Vetem nje gje se kuptoj...
Simbas ckafit caktohet "Standardi" i nje gjuhe? Ku eshte ekstremi e ku filli?
Cka do te thote "Standard" dhe ne cka bazohet ai term ne percaktimin e vetvetes?
StarCraft
Vetem nje gje se kuptoj...
Simbas ckafit caktohet "Standardi" i nje gjuhe? Ku eshte ekstremi e ku filli?
Cka do te thote "Standard" dhe ne cka bazohet ai term ne percaktimin e vetvetes?
StarCraft
kjo fjale - 'standarde' ne ate konference eshte vetem nje titull diktatorial, se nuk ke cka preke tjeter ne gjuhen shqipe vetem ta mbrojme kete cfare eshte!
Ne realitet, standardizimi i nje gjuhe fillon kur merret per baze dialekti kryesor dhe qe e ndihmojne dialektet tjera sekondare, ne fuqizimin fono-morfologjik te gjuhes se ngritur ne nivel kombetare - si gjuhe kombetare!
Kjo vlen edhe per firmat e kompanite, kur kane mbishkrimin: everseas, all stars, all world... edhepse vet jane vetem disa persona apo vetem nje, qe merret me ate biznes...
Nje fjale qe nuk mundesh me ia gjete prejardhjen, deri edhe tek tingujt e saj, ajo eshte nje gangrene gjuhe, qe vetem levrine lokalisht dhe mbetet si nje bime pa rrenje! Te gjithe ata qe mohojne lashtesine shqiptare-illiro-pellgazgjike, lepijne eshtra te huaj, ne emer te fjales - standarde dhe te - njesuar!
E verteta nuk mund te fshehet metutje!
Po ilirian mire, por une s'kuptoj se njerezit simbas cka e percaktojne standardin kur p.sh. thone "Kjo gjuhe i takon standardit te gjuheve ind-evropiane", ose ose, "Ky automjet eshte i licensuar dhe siguruar simbas standardeve evropiane/amerikane".
Une se kuptoj se cka nenkuptojne "standard" dhe se nga bazohen ne kete term?
Pershendetje,
StarCraft.
...gjuha shqipe behet gjuhe stabndarde, kur dominon vertet, elementi i perbashket i te dy dialekteve: gegenisht e torkerisht, po a eshte vertet, domunues ky element i perbashket?
Standardizimi i gjuhes shqipe nuk behet me njeanshmerine e nje dialekti, por, si gjuhe kombetare standarde, behet kur vertet, dominon elementi i perbashket, qe nuk eshte!
Derisa te dominoj elementi i perbashket i te dy dialekteve tona
nuk paramendohet gjuhe standarde - Shqipja!
Dikush mendon se eshte pune e kryer dhe e paprekshme, por sa do te qendroj keshtu, mbetet te shihet nga gjenerata, e cila do ta bej vertet, gjuhen standarde kombetare shqipe! Perndryshe, do te kemi ne nje te ardhme te afert, dy gjuhe letrare shqipe, ashtu sikurse edhe e kane bere, me gjuhen gjermane, ku Zvicra Qendrore flet dhe shkruan krejtesisht ne dialektin e vet, qe ndryshon nga gjuha gjermane (Hoch Deutsch)! Tash, ne kemi dy dialekte, qe duhet te ngutemi shpejt, ta vejme ne fuqi elementin e perbashket dhe mos tembetet vetem nje theori boshe, kur dihet se cili dialekt dominon ne kete gjuhe'standarde' shqipe! Sa me shume te vonohemi, aq me keq per vet neve dhe per gjuhen tone! Evolucioni i gjuhes ecen shume shpejt dhe do te jete vone, te mblidhet brumi i perbashket
dialektor ne nje gjuhe standarde kombetare shqipe! E kur eshte fjala per te huajt, qe interesohen per shqipen tone, atehere, duhet theksuar mendimin se cilin dialekt, e pranojne tjeret, qe ta mesojne me lehte e me themel Shqipen!
Ne gjuhen tone letrare te njesuar emri Albania, duhej te ishte Alberia, ashtu sikurse kemi - Arbania e Arberia...Duhet konkluduar se pa elementin e gegenishtes, gjuha shqipe kurre nuk do te jete gjuhe standarde! Standardizimi i nje gjuhe nuk behet vetem permes nje elementi dialektor, kur qendrojne disa tjere.
Gegenishtja eshte nje gjuhe ne vete, qe i ofrohet me se shumeti nje gjuhe standarde i.e., ku seciles fjale mundte ia gjejshe ethymologjine a prejardhjen e saj! Gegenishtja eshte krenaria e Shqipes, ajo ishte dardhanishtja qe e flitte antika illire!
Gegenishten e flisnin perendite e Olympit illirian, deri pas ndertimit te Akropolit te Athines, nga "Pellgaset Hyjnore", sic i quante Homeri etj... Dardhanusi ishte i biri i Zeusit, Zojsit-Zotit, fjale qe e kemi edhe sot per emertimin e Mbifuqise!
Sa me shume qe ta njohim Gegenishten, aq me shume e njohim Shqipen dhe pa te nuk ka nje gjuhe standarde shqipe dhe anasjelltas - sa me pak qe ta njohim Gegenishten - aq me pak do te na njeh bota me nje gjuhe standarde i.e. Gegenishtja e Toskerishtja jane dy motra, apo dy atllas qe mbajne Shqipen! Pa njeren Shqipja ecen me kukeza!
Mire, te kuptoj. Por, disi ende e kam me mjegull se cka do te thote fjala "standard", ose me mire se simbas cka-se percaktohet nje standard?
Nuk e kam fjalen per standard gjuhesor tani, por ne opcion me te gjere...
Se isha duke e ndegjuar nje profesor timin para disa viteve, ne lenden e Ekonomise duke folur per Standarded ekonomike, kur papritmaz tha "Ne ketu po folim per standarded ekonomike dhe politikat standarde monetare, por nga bazohen keta njerez qe e quajne kete "standarde"?
Me pat munduar qe atehere...
Te pershendes dhe kerkoj falje per ndoshta dalje nga tema.
StarCraft.
Faleminderit Ilirian!
Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
perplasen nė detin e renkimit pamor,
Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
Heshtja ime u trishtua...
Puhiza
Ornamenti ka mėse tė drejtė nė lidhje me foljet entendre et ecouter. Entendre s'ka vetėm kuptimin e dėgjoj. Kur dikush thotė nė frėngjisht nė shenjė miratimi 'entendu' s'ka kuptimin e dėgjova por e kuptova, kjo ėshtė e qartė ose 'bien entendu' kuptohet qė. Ti e bone si ajo zonja tek 'Karnavalet e Korēės' qė thotė : 'ē'ma ngatėrroj ēupėn kjo shqipja e flamosur'. Tani ti meqė e zotėroke kaq mirė frėngjishten mi pėrkthe pak tė lutem dhe m'a bėj dallimin midis tezes dhe hallės, dajės dhe xhajės, vjerrės dhe njerkės ose mė pėrkthe fjalėt krushk, baxhanak nė frėngjisht. Sot po e le me kaq, herės tjetėr po deshe do tė sjell me dhjetra fjalė qė ekzistojnė nė shqip dhe qė nuk kanė ekuivalent nė gjuhėn e pasur frėnge
P.S Shpjegimi sipas dictionnaire Hachette
Entendre : Percevoir le sens de, saisir par l'intelligence, comprendre. Il n'entendra pas ces subtilités.
Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes
Calvero pershendetje!
Po fjala "baxhanak" sikur eshte huazim i shqipes nga turqishtja apo jo? Cili eshte ekuivalenti i "Baxhanak" ne shqip?
Ilirian.
Sugjeron qe duhet perdorur fjala "Kallnor" per muajin "Janar". Si sugjerim mua me duket i drejte qe emrat e muajve te futen ne gjuhen shqipe ne emertimin shqip dhe tu largohemi emertimeve te huazuara nga gjuhet latine apo greqishtja, por per fjalen "Kallnor" kam nje rezerve.
Ne perkthimin ne shqipen e re te nje fragmenti te "Mesharit" te Gjon Buzukut ( 1555) - e kemi bere ne oren e letersise ne 8-vjecare, Buzuku perdor fjalen "Kallnduer" per te percaktuar muajin dhjetor. Me qe muajt janar dhe dhjetor jane shume afer me njeri tjetrin, a ka mundesi qe personi i cili pershtati shqipen e Gjon Buzukut ne shqipen e sotme te kete bere gabim ne percaktimin e muajit? Ose ju jeni 100% i sigurt se muaji Janar duhet quajtur Kallnor?
Me respekt Toro.
"Who is John Galt?"
Toro
Nuk e di me thėnė tė drejtėn se nga vjen fjala baxhanak, po ē'rėndėsi ka ne e pėrdorim atė nė gjuhėn shqipe. Pastaj do marrim dhe ne fjalė nga tė tjerėt, mjaft i kemi dhėnė
Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes
Siara
Po qe se ke hasur probleme nė pėrkthimin e frėngjishtes lidhu me mu dhe me Ornamentin 'mjeshtrat' e pėrkthimit (lol).
Ti thua se ėshtė verifikuar teorikisht dhe praktikisht qė fjala korrekte ėshtė "nėntor" dhe jo "nėndor". Asgjė nuk ėshtė verifikuar pėr mendimin tim dhe ky debat mė duket i kotė. Tė dy variantet 'praktikisht' siē thua ti ekzistojnė njėri nė gegėrisht dhe tjetri nė toskėrisht. Tashti 'teorikisht' kur gjuha u njėhėsua pseudolinguistėt tanė e masakruan atė dhe morrėn kryesisht si bazė tė gjuhės zyrtare djalektin tosk. Fjalėt reciproke gege i nxorrėn jashtė ligjit. Kjo ishte njė idiotėsi e paparė ndonjėherė. Prandaj dhe fjala nandor nuk gjendet nė fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe. Gegėrishtja nuk ėshtė njė shtrėmbėrim i toskėrishtes as toskėrishte e folur keq, ajo ėshtė njė variant i shqipes qė ėshtė krijuar dhe ka ekzistuar pamvarėsisht nga toskėrishtja. Tė dy palėt pra kanė tė drejtė dhe tė dyja fjalėt duhet tė ekzistojnė nė fjalor si sinonime tė njėri-tjetrit sepse kėshtu gjuha pasurohet. Mirė do tė ishte qė tė gjithė ne shqiptarėt t'i zotėronim tė dy dialektet dhe tė pėrdornim fjalė nga njeri apo tjetri sipas rastit. Ti meqė jeton nė Francė duhet ta dish se 1500 i thonė 'mille cinq cents' ose 'quinze cents' ose 90 'quatre-vingt-dix' ose 'nonante' nė Belgjikė, folja me u ul 'je m'assois' ose 'je m'assieds' etj etj. Pra francezėt nuk i hedhin poshtė sinonimet qė vijnė si pasojė e pėrdorimit mė parė tė dialekteve tė ndryshme.
Pėrshėndetje Calvero
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Calvero : 28-11-2002 mė 10:34
Anthroopos egenou kai to dustukhes biou ekeithen ellabes
Krijoni Kontakt