Mal i Zi, 62-vjeçarja sjell në jetë një bebe
PODGORICË - Një malazeze lindi një fëmijë në moshën 62 vjeçe, - njoftuan dje mjekët e klinikës së Podgoricës. Mileva Raduloviç, nga Danilovgradi, 20 kilometra në perëndim të Podgoricës, e cila kishte bërë një fekondim artificial, solli në jetë, me operacion cezarian, një djalë me peshë 2,6 kilogramë. "Nëna dhe fëmija janë mirë", - i deklaroi AFP-së mjeku Snezana Raspopoviç, i cili bëri operacionin. Familja e çiftit Raduloviç është shumë e kënaqur nga lindja e këtij fëmije të shumëpritur. "Është fëmija i parë i Mileva dhe Streten Raduloviç, 69 vjeç, pas 35 vjet martese. Jam në kulmin e gëzimit", - deklaroi Dragan Raduloviç, një i afërt i çiftit.
Krijoni Kontakt