Duke iu kerkuar ndjese per guximin dhe sinqeritetin , lejomeni tu them;
Ne forum, kam vene re dy ligje qe nuk duhen shkelur, per asnje arsye dhe qe mua me duket e kam shkelur ndonjerin te pakten per te mos thene te dy...ose edhe ligje te tjera .
Ligji i pare:
"Ndalohet me ligj -pa nen- te shkruhet Poezi, e te flitet per letersi.
Ligji i dyte:
"Ndalohet te jesh i sinqerte ne vleresimin qe mund ti besh njerit apo tjetrit Nick-autor, duhet te vleresosh ne baze te vleresimeve te me parshme"
Une po vazhdoj te jem ajo qe kam qene, shkelsia e ligjeve edhe ketu ne forum.
Ishte rastesi ardhja ime ne forum. Qe diten e pare me mbiu nje ide ne lidhje me forumin. (edhe idete jane te ndaluara por megjitheate ndodhi)
Me falni nese une mendoj bindur se -Eshte me drejte te ideojme se sa te idealizojme-
E kam ndjekur keto kohe gjithe forumin dhe te gjithe anetaret.
Pa pretenduar se ato qe mendoj une jane absolute , po e them mendimin tim deri ne fund , ndonese edhe me rezerva.
Per mua ne forum ka tri lloje anetaresh.
1.Letersi dashesit dhe letersi njohesit.
2.Talentet e vertete, dhe te ashtuquajturit nga ana ime poet prozator.
3.Disa te vetquajtur apo te deshiruar te jene poet, por ne kete "disa" ka edhe nga ata qe as nuk e duan, as nuk e njohin e as nuk e eksperimentojne dot letersine.
Te paturit tri lloje brenda nje kalse, apo forumi eshteme se normale, dhe kjo nuk ma zvogelon dashurine per kete forum.
Sepse edhe vete bota njerezore eshte e ndare ne tri shtresa.
(a, e larte. b, e mesme. c, e ulet.)
Thashe pak me lart se kam nje ide....duhet te kemi nje ide, dhe e kemi besoj te gjithe.
Para se te dal tek ajo dua te them . Dime se ne vit kemi me shume se 2000 botime te reja me autore te rinj. Nga te cilet po te mund ti blinim te 2000 librat do te gjenim vetem 200 poezi, qe mund te jene edhe perla, po ama kush i blen dot 2000 libra per 200 poezi???
Pse te mos fillohet nga ky forum nje stil i ri botimesh, per te ruajtur e per te patur nje liber me disa autor te rinj???
Pa guxuar per momentin te them emrat... them se ne kete forum ka me shume se 70 poezi nga 7 autor. Qe mund te nisin te kerkojne nje botim te zgjedhur...te perfaqesuar denjesisht.... te punuar vetem nga anetare te forumit, dhe ta hedhin ne letersi...qe te mbetet jo vetem poezia me e mire dhe mundesia e lexuesit qe ta kete poezine se zgjedhur, pa qene nevoja te bleje 70 libra per 7 poezi.Ose te bleje aq libra sa anetare ka, per te lexuar vetem keto 70 poezi qe jane ne nivelin poetik..ketu ne forum.
Nese kjo lloji antologjie e re do te behej, mund te kerkoje te marre pjese ne konkurset e reja per letersine dhe letraret e rinj kudo qe zhvillohen.
Nga ky forum mund te dale dhe antologjia e dyte. Ajo me me shume autore dhe me me shume poezi.
Me vone ndoshta do te flas per te dyja llojet.
Pra nga ky forum mund te kemi te pakten nga dy libra me poezi te zgjedhur ne cdo dy vjet. Sado ne mode qe eshte bere interneti, libri eshte nje lidhje me letersine dhe nje jetegjatesi qe nuk duhet ti mungoje biblotekave jo vetem kombetare po edhe atyre nderkombetare.
Pse te mos botohen libra me zgjedhje, dhe ne dy gjuhesh???
Une e kam te ideuar me detaje dhe kam shenuar ne bllokun tim nje liste provizore per nje antologji te mundur.
Nuk pretendoj se ne listen time te zgjedhjes kam me shume se 7 ose 9 autor, por jam e bindur se keto bejne nje antologji qe krijon hapsire dhe mundesi jo vetem per emart, por edhe per letersine tone te re, kete me te rene .
Kush duhet dhe kush mund te merret me organizimin e punes.
Pa dashur te them se na u dashka nje redaktor me emer, nje poet qe njihet, etj etj.
Le te jemi me origjinal per qellimin tone te mire.
sot po guxoj te them emrat e atyre qe me duket se kane dhene prova se jane me punetoret dhe me art-letersi dashesit.
Superstar1, Estella, Bel ami. Ndoshta keto te tre dhe ndokush qe une nuk e kujtoj ose nuk e kam pare me vemendje mund te jene dhe nismetaret e nxjerrjes se nje libri-antologji nga ky forum.
Emrat e poeteve nuk po i citoj per disa arsye. QE nuk kane te bejne ne lidhje me mua, por thjeshte qe te mos mbillet ajo qe nuk dua te jete ne kete forum, si psh. xhelozi ndaj njeri tjetrit, urrejtje ndaj meje....ose ndonje poezi nga brari.
Urime te gjitheve . Paci FAT. Mirupafshim.
Tani do jem jashte ketij forumi per ca kohe.....
pershendes ne vecanti...BRARIN....per llojin e vecante te punes qe ben ne emer te idealeve te medha duke u marre me mace te vogla.
Mbetci me shendet!
Respekt nga macia_blu
Krijoni Kontakt