Njė Komandant Bizantin i varrosur nė Vlorė
Nga Ilirjan Gjika
Ēdo mėngjes kur dielli ndriēon kreshtėn e Shashicės e ēdo mbrėmje kur ai zbret pas nė Adriatik, ajo qėndron gjithmonė aty, duke mbretėruar e vetme nė heshtjen e saj, qė prishet herė pas here nga erėrat e vakta tė Adriatikut, Jonit, apo Lagunės, tė cilat nuk e prishin aspak qetėsinė e kishės sė manastirit tė Shėn Mėrisė sė Zvėrnecit.
Ndėrkohė gjithēka ėshtė mbuluar tashmė nga tisi I mjegullės qė harresa e kohės e solli edhe kėtu. Ndoshta zoti e di ēka ndodhur nė tė vėrtetė.
Themeluesi i jetės manastiriale ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi nė Egjipt gjatė shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parė tė njerėzve qė jetonin tė veēuar dhe i pėrkushtoheshin vetėm besimit. Kėta njerėz u quajtėn murgj dhe jetonin nė kuvende, nga ku i largoheshin jetės sė pėrditshme dhe kėrkonin nė vetmi paqen dhe qetėsinė. Ata kishin si detyrė kryesore qė ti luteshin zotit sė bashku kurse pjesėn tjetėr tė kohės e kalonin duke ju pėrkushtuar zejeve, shkrimit tė librave, kopjimit tė traktateve, veprimtarive tė tjera, etj.
Pakomi pėrcaktoi edhe rregullat e para tė kėtij shėrbimi siē ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut . Manastiri ėshtė njė institucion I veēantė qė vepron Brenda kishės si organizatė fetare zyrtare. Ai pėrbėhet nga njė objekt nė formė katėrkėndėshi ku nė qendėr tė tij ėshtė vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e njė figure tė Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga njė oborr I gjerė rreth tė cilit janė vendosur njė kishėz mė e vogėl, banesat e murgjėve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndėrtoheshin nė vende tė veēuara, dhe tė mbrojtura larg qendrave tė banuara. Nė ta zhvillohej monakizmi, jeta e murgjeve , qė zyrtarisht nisi nė vitin 471, kur Murgu Italian Benedeto i Norēias formuloi Rregullin e Mjeshtrit, I cili rregulloi veprimtarinė e jetės monastike. Manastiri I parė u ndėrtua nė Kampanjė pranė Napolit prej tij nė vitin 530. Megjithatė Manastiret rrethoheshin nga ndėrtesa dykatėshe dhe mure tė lartė. Ato kishin disa porta por ajo kryesorja ishte e tipit monumental e paisur edhe me kullė fortifikimi.
Njerėzit qė jetonin nė Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona qė nė mėnyrė individuale e kishin braktisur jetėn e pėrditshme dhe I ishin kushtuar kėtij shėrbimi, pėr tė arritur bashkimin me zotin. Nėn drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bėnin njė jetė tė thjeshtė, tė bindur, dhe tė pėrkushtuar. Nė manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse tė veēanta pėr tė sėmuret psiqike. Pranė tyre zhvilloheshin panaire, ndėrsa nė to murgj tė specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Nė rrethana tė tilla nė manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra tė tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit tė VI kjo traditė nisi tė aplikohej edhe nė vendin tonė, duke krijuar traditėn e saj edhe nė rajonin e Vlorės, ku nuk mungonin vendet e pėrshtatshme dhe tė vetmuara pėr ngritjen e manastireve. Tė tilla ka patur nė: Shashicė, Marmiro (Orikum), Dhėrmi, Sazan, apo murgj tė veēuar kanė jetuar nė pjesė tė Karaburunit.
Sipas studjuesit tė saj Pr.Dr. Aleksandėr Meksit kisha e Shėn Mėrisė sė Manastirit tė Zvėrnecit ėshtė e tipit kryq i lirė me kupole. Ajo mbart nė vetvete dy faza ndėrtimi, duke u veēuar nė pjesėn e vjetėr dhe atė tė re. E vjetra pėrbėhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formėn e njė kryqi tė lirė, ku krahet lindore dhe perėndimore janė mė tė gjatė se krahėt jugore dhe veriore. Ai pėrbėhet nga absida, njė protezis gjysmėrrethor dhe diakonikoni. Pjesėn mė tė madhe tė tij e zė tamburi me kupolėn, i cili ėshtė ndėrtuar me gurė e copa tullash tė vendosur me llaē midis tyre. Narteksi ėshtė pjesa tjetėr e ndėrtimit tė vjetėr qė pėrfaqėsohet nga njė zgjatim katėėrkėndor. Ndėrsa pjesa mė e re e kėsaj kishe pėrbėhet nga ekzonarteksi (Portiku)dhe kėmbanorja.
Ekzonarteksi ėshtė ndėrtuar me tė njėjtėn teknike si pjesa e vjetėr e kishės dhe ėshtė shtuar mė vonė. Fasada e tij pėrbėhet nga shtatė harkada tė mbėshtetura nė gjashtė kolona, tė cilat janė ndikim i arkitekture romake nė atė bizantine. Nė pjesėn perėndimore tė kishės ndodhet kėmbanorja, e cila mund tė jetė e tė njėjtės kohė ndėrtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i kėtij objekti ėshtė bėrė nė vitin 2003. Per percaktimin e kohes se ndertimit te kesaj faltore kristiane ekzistojne disa mendime. Studjuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i perket shek XIII-XIV. Ndersa ēifti i studjuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndertimit i perket shek. te X. Kurse nje tjeter studjues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe eshte ndertuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse ēuditerisht brenda kishes ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe nje pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka sherbyer si mbulesa e nje sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose eshte marre nga ndertuesit per tu vendosur ne dyshemene e salles se kishes. Autori Theofan Popa duke ju referuar shenimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet te kete qene i Dukės Argjiro KARANXHAS, i cili u dėrgua nė kėtė rajon nė shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.
Argjiro Karanxha ishte komandant i gardės Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dėrgua nė vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision nė Durrės, i paisur me dy letra. Njėra ishte pėr Joan Komnenin Dukėn e Durrėsit, ndėrsa tjetra ishte pėr parinė e kėtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt kėtij qyteti me qėllim tė dyfishtė. Si fillim ai do tė dorėzonte letrėn e parė, e cila i kėrkonte Dukės Joan, qė tė shkonte nė Kostandinopol, pėr tė dhėnė shpjegime, pasi dyshohej pėr veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qėllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukėn Joan, qė tė kthehej nė Kryeqytet dhe vetė tė merrte kontrollin e Durrėsit. Ndėrkohė qė letra e dytė me tė cilėn Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepėr sekrete. Atė ai do ta pėrdorte nė rast se vėrtetohej fakti se Duka Joan ishte vėrtet komplotist. Atėherė Argjiro Karanxhas do ta pėrdorte kėtė letėr, duke i kėrkuar nė emėr tė Perandorit Parisė sė Durrėsit ndihmė, pėr tė arrestuar Dukėn Joan, qė ishte njėkohėsisht nip i Perandorit. Por nė kėtė mision u pėrdor vetėm letra e parė, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, qė ndodhej nė Filipol tė Bullgarisė. Kėtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e pėrhapura pėr tė nipin ishin tė rremė, e nisi pėrsėri drejt Durrėsit ku e thėrriste detyra. (Burime tregimtare bizantine pėr historinė e Shqipėrisė, shek X-XV, Tiranė 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi qė na jep nė librin e saj Aleksiada (vėll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena pėr misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dėrgua nė Durrės pėr tė marrė drejtimin e kėsaj theme nė vitin 1091. Argjiro duhet tė ketė qėndruar nė Durrės pėr njė periudhė tė shkurtėr pothuajse dy mujore. Pėr fatin e tij nuk dihet gjė se ēndodh mė tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve tė kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon nė librin e tij: Mbishkrime tė kishave tė Shqipėrisė, njė mbishkrim nga Kisha e Manastirit tė Shėn Mėrisė nė Zvėrnec tė Vlorės. Mbishkrimi ndodhet nė dyshemenė e sallės sė kishės mbi njė pllakė varri prej guri gėlqeror tė gjatė 1.87 m e tė gjerė 0.67 m. Ai ėshtė vendosur nė njė fushė tė sheshtė. Pllaka anash ėshtė zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikė, sipėr tė cilave qėndron njė hark. Mbishkrimi pėrbėhet nga 3 rreshta dhe pėrmban kėtė tekst: Kėtu prehet Kondos Karanxhas, burrė fisnik me preardhje prej njė fisi fisnik, degė fisnike. Poshtė mbishkrimit dora e e njė skulptori ka gdhendur me shumė art njė kafkė njeriu, rrethuar prej njė gjarpri e tė kurorėzuar prej dy kockash simbol i cili nuk ėshtė shpjeguar deri mė tani.
Ne librin e tij Kalaja e Kanines dhe shkrime te tjera Eqrem Bej Vlora citon nje kronike anonime normane Breve cronaca normanna. Sipas saj gjate fushates Normane te vitit 1081 Boemundi i Tarentit pasi pushtoi Vloren, rrethoi edhe keshtjellen e Kanines. Njerezit e tij e binden gruan e komandantit bizantin te keshtjelles qe ta eleminonte te shoqin dhe te hapte portat e forteses. Keshtu u veprua dhe gruan tradhtare e shperblyen per kete gje. Por kur ne Vlore zbarkoi Robert Guiskardi, i ati i Boemundit, ngjarjet moren nje tjeter rrjedhe.
Duke degjuar kete ndodhi ai dha urdher qe gruan tradhtare ta burgosnin ne Manastirin e ishullit te Zvernecit. Kete fakt sipas autorit te mesiperm e citon edhe kryepeshkopi i Ohrit Dhimiter Homatjani ne librin e tij Biografi e shkurter, botuar ne vitin 1230. Histori tė tjera qė lidhen me kėtė objekt janė edhe ato qė tregohen pėr Patrikun e Kostandinopojės Shėn Nifonin, i cili kaloi njė periudhė kohe duke shėrbyer kėtu gjatė shekullit tė XV.
Ndėrkohė nė vitin 1932 nė varrezėn e vogėl tė kėtij Manastiri u varros edhe qėndistarja e flamurit kombėtar Marigo Pozio. Por historia me interesante eshte ajo e gjetjes se ketij varri, i cili pas furise ateiste te shkaterrimit te objekteve fetare, qe nisi ne vitin 1967 ishte braktisur dhe askujt nuk i shkonte nder mend se ku mund te ndodhej ai. Nderkohe diku ne mesin e viteve 1980 ne adrese te sesionit te kultures se rrethit te atehershem te Vlores erdhi nje leter. Ate e dergonte nje plak nga Kolonja, i aferm i Marigo Pozios, i cili kembengulte se ne varrezen e ketij manastiri ndodhej varri i Marigose, i cili tek pjesa e poshtme kishte nje kryq hekuri te ngulur ne toke. Nderkaq nisen menjehere kerkimet dhe keshtu u gjend varri i saj, qe sot perben nje tjeter element qe i shton vlerat ketij manastiri.
E Hene, 16 Korrik 2007-gazeta ndryshe
Krijoni Kontakt