Ezekiel 25-17.
Një ateist beson se nuk i duhet kthyer kurrsesi përgjigje serioze tipave më lart që i refuzojnë vetes idenë e analizës (në rastet e rralla kur mes tufës 'zotiste' ka individë të cilët janë në gjendje ta bëjnë).. beson gjithashtu se me ju të tjerët, pra pjesa e "pemëve përkulëse të allahut dhe të jehovës", funksionon vetëm metoda eugjenike. E shpejtë, e sigurtë, dizinfektuese, e dobishme për këdo.
Prektora
Si teistet qe dallojne nga njeri tjetri, ashtu dallojne edhe ateistet nga njeri-tjetri. Si teistet qe i perkasin nje religjioni, por nenndahen ne ndoshta qindra nengrupe religjioze, te cilat jo rralle kane kuptime fare te kunderta me grupet tjera brenda t enjejtit religjion mbi nje figure fetare apo nje ngjarje fetare, ashtu edhe ateistet nenndahen ne grupe.
Keshtu qe ka edhe ateiste, te cilet perpos ketyre shpjegimeve qe i keni bere per ta, besojne thjesht ne ate qe cdo fe, e cila e predikon dhunen, intolerancen apo sulmin me te vogel te cfaredo lloji ndaj nje feje apo grupi fetar, eshte ajo fe, Zotin e te ciles pa humbur kohe aspak duhet kapur per veshi (intelektualisht, kuptohet) si nje kelysh adoleshent dhe duhet edukuar mire ne vlera njerezore e humanitare. Une jam keso ateisti. Nese lexoni mire, e shihni se vet religjionet e kane ne dore pyetjen se a veproj apo nuk veproj kunder tyre une, dhe se parakushtet per kete jane aso qe i shkojne ne dobi cdo qenie njerezore.
.
Ça dmth besim një herë? Fjalori shqiptar ka tre kuptime për besimin:
Ateisti me përkufizim s'ka lidhje me dy të fundit, po vetëm me të parën. Po të bësh pyetje të tillë përgjithësuse se çfarë beson një ateist, prapë s'ka kuptim se ateizmi nuk është ideologji, nuk ka "doktrinë"... nuk ka parime që kanë të bëjnë me "besimin" diku.BESIM m. sh.
1. Bindje e fortë se diçka është e vërtetë ose se do të kryhet patjetër; siguria në forcën e arsyes ose në drejtësinë e dikujt; qëndrim i mbështetur në këtë bindje e siguri. Besim i madh (i patundur, i pakufishëm). Besim i tepruar (i verbër). Besimi në fitore. Besim në vetvete. I jap besim i besoj, i zë besë. Kam (meritoj, gëzoj) besimin e dikujt. Fitoj (humbas) besimin e dikujt. Shpërdoroi besimin e të tjerëve.
2. Pranimi i dogmës dhe i riteve të një feje; një fe dhe përkatësia zyrtare në të. Besimi fetar (i krishterë, mysliman).
3. kryes. sh. Bindja e kotë në përfytyrime fetare e në paragjykime për diçka të mbinatyrshme; besëtytni, paragjykim. Besimet e kota. Besimet e popujve të lashtë.
paqe dashuri prosperitet luledele integrim euroatlantik ylbera ne qiell qingja dildo etj
Besimi me i mire per mendimin tim eshte besimi tek dyshimi. Ta vesh gjithmone ne prove ate qe beson.
E di qe shume fetare do thone "ne e veme gjithmone ne prove besimin", por puna eshte ta vesh vertet ne prove dhe jo ta marresh 100% te sigurte dhe pastaj t`a krahasosh me ide qe nuk i beson hic. Kjo eshte te vetgenjehesh dhe te vetindoktrinohesh.
Prova e vertete i ngjan strategjise ushtarake. Nje strateg i afte, e ve veten ne pozitat e kundershtarit per te kuptuar me mire pikat e forta/dobeta te kundershtarit dhe te tijat.
Gjithsesi kjo eshte "strategjia" e proves. Sesa "strateg i afte" eshte secili eshte pune tjeter pastaj.
Krijoni Kontakt