Intervista/ Shkrimtari Kim Mehmeti rrėfen aventurėn televizive
Anila Mema
E ndjenė mungesėn e heshtjes sė dhomės sė tij tė punės. I mungojnė rreshtat e shkruajtura shkujdesur nėpėr blloqet e vogla, edhe rreshtat e gjatė apo vargjet e veprave tė ndryshme, tė cilat i lexonte pėr natė. Tashmė si mbetet mė kohė e lirė pėr to. Publicisti i njohur Kim Mehmeti, sapo ėshtė pozicionuar si nėndrejtor i Televizionit Publik nė Maqedoni. Peripecitė, vėshtirėsitė, zhgėnjimet apo gabimet, i rrėfen tė gjitha nė njė intervistė tė dhėnė pėr gazetėn.
Si vendosėt tė shkonit nė kėtė pozicion tė ri?
Nuk do tė kisha dashur asnjėherė ta bėja njė punė tė tilla, apo tė synoja tė zija njė vend tė tillė nė televizon. Jam njė njeri me shumė ide, por besoj se njė ide e tillė nuk do mė kishte lindur kurrė. Por ndonjėherė njeriu shkon aty ku nuk do, aty ku e ēon fati a rrethanat. Thjeshtė dua tė them se shkuarja ime nė atė televizion, ka tė bėjė me njė obligim timin, miqėsor ndaj Ali Ahmetit. Ishte dėshira e tij e madhe qė mė bėri tė vendos edhe pse u pėrpoqa shumė ta bindja se nuk mund ta pranoja diēka tė tillė dhe se jam nga ata njerėz qė nuk e njoh fare atė media. Donte dhe ishte i sigurt qė unė mund tė bėja diēka pėr atė televizion. Tani ndodhem aty, por, gjithsesi e konsideroj njė nga gabimet mė tė mėdha tė jetės sime. Pasi ky ėshtė njė gabim, i cili vlen pėr njė arsye se nė atė televizion mungojnė tė gjitha standardet e gazetarisė dhe krijon mundėsinė, qė aty tė angazhohen tė gjithė njerėzit e rinj, tė cilėt mund tė fillojnė ēdo gjė nga e para dhe mund tė ripėrtėrihet gjaku gazetaresk. Madje tė vihen disa standarde, tė cilat deri tani nuk kanė ekzistuar. Nė kėtė kontekst, unė jam i gatshėm, qė aty tė angazhohen njerėz tė rinj nga mbarėhapėsira shqiptare, pa lėnė mėnjanė edhe ndihmėn e profesionistėve si dhe atyre jashtė Maqedonisė, pasi kėtu nė Kosovė mediat elekotronike janė shumė tė pazhvilluara.
Thatė "gabim", pėrse?
Ėshtė njė gabim se mbi tė gjitha nuk kam ambicje se nė biografinė time nuk kam peshė tė rėndėsishme drejtorllėqet. Unė luaj qė nė biografinė time tė dominojė ai elementi, Kim Mehmeti, shkrimtar, jo kjo tjetra, qė ėshtė pjesė e jetės pėr tė ekzistuar. Madje, unė shkova aty nga pozita e drejtorit nė pozitėn e nėndrejtorit tė pėrgjithshėm. (Kam qenė drejtor i njė organizate joqeveritare, pastaj unė shkoj nga tė ardhurat mė tė mėdha mujore, nė njė "shtėpi publike", ku paga mujore vonohet tre muaj dhe ėshtė shumė mė e vogėl nga ajo qė e kisha). Normalisht duhet tė jetė e logjikshme. S'besoj se duhet tė ketė ndonjė njeri kaq tė marrė qė tė bėjė diēka tė tillė. Dua tė mbetem undhėheqės i dhomės sime tė punės, ku shkruaj, ku krijoj edhe ajo mė realizon. Kjo ėshtė diēka qė mė lodh dhe mė ka lėnė pasoja nė atė qė unė dua tė bėj.
Ndonjėherė u duket e pabesueshme se aty paraprakisht ēdo parti shqiptare dhe maqedonase, sillte ndonjė zhargon me partizanėt e vetė partiakė, qė u futėn tė luanin rolin e gazetarit. Partia e dikurshme, PDSH-ja e Arbėn Xhaferit, bėri njė partizim tė tmerrshėm nė atė televizion qė unė jam, dhe tani duhet kohė tė dilet nga kjo gjendje. Tė gjitha kėto tė harxhojnė energji, koncentrim, disponim e jetė, tė cilat sė bashku sjellin shumė pak apo fare kėnaqėsi…
Sa ka ndikuar nė letėrsinė tuaj pozicioni juaj i ri?
Ka ndikuar shumė nė letėrsinė time. Ka disa muaj, qė unė nuk merrem me letėrsi, madje, kur pranova tė vij kėtu harrova edhe alfabetin e gjuhės shqipe. Nuk i jam i mėsuar. Thjeshtė, pėr krijuesin, kėto pozicione janė vende, qė lenė shkretėtirė nė punėn e tij apo nė vetėqenien e atij njeriu. Tek unė ka ndikuar shumė, nė atė mėnyrė, qė kėto dy muaj kam harruar shkrim dhe lexim. Mė duket se nuk e njoh Kimin e dikurshėm, qė ēdo mbrėmje lexonte diēka dhe shpesh shkruante ndonjė rresht. Me pak fjalė ėshtė bėrė njė rrėmujė e vėrtetė tek unė, qė nuk mė lejon tė jem ai qė jam nė tė vėrtetė. Besoj se ėshtė bėrė ndonjė rrėmujė edhe aty ku kam shkuar, se njerėzit pėrnjėherė ballafaqohen me disa kėrkesa tė tjera qė i shtroj unė. Dua dhe po mundohem tė sjell nė kėtė televizion shumė profesionalizėm, shumė departizim, dhe shumė depolitizim tė shoqėrisė shqiptare tė Maqedonisė.
Ēfarė reforme keni menduar tė ndėrmerrni nė kėtė televizion?
Ajo qė gjithmonė kam dashur dhe dua tė ndryshoj nė kėtė televizion ėshtė tė sjellim njė frymė tė re. Ne kemi njė rini tė edukueshme, kemi njė rini qė nuk ndihet inferiore pėrpara palės tjetėr maqedonase. Nė atė televizion do t'u jap shansin kėsaj rinie, duke e ditur se nuk i kushtohet asnjėherė hapėsira e takuar. Madje, rinia ėshtė parajsa e kėsaj toke, sė cilės nuk i jepet mundėsia tė rritet, tė hedhė rrėnjėt e veta, dhe atėherė ne e kemi shkatėrruar dhe tė ardhmen e kėtij vendi.
Ēfarė do tė bėje pėr t'u kthyer sėrish te letėrsia?
Shumė shpejt do tė rikthehem te letėrsia. Kurrė nuk e kam parė tė ardhmen time nėpėr funksione tė tilla dhe do tė paguaj kėtė ēmim dhe jam i vetėdijshėm se "letėrsia" do tė mė kuptojė. Mjaft lexoj vetėm procesverbale. Kontrata qė duhen tė nėnshkruhen, kam filluar tė dėgjoj gazin parlamentar, qė kurrė nuk e kam dėgjuar, kam filluar tė lexoj njė letėrsi tjetėr qė kurrė nuk mė ėshtė dashur. Mirėpo tani nuk mundem pa letėrsinė e vėrtetė. Madje, mund tė them se unė jam njeriu i vetėm dhe mė i interesuar qė "Kim Mehmeti", tė jetė jashtė kėtij pozicioni.
Cili ka qenė krijimi juaj i fundit?
Gjėja e fundit qė kisha nė dorė para se tė vija nė kėtė vend ėshtė njė roman, dorėshkrimin e tė cilit e pėrfundova para se tė vija nė kėtė vend. Tashmė, ai roman ėshtė nė fazėn e botimit nė shtėpinė botuese "Dukagjini" nė Pejė, i cili besoj se brenda kėtij viti do tė dalė. Gjithsesi, shkrimi ėshtė ai qė mė realizon. Ndoshta nuk do tė jem aq i dėnuar tė mė vdesin tė gjitha ndjesitė apo fryma krijuese.
Ēfarė keni lexuar sė fundmi?
Romani i fundit, qė unė kam lexuar ėshtė "Lėkura e qenit" nga Fatos Kongoli, por kam lexuar edhe ndonjė gjė tė huaj qė mė ka rėnė nė dorė, sepse ka dy tre muaj qė lexoj vetėm gazeta.
Kush ėshtė Kim Mehmeti
Kim Mehmeti, ka lindur nė vitin 1955 nė fshatin Gėrēec nė afėrsi tė Shkupit, ku edhe jeton. Puna e tij e gjatė si reporter shėnohet nė mjaft revista kulturore, gazeta etj. Ka punuar si reporter i lirė nė gazetėn "Flaka", redaktor i revistės kulturore "Jehona", redaktor i veprimtarisė botuese pranė SHGB "Flaka", koordinator i programit botues pranė Institutit Shoqėri e Hapur. Ka qenė gjithashtu redaktor pėrgjegjės i Rrjetit Alternativ Informativ pėr Maqedoninė dhe drejtor ekzekutiv i Qendrės pėr Mirėkuptim dhe Bashkėpunim Multikulturor nė Shkup. Ėshtė shkrimtar bilingual, i cili pos nė gjuhėn amtare shkruan dhe boton edhe nė gjuhėn maqedonase. Shkruan prozė, tekste publicistike dhe pėrkthen nga gjuha maqedonase nė shqipe, dhe anasjelltas. Deri tani ka botuar mė tepėr se dhjetė libra nga tė cilat veēojmė: Pėrmbledhjet me tregime: "Bolero", "Fati", "Fati i Fatushes", "Fshati pa varreza"… Romanet: "Shtat netė dėnesje" dhe "Fshati i fėmijėve tė mallkuar". Tė gjithė librat e tij janė botuar edhe nė gjuhėn maqedonase. Tregime tė kėtij autori janė pėrkthyer dhe botuar nė gjuhėn franceze, gjermane, angleze, turke, polake, kroate, sllovene. Nė mesin e mė shumė pėrkthimeve nga gjuha shqipe nė gjuhėn maqedonase veēojmė atė tė "Kanunit tė Lek Dukagjinit", qė ėshtė vlerėsuar si njė kontribut i veēantė i tij dhe "Eskili - ky humbės i madh" tė Ismail Kadares.
(Gazeta Panorama,Tirane)
Krijoni Kontakt