Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    sindy
    Anëtarësuar
    13-07-2007
    Vendndodhja
    sa andej ketej
    Postime
    14

    Unhappy Vështirësia në komunikimin me njerëzit

    Jam nje femer rreth te tridhjetave, e martuar dhe kam nje djale te vogel. Jam njeri shume i ndrojtur, dhe e kam shume te veshtire te ze shoqeri. Ne fakt kam nje kontradikte me veten:nga njera ane e kam shume te veshtire te futem ne shoqeri, dhe nga ana tjeter kam shume deshire te kem nje shoqeri te gjere, dhe i kam shume zili njerezit qe jane te hapur dhe te lirshem. Kete problem e kam pasur qe e vogel, por kam qene shume e mire me mesime dhe pothuajse gjithe kohen ia kushtoja studimeve dhe librave, megjithese e vuaja ne vetvete. Per disa vite une punova ne nje pune ne te cilen ndihesha shume mire, dhe megjithese vuaja, nuk e ndjeja tmerresisht shume kete gje, sepse me dukej vetja kompetente ne punen qe beja, dhe e kaloja me kete. Prej nje viti, per arsye ekonomike dhe te tjera, une kam filluar nje pune tjeter " me te mire", por qe mua po me ha perdite e nga pak. Ndihem shume keq, ndihem inferiore, e kam te veshtire te hyj ne muhabet, qofte me koleget e zyres, dhe ndihem tmerresisht keq. Per cdo gje ndihem poshte te tjereve(theksoj se puna aktuale nuk eshte ne profesionin tim, mund te me jape disa lehtesira ekonomike per te cilat kam shume nevoje, por absolutisht asnje lloj kenaqesie tjeter). Une rri gjithe orarin e punes pa shkembyer asnje fjale me njeri, dhe duke e vuajtur shume kete gje.
    Po te ishit ne vendin tim, do te vazhdonit ne kete pune, pavaresisht gjithe ketij stresi, apo do te shkonit ne profesionin e meparshem?(nuk se e kam shume te lehte te kthehem perseri atje...) Apo ndoshta e kam une fajin, tipi im kaq i veshtire, dhe kudo qe te vete une do te kem te tilla veshtiresi?
    Ju lutem me thoni opinionin dhe eksperiencat tuaja ne te tilla raste(nese keni), dhe nese keni dijeni , ju lutem mund te me ndihmoni me numrin e telefonit, ose adresen e nje psikologu(e) te mirefillte, sepse kam me te vertete nevoje.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar më parë nga sindy
    Jam nje femer rreth te tridhjetave, e martuar dhe kam nje djale te vogel. Jam njeri shume i ndrojtur, dhe e kam shume te veshtire te ze shoqeri. Ne fakt kam nje kontradikte me veten:nga njera ane e kam shume te veshtire te futem ne shoqeri, dhe nga ana tjeter kam shume deshire te kem nje shoqeri te gjere, dhe i kam shume zili njerezit qe jane te hapur dhe te lirshem. Kete problem e kam pasur qe e vogel, por kam qene shume e mire me mesime dhe pothuajse gjithe kohen ia kushtoja studimeve dhe librave, megjithese e vuaja ne vetvete. Per disa vite une punova ne nje pune ne te cilen ndihesha shume mire, dhe megjithese vuaja, nuk e ndjeja tmerresisht shume kete gje, sepse me dukej vetja kompetente ne punen qe beja, dhe e kaloja me kete. Prej nje viti, per arsye ekonomike dhe te tjera, une kam filluar nje pune tjeter " me te mire", por qe mua po me ha perdite e nga pak. Ndihem shume keq, ndihem inferiore, e kam te veshtire te hyj ne muhabet, qofte me koleget e zyres, dhe ndihem tmerresisht keq. Per cdo gje ndihem poshte te tjereve(theksoj se puna aktuale nuk eshte ne profesionin tim, mund te me jape disa lehtesira ekonomike per te cilat kam shume nevoje, por absolutisht asnje lloj kenaqesie tjeter). Une rri gjithe orarin e punes pa shkembyer asnje fjale me njeri, dhe duke e vuajtur shume kete gje.
    Po te ishit ne vendin tim, do te vazhdonit ne kete pune, pavaresisht gjithe ketij stresi, apo do te shkonit ne profesionin e meparshem?(nuk se e kam shume te lehte te kthehem perseri atje...) Apo ndoshta e kam une fajin, tipi im kaq i veshtire, dhe kudo qe te vete une do te kem te tilla veshtiresi?
    Ju lutem me thoni opinionin dhe eksperiencat tuaja ne te tilla raste(nese keni), dhe nese keni dijeni , ju lutem mund te me ndihmoni me numrin e telefonit, ose adresen e nje psikologu(e) te mirefillte, sepse kam me te vertete nevoje.
    une mendoj se kryesisht nuk e ke fajin ti...por puna qe ben pa deshire...edhe mua me kane ofruar disa pune pakez me elitare se kjo qe kam tani..por duke e njohur tipin tim nuk pranova te shkoj...njeriu punen duhe ta bej me kenaqesi dhe duhet te jete i rrethuar me njerez qe te trasmetojne pozitivitet ...te kuptoj fare mire si ndihesh...ndoshta ata te zyres mund t i kesh pakez snobe (se ne shqiptaret kemi kaluar me katapulte nga injoranca ne ekstravagance) keshtu qe nese nuk ndihesh rehat dhe nese je komode ekonomikisht per ta lene ate pune..lere...
    nese nuk je komode ekonomikisht per ta lene...ndrysho sjellje dhe mos ua perto fare... une kam nje tip qe kur nuk me ngjit dikush mund te rri 8 ore ne te njejten zyre gojekycur dhe nuk e vuaj fare kete gje...por shoh qe ti e vuake pakez...nuk ka perse ta vuash...njeriu duhet te beje ate qe e ben te ndihet me mire
    si axhami kam folur e di... po amsteeel

  3. #3
    Sindy ti duhet tja besh te qarte vetes se kur shkone ne pune, kolegu jot eshte inferior ndaj teje, ti duhet te jeshe ajo qe komandon, nese nuk te pelqen dicka, ngrije zerin edhe thuaju ne fytyre, behu nje femer nga ato qe komandojne, jo nga ato pulat qe rrin pa folur.

    Koleget e tu jan inferiore ndaj teje, ty te duket sikur ata pale se cfar jan, ama ne te vertete sjan asgje, edhe je ti ajo qe nuk flet, sepse po te flisje do jua tregoje mire se sa vlen, ndaj merre guximin edhe fto per kafe ke te teket, dil edhe kalo kohe me koleget, edhe mundohu te besh sa me shume gallate edhe humor.

    Sepse eshte jeta e shkurter, ndaj ta kalosh ne inferioritet do te besh nje jete pa te vene re njeri.. Dy rruge ka, ose te jesh njeri qe te tjeret te degjojne prej teje, ose te jeshe njeri qe do rrish duke degjuar por sdo te flase njeri sepse per boten nuk egziston nese rri ne ate menyre.

    Sindy sot pas pune merri koleget edhe ofroju per te pire ndonje gje, kush te doje le te vije kush mos te doje mos te vije... dil me shoqeri edhe me njerez, se sa me shume te rrish pa folur, aq me shume do te humbase llogjika e debatit, edhe sdo keshe mundesi te besh nje muhabet per te qene asnjeher.

    Ndaj merre guximin edhe bej perpara, sepse ne kte bote nuk vlen asnje me shume se vetja jote (kte mos e harro) te gjith jan inferiore ndaj teje ta keshe te qarte kte, vetja jote ne radhe te pare, te tjeret vijn me vone, mos ki frike ose ndrojtje nga asnjeri, sepse frika eshte nje semundje shume e keqe..

    Ske nevoje per psikolog, un besoj se je ne gjendje tja dalesh vete, ske nevojen e askujt, sepse ke nje pune te mire, e zgjuar je, edhe besoj se ke alamet paraqitje (sepse je shqiptare), ndaj koleget e tu duhet ta kuptojne se je ti ajo qe komandon ne shume drejtime..

    Jepi sindy shpresoj te te kem ndihmuar sado pak... Mos harro se ne kte bote, asgje ska me shum rendesi se vetja jote, gjith te tjerat jan kalimtare, ndaj beja qejfin vetes, se njeri sta ben qejfin ne kte bote.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    hm, Morning Star. Nuk do thoja qe te mendoje per veten qe eshte superiore. Mund kjo edhe te jete nje koktel i rrezikshem. Por le te mendoje qe eshte dhe kjo dikush( shume lehte me thene, por veshtire me bere) !
    Sindy, per me kontaktuar me koleget e punes, mundohu te te te ndihmojne me punen qe ti e ben. Benu pyetje, edhe pse te duken te kota. Ben gjoja se nuk din per dicka, dhe beji qe te ndihmojne. Eshte shume lehte te kontaktosh me njeriun duke perdorur nje metode" e pyetjeve", pastaj ata duke te shpjeguar per ndonje detyre konkrete, natyrshem edhe lind komunikimi.
    Une nuke edi perse ti ndjehesh keshtu introverte? Eshte mire ta kuptosh nga eshte derivuar kjo ndjenje gjate femijerise dhe jetes tende.
    Edhe dic tjeter qe me ben te mendoj. Koleget e tu duhen poashtu te jene iniciatore per nje bisede, mbase me ben te mendoj qe ti je e vetmja qe nuk flet me askend aty. Pra, nuk ka te beje me faj, dhe nese vertete do ia le fajin dikujt, ti nuk je ajo. Ata duhen si pala me e vjeter aty me eksperience tye te te marrin para dhe te bejne qe ti ndjehesh e mireseardhur, sepse supozoj qe kane qene para teje, mbase vete tregon qe tani ke gjetur kete pune.
    Edhe nje keshill e nderuar, dhe mos u brengos fare per kete gje, se jeta eshte shume e shkurter. Nese vertete nuk arrin qe te komunikosh me ta, dhe poashtu te ndjehesh mire, atehere ik nga aty. Nganjehere ja vlen te shikosh para dhe me kete e thene, te largohesh nga disa gjera qe ta humbin energjine.
    Si do qe te jete, kalo bukur.

  5. #5
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga sindy
    nga njera ane e kam shume te veshtire te futem ne shoqeri, dhe nga ana tjeter kam shume deshire te kem nje shoqeri te gjere, dhe i kam shume zili njerezit qe jane te hapur dhe te lirshem.........................Ndihem shume keq, ndihem inferiore, e kam te veshtire te hyj ne muhabet, qofte me koleget e zyres, dhe ndihem tmerresisht keq. ...........................Une rri gjithe orarin e punes pa shkembyer asnje fjale me njeri, dhe duke e vuajtur shume kete gje.
    Po te ishit ne vendin tim, do te vazhdonit ne kete pune, pavaresisht gjithe ketij stresi, apo do te shkonit ne profesionin e meparshem?.....................................
    Ju lutem me thoni opinionin dhe eksperiencat tuaja ne te tilla raste(nese keni), dhe nese keni dijeni , ju lutem mund te me ndihmoni me numrin e telefonit, ose adresen e nje psikologu(e) te mirefillte, sepse kam me te vertete nevoje.
    Sindy, me duket se edhe ato pare me teper qe merr ne punen e re paske per ti cu neper psikologe...
    Ne ambjentin ku ti punon, a zhvillohet ndonje bisede ? Javen e kaluar psh kur disa filluan te levdojne presidentin e ri e te tjeret s'lane llaf te keq pa qit prej goje, nuk u futshe dot n'muhabet edhe ti? Te pakten te thojshe uaaa sa te bukur e kishte modelin e flokeve presidenti, tamam si te Zdravkos...( sa per fillim ) ...do tu hudhshin ne fyt, por s'kishin per te ta marre shpirtin fare.
    Merr foton e cunit ne pune, por jo te burrit dhe tregojua punonjesve aty. Do te te thone uaaaaaaa, sa te bujur e paske cunin. E ti thuaji i ka ngjare te jatit, por i jati eshte me i bukur. Por mos ua trego foton. Do jesh ne qender te vemendjes per ca kohe ( kjo sa per te nxjerre veten nga ajo ndjenje inferioriteti e pabaze qe ke ).
    Do thoni ju te tjeret , sa mire e mso grun e huj. Po perkohesisht o shoke, sa t'i dali turpi a ndrojtja...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Korason, ti gjasme ishte ajo e rastit ekstrem he

    Sindy,

    ti nuk ke faj per kete. E ke te trasheguar ne gjene dhe me gjithe perpjekjet nuk mund te ndryshosh kryekeput, mund te pershtatesh pak stilin tend baze dhe te krijosh nje stil te adaptuar per mjedise te caktuara, per shembull zyre qe e ke te perditshem si mjedis. Dhe ne mjedisin e ri ti mundesh te pershtatesh, por kjo varet nese dhe koleget duan te te pershtaten ty. Ti nga sa pershkruan je tip i mbyllur qe mjaftohesh me veten tende. Jane koleget ata qe mund te te ndihmojne te hapesh, por kjo varet nga sa interes kane ata qe te te ndihmojne ne kete mes. Koleget mesa i pershkruan jane nga tipat shume te hapur, qe njihen ndryshe si tipat auiu ne gjuhen e popullit. Do te ishte mire qe te kerkoje ne rrethin tend familjar apo shoqeror nga ata qe i ke shoke e shoqe te mira, nje person me cilesi te ngjashme me koleget e rinj, qe ai person te te ndihmoje te ndryshosh si tip. Personat e hapur nga natyra nuk te lene te rrish e qete, pa te te pyetur e pa te te bere te flasesh, sepse ata kane nevoje qe t'u flasesh. Keshtu mesohesh dhe ti ta thyesh heshtjen e para ne rast se njeh persona te rinj, apo ne rast se je ne mjedis te ri pune.
    Besoj se po te shkosh te psikologu, do te detyrohesh te shkosh gjithe jeten apo te pakten per nje kohe te gjate te psikologu, se nderkohe qe ti do sherim, psikologu do kliente. E ashtu sic te thote Korasoni me lart, te rrofte qe e mundon veten ne nje mjedis te ri, se parate do t'i cosh per te mundur ate se si je bere qe ne lindje.

    Nese sa me lart nuk te ben pune, atehere perpiqu qe ne kohen qe je tek kjo pune, te shohesh per dicka tjeter ne te cilen plotesohesh edhe shpirterisht edhe materialisht. Nese s'ben ndoshta per hir te shendetit tend eshte mire te kthehesh tek puna qe kishe me pare e bashkeshorti te kerkoje nje pune qe ju siguron me shume te ardhura. Pra ne kete gje duhet te jeni te dy bashke qe perpiqeni. Une besoj se do te te ndihmoje ta ndash kete barre me te. Njerezit me te afert jane me te kujdesshmit e ata qe te mbeshtesin pa kufi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 25-07-2007 më 15:22

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Sindy.. Mos u merzit.. Ja psh merr shembull nga ne qe ne vend te rrime ne pune, kur s'kemi pune ia kercasim forumeve.. dhe ata thone '..waw sa shume punon filanka, lum si ne qe e kemi punesuar..".. lol..

    Dy gjera do te te them ti kesh parasysh (qe mua mi kane thene para se te hyja tek kjo pune)

    - Mos shaj apo thuaj ndonje llaf tek nje puntor sado personal apo jo personal te jete, pasi aq duan dhe e shperndajne me keq se plakat e keqija, dhe do te te bejne te ndihesh shume keq..
    - Si ta ka thene dhe Korazon, trego nje foto, ose mbaje ne zyre, dhe pyesin vete ata si per te te 'futur' brenda shoqerise se tyre..

    Per mendimin tim krijo nje shoqeri 'te cunguar' dmth mos u mbeshtet te flasesh me kta. Nga njera ane ti ndihesh mire kur flet me keta, por nga ana tjeter, amerikanet nuk i vleresojne kurre shoqerite ne pune. Mund te flasin nje hi si je e tj etj, por jo shoqeri te sinqerte.. (ate te cilen mendon ti se do krijosh)

    Sa per vete, ne fillim kam patur pak a shume kto probleme si ty. Por tani vijne ulen tek tavolina ime dhe fillojne e flasin ndonjehere me ore te tera. Pra lerja kohes.. Ruaj seriozitetin tend ne fillim, dhe me pas avash avash do ambientohesh, ashtu sikurse dhe co-workers do te te futin gradualisht ne shoqerine e tyre..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 25-07-2007 më 15:09
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Dita
    ti nuk ke faj per kete. E ke te trasheguar ne gjene dhe me gjithe perpjekjet nuk mund te ndryshosh kryekeput, ...............
    Kjo qe thua ti Dita eshte aq depresionuese, sa s'ka Paulin Prek e Zyl Milot ta sjelle ne vete.

    Ndryshohet cdo gje, se keshtu thote edhe shkenca me duket, apo jo ?

    Gabimi i pare i Sindy-t eshte qe s'ka marre burre nga Shqiperia e mesme. Megjithate, te kete jete te lumtur me korcarin,gjirokastritin ose...ska rendesi....(lol)

    Sindy , cdo gje fillon nga familja. Po arrite te krijosh ne familje nje atmosfere te gjalle e te gezueshme atehere edhe ne pune me koleget do te ndodhe e njejta gje. Fillo nga shtepia ! Kjo eshte keshilla ime .
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Cudi se i paske dhe ata te punes shume indiferente. Keta te mite edhe kur dua te shof punen time s'te lene rehat.

    Per mendimin tim keto duhet te te ndihmojne:
    1. buzeqesh
    2. shifi njerezit ne sy (make eye contact)
    3. Komplimentoji ose pyeti per ndonje rrobe ose parfum ose bizhu qe kane vene.
    4. pyeti per fotot qe mund te kene ne tavolina
    5. kerko mendim ose ndihme per ceshtje pune
    6. perfytyroji sikur jane lakuriq j/k

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Korason, me mire realiste. E kam kaluar vete ate faze dhe e di se per cfare flas. Mos kujto, se je ti e vetmja qe skuqet, kur njeh njerez.

    Kryekeput ndryshim mendova qe nga gjendja qe ndodhet tani, te kaloje tek gjendja auiu. Kete nuk e ben dot, vetem po te krijohet ndonje lloj i pershtatshem transplantimi per kete pune.

    POR padyshim qe do ndryshoje shume, nese gjen rrethin e pershtatshem te njerezve qe ta bejne te lulezoje e hapet.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Jeta është një fitne
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 09:05
  3. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. A eshte feja Islame e perkryer?!
    Nga Gjoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 02-03-2003, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •