Gjykata e Strasburgut ka dënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë, për vrasjen e emigrantit shqiptar, 20 vjeçarit, Gentian Çelniku, nga forcat policore të këtij vendi.
e enjte, 26 Korrik 2007 15:43:27
Sipas kësaj gjykate, në këtë rast, Greqia e ka shkelur nenin 2 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që mbron të drejtën e jetës. Monitoruesi Grek i Helsinkit, në emër të familjareve ankues, ka paraqitur në Gjykatën e Strasburgut çështjen për vrasjen e emigrantit shqiptar nga forcat policore greke.
Ngjarja ka ndodhur më 21 nëntor të vitit 2001, ku njeri nga oficeret e policisë greke, në përpjekje për ta arrestuar Çelnikun, si person i dyshuar për përfshirje në një ngjarje, e ka qëlluar atë duke e vrarë në vend. (News 24)
Krijoni Kontakt