Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2007
    Postime
    26

    Nertila Vreto

    Folku shqiptar ėshtė i pashtershėm

    Kėngėtarja e njohur e muzikės popullore tė jugut Nertila Vreto ka nxjerr albumin e saj tė katėrt nė tregun muzikor. Megjithėse fare e re nė moshė Nertila ka realizuar katėr albume tė cilėt janė lanēuar nė tregun muzikor. Njė bashkėpunim me figura tė njohura tė muzikės si: Edmond Zhulali, Arben Duka, Genti Lako, Alban Furtuna, Sokol Marsi etj. Ajo tregon se pėrpiqet tė alternojė nė harmoni shkollėn dhe muzikėn tė cilat nė jetėn e saj tashmė plotėsojnė njėra-tjetrėn. Idhulli i saj i muzikės popullore ėshtė kėngėtarja e njohur e serenatave korēare Eli Fara.Ajo dėshiron qė tė jetė autentike dhe vetvetja nė tregun muzikor. Nertila Vreto shpreh lidhur me kėngėtarėt tė cilėt pėrpunojnė muzikėn e huaj se folku ynė ėshtė mjaft I pasur dhe ėshtė e rendėsishme qė t’a shfrytėzojmė atė.
    -Kėnga “Lala Gjoni”ėshtė njė kėngė shumė e pėlqyer. Si ėshtė realizuar videoklipi i kėsaj kėnge?
    Realizimi i kėtij klipi nė fakt mua mė pėlqen por mund tė bėhej edhe mė mirė. Pėr videoklipin ka ardhur njė plan nga Amerika.
    -Nė tekst ėshtė pėrmendur politika. E pėlqeni ju politikėn?
    Nuk mė pėlqen fare politika por mė pėlqejnė batutat qė bėjnė politikanėt.
    -Kėnga juaj “Eja djalo eja” ėshtė njė kėngė e orkestruar nga Edmond Zhulali dhe tekst tė Arben Dukės. Kjo kėngė ėshtė bėrė hit?
    Kjo kėngė ėshtė realizuar edhe videoklip. Kam gjetur dy nga figurat mė tė njohura tė muzikės dhe jam shumė e kėnaqur nga ky bashkepunim.
    -E juaja ka qenė ideja pėr kėngėn “Eja djalo eja” dhe kė thėrret Nertila Vreto me kėtė kėngė?
    Thjesht i thamė Arben Dukės pėr tė bėrė njė tekst dhe ai pranoi me kėnaqėsi. Gjithė tekstet qė bėn Arbeni janė pėlqyer.
    -Ky ėshtė albumi juaj i katėrt i hedhur nė treg. A mund ta quani tė parin nga popullariteti qė ka fituar?
    Pėr mua ky ėshtė albumi i parė sepse ishte albumi qė goditi nė tregun muzikor. Mendoje se nė kėtė album kam dhėnė maksimumin.
    -Nė kėtė album ju keni bashkėpunuar me shumė emra tė njohur si: Edmond Zhulali, Sokol Marsi, Genti Lako, Alban Furtuna, etj tė cilėt kanė goditur nė tregun muzikor me muzikėn e tyre?
    Kam pasur dėshirė qė tė bashkėpunoja me kėta emra tė shquar tė muzikės sepse doja qė albumi im tė kishte veēantinė e punės sė tyre. Veēantia qė kanė kultivuar kėta muzikantė ėshtė shfaqur edhe nė albumin tim. Ky album nuk ka asnjė kėngė tė njėjtė me tjetrėn pasi janė punuar nga duar tė ndryshme.
    -Pėr sa kohė ėshtė realizuar albumi juaj “Syri yt”?
    Relativisht mė ėshtė dashur shtatė muaj pėr tė realizuar kėtė album. Kam qenė e impenjuar me shkollėn dhe jam shkėputur disi pėr periudha tė shkurtra. Gjithsesi ėshtė realizuar mirė.
    -Titulli i albumit “Syri yt” ndikon nė tregun muzikor dhe nė shijet e publikut. Ka njė mesazh ky titull?
    Kėtė titull ka e vetmja baladė nė kėtė album. Nuk ėshtė kėngė popullore e pėrpunuar si tė tjerat por njė baladė shumė e bukur me tekst tė Arben Dukės.
    -Shumė kėngėtarė tė kėngės popullore kanė nė albumet e tyre njė apo dy balada. Si shpjegohet, janė mė tė pėlqyera baladat tani?
    Jo tė gjithė njerėzit pėlqejnė ahengun dhe tė kėrcejė por kėrkon edhe njė melankoli. Ka shumė kėngėtarė qė e gjejnė veten tek baladat. Beri nė albumin e katėrt unė nuk kisha realizuar balada dhe kjo ishte e para baladė qė bėja unė.
    -Kėngėt e kėtij albumi janė krijime tė reja pėrveē kėngės “Hapi sytė e zezė” qė ėshtė njė kėngė e njohur korēare?
    Po. Ėshtė njė kėngė e Lindita Theodhorit dhe njė kėngė tjetėr “Kolazhi i fundit” me kėngė tė njohura korēare.
    -Ju nuk jeni nga Korēa. Pėrse kėndoni kėngė korēare?
    Unė kam filluar karrierėn time me kėngė korēare. Kam kėnduar nė njė konkurs nė shkollė njė kėngė tė Eli Farės dhe mė pas mė ftuan nė teatrin “Skampa” ku u prita shumė mirė. Ky ishte fillimi i karrierės sime duke pasuar regjistrimi i albumit tim tė parė.
    -Ju studioni njė degė qė nuk ka lidhje me muzikėn. Sa e rėndėsishme ėshtė pėr ju shkolla?
    Ėshtė shumė e rėndėsishme pėr mua sepse jeta tė rezervon gjithmonė tė papritura dhe duhet njė diplomė kudo. Nuk e di nėse do tė kėndojė gjithmonė apo jo. Ėshtė e rėndėsishme pėr mua qė tė diplomohem. Kėnga natyrisht qė nuk do tė shkojė nė plan tė dytė.
    -Janė pengesė pėr njėra-tjetrėn shkolla dhe muzika?
    Jo, aspak. Ato alternojnė njėra-tjetrėn. Kur lodhem nė shkollė dėgjoj kėngėt e mia dhe kur mėrzitem duke dėgjuar kėngė fillojė tė lexojė. I kam pėr zemėr tė dyja dhe nuk mund t’i ndajė. -Gjatė verės kėngėtarėt janė tė angazhuar me koncerte. Sa e angazhuar jeni ju me koncerte? Mė janė bėrė disa ftesa dhe nė fakt jam nė dilemė se kė duhet tė zgjedh prej tyre. Mė pėlqen tė jem sa mė afėr publikut dhe kėshtu do tė jem nė koncerte dhe do tė pranojė shumė ftesa.
    -Ē’ėshtė publiku pėr ju?
    Publiku pėr mua ėshtė gjithēka. Unė kėndojė pėr publikun dhe nėse zhgėnjehem prej tij atėherė do tė jetė fundi pėr mua. Mė pėlqen kur mė admirojnė, adhurojnė dhe kur i pėlqejnė kėngėt e mia.
    -Tė pėlqejnė mė shumė komplimentet apo edhe kritikat?
    Mė pėlqejnė mė shumė vėrejtjet sepse e di qė vėrejtjet mė vlejnė. Nga vėrejtjet unė kuptoj se ku e kam gabimin. Normalisht qė mė pėlqejnė edhe komplimentet por kur janė reale dhe jo fallco.
    -Cili ka qenė konplimenti mė i bukur qė ju kanė bėrė?
    Komplimenti mė i bukur ka qenė krahasimi me Eli Farėn.
    -Sa qendėsi i kushtoni lukut tuaj?
    Njė kėngėtari nuk i mjafton vetėm vokali apo muzika e bukur. Pėr tė qenė sa mė i pėlqyer duhet tė jesh i kompletuar nga tė gjitha, luku, grimi etj. Fotot nė album janė bėrė nga studio “Marex”, grimi ėshtė bėrė nga “Artemis”.
    -Si ėshtė Nertila Vreto nė jetėn e pėrditshme?
    Unė jam shumė e thjeshtė nė jetėn e pėrditshme madje edhe mė e thjeshtė se duhet. Ka ndodhur qė duke mė parė nga ekrani mė kanė cilėsuar si mėndjemadhe por kur kanė arritur tė mė njohin nga afėr kanė ndryshuar mendim. Jam njė tip i qetė edhe i dashur. Dua qė tė kem njė shoqėri tė pastėr. Jam njė njeri pa komplekse. Nuk mė pėlqejnė thashethemet.
    -Keni dėgjuar apo keni pasur ndonjė thashethem pėr veten tuaj?
    Deri tani jo. Por nuk i dihet ndoshta do dali mė vonė diēka por sidoqė tė jetė mua nuk do mė interesojė.
    -Cila ėshtė mė e bukur pėr Nertilėn dita apo nata dhe pse?
    Pėr mua mė e bukur ėshtė dita sepse nata mė frikėson deri diku. Ndoshta tek frika ime pėr natėn ndikon edhe fakti sepse unė jetoi vetėm dhe jam larg familjes sime. Pastaj edhe nata edhe dita kanė bukuritė e veta.
    -Tė pėlqen pavarėsia dhe tė jetoni vetėm?
    Mė pėlqen pavarėsia sepse mė ndihmon qė tė mėsoj tė pėrballem me jetėn. Por familja pėr mua ėshtė gjithēka dhe mė merr malli shumė pėr ta. Kur kam kohė tė lirė shkoj gjithmonė dhe i vizitoi.
    -Kėnga “Valle rrajcės” ėshtė njė kėngė e pėlqyer. Mė fol pak pėr tė ?
    Ėshtė njė kėngė e Arben Dukės me orkestrim tė Genti Lakos. Ėshtė njė kėngė e cila nė zonėn time ėshtė shumė e pėlqyer. Kjo ka qenė vetėm valle por unė mendova qė t’a bėja kėngė.
    -Si mendoni pėr kėngėtarėt shqiptarė tė cilėt pėrpunojnė ose vjedhin kėngė tė huaja ndėrsa ju keni bėrė njė zgjedhje tjetėr?
    Ēdo kėngėtar ka mendimin e vet. Ndoshta mendojnė se duke sjellė njė kėngė e cila ėshtė hit nė vendin e vet do bėhet hit edhe kėtu. Unė mendoj se kjo gjė ka dalė jashtė mode. Ne kemi folkun tonė dhe folku jonė ėshtė shumė i pasur pse tė mos e shfrytėzojmė atė.
    -E interpretoni muzikėn e lehtė?
    Po. E interpretoj dhe mė pėlqen shumė.
    -E ndien konkurencėn Nertila Vreto dhe si pėrballet me tė?
    Ēdo kėngėtarė ka adhuruesit e vet. Unė nuk mund tė marr adhuruesit e njė kėngėtari tjetėr. Publiku pėlqen kėngėt e mia sepse i ka bėrė Nertila. Unė kam kėngėt e mia qė nuk mund t’i bėj njė tjetėr.
    -Ke patur ndonjėherė njė kėngėtarė idhull?
    Padyshim. Pėr mua idhulli ka qenė ėshtė dhe do tė jetė Eli Fara.
    -Ēfarė vlerėson dhe urren mė shumė tek njė njeri?
    Tek njerėzit pėlqej respektin, tė qėnit i thjeshtė dhe njeri mbi tė gjitha pa dalė nga natyra e vet. Urrej hipokrizinė dhe njerėzit qė merren me thashetheme.
    -Me albumin tuaj tė katėrt ju keni arritur mė shumė se me tre tė tjerėt. Si shpjegohet?
    Kjo ėshtė meritė e shtepisė diskografike qe une punoje dhe e bashkėpunėtorėve tė mi nė kėtė album.
    -Keni realizuar njė duet me bilbilin e muzikės sė jugut Petrit Lulo?
    Bashkėpunimi me Petritin ka qenė rastėsi. Ai po realizonte albumin e vet dhe mendoi qė duhet tė bėnte njė duet nė kėtė album dhe unė e zėri im ishim tė pėrshtatshėm.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2007
    Postime
    26
    pershendetje e postova kete interviste marre nga nje gazete e perditshme se mu duk interesante.
    me pelqen shume sidomos kenga e lala gjonit , se ka teme interesante e pershtatur per shqiptaret.

  3. #3
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Citim Postuar mė parė nga beni07
    pershendetje e postova kete interviste marre nga nje gazete e perditshme se mu duk interesante.
    me pelqen shume sidomos kenga e lala gjonit , se ka teme interesante e pershtatur per shqiptaret.
    wow kush paska dhene intervist aman komshija ime ahahahaha

    Sa per informacion kjo goca eshte prej Librazhdi edhe ka me verte kenge shume te bukura edhe ze te mrekullushem
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2007
    Postime
    26
    hani pini dhe kendoni
    sa te jete lala gjoni,
    lum si ju sa mire jetoni
    amerikes ja kaloni.......

    mire e kane se ne shqiperi vetem hane e pine nuk punon njeri.......

  5. #5
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Citim Postuar mė parė nga Michaela
    wow kush paska dhene intervist aman komshija ime ahahahaha

    Sa per informacion kjo goca eshte prej Librazhdi edhe ka me verte kenge shume te bukura edhe ze te mrekullushem
    nertila vreto nga librazhdi????????????????????????????????
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  6. #6
    M1ST3R10Z3 @k47 Maska e Michaela
    Anėtarėsuar
    27-03-2007
    Vendndodhja
    BrEnDa NjE mIsTeRi
    Postime
    487
    Citim Postuar mė parė nga 100% BRUNE-BABY
    nertila vreto nga librazhdi????????????????????????????????
    puro na librazhdi eshte se nu ka vec vlora kengetare te tilla


    ti siper e do te ta beje se e beje kaq per ty:P
    GjERMONE E LOGEL SA NJE GOGEL!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2007
    Postime
    26
    e kam degjuar ne nje interviste te radio dhe tha qe eshte nga librazhdi . i kendon mire te gjitha kenget e jugut se e kam degjuar live ne nje dasem ......

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2007
    Postime
    26
    rrofte e qofte lala gjoni- nertila vreto dhe nazif cela:

    1.mbesa:
    po te flas nga washingtoni,
    si jeni dajo andoni,
    cfare thuhet nga albania,
    punet hallet shoqeria?
    -dajo:
    jemi bere moj mbesolle,
    si fisheku pa kapsolle,
    i bejme punet me karar,
    vec flasim ne celular.

    ref;
    lum e lum sa mire jetoni,
    amerikes ja kaloni,
    hani pini dhe kendoni,
    rrofte e qofte lala gjoni.

    2.
    -mbesa:
    me trego dajo andoni
    si shkoni ne gjitoni,
    me thuaj ndonje thashethem,
    qofte per gra vajza dhe djem.

    dajo:
    s jane fare ne terezi,
    sidomos ky brez i ri,
    gocat gjoja ne shkolle shkojne,
    por ne disko perfundojne.

    ref;
    lum e lum sa mire jetoni,
    amerikes ja kaloni,
    hani pini dhe kendoni,
    rrofte e qofte lala gjoni.
    3.
    mbesa:
    o bo bo gjithe keto ndryshime,
    nga bingot prisni fitime ,
    juve keni pune me mik,
    merreni me politike.

    dajo:
    lere lere moj lanete ,
    cdo fshat qeveri me vete,
    dil o lum e merre det,
    hajt te fala me shendet.

    ref;
    lum e lum sa mire jetoni,
    amerikes ja kaloni,
    hani pini dhe kendoni,
    rrofte e qofte lala gjoni.

    goce harome e gjeta tekstin e lala gjonit , te pershendes ,
    nuk kam adrese tjeter .
    ..........

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anėtarėsuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar mė parė nga beni07
    lanēuar

    pranojė

    lukut

    jetoi

    vizitoi
    Zorret na i nxorren keto gazetare qe s'dine te shkruajne as shqip: ky perdor kohen e shkuar ne vend te se tashmes.Ky perdor veten e trete njejes atehere kur duhet te perdoret veta e pare.Pastaj c'dreqin jane keto huazime?
    Lanēuar?Luk?Pika thuaj.Kush dreqin i redakton keto artikuj?

    Kurse perket kesaj qe mundohet te kendoje...s'kam komente per te.S'eshte kengetare.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mua sme pelqen fare kjo kengetare pfff sdin me kendu cka me thon...,
    Sui generis

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervista me kėngėtarė shqiptarė!
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-05-2007, 21:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •