeve tė tjera antidemokratike tė Azisė). Kjo politikė nuk ēoi nė asnjė ndryshim nė drejtim tė rrėnjėsimit tė demokracisė dhe tė Shtetit tė sė Drejtės nė ato Vende. Tė kundėrtėn, nė pjesėn mė tė madhe tė kėtyre vendeve gjendja e tė drejtave themelore u pėrkeqėsua. Duhet theksuar edhe se kjo politikė u ēua pėrpara nė kundėrshtim me kėrkesat e qarta tė Parlamentit Evropian, tė shumė partive ose lėvizjeve politike, tė organizatave dhe shoqatave pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, qė i kėrkonin BE-sė qė tė ndėrhyjė energjikisht jo vetėm pėr tė zgjidhur kėtė ose atė ēėshtje shkeljeje tė rėndė tė tė drejtave themelore, por pėr tė mbėshtetur nė menyrė jo tė dykuptimtė demokratizimin e kėtyre vendeve.

    Nuk ka as dyshimin mė tė voglėl qė kėto institucione, kėta pėrgjegjės politikė do tė nxitohen tė rivendikojnė atėsinė e ndryshimeve, nė qoftė se do tė kėtė ndryshime nė republikėn Popullore Kineze ose nė ndonjė vend tjetėr qė sot qeveriset nga njė regjim diktatorial, autoritat ose totalitar. Nuk u sollėn ndryshe nė vitin 1989, duke rivendikuar pėr vetėveten rėnien e regjimit sovjetik, kur pėr 70 vjet e deri nė ditėn mė parė, kishin negocjuar gjithēka dhe mbi gjithēka me oligarkinė e Kremlinit. Jemi tė mėsuar, tė pėrgatitur e pra gati tė dėgjojmė edhe kėto budallallėqe.

    Mirėpo, nėse problemi ėshtė nė radhė tė parė politik, dmth. i lidhur me vullnetin politik, ai ėshtė edhe problem institucional. Nė fakt, struktura institucionale e tanishme e BE-sė ėshtė njė nxitje pėr mos-marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsive kolektive dhe pėr promovimin e interesave kombėtare. Sepse mekanizmat vendimore nė fushėn e politikės sė jashtme janė tė llojit ndėrqeveritar, lejojnė gjithėmonė njė Shtet tė ua pėrcjellė pėrgjegjėsitė shteteve tė tjera, ose njė institucioni tjetėr tė BE-sė, ose faktit se politika e pėrbashkėt tė detyron tė pranosh ndonjė kompromis. Sot, faktikisht, kemi 16 jo-politika tė jashtme: njė jo-politikė nga secilinVend anėtar (nesėr do tė jenė 25) plus njė jo-politikė tė jashtme tė pėrbashkėt, Njė realitet qė autoritetet e Vendeve tė treta, veēanerisht tė ayre mė antidemokratike, kuptuan deri edhe mė mirė se ekspertėt dhe vėzhguesit pėr punė evropiane dhe nga e cila shpesh arrijnė tė nxjerrin jo pak perfitime politike, diplomatike dhe ekonomike.

    Konventa pėr reformėn e Traktateve e kryesur nga ish-presidenti i Republikės Franceze Valery Giscard d’Estaing, ka ndėr ambicjet e saj edhe qė tė pajisė Bashkimin me njė politikė tė jashtme evropiane tė denjė pėr kėtė emėr. Ambicje qė pėrfshihet nė ambicjen mė tė pėrgjithshme pėr tė pėrgatitur njė reformė qė ta bėjė Bashkimin me 25 anėtarė Bashkim nė gjendje tė pėrballojė me shpejtėsinė dhe efektshmėrinė e duhur sfidat politike tė mėdha, si tė brendshme ashtu edhe tė jashtme.

    Dhjetė muaj pas fillimit tė punimeve tė saj, tashmė po fillojnė tė dalin nė pah disa tregues pėr drejtimin qė disa “konventistė”, me kryetarin e tyre nė krye, dhe disa “konventistė-hije”, krerė Shtetesh ose Qeverish ose ministra tė punėve tė jashtme kanė ndėr mend tė marrin. Dhe ka arsye pėr tė qenė tė shqėtėsuar.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Alaska
    Postime
    61
    Globalizimi ka dhe te mirat dhe te keqijat e tij. Per momentin shtetet e zhvilluara jane disi hipokrite ne deklaratat e tyre,kjo per
    faktin se jane gati te ulen cmimet e eksportit mes shume shteteve
    pervec vendeve te industrializuara.
    megjithate,globalizimi ka dhe te mirat e tij.nje nga keto do te ishte mundesia qe shume shtete te varfera te zhvilloheshin njekohesisht.ato do te perqendroheshin ne prodhimin e nje malli
    duke u bere specialiste (psh: brazil-kafe,malajzi-kaucuk,etj.,etj.)
    kjo do te krijonte nje "inter-dependence" midis shteteve e cila
    do te shmangte luftera.persa i perket humbjes se traditave,te gjuhes,e vlera morale si keto,une nuk shoh ku eshte e keqja ketu.pse te kemi frike nga perzjerja e disa kultureve? ne nuk kemi lindur shqiptare qe ne fillim te shekujve,latinishtja u shpernda ne dhjetera versione,qindra shtete kane te njejten fe,
    madje fe te ndryshme i luten te njejtit zot,dhe asgje nga keto nuk na prish pune.atehere pse ideja se do te jete me lehte te kalosh nga nje shtet ne nje tjeter,pa kaluar ore te tera para deres se ambasades na shqeteson?
    mendoj se edhe hipokrizia e shteteve te fuqishme mund te shmanget apo te ndryshohet me kalimin e kohes dhe perpjekje politike.
    C:\DOS
    C:\DOS.RUN
    RUN:\DOS.RUN

  8. #18
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Globalizimi eshte nje e mire e madhe per planetin.
    Me ane te globalizimit do te ulen deri ne zhdukje barrierrat ekzistuese midis vendeve dhe popujve.
    Me i zoti do te jete i suksesshem, duke ulur keshtu ndikimin e politikaneve, dhe duke vene si faktor rregullues tregun e lire, i cili eshte nje arme shume e fuqishme.
    E ku ka me bukur, se sa kur te shkosh ne Tirane te kesh mundesi te hash MC Donalds, ose Subway, ose kur te vish ne USA te hash tave dheje(lol)
    Te gjithe perfitojne nga globalizimi, pervec atyre qe kane ngritur karrierat dhe ideologjitee tyre mbi varferine e globit.
    USA duhet ta udheheqe globalizimin, si vendi ku ky globalizim eshte kyer ne miniature. Ketu ka kineze, ruse, shqiptare, turq etj, etj. Pra eksperimenti amerikan ka qene i suksesshem, dhe i tille duhet te jete modeli qe duhet ndjekur per globalizimin.
    Me Globalizimin te gjithe fitojme, pervec dembelave dhe nacionalisteve te terbuar.

  9. #19
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Postuar mė parė nga Vinny_T
    Globalizimi asnjehere nuk ka qen pozitiv per klasen punetore. Globalizimi ndihmon pjesen e popullsise qe zoteron kapitalet neper bote, te prodhoje me kosto sa me te ulet duke e zhvendosur prodhimin ne ato vende te botes ku pagat e ligjet jane me te favorshmet.
    Po te shohesh psh firmen NIKE qe prodhon ne nje vend si Indonezia ku punesohen femije me rroga 1 dollare dita, ku ligjet nuk mbrojne klasen punetore dhe sindikatat nuk kane formimin dhe forcen e atyre te Amerikes, atehere nxjerr shpejt konkluzionin se kush perfiton nga globalizimi.
    Globalizimi ndimon qe te behet i madhi sa me i madh e i pasuri sa me i pasur.
    O Vini, si thua ti a perfiton Indonezia ne kete rast?
    Pa marre parasysh punesimin e femijeve qe eshte i neveritshem.
    Supozojme se Nike vendosi te hapte nje fabrike kepucesh ne Shqiperi. E zeme se ua jep rrogen punetoreve rreth $150 ne muaj. Ime me, eshte mjeke, dhe ajo merr reth $120 ne muaj ne Tirane. Punesohen shume njerez, tre turne, etj etj.
    A perfitojne te dyja?
    Tashi do ankohemi ne, pse te fitoje Nike ms hume se ne, po ato pastaj kalojne ne xhelozi te rendomta.
    Pra si Indonezia, si Singapori, si Koreja e Jugut, si Taiwani, jane bere gjigande ekonomike, nga nje varferi tronditese, po ja qe ne vend tu thuhet faleminderit kompanive amerikane e evropiane qe heqin vendet e punes nga shtetasit e tyre dhe u japin pune ketyre vendeve te varfera, lindin xhelozite e semura.
    Mos harro, se njerezit po te shokjne ne pune 7 me 3 nuk do rrine neper kafene, nuk do zihen per politike, nuk do vriten rrugeve per i llaf goje, nuk do rrine pa paguar faturat e energjise, ato pare do i shpenzojne ne Shqiperi, duke zhvilluar dhe biznesin vendas, i cili sic e di shume mmre nuk mund te zhvillohet pa fuqi blerese, etj, etj.
    Nje gje qe me iriton me kundeshtaret e globalizimit.
    Kur Amerika u jep lloj lloj ndihmash, jo vetem qe i marrin, por dhe qahen (si puna e shqiptareve pse vetem 20 milion?) ndersa kur u thone, hej, ja ku i keni vendet e punes, punoni, fitoni, qahen se po na pushtojne. Kush eshte hipokrit ne kete rast?

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-10-2002
    Vendndodhja
    Alaska
    Postime
    61
    hipokrite jane shtetet e fuqishme qe c'ke me te.kjo, thjesht per interesat vetjake,gje qe me duket mese normale sikur ekonomia e tyre te lekundej nga tregu i lire.megjithate, duhet perkrahur perpjekja e ketyre shteteve te ndihmojne sado pak situaten e sotshme.sa per nike,mendoj se eshte nje nga firmat me shfrytezuese te shekullit."sweatshops" nuk permbajne vetem
    te rritur te cilet paguhen fare pak(as 150 kokrra fasule,jo me 150.000 leke) duke punuar shume,po fatkeqesisht dhe femije qe kalojne rreth 20 ore duke qepur kepuce e rroba me emra te njohur.absurditet! globalizimi dhe tregu i lire,me kalimin e kohes,duke luftuar korrupsionin dhe perfitimet personale do t'u vere sanksione firmave te tilla si nike.si perfundim,them se eshte mire te jemi skeptik,per te permiresuar te ardhmen, por jo te kundershtojme cdo perpjekje per ndryshim sepse vjen nga nje person a shtet i "padeshiruar".
    C:\DOS
    C:\DOS.RUN
    RUN:\DOS.RUN

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •