28/06/2007 - Balkanweb.com
Pas dy vitesh rimblidhet komisioni dypalėsh greko-shqiptar pėr rishikimin e teksteve tė historisė. Takim do zgjasė disa ditė dhe do zhvillohet nė Greqi
Rimblidhet pas mė shumė se dy vitesh komisioni dypalėsh greko-shqiptar pėr rishikimin e teksteve shkollore. Shkak ėshtė bėrė pikėrisht publikimi nga "Gazeta Shqiptare" i tekstit tė historisė qė mėsohet nė shkollėn greke "Omiros" tė qytetit tė Korēės, ku thuhet se "gjysma e Shqipėrisė ėshtė tokė greke". Lajmi ėshtė konfirmuar dje pėr gazetėn nga Drejtoresha e Institutit tė Historisė, Ana Lalaj, njėherėsh anėtare e kėtij komisioni. E kontaktuar nė telefon, ajo ka bėrė tė ditur se fill pas nxjerrjes nė dritė tė kėtij teksti, pala shqiptare ka kėrkuar njė takim urgjent me palėn greke, "pėr t'i shprehur mes tė tjerash shqetėsimin e saj lidhur me pėrmbajtjen e kėtij libri historie qė flet pėr pretendime territoriale ndaj Shqipėrisė". Brenda kėtij kuadri, Lalaj ka sqaruar se ky takim qė do zgjasė disa ditė dhe qė do zhvillohet nė Greqi, do tė shėrbejė edhe si njė mundėsi qė palėt do tė shfrytėzojnė pėr t'i prezantuar zyrtarisht njėra- tjetrės rezultatet respektive tė punės sė tyre. Ndėrkaq, burime konfidenciale brenda delegacionit tė historianėve shqiptarė qė janė nisur drejt Greqisė, konfirmuan dje pėr gazetėn se gjatė kėtij takimi, nga ana jonė do tė kėrkohet "llogari" edhe pėr faktin se pse Ministria greke e Arsimit vazhdon tė hedhė nė qarkullim tekste tė tilla historie, si ai qė mėsohet nė shkollėn "Omiros", nė njė kohė kur publikisht ėshtė premtuar pastrimi i tyre nga fryma antishqiptare. Ndėrkaq, vėmė nė dukje se edhe pse "de jure" mandati i kėtij komisioni dypalėsh ka mbaruar rreth njė vit mė parė, ai "de facto" ka vijuar tė funksionojė, pėr shkak se mes palėve deri mė tani nuk ka pasur njė takim. "Gjatė dy viteve kemi pasur vetėm njė kontakt me palėn greke dhe prej aso kohe nuk jemi takuar mė. Pavarėsisht se kėtij komisioni i ka mbaruar afati, ne ende nuk jemi takuar me palėn greke pėr t'i prezantuar zyrtarisht rezultatet e punės sonė, por edhe ata tė punės sė tyre. Kjo nuk ka ndodhur pėr fajin tonė, por sepse ata nuk kanė preferuar tė takohen me ne", - sqaroi pak kohė mė parė gjatė njė prononcimi pėr gazetėn, kreu i palės shqiptare, Neritan Ceka. Madje nė shpjegimet e tij, ai bėri tė ditur se rezultatet e punės sė kėtij komisioni, prej mė se njė viti janė dorėzuar jo vetėm pranė Ministrisė sonė tė Arsimit, por edhe pranė asaj greke. Por edhe pse Ceka ka pretenduar njė fakt tė tillė, ministria jonė e Arsimit vijon tė shprehet pėr gazetėn se nuk ėshtė nė dijeni tė kėtij raporti. Madje edhe kėrkesės sonė pėr t'i vėnė nė dispozicion listėn e plotė tė teksteve mėsimore qė zhvillohen nė shkollėn "Omiros", ky institucion i ėshtė pėrgjigjur negativisht. "Na vjen keq, por nuk ju ndihmojmė dot", - ėshtė reagimi zyrtar i kėsaj ministrie, i pėrcjellė nėpėrmjet zėdhėnėses, Ermelinda Muho.
Ē'ėshtė skandali i shkollės OMIROS
Nė Korēė, qytetin ku 120 vjet mė parė u ēel "Mėsonjėtorja e Parė Shqipe", fėmijėt shqiptarė tė shkollės greke 9-vjeēare "Omiros", falė licencės qė ajo ka marrė nga Ministria jonė e Arsimit, e nisin ditėn me mėsimin: "Vorio-Epiri iu bashkua padrejtėsisht shtetit shqiptar. Banorėt grekė tė zonės nuk e pranuan kėtė vendim dhe organizuan grupe ushtarake pėr tė siguruar pavarėsinė e tyre". Ky skandal u bė publik pak javė mė parė nga Gazeta Shqiptare, qė mundi tė sigurojė edhe tekstin origjinal tė historisė. Pėr fėmijėt qė mėsojnė nė kėtė shkollė jopublike dhe pa pagesė, dita fillon pėrshėndetjet "Kalimera", ndėrsa mėsimi nis pas ekzekutimit tė himnit grek.
Tedi Blushi
Perse ne Greqi?Takim do zgjasė disa ditė dhe do zhvillohet nė Greqi.
Krijoni Kontakt