Sikur te ishte ky lloj qendrimi ndaj Nanos kur ai bente komanden ne PS, do t'ju besoja sot per c'ka thoni per te. Sepse kur Nanoja u pagezua bashke me PP ne PS, te shumtit e sotem antinano, mbushen propaganden gjithandej me pronano dhe bemat e tij. Une atehere shkrojta dicka ne nje gazete te opozites se porsalindur per pelivanlleqet e Nanos dhe pronanoistet nxituan te me tregojne dhembet.
Kane kaluar kaq vite dhe cuditem me kete loje te ndyre hipokrizie pro dhe kundra, brenda vathes te se majtes artificiale. Dua t'ju besoj ju kundra, por c'ti bej memories qe me sjell pro-ne e dikurshme. Qe te beheni me te besueshem, vini ne nje canak Nano dhe Berisha dhe kujtoni se dilni mbi kahet e politikes, por edhe ketu nuk arrini te kuptoni ekstremizmin dhe plagjiaturen alla komuniste te analizave te politikes. Po qe se hidhni poshte nje Nano, guxoni njecike, ju lutem, te hidhni poshte nje politike te tere alla majtiste te PS, per ta filluar nga zeroja themelet e nje te majte me te vertete te majte(nese ekziston realisht nje pozicion i tille). Duket sikur nje zeroizem te tille po e ben Rama, por gaboheni. Ai vetem po ndron numurat sipas qejfit te tij, por jo duke e filluar nga zeroja. Nuk kuptoni metodat e vjeteruara te grupeve armiqesore, tradhetare, te bandes se te katerteve e plot te tilla, kur hidhni pa dogane te njejtat krahasime bajate per gjashteshen e deputeteve socialiste qe morren pjese ne votim? Nga njera ane Rama thote qe nuk ka kult individi ne PS, nga ana tjeter leshon mallkimin dhe rrufete mbi kete gjashteshe. Po te largoheni sadopak nga hija e autoriteteve fallco te Partive, do shikoni se sa xhuxhmaxhuce jeni treguar nen kete hije. Flas keshtu pa dashur te prek asnjerin prej jush qe merrni pjese ne kete lloj debati. Ne mendimet e mia keni per te gjetur dashamiresin dhe jo ofenduesin dhe percmuesin. Me respekt dhe urim per nje debat mes miqsh, pasi ketu ju konsideroj te gjitheve miq.
------------------------------------------------------------------
SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ
Krijoni Kontakt