Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Londer. Shqiptarët, luftë te lagjja e Bler

    Shqiptarët, luftë te lagjja e Bler

    Zbulohet gjatë gjyqit përplasja e rrallë me armë pranë shtëpisë së ish-kryeministrit

    Nga Londra/Muhamed Veliu

    Përplasja e dy grupeve rivale shqiptarësh, që vidhin paratë nga automatet e parkingjeve në lagjen ku banonte ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ishte shkaku i përplasjes së mëvonshme me armë mes tyre. Ky fakt është mësuar gjatë procesit gjyqësor, ku Kujtim Spahiu së bashku me Muhamed Mehmetin dhe Lulzim Bicin u akuzuan për vrasjen e Prel Markut dhe tentativë vrasjeje. Mehmeti dhe Bici nuk u gjetën fajtorë ndaj këtyre akuzave. Ndërkohë, dënimi për Kujtim Spahiun, i cilësuar si "gun man" (njeri me armë) ka qenë tejet i rëndë: Burg përjetë me të drejtë apeli vetëm pasi të ketë qëndruar 33 vjet në qeli. Ai ishte i vetmi që u gjet fajtor, por bashkëpunëtorin e tij ende të pakapur, Herland Bilali, duket se e pret i njëjti fat, nëse një ditë do të prangoset nga policia britanike, si bashkautor në vrasjen më 18 tetor 2006, ku shënjestra ishte ndaj kuksianit 31-vjeçar, Petrit Brahaj. Ky i fundit, i konsideruar si dëshmitari kryesor nuk erdhi të dëshmonte në gjykatë. Mësohet se Kujtim Spahiu ushtroi presion mbi dy të arrestuarit e tjerë, duke i kërcënuar. "Po dëshmuat kundër meje, jeni në gjak", u ka thënë ai. Dëshmia e Lulzim Bicit, njërit prej tre të arrestuarve për këtë ngjarje duket se ishte vendimtare. Ai, së bashku me Mehmetin, të akuzuar për vrasje dhe tri tentativa vrasjeje, nuk u konsideruan fajtorë, duke rifituar lirinë në sallën e gjyqit.

    Motivi

    Shkaku i kësaj ngjarjeje, me nivel të lartë dhune, siç e cilësoi gjykatësi David Romford, erdhi si pasojë e një përplasjeje mes dy grupeve rivale që kontrollonin zonat dhe grabisnin automatët e parkingjeve në qendër të Londrës. Brahaj dhe Bilali, çdo natë kur niseshin për "aksione" të tilla, përplaseshin me njëri-tjetrin në qendër të kryeqytetit britanik, kryesisht në Bashkinë Westminster. Përplasja e fundit ndodhi mesnatën e 13 tetorit të një viti më parë, në lagjen "Connaught Square", ku aktualisht banon ish-kryeministri Toni Bler. Fatmirësisht, grupet ishin të paarmatosura atë natë. Bilali nuk do t‘ia falte Brahajt hyrjen në zonën e tij të kontrollit. Ndaj, këtë ai vendosi ta zgjidhë me gjuhën e armëve, pas kundërshtimit të rivalit të tij. Sipas prokurorisë britanike, Herland Bilalit iu deshën vetëm pak minuta (të kryera pas disa telefonatash) të siguronte dy armë, që iu sollën me korrier, te një lokal në rrugën "Edgware". Kur ora shënonte 02:30 minuta e 18 tetorit 2006, Kujtim Spahiu, së bashku me Herland Bilalin hynë në lokalin shqiptar dhe hapën zjarr kundër rivalit të tyre, Petrit Brahaj, cili i shpëtoi sulmit, edhe pse mori tre plumba. I plagosur mbeti edhe një person tjetër, ndërkohë që ata tentuan edhe vrasjen e Musa Rrahmanit, pronar i lokalit, i cili është kthyer në vendtakim për grupet kriminale, të përfshira në grabitjen e automatëve të parkingjeve. Disa ditë më pas, në këtë lokal, policia gjeti një pistoletë, në të cilën u gjetën gjurmët e gishtave të një personi, të identifikuar më vonë si mik i Rrahmanit.

    Gjyqi

    Gjatë procesit gjyqësor është mësuar edhe një fakt tjetër tronditës. Të pranishmit, natën e krimit, u larguan me shpejtësi nga lokali, duke lënë Petrit Brahajn të plagosur, së bashku me një person tjetër, ndërkohë që Prel Marku ndërroi jetë menjëherë, pasi ishte goditur në kokë. "Ishte një akt i ulët. Aspak human në ato momente, ku Petrit Brahajt dhe Agron Gjonit u duhej dhënë ndihma e parë. Më pas, ata që ishin dëshmitarë në këtë ngjarje, gënjyen policinë. Disa nuk erdhën të dëshmojnë në gjykatë, duke fshehur shumë gjëra", tha prokurori Kinch. Policia beson se të gjithë të pranishmit në lokal, më shumë se 10 veta, ishin të inkriminuar. Largimi i tyre shpjegohet me faktin se ata shkuan në shtëpi për të zhdukur provat, që i implikonin në krimin e grabitjes së automatëve, me një vlerë prej 1,5 milionë paund në vit.

    Spahiu thyen rekordin

    Dënimi me burg përjetë për të apeluar vetëm atëherë kur të ketë kryer 33
    vjet burg, e rendit Kujtim Spahiun si shqiptarin që ka për të vuajtur më shumë vite burg mes të gjithë atyre bashkëkombësve të tij të burgosur deri tani në Britaninë
    e Madhe. Deri dje, në top-listën e të dënuarve shqiptarë ishte laçiani Artur Kroni, njohur në Angli si Luan Plakiçi, me 23 vjet burg për trafik prostitucioni, më tej Tasim Axhani, i dënuar 21 vjet burg për kontroll prostitucioni, pasuar nga Shaban Maka, Taulant Merdanaj, Agron Demarku, Flamur Demarku, Emiljan Beqiraj, të
    gjithë të dënuar me nga 18 vjet burg, po për prostitucion.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk hoqe dore nga titujt bombastik ti, edhe habitemi ne shqiptaret me Malltezerat e News 24 dhe lajmeve te tjera qe shpiken lajmin e vjedhjes se ores se Bush-it.

    Para disa ditesh ne mengjes lexova diku nga keto gazetat Amerikane per mafien Italiane ne Amerike. Po si ore nuk kam lexuar kurrkundi te kete ndonje perkthim apo ndonje lajm ne itali, per krimin e italianeve ne Amerike ? Ska, nuk ekzistojne lajme te tilla. Ti do thuash, epo ata jane Amerikane tashme. Jane edhe nuk jane, sepse kur dikush nga ai komunitet behet i famshem Italiani nuk ngurron te mburret me origjinat e tyre.

    Si perfundim, meqe zgjodhe te na tregoc lajme te tilla, te pakten tregoi me profesionalizem, ne vend qe ti pomposh lajme me tituj bombastik se "plasi lufta prane shpise se Blair-it".

    Te shplafte panuklla te shplafte.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ehh Veli velia, si su ngope mo mer burr i dheut?

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    EH muhameti qenka zemruar shume nga zgjedhja e topit president me sa duket!
    sa her qe behet dicka e mir ne shqiperi,gjera te tilla shkruan muhameti per shqiptaret ne angli!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Kur u be ajo "lufta" te lagjia e Blair atje as nuk banonte Toni Blair akoma keshtu qe nuk ishte lagjia e tij.

  6. #6
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga BEHARI
    EH muhameti qenka zemruar shume nga zgjedhja e topit president me sa duket!
    sa her qe behet dicka e mir ne shqiperi,gjera te tilla shkruan muhameti per shqiptaret ne angli!
    ke dale bllof me kete qe thua Behar pasi shkrimi eshte botuar nje dite perpara zgjedhjes se Topit president me votat e blera te 6 socialisteve.
    Tung

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    ke dale bllof me kete qe thua Behar pasi shkrimi eshte botuar nje dite perpara zgjedhjes se Topit president me votat e blera te 6 socialisteve.
    Tung
    Te gjithe e dinin nje dite perpara qe kjo do ndothte.

    Bllof=Ti

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-10-2005
    Postime
    35
    Me ndjenji per frengjishten time Z.Veli po kujt i plasi se ku ndodhi ngjarja ? Afer Blair it , per ketre fakt u dashka te na bej zemra iiiiiiii qyqa te shpia e Blerit apo sepse djemte Shqiptare qe rrahin gjoksin se jane Shqiptare e me bese e Kanun shkojne u hapin trurin njeri tjetrit per ca per te vjedhe ca pound neper parkinge makinash , ti nuk e denon kete akt te ulet , vetem perpiqesh ta besh si lajm i gazetes Hello , nuk u martua njeri po u derdh gjaku i vellezeve dhe bijve te nenave Shqiptare per arsye te ulta , pse nuk u ben thirrje te mos kete me keso lloj rastesh ?

    Dhe te gjithe per prostitucion u arrestuan , u vrane e u prene , te bie ne zemer kur mendon se ky eshte realiteti ne fakt vrasin presin njeri tjetrin per kurvat e rusise dhe te polonise per ca parking meters ne Londer pastaj te mbijetuarit shkojne ne Shqiperi per te blere nje nuse te virgjer , jo se kane moral se keta njerez te tille normalisdht nuk kane me nder se kane shit motrat e tyre per leke kane vrare vellaun po per leke , jo nuk e duan nusen te virgjer per t'ju pershtatur nderit te tyre por se kane frike se mos martojne kurva-prostituta e njeri tjetrit .

  9. #9
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    MUHAMET!
    po pikerisht ai mentaliteti i blerjes se votave nga berisha ,dhe zgjedhja e topit president
    te ka shtyre ty qe te shkruash gjera te tilla!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 21-07-2007 më 11:09

  10. #10
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga elis d
    Me ndjenji per frengjishten time Z.Veli po kujt i plasi se ku ndodhi ngjarja ? Afer Blair it , per ketre fakt u dashka te na bej zemra iiiiiiii qyqa te shpia e Blerit apo sepse djemte Shqiptare qe rrahin gjoksin se jane Shqiptare e me bese e Kanun shkojne u hapin trurin njeri tjetrit per ca per te vjedhe ca pound neper parkinge makinash , ti nuk e denon kete akt te ulet , vetem perpiqesh ta besh si lajm i gazetes Hello , nuk u martua njeri po u derdh gjaku i vellezeve dhe bijve te nenave Shqiptare per arsye te ulta , pse nuk u ben thirrje te mos kete me keso lloj rastesh ?

    Dhe te gjithe per prostitucion u arrestuan , u vrane e u prene , te bie ne zemer kur mendon se ky eshte realiteti ne fakt vrasin presin njeri tjetrin per kurvat e rusise dhe te polonise per ca parking meters ne Londer pastaj te mbijetuarit shkojne ne Shqiperi per te blere nje nuse te virgjer , jo se kane moral se keta njerez te tille normalisdht nuk kane me nder se kane shit motrat e tyre per leke kane vrare vellaun po per leke , jo nuk e duan nusen te virgjer per t'ju pershtatur nderit te tyre por se kane frike se mos martojne kurva-prostituta e njeri tjetrit .

    Elis pajtohem me ato qe thua. Gazetari raporton lajmin. Duhet te dallosh dicka.Ky eshte shrim qe informon per ngjarjen ne te cilin gazetarit nuk i lejohet komenti por vetem raportimi fakteve.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 10:02
  3. Debimi dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarve ne sanxhakun e Nishit
    Nga bela70 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 09-03-2009, 12:35
  4. A e duan shqiptarët bashkimin kombëtar?
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 05-05-2006, 11:56
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeçarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •