Shume numer i madh duket dhe rreforme e thelle per nje vend te vogel sii i yni. Por ndoshta 80 nga ata mund te kene qene vertet police te mire, por kjo lloj qethje masive ne forcat e rendit ngre pikepyetje ne lidhje me shkaqet e faktoret qe jane marre ne konsiderate.
Rinohet policia kryeqytetase
E Hene, 16 Korrik 2007
Punesohen 100 studente te Akademise se Policise Arben Zylyftari ne Tirane. Vetem dy jave pasi ne kuader te reformes u liruan nga detyra 800 punonjes policie, sot futen ne radhet e policise se shtetit 100 studente te akademise. Mesohet se te gjithe studentet do te punesohen ne patrullat e pergjithshme ne policine e Tiranes. Burime nga policia e shtetit thane se veprimtaria e studenteve ishte planifikuar me pare. Patrulla e pergjithshme ku do te sherbejne 100 policet e sapodale nga bankat e akademise, eshte nje projekt i iniciuar nga ICITAP. Ne te gjithe Tiranen do te kontrollohen territore nga keto patrulla, qe ka si qellim te jene prane komunitetit, prane lagjeve, per te nderhyre ne cdo moment kur eshte e nevojshme policia, per te nderhyre kunder kundravajtesve dhe kunder cdo shkelesi te ligjit. Sot do te behet edhe ceremonia e pranimit ne policine e Tiranes se 100 policeve te rinj. Burime nga policia thane se 100 studenteve u ishin rezervuar vendet e punes dhe funksioni i tyre kohe me pare, para se reforma te pergatitej. Ata kane permbushur te gjitha kriteret per te qene ne radhet e Policise se Shtetit.
Nje vit me pare, Akademia e Policise ndryshoi menyren e shkollimit per studentet, duke iu referuar akademive te vendeve perendimore. Studentet u trajnuan 20 jave prane Akademise se Policise Arben Zylyftari dhe 20 jave ne terren. Gjate trajnimit baze policor, aplikantet u trajnuan per te permbushur te gjitha detyrat e nje punonjesi policie, duke perfshire patrullimin parandalues, hetimin paraprak te krimeve, kontrollin dhe zbatimin e rregullave te qarkullimit rrugor, policimin ne komunitet dhe zbatimin e strategjive bashkekohore te zbatimit te ligjit. Keshtu, qyshkur fituan te drejten per tu trajnuar 40 jave, 100 studentet pas perfundimit te programit do te caktoheshin si punonjes te Patrulles se Pergjithshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, per pjesen e pare te karrieres se tyre. Patrulla nis diten e sotme, duke startuar edhe karrieren e gjate te policeve te rinj. Te gjithe patrulluesit e rinj kane mbushur kriteret, te cilat u vendosen per te ndjekur 40 jave trajnime. Ata kane kaluar me sukses testin me shkrim, testin fizik, si dhe shume kritere te tjera te vendosura per te veshur uniformen blu. Policet e rinj do te patrullojne ne cdo kohe ne cdo cep te kryeqytetit, me qellim qe ti vijne ne ndihme komunitetit dhe te bejne parandalimet e mundshme te ngjarjeve.
gazeta Korrieri
Krijoni Kontakt