Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331

    Angry Shembuj Te Njerzve Dhe Administrates Se Korruptuar

    1. Ne Vlore u arrestua DREJTORI I DREJTORIS ARSIMORE KOZMA LEKA , per mitmarrje. Konkretisht nuk rinovonte kontraten per Mesuesen xxx xxx . Sepse kerkonte leke . U arrestua ne bashkpunim me policin . Kozma Leka njeri shume i perfolur edhe para arestimit. (Me duket se mbante edhe postin qendror te partise demokratike te re)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NEOLK : 23-07-2007 mė 14:04

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Parajsa e hajdutėve tė administratės ‘Berisha’
    Nga Mero Baze
    Fati i keq i rasteve qė do tė prezantoj mė poshtė ėshtė vetėm shkaku, se padashur mė kanė bėrė mua dėshmitar tė njė procesi abuzimi financiar. Fati i mirė i tyre ėshtė, se kriza politike ėshtė aq e fortė dhe kapja e administratės nga elementė tė korruptuar dhe nepotizimi ka shkuar aq tutje, sa i ndihmon ata tė jetojnė nė parajsėn qė krijojnė duke abuzuar me paratė e shqiptarėve.

    “Mediasoft Albania” ėshtė njė nga shtypshkronjat e mėdha nė vend, ku printohet vetėm gazeta “TemA” dhe gazeta “Rilindja Demokratike”. Duke pasur kapacitete tė mėdha prodhimi dhe volum tė vogėl pune, drejtuesit e saj tentuan tė konkurrojnė nė njė tender shtypshkrimesh nė ISKSH. Pak ditė para tenderit, disa korrierė qė vinin nga zyrat qendrore tė kėtij institucioni dhe nga njė shtypshkronjė me emrin “ABC”, iu rekomanduan drejtuesve tė “Mediasoft”-it tė tėrhiqen, pasi tenderin do ta merrte “ABC” dhe se pronari i shtypshkronjės sė bashku me drejtoreshėn e administratės, Ermira Verli dhe drejtoreshėn ekonomike, Esma Curri, kishin pėrgatitur gjithė specifikimet teknike. Ky mesazh kishte shėtitur gati te tė gjithė pjesėmarrėsit e mundshėm nė tender dhe ata ishin tėrhequr nė shumicė. Bashkė me kėtė mesazh shėtiste dhe mesazhi nėnkuptues, se dy zonjat janė kushėrira tė drejtoreshės Elvana, qė nga ana tjetėr, nė tė tilla raste tregohet dhe kushėriri i babait tė Elvanės. Nė kėtė klimė gati qesharake mesazhierėsh, drejtuesit e shtypshkronjės partnere me gazetėn time dhe gazetėn “RD”, na kėrkuan mendim se ē`duhet tė bėnim. Unė, natyrisht, i inkurajova tė futeshin nė tender, duke iu thėnė se kėto janė thashetheme dhe mos i merrni seriozisht. U bė tenderi. “Mediasoft Albania” doli e para me gati 100 mijė dollarė mė pak se fondi limit. Pas saj u rreshtuan shtypshkronja “Edlor”, shtypshkronja “Albdesign” dhe e katėrta “ABC”, shtypshkronja, sė cilės i ishte premtuar tenderi. Deri kėtu dhe unė besoja se gjithēka ishte thėnė, ishte thashethem. Pasi kaluan disa orė pas listimit si kompani e parė, mė telefonon kryetari i tenderit, njė miku im i vjetėr, tepėr korrekt dhe mė njofton me keqardhje, se komisioni do tė skualifikojė shtypshkronjėn qė kemi partnere nė dy gazetat, se ka dhėnė ēmim shumė tė ulėt. “Bilé, bashkė me ju, - tha, - do tė iki dhe shtypshkronja “Edlor”, se dhe ajo e ka ēmimin afėr jush. Do ta fitojė shtypshkronja e tretė”. E pranova arsyetimin, se m’u duk i sinqertė dhe i thashė drejtuesve tė “Mediasoft”-it tė mos e paragjykojnė rastin, se mua mė njeh kryetari i tenderit dhe nuk ka abuzime. Dhe ata e thuajse e pranuan. Me tė njėjtin kriter, te loti i dytė i binte qė tė skualifikohej njė shtypshkronjė tjetėr dhe ta fitonte “Mediasoft”. Kjo nuk u bė, pasi u kundėrshtua nga tri gratė qė kanė pėrgatitur dokumentet. Por, dje, kur do tė shpallej zyrtarisht fituesi, ndodhi ēudia. Dhe shtypshkronja e tretė, “Albdesign”, njė nga shtypshkronjat mė moderne nė vend, u skualifikua dhe tenderin e fitoi pikėrisht shtypshkronja “ABC”, ajo qė kishte deklaruar njė muaj para tenderit, se e kishte mbyllur kėtė punė me ato tri gratė. Eliminimi i “Albdesign”-it u bė, se nė vendimin e gjykatės nuk thuhet tamam shtypshkronjė, por thuhet punime grafike (!!!). Njė komision inspektimi shkoi nė shtypshkronjė, pa makineritė, verifikoi gjithēka dhe prapė nuk iu mbush mendja se aty prodhohen shtypshkrime, pasi gjykata dhe komisioni duhet tė pėrdorin tė njėjtat sinonime gjuhėsore, kur vjen fjala pėr shtypshkrimet. Kryetari i tenderit paraqiti dorėheqjen i revoltuar, por tri gratė qė bėjnė ligjin aty, pa vrarė shumė mendjen, firmosėn dhe e nisėn vendimin nė APP. Nuk e di si do tė zhvillohet mė tej kjo punė, por natyrisht qė do ta ndjek si kuriozitet tė njė rasti tė pastėr korrupsioni. Ajo qė mė duket shumė e rrezikshme nė kėtė histori, ėshtė kapja e administratės nga njė bandė e vėrtetė hajdutėsh, tė cilėt diktojnė normat e tenderit, kuotat, rregulloret, komisionin dhe natyrisht, paracaktojnė fituesin.

    Kush mund t`i ndalė kėta?

    Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė, po tė kesh parasysh se ata ndihen aq tė trimėruar nga mosdėnimi, sa guxuan tė bėjnė kėtė akt tė pastėr korrupsioni kundrejt njė shtypshkronje, sė cilės nuk i mungojnė lidhjet politike pėr tė shkuar deri nė zyrė tė Sali Berishės dhe pėr t’i treguar sesi vidhet nė emėr tė tij dhe pushtetit tė tij. Pra, kjo tregon se guximi pėr tė vjedhur e ka tejkaluar frikėn nga pushteti politik. Rrjeti nepotik i krijuar nė administrata iu ka dhėnė atyre pamjen e disa ēerdheve mafioze, tė cilat janė bėrė thuajse tė paprekshme. Nė pėrpjekje pėr tė hetuar cilat ishin “kėto gra kaq trime”, mė rezultoi, se drejtoresha ekonomike, Esma Ēurri, nuse e djalit tė Vitori Ēurrit, nėnkryetares sė Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė kohės Haxhi Lleshit, ėshtė kushėrira e parė e burrit tė Elvana Hanės, pra, drejtoreshės sė madhe, qė pėr lehtėsi identifikimi mė poshtė do ta quaj “bjondja”. Ermira Verli, drejtoresha e administratės, pėr tė cilėn mė erdhi njė muaj mė parė mesazhi qė ka pėrgatitur dokumentet me pronarin e shtypshkronjės, qė u rendit i katėrti dhe doli i pari, ėshtė po kushėrirė e “bjondes”. Kėto tri gra, kushėrira dhe drejtuese tė tė njėjtit institucion, edhe pse Berisha seē ka miratuar njė ligj kundėr nepotizimit, kanė mė tej nė tė njėjtin institucion njė rrejt tė tėrė po kushėrinjsh tė parė apo tė dytė, krushqish apo mbesash qė diktojnė gjithēka. Kaq tė mjafton tė kuptosh vėrtet kapjen e administratės sė re nga korrupsioni dhe pafuqinė donkishoteske pėr ta luftuar atė, qoftė dhe nė emėr tė Sali Berishės. Arsyeja ėshtė se kjo administratė nuk mund tė funksionojė gjysma duke vjedhur nė emėr tė Berishės dhe gjysma duke punuar nė emėr tė Berishės.

    Sikur tė mos mė mjaftonte gjithė kjo histori, dje, telefonata tė pafundme qė kishin tri ditė qė shtoheshin, i kėrkonin drejtuesve tė “Mediasoft”-it tė tėrhiqeshin nga njė tender qė bėhet sot nė KESH, pasi tenderi qenka caktuar qė do tė merret nga njė shtypshkronjė, nė mos gaboj, me emrin “Kristalina”. Pas rezistencės sė drejtuesve tė shtypshkronjės, u tha po ashtu si fakt i fortė, se mbesa e kėtij tė shtypshkronjės qenka juriste, aty ku bėhet tenderi dhe i ka rregulluar kushtet qė t’i fitojė kjo shtypshkronjė. Deri dje vonė, partnerėt e mi nė shtypshkronjėn “Mediasoft”, ku shtyp gazetėn, mė kėrkonin t’iu thoja se ē’duhet tė bėnin me kėtė tender, tė futeshin apo jo, se mos ndodhte si nė rastin e ISKSH. Nė fakt, nuk dija ēfarė t`iu thoja, pasi herėn e parė dola qė isha njeri shumė i painformuar sesi bėhen tenderat.

    Kėto janė dy histori tė zakonshme, qė ndoshta biznesmenėt dhe investitorėt e tjerė i ndeshin pėrditė. Unė i ndesha pėr shkak tė partnerit tim tė shtypshkronjės qė kishte keqkuptimin qė tenderat janė garė e hapur dhe mund tė fitohen nga ata qė kanė ofertėn mė tė mirė. Trimėrimi i rrjetit nepotik qė ka kapur administratėn shtetėrore duke bėrė biznes me paratė e taksapaguesve, ėshtė tani njė histori reale, rrėnjėt e sė cilės qėndrojnė te mosndėshkimi i askujt gjatė kėtyre dy viteve pėr korrupsion. Qeveria ‘Berisha’ ka hyrė nė ngėrēin e qeverisė ‘Nano’ nė vitet 2003-2005, ku askush nuk ndėshkohej, jo aq pėr shkak tė prokurorit apo vullnetit politik, por pėr shkak tė pėrfaqėsimit tė interesave tė klaneve dhe rrjeteve nepotike nė qeverisje. Kjo situatė ėshtė e ngjashme. Nė kėtė kohė krizash politike, ku debati mė i madh ėshtė do tė kemi zgjedhje apo president, ky takėm drejtuesish nė administratė, qė kanė kapur realisht shtetin, jetojnė nė parajsė, pasi nuk i prek dot askush. Pushtetet vijnė e ikin dhe ata nė emėr tė tyre bėjnė tė njėjtėn gjė, vjedhin. Dhe nuk mė duket se kėtu ato janė bashkuar si tė majta apo tė djathta. Ato janė bashkuar si njė rrjet nepotik qė kanė njė ideal tė pėrbashkėt; tė vjedhin nė emėr tė sė majtės apo tė djathtės, kush tė jetė nė pushtet, sipas rastit. Herė Sali Berisha, herė Vitori Ēurri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Lexova me vemendje artikullin e Mero Bazes

    ESHTE SHEMBULL KONKRET I KORUPSIONIT NE VAZHDIMESI NE TENDERA .

    KAM NJE MENDIM QE NE SI ANETAR DUKE SHKEPUTUR PJESE NGA KETA ARTIKUJ , TU DREJTOHEMI TE GJITHA INSTITUCIONEVE PERGJEGJESE PER KETO MASHTRIME , NEPERMJET E-MAILEVE . TE MOS HAROJME SE DO TE BEHEMI NJE FORCE AKTIVE DHE KONTRIBUESE PER TE LUFTUAR KORUPSIONIN

    NE E-MAILET TONA DO TE KERKOJME , TE PRINTOHEN DHE TE PROTOKOLLOHEN NGA INSTITUCIONI QE NE DO I DREJTOHEMI .
    KETE MENDIM SE BASHKU MUNDE TA PERPUNOJME , DHE DIēKA TE NGJASHME TA NDJEKIM BASHKARISHT.

Tema tė Ngjashme

  1. Prifeterinjte Pyesin Hoxhallaret Pergjigjen
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 07:33
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Tė fitosh kėnaqėsine e Njerzve ėshtė e pamundur
    Nga ~Geri~ nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-07-2005, 04:38
  4. Sheriati, xhihadi dhe shtetėsia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •