Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #1

    Cool Dhunohet xhamia e Tabakëve në TIRANË!

    Shkrimi i marrë nga gazeta "SHEKULLI"


    Mesditën e së dielës, pak para ritit të faljes, persona të paidentifikuar kanë hyrë në xhami dhe kanë shkatërruar mjediset

    DHUNOHET XHAMIA E TABAKËVE

    Drejtuesit e xhamisë: Përdhosja ka fyer dhe cenuar dinjitetin e të gjithë myslimanëve



    Dashamir Biçaku

    TIRANE- Thyhet dhe dhunohet xhamia e Urës së Tabakëve në Tiranë. Policia nis hetimin për ngjarjen, ndërsa pohohet se në ambientet e saj nuk janë vjedhur para apo sende me vlerë, por veçse janë shkatërruar ambientet e faljes. Dhunimi i mjediseve të xhamisë është vënë re nga besimtarë të ndryshëm të dielën, pak para mesditës, kur besimtarët myslimanë do të futeshin në katin e dytë të xhamisë për të kryer ritin e faljes. I pari që e ka vënë re ka qenë kujdestari i xhamisë si dhe një person tjetër, i cili punon në të. Policia ka nisur hetimin dy ditë më vonë, kohë kur edhe është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekspertët e policisë kriminale. Shumë prej besimtarëve myslimanë që falen në këtë xhami janë indinjuar nga veprimi i kryer prej personave të panjohur. Për ta, më i rëndë se akti i thyerjes apo i dëmtimit është ai i përdhosjes së xhamisë së Urës së Tabakëve. Një version i hedhur prej tyre në lidhje me këtë ngjarje është ai i një veprimi të kryer për qëllime fyerjeje dhe cënimi të dinjitetit të myslimanëve, sesa me qëllim vjedhjen e parave apo sendeve me vlerë që mund të ndodheshin në xhami.
    Ngjarja
    Rreth orës 11:20 të së dielës, kujdestari i godinës ku ndodhet Xhamia e Tabakëve ka lajmëruar imamin Elvis Naçi se dyert e xhamisë ishin të thyera. Klasa që ndodhet në katin e parë dhe salla e faljes, që ndodhet në katin e dytë të xhamisë ishin kthyer “përmbys”, ndërsa orenditë e sendet brenda tyre ishin të shpërndara. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar, pasi dhunuesit kanë kryer nevojat personale në mjediset e xhamisë. Kjo duket se i ka acaruar më tepër drejtuesit dhe predikuesit e kësaj xhamie, të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë e kryeqytetit dhe komisariatin nr.1. Këta të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë deklarimin e disa personave. Autorët nuk kanë marrë asgjë përveçse kanë goditur me sende të forta qendrën e zërit si dhe rafte të ndryshme. Po kështu, të gjitha librat e shenjtë që nga Kur’ani e libra të tjerë që tregojnë dhe flasin për besimin mysliman ishin shpërndarë nga të gjitha anët. Kjo situatë, sipas imamit të xhamisë, Elvis Naçi, ishte si në katin e parë ashtu edhe në të dytin. Thyerja dhe dhunimi i xhamisë është kryer me sende të forta, pasi të gjitha dyert e objektit të kultit kanë qenë të siguruara me porta hekuri, përveç dyerve të brendshme.
    Reagimi
    Lidhur me dhunimin e xhamisë së Tabakëve, drejtuesit e këtij institucioni kulti janë shprehur të pakënaqur me punën e kryer nga policia, pasi sipas tyre, në mënyrë të pakuptueshme, ekspertët dhe inspektorët e policisë kriminale nuk kanë kryer një këqyrje të mirëfilltë profesionale të vendit të ngjarjes, për të grumbulluar gjurmë gishtash apo prova të tjera. Sipas tyre, këtë veprim organet përkatëse dhe punonjësit e policisë e kanë kryer me vonesë. Ndërkaq, dy ditët e fundit, ekspertët e policisë kriminale të drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, por në këtë kohë gjithçka ishte pastruar. Edhe pse janë shprehur të pakënaqur me punën e kryer nga policia e komisariatit nr.1, drejtuesit e Xhamisë së Tabakëve janë shprehur se iu mbetet të besojnë se policia do të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje. Nga ana tjetër, drejtori i Policisë së Tiranës, kryekomisar Albert Dervishi, mohoi që policia e kryeqytetit të kishte punuar me ngadalësi në këtë rast, pasi sipas tij, me të marrë njoftimin ata kanë nisur kryerjen e veprimeve proceduriale dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, me qëllim zbardhjen e krimit të shëmtuar. Ai pohoi se vetë punonjësit dhe drejtuesit e xhamisë nuk kishin dashur të denonconin ngjarjen. Sipas kreut të policisë së Tiranës, salla ku ishte kryer akti i shëmtuar, në të cilën edhe ishin dëmtuar libra të ndryshëm, ishte pastruar dhe rregulluar nga punonjësit e xhamisë.


    **********************************************

    S'iu besoja syve të mi se çfarë po lexoja. Për një moment m'u kujtua dhuna identike e sërbëve barbarë që bënë e vepruan gjatë luftrave në Bosnje e Kosovë e gjithashtu edhe veprimet e sllavomaqedonasve në vitin 2001 ku, nga indinjata që kishin për luftën që krisi në këtë shtet e dogjën xhaminë e vetme në Manastir.....

    Megjithatë, prapëseprapë, të gjithë ne e dimë se kush janë serbët e sllavomaqedonët, po se kjo mund të ndodhte edhe në Shqipërinë e pastert shqiptare s'ma kishte marrë mendja.

    Shtrohet pyetja: KU ËSHTË AJO TOLERANCË NDËRFETARE PËR TË CILËN FLITET SE KA EKZSTUAR E PO EKZISTON NË SHQIPERI?! Unë s'di të kem dëgjuar për një akt të tillë VANDAL në një shtet ku s'ka gjendje lufte, dhe të kryhet nga muslimanët ndaj një objekti fetar!!!


    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 04-01-2006 më 07:36
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Pse kerkon ti japesh ngjyra fetare te kota nje akti kriminal siç eshte vjedhja me
    dhune?! Ç'hyn toleranca fetare te hajduti? Pse nje "myslyman" hajdut qeka
    ndryshe nga nje "kristjan" hajdut, apo "i pa fe" hajdut?!
    A jeni te ndergjegjshem se ku te çon kjo menyre te menduari?!

  3. #3
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Vërtet për keqardhje.
    Urrejtja ndërfetare është katastrofë për Shqipërinë. Fatkeqësisht kohëve të fundit është bërë trend të sulmohet islami dhe e gjithë kjo fushatë e begatshme anti-islame që ushtrohet në botë sot, nuk është për tu habitur nëse rezulton negativisht edhe në Shqipëri.
    Kujt i hyn në punë vandalizimi i xhamisë, apo objekteve fetare në përgjithësi, përveç mendjeprishurve?

    Pse kerkon ti japesh ngjyra fetare te kota nje akti kriminal siç eshte vjedhja me
    dhune?! Ç'hyn toleranca fetare te hajduti? Pse nje "myslyman" hajdut qeka
    ndryshe nga nje "kristjan" hajdut, apo "i pa fe" hajdut?!
    A jeni te ndergjegjshem se ku te çon kjo menyre te menduari?!
    Është mirë të jesh më i kujdesshëm në lexim. Që të mos ngatërrohesh, nuk është fjala për vjedhje, po për vandalizim klasik. Lexoje edhe njëherë artikullin mos po e kupton!
    Hajdutëve nga vjedhja e madhe (çfarë mund të vjedhin në xhami ), nga gëzimi i përfitimit të majmë, iu paska shpëtuar nevoja brenda në xhami. Flliqësira.
    I'm muslim, don't panic please.. oh bloody sheeps

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Pse kerkon ti japesh ngjyra fetare te kota nje akti kriminal siç eshte vjedhja me
    dhune?! Ç'hyn toleranca fetare te hajduti? Pse nje "myslyman" hajdut qeka
    ndryshe nga nje "kristjan" hajdut, apo "i pa fe" hajdut?!
    A jeni te ndergjegjshem se ku te çon kjo menyre te menduari?!
    Ti RoniSotiri si gjithmone vjen me komente qe nuk i ben pasi lexon shkrimin por i ke ne xhep, thjeshte i fut nje sistemim atyre paragjykimeve dhe zgjedh ndonje fjale te bukur. Asgje nuk lexon.


    ndërsa pohohet se në ambientet e saj nuk janë vjedhur para apo sende me vlerë, por veçse janë shkatërruar ambientet e faljes.

    Klasa që ndodhet në katin e parë dhe salla e faljes, që ndodhet në katin e dytë të xhamisë ishin kthyer “përmbys”, ndërsa orenditë e sendet brenda tyre ishin të shpërndara. Por duket se kjo nuk ka mjaftuar, pasi dhunuesit kanë kryer nevojat personale në mjediset e xhamisë.

    __

    Para ca ditesh, nje moron ketu ne forum (qe koheve te fundit i intereson shume te jete ortodoks...lol...) po me thonte se po u bera presidenti i Amerikes do ju vras te gjithe ju muslimaneve. Mjafton t'i hedhesh nje sy postimeve te antareve e te shohesh se sa kot po marrin shqiptaret... fatkeqesisht edhe fqinjeve u intereson shume me fut sherr..dhe rezultatet do duken shume shpejt.


    Nejse...

  5. #5

    Unhappy

    Citim Postuar më parë nga RoniSotiri
    Pse kerkon ti japesh ngjyra fetare te kota nje akti kriminal siç eshte vjedhja me
    dhune?! Ç'hyn toleranca fetare te hajduti? Pse nje "myslyman" hajdut qeka
    ndryshe nga nje "kristjan" hajdut, apo "i pa fe" hajdut?!
    A jeni te ndergjegjshem se ku te çon kjo menyre te menduari?!
    Mua më duket apo e kam gabim, se iu Roni po e arsyetoni dhe i qëndroni pas (përkrahni) një akti të këtille vandal?!

    Lexo mirë, s'është fjala për vjedhje:

    "...nuk janë vjedhur para apo sende me vlerë, por veçse janë shkatërruar ambientet e faljes.."

    Ndërkohë që ju e thoni të kundërtën!

    Nuk ka hajdutllëk, por me këtët qartë shihet se, përderisa sulmohen objektet fetare, atëherë bëhet fjalë për ndonjë revoltë (që ende s'u kuptua pse ndodhi një gjë e tillë!!!) që për fat të keq e "hëngri" xhamia kësaj rradhe. Shyqyr Zotit thuaj që s'e ka ngrënë ndonjë njeri, se mo Zot kjo do ishte edhe më keq....!

    Pra edhe njëherë lexoni mirë shkrimin, se S'KA HAJDUTLLËK (që ju shpesh e keni përmend në shkrimin tuaj) dhe se mënyra si është sulmuar xhamia të bën të ri-kthehesh në ato skena shtazarake të sërbëve te viteve të 90-ta që bënë të njëjtat vandalizma edhe në shtetet si Bosnja dhe Kosova gjatë luftës....:

    "...Por duket se kjo nuk ka mjaftuar, pasi dhunuesit kanë kryer nevojat personale në mjediset e xhamisë...."

    KJO TREGON MJAFTË SE URREJTJA NDONJËHERË DHE S'KA KUFI........!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 04-01-2006 më 08:44
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #6
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Me aq sa kuptohet nga artikulli demtimi nuk ka pasur aspak qellim material,por moral.Te perdhosesh rafte me libra,te kryesh nevojen mbrenda vendit kultit tregon qe plehrat kane qene te vetedijshme ne ate qe benin dhe eshte ngjarje qe meriton te shtjellohet deri sa te gjenden autoret.

    Koment si Roni Sotiri mund te japin njerezit qe nuk dine as pak se si funksionon nje xhami.Bandite kriminele kaq te sofistikuar,qe kane arritur te thyejne porta hekuri e te kryejne nje krim te tille patjeter qe kane qene ne dijeni te plote qe ne xhami nuk ka gjera me vlere.Aq profesioniste e mos te dinin qe ne xhami nuk ka asgje tjeter pervecse 5-6 tapeta dy tri rafte me libra e nje abdesthane ku marrin abdes besimtaret.


    Por kronika e zeze ne Shqiperi gjithnje do mbetet e cuditshme e luhatshme pa lidhje pa klane e kshuqe mund te jete dhe ndonje grup jevgo-hajdutesh qe kane hy mbrenda e kane bere ate qe kane bere.

    Kjo e fundit thjesht per mos me i dhene ngjyre fetare 100% por jam i bindur 99% qe kete e kane bere njerez te caktuar nga grupime te caktuara per interesa te caktuara.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Pas qindra kishave te vjedhura, grabitura, perdhosura e katranosura, i erdhi edhe xhamise radha. Shume keq!
    Ignore List: Den Bossi

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Pas qindra kishave te vjedhura, grabitura, perdhosura e katranosura, i erdhi edhe xhamise radha. Shume keq!
    Pas qindra (!) kishave te vjedhura, grabitura e perdhosura...i erdhi rradha edhe xhamise?! (Uau, si nuk e paskemi marre vesh...)
    Athere nderroje "keq" me "mire", o hipokrit!

  9. #9
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    shiko si behen zanat e xenat kur nje akt vandal ndodh ne Shqiperi. vendosni fotografi muxhahejdinash tani se na ndritet me tolerancen tuaj.
    thirrini trunit se edhe Bisha e malit na krahason me maqedonasit.

    direkt per tolerance flisni dhe harroni se ata qe bejne akte te tilla nuk jane njerez religjoza por ngatrrestare

  10. #10
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Ata qe mbushin majat e maleve e kodrave me kryqe gjigande dhe ne vende ku nuku ka kembe te krishteri jane ata qe kane bere kete...

    PS..Po mos te bahen merak se muslimanet nuk presin policine po i futen punes vete.Po i gjeten of of e dine mire ata sec cfare u punojne

    Akt kriminal i tille

    Te shohim kush do jene kriminelet ne forum qe do ta mbrojne terthortas.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  3. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  4. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •