Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 121
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Do kemi një president apo zgjedhje të parakohshme?

    Me menyren se si po shkojne bisedimet e grupeve negociatore dhe debatet ne parlament, po konfigurohet qarte se kriza per zgjedhjen e presidentit te Shqiperise do te vazhdoje gjate dhe mund te kete pasoja, te cilat mund te perfundojne me perplasjen e elektoratit me kutite e votimit. Veprojne me njeri - tjetrin sikur te jene njeri i Hamasit dhe tjetri i qeverise Izraelite, si Edi Rama dhe si Sali Berisha, teksa behet fjale per tu takuar. Per hir te se vertetes Edi Rama e ka treguar veten gjate tere vitit te fundit qe jo vetem eshte i veshtire per tu ulur ne menyre demokratike ne tryeze bisedimesh, por edhe e dredh duke nxjere justifikime pas justifikimesh.
    Ju ftoj te shprehni mendimet tuaja nese do te arrije klasa politike shqiptare te zgjedhe nje president pa shkuar ne zgjedhje te parakoheshme? Dihet qe tek ne ndodhin ato gjera qe nuk ka mundur ti llogarise askush dhe kete rradhe eshte situata me e pazberthyeshme. Deri pak dite me pare Berisha dukej konseguent per Topin, por leshoi pe dhe Topi reagoi me nerv. Nano gjithaq dukej konseguent dhe i sigurte ,por dje la te kuptoje se per hir te konsensusit mund te terhiqet. Cfare po gatuhet ne kazanin e shtrigave Makbethiane te politikes shqiptare?

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    situaten aktuale e perkufizoi drejtuesi i nje emisioni ne Top Chanel me nje lapsus qe beri (dhe qe ne fakt vete nuk e kuptoi)

    "Procesi i krizes se zgjedhjes se presidentit" tha i mjeri
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Ore por cfare prisni te dale nga bisedimet Berisha - Rambo. A mund te behet nje bisede normale me nje idiot, psikopat si puna e Rames. Bravo !! e gjetet JO!! Problemi eshte se te shkohet ne zgjedhje t parakohshme tani eshte nje cfilitje dhe harxhim parash plus mungesa e kartave te identitetit do ta bente akoma me te veshtire situaten dhe eshte e padiskutushme fitorja e PD se por thuaj qe nje njeri i lidhur me krimin si mund te doje te kete Bamir Topin President, do te ishte fundi per te. Atij njeriu po i iku Sollaku mbaroi me te gjitha.
    Per mendimin tim Sala do bej gabimin me te madh te pranoj per president njerez nga ata komuniste. Po te jete nevoja ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme ku do ti japi fund nje here e mire kumunistave qe akoma i kemi te pranishem ne shoqeri !! PtUU

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Nuk mund te thuhet se kush do fitoje apo jo sepse nuk jane bere te qarta kerkesat nga te dyja anet aty ku duhet.

    Sidomos PD me ate listen qesharake qe kishte pergatitur me kandidate qe vetem President nuk mund te jene.

    Po muhabeti eshte i gjithi te SISTEMI I DREJTESISE. Ai eshte ne loje ketu. Le te shohim se si do e zgjidhin, edhe pse shoh shume pak vend per konsensus.
    As qe du me dit!

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Do te kete President te ri shqiperia pe dyshim..
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot
    Nuk mund te thuhet se kush do fitoje apo jo sepse nuk jane bere te qarta kerkesat nga te dyja anet aty ku duhet.

    Sidomos PD me ate listen qesharake qe kishte pergatitur me kandidate qe vetem President nuk mund te jene.

    Po muhabeti eshte i gjithi te SISTEMI I DREJTESISE. Ai eshte ne loje ketu. Le te shohim se si do e zgjidhin, edhe pse shoh shume pak vend per konsensus.
    Jo po ishte lista e Komunastave me e mire !!! po rri amon se po na luni menc

  7. #7
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Barlet23
    Jo po ishte lista e Komunastave me e mire !!! po rri amon se po na luni menc
    Ahu, ti qeke 20 vjet mbrapa, blej kalendar te ri cuno.
    As qe du me dit!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2007
    Postime
    26
    Nuk eshte as i ri dhe as i papritur spektakli politik i radhes, megjithese mendohet se diçka mund te jete ndryshe pasi ka zevendesime te figurave kryesore politike. Kjo eshte nje gje e mire pse askush nuk duhet te kete frike nga prova aq me teper kur ajo menaxhohet nga te rinjte edhe pse ata mund te manifestojne nje muskulature ende te palatuar.
    Ajo qe une vazhdoj ende te kem frike eshte grykesia popullore per "politike" aq sa nje dite ka rezik te mos i themi me njeri tjetrit " a je , si je ". Do kisha dashur t'i shikoja njerezit e vendit tim, tjeterlloj, qe te haronin njehere e pergjithmone te djeshmen, te shikonin vertet se nga ç'ane e globit lind dielli i tyre, se koha per te jetuar eshte sot dhe vetem sot, e vetmja baze per te nesermen dhe se te fillosh nga pak te duash veten eshte vetem hapi i pare i lirise prej zgjedhes politike. Mjaft me politike tashme! Edhe ne, njerezit, jemi zgjuar sot!

    Per mendimin tim nuk do te kete zgjedhje te parakohshme por interesa per nje president i cili do te jete objekt vetem per politikanet. A ka rendesi emri i tij ? Nuk besoj.

    Dituri Dizdari

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    He se do zgjidhet ceshtja e presidentit ne moment te fundit. Po te zgjidhej me kohe s'do ua dinim sa "heqin" politikanet! Keshtu na duket se u lodhen duke u munduar te gjejne kompromis. Ufaaaaaa sa inot i kam!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Presidenti, te dielen votohet
    Fatjona Mejdini
    E Shtune, 07 Korrik 2007

    Emri i Presidentit te ardhshem i vendit pritet te votohet diten e diel ne Kuvend. Kreret e partive parlamentare vendosen diten e djeshme qe te gjejne konsensus ne lidhje me emrin e Presidentit te ri te vendit dhe te mos lejojne qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Palet vendosen qe te mblidhen per te diskutuar perseri diten e sotme, ne oren 11:00, ku nepermjet nje tryeze te perbere nga tre kryetare te partive te mazhorances dhe tre kryetare te partive te opozites, mes te cileve dhe Berisha e Rama, per 48 ore me radhe do te negociojne per te arritur ne nje emer te perbashket per kreun e ri te shtetit, qe do te hidhet ne votim diten e diel. Nderkohe qe tryeza e sotme do te jete e perbere serish nga kryetaret e te gjitha partive politike parlamentare, te cilat do te perzgjedhin dhe 6 perfaqesuesit e mazhorances dhe opozites, qe do te vijojne negociatat per arritjen e konsensusit per Presidentin e ri.

    Perreth 2 ore te mbledhur ne sallen e Kryesise se Kuvendit, 12 kreret e partive parlamentare vendosen te ezaurojne raundin e trete te votimit per President diten e diel, duke e shtyre keshtu kete raund kushtetues edhe 48 oret e ardhshme. Me ane te nje deklarate te perbashket per shtyp, kreret e partive parlamentare ben te ditur qendrimin e tyre pas mbledhjes se pare te krereve te partive parlamentare per ceshtjen e Presidentit. Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, lexuan edhe nje deklarate te perbashket per shtyp, ku theksohej disponimi i perfaqesuesve te partive per te zgjidhur ne menyre sa me konsensuale emrin e Presidentit te ardhshem te vendit. Dy perfaqesuesit e tryezes nuk dhane detaje ne lidhje me emrat qe do te paraqese mazhoranca dhe opozita per kreun e ardhshem te shtetit, por theksuan se eshte arritur dakordesia per parimet ne lidhje me nje marreveshje te plote mes forcave politike. “Nuk kemi te bejme me zhvillim negociatash, por kemi te bejme me mbyllje negociatash”, ka thene Skender Gjinushi, direkt pas perfundimit te kesaj tryeze. Po keshtu, Mediu dhe Gjinushi hezituan te tregojne nese keta emra do te jene nga listat fillestare qe palet i paraqiten njera-tjetres, apo do te jene emra te rinj. Koha gjate te ciles Gjinushi dhe Mediu lexuan deklaraten, i sherbeu Kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama, te largohen nga nje dalje tjeter e Kryesise se Kuvendit, per t’i shpetuar ne kete menyre objektivit te kamerave te shumta, qe ishin mbledhur per te ndjekur zhvillimet e tryezes se perbashket te partive. Nderkohe qe ne tryezen e djeshme, ne te cilen nuk jane diskutuar emra kandidatesh, jane hedhur dy propozime te mazhorances, te cilat konsistojne ne percaktimin e kohes limit te mandatit te Prokurorit te Pergjithshem dhe nje reforme e thelle ne KLD. Platforma e ketyre propozimeve do paraqitet sot ne tryezen politike. Me ndermjetesine e negociatorit te PD-se, Astrit Patozi dhe atij te PS-se, Blendi Klosi, palet vendosen te ulen ne kete tryeze, duke premtuar edhe vazhdimin e saj per te zgjedhur keshtu nje emer konsensual per President.

    Deklarata e perbashket e 12 partive parlamentare



    Partite parlamentare te mbledhura diten e sotme, me date 07.06.2007 ne bashkepunim dhe angazhim te plote per te zbatuar dhe respektuar Kushtetuten dhe vullnetin e qytetareve shqiptare, vendosem:

    1. Zgjedhjen me konsensus te Presidentit te Republikes dhe bashkepunim me nje pakete te qarte per reformat e rendesishme qe preokupojne qytetaret shqiptare ne bashkepunim te plote politik me njeri-tjetrin dhe tere partneret tane nderkombetare

    2. Institucionalizimin e nje tryeze te perbashket ne nivelin e kryetareve te partive politike te pozites dhe opozites ne formatin 3 me 3, e cila do te detajoje ne thelb platformen e bashkepunimit per reformat dhe selektimin e kandidaturave per te nxjerre nje President qe i pergjigjet kerkesave te kohes dhe njekohesisht angazhimeve tona per reforma te rendesishme per proceset e integrimit dhe per proceset e rendesishme qe kalon vendi

    3. Diten e diel i rekomandojme Kuvendit te Shqiperise qe te hapet votimi per Presidentin e Republikes.





    kohajone
    #VamosArgentina

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  2. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  3. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •