Close
Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 72

Tema: Kim Mehmeti

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2007
    Postime
    14
    Citim Postuar mė parė nga Armend
    Po ky zotnija shkrimtar publicist Punon per ceshtjen kombetare e vet nuk eshte Shqiptar se nuk di mire te flas gjuhen shqipe

    Nen cilat ngjirya partiake eshte zotnija???
    Kete person sac e kam degjuar ne TV dhe qe ja kam lexuar kolumnat gjuhen shqipe e flet aq rrjedhshem saqe jane te rralle ata qe e flasin gjuhen shqipe si Kim Mehmeti.Cdokush ka simpatin e vete, a se cfare partie eshte deri tash se kam degjuar qe ka deklaru.Mos e ke regjistru ti ne librin amze e e din se nuk eshte shqiptare?Me trego fakte qe te vertetohem edhe une se e cmoj shume si shkrimtar dhe publicist.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    KM e ka mesu gjuhen shqipe pas viteve te 90 sepse deri atehere ska dite
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Citim Postuar mė parė nga babadimri
    KM e ka mesu gjuhen shqipe pas viteve te 90 sepse deri atehere ska dite

    Pėr ta urejtur dikė ,nė mentalitetin tonė ėshtė gjė e lehtė ,por ėshtė shumė shumė e rėndė me pranuar realitetin .

    Se Kim Mehemti nuk ka ditur tė flet e shkruan Gjuhėn Shqipe nuk ėshtė zbulim i juaji e as i kėrkujt tjetėr mbasi aikėt e ka dekleraur vetė nė intervista me gazetarė .

    Dhe se ky nuk ka ditur Gjuhėn Shqipe - lexim e shkrim ,nga rethanat e jetės ( ambienti jetėsor ) e jo spėr diēka tjetėr .

    Po ja qė sot e flet shkruan dhe plus shpreh Gjuhėn Shqipe shum mė bukur se ata qė mburen se kanė folur Gjuhėn Shqipe nė vatrėn familjare qė nė fėmiri .

    Nė e paēi inat dilni e vriteni , por mos u bėni mendjelehtė puna e xhelozisė qė ti hani akun ( pėrgojoni me fjalė ēajtoresh ala tetovarēe ) .

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    As qejam i interesaur taharxhoj kohen per Kim Mehmetin, besome. te kerkoj falje shume se kam pune te te mecura se KM.
    Flm qe me zgjove prej gjumi
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    SHITĖSIT E ARDHMĖRISĖ SĖ RREME-Kim Mehmeti

    SHITĖSIT E ARDHMĖRISĖ SĖ RREME

    Shkruan: Kim Mehmeti

    Shqiptarėt qė ishin fėmijė dhjetėvjeēarė kur u soll kushtetuta e parė e Maqedonisė sė pavarur, u rritėn e u bėnė djelmosha me tė drejtė vote, duke dėgjuar se i takonin popullit i cili vetėm "kėrkonte" qė tjetri t’ia jepte atė qė ishte e tija. Fėmijėt e etnitetit maqedonas qė nė kohėn e mėvetėsimit tė shtetit nuk kishin mė shumė se njė dekadė jete, u rritėn dhe u bėnė pėr martesė, duke dėgjuar tė njėjtėn melodi, por me tekst tjetėr ku thuhej se shqiptarėt pandėrprerė vetėm diēka "kėrkonin" tė marrin nga ajo qė ishte vetėm e tyrja, se ata duhej gjithmonė tė ishin dorėlirė e tė japin. Pra, Maqedonia rriti gjeneratat e atyre qė ishin larguar nga njė e vėrtetė thelbėsore kur bėhet fjalė pėr shtetet shumetnike, shumkulturore e shumreligjioze: pėr shtetet me koncept tė qartė qytetarė, e ku e drejta individuale ėshtė e pamundur pa tė drejtat kolektive. Maqedonia pra rriti gjeneratat e dy etniteteve numerikisht mė tė mėdha – ato tė etnitetit maqedonas dhe shqiptarė – me bindjen se tė parėt duhet tė mbajnė dorėn e djathtė gjithmonė shtrirė pėr tė dhėnė, e shqiptarėt gjithmonė me dorėn e majtė tė gatshme pėr tė marrė. Apo thjeshtė, Maqedonia kultivonte gjenerata e "lypsarėve" tė pangirė – shqiptarėve, dhe "dorėlirėve" zemėrgjerė qė ishin lodhur duke dhėnė – maqedonasit etnik.

    Dhe, jo se tė rinjtė shqiptarė dhe ata tė etnitetit maqedonas nuk ia bėnin me dije shtetit se si i edukonte ata tė cilėve dikush ua harxhonte ardhmėrinė. Shumė herė nė tė kaluarėn, ata dilnin rrugėve tė Shkupit apo tė Tetovės. Kėshtu qė tė rinjtė e etnitetit maqedonas protestonin kundėr hapjes sė shkollave me mėsim nė gjuhėn shqipe, madje edhe duke ngritur tenda pėrpara kuvendit republikan, e duke bėrė grevė urie. E nga ana tjetėr, tė rinjtė shqiptarė i vėrshonin rrugėt e Tetovės qė tė tregonin se sa i nevojshėm u ishte arsimimi nė gjuhėn amtare. Nė tė shpeshtėn e rasteve, protestuesit e rinj tė etnitetit maqedonas, ishin tė shoqėruar nga parlamentarėt e ndonjė partie tė vetė, dhe shumica nga ata qė organizonin kėto protesta, e kishin tė siguruar karrierėn politike nė VMRO-DPMNE. Tė gjithė ata "filipa, milloshovska, gjorēevska"..., pas zgjedhjeve parlamentare tė 2006, do bėhen funksionar tė lartė shtetėror dhe do marrin rroga mujore edhe nga taksat qė do paguajnė moshatarėt e tyre shqiptarė, tė cilėve dikur ua kishin kundėrshtuar mėsimin nė gjuhėn amtare.

    Duke rritur gjenerata tė tilla, Maqedonia arriti deri te 2001. Qė pastaj, tė gjithė tė besonin se pas kėtij konflikti shteti nuk do rriste mė gjenerata "lypsarėsh" shqiptarė dhe "dorėlirė" tė etnitetit maqedonas. Se do rriste gjenerata tė qytetarėve qė kanė tė njėjtat pozita startuese nė jetė, tė njėjtat parakushte pėr tė arrit ardhmėri mė tė mirė pėr vetveten dhe pėr tėrė shtetin. Pra, tė gjithė besonin se e kaluara do mbetej e harruar, se pėr politikanėt e ardhshėm, gjitha ato qė ndodhėn nė tė kaluarėn, do jenė shenjė treguese se si nuk duhet tė udhėhiqet shteti dhe ēka nuk duhet bėrė.

    Por, Maqedonia ėshtė shtet i ēudirave. Ky shtet duron aq naivitet dhe amatorizėm politik, sa do mjaftonte tė shkatėrrohej njė perandori e tėrė. Kėshtu qė kur tė gjithė mendonin se Maqedonia do i linte pas grindjet ndėretnike, se duke realizuar sa mė shpejtė Marrėveshjen e Ohrit do pėrqendrohej nė problemet ekonomike, ndodhi ēudia e paszgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006, kur pushtetin e morri nė dorė koalicioni qeveritarė i udhėhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Nga Gruevski i cili shtetin e solli aty ku ndodhet sot: tė zhytur nė baltėn e mosmarrėveshjeve ndėretnike. Kėshtu qė ke pėrshtypjen se ngjarjet ndodhin e harrohen, se vitet vijnė e shkojnė, pleqtė vdesin e fėmijėt rriten, por vetėm Maqedonia mbetet ajo e njėjta - atdheu i naivitetit politik.

    Mbase njė situatė e tillė ishte e pashmangshme pas fitores sė VMRO-DPMNE-sė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2006. E pashmangshme sepse vinte nė pushtet njė parti e cila kapital mė tė "vlefshėm" politik kishte tė kaluarėn antishqiptare dhe institucionalizimin e "maunokracisė". E udhėhequr nga qeveria e Gruevskit dhe shokėt e tij - shumica e tė cilėve kanė biografi tė pasur si organizatorė tė protestave kundėr shkollimit tė shqiptarėve nė gjuhėn amtare – Maqedonia e sotme edhe nuk mund tė shkonte mė larg, e mė tej, se tė bėhej atė qė ėshtė sot: njė kėnetė e bezdisshme politike ku pandėrprerė vazhdon kėnga me vite e dėgjuar, kėnga pėr shqiptarėt qė gjithmonė duan tė "grabisin" diēka nga shteti, dhe e pushtetarėve qė duhet ta pengojnė "grabitjen".

    Maqedonia sot ėshtė nė duart e atyre qė e kanė vėshtirė tė dalin nga lėkura e vet. Dhe ndoshta qytetarėt presin tė pamundurėn nga Gruevski dhe "vojvoda" e tij. Ndoshta njė numėr i zgjedhėsve tė etnitetit maqedonas ende nuk arrijnė tė shohin se Maqedonia e sotme ėshtė nė duart e atyre tė cilėt mbase bashkėjetesėn me shqiptarėt e konsiderojnė si fatkeqėsi tė domosdoshme, si sėmundje kronike e cila duhet pandėrprerė mjekuar me arrogancė politike dhe mospėrfillje ndaj obligimeve qė dalin nga Marrėveshja e Ohrit. Andaj, Gruevski dhe qeveritarėt e tij, edhe sot, njėsoj si dikur, popullaritetin e vet e kanė mbėshtetur vetėm nė letrėn e injorimit tė kėrkesave shqiptare dhe nė mohimin e tė vėrtetės se, pėrderisa BDI-ja ka kaq deputet sa ka, vetėm ajo, dhe asnjė parti tjetėr, mund tė jetė pėrfaqėsuese legjitime e kėrkesave shqiptare.

    Duke u shtirė se nuk janė ata tė dikurshmit, duke pėrdorur si mbulesė Partinė Demokratike Shqiptare, Gruevski i sotėm dhe shokėt e tij si Milloshovski, Gjorēevi etj. tė ngjajnė nė monedha tė rrejshme, tė cilat nga jashtė duken si tė vėrteta, por posa i gėrvishtė pakė, tė mbetet nė duar ngjyra e antishqiptarisė qė e kanė thellė nė vetvete. Si tė tillė, ata edhe ndoshta arrijnė ta gėnjejnė njė pjesė tė popullit tė tyre maqedonas, por jo edhe shqiptarėt. Si tė tillė, ata mė shumė ngjajnė nė shitės tė ardhmėrisė sė rreme, se sa nė politikan qė kanė vizion pėr tė nesėrmen e shtetit. Me ēka, ata nė tė vėrtetė e ēojnė shtetin drejtė njė "marrėveshje tė re tė Ohrit", pa tė cilėn thuajse do jetė e pamundur Maqedonia tė shkojė tutje. Ndoshta me veprimet e veta Gruevski vetėm u ndihmon shqiptarėve tė kėtushėm me kohė tė kuptojnė se projekti i njė Maqedonia shumetnike ėshtė i pamundur nėse nė ndėrkohė nuk arrihet edhe "njė marrėveshje" me tė cilėn do qartėsohen ato segmente qė nuk u pėrfshinė nė Marrėveshjen e Ohrit. Me tė cilėn nė mos mė shumė, do mbyllen tė gjitha dyert qė ua mundėsojnė mandatarėve tė etnitetit maqedonas ta pėrdorin demokracinė ashtu qė ajo mė shumė tė ngjajė nė rrugaēėri politike, se sa nė veprim tė mbėshtetur mbi standarde dhe ligje.

    Maqedonia rriti gjenerata tė rinjsh qė vonė e kuptuan se aktivistėt e VMRO-DPMNE-sė ishin ata qė mė sė shumti ndihmuan ky shtet tė pėrballej me konfliktin e 2001. Disa nga ata aktivist tė kėsaj partie, sot janė pushtetarė dhe marrin rroga edhe nga taksapaguesit shqiptarė. E nė ndėrkohė, nga dita nė ditė dėshmojnė se nuk njohin rrugė tjetėr politike pos asaj qė ēon drejtė "marrėveshjeve tė Ohrit". Apo, se e kanė vėshtirė ta kuptojnė se ėndrra e tyre pėr njė Maqedoni me shqiptarė tė nėnshtruar nė tė, ėshtė me e largėt se ajo ta ribėsh ish - Jugosllavinė. Dhe me kėtė ata nė tė vėrtetė mė sė paku dėmtojnė shqiptarėt. Me kėtė ata e marrin nė qafė Maqedoninė. Dhe nuk do arrijnė ta shpėtojnė politikisht as vetveten. E kėtillė siē ėshtė qeveria e sotme e Maqedonisė, ajo kurrė nuk do arrijė tė prodhojė tinguj tė pastėr politik, tė cilėt do jenė tė ndershėm ndaj shtetit dhe tė kuptueshėm pėr tė tjerėt. Mė nė fund, ndoshta edhe shumė pritet nga Gruevski, i cili gjithnjė e mė shumė i ngjanė njeriut i cili kėrkon tė shitet mė shtrenjtė se sa vlen, tė duket tjetėr nga ajo qė ėshtė, qė mė nė fund tė mos e dish se kush ėshtė. A ėshtė mbrojtės i konceptit shumetnik, apo rrėnues i tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 28-06-2008 mė 13:54 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Kim Mehmeti

    SHITĖSIT E ARDHMĖRISĖ SĖ RREME

    Citim Postuar mė parė nga Aurusi

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 10:20 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Baraspesha e marrėzise politike

    Baraspesha e marrėzise politike

    Shkruan: Kim MEHMETI

    Pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006, nė Maqedoni u zhbė njė "traditė" demokratike, e cila mbase ishte njė nga shtyllat kryesore qė mbanin baraspeshėn e besimit tė ndėrsjellė shqiptaro-maqedonas: votuesit e etnitetit maqedonas tė vendosnin se cila parti e tyre do jetė bartėse e koalicionit qeveritarė, ndėrsa vota e shqiptarėve tė pėrcaktojė partinė e tyre fituese qė do bashkėqeveriste me Maqedoninė. Kjo "traditė" demokratike u mundėsonte shqiptarėve tė besojnė se edhe ata vendosnin kush do qeverisė me shtetin ku jetonin. Ky rregull i pashkruar pėr mėnyrėn e qeverisjes sė Maqedonisė, ishte shpėrfillur vetėm njėherė mė parė – pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 1998, kur partner shqiptarė i qeverisė sė VMRO-DPMNE-sė, u bė PDSH-ja, qė kishte mė pak parlamentarė se sa Partia pėr Prosperitet Demokratik. Ky rregull i "ballkanokracisė" maqedonase, pėrfundimisht u prish pas zgjedhjeve parlamentare tė pesė gushtit tė vitit 2006. Dhe nuk u prish atėherė kur PDSH-ja u bė pjesė e qeverisė, por nė ēastin kur partitė shqiptare lejuan qė tė diskutohej se cila nga ato duhet tė bėhet pjesė e qeverisė sė Gruevskit. Pra, u prish qė nga ēasti kur PDSH-ja doli nė mbėshtetje tė qėndrimit se partia fituese maqedonase – e jo votuesit shqiptarė - ėshtė ajo qė duhet tė pėrcaktojė partinė shqiptare tė koalicionit qeveritarė.

    Dhe kėshtu pra ndodhi qė partia e cila kurrė nuk i kishte fituar zgjedhjet nė bllokun politikė shqiptarė – PDSH-ja – tė bėhej pjesė e koalicionit qeveritarė pėr herė tė dytė. I pyetur "cili ėshtė shpjegimi" i tij pėr "ankesat e BDI-sė, se mė formimin e qeverisė aktuale nuk ėshtė respektuar vullneti politik i shqiptarėve", Arben Xhaferi ndėr tė tjerat do tė thotė: "Kėrkesat e tyre nuk kanė bazė as kushtetuese as demokratike. Nė kushtetutėn e Maqedonisė, ashtu si nė kushtetutat e tė gjitha vendeve demokratike mėnyra se si duhet tė formohen koalicionet qeveritare ėshtė nė duart e partisė qė ka fituar mė sė shumti vota...". Gazetari nė vend qė ta pyes mė tej se vallė kjo do tė thotė se Arbėr Xhaferi do pajtohej edhe me qeveri njėetnike tė Maqedonisė, gjė qė ia lejonte mandatarit edhe kushtetuta edhe parimet demokratike, shkon me tej dhe pyet Arbėr Xhaferin se a "mendon" ai " se duhet tė gjendet ndonjė zgjidhje juridike nė tė ardhmen pėr formėn e pjesėmarrjes sė partive shqiptare nė qeveri". Lidhur me kėtė, Xhaferi sėrish tregohet mbrojtės i flaktė i kushtetutės dhe parimeve demokratike dhe thotė: "Ligjet nė botė ndėrtohen nė bazė tė disa standardeve qė mund tė pėrgjithėsohen dhe qė mund tė vlejnė pėr tė gjitha shoqėritė dhe qytetarėt kudo nė botė. Kėto standarde pėr nga natyra janė universale. Shqiptarėt nuk mund tė pėrjashtojnė veten nga ky parim, prandaj nuk kanė nevojė tė shpikin modalitete specifike sipas tekeve tė individėve apo tė partive politike..." Nga del se shtetet nxjerrin ligje qė vlejnė pėr tė gjithė botėn, se edhe parimi i Badinterit - si standardė qė rrallėkund ekzistonte nė botė - na qenka standard jouniversal, dhe si i tillė i dėmshėm pėr shqiptarėt, se nė njė Maqedoni ku asgjė nuk ėshtė normale pėrpos "kreaturės" anormale tė shtetit, qenkan tė vlefshėm standardet e demokracisė klasike. Apo, ndoshta tėrthorazi, Arbėr Xhaferi donte tė thotė atė qė e thoshin qarqet qė ishin kundėr Marrėveshjes sė Ohrit: se Gruevski ka marrė PDSH-nė nė koalicionin qeveritar me kusht qė kjo parti shqiptare ta ndihmojė VMRO-DPMNE-nė qė ta zhbėj parimin e Badinterit.

    Se Gruevski dhe PDSH-ja kanė pėr qėllim zhbėrjen e parimit tė Badinterit, u bė mė e qartė kohė mė parė, kur u bė e ditur se kjo qeveri ka ndėr mend tė ndryshojė ligjin zgjedhorė. Se pėrbėrja e ardhshme parlamentare do ketė 133 parlamentarė. Pra, 13 mė shumė seē ka sot, e nga tė cilėt 10 do jenė vende tė garantuara pėr etnitetet numerikisht mė tė vogla qė jetojnė nė Maqedoni. Propozim mbase edhe i habitshėm, i ardhur nga njė antishqiptarė i "diplomuar" siē ėshtė Gruevski, a i cili papritur tregohet i kujdesshėm pėr etnitet tjera, duke dashur ato t'i mbrojė nga shqiptarėt. Por, nėse njeriu e analizon siē duhet kėtė propozim tė Gruevskit, menjėherė do pėrballet me atė qė ia shtonė rejtingun te njė pjesė e popullatės sė etnitetit maqedonas: te kėmbėngulja e tij ta ēoj Maqedoninė aty ku ishte para konfliktit tė 2002, dhe shqiptarėt t’i barazojė me "pakicat tjera etnike". Pra, ky propozim ka pėr qėllim qė parimi i Badinterit nė tė ardhmen tė mos varet nga parlamentarėt shqiptarė, por nga ato tė etniteteve tjera, tė cilėt, duke mos pasur kapacitet politikė, thuajse gjithmonė do pėrkrahin mė tė fortin – mandatarin. Dhe kėshtu Gruevski donė tė arrijė dy qėllime: pėrpara botės tė tregohet si mbrojtės i tė drejtave tė "pakicave etnike", e brenda nė shtėpi tė arrijė atė qė ėndėrron – njėherė e pėrgjithmonė tė shpėtojė nga bllokimi i ligjeve nga pala shqiptare.

    Sa u pėrket shqiptarėve, mbase atyre nuk u nevojitet shumė njohuri politike qė ta kuptojnė lojėn. Ndėrkaq, faktori ndėrkombėtarė duhet ta kuptojė se Gruevski me kėtė propozim ka edhe njė qėllim tė fshehur: qė t’i lodh shqiptarėt me marrėveshje tė ndryshme tė cilat kurrė nuk do zbatohen. Duke harruar nė ndėrkohė se shqiptarėt – por kuptohet, jo edhe PDSH-ja- do jenė tė detyruar tė ndėrmarrin hapin pėrfundimtarė qė tė shpėtojnė nga kėto manipulime tė pafundme tė Gruevskit: tė bllokojnė hapur anėtarėsimin e njė shteti tė kėtillė me pėrlot intriga politike nė NATO dhe nė UE. Sepse, mė nė fund, vallė ē’dobi do kenė shqiptarėt nga anėtarėsimi i Maqedonisė nė kėto institucione ndėrkombėtare, nėse do duhet tė jetojnė nė shtet i cili edhe mė tej do ndėrtohet sipas parimit tė "popullit shtetformues" – etnitetit maqedonas - dhe "pakicave tjera" ku tė gjithė do jenė tė barabartė mes veti, por jo edhe me etnitetin maqedonas.

    Kur flitet pėr faktorin ndėrkombėtarė, e vėrtetė ėshtė se tė huajt nuk e komentuan, e as e kundėrshtuan tė drejtė e mandatarit Gruevski qė tė bėjė koalicion qeveritar duke shkelur mbi vullnetin politik tė shumicės shqiptare nė Maqedoni. Kjo mbase e shtoi hutesėn tek shqiptarėt e kėtushėm. Ky qėndrim i ndėrkombėtarėve, i ēoi shqiptarėt tė pyesnin veten si ishte e mundur nė njė shtet ku vlente parimi i Badinterit, qeveria tė mos pėrfillte vullnetin politik tė shumicės shqiptare. Por, ata qė shtronin kėtė pyetje, e kishin tė kotė qė prisnin pėrgjigje. Andaj edhe i nėnshtroheshin logjikės sė shėndosh politike, e cila thoshte se ndėrkombėtarėt kėtė e bėnė ndoshta duke e ditur se gjatė qeverisjes sė LSDM-sė me BDI-nė, dukshėm ishte zbehur vullneti politikė te pjesa dėrmuese e etnitetit maqedonas pėr tė ndėrtuar shtet tė pėrbashkėt me shqiptarėt. Dhe kjo, si pasojė e ndjenjės sė tyre se Ali Ahmeti bėnte ē’tė donte nė qeverinė e Crvenkovskit. Ndėrkombėtarėt mbase donin qė nė kėtė mėnyrė ta rikthenin entuziazmin shtetformues tė njė pjese e popullatės maqedonas, e qė e kishte humbur shkaku i ndjenjės se BDI-ja e "shqiptarizonte" shtetin.

    Por, ndėrkombėtarėt gjithsesi qė nuk prisnin qė pėrkrahja e tyre dhėnė Gruevskit, tė merrte pėrmasat e injorimit tė plotė tė vullnetit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm. Ata nuk prisnin qė PDSH-ja tė tregohet aq mospėrfillėse dhe arrogante ndaj popullatės tė cilėn pretendonte se e pėrfaqėsonte. Kėshtu qė ata nuk dinin si tė ndalonin vrapin e Gruevskit qė tė dėshmohej pėrpara etnitetit maqedonas si "vojvodė" qė do ia laj hakun Ali Ahmetit pėr 2001. Dhe se do shkojė mė tej se kaq: do tentoj ta zhbėjė edhe parimin e Badinterit. Mbase tani ndėrkombėtarėt do e kuptojnė se nė Maqedoni ēdo gjė mund tė ndryshojė, por mbetet i njėjtė antishqiptarizmi i VMRO-DPMNE-sė dhe roli "vasal" i PDSH-sė ndaj partisė sė Gruevskit. Dhe nėse nė 2001 ndėrkombėtarėt shpresonin se nėpėrmjet Marrėveshjes sė Ohrit kishin baraspeshuar mirė ėndrrat etnike diametralisht tė kundėrta tė etnitetit maqedonas dhe atij shqiptarė pėr ndėrtimin e Maqedonisė, siē duket ata sė shpejti do pėrballen edhe me obligimin tė venė baraspeshė edhe mes marrėzisė politike tė mandatarit Gruevski dhe ndihmėsve tė tij shqiptarė tė PDSH-sė. Gjė pėr tė cilėn edhe ata mbajnė pjesėn e fajit, dhe qė siē duket shumė shpejtė do e kuptojnė se Maqedonia nuk do mund tė shpėtojė edhe pa njė "Marrėveshje historike" shqiptaro - maqedonase. Nė tė kundėrtėn, ku shtet edhe mund tė shkoj edhe nė NATO edhe nė UE, por njėsoj tė kalbet nga brenda sikur tė ishte anėtare e "UBSH-sė" ("Unionit tė Banane Shteteve").
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 10:20 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Ishin grupe u bėnė “banda"-Kim Mehmeti

    Ishin grupe u bėnė “banda”

    Kim MEHMETI

    Politika ėshtė veprimtari, e cila ta krijon iluzionin se duke ecur rrugės sė mėrzitshme dhe tė ngadaltė drejtė vdekjes, lė pas vetes gjurmė tė pashlyeshme, si tė gdhendura mbi gurė. Pra politikanėt janė nga pak njerėz tė dehur nga iluzioni gėnjeshtar, i cili i bėn edhe tė humbin kontaktin me realitetin qė i rrethon. Apo ndodh qė edhe proceset e pashmangshme nėpėr tė cilat kalon njė shoqėri, ata t‘ia pėrshkruajnė si meritė tė vetvetes. Andaj edhe nė politikė kurrė nuk mund tė pėrcaktohet qartė se vallė "publiku" ėshtė dehur nga shfaqja qė ia ofrojnė politikanėt, apo "aktorėt" politikė jetojnė nė iluzionin se e ndryshojnė botėn, se me projektet e tyre mund tė vėnė nėn kontroll "materien" mė tė lėvizshme e mė depėrtuese se uji - vetėdijen njerėzore. Shpeshherė ndodh qė politikanėt tė vdesin me bindjen se do t‘u ngrihen pėrmendore tė larta, apo edhe tė bindur se kanė bėrė vepra tė cilat do mbeten tė pėrjetshme. Por, harrojnė se kanė vdekur edhe politikanė qė kanė besuar se populli do t‘i vajtojė me vite, e tė jenė harruar qė tė nesėrmen pas vdekjes, janė varrosur politikanė qė kanė qenė shenjė e kthesave me pėrmasa botėrore, e biografitė e tė cilėve nuk kanė mė shumė se disa rreshta nė enciklopeditė e ndryshme.

    Portretet e politikanėve janė vetėm ballina e librit, nė brendinė e sė cilit mbetet e shėnuar pjekuria e njė kolektiviteti tė tėrė, ku ėshtė pasqyruar vetėdija se si ai popull e ka lexuar tė tashmen e vet, e cila me shumėēka ėshtė pėrcaktuese pėr tė ardhmen dhe pėr ata qė do vijnė pas tyre. Andaj, edhe nuk janė tė vlefshėm politikanėt tė cilėve u duhet ngritur pėrmendore vetėm pėr atė qė kanė bėrė sa kanė qenė gjallė, por ata qė kanė pasur vizion pėr tė ardhmen, ata qė nė arėn e sė sotmes sė tyre kanė mbjellė farėn e mbarė tė ardhmėrisė. Kėshtu qė, askush nuk ka nevojė tė shlyej apo tė zmadhojė meritat e ndonjė politikani, sepse veprat e tij i shlyen vetė koha, si dhe pasardhėsit e tij, sepse politikanėt janė kanibalė qė ushqehen duke i ngrėnė meritat e pararendėsve tė tyre. Njėsoj siē nuk ka nevojė njeriu atyre t‘u ngre edhe pėrmendore, sepse rėndom ēdo e ardhme sjell heronjtė e ri politikė, tė cilėt mė shumė se ēdokush urrejnė pėrmendoret e politikanėve tė mėparshėm dhe duan me ēdo kusht qė nė postament tė qėndrojė statuja e tyre. Dhe prandaj ndodh qė pėrmendoret e politikanėve shumė shpjet tė bėhen tė pavlefshme dhe tė shėrbejnė vetėm si pushimore pėr shpendėt e lodhur.

    Gjatė historikut tė vet, shqiptarėt e Maqedonisė, u janė pėrkulur shumė politikanėve, kanė pėrshėndetur me brohoritje shumė prijės, kryetarė e perandorė. Kanė ngritur obeliskė, kanė vėnė lule pranė tyre, e mė pas i kanė pėshtyrė pėrmendoret qė kanė shėnuar gabime nė kalendarin e zhvillimit tė tyre shoqėror. Pra, kanė vepruar ashtu si ēdo popull tjetėr qė shpreson, tė cilit premtimet e reja i tingėllojnė mė bindėse e mė joshėse se ato tė mėparshmet. Por, instinkti i brendshėm pėr tė mbijetuar, gjithmonė i ka ēuar kujdesshėm tė ecin edhe rrugės qė e njohin, kėshtu qė shumė rrallė emrat e politikanėve i kanė pėrdorur pėr tė emėrtuar rrugė apo shkolla. Madje, edhe kėngėt qė ua kanė kėnduar atyre, i kanė thurur nė atė mėnyrė qė emri i udhėheqėsit politik tė mbetet gjithmonė nė mes tė vargut, e qė mė vonė lehtė tė zėvendėsohet me atė tė pasardhėsit. Pra, ky popull gjithmonė i ka mbajtur gati ēiftelitė me dy tela, por vargjet pėr politikanėt nuk ka pas nevojė t‘i ndryshojė sė tepėrmi, sepse "partia" kishte tė njėjtėn metrikė dhe rimė me "atdhetaria", "liria" me "shqiptaria", njėsoj si edhe mbiemrat e prijėsve partiak shqiptarė, qė lehtė zėvendėsoheshin nga "Halimi" nė "Aliti", nga "Arbėr atdhetari" nė "cilindo tradhtari", e kėshtu me radhė.

    Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt e Maqedonisė i kėnduan edhe demokracisė, si dhe shumė udhėheqėsve partiakė. Posaēėrisht nė fillimet e demokratizimit tė shoqėrisė sė tyre. Duke mos u shkuar mendja se ndoshta dikur, atje thellė nė tė ardhmen, e qė tani quhet e sotme, do pėrballen edhe me parti tė cilat nė fillim kishin grupe aktivistėsh, a sot kanė edhe "banda" demokratike me ndihmėn e tė cilave, siē duket kanė vendosė ta pėrmbyllin procesin e "bandokracizimit" tė shoqėrisė shqiptare tė Maqedonisė. Gjė e cila siē duket fare nuk i pengon qeverisė sė sotme tė Gruevskit, mbase shkaku se ndodhė ajo qė shumėkush kėtu edhe e nxitė dhe e dėshiron: Shqiptarėt t‘ia hanė kokėn njėri- tjetrit. Edhe atė nė kohė kur Kosova nė ankth merret me realizimin e ėndrrės shekullore - pavarėsinė.

    Sot kur Kosova proteston kundėr atyre qė ia vrasin policėt elitarė, kur Shqipėria vendosmėrisht donė tė ēlirohet nga kthetrat e krimit, shqiptarėt e Maqedonisė thuajse merren me akordimin e ēiftelive dhe nuk kanė kohė tė shohin kriminalizimin qė ndodh nė shoqėrinė e tyre. Dhe nuk arrijnė tė shohin se thuajse ēdo fshatė ka heroin e vet lokal, e ēdo "kryebandit" partiak ka "bandėn" e vet qė ia mban nėnė kontroll popullin. Kėshtu qė ndodhin rrahje, vrasje, keqtrajtime shqiptaro-shqiptare. Dhe nė tėrė atė rrėfim nuk dihet kush ėshtė viktimė: "banditėt" apo qytetarėt e rėndomtė. Sepse edhe ata tė rinj nė shėrbim tė "kryebanditėve" partiakė, janė viktimė e papunėsisė, e shpresave tė kota se partia do t‘ua zgjidhė tė gjitha problemet. Por, nėse nuk dihet kush e pėson mė sė shumti, dihet se kush fiton: qarqet antishqiptare qė nxisin dhe arritėn tė realizojnė atė qė mbase e kishin ndėrruar me vite - qė grindja brenda shqiptare tė jetė sa mė e thellė dhe tė shkojė drejtė rrugės sė vėllavrasjes.

    "Bandokracizimi" i shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė proces qė zgjat me vite. Ky proces sot ka arritur kulmin. Sot ai nuk mund tė mbulohet me asgjė. Dhe mbase ka ardhur faza kur "kryebanditėt" partiakė e shohin se kanė mbetur peng i kėshtjellės sė "bandokracisė", por nuk dinė si tė dalin nga aty ku ndodhen. Sepse, tė prirė nga parimi se "ardhja nė pushtet i arsyeton tė gjitha mjetet", veprimin partiak ata e shndėrruan nė fushėbetejė "pėr jetė a vdekje". Mbase kėshtu dėshmuan se nuk e njihnin as parimin elementar tė veprimit politik: se politika ėshtė pasqyrė ku shihet fytyra e atyre qė luajnė rolet kryesore nė tė, por edhe e atyre nė emėr tė tė cilėve protagonistėt politikė e zhvillojnė lojėn. Pra, nė atė pasqyrė nuk duket vetėm fytyra e tė zgjedhurve tė popullit, por edhe portreti grupor i vetėdijes politike tė zgjedhėsve. Dhe ajo pasqyrė, si gjitha tė tjerat, gjithmonė qėndron pėrpara protagonistėve, asaj nuk mund t‘i ikėsh edhe kur e anashkalon, ajo lėviz, gjithmonė kthehet nga ana ku zhvillohen ngjarjet, i pasqyron fytyrat edhe atėherė kur personazhet nuk e shohin atė.

    Kjo qė ndodh sot me shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, ėshtė rezultat i bindjes perverse tė ndjekur nga disa politikanė tė papėrgjegjshėm tė kėtushėm, tė cilėt besonin se politika ėshtė kurvė, e cila bie nė shtrat me tė pasurin pėr shkak tė pasurisė, me injorantin pėr shkak se ai ėshtė mė i dėgjueshėm se i menēuri, me tė dhunshmin pėr shkak se ai mund t‘i dhunojė tė padėgjueshmit. Bima e sotme e kriminalizimit tė disa vendbanimeve tė shqiptarėve tė Maqedonisė, ka mbi nga fara qė e mbollėn disa politikanė tė kėtushėm gjatė dekadės sė kaluar tė demokratizimit tė Maqedonisė. E tė cilėt nuk mbanin llogari qė tė mbronin dinjitetin dhe nderin e anėtarėsisė sė vet, simpatizantėve, tė njė kolektiviteti tė tėrė. Andaj edhe "kryebanditė" partiak mbajnė pėrgjegjėsi pėr kėtė qė ndodh sot me shoqėrinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, e jo "banditėt" e rinj qė mbetėn tė papunė nėpėr ēajtore e internet-kafene.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    9

    Duke e pritur tė tretin-Kim Mehmeti

    Duke e pritur tė tretin

    Shkruan: Kim MEHMETI

    Kur nė shkurt tė vitit 2002, Ali Ahmeti shpalosi idenė e vet pėr themelimin e njė Kėshilli Koordinues tė partive shqiptare nė Maqedoni, nė tė vėrtetė ai dėshmoi se mirė e kishte lexuar kontekstin e ri historik. Se e dinte qė grindjet brenda-shqiptare, rėndė do ta dėmtonin realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe demokratizimin e shqiptarėve tė kėtushėm. Por, me kėtė propozim, ai dėshmoi edhe diēka tjetėr: sa nuk i njihte kurvat e vjetra partiake tė parakonfliktit, e qė ishin kripur me privilegjet qė i sjell grazhdi i pushtetit. Dėshmoi se nuk e dinte se udhėheqėsit e kėtushėm partiakė, vepronin sipas parimit: nėse e zė ngushtė kundėrshtarin politik, ai i zbret pantallonat, e nėse tė zė ngushtė, ta zbėrthen rripin pa tė pyetur. Andaj, atij edhe do t‘i dėshtojė orvatja e vitit 2002, qė tė parandalojė atė qė ndodh sot me shumėpartizmin e shqiptarėve tė Maqedonisė. Pra, atij i dėshtoi orvatja tė parandalojė kėtė qė sot disa e quajnė "tradhti kombėtare" tė PDSH-sė, dhe tė shpėtojė vetveten nga mundimi i tanishėm, qė tė dėshmojė se askush pėrpos votuesit shqiptar, nuk ka legjitimitet tė caktojė pėrfaqėsuesit e kėsaj popullate nėpėr institucionet mė tė larta shtetėrore. Apo, tė shpėtojė vetveten nga roli i "misionarit" tė pėrkushtuar, i cili e ka vėshtirė tė pajtohet me bindjen se shumė nga partitė shqiptare nė Maqedoni, janė pjellė e inateve grupore, e jo e koncepteve politike. Dhe si tė tilla, bashkėveprimit i ikin si djalli temjanit.

    Sa i pėrket "mamasė" me emrin inat politik, ajo polli aq parti shqiptare, sa ishte numri i atyre qė jetonin me bindjen se janė tė denjė pėr tė qenė "baba" tė kombit. Dhe aq u pasurua ambienti politik me udhėheqės partiakė, sa edhe me kėngėtarė qė kėndonin "tallava". Ai inat politik, kėto ditė e lindi edhe njė parti shqiptare nė Maqedoni: Bashkimin Demokratik Shqiptar tė Bardhyl Mahmutit. Tė po atij Bardhyl Mahmutit, i cili me plot entuziazėm u kthye nga Prishtina nė Tetovė dhe u bė pjesė e PDSH-sė nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006. Por, mbase duke u ngutur qė sa mė shpejt tė zėrė vend nė mitingjet parazgjedhore tė kėsaj partie, Mahmuti asokohe nuk kishte arritur tė lexonte drejt "kontratėn" qė kishte nėnshkruar me kryesuesit e PDSH-sė. Kėshtu qė vonė e mori vesh se ata e kishin angazhuar si "punėtor sezonal", e jo si aktivist afatgjatė. Andaj, edhe pasi e kreu obligimin pėr tė cilin "paguhej" - ta shajė ashtu siē nuk e kishin sharė Ali Ahmetin as maqedonasit etnikė dhe tė zbulojė gjithė intelektualėt "antishqiptarė e tė shitur" - kryesuesit e PDSH-sė i rikujtuan atij tė rilexonte "kontratėn". Dhe tė shihte se "afati i pėrdorimit" i kishte kaluar qė nga dita kur PDSH-ja u bė pjesė e qeverisė sė Gruevskit. I gjetur jashtė lojės dhe si ēdo njeri me "dinjitet dhe karizėm" (lexo: qė ka inat), ai bėri tė vetmen qė i mbetej atij qė ndjehet si "dashnore e braktisur": themeloi partinė e vet. Qė do tė thotė, tani kėrkon pjesėn e vet tė popullit shqiptar nė Maqedoni. Dhe mbase edhe do e gjejė, por vetėm nėse ndėrkohė nuk ndodh qė ēdo fshat tė ketė partinė e tij. Apo, do mundė ta gjejė, vetėm nėse shqiptarėt e Maqedonisė ende janė nė kėrkim tė "partisė sė vėrtetė". Pra, nėse janė aty ku ndodheshin nė periudhėn e parakonfliktit, kur partitė u neveriteshin posa bėheshin pjesė tė koalicioneve qeveritare. Kur gjithmonė e prisnin tė tretin.

    Sa pėr rikujtim: shqiptarėt e Maqedonisė, demokratizimin e tyre e filluan me dy parti - Partinė pėr Prosperitet Demokratik dhe Partinė Popullore Demokratike. Ende pa u ēlodhur nga mitingjet, ku u duartrokisnin udhėheqėsve tė kėtyre dy partive, ata u dhanė nė kėrkim tė "alternativės sė tretė". Dhe atė e gjetėn te PDSH-ja. E cila shumė shpejt ua solli shpirtin nė majė tė hundės dhe i nguti shqiptarėt e kėtushėm tė merrnin armėt e tė dilnin maleve, ku i priste UĒK-ja e Ali Ahmetit. Dhe kėshtu ndodhi 2001-shi, qė ua solli vlerėn mė tė madhe qė kanė - njė kryengritje autoktone dhe Marrėveshjen e Ohrit. Pėrpos kėsaj, konflikti i kėtij viti, ua solli edhe partinė e Ali Ahmetit - Bashkimi Demokratik pėr Integrim. Partinė, e cila ende ėshtė mė e pėrkrahura nga shqiptarėt e kėtushėm, por e cila gjithsesi do duhet tė pėrballet edhe me njė parti tė re - atė tė Bardhyl Mahmutit.

    Realisht vlerėsuar, BDI-sė ende nuk i kanoset rreziku ta margjinalizojė cilado nga forcat partiake ekzistuese. Jo shkaku se ka ndonjė strukturė tė shėndoshė partiake, por pėr shkak se nė prapavijėn e emblemės sė saj, ende shkėlqejnė shkronjat e ish- UĒK-sė, si edhe ato tė emrit tė ish-komandantit tė saj - Ali Ahmetit. Por, m‘u kjo pėrparėsi e BDI-sė, ėshtė edhe pika mė e dobėt e saj. Sepse kjo parti ka filluar t‘i ngjajė familjes qė jeton nga kapitali i trashėguar, e familjarėt e sė cilės kanė harruar se asgjė nuk harxhohet aq shpejt sa "paraja e gatshme". Harresė qė mund t‘i dėmtojė mė shumė se cilido nga kundėrshtarėt partiakė.

    Pėrpos "kapitalit tė gatshėm", qė i bėnė dembelė aktivistėt e BDI-sė, pėrpos boshtit tė fortė kurrizor - famėn e ish-UĒK-sė dhe atė tė Ali Ahmetit - kjo parti ka edhe dy "krahė" qė flatrojnė tė pakoordinuar. E dy krahėt e kėsaj partie - ai "i luftėtarėve" dhe ai i "intelektualėve" - pa Ali Ahmetin dhe famėn e ish-UĒK-sė, do mbeteshin si gjymtyrė pa trupin e tyre. Sy dy kundėrshti aq tė largėta sa edhe kapela e "Komandant Mėsuesit" dhe shalli i tejdukshėm, i hedhur krahėve, i nėnkryetares sė kėsaj partie. Kapela simbolizon bindjen mburracake tė "krahut ushtarak" tė kėsaj partie, se atyre u ka borxh populli dhe shalli i mbėshtjellė besimin e krahut tė vetėpėlqyer "intelektual", se u ka borxh partia. Diku, nė mes tė kėtyre dy bindjeve kundėrthėnėse, qėndron Ali Ahmeti, i cili mbase e ka vėshtirė t‘i bindė bashkėveprimtarėt e tij partiakė se partia nuk ėshtė "klub" ku lahen borxhet, se veprimi politik mbėshtetet vetėm mbi njė bindje: ambiciet vetjake janė pranga nė kėmbė, e votuesit kamxhik qė tė godet pas ēdo hapi tė gabuar.

    Mbase Ali Ahmeti edhe nuk e ka lehtė si "trup" i dy krahėve nga pak tė retarduar. Kėshtu qė, ai ndodhet para dy zgjidhjeve: ose t‘i ri-rreshtojė radhėt partiake, ose edhe mė tej tė mbetet peng i "intelektualėve" qė dinė, por janė konformistė dhe i "komandantėve" qė mendojnė se kapela mbi kokė, e ngroh trurin dhe ia ripėrtėrin atij qelizat e menēurisė. Pra, Ali Ahmeti ose do tė kuptojė se nuk ėshtė opozitė e thjeshtė, por lider partiak qė duhet tė mbrojė votėn e shqiptarėve tė Maqedonisė, ose shumė shpejt do duhet tė pėrballė "misionarin" me politikanin nė vetvete. Dhe kėshtu tė sheh se ndoshta sot e ka mė vėshtirė se atėherė, kur nga Zvicra kishte ėndėrruar se si do tė kthehej nė atdhe, apo nė ditėt kur nga malet ku jehonin krismat, kishte menduar ditėt e qeta qė do t‘i jetonte pranė familjes. Do e kuptojė, pra, se disa nga veprimtarėt e tij partiakė, mund ta harxhojnė mė kot edhe famėn e aleatėve qė fituan nė Luftėn e Dytė Botėrore, e lėre mė atė tė ish-UĒK-sė sė tij. E harxhues tė pakujdesshėm tė sė trashėguarės, mund tė jenė vetėm ata, tė cilėt i nėnshtrohen inatit, e jo bindjes se vetėm veprimi i koordinuar sjell rezultate. Pra, ata qė nuk e kanė kuptuar se inati nuk tė ēon mė larg se aty ku ndodhet sot PDSH-ja: tė hash bukėn e shqiptarėve, e tė punosh nė "arėn" e Gruevskit. Me ē‘ka mbase duan tė dėshmojnė atė qė dihet: me inat arrihet vetėm njė gjė - tė shkatėrrosh vetveten, para se tė arrish ta plasėsh kundėrshtarin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 10:21 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Kim Mehmeti- Flamuri dhe shtizat

    Flamuri dhe shtizat

    Shkruan: Kim Mehmeti

    Gjatė kohės sė socializmit, pėrpara komunave tė Maqedonisė, kishte nga tri shtiza, nė tė cilat valėviteshin tre flamuj qė shėnonin lavdinė e kohėve tė atėhershme: nė mes ai i ish Federatės Jugosllave, dhe anėsh ai i Maqedonisė dhe i Lidhjes sė Komunistėve tė Jugosllavisė. Pra, nė mes valėvitej ai i iluzionit tė madh tė vėllezėrve sllavė tė jugut dhe anėve ai i ėndėrruesve besnik dhe i rojtarėve tė botės sė ėndrrave: i maqedonasve etnik dhe i komunistėve jugosllav. Pėrpara institucioneve mė tė larta shtetėrore, si pėr shembull pėrpara Kuvendit, qeverisė dhe selisė sė Komitetit Qendrorė, kishte mė shumė shtiza se pėrpara godinave tė komunave. Sepse ishte paraparė vend edhe pėr flamujt e shteteve nga vinin zyrtarėt e lartė shtetėrorė qė vizitonin Shkupin. E mė sė shpeshti aty valėviteshin flamujt e shteteve tė “botės sė tretė”, tė lidhjes sė “Shteteve tė Pavarura”, e tė cilėn e ndėrtonte Titoja me Kastron dhe shokėt tjerė ideologjik qė luftonin ekspansionizmin perėndimorė dhe revizionistėt komunistė. Dhe duke dashur tė mbeten diku nė mes tė "kapitalizmit tė qelbur” dhe diktaturės staliniane, ata ngritėn edhe shtizėn ku do valėvitej flamuri i iluzionit tė madh qė duhej tė kishte shenj njohėse familjen e Shteteve tė Pavarura.

    Edhe sot, nė Maqedoni e pavarur dhe sovrane, pėrpara komunave ka po aq shtiza sa edhe nė republikėn e dikurshme socialiste – tri. Dhe nė komunat e banuara me shumicėn shqiptare, qė nga viti 2002, aty valėviten tre flamuj: ne mes ai i shtetit, anėve tė tij flamuri me shqiponjėn dykrerėshe dhe ai ngutazi i stilizuar si flamur i komunės. Edhe pėrpara institucioneve mė tė larta shtetėrore, njėsoj si dikur, ka mė shumė shtiza se pėrpara komunave. Apo mė shumė se tri. E meqenėse nė Maqedoni gjithnjė e mė rrallė vijnė burrėshtetas tė huaj, pėrpos flamurit shtetėror, aty valėviten edhe ai i Unionit Evropian dhe i NATO-sė. Pra, dy flamujt e iluzionit tė madh pa tė cilin nuk munden shtetet qė vuajnė nga skizofrenia etnike e popullatės shumicė, siē nuk mundet, pėr shembull Maqedonia, pa shpirtngushtėsinė e etnitetit maqedonas. E cila skizofreni etnike i verbėron elitat e kėtushme politike tė etnitetit maqedonas, i bėnė tė mos shohin se shqiptarėt mė nuk janė ata tė Jugosllavisė sė dikurshme, ata tė cilėve u ndodhi tė linin pas dore shumėēka tė veten qė tė mbijetonin, por jo edhe flamurin. Andaj edhe mbrojtjen e tij e paguanin me shumė vite burg, me humbje tė vendit tė punės, me ndjekje policore dhe me viktima. Pra, Maqedonia e sotme thuajse nuk e kupton se nė shtizat pėr flamujt e sotėm, valėvitet njė e vėrtet tjetėr: se mė parė shqiptarėt mund ta shpallin shtetin tė "papėrdorshėm” pėr ata, se sa qė mundet gjyqi kushtetues i Maqedonisė ta shpallė tė papėrdorshėm flamurin e tyre nacional.

    Pėrpara institucioneve tė sotme shtetėrore e publike tė Maqedonisė, ka po aq shtiza sa edhe nė kohėt kur ajo ishte njė nga republikat e Jugosllavisė Socialiste. Por, qėmtoi kanė ndryshuar flamujt qė valėviteshin nė ato shtiza. Gjė tė cilėn kurrsesi nuk e shohin dhe kuptojnė ata qė e pėrbėjnė koalicionin e sotėm qeveritarė, e qė para disa viteve iniciuan vlerėsimin e kushtetutshmėrisė tė ligjit pėr pėrdorimin e flamurit shqiptarė. Dhe, tani kur Gjyqi Kushtetues ua plotėsoi dėshirėn dhe kėrkon qė shqiponja dykrenore tė zbritet nga shtizat pėrpara komunave tė banuara nga shqiptarėt, duan tė dėshmojnė se dikush e keqpėrdorė kėrkesėn e tyre. Dhe mbase edhe dikush “sezonalisht” i (keq)pėrdorė tė drejtat e shqiptarėve, por kjo ndodh edhe shkaku se kėtė ua lejuan partitė shqiptare. Shkaku se shqiptarėt e kėtushėm, tė zhytur nė mosmarrėveshjen me vetveten, lanė shumė hapėsirė qė tė tjerėt tė manipulojnė me mė tė shenjtat qė ka njė popull: gjuhėn, flamurin....

    Maqedonia e sotme, edhe nuk ka nevojė tė shtojė numrin e shtizave pėrpara institucioneve shtetėrore dhe komunale. Ajo ka nevojė qė dikush t’i tregojė se flamujt nuk i valėvitė era, por vetėdija e atyre qė ndjehen mirė nėn flladin e tyre. Andaj, edhe valėvitja e flamurit shqiptarė nuk varet nga ajo se ēfarė ndjenjash krijon ajo tek etnitetit maqedonas, por nga freskia qė valėvitja e tij ua sjellė shqiptarėve tė kėtushėm. Kush nuk e kupton kėtė, nuk e ka lexuar mirė kalendarin e kohės nė tė cilėn jeton. Njėsoj siē nuk e ka kuptuar as urtėsinė se flamujt nuk shprehin vetėm identitetin vetjakė tė atij qė i valėvitė, por edhe marrėdhėniet e ndėrsjella mes grupeve etnike. Sepse, flamuri i hequr me dhunė nga shtiza, do tė thotė dėshtim i plotė i grupit etnik qė ai simbolizon, do tė thotė mposhtje e kundėrshtarit. E nėse ka qarqe tė etnitetit maqedonas, tė cilat flamurin shqiptarė e ndjen si simbol tė “kundėrshtarit “ tė tyre, e jo tė bashkėqytetarėve tė tė njėjtit shtet, atėherė shqiptarėt nuk do kenė asnjė arsye tė mos kenė tė njėjtėn ndjenjė ndaj flamurit shtetėror. Dhe tė bėjnė ēmos qė ai tė hiqet nga shtizat.

    Arsyetimi i Gjyqit Kushtetues se flamuri me shqiponjėn dykrenore na qenka i Shqipėrisė dhe si ti tillė simbolizon shtet tė huaj, mund tė pėrdoret edhe pėr tu ndaluar gjuha shqipe, historia, tradita dhe kultura shqiptare. Sepse dhe ato janė vlera tė njė shteti tjetėr, nuk janė diēka qė u takon vetėm shqiptarėve tė Maqedonisė. Andaj, sikur tė pėrdorej logjika e Gjyqit Kushtetues, shqiptarėt e kėtushėm do duhej tė ē’visheshin nga shumėēka qė i takon Shqipėrisė, qė ėshtė shenj njohėse e shtetit tė tyre amė. Pra, do duhej t’ju ndalohet e kaluara dhe e ardhmja, ashtu siē e kishin tė ndaluar nė Maqedoninė e dikurshme socialiste.

    Se qarqet politike Maqedonase ende nuk e kanė kuptuar se kanė vdekur kohėt kur flamuri shqiptarė lehtė shpallej si “armiqėsorė”, u pa shumė mė herėt: pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006. Atėherė kur mandatari Gruevski u tha hapur shqiptarėve se ata mund tė ėndėrronin edhe ligj pėr zyrtarizimin e gjuhės sė tyre amtare, pra do mund tė ėndėrronin ēka tė donin, e sa tė donin, po do u jepej vetėm aq sa do vendoste koalicioni i tij qeveritarė. Nė ēastin kur shpalosi kėtė strategji tė veten qeverisėse, ai nė tė vėrtetė nuk u shpalli “luftė” ėndrrave shqiptare, por atyre qė ėndėrronin njė Maqedoni stabile. Sepse sikur tė ishte mandatar qė ia donte tė mirėn shtetit qė udhėhiqte, ai do bėnte ēmos qė spari t’i “qetėsojė” shqiptarėt, e pastaj ata tė pėrkatėsisė etnike maqedonase. Pra, do i merrte nė qeveri qė tė dy partitė shqiptare, dhe kėshtu do e priste i qetė edhe zgjidhjen e statusit pėrfundimtarė tė Kosovės. Por, ai kėtė nuk e bėri sepse u mbėshtetė mbi instinktin e vet antishqiptarė, u besoi premtimeve tė kryesuesve tė PDSH-sė se shumė shpjet do e asgjėsonin BDI-nė, e do bėheshin zotėrues edhe tė shtizave edhe tė flamujve. Dhe kėshtu Gruevski e ēoi shtetin rrugės sė kalbjes sė brendshme. Qė do tė thotė se Maqedoninė e sotme mund ta shpėtoj vetėm ndonjė “frigorifer” i akullt perėndimorė. Me ēka edhe do shembet iluzioni se Maqedoninė mund ta shpėtojė anėtarėsimi i saj i ngutshėm nė NATO. Iluzion tė cilin e kultivojnė ata qė nuk e dinė se NATO-ja tė garanton siguri tė jashtme, por nuk ka mekanizma tė pengojė “rrahjen” e fėmijėve brenda nė shtėpi. Sikur ta kishte kėtė mekanizėm, NATO-ja qėmoti do i shpėtonte disa anėtare tė veta nga trazirat e brendshme nė baza etnike.

    Pėrpara institucioneve shtetėrore e komunale tė Maqedonisė, ende ka po aq shtiza sa kishte gjatė ish socializmit Jugosllavė. Dhe ėshtė mirė numri i tyre tė mos ndryshohet. Se bėhet fjalė pėr shtet ku ēdo koalicion qeveritarė i ndėrron flamujt. E sa i pėrket flamujve, shpeshherė ndodhė qė ata tė ndaluarit e dikurshėm tė valėviten si simbole tė demokracisė sė sotme. Apo, ata qė deri dje ishin shenjė e lavdisė sė njė shteti dhe ideologjie, sot tė jenė tė ndaluar e tė papėrdorshėm. Pra, kur bėhet fjalė pėr pėrshtatshmėrinė e flamujve, njeriu duhet t’i pėrmbahet urtisė se ato nuk i valėvit era , por vetėdija njerėzore, se ato valėviten nė shtiza jo atėherė kur i ndalon apo lejon ligji, por nė ēastin kur njė grup, apo njė etnitet, e ndjen se flladi i tij ėshtė ai qė e bėnė tė besoj se nuk ėshtė i mposhtur dhe i pėrbuzur nė shtetin ku jeton, se ėshtė i barabartė me ata qė valėvisin flamurin e tyre.

    Burimi: kmehmeti.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 29-06-2008 mė 10:23

Faqja 3 prej 8 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •