Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 183
  1. #161
    Citim Postuar mė parė nga engjellorja Lexo Postimin
    Fizarmonicistit te verber

    Gjethe,
    e vjeshteruar,
    nazike,
    e perflakur...

    pushon,
    qetesisht,
    mbi kapelen tende...

    Ti,
    nuk e sheh dot…

    E ndjen…

    Ti,
    vetem,
    shperndan tingujt
    e nje tangoje te haruar,
    me fizarmoniken tende te vjeter...

    Vertit shpirtin
    qetesisht ,
    tastove te plasaritur te fizarmonikes ,
    ngjitur,
    vende- vende me skoē...

    Ulur shkujdesur
    mbi trotuar...

    ...ne trup;
    kostumin e erret,
    te stripsur nga koha...

    ...ne kembe nje pale shapka shtepie...

    ..ndersa,
    brenda
    kapeles,
    bosh;
    (pikerisht aty,
    ku kalimtari indiferent,
    duhej te te shperblente
    ate copez shpirt,
    po aq te plasaritur,
    sa tastot e fizarmonikes...)

    ...brenda...
    ...pushon...
    qetesisht...
    ...gjethja nazike...

    p.s
    kete poezi i'a dedikoj nje njeriu real, nje fizarmonicisti te verber, i cili, para nje viti i binte fizarmonikes te rruga "Myslym Shyri"...
    ... ate dite nxitoja dhe nuk munda t'a shperbleja per tingujt e paperseritshem qe me mbeshtollen te teren,te asaj tangoje te bukur...
    sot, pas nje viti, po i le nje poezi te kapelja...
    Ai fizarmonist ėshtė nga Shenvlashi i Durrėsit. Nė mos gaboj quhet ĒIMI.E ka patur shikimin dikur fėmijė. Mė pas ka ndodhur njė aksident qė nuk mė kujtohet mirė sot, ku ai humbi sytė.

    Ėshtė njeri shpirtmadh, por ja qė jeta nganjeherė ėshtė e pamėshirshme. Pėr tė mbajtur me monedhat nė kapele nuk ka veē vehten, por dhe tre fėmijė...Dhe sikur tė mos mjaftojė invaliditeti qė i dha jeta, qeveria nuk i jep mundėsi ekzistence... Ē'tė bėsh. Se mos ėshtė i vetmi invalid qė nuk ndihmohet sot!

    Me shumė respekt dhe dhimbje pėr firzamonistin e atij fshati sa afėr dhe larg Durrėsit.

    Elna!

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    flm elna

    ai fizarmonicist ishte kaq dinjitoz ne humbjen e tij...dhe percillte nje shpirt aq elegant permes asaj tangoje...
    nuk di...
    sa njerez te talentuar ka kjo bote...ata humbasin si shpirtra endacake... per shkak te shperfilljes TONE kolektive ...

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Pershendetje Engjellore.
    Pergezime per menyren e te shkruarit! Shoh se nuk jam i pari qe te pergezoj, prandaj po kufizohem duke e permbledhur dashurine qe me lindi per poezine tuaj me pak fjale: "pergezime dhe urime"!

    post scriptum: po i shtoj zjarrit dru me nje poezi timen.


    O hene!

    O hene e dashur e plot miresi,
    ti e ke pare e fort mire e di,
    n'ka ndryshuar a ndoshta jo;
    n'ka shkretuar mos thuaj po!
    ...se zemra ime eshte e brishte
    e fjala jote keshtu e prishe.

    O hene e ndritshme e plot meshire
    te di per te kam shume deshire,
    ndaj hiqma ankthin qe me mberthen,
    gezoma shpirtin dhe pse m'genjen!

    O hene e motshme e rinuar
    shpirtin tim ta jap ne duar,
    veē nje here peshe t'me marresh,
    syve t'mi drite t'u falesh!
    ...sa te shoh t'bukuren e fjetur,
    sa te ngij zemren e etur,
    se kam kohe qe larg saj vuaj
    aq sa ndoshta t'me therrase "i huaj".

    Me respekt, Pellumb Syku.
    flm per vleresimin pellumb... e bukur kjo poezia jote....

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Poezi tė bukura engjellore. Vazhdo edhe mė tej dhe mos i le tė shkapėrderdhura. Gur gur bėhet mur, varg pas vargu bėhet libri. Suksese!

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Ēaushi
    Anėtarėsuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Nė Atdhe!
    Postime
    3,283
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin


    O hene!

    O hene e dashur e plot miresi,
    ti e ke pare e fort mire e di,
    n'ka ndryshuar a ndoshta jo;
    n'ka shkretuar mos thuaj po!
    ...se zemra ime eshte e brishte
    e fjala jote keshtu e prishe.

    O hene e ndritshme e plot meshire
    te di per te kam shume deshire,
    ndaj hiqma ankthin qe me mberthen,
    gezoma shpirtin dhe pse m'genjen!

    O hene e motshme e rinuar
    shpirtin tim ta jap ne duar,
    veē nje here peshe t'me marresh,
    syve t'mi drite t'u falesh!
    ...sa te shoh t'bukuren e fjetur,
    sa te ngij zemren e etur,
    se kam kohe qe larg saj vuaj
    aq sa ndoshta t'me therrase "i huaj".

    Me respekt, Pellumb Syku.
    I embel dhe me ndjenje vjen vargu yt Syku!
    Dhuro shumė...e prit pak!

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar mė parė nga xani1 Lexo Postimin
    Poezi tė bukura engjellore. Vazhdo edhe mė tej dhe mos i le tė shkapėrderdhura. Gur gur bėhet mur, varg pas vargu bėhet libri. Suksese!
    flm o xan...por une merrem me prozen...ne ate jam e sigurt...
    ...shgaravis tek tuk ndonje poezi...por nuk jam poete...

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    “Vetja ime...”


    Ti,
    strukesh renkueshem,
    vetja ime,

    nen brinjet
    qe pikojne dhimbje...

    mblidhesh kruspull,
    nen kraharorin e shqyer,
    prej heshtjesh uleritese...

    neperkembesh shperfillshem,
    prej buzqeshjes sime,
    ne dukje,
    ...rrezetitese...

    Ti...
    trembesh,
    e frikesh,
    perdite...

    Perdite,
    ze veshet me duar,
    te mos degjosh britmat...


    Aty brenda,
    Perdite,
    ushqehesh me dhimbjen...

    E une,
    perdite,
    te mbroj,
    ...duke u shtirur se te kam humbur...


    te fsheh,
    prej ujqerve,
    fytyre perndezur,
    e goje lengezuar,
    qe godasin me putra,
    porten e kraharorit tim,
    me deshiren e ethshme per te te patur...

    ata presin te paduruar,

    te pertypin mishin tend te bute,
    te te bluajne kockat,
    e pastaj,
    te te pijne edhe palcen...


    Rri e qete aty brenda
    e shtrenjta ime,
    une,
    ...nuk do ti le te hyjne brenda...


    Jemi vetem ne te dyja...

    Une dhe ti...

    ...dhe bishat qe jashte ulerijne...

  8. #168
    Rri e qete aty brenda
    e shtrenjta ime,
    une,
    ...nuk do ti le te hyjne brenda...


    Jemi vetem ne te dyja...

    Une dhe ti...

    ...dhe bishat qe jashte ulerijne...
    Pse te qenka zhdukur optimizmi???

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e resina
    Anėtarėsuar
    19-05-2007
    Vendndodhja
    ne nje vend te bukur,ku cdo stine ka bukurine e vet
    Postime
    286
    Urime engjellore!
    Poezi shume e bukur,me pelqeu.
    Nje vit te mbare ne poezite e tua.
    JETEN TA JETOSH PA E VRARE

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mblidh mendjen engjellore.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •