Si ndodh dhe pse gjërat që na pëlqejnë na ndryshojnë humorin
Kënaqësia, motori që na vë në lëvizje
Ka shumë lloje gjendjesh të këndshme, madje ky përjetim ka zonën e vet të përcaktuar në tru
Kënaqësinë e kemi shijuar në shumë forma
të ndryshme, si koncept e kemi hasur të
shpjeguar në mënyrë filozofike, por edhe të
thjeshtë nga filozofë e teologë të ndryshëm, të
cilët janë munduar ta analizojnë këtë koncept dhe
tek-tuk ndonjëri ka marrë përsipër një përgjegjësi
shumë të madhe: të tregojë mënyrën se si mund
të arrihet kënaqësia e vë rtetë? A ia kanë arritur?
Kënaqësia është diçka që shpjegohet apo përjetohet
pa teori të caktuara nga gjithsecili?
Më sipër përmendëm që është mekanizmi
kryesor për mbijetesën: për të bëhen sforco nga
më të paparashikueshmet. Një çudi, edhe pse e
vërtetë: në arritjen e kënaqësisë bëjnë pjesë edhe
pagesa e taksave.
Çfarë është kënaqësia në të vërtetë? Çfarë
ndodh në mendje dhe në trupin tonë, kur e përjetojmë
këtë ndjesi? Mund të matet kënaqësia?
Kënaqësia e të paguarit
Filozofia i ka shtruar për herë të parë këto çështje
shumë shekuj më parë, duke munduar të japin
përgjigje dhe këshilluar norma të sjelljes morale.
Në vitet e fundit, argumenti lidhur me këtë
çështje ka filluar të bëhet objekt i shumë studimeve
shkencore.
Për sa i përket nivelit biologjik, është mekanizmi
më i rëndësishëm për mbijetesën: na shtyn
që të ushqehemi mirë (ushqimi përbën një
kënaqësi më vete), të mësojmë, të dashurojmë ose
të japim gjithçka tonën në lidhje me një çështje të
caktuar. Bëni një provë me veten: mendoni të bëni
për vete një person, ju bëni diçka që t‘i bini në sy.
A do ta bënit të njëjtën gjë, nëse nuk do të kishte
kompensim më pas? Nga pikëvështrimi shoqëror
është një busull që orienton zgjedhjet tona, jo
vetëm në sensin egoist (sepse altruizmi të jep
kënaqësi të mëdha). Sipas një studimi të realizuar
nga Universiteti i Oregon-it, i cili është publikuar
kohët e fundit në revistën "Shkencë", tregohet se
pagimi i taksave aktivizon zonën cerebrale të
kënaqësisë.
Të bëjmë pyetjen më normale që i takon këtij
shkrimi: Çfarë është kënaqësia? Nuk është e lehtë
ta përcaktosh. Kënaqësia ka shumë "pamje",
duke filluar nga kënaqësia seksuale deri në
soditjen e një vepre arti. Për babanë e
psikologjisë, Zigmund Frojd, kënaqësia është
motori i të gjitha zgjedhjeve dhe përbëhet nga
veprime të ndërmarra instinktivisht.
Nga këndvështrimi evolutiv "kënaqësia është një
karakteristikë që natyra e ka lidhur me përmbushjen
e nevojave primare, të cilat janë të domosdoshme
për mbijetesën", tregon Gaetano Di Chiara, farmakolog
në Universitetin e Cagliarit dhe autor i studimeve
të ndryshme lidhur me këtë temë.
"Është një sistem inteligjent dhe i domosdoshëm,
i krijuar shumë shekuj më parë, për të
lidhur së bashku disa forma si: të ngrënit, të
riprodhuarit dhe garantimi i vazhdimësisë së
specieve", tregon Stefano Canali, filozof në Universitetin
Sapiensa në Romë. Në të njëjtën kohë,
kënaqësia lejon në një farë mënyre pakësimin e
stresit. Studimi i realizuar nga Ann MacLarnon dhe
Stuart Semple nga Universiteti Roehampton në
Londër, ka treguar përfitimet e këtij aktiviteti.
Gjatë eksperimenteve të ndryshme (ata kishin
vëzhguar një grup majmunesh, femra), vunë re se
majmunet, të cilat kalonin të paktën 16 minuta në
një orë pranë shoqëruesve të tyre, kishin nivele
më të ulëta të kortizolit (hormonit të stresit) në
gjak.
Bonusi riprodhues
"Gjithçka ndryshon kur vjen puna te kënaqësia
seksuale, arritja e orgazmës. Nëse kjo gjë provohet
shpesh gjatë një akti, kënaqësitë si seksuale,
fizike, mendore dhe shpirtërore rriten në një
shkallë të lartë", shpjegojnë studiuesit.
Ende nuk ekziston një shkallë për të matur intensitetin
e kënaqësisë. Tentativa e vetme për ta
matur është provuar nga psikologët anglezë, Philip
Snaith dhe Max Hamilton nga Universiteti
Leeds. Sipas këtyre dy studiuesve, testi "Pleasure
scale" (shkalla e kënaqësisë), mat aftësinë e
njerëzve për të provuar kënaqësi jo vetëm në seks,
por edhe kënaqësitë e vogla që të ofron jeta si: të
ushqyerit, të kalosh bukur gjatë një dite me diell
apo një dush relaksues, të pasurit hobi dhe lidhje
me njerëz të ndryshëm. Nëse kënaqësia është e
vështirë të matet, ajo nuk është e vështirë të lokalizohet:
disa zona në tru janë "deleguar" vetëm për
njohjen e kënaqësisë. Kur takohen me të, lëshojnë
disa substanca të caktuara si dopamina dhe endorfina,
substanca të cilat të japin ndjesi mirëqenieje.
Organi i kënaqësisë
Neurologët në Universitetin e Stanfordit kanë
zbuluar se humori provokon një kënaqësi më të madhe
te femrat se sa te meshkujt. Mario Beauregard dhe
Vincent Paquettem nga Universiteti i Montrealit
kanë zbuluar se eksperienca fetare "ndez" zonat e
kënaqësisë në tru. Ata kanë vëzhguar 5 murgesha
dhe kanë arritur në këtë konkluzion. Ndërsa studiuesit
nga Universiteti Udwig-Maximilians nga Munihu
kanë arritur në konkluzionin se blerja e
veshjeve firmë të jep kënaqësi më të madhe se blerja
e një rrobe të bukur, por që nuk është firmato.
Çfarë karakteristikash duhet të ketë një stimul
për të të falur kënaqësi?
"Duhet të prekë ndjesitë, duke aktivizuar sensualitetin
dhe seksualitetin", tregon Francesko
Conrotto, nga shoqëria e psikoanalistëve italianë.
"Kjo mund të ndodhë edhe nëse nuk provokohen
zonat gjenitale: stimulimi mund të përfshijë zona
të ndryshme të organizmit dhe të kënaqësive intelektuale
(si p.sh., dëgjimi i muzikës ose leximi i
një libri). Në këto raste, sensualiteti është në kulm,
vetëm se është i drejtuar nga aktivitete fisnike".
Në kënaqësinë intelektuale, ndjesitë e përfshira
janë të dëgjuarit dhe të shikuarit, të cilat
mund të shkaktojnë emocione të forta te njerëzit
shumë të ndjeshëm (sidomos para një vepre arti).
Kjo quhet "sindroma e Stendalit". "Më tepër se 50
për qind e neuroneve në tru i përgjigjen stimulit
viziv. Nuk është e thënë se stimuli duhet të jetë i ri
për të të shkaktuar kënaqësi. Këtu mund të sjellim
një shembull ilustrativ: puthja p.sh., është
studimi i një kënaqësie, e cila është provuar kur
kemi qenë foshnjë: pirja nga gjiri i nënës, si dhe
më vonë puthja që u japim partnerëve tanë
përditë, përsëritja e së cilës sjell shumë kënaqësi
dhe relaksim", përfundon Lamberto Maffei, drejtues
në Institutin Neuroshkencor në Piza.
gazeta shqip
Krijoni Kontakt