Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Postuar mė parė nga shpirtIfshehur
    "A egzistojne njerez jashte shpelles? Cilet mund te jene ata? Pse ?"

    Nje korigjim i vogel. Njerez- eshte fjala per qenie njerezore si ne? Pra te materializuar dhe shpirtezuar si ne? Apo njerez- eshte ne kuptimin e cfaredo lloj qenie tjeter...???
    Le te flasim njehere per njehere per njerezit. Do te kemi shume per te thene.. e nese na del koha mund te perendim dhe ufo-t


    pershendetje shpirti,
    huggos

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e klevis2
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    87
    Kur themi ku bejme pjese, sigurisht duhet te arrijme ne perfundimin kolektiv se gjendemi brenda ne shpelle.. per shkak se rreth nesh ndodhin gjera qe smund ti kuptojme apo perceptojme dot. E megjithate ato ndodhin. Egzistojne fusha te caktuara (sic dikush e permendi me siper bukur) ne te cilat njeriu nuk mund te jete pjesmarres.

    Mbase ketu nuk mund te jem dakord.Ai qe ndodhet brenda shpelles gjerat i shpjegon dhe i kupton me syrin e shpellarit.E keqja do te ishte me ate qe ka frike apo sdo te dali nga shpella.Qe ngelet brenda rrethit vicioz te sistemit logjik qe ka krijuar ne te cilin perpiqet te fuse dhe te shpjegoje edhe ato qe si shpjegon dot.Tipik jane -vullnetaret e Enverit- qe te shpjegojne akoma zhvillimet politike me materializmin dialektik.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ViVaci
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    45
    ne fakt keta te fundit asnji nuk do me i nxjerre nga shpella

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Ndoshta ndoshta fakti qe ndodhemi brenda ne shpelle na ben qe te, dhe kerkimi yne te perqendrohet aty.
    Fatkeqesisht gjeja me fatale eshte se shumica nuk e ka kuptuar se jeton ne shpelle, dhe keshtu qe nje realitet jashte shpelles do te ishte i pabesueshem per te...

    Pra puna eshte te shohim se kush jemi dhe ku ndodhemi, nese analiza nuk fillon qe aty, gjithe kerkimi yne do jete i kote...

    pershendetje...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Postuar mė parė nga klevis2
    Ai qe ndodhet brenda shpelles gjerat i shpjegon dhe i kupton me syrin e shpellarit.E keqja do te ishte me ate qe ka frike apo sdo te dali nga shpella.Qe ngelet brenda rrethit vicioz te sistemit logjik qe ka krijuar ne te cilin perpiqet te fuse dhe te shpjegoje edhe ato qe si shpjegon dot.
    Nese do e marrim si te vertete kete pohim, ju pra ku e fusni veten.. dhe mos harroni ta arsyetoni pergjigjen.


    huggos

  6. #16
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Postuar mė parė nga huggos
    Fillimisht pyetja e pare.. pra

    A egzistojne njerez jashte shpelles? Cilet mund te jene ata? Pse ?
    Ne fakt cdonjeri prej nesh ka momente kur ka kontakt me zjarrin apo edhe me driten e jashte shpelles. Keto mund te jene momente Iluminimi, momente kthjelltesie mendore e shpirterore dhe ne njerez te ndryshem ka forma te ndryshme. Por besoj se tek cdo njeri ka te pakten nje moment ekzaltimi kur ndihet se gjerat e kane nje kuptim, dhe perjetohet njefare kontakti me te verteten. Ka grimca te vogla drite me te cilat te gjithe arrijne ndonjehere kontakt.

    Puna eshte se a mundemi ne te jemi te sigurt se dikush qe pretendon se ka patur kontakt me Driten, te Verteten duhet besuar. Njerez te tille ka plot, qe pretendojne kontaktin. Budha, Profetet, Mendimtare te medhenj (me i shquari ne kete drejtim eshte Emanuel Swedenborg) etj.

    Por ashtu sic thoshte edhe Platoni (ose Sokrati), Skllavi i cliruar duhet te kete kujdes kur te rrefeje tek tjeret cka pa. A do jene ata gati te besojne cka thote ai dhe te pranojne se marrdheniet e tyre dhe njohjet e tyre mbi sendet dhe boten ne pergjithesi jane vecse hije te sendeve dhe marrdhenieve te verteta. Kjo te jep dhimbje te madhe, eshte pak e rende. Skllavin do e marrin per te cmendur.

    Ekziston nje baze ku secili prej nesh mund te mbeshtese besimin tek dikush qe pretendon KONTAKTIN. Jane ato shkendija te vogla me te cilat ne kemi patur kontakt, kush me shume e kush me pak, dhe nese kemi perputhje mes tyre dhe asaj cka thote rrefyesi i kontaktit atehere jemi te gatshem te besojme, Pastaj, cilin zgjedhin per rrefyes kjo varet nga nje sere faktoresh individuale, sociale etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga huggos : 25-02-2003 mė 03:29

  7. #17
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Me vjen keq Huggos, por,per mendimin tim ka nje kontradikte jo dhe aq te vogel ne temen tende.
    Ne postimin e pare historia e treguar,eshte bere ne menyre te tille qe kur te arrihet te pyetjet e postimit te dyte,njeri qe ka ndermend te pergjigjet te jete ne njefare menyre "i kapur",ne kuptimin qe,per ato pyetje qe shtrohen nuk ke pse te kerkosh pergjigje sepse historia qe tregon "flet vete" dhe nuk le variante te ndryshme per tu pergjigjur.Pra ,historia eshte bere apostafat per pyetjet qe do te vijne.Dhe,po te kerkosh tu pergjigjesh pyetjeve qe shtron ai qe e ka menduar kete histori ,patjeter,do te arrish ne ato pergjigje ku ka dashur te arrije ai.
    Per mendimin tim,pyetje te rendesishme si ato qe jane shtruar duhet te bazohen ne histori me reale,perndryshe, te shpikesh nje histori si ta duash vete dhe te shtrosh pastaj pyetjet e paramenduara,do te thote t'u diktosh te tjereve mendimin tend.
    ...niente che amassi di piu'...

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Pershendetje Jeans,

    dhe nje here njeqind vjec. Fillimisht dua te te them se gezon simpatine time personale (vote), vecanerisht per faktin se mundesh te thuash ate qe mendon pa dorashka. Pa nenkuprtime apo dashakeqesi. Dua te te them, se ke nje arme shume te fuqishme, te cilen duhet ta mirembash, se dhe te tjere e kane pasur por e kane humbur, pas disa lajkave... "Ndergjegjie te shendoshe.."


    Persa i perket verejtjes, mendoj se eshte e drejte.
    Disa sqarime vecse..
    Se pari. Kjo pjese eshte marre nga Platoni (nje nder baballaret e filozofise) e cila na jep te kuptojme se ne kete menyre arsyetonin, logjikonin e nxirrnin perfundimet filozofet e kohes se antikitetit. Pra, merrnin nje teme, dhe e shtjellonin me personazhe imagjinare..

    Nese ketu (ne kete forum) do te kishte nje fare interesi, qofte edhe nga nje anetar, une do te sillja edhe shume pjese te tilla, ku trajtohen ceshtje te ndryshme te se perditshmes, te prekura nga ana filozofike. (Me duket se tek forumi i filozofise jemi.. apo jam ngaterruar..)

    Gjithsesi nese dikush eshte i interesuar per nje dialog nder-personal, une besoj do te kem mundesine e bashkebisedimit.

    Ajo qe dua te me thuash Jeans, eshte... ku mendon ti ngec histori, dhe pse jo... bej nje histori tjeter qe nuk do te dale ne kete perfundim...

    te uroj sukses,
    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  9. #19
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Huggos
    Jo per nderrim komplimentesh,por edhe mua me erdhi keq kur lexova nje teme qe kishe hapur "jap doreheqjen nga..." ,sic me vjen keq kur nuk shikoj me te shkruajne disa nga ata qe simpatizoj (ose sic me vjen mire kur shoh qe jane larguar goxha nga ata qe kishin keqkuptuar forumin)

    Nejse, po vazhdoj me nje histori per te vazhduar mendimin tim qe disa histori jane shume te lezetshme kur i lexon,por kur te shtrohet nje pyetje ne fund te tyre,ne njefare menyre je "i kapur".

    --- Tru ne vazo ---
    A dhe B jane shoke te ngushte.Nje dite,gruaja e A-se shkon te B-ja dhe i thote qe A eshte zhdukur.Meqe B eshte dedektiv ajo i kerkon ndihme per te gjetur A-ne.Pas shume kerkimesh...B futet ne nje dhome,duket si laborator.B sheh te hedhura pertoke rrobat e A-se.I ze syri, ne ne vazo te madhe eshte nje tru i lidhur me shume fije ne nje rrjet aparaturash.B mendon se truri ne vazo eshte truri i shokut te tij A, te cilin e kane vrare dhe po ia perdorin trurin per kushedi c'lloj eksperimentesh.
    Ne kete cast,nje ZE e pyet B-ne se c'ben ne ate vend.B-ja i drejtohet ZERIT edhe pse nuk shikon asgje per te ditur dicka rreth shokut te tij A. ZERI i thote:
    A-se i eshte hequr truri dhe me ane te tere atyre aparaturave me te cilat e kane lidhur,A-ja nuk eshte ne dijeni per gjendjen e tij si "tru ne vazo" por mendon se vazhdon jeten normale.
    Nderkohe qe B rri i heshtur nga ajo c'degjoi ,Zeri e pyet:
    -Do te doje te vazhdoje te jetoje normalisht ,apo do te doje te shnderroheshe edhe ti ne "tru ne vazo"?
    B kundershton me tere forcat, por e qeshura e Zerit e nderpret:
    Hahahahaa, por ti tashme je nje "tru ne vazo" !!!

    Pyetja:
    Cfare duhet te mendoje se eshte B-ja pas kesaj qe i tha Zeri,njeri normal si ishte me pare apo "tru ne vazo"?

    a) Nese mendoni t'i jepni nje pergjigje pyetjes mos lexoni me poshte!Mbyllni faqen dhe mendoni pergjigjen!

    b)nese nuk keni ndermend te vrisni trurin mund te vazhdoni te lexoni me poshte:
    Historia eshte bere e tille qe te mos kete pergjigje.B mund te jete njeri normal ,por mund te jete edhe "tru ne vazo".Nese do te jepnim nje pergjigje ,ajo do te ishte e paarsyetuar mire.Menduar keshtu pergjigjja jone e vetme do te ishte: nuk e di.....por,edhe kjo s'mund te konsiderohet si pergjigje,sepse nuk i jep zgjidhje pyetjes se bere!!! Atehere?!?!?! - Hic,kaq!
    Thjesht,njeri qe e mban veten per filozof ben nje histori te tille.Agnosticizem???
    ...niente che amassi di piu'...

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    shume e bukur jeans,

    por filozofia (mendoj) ka nje arme shume te fuqishme qe e ben te mbijetoje dhe udheheqe boten akoma dhe sot.

    Arsyetim Logjik me Personifikim

    Dmth ngjarja zakonisht merret si pjese e jetes. Aty ku nuk mundet perdor personifikimin. Psh. ne shembullin e Alegorise se mesiperme, mund te sjellim disa hipoteza te personifikimeve:

    - Shpella = Erresira "shpirteroro-frymore". Dmth mos-dija e gjerave qe ndodhin ne realitet..

    -Njerezit brenda = Te gjithe ne, qe kemi kufizime te njohjes..

    -etj...


    Gjithsesi do ta kujtoj me respekt reagimin tend Jeans.


    miqesisht,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. mbi filozofet, Platon.
    Nga ornament nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 24-06-2010, 12:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •