Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1

    Vapa, fluks pacientësh në spital

    Temperaturat e larta kanë mbipopulluar me pacientë poliklinikat dhe Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Dielli ka goditur sidomos ata që vuajnë nga zemra dhe të sëmurët me migrenë, ku fluksi i pacientëve në urgjenca është mbi 50 pacientë në ditë. Këtë e bëjnë të ditur burime zyrtare pranë QSUT-së, të cilët theksojnë se vapa po shkakton dëme të rënda tek shëndeti i njerëzve. "Po përballemi me fluks pacientësh çdo ditë, për shkak të vapës dhe kjo është problematike sidomos për personat që vuajnë nga zemra",- pohon shefi i Urgjencës së Kardiologjisë në QSUT, Edmond Zajmi. Ndërsa burime pranë Pediatrisë pohojnë se numri i urgjencave arrin rreth 120 në ditë, për shkak të problemeve të shkaktuara nga vapa tek fëmijët.

    Sipas ekspertëve dhe mjekëve, sëmundjet dhe infarktet shtohen dhe më tepër në kuadrin e përgjithshëm të ngrohjes globale. Përveç të vegjëlve, ata të moshës së tretë, sipas mjekëve vuajnë nga sëmundjet kardiake. Temperaturat larta shkaktojnë ulje të nivelit të kujdesshmërisë së trupit dhe dobësim të madh të kujtesës së njeriut. Mjekët thonë se shumica e qytetarëve që qëndrojnë për orë të tëra në diell, rrezikojnë të pësojnë atak të fortë, i cili mund t'i çojë edhe drejt vdekjes. Vapa shkakton dhimbje të forta të kokës dhe të sëmurët me migrenë kanë një përkeqësim të fuqishëm gjatë stinës së verës. Të gjendur përballë fluksit të pacientëve, mjekët vazhdojnë të rekomandojnë kujdes maksimal ndaj temperaturave të larta.

    Kështu, ata rekomandojnë të evitohen sa më shumë lëvizjet në orët e mesditës dhe të konsumohen sa më shumë lëngje, pasi për shkak të vapës njerëzit humbasin lëngje nga trupi dhe kërkohet që të zëvendësohen. Gjithashtu, ata pohojnë se kujdes i veçantë duhet treguar sidomos ndaj fëmijëve dhe moshës së tretë, pasi organizmi i dobët mund të jetë më i ekspozuar ndaj problemeve që sjell vapa. "Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiake dhe ata me hipertension, nuk duhet ta neglizhojnë për asnjë moment vapën përvëluese, pasi mund të kenë pasoja serioze mbi shëndetin",- theksojnë mjekët.


    Shekulli

  2. #2
    Me te vertete qe ne Tirane po ben nje kohe shume e nxehte, ne diell temperatura ka arritur gjer ne 54 grade celcius, ne hije rreth 46.

    Malet po marrin flake nga nxehtesia, shtepi po digjen, edhe Uje nuk ka edhe dritat mungojne.

    Shqiperia eshte drejt katastrofes, nese kto temperatura me te vertete qe do kemi ndonje epidemi me semundje ne Tirane edhe ne te gjith vendin.

    Eshte e tmerrshme.

  3. #3
    Sot ka qene dita me e nxehte e korrikut, dikush me tha se temperatura ne diell jashte shtepise tij, arriti gjer ne 62 grade!! Duke ditur se ska as uje per tu lare edhe freskuar, as drita per te ndezur kondiconerin, kjo vape eshte me te vertete VRASESE.

    TMERR.

  4. #4
    Sot ka qene nje ulje e ndjeshme e temperaturave.

    Me ne fund mun te marrim fryme lirishit edhe te freskohemi pak, se kan qene dite te tmerrshme kto.

  5. #5
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Data 24 Korrik 2007 (dita e marte) edhe ne Maqedoni ka qene dita me e nxehte e kesaj vere e regjistruar ne kete vit. Raportohej per 45 grade celsius edhe pse termometrat vende vende tregonin dhe 49 - 52. Ka qene ferr. Plus asaj qe na iken dritat ne pikun e dites per dy ore - u cmendem.

    Sot 25 Korrik 2007 (e merkure) pak me fresket dhe morrem nje cik fryme lirisht.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ketu e 100 vjet me pare mikja jone edit durhami qe vinte nga londra e kulturuar ne trojet e virgjera shqiptare shprehte dhimbjene saje per pyjet tona qe sopata e "dardhareve" dardane (shqiptareve) si ne jug e veri po bente kerdine..

    dhe kerdia mbi pyjet ka vazhduar deri sot dhe ky "qejf" qe kan bere tanet mbi natyren paguhet sepse qejfi paguhet ju e dini.
    dhe pagesa eshte e shtrenjte. jan keto radhat pafund te njerzve tane te mjere neper koridoret e qelbura te klinikave tona.

    e ka bo edi tironen lule ..thone injorantet..

    dhe me lule kuptojne xhamo betonezimin.

    tirana dikur ka qen pllamb e shpi me cati e me bahce e puse e diku diku cezma me uj selite.
    sot pellemb e grataciel ku gumezhijne mijra benxa qe do te thote nje tymgazo helm fabrik gjigande qe nuk ndalon 24 ore dit nate e qe nen kete qamet mundohen te marrin fryme gati 1 milion mushkeri njerzish..
    aha nuk munden .. kot e kane.. e nji nga nji keq do perfundojne.. kush ne spital kush ne shtish tufine..

    ka sjelle me duket korasoni njihere nje shkrim nga gazeta rilindja e prishtines ku veterani i arsimit ne mos gaboj profesori gjevori pershkruan femijerine e tij ne tiranen e viteve 1920-30..

    shiqoni mos e gjeni kte shkrim..

    kan len fshatrat me pak peme hije e puse e ndonji krua freskus miljona fshatare shqiptae e ja kan msye tiranes se betonizuar..
    e beri zogu tiranen e re nje oaz te bukur me vileza e bahce moderne..
    e morri enveri dhe rrasi aty katundaro bodigardet e shtabit partizan dhe e beri ate pjesen me te bukur te tiranes nje lagje per te vetet rrethuar me ushtar garde por megjithate ja ruajti me komunale ato bahcet qe gjeti por demokracia e pas 90-tes ja hyri mafiozce asaj zone dhe e beri nje litlle manhatan.. dhe gezojne rinia per kte kryeveper..
    nje oaz oksigjen-prodhues si lagja bllok e per rreth u be nje donbas tym helmo prodhues..

    pse si kujtuat ju se ato zogzezat e 21 dhjetoret e ur lano kryqezim unaz shkoll vasil shanto diplomati ku thith gaz e squfur cdo benzaxhi e polic e fmi qe shkon ne shkoll e pensionist qe kalon rruges.. do dalin pa pasoja..

    kam then me kohe qe tirana eshte bere nje fabrik kanceri gjigande..

    vet edvini duke banuar ne peze (pra ne nje katund ku ekziston bahcja e pema e pusi) e verteton kete..

    ai e do jeten dhe e do te gjate dhe e gjate pa oksigjen nuku benet.. perkundrazi..

    ju qe jetoni ne tiran nuk kuptoni gje..
    por une qe vij nga skandinavija kur shkoj ne tiran nuk marr dot fryme..
    cdo sekond me vjen te peshtyje sepse buzet gjuha gryka ndjejne qe jan mbushur me pluhur me blozeme tymra e helme..

    dhe nuk jam legen te mendoj.. he se un do iki.. ci ki temen ketire m.uta-ve ketu..
    jo.. plas kur mendoj ata mijra e mijra femij te vegjel qe natyra u ka dhene rastin te lindin e jetojne duke marre fryme dhjetra here ne minut.. ne vend te oksigjenit fusin helm e cfar helmi..

    po vdes tiranaaaa ore milet..
    prandaj levrini.. kush ka mundesi.. ose beni dicka..

    dhe jo vetem tirana.. po ngordh turperisht .. po gjith qytetet e medha..

    dhe turperisht sepse miljona shqiptare i nenshtrohen nje grushti mafiozesh qe duan te shesin apartamente betoni sa frengu pulen gomereve qe kujtojne se duke banuar ne katin e 17 te ndonje grataciele ne tirane ja hodhen katundarizmit.. nuk do u thone me tepelensa a pukjane a lapardharas..po tiranasa..

    drejt ngordhjes po shkon dhe prishtina..

Tema të Ngjashme

  1. Kosovarët pinë hashash, në spital si të helmuar
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-04-2007, 17:35
  2. Berisha bën vizitë në spital pas një takimi elektoral
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 11:24
  3. Arafat ndërron jetë në një spital në Paris
    Nga R2T në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 07-12-2004, 09:59
  4. Të punosh për t’i prishur paratë në spital
    Nga ALBA në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 16:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •