Sipas besimit tė krishterė mbi trininė Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė janė tre persona tė tė njėjtės substancė tė cilėt e pėrbėjnė njė Zot tė Vetėm. Dikush me tė drejtė mund tė pyetet tash: nėse Jezusi a.s., qoftė edhe sipas Biblės, e kishte mohuar kategorikisht ēfarėdo atribuimi tė hyjnisė pėr vetveten dhe e kishte cilėsuar Allahun xh.sh. si Perėndinė e Vetėm tė Vėrtetė nė njė mori rastesh, atėherė si u zhvillua apo prej nga u zbulua besimi mbi trininė. Encyclopedia Britannica me tė drejtė pohon:
As fjala Trini, e as ndonjė doktrinė eksplicite si kjo, nuk gjenden nė Dhiatėn e Re, dhe as Jezusi apo ndonjė nga pasuesit e tij nuk kanė pasur ndonjė qėllim qė ta kundėrshtojnė kredon e Dhiatės sė Vjetėr: Dėgjo o Izrael, Zoti, Perėndia ynė ėshtė njė Zot i Vetėm (Ligji i Pėrtėrirė 6:4). Doktrina e trinisė u zhvillua gradualisht gjatė disa shekujve dhe nėpėrmjet shumė kontroversave...
Zhvillimi i besimit mbi trininė u ndikua nga shumė faktorė. Pikė sė pari reflektimet pagane ishin gjigande nė shekujt e parė tė krishterimit. Trualli ku u gdhendėn doktrinat e krishterimit ishte nga tė gjitha anėt njė arenė e fuqishme e veprimeve dhe besėtytnive idhujtare. Janė shumė mirė tė njohura trinitė e besimeve tė vjetra pagane dhe ndikimi i tyre gjatė formimit tė doktrinave tė krishterimit ishte i pashmangshėm. Teologjia e vjetėr egjiptiane e kishte nė thelb besimin mbi njė hyjni tė mistershme tė pėrbėrė nga tre persona: Horus, Osiris dhe Isis; dhe tė mos harrojmė se Aleksandria e Egjiptit ishte njė ndėr vatrat kryesore ku po formėsohej doktrina e krishtere.
Gjithashtu besime pagane mbi hyjni trepjesėshe ishin tė njohura edhe pėr romakėt dhe babilonasit. Edhe filozofėt grekė kishin zhvilluar ide mistike mbi trininė. Platoni me trininė e tij dhe idetė e tjera filozofike ka pasur njė ndikim tė madh nė zhvillimin e idesė pėr Logosin Hyjnor me tė cilin nė fakt fillon Ungjilli sipas Gjonit dhe i cili gjendet nė thelb tė teologjisė sė sotme tė krishterimit. Sdo mend se nga kėtu do tė kenė depėrtuar idetė mbi trininė tek kisha tė shekujve tre dhe katėr pas Krishtit, pasi qė kėto kisha ishin nė kontakte direkte me kėto mėsime.
Nėse e shikojmė nė perspektivė historinė e krishterimit tė hershėm do tė shohim nė mėnyrė tė mrekullueshme se si besimi mbi trininė u ngrit nga asgjėja pėr tu bėrė zyrtarisht njė dogmė themeltare e besimit tė krishterė pėrfundimisht diku nė shekullin e VI pas Krishtit. Pėr shembull sipas kredos Apostolike e cila daton diku rreth vitit 200 pas Krishtit pėrmendet Ati si Perėndia i Vetėm i Vėrtetė dhe pėr Jezusin nuk ėshtė dhėnė as edhe njė shenjė e vetme e hyjnisė. Natyrisht Fryma e Shenjtė as qė ėshtė menduar tė inkorporohet nė ndonjė Hyjni trepjesėshe nė atė kohė. Nėn ndikimin e perandorit pagan Konstantinit nė Koncilin e Nikesė nė vitin 325 pas Krishtit, Jezusi ngritet nė njė qenie tė mistershme tė pafillim dhe pambarim duke u barazuar nė njė mėnyrė me vetė Zotin. Gjurmėt e para tė hyjnizimit tė Frymės sė Shenjtė vendosen bindshėm nė kėtė koncil me kėtė kredo; mirėpo tek nė shekullin e gjashtė me kredon Atanasiane trinia e pėrbėrė nga Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtė gdhendet pėrfundimisht si strumbullar i teologjisė sė krishterė. Edhe pse ky besim po u imponohej me dhunė shumicės sė kishave tė krishtera dhe vazhdoi tė mbijetonte falė forcės sė pushtetit mė sė shumti, numri i kishave tė cilat nuk u pajtuan me kėtė dogmė ishte i madh gjithandej historisė.
Grupe tė hershme tė tė krishterėve Unitarianė si Ebionitėt, Basilidianėt, Kapokratianėt etj kurrė nuk u pajtuan me kėtė cenim tė monoteizmit tė pastėr tė cilin e kishte predikuar Jezusi a.s. Gjithashtu gjatė historisė e deri nė ditėt e sotme vazhduan tė funksionojnė Kisha tė ndryshme Unitariane.
Krahas kėtyre zhvillimeve politike dhe teologjike nė dėm tė besimit tė pastėr monoteist, njė ndikim tė madh nė zhvillimin e trinisė e kishte edhe mosekzistimi i njė forme tė pandryshuar tė shkrimeve tė shenjta. Ungjijtė dhe shkrimet e tjera tė cilat mė vonė do tė cilėsoheshin si kanon i Biblės, kaluan nėpėr disa ndryshime derisa morėn formėn qė e kanė sot. Gjetja e manuskripteve tė shekujve tė hershėm tė krishterimit na e bėn tė ditur nė mėnyrėn mė tė mrekullueshme se si ndikimet teologjike tė kishave tė ndryshme vepronin direkt nė ndryshimin e Biblės me qėllim tė vendosjes sė dogmave tė ndryshme tė cilat Jezusi kurrė nuk i kishte predikuar. Pėr shembull nė disa vende nėpėr Ungjij ku nė manuskriptet e vjetra Ati i drejtohej Jezusit me fjalėt I zgjedhuri im mė vonė kjo u ndryshua nė Biri im. Ndryshime tė tjera bėrė shkrimeve i jepnin Jezusit cilėsi tė cilat i pėrmban vetėm Perėndia. Ruajtja e kėtyre manuskripteve tė vjetra ėshtė njė dėshmi e gjallė se si nėpėrmjet ndryshimeve graduale dhe nganjėherė mjaft tė vogla besimet pagane tė cilat e ngrenė Jezusin nė piedestalin e hyjnisė, po tentohej tė mbėshteteshin edhe nga Shkrimet e Shenjta. Madje nė shkrime futėn duart e tyre njerėz tė pandėrgjegjshėm edhe me pėrmendje eksplicite tė trinisė (Letra 1 e Gjonit 5:7) dhe me shekuj tė tėrė kjo vazhdohej tė konsiderohej si mėsim i frymėzuar nga Zoti.
Njė shembull tjetėr i ndryshimit tė Biblės me qėllim tė ngritjes sė Jezusit nė hyjni dhe tė vendosjes sė besimit mbi trininė ėshtė vargu nga Mateu 28:19: Shkoni pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė. Tė krishterėt pohojnė se gjoja nėpėrmjet kėtyre fjalėve vetė Jezusi e ka predikuar trininė duke e pėrdorur fjalėn emėr nė njėjės dhe duke e pasuar kėtė me pėrmendjen e formulės sė trinisė; e kjo sipas tyre do tė duhej tė nėnkuptonte se Zoti ėshtė NJĖ Perėndi i Vetėm por i pėrbėrė nga TRE persona. Mirėpo nuk ekziston asnjė manuskript nga shekujt e parė tė krishterimit i cili do ta mbėshteste autenticitetin e kėtij vargu kėshtu siē gjendet sot nė shumicėn e Biblave tona. Pėr mė tepėr, gjatė tre shekujve tė parė pas Krishtit sikur edhe deri nė gjysmėn e shekullit tė katėrt ky varg nga etėrit kishtarė si Euzebiusi, Justin Martiri, Origeni, Afratesi etj citohej nė formėn: Dhe shkoni bėni dishepuj nė emrin tim pa e pėrmendur fare pagėzimin ose formulėn e trinisė. Vetėm pas Koncilit tė Nikesė ky varg fillon gjerėsisht tė pėrdoret nė formėn e tanishme duke e pėrmbajtur formulėn trinitariane tė pagėzimit. Kėshtu qė nė njė mori rastesh zbulimi i shkrimeve tė vjetra tė krishtere e vuri nė pah padrejtėsinė e bėrė mėsimeve tė Jezuit.
Ky edhe ishte njėri nga qėllimet kryesore tė dėrgimit tė Profetit Muhamed a.s. nga ana e Allahut xh.sh. nė mėnyrė qė tė rivendosej edhe njė herė pėrfundimisht besimi i pastėr nė njė Zot tė Vetėm dhe si i tillė tė mos ndikohej mė nga besime pagane. Kjo u arrit nėpėrmjet ruajtjes sė Kuranit, Shpalljes sė Fundit dhėnė njerėzimit nga Zoti. Monoteizmi i pastėr ashtu siē ėshtė shpallur dhe ruajtur nė Kuran nuk lė vend mė pėr asnjė mėdyshje lidhur me natyrėn e Perėndisė.
Krijoni Kontakt