Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72

Tema: Kim Mehmeti

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Kim Mehmeti

    Heroi i betejave tė huaja




    Shkruan: Kim Mehmeti

    Shqiptarėt e pritėn si atė qė duhej t’ua kthejė besimin nė vetvete, qė duhej t’ua shėronte dinjitetin dhe krenarin e lėnduar, si njeri rreth tė cilit do grumbulloheshin tė gjithė ata qė donin tė japin kontributin e vet nė zhvillimin e shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Pra, Arbėr Xhaferi u rikthye nė Tetovė si i gjatėpritur, i cili duhej t’i legjitimojė shqiptarėt e kėtushėm si popull qė ka vlera, edhe pse nuk ishin tė paktė ata qė e dinin se ai kurrė nuk do e braktiste Prishtinėn, sikur atje tė mos ndjehej si peshk i vogėl nė akuariumin pėrplot me peshq tė mėdhenj politik, siē ishin Fehmi Agani i gjeneratės sė vjetėr dhe Veton Surroi i brezit qė vinte. Ai u kthye nė Tetovė me valixhe tė zbrazėta sa i pėrket ndonjė aktiviteti tė mėparshėm politikė, e qė ishte shenjė njohėse e gjeneratės qė u dėshmua nė vitet e tetėdhjeta si mbrojtėse e interesave tė shqiptarėve tė ish – Jugosllavisė. Por, edhe si i tillė, ai ishte i nevojshėm pėr kėto hapėsira tė lėna si arė pa pronarė. Pra, edhe si i tillė, ai asokohe e kishte kuptuar se personalitet bėhen ata qė nė momentin e duhur dinė tė bėjnė veprimin qė do i rreshtojė aty nga mė lehtė do mund t’i kapė objektivi i historisė.

    E nė fillim tė dekadės sė fundit tė shekullit tė njėzetė, Arbėr Xhaferi mirė e kishte vlerėsuar se mė lehtė do e kishte tė bėhet “hero” nė njė hapėsirė “pasive”, siē ishte asokohe shoqėria e shqiptarėve tė Maqedonisė, se sa nė njė Kosovė ku ai gjithmonė do mbetej njė nga te “tė tjerėt”. Andaj, posa e thirrėn qė tė ktheje, ai erdhi nė Tetovė si i ftuari qė mezi kishte pritur t’i kthehet vendlindjes. I porsaardhuri nga Prishtina gjithashtu mirė e kishte vlerėsuar se shqiptarėt e Maqedonisė ishin lodhur nga inferioriteti politik i udhėheqėsve tė tyre partiak, dhe mezi prisnin tė vijė ndonjė prijės i ri qė denjėsisht do qėndrojė ulur pranė rivalėve tė vetė tė etnitetit maqedonas. Kėshtu qė Arbėri e kishte “fronin” e lirė kur arriti nė Maqedoni. Dhe jo vetėm fronin, por shumėēka ishte nė favor tė tij, sepse shqiptarėt e kėtushėm ishin nė “nokdaun” politik, andaj nė “ringun” ndėretnik do mund te shkėlqente cilido “arbėr” qė e dinte ē’ėshtė “arbėria”.

    Pra, nė fillim tė dekadės sė fundit tė shekullit tė njėzet, Arbėr Xhaferi erdhi nė Tetovė si heroi i gjatėpritur. Si i tillė, ai mbase dėshtoi qysh nė fillim kur, nė vend qė tė bėjė atė qė pritej prej tij - tė ruaj unitetin e partisė mė tė madhe tė atėhershme, dhe t’i ribashkoj rrymat e PPD-sė qė grindeshin mes veti – ai shumė shpjet u bė krahė i pėrēarėsve tė kėsaj partie. Gjė e cila i hutoi shqiptarėt e kėtushėm, por i qėndruan mbrapa mbase shkaku se ata qė asokohe ktheheshin nga Prishtina, nuk kishin nevojė tė “japin provimin e atdhetarisė” si ata tė mbeturit kėtu, se vetė ardhja nga Kosova e pėrvuajtur ua kishte dhėnė “licencėn” e atdhetarit dhe patriotit. Dhe kur shqiptarėt dolėn nga hutesa, Arbėr Xhaferi mė kishte harruar pse e kishin thirrur, dhe kishte dalė nė krye tė Partisė pėr Prosperitet Demokratik tė Shqiptarėve. Parti e cila do udhėhiqet nga ai, por mbase do mbetet pronė private e nėnkryetarit tė saj edhe nė vitet e mėvonshme kur do e ndėrrojė emrin nė PDSH. Dhe siē duket, nė kėtė “kompani aksionarėsh” qė e kontrollonte nėnkryetari i kėsaj partie, Arbėr Xhaferit qysh nė fillim i ishte caktua roli i “aksionarit” qė kishte pėr detyrė t’u jep legjitimitet dhe shpjegim “atdhetarė” veprimeve tė njė grupi njerėzish, tė cilėve askush nuk u kishte treguar se nė politikė ekzistojnė dy rrugė: ajo qė tė ēon drejtė tė mirės kolektive, dhe ajo qė tė ēon drejtė mirėqenies personale. Se ata qė ecin rrugės sė parė janė politikanė, e kėta qė ecin drejtė profiteve personale quhen manipulues me ndjenjat kolektive. Kėshtu qė Arbėr Xhaferi u bė ombrellė e tė gjithėve nė kėtė parti, e vet ai ndoqi krejt njė rrugė tjetėr: nė Maqedoni vepronte si politikan i heshtur qė nuk dinte ēka bėnin shokėt e tij partiak, e jashtė saj si vlerėsues i rrjedhave politike nė rajon. Me ēka arriti qė papėrgjesinė e vet politike, ta mbulojė me llafazanin joshėse. Mbase kjo i ndodhi edhe shkaku se ai – si edhe shumė tė tjerė – nuk e dinte se profesioni i politikanit dhe i opinionistit tė lirė, janė aq tė largėt sa i futbollistit dhe i publikut. Dhe kėshtu ai u bė vlerėsues i gjithė tė tjerėve dhe harroi ta peshojė vetveten. Harroi se peshorja me tė cilin e masnin shqiptarėt e Maqedonisė, ishte krejt ndryshe nga ajo qė e maste Tirana, se kėtu nuk vlenin analizat gazetareske, por ajo se sa ishte pėrmisuar situata e tyre. Mbase shkaku i kėsaj harrese, partia e tij edhe kurrė nuk arriti tė fitojė zgjedhjet parlamentare nė bllokun partiak shqiptarė.

    Pa dyshim se Arbėr Xhaferi bėri atė qė do mbetet tipare njohėse e shumė politikanėve shqiptarė tė fundshekullit tė njėzet dhe tė dekadės sė par tė mileniumit tė tretė: tė bėhen veprimtarė me pėrmasa mbarėkombėtare, duke mos pasur pas vetes thuajse asnjė rezultat konkret politik aty ku veprojnė. I veshur mjeshtėrish me petkun e llafazanisė dhe i stolisur me diademėn e pakontestueshme tė njė mendimtari tė kthjelltė, i cili nė kohėn e duhur e thotė atė qė dėshiron ta dėgjojnė shqiptarėt nė Tiranė apo nė Prishtinė, ai nė krye tė partisė sillej si bashkėpronarė i cili mezi e kishte kuptuar se emėr i famshėm nė kėto vise bėhet edhe ai qė mė sė shumti e pėrmendin tė paditurit. Dhe pėrderisa Prishtina e njihte “mallin” qė ua kishte kthyer shqiptarėve tė Maqedonisė, nė Tiranė ai shumė shpejtė u bė “strategu me pėrmasa” mbarėshqiptare, tė cilit duhej pa fjalė t’i pėrkuleshin tė gjithė qė kishin emėr e mbiemėr. E Arbėri kėtė e arriti fal njė dhuntie tė cilėn nuk mund t’ia mohojė askush: mjeshtėria t’i pėrdorė mediat, ku edhe nuk paraqitet si veprimtarė aktiv nė politikė, por thuajse ėshtė “vėzhgues” i Kombeve tė Bashkuara qė ka ardhur kėtu sa tė zbardhte realitetin e shoqėrisė shqiptarė. Dhe si i tillė, ai mbase do mbetet ndėr analistėt mė tė mirė tė viteve tė fundit, si vlerėsues se si duhet tė veprojnė shqiptarėt kudo qė janė, por duke ua treguar kėtė pasi qė ata kishin pėrfunduar betejėn politike. Pra, fare nuk ėshtė e pakuptueshme pse Tirana e adhuron, pse Prishtina sillet ndaj tij me mospėrfillje, ndėrsa nga disa mjedise tė shqiptarėve tė Maqedonisė merr kritika. Sepse opinioni i Tiranės atė e vlerėsonte si analist tė spikatur, Prishtina e kujton si “a edhe ai u bė dikushi”, ndėrsa shqiptarėt e Maqedonisė e vlerėsojnė si kryetarė tė njė partie. Andaj, mund tė thuhet se kishte tė drejtė edhe Tirana qė e mbante pėr mendimtarė tė ndritur edhe ata shqiptarė tė Maqedonisė qė e vlerėsonin si politikan tė dėshtuar. Sepse si analistė Arbėr Xhaferi ishte dhe mbeti i pashoq, e si udhėheqės partiak, nuk shkoi mė larg se tek kallaballėku i klubit tė politikanėve shqiptarė, e qė i solli me vete shtrėngata e tranzicionit.

    Sa i pėrket analistit Arbėr Xhaferi, ai arriti t’i mbrojė suksesshėm tė gjitha veprimet e PDSH-sė. Por edhe kėtė e bėnte mė shpesh nė Tiranė, e shumė rrallė nė Shkup. Mjeshtėrinė qė tė shpallė vepėr atdhetare edhe veprimet partiake qė me atdhetarin janė tė largėta sa qielli dhe toka, Xhaferi e dėshmoi edhe kėto ditė kur Tirana ishte e “tronditur” nga lajmi se ai do e braktisė kreun e PDSH-sė. I pyetur nga njė gazetar se “a mund tė bėhet realitet nė Maqedoni qė shqiptarėt tė kenė njė koalicion tė pėrbashkėt, i cili mė pas do tė hynte nė aleancė me ēdo qeveri maqedonase” dhe mos vallė “kjo pėrēarje kaq e madhe, e dėmton ēėshtjen shqiptare?”, Arbėri do pėrgjigjet pastėr e shqip “se duhet tė kemi parasysh argumentin e faktorėve tė ndryshėm qė i cilėsojnė shqiptarėt si rrezik, jo vetėm pėr Maqedoninė, por pėr gjithė rajonin. Ēdo homogjenizim i shqiptarėve nė Maqedoni sidomos tani kur vendoset fati i Kosovės do tė vlerėsohej me dyshim....”. Me ēka definitivisht e morėn veshtė pse ai kurrė nuk kontribuoi pėr bashkėveprim mes partive tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Dhe mė nė fund e kuptuam se pėr ardhmėrinė e Kosovės na qenkan shumė tė dobishme edhe konfliktet fizike parazgjedhore mes pėrkrahėsve tė tė BDI-sė dhe PDSH-sė, nga tė cilat Arbėr Xhaferi kurrė nuk u distancua. Apo se pėrēarjet ndėrpartiake nė Shqipėri dhe nė Prishtinė, nuk na qenkan vetėm kontribut madhor pėr pavarėsinė Kosovės, por edhe dėshmi e paluhatshme pėrpara demokracisė evropiane se nuk kanoset asnjė rrezik nga ndonjė “homogjenizim” i shqiptarėve!? Andaj, rroftė pėrēarja!?

    Por, i tillė ishte, dhe i tillė do mbetet Arbėr Xhaferi: cilindo veprim tė vetin ta shpall si kontribut pėr ēėshtjen mbarėshqiptare. Pra, ishte udhėheqės partiak qė bėnte gjumė nė shtratin politik tė Maqedonisė, e mbulohej me ēarēafėt e endur nga (dis)fati i Kosovės, heshtte nė parlament ku shqiptarėt e paguanin tė fliste, e mbante ligjėrata atdhetare nė Tiranė. I tillė arriti tė mbetet edhe fal mundėsisė qė ia afronin “muskujt” partiak: t’i heshtė tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė qė e pyesnin se cilat janė rezultatet qė i kishte arritur PDSH-ja e tij gjatė bashkėqeverisjes me VMRO-DPMNE-nė.

    Si do qė tė jetė, Arbėr Xhaferi arriti diēka tė pamohueshme: shqiptarėt e Maqedonisė tė kenė njė udhėheqės tė vetin qė do e ēmojė lartė pala e etnitetit maqedonas dikur e deklaruar si antishqiptare – VMRO-DPMNE-ja, dhe qė do e adhurojė Tirana. Nė ndėrkohė, edhe mė tej do mbeten enigma se sa kanė tė drejtė ata qė thonė se PDSH-ja ėshtė fėmijė i ngjizur nė laboratorėt e policisė maqedonase, e sa ata qė pohojnė se prindėrit zyrtarė tė kėsaj partie dihen: nėnė ka partinė e dikurshme mė tė madhe shqiptare – PPD-nė, ndėrsa baba, Sali Berishėn. Shikuar nga ky kėndė, shėrbimet e dikurshme policore kanė mund tė jenė vetėm “inkubatorė” qė kanė ndihmuar rritjen mė tė shpjetė tė “foshnjės” partiake, siē bėnin asokohe edhe me shumė parti tjera tė Maqedonisė, e qė mbanin epitetin “nacionaliste”. E Sali Berisha - me komentet e famshme tė asokohshėm tė ATSH-sė pėr tradhtarėt e PPD-sė - ishte ai qė ia hapi rrugėn drejtė lartėsive politike. Si dhe drejtė pėrēarjeve brenda shqiptarėve tė Maqedonisė qė filluan atėherė, e vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite.

    Ku ta dish, ndoshta Arbėr Xhaferi dhe PDSH-ja e tij edhe nuk mund tė bėnin asgjė mė shumė, pėrpos tė ecin suksesshėm rrugėn qė tė ēon nga kapota e komunizmit e deri te parullat atdhetare. Pra, kryesuesi i PDSH-sė, e drejtoi kėtė partia andej nga ishin katandisur edhe partitė tjera tė shqiptarėve tė Maqedonisė: nėpėr rrugėn e pllakosur me premtime tė mėdha, e tė rrethuar me arsyetime pse ato nuk i realizonin kur bėheshin pjesė e koalicioneve qeveritarė. Arbėr Xhaferi pra, eci rrugės politike qė ėshtė e hapur vetėm nė demokracinė e shoqėrive shqiptare: tė bėsh emėr duke treguar jo ēka ke bėrė, por ē’duhet tė bėjnė tė tjerėt. Prandaj edhe Xheferi mbeti i humbur diku mes politikanit tė dėshtuar dhe analistit tė mrekullueshėm. Apo, mbeti si politikan pa fizionomi tė qartė politike, e me portret tė ndritshėm si opinionist i rėndomtė dhe analizues i betejave tė huaja. E kjo ishte e mundur, sepse vetėm nė shoqėrinė shqiptare mund tė bėhesh i barabartė me Ismail Kadarenė, edhe atė pa e shkruar “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 28-06-2008 mė 13:51 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Postime
    11

    Kim Mehmeti: Ky ėshtė bajraktaro-komunizėm

    Intelektuali i shquar shqiptar nga Maqedonia reagon pėr sulmin e qeverisė




    Intelektuali dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, e ka cilėsuar agresionin e qeverisė ndaj "Top Channel", si shenjė e qartė e bajraktarizmit tė politikės shqiptare, se liria e medias sulmohet pikėrisht nga pėrfaqėsuesit e politikės, qė vjen nga komunizmi, por qė ka veshur kollaret perėndimore. Nė njė intervistė pėr "Shqip", Kim Mehmeti thekson se Shqipėria rrezikohet nga bajraktarokracia...

    Lajmi mė kryesor nga Tirana sot ishte pikėrisht gjoba dhe sulmi i qeverisė ndaj "Top Medias". Si e konsideroni ju kėtė zhvillim?


    Nuk duhet harruar kurrė se ne kemi ende politikanė qė kanė ardhur nga e djeshmja, komunistė dhe vetėm kanė vėnė kravatat e demokracisė. Dhe si tė tillė kėta politikanė, armik mė tė madh kanė mendimin e lirė dhe ajo ndodh kudo nė shoqėrinė shqiptare dhe nė Shqipėri. Por, nė Shqipėri mendoj se mediat kanė arritur njė front tė vetin, qė arrijnė t‘i kundėrvihen sulmit tė demokratėve qė na kanė ardhur nga komunizmi. Nė tė vėrtetė demokracinė kėto e ndėrtojnė me vetėdijen e njė mendėsie ku: gjithēka qė ėshtė kundėr mendimit tim ėshtė dhe armiku im. Nė kėtė drejtim mediave do t‘u duhet kohė tė bindin elitat tona politike se aty ku ndalohet mendimi i lirė nuk mund tė flitet pėr demokraci, aty mund tė flitet vetėm pėr njė diktaturė tė shpėrndarė nė mė shumė parti.


    Mendoni qė qeveria po krijohet si njė model rus, serb, apo venezuelian, ku krerėt politikė shtypin mediat qė raportojnė edhe lajme qė nuk i pėlqejnė...


    Nė tė gjitha shtetet postkomuniste ndodhin gjėra tė tillė. Ēdo pushtetar udhėhiqet me mendimin ose je me mua, ose vdis. Ēdo njeri qė nuk ėshtė me mua ėshtė armik. Prandaj, them qė nė shoqėrinė shqiptare ndodh njė bajrako-komunizėm i ri, i cili ėshtė shpėrndarė nė fise. Ēdo fis qė e merr bajrakun nė dorė urdhėron qė tė gjithė tė mendojnė ashtu. Nė kėtė drejtim mund tė them se nė shoqėrinė shqiptare shkohet edhe mė thellė, sepse kėtu bajraktarokracia ėshtė mė e ashpėr dhe mė e vrazhdė. Nėpėr shoqėri tė tjera ish-komuniste ndodhin gjėra tė ngjashme, por atje sido qė tė jetė lihet njė shfryrje e vogėl, qė tė ketė hapėsirė pėr korrigjim. Ndėrkohė, ndonjė bajraktar i yni kur e merr hapin tė shkatėrrojė mediat, atė nuk e ndal asnjė. Ēfarė kuptimi do tė kishte nėse Shqipėria do tė varej nga njė njeri, nga njė mendim. Begatia e tė menduarit flet pėr tolerancėn e njė shoqėrie. Mosdurimi i mendimit tė lirė tregon se shoqėritė shqiptare nuk i tolerojnė bashkėbiseduesit. Unė do tė jem gjithmonė anti-njėmendėsisė qė e shkatėrron konkurrencėn dhe mendimin e lirė e nuk e lejon atė tė zhvillohet. Mėnyra se si shpallen armiqtė e popullit ėshtė trishtueshme. Sepse nga kjo del se neve kemi mė shumė armiq tė popullit sesa miq. E nėse ėshtė kjo, nuk ka ardhmėri. Pa lirinė e individit, tė flasėsh pėr demokraci, ėshtė njėsoj sikur tė flasėsh pėr komunizmin shumėpartiak.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ClaY_MorE : 28-06-2008 mė 13:51 Arsyeja: Nuk lejohen reklamat!

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Personi i larte permendur
    Eshte : P S I H O P A T
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Postime
    42
    Te Gjithe Ne Jemi Nje Nivel Mi I Larte Se Kim Memeti
    Prandaj Nuk Ja Vlene Ta Komentoni Asnje Shkrim Te Tij

  5. #5
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Hajde hajde !!!
    Nga i nxorret ju keto perfundime se eshte 'psihopat' edhe se 'nuk duhet komentuar shkrimet e tij'?
    More djema sillni kokes dhe vetedijesohuni, te rralle jane intelektualet dhe analistet shqiptare si Kim Mehmeti.
    Po nejse, ju kuptoj juve te PDSH Narodnes se ua ka prishe qejfin me keto analizat per veprimtarine e ish-kryetarit te juaj, heheheee, peshk i vogel tha ne akuariumin e madh te Prishtines na ishte ku far A.XH, i cili cdohere radhiteshte ne grupin e "te tjereve" pffff per mbarre
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    86

    Ikm Hemeti-

    Citim Postuar mė parė nga bOndi_oo7
    Hajde hajde !!!
    Nga i nxorret ju keto perfundime se eshte 'psihopat' edhe se 'nuk duhet komentuar shkrimet e tij'?
    More djema sillni kokes dhe vetedijesohuni, te rralle jane intelektualet dhe analistet shqiptare si Kim Mehmeti.
    Po nejse, ju kuptoj juve te PDSH Narodnes se ua ka prishe qejfin me keto analizat per veprimtarine e ish-kryetarit te juaj, heheheee, peshk i vogel tha ne akuariumin e madh te Prishtines na ishte ku far A.XH, i cili cdohere radhiteshte ne grupin e "te tjereve" pffff per mbarre


    Ku na ha neve xhi mendon analisti Crvenkovskit per c'shtjen e shqiptarve,


    EMBG

    Llafi jot apsolutisht me vend.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 26-07-2007 mė 10:06
    Ballistėt Tetovė

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Me pelqen karakteri dhe guximi qe ka Kimi mirepo me qene me real ne kritikat e tije dmth i pavarur akoma me shume do ishte i pelqyeshem. Tani per momentin luan rolin e analistit politik te BDI-se.

    Kim apo Klerioni cili do jape pergjigje trego pse dhae dorheqje prej postit zavendsdrejtor i TVM ?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    Ballisti Tetove
    Kim apo Klerioni cili do jape pergjigje trego pse dhae dorheqje prej postit zavendsdrejtor i TVM ?
    Metevertet me intereson pergjigja..............

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    ksa gje prej tij

    Citim Postuar mė parė nga valius
    Metevertet me intereson pergjigja..............
    O shqoi jemi po ky jugoslloven ka qene edhe ka mbet vetem se ne nuk e kemi kuptuar me duket ende.
    Kim Mehmeti nuk e ka dite gjuhen shqipe mire deri para nje kohe dhe ka jetuar ne beograd nje kohe te gjate . tash na hiqet si patriot dhe si njohes i rrethanave une nuk e kuptoj a eshte

    -shkrimtar
    -poet
    -gazetar
    -analist
    -politikolog
    -politikan
    -publicit

    a cka eshte ky si tip i Mesise qe i din te gjitha gjerat vetem se kur ju dha detyra konkrete ne TVM e shkaterroi kjete institucion

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-07-2007
    Postime
    42
    Citim Postuar mė parė nga bOndi_oo7
    Hajde hajde !!!
    Nga i nxorret ju keto perfundime se eshte 'psihopat' edhe se 'nuk duhet komentuar shkrimet e tij'?
    More djema sillni kokes dhe vetedijesohuni, te rralle jane intelektualet dhe analistet shqiptare si Kim Mehmeti.
    Po nejse, ju kuptoj juve te PDSH Narodnes se ua ka prishe qejfin me keto analizat per veprimtarine e ish-kryetarit te juaj, heheheee, peshk i vogel tha ne akuariumin e madh te Prishtines na ishte ku far A.XH, i cili cdohere radhiteshte ne grupin e "te tjereve" pffff per mbarre
    nese Arben Xhaferi ka qen peshk i vogel ne akuariumin e madhe te prishtines, tregoni cfar ka qene kim memeti, asgje tjeter pervec nje kal deti qe ka qen debill sa nje Gomar mali

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 22-05-2013, 16:04
  2. Qeveria Shqiptare tallet me luftën dhe veteranët
    Nga Dito nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 10:57
  3. Kim Mehmeti - Analize
    Nga StormAngel nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2005, 14:36
  4. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •