Jane zbuluar nje numer rastesh qe tregojne per mashtrime qe mund te jene kryer nga individe qe kane kerkuar azil ne Britani dhe si rrjedhim kane kerkuar nenshtetesi duke genjyer per shtetesine e tyre. Keto raste po hetohen.
- Ne nuk do te tolerojme abuzimin e sistemit tone te emigracionit dhe sa here qe te zbulojme raste abuzimi do te kryejme hetime te hollesishme dhe do te marrim masat e duhura.
- Nese do provohet qe nje individ e ka fituar nenshtetesine britanike 'duke mashtruar, fallsifikuar apo fshehur fakte materiale', per shembull duke u hequr si shtetas i nje vendi tjeter, atehere ligji lejon qe atij t'i hiqet nenshtetesia.
- Ne te njejten menyre, nese nje individ e ka fituar statusin e refugjatit dhe si rrjedhim lejen e qendrimit per ne Britani duke mashtruar, per shembull duke u hequr si shtetas i nje vendi tjeter, atehere eshte e mundur qe atij t'i anullohet ky status refugjati dhe leja e qendrimit.
Zyra e shtypit prane Ambasades britanike Tirane
Krijoni Kontakt