Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2003
    Postime
    9

    Heroi ynë kombëtar dhe emri që i vunë turqit

    Nuk e di nese ndokush nga ju ka menduar se pse Gjergj Kastriotin e therrasim me emrin qe turqit ia vune per lavdine qe ai i solli asaj perandorie deri sa i sherbeu dhe per me teper te shqiperuarne menyre te gabuar sepse emri turk Iskander ne gjuhen Shqipe eshte Aleksander ku me sa thote Marlin Barleti ne historine e tij mbi Gjergj Kastriotin iu vu per nder te Aleksandrit te Madh te Maqedoni se lashte(percaktimi i kujt maqedonie eshte per ata qe duan te keqkuptojne ose harrojne qe sllavet e maqedonise se sotme nuk jane ata te asaj maqedonie te lavdishme)

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Si sugjeron ta therrasim?
    Aleksander Bey?

    Ate Aleksandrin e Maqedonise qe permend ti, Shqiptaret (me sa di une) e njohin me emrin Leka i Madh!

    Tani ma bere pershesh per Zotin.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2003
    Postime
    9
    jo them thjesht Gjergj Kastrioti

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2003
    Postime
    9
    Pastaj emri aleksander eshte emer ilir keshtu qe ti nuk si ti thuash leka i madh

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-07-2003
    Postime
    9
    atdhetarizem po por jo ekstremizem dhe i kote madje

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Ne te gjitha kronologjite, libra, enciklopedi, biografi gjithkund ne bot eshte i njohur me emrin Skenderbeg e ne tash mund ta quajm edhe Gjergj por nuk prish pun as njeri emer e as tjetri.
    Si tha ky miku me siper, ska nevoje te behemi aq ekstremista se kemi gjera tjera me te rendesishme qe ti rregullojm ne sot shqiptaret e historin e Gjergj Kastriotit e dijne te gjithe por si t'ia bejmi qe te perparojm, e mbasi eshte rubrika historia ketu do ishte mire qe te zgjedhim problemin e ilirve dhe te percjellim historin e fqinjve tan se si u vendosen ne ballkane, pra desha te them se me e rendesishme eshte te mesojm diç te re qe nga shek. X e XII se sa te ndalemi tek Kastrioti se kete na e ka pranuar tere bota.

    shendet

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Edhe te krishteret kane nostalgji per ''urdhrat'' turke! Albo si i krishtere qe eshte preferon qe Ismail Qemalit (te cilit mund t'i shtosh me te drejte fjale te tipit: patriot, atdhetar etj) t'i shtoje gjithe krenari nje BEJ!

    ''Titulli Skenderbe'' sigurisht qe nuk eshte me vend, kur fare bukur mund te perdorim GJERGJ KASTRIOTI, ose nese na duket i gjate, te mjaftohemi me KASTRIOTI.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Emri ne Turqisht eshte, ne fakt, Iskander Bey dhe perbehet nga titulli fisnik 'Bey' si dhe emri Iskander, qe pershtatet si Aleksander dhe nenkupton madheshti (te pakten ashtu nenkuptonte ate kohe). Pavaresisht nga emri, une mendoj se ky hero ka nevoje per lartesim te metejshem ne arenen nderkombetare. Pra, dua te them se teksa ju diskutoni rreth emrit (i cili eshte ngulitur thelle ne histori), une mendoj se eshte me e vendit te duartrokasim kongresin amerikan, i cili para disa muajsh ndermorri disa hapa per njohjen mbareboterore te ketij heroi si ruajtes i krishterizmit (ose parandalues i otomaneve drejt rruges se ketyre te fundit ne Europen e krishtere - rrotullojeni si te doni). Mbi te gjitha, kjo eshte me e rendesishme se sa te merresh me saktesine ne themel te emrit.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #9
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Skenderbe qe ne fillim dmth pas vdekjes, ashtu si dhe tani perdoret si titull heroik,pak a shume si ti thuash i Madh apo i shkelqyer...Gjergj Kastrioti Skenderbeu haset gjithmone e eshte njesoj sikur thua Gjergj Kastioti i Madh...Eshte me shume si emer beteje emer ushtarak sesa si emer civil....

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga DeepPurple
    Nuk e di nese ndokush nga ju ka menduar se pse Gjergj Kastriotin e therrasim me emrin qe turqit ia vune per lavdine qe ai i solli asaj perandorie deri sa i sherbeu dhe per me teper te shqiperuarne menyre te gabuar sepse emri turk Iskander ne gjuhen Shqipe eshte Aleksander ku me sa thote Marlin Barleti ne historine e tij mbi Gjergj Kastriotin iu vu per nder te Aleksandrit te Madh te Maqedoni se lashte(percaktimi i kujt maqedonie eshte per ata qe duan te keqkuptojne ose harrojne qe sllavet e maqedonise se sotme nuk jane ata te asaj maqedonie te lavdishme)
    Kjo pyetja e pafajshme qe ti ben, nuk e ka pikenisjen e vete as tek Gjergj Kastrioti, ai heroi qe ti ze ne goje, as tek emri i tij, ajo qe ti mendon se duhet korrigjuar, as tek Perandoria Otomane, ajo pushtuesja e popullit shqiptar. Pikenisja jote eshte deshira per te kenaqur paragjykimet e shijet e tua personale si njeri. "Nuk me pelqen emri Skenderbe pasi eshte emer turk". Shume bukur! Mos e perdor dhe u zgjidh problemi. Cfare ka per te diskutuar ketu?

    Ne fakt, turqit ia vune emrin e duhur Iskander Bej, per dy arsye kuptimplota: trimerine e treguar ne lufte dhe origjinen e tij. Kur degjon fjalen "Skenderbe" je duke degjuar nje turk qe therret heroin tone kombetar, Aleksander te Madh te Maqedonise, strategu me i madh qe ka njohur njerezimi, qe pushtoi gjithe boten e njohur te kohes se tij brenda nje 10 vjecare dhe ne nje moshe shume te re. Dhe sa here qe degjon fjalen "Skenderbe" nga goja e nje turku, je duke degjuar se si ai i drejtohet nje Princi Epirot, nga ajo toke qe nxorri edhe Aleksandrin e Madh, apo Leken e Madh sic e njohin shqiptaret. Ashtu sic nuk duhet te harrosh, qe vete Gjergj Kastrioti u mbiquajt Mbret i Epirit dhe Maqedonise me kthimin e tij ne token e te pareve, vete libri i Marin Barletit mban ate titull.

    Duhet te ndihesh keq kur degjon emrin "Skenderbe"?

    Aspak! Gjergj Kastrioti vete asnjehere nuk e hodhi poshte kete emer me te cilin e njihte perandoria me e madhe e kohes. Dhe kur ai vete nuk e hodhi poshte, ashtu sic nuk hodhi poshte emrin Gjergj, atehere cfare pasardhesish jemi ne qe perpiqemi te shtremberojme figurat tona kombetare per t'iu pershtatur shijeve dhe paragjykimeve tona?!

    Nuk ti thashe ato me lart per te te bere te ndihesh me faj, pasi pjesa derrmuese e shqiptareve edhe sot e kesaj dite nuk e njohin sic duhet jeten dhe vepren e Gjergj Kastriotit ne dimensionin me te larte shpirteror. Te njejtin gabim qe ben ti me lart e ben edhe nje prej akademikeve qe shpenzoi nje jete te tere ne mbledhjen e fakteve mbi jeten e Gjergj Kastriotit, Prof. Dr. Kristo Frasheri. Ne monografine e tij per heroin e tij kombetar, ai perpiqet ta portretizoje ate si "burre shteti" duke anashkaluar me dashje epoken fetare ne te cilen ai jetoi dhe vete boten shpirterore te heroit tone kombetar qe del fare hapur ne letrat e fjalet qe ka shkruar vete dora e tij. Me pak fjale, edhe profesori i nderuar, ashtu si ti, nuk perpiqet qe ta njohe Gjergj Kastriotin ne plotesine e vete e te kohes se tij, por perpiqet ta njohi e aktualizoje sipas kohes dhe botekuptimit te tij komunisto-ateist.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-08-2007 më 03:15

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombëtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •