Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 183
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856

    Poezitё e mia!

    Perse
    kembengulshem,
    kerkon te me shnderosh
    ne dike qe nuk dua te jem

    si plasteline te nenshtruar
    nen gishtat e tu metodike...
    prej skulptori te rregjur...

    Cukitja e daltes "lemon " egersisht sy-qeshjen time...
    keshtu me rradhe...
    e qara pason pa lageshti ne sy...
    zbrazetia e shikimit
    zmadhohet pa nerv...

    Dalta leshon tinguj te mprehte
    ndersa ndesh rebelizmin skeptik te shpirtit...
    kundrejt transformimit..
    i cili reziston dhe ca i sfilitur...
    pastaj dorezohet ne heshtje...

    ti le pertoke dalten
    ndersa sheh i mrekulluar klonimin
    ndez nje cigare ne cepin e buzes
    dreq... shan me vete...
    dicka paskam haruar...
    heshturazi ri- merr ne dore dalten
    dhe fillon te gdhendesh perhumbur
    shpirtin tend..

  2. #2
    Feniks. Maska e niktironci
    Anėtarėsuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Keshtu eshte jata e pameshirshme, jo vetem per ty por per te gjithe .
    E dashur engjellore.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Urime per poezine! Me respekt mondishall

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Bukur engjullorja, me pelqeu!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    faleminderit... ne poezi jam diletante...kam shkruar poezi ne adoleshence...me duket me e lehte poezia ....keshtu qe here here e sfidoj veten ne proze

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Bukur engjellore shkruaj mos ki turp .Se c ndieva ne shpirt sidomos ne fund te poezise.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    cfar ndieve?

    me pak fjale..mesazhi qe doja te percillja eshte ky:

    nese perpiqemi te ndryshojme dike...dhe ia arrijme...pikerisht athere do kuptojme se nuk e duam me...
    lereni te jete vetja...ose perndryshe edhe nismetari i ndryshimeve duhet te ndryshoje po aq...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Balten mes duarsh rrotullove cigarja te ish fikur ne buz
    Dicka kishe sjelle ne mendje por koka te dilte karpuz
    Trupi varesh si rroba mbi gardh, balta zuri kore
    Asgje s do te beje n ate cast vec nje njeri bore

    Engjellore mos na i perkthe poezite ..................
    pershendete

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e pellumbi
    Anėtarėsuar
    30-04-2005
    Postime
    320

    Nje tjeter!

    Ne jete do qeshesh
    por dhe do qashe
    por me shume ne jete
    e qara dominon
    sepse zhgenjimi
    brenda tyre jeton

    kalofshit mire.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    dje qe thoni ju...ne orarin e zakonshem te ikjes se dritave...mbasi me mbaruan sharjet per qeverine...u perpoqa te largoja pakez mendjen dhe te mendoja dicka te bukur...keshtu me lapsin e mendjes shkrova kete poezi...(them me lapsin e mendjes pasi pertoja te ngrihesha te merrja leter e laps prej verteti...

    Kur braktis endren!

    Ku te te le e shtrenjta ime...
    e brishta ime,e parritur...
    ender e lene pergjysem...

    Ku te te le?


    Si nje femije i pambrojtur me ke rrotulluar krahet rreth qafes
    dhe refuzon te ikesh...
    ...ndersa une e pameshirshmja,
    une mizorja
    t'i largoj duart...
    te shtyj...
    te le...
    mbi nje breg toke djerre ,zhuritur nga etja
    te le aty
    kembezbathur, e te veshur keq...
    dhe iki...

    iki...
    pastaj pendohem
    kthehem,turrem drejt teje
    te mbeshtjell nder krahet e mi...
    te puth floket
    syte... qe me aq mund ti kam vizatuar...
    te puth plaget ne shputat e kembeve
    te jap fryme nga fryma ime

    ti qesh hareshem
    derisa mekesh nga lumturia
    ndersa une...
    serish te shoh ne sy
    serish te them...me duhe te te le

    kesaj rradhe ...
    je ti qe largohesh nga une
    je ti qe me shtyn dhe me kthen kurrizin
    ulesh mbi token djerre dhe supet te dridhen nga denesa
    ndersa une eci neper dalldi ...me koken pas nga ty

    drejtohem per atje
    nga ku nje ender tjeter me pak te veshtire me duhet te adoptoj...
    por shpirti im eshte aty
    te denesa jote qe me largohet me shume
    derisa muzgu te kaplon te gjithen

    me fal e shtrenjta ime
    me fal e brishta ime, e parritur
    ender
    qe nuk guxova te te jetoja
    me fal..


    p.s
    qeveri e poshter
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga engjellorja : 07-08-2007 mė 02:43

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •