eh mor fisnik, mua me duket se me fut ne kornize rima, kjo nuk do te thote se nuk e respektoj rimen , te falenderoj per keshillen...
flm dhe per urimet... po cfar cmimi Nobel o derebardhe se mos jam poete une, sa ka lidhje roja i parkingut te punes sime me bibloteken komebetare aq kam dhe une lidhje me Nobelin....
Fshesaxhiu somnaumbul
Ata u zune...
Nje nate te ligur,
henengrene...
Ne fillim u puthen,
pastaj u grinden...
Yjet e ngrire,
spektatore
atje lart,
pertuan
t’i pajtonin...
Ai i ktheu krahet...
Ajo e kapi per xhakete...
I’u pergjerua
te mos ikte...
Ai e shtyu
mbi nje cope trotuari...
atje ku,
nje i panjohur heneplote,
kishte shkarkuar mllefin
e egzistences se tij te kote,
ne copeza xhamash...
Ajo u rrezua...
Ndersa ai largohej,
pa e kthyer koken pas,
ciflat e xhamave
i’u futen ne trup,
i cane buzet…
ballin...
kembet...
...dhimbja...
e pickonte deri
me zemer...
Kaluan
shume qiej...
te frikur...
te ligur...
henengrene...
heneplote...
henecerek...
Neteve,
ai ngrihej somnaumbul,
e vraponte ne terr
me nje fshese ne dore...
Pastronte ethshem,
trotuarin e paster...
pastaj e hidhte fshesen tutje,
dhe mblidhte me duar
copezat imagjinare
te xhamave...
Pastaj
rrembente fshesen,
dhe niste serish
te pastronte...
…te gjitha rruget...
neper te cilat,
do te kishte ecur ajo,
...po te ishte gjalle...
WOOOWW
e bukur kjo e fshesaxhiut.
Bravo!
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Me kenaqe engjellore me poezite gjithe mllef dhe mesazh.
Loje vargjesh, apo...!?
Krijesa te shumllojshme
Ne njellojshmerine e zhdukjes
Zhdukje e pashmangshme
Ne pashmangesine e lindjes.
Lumturi te jetuara
Ne jetesen e fantazise
Fantazi te bastarduara
Ne bastarditetin e kotesise.
E ardhme e te shkuares
Ne te shkuaren e te ardhmes
E ardhme e te pambaruares
Ne te pambaruaren e shfaqjes.
Shfaqje e paradokseve
Ne paradoksin e jetes
Jete e iluzioneve
Ne iluzionin e genjeshtres.
Statukuo e imponuar
Ne imponimin fatal
Fatalitet i sajuar
Ne sajesat e pafaj!!!
* * *
nuk besoj se ka mllef...ose me sakte nuk me pelqen te kete mllef ne poezite e mia...
historia natyrisht eshte e sajuar, por mesazhi nuk eshte...
eshte nje menyre per t'a bere te mendoje, ate qe e lexon...
nuk me pelqejne poezite gjithe figura letrare e lojera fjalesh, por qe nuk permbajne asnje mendim...kur lexoj poezi te tilla, pa frike mund ti quaj te bukura ,por fatkeqesisht pa asnje mendim, ato me vertiten rreth kokes por ne fund nuk me lene asgje...shuhen...dhe nuk i kujtoj dot me...
Mllefi dhe mesazhi dalin nga shpirti dhe mendja bashke, duke i dhene poezise forcen e vargut dhe te logjikes. Kjo s'do te thote qe ne e kemi qejf mllefin, apo duam te sajojme mesazhin. Perkundrazi! Mllefi na lind pa dashur, porsa ndeshemi me burimin e tij ne realitetin e perditshem. Dhe menjeher pas tij, apo krahas tij na lind dhe mesazhi qe duam te percjellim ne te liqte dhe te miret e kesaj bote. Besoj se me kupton engjellore ne vleresimin tim per vargjet e tua. Edhe une kur ulem te shkruaj, nuk kam ne mendje kurfare skemash per vargje me apo pa shume figura, me apo pa shume nenkuptime. Gjithshka ne qenien time behet pre e castit krijues, qe here prodhon poezi "te thjeshte" ne lexim e kuptim e here "te veshtire". Pastaj gjithshka varet nga lexuesi ne vleresim. Dhe lexuesit jane kaq te ndryshem ne shije, ide, durim, etj, etj, sa zor te gjesh prerjen e arte vleresuese te krijimit.
Suksese ne vazhdim. Edhe pak do lexoj se jam ne kompjuterin e nje miku, pasi timen e kam cuar tek "doktori".
mondi
une fola vetem per kendveshtrimin tim personal, ne asnje menyre nuk dua t'a kategorizoj poezine, nuk i'a lejoj vetes t'a bej kete...eshte vetem nje perceptim persona nuk eshte e thene qe detyrimisht duhet te kem te drejte ...
te pershendes dhe te shkuara kompiuterit
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga engjellorja : 14-10-2007 mė 08:44
Krijoni Kontakt