Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 72 prej 72

Tema: Kim Mehmeti

  1. #71
    USAlbania
    Anėtarėsuar
    27-05-2008
    Vendndodhja
    With money you can buy a bed, but not sleep.
    Postime
    524
    Aktorė tė rinj nė shfaqe tė vjetėr

    Kim MEHMETI

    Shqiptarėt e Maqedonisė e pėrfunduan golgotėn zgjedhore parlamentare. Tani janė duke i shėruar plagėt, zbėrthejnė atė qė u ndodhi, shpjegojnė se kush ua mbolli farėn e keqe nė arėn politike. Ndėrkohė, pėrcjellin nėpėr ekrane televizive parlamentarėt e porsazgjedhur, tė cilėt mbase edhe fare nuk ngjajnė me kandidatėt e paradokohshėm, qė ishin aq tė afėrt e tė pėrzemėrt me popullin. Kandidatėt e dikurshėm, e parlamentarė tė sotėm, tani duken mė seriozė, nuk e kanė nėpėr fytyra pėrzemėrsinė e mėparshme dhe sikur duan t‘ia bėjnė me dije popullit atė qė atij i ėshtė dashur ta dijė qysh nė ditėn e votimit: populli dhe tė zgjedhurit e tij janė bashkė vetėm aq sa zgjat fushata parazgjedhore. Pastaj, ēdonjėri shkon rrugės sė vet: populli drejt grazhdit shtetėror, qė duhet ta mbushė me taksat qė i paguan rregullisht dhe politikanėt po drejt atij grazhdi, por pėr ta zbrazur atė. Kėshtu qė grazhdi ėshtė ai qė ndan dhe bashkon popullin me politikanėt, ėshtė vendi ku populli ėndėrron atė qė e shijojnė dhe e jetojnė politikanėt.

    Pėrafėrsisht, kėshtu ka qenė me shekuj, e kėshtu do jetė edhe nė tė ardhmen. Me tė vetmin dallim se, asnjėherė dhe askund, politika nuk ėshtė kuptuar ashtu siē e kuptojnė disa tė zgjedhur tė popullit nė Maqedoni: si mundėsi qė tridhjetė ditėt plot me premtime tė kota tė tė sigurojnė katėr vite papėrgjegjėsi dhe pėrfitime personale.

    Parlamenti i Maqedonisė e mbajti edhe seancėn e parė konstituive, ku morėn pjesė tė gjithė ata qė do thirren nė emėr tė popullit, edhe atėherė kur do bėjnė veprime qė do u sjellin dobi vetėm dashnoreve dhe tė afėrmve tė tyre. Nė kėtė mbledhje tė parė tė pėrbėrjes sė re parlamentare nė Shkup, nuk morėn pjesė vetėm deputetėt e Partisė Demokratike Shqiptare. Ata e bojkotuan punėn e Parlamentit tė revoltuar nga "vjedhja e votave" qė u ishte bėrė. Ky veprim i la shqiptarėt e kėtushėm nė mėdyshje: vallė bėhet fjalė pėr tė njėjtėn PDSH, pėr tė cilėn, tė gjithė thanė se mė 1 qershor i mbushte kutitė e votimit si tė ishin shporta pėr mbeturina, apo pėr ndonjė parti tjetėr, pėr tė cilėn ata kishin votuar, por pa e ditur se gabimisht rrethonin numrin rendor tė kandidatėve tė BDI-sė...

    Sido qė tė jetė, seanca e parė parlamentare pėrfundoi qetė dhe suksesshėm. Bile, mbledhja ishte aq qetė dhe aq e suksesshme, sa cicėrima e kėsaj qetėsie, nga pak i shurdhoi shqiptarėt e kėtushėm. I shurdhoi pėr shkak se ata prisnin nga BDI-ja e Ali Ahmetit - e cila fitoi shumicėn e votave shqiptare - qė nė mos mė shumė, simbolikisht tė kėrkonte nga Gruevski qė posti i kryetarit tė Parlamentit t‘i ndahej ndonjė deputeti shqiptar. Me kėtė do paralajmėronte se nuk ėshtė trishtuar gjithaq nga e vėrteta se Gruevski ka aq shumė parlamentarė, sa mund tė bėjė qeveri e tė zgjedhė burrėshtetas pa kėrkuar votėn e shqiptarėve. Pra, shqiptarėt prisnin nga partia e Ali Ahmetit t‘i dėshmonte Gruevskit se ai mund tė ketė parlamentarė aq sa ka ulėse Parlamenti republikan, por pa shqiptarėt nė tė, ai mund tė arrijė vetėm njė gjė: tė mbetet pa shtet.

    Nė seancėn e parė parlamentare, u zgjodh edhe kryetari i Parlamentit republikan. Edhe atė si gjithmonė deri tani, nga radhėt e partisė mė tė madhe tė etnitetit maqedonas - VMRO-DPMNE-sė. Pa dyshim, sė shpejti do bėhet emėrim edhe i dy zėvendėsve tė kryeparlamentarit, nga tė cilėt njėri gjithsesi do jetė shqiptar. Dhe do e zėvendėsojė kryeparlamentarin sa herė qė ai tė shkojė nė tualet ose kur nuk do jetė i disponuar pėr t‘i udhėhequr seancat parlamentare.

    Sė shpejti, do verifikohet edhe pėrbėrja e re qeveritare, me nė krye Gruevskin, gjithashtu me pėrkatėsi etnike maqedonase. Njėsoj siē ėshtė edhe kryetari i shtetit, sepse nė Maqedoninė shumetnike, pėr shqiptarėt janė parashikuar pozitat mė tė ulėta shtetėrore: ato tė zėvendėskryeministrit dhe tė ministrive mė tė parėndėsishme, pozita qė mund t‘u jepen atyre qė ua tregon bravėn e derės sė shtėpisė, por nuk guxon t‘ua japėsh ēelėsin qė e hap atė. Pra, Maqedonia do mbetet me kryetar tė etnitetit maqedonas, me kryeparlamentar tė po kėtij etniteti, si edhe me Kryeministrin Gruevski, i cili jo vetėm qė ėshtė maqedonas i devotshėm, por prej moti ėshtė dėshmuar edhe si antishqiptar i diplomuar. Pra, antishqiptar me diplomė, qė deri tani ia mbulonin shokėt e tij tė PDSH-sė, e mbase nė tė ardhmen, kėtė do e bėjnė qeveritarėt e rinj tė BDI-sė. Kuptohet, vetėm nėse Gruevski e respekton vullnetin politik tė shqiptarėve tė Maqedonisė, dhe BDI-nė e pėrfshin nė koalicionin qeveritar, e PDSH-nė e lė aty ku e ka vendin - nė opozitė. Me kėtė, qeveritarėt e BDI-sė do jenė ata qė do duhet ta prezantojnė Gruevskin si Kryeministėr tė vyeshėm dhe tė interesuar pėr tė mirėn e gjithė qytetarėve tė Maqedonisė, e nga ana tjetėr, parlamentarėt e PDSH-sė, mbase atė do e shpalosin si antishqiptar tė pėrbetuar, me tė cilin ėshtė tradhti tė bėsh koalicion qeveritar.

    Pa dyshim, Gruevski ka aftėsi qė nuk mund t‘ia mohojė askush. Ai ka edhe bindje nga tė cilat nuk heq dorė, pavarėsisht se cilėn parti shqiptare ka nė koalicionin qeveritar. Njėra nga ato bindje ėshtė ajo se, popullariteti i tij te maqedonasit etnikė ėshtė proporcional me antishqiptarin qė arrin ta praktikojė gjatė qeverisjes sė vet. Andaj, me aq pėrkushtim ai bėri ēmos qė shqiptarėt tė kishin zgjedhje tė pėrgjakura parlamentare, andaj aq shumė investoi qė shqiptarėt tė mbeteshin sa mė larg qendrave tė vendosjes. Ai bėri ēmos ta arrijė kėtė qė ka sot: mbi gjysmėn e pėrbėrjes sė re parlamentare, e qė sot i mundėson tė vetėgėnjehet se mjafton kaq pėr ta kushtėzuar pjesėmarrjen e partive shqiptare nė qeveri. E se mjafton kaq t‘i kushtėzojė partitė shqiptare tė pėrkrahin idenė e tij pėr referendum, lidhur me ndryshimin eventual tė emrit tė shtetit, referendum qė Maqedoninė e bėn gropė edhe mė tė thellė nga sa ėshtė tani. Dhe po ashtu, e bėn gropė, nga e cila shqiptarėt nuk arrijnė tė dalin vetėm pėr shkak se kanė politikanėt qė ende nuk e kanė kuptuar se popullin e tyre e bėnė peng tė dilemave etnike tė popullit maqedonas.

    Seanca e parė parlamentare paralajmėroi se shqiptarėt e Maqedonisė edhe mė tej do mbeten popull qė ka pushtetarė, por jo edhe shtet, se tė zgjedhurit shqiptarė do e kenė vėshtirė tė dalin nga pozita e "ndihmėsve" qė kryejnė detyra e obligime, pėr tė cilat i autorizon "punėdhėnėsi". Seanca e parė parlamentare paralajmėroi se shqiptarėve tė Maqedonisė do u duhet edhe shumė kohė tė arrijnė tė ngjiten nė rrafshin e popullit qė sundon edhe me shtetin, e jo vetėm me vetveten. E derisa tė vijė ajo kohė, shqiptarėve tė kėtushėm nuk u mbetet gjė tjetėr, pėrpos tė ngushėllohen se kėsaj radhe, Gruevski do e respektojė vullnetin e tyre politik nė shumicė. Dhe se ai vullnet, tani ėshtė i vendosur nė vend tė sigurt: nė ēantėn e anėtarit tė kryesisė sė BDI-sė, Musa Xhaferit. E sa i pėrket ēantės sė tij, disa thonė se nė tė janė listat e tė gjithė ministrave dhe zėvendėsministrave tė ardhshėm, si edhe ato tė drejtorėve e zėvendėsdrejtorėve. Qėllimkėqijtė shtojnė se nė atė ēantė nuk mungojnė as listat e atyre qė duhet mbajtur sa mė larg partisė dhe qendrave ku vendoset pėr "interesat" mė tė larta tė popullit.

    Pa marrė parasysh se sa ka tė vėrtetė nė kėto pohime, dhe ē‘fshehin nė vetvete ēantat e kryesuesve tė partive tė kėtushme shqiptare, mbetet e vėrteta se disa politikanė tė kėtushėm dhe mė tej, popullin e kujtojnė vetėm gjatė fushatės parazgjedhore. E pastaj, me mandatin e popullit nė xhep dhe tė joshur nga privilegjet e pėrfitimet qė u ofrohen, u ngjiten lartėsive tė pushtetit. Duke u ngjitur majave tė kėsaj piramide, ata nuk arrijnė tė kuptojnė se pse Gruevski aq lirshėm u kanoset partive shqiptare se, nėse nuk bėhen mė tė sjellshme, ai do formojė qeveri edhe pa i pėrfshirė shqiptarėt nė radhėt e saj. Pra, nuk arrijnė tė shohin se forca e Gruevskit nuk buron nga mė shumė se gjashtėdhjetė parlamentarėt, sa ka partia e tij nė Kuvendin republikan, por nga verbėria e politikanėve shqiptarė, tė cilėt me ēdo kusht duan tė jenė sa mė pranė grazhdit tė pushtetit.

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    Zgjedh populli - jo mandatari

    Zgjedh populli - jo mandatari


    Kim MEHMETI dhe Ali ALIU

    Reagim publik i Akademik Ali Aliut dhe shkrimtarit Kim Mehmeti


    Sjellja e mandatarit ndaj partive politike shqiptare nё Maqedoni, pas pėrfundimit tė zgjedhjeve parlamentare, duke mos respektuar vullnetin e lirė tė popullatės, ėshtė tmerrėsisht fyese dhe irrituese pėr shqiptarėt. Me pėrfshirjen nė bisedime fituesin dhe humbėsin bashkė, mandatari ua pėrcjell qarte porosinė shqiptarėve nё Maqedoni, njėsoi si nė vitin 2006: nuk vendosin ata pėr pėrfaqėsuesit e vet nė institucionet shtetėrore, por Gruevski ėshtė ai qė pėrcakton vullnetin dhe legjitimitetin e partive shqiptare.


    Duke i vėnė nė njė rrafsh tė gjitha partitė shqiptare, duke e vėnė nė njė garė tė tillė partinė fituese me atė humbėse tė zgjedhjeve, mandatari vazhdon tė ushqejė dhe tė thellojė konfliktin deri nė armiqėsi mes shqiptarėve. Ai nė kėtė mėnyrė zhvlerėson vullnetin politik shqiptar, devalvon garėn ndėrpartiake dhe e bėn tė pakuptimtė votimin e shqiptarėve pёr alternativё mė tё mirё.
    Mandatari sillet ndaj shqiptarėve si ndaj njė minoriteti tė parėndėsishėm dhe inferior, tė cilit mjafton t’i ofrosh lėmoshė, pėr aq sa do tė jetė e dёgjueshme dhe mirėnjohėse partia e pėrfshirё nė qeveri e cila, sipas tij, ёshtё qeveri vetėm e njё entiteti pa patur nevojėn e shqiptarėve nё vendosje. Kėshtu qė, i pėrkėdheluri i mandatarit gjithmonė ėshtė ai qė ka kėrkesa minimale, e mundėsisht nuk ka kurrfarė kėrkesash. Partia mė e dėshiruar pёr mendёsinё e Gruevskit, ka qёnё dhe vazhdon tё jetё ajo mė e dobėta, ajo qė nuk ka fituar besimin e shumicės shqiptare nё Maqedoni dhe si e tillė, ėshtė e detyruar tė pranojė vetėm lėmoshėn qė ia ofron mandatari.


    Gatishmėria e humbėsit qė pret i gatshёm pėrpara derės sė mandatarin, pėr t’u bėrė pjesė e ekzekutivit, i vė shqiptarėt nė pozitėn e dikurshme tė “shqiptarėve tė ndershėm”, nga koha e diktaturės, me ēka kjo parti shndėrrohet nė instrument antishqiptar nё dorėn e mandatarit tё njohur qё nga e kaluara si antishqiptar me diplomё. Kёshtu, ajo, partia humbёse, duke ia marr tė drejtėn fituesit qė tė shtrojė kėrkesa drejt zgjidhjes tė shumė ēėshtjeve tė pazgjidhura shqiptare para njё mandatari tё tillё - i cili pėrveē se i shqiptarve, ai, para sё gjithave, ёshtё fatkeqėsi e maqedonasve dhe shtetit tani mё tё brishtё dhe nё kёmbё qelqi - partia humbėse vihet nė shėrbim tė njė politike antishqiptare, ua merr tė drejtėn bashkėkombėsve qė tė garojnė si gjithė popujt te ne dhe nė botė, pėr njė alternativė mė tė mirё, pёr njё tё nesėrme kur do tё jenė tё barabartė, pėrkatėsisht ua merr edhe njёherё shansin atyre qё tё faktorizohen nё kёtё hapёsirё ballkanike.


    Partia fituese shqiptare e zgjedhjeve parlamentare, e ka pėr obligim tė mbrojė vullnetin dhe dinjitetin e popullit shqiptar nė Maqedoni, e ka pėr detyrė tė gjejė forma pėr t’u bėrė ballė fyerjeve dhe shantazheve tė mandatarit, i cili duke i thirrur nė bisedime pėr koalicionin qeveritarė tė gjitha partitė shqiptare, synon qё tё paktёn, edhe pёr njё mandat tё vazhdojё t’ i mbajё shqiptarёt si qytetarё tё rendit tё dytё, si qytetarё tё nёnshtruar.


    Sekreti me tė cilin janė mbėshtjell bisedimet rreth pėrfshirjes sė partisė shqiptare nė qeveri, ėshtė ofendues pėr shqiptarėt e Maqedonisė. Partia shqiptare fituese e zgjedhjeve parlamentare, nuk ka mandat tė bėjė marrėveshje jo transparente qė poshtėrojnė dinjitetin e votuesit shqiptar. Populli duhet tė dijė cilat janė kushtet qė i parashtron mandatari dhe cilat janė kėrkesat e partisė shqiptare. Sepse, asnjė parti nuk ka legjitimitet tė pranojė atė qė nuk e lejon ky popull: pėrbuzjen dhe arrogancėn e mandatarit. Ky popull do dijė tė mbrojė vullnetin e vet politik edhe nėse kėtė nuk do arrijnė ta bėjnė partitė qė thirren nė emėr tė tij.


    Nėse pėrsėritet gabimi i 2006, nėse shqiptarėt nuk do kenė nė pushtet partinė sё cilės me shumicё ia besuan vullnetin e lirё, ata do ta kuptojnė se duhet tė ndryshojnė sjelljen e tyre politike. Do kenė legjitimitet tė kėrkojnė forma tė tjera tė organizimit tė tyre nė kėtė shtet, sepse pa partinė qė ka besimin e tyre nė pushtet, ata nė tė vėrtetė mbeten pa orientuesin mė elementar tė vullnetit tė vet politik, mbeten pa pėrcaktuesin e sjelljes dhe tё vizionit sė tyre politik, pa kriterin themelor tė statusit tė vet politik. Dhe si tė tillė, ata do duhet tė gjejnė forma adekuate tė organizimit tė vet, qė tė mos mundet askush nė tė ardhmen t’ua pamundėsojė vetė tė vendosin kriteret e pėrcaktimit partiak. E pėr kėtė, pėrgjegjėsia do bjerё mbi ata qė sot e pėrbuzin vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe sidomos mbi ata qё bёhen kamxhik antishqiptar nё duart e mandatarit, mbi ata qė nuk e informojnė popullin se si e pėrdorin vullnetin e tij shumicė. Mbi ata tė cilėve ky popull u jep legjitimetet tė jenė pėrfaqėsues tė tij, por edhe i deligjitimon pa pasur nevojė pėr zgjedhje tė reja tė parakohshme parlamentare: me padėgjueshmėri qytetare dhe veprim demokratik qė do mundėsojė organizim tė ri tė shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni.


    [/QUOTE]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 11:10 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •