O lali
Mu s'me behet vone se kush vjedh, a Menduhi a Brankoja a Lubcoja a Aliu! Ai qe vjedh - me vjedh mua qe paguaj taksa nga rroga ime, paguaj tatim per energjine elektrike qe harxhoj, paguaj 18 tvsh per cdo sherbim qe marr e cdo prodhim qe blej, paguaj per nje certifikate te lindjes, per nje pasaporte, per nje dokument cfaredo qofte, paguaj une, paguan edhe ti valius, paguan edhe Ballisti Tetove dhe paguajme te gjithe.
Dhe ato para qe i kane vjedhur ata kater me siper qe i permenda (se s'eshte se po mbroj njeri), i kane vjedhur nga UNE, nga ti i nderuar valius, nga Ballisti Tetove, nga te gjithe ne.
Ato para mbase do ishte me mire sikur te ishin investuar ne infrastrukture, qe une ne Tetove te kem asfalt para shtepise sime, te kem uje ne katin tim te trete, te kem rroge me te mire (sepse shteti do ishte me i forte), te kem sherbime me te lira, tatime me te uleta, etj - etj - etj. Edhe ju te gjithe do e donit kete me siguri?! Kush ka probleme me ujin - dikush tjeter ka probleme me dritat, apo jo?! Dikush pret para zyrave te sherbimeve sociale per te marre nje karton jeshil per te shkuar ke doktori, dikush pret para zyrave te punesimit tere diten, dikush pret postierin mos do i sjelle asistencat financiare qe i japin Banka Boterore dhe Organizatat e huaja per te papunet, dikush humb vendin e punes sepse falimenton ndermarrja a fabrika, dikush tjeter humb vendin e punes sepse s'eshte antar i PDSH-se apo i BDI-se.
Sa per te ilustruar rastin, dmth per te ngritur veten nje cik me larte (sepse Ballisti me tha qe kisha rene shume poshte me artikullin e mesiperm), me duhet te permend se ne nje resort turistik privat ne vendin e quajtur Mali i Robit afer Kavajes ne Shqiperi, z. Arben XHAFERI ka shtepi luksoze. Kam qene per nje jave atje dhe e kam patur komshi z. Xhaferi, i cili ka shtepine te ngjitur me z. Surroi, pak me poshte ka Ilir Meten dhe Bashkim Finon, pas shpine ka Aleksander Frangajn dhe Bledi Fevziun. Aty afer ne nje lagje tjeter kane dhe Ismail Kadarene, Inva Mulen dhe Pirro Cakon qe jetojne bashke.
Me tej ne Durres (tashi do ngre akoma me shume veten), ekzistojne nje zinxhir hotelesh e pallatesh e restoranesh me emer ALI BABA apo Haxhi BABA, ose dicka e tille, te cilat jane prone e Ali Ahmetit, i cili duke ndjekur hapat e Thacit, te njejtat prona nuk i ka shkruar ne emer te vet, por ia ka shkruar nipit ose dajes se tij, ku di ca e ka.
Ata qe vjedhin, kushdo qofshin, me demtojne mua valius, te demtojne ty, na demtojne te gjitheve. Ne vend qe me ato para qe ne paguajme taksa te kemi nje ekonomi me te mire, nje infrastrukture me te zhvilluar, nje sherbim me efikas dhe me te lire shendetesor, ne shohim qe me ato para paguhen shtepite luksoze te politikaneve, paguhen makinat e tyre luksoze, shoferet e tyre, kostumet e tyre, pallatet e hotelet e tyre! C'borxh u kemi ne qe t'i mbajme me para. Borxhin e kemi kryer kur iu kemi dhene voten. Tashi ata duhet te paguajne borxhet ndaj nesh - e jo te vjedhin akoma me shume.
Hajt se u zgjata nje cik dhe s'e di ne do keni nerva edhe ta lexoni te teren, dhe per pasoje s'do kuptoni se cfare kam dashur te them.
You get my point?!

Krijoni Kontakt