“Ikanakut tranzit”
Ēfar ke qe troket,
ne porten time,
mesnates se verber,
ne shurdheti,
mor ikanak,
i perjetshem...
Shtt...
Do zgjosh hijet...
hijet e mia djallezore,
qe perpiqen te me mbrojne,
...nga vetja ime...
Te lehurat e qenve,
nuk e mbysin aspak,
zhurmen e metalte
te trokitjes tende...
Ndersa une...
se bashku me hijet e mia,
ndertojme mure rreth e qark,
qe ti te mos mundesh ti kalosh dot...
Kot e ke...
nuk i kapercen dot...
Keshtu kalon nata...
Une brenda mureve,
Ti jashte ne pritje...
Ikanak tranzit,
para portes se zemres sime...
Zbardh edhe dita...
Ti,
aty jashte,
para portes,
te ka zene gjumi,
i mbledhur kruspull...
Dua te te zgjoj,
te te ftoj brenda,
por tashme eshte vone...
Muret qe ndertova,
per t’u mbrojtur prej teje,
tani,
as vete nuk i kaloj dot…
Sikur ta dije ikanak,
endacak,
pa shtepi e konak...
Sikur ta dije,
sekretin e mureve te mia,
tashme,
nuk do ishe duke u dridhur nga te ftohtet,
aty jashte...
Po ti nuk e di...
Sht...
Hijet djallezore nuk me lene te t’a tregoj...
Eh sikur ti,
t’a dije se,
nese heq nje gur nga themeli,
te gjitha muret e mia do rrezoheshin,
si prej kartoni...
Sa mire qe ti nuk e di...
Ndersa vazhdon, pret jashte ne te ftohte...
dhe une brenda s’mund te bej asgje,
shume ...shume...
dridhem nga peshtjellimi i pyetjes,
se si do te ishte,
nese nuk do t’i ndertoja ato mure te mallkuara...
Natyrisht,
tani,
nuk do te ishe jashte…
O ikanak...
tranzit,
ne zemra grash...
Ku ta dija,
une,
qe kishe vendosur te qendroje pergjimone,
nese une do te hapja porten...
Krijoni Kontakt