Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Exit 2007

  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Exit 2007

    Tė rinjtė nga e gjithė bota erdhėn nė Novi Sad javėn e fundit pėr tė ndarė muzikėn dhe energjinė e festivalit EXIT. Tani, nė vitin e tetė, veprimtaria ka ecur njė rrugė tė gjatė qė nga origjina e vet si njė seri koncertesh tė verės, pėr kėtė qėllim. Sot ajo ėshtė njė veprimtari e madhe ndėrkombėtare qė tėrheq mbi 100,000 vetė me pėrzjerjen e vet muzikore, aktivizmin politik dhe dėfrimin.

    Festivali i 2007 mezi mbaroi pėrpara se blogerėt dhe anėtarėt e forumeve tė qenė te kompjuterat e tyre, duke krahasuar veprimtarinė e kėtij viti me tė mėparshmet. EXIT 2007 ishte "njė shfaqje e zbehtė e vitit tė shkuar," ankohej Skyen nė last.fm.

    Blogeri i B92 Gordanac gjithashtu nuk ishte shumė i impresionuar. Prapė, shkruan ai, veprimtaria duhet tė konsiderohet njė sukses dhe organizatorėt arritėn standardet qė kėrkonin.

    Tė tjerė treguan koncertet e mėdha nga Bisti Bojs, Snup Dogg e tė tjerė. "Vu Tang ishte madhėshtor," shkroi Asthmaflow, njė 22-vjeēar serb.

    Ivy Emancipated, qė poston nga Kanadaja, e konsideron festivalin e kėtij viti mė tė mirin ndonjėherė. EXIT ishte "tepėr i mirė dhe patjetėr unė do tė jem atje vitin e ardhshėm". Njė tjetėr kroat, Miss Conception, thotė se ajo jetoi "katėr ditėt mė tė mėdha ndonjėherė".

    Blogeri bullgar Felixkotkov shprehu ndjenja tė njėjta. EXIT 2007 "ishte fenomenal", shkruan ai.

    Nė pėrgjithėsi, blogerėt e huaj, veēanėrisht kroatėt, zor se kanė ndonjė fjalė negative pėr tė thėnė rreth EXIT kur diskutojnė pėr muzikėn, ushqimin, strehimin apo pėrvojėn e pėrgjithshme. E gjithė kritika duket se vjen nga brenda Serbisė, me blogerėt vendas qė grinden rreth asaj nė se festivali i ka mbetur besnik frymės sė vet origjinale.

    Nė portalin muzikor elektronik Jacbri.com, Zen Master nga Kroacia thotė se provoi diēka qė do ta kujtonte "deri nė fund tė jetės". XXX, gjithashtu nga Kroacia, vlerėson mikrpitjen lokale. "Tė tillė njerėz tė mirė e tė dobishėm nuk kam takuar pėr njė kohė tė gjatė. Ushqimi ishte kaq i lirė, taksitė gjithashtu."

    Dark Sign pėrmbledh pikėpamjet e ndara nga shumica. "Nė EXIT mund tė ndjehesh i lirė dhe tė kėnaqesh nga gjithshka," shkruan ai.
    Kjo pėrmbajtje ėshtė autorizuar nga SETimes.com






  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Vitin e kaluar MTV Exit ka qene dhe ne Vlore. Organizuar shume bukur por i pritur jo me shume entuziazem. Shumica e Shqiptareve priten te dilte ne skene Morandi te cilet i dhane gjalleri festes. Pas Morandit doli Panjabi MC qe ngeli pothuajse pa publik pasi shumica kishin ardhur vetem per Morandin dhe u kthyen per ne shtepi lol

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441





Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •