Jeta e tij para Islamit
Omer r.a. i pėrkiste familjes Ad nga fisi Kureish. Prejardhja e familjes sė tij, nė gjeneratėn e 8 lidhet me atė tė Profetit a.s. Kunja e tij ishte Ebu Hafsa dhe El-Faruk ishte titulli i tij i vurė nga Profeti a.s. Ai u lind me 583 rreth dyzetė vjetė para Hixhreti. Jeta e hershme e hazreti Omerit nuk njifet nė detale. Nė rininė e tij ai ishte njė luftėtarė, orator i famshėm dhe njeri i guximshėm. Ai ishte njė nga tė paktėt njerėz nė Meke qė dinin shkrim dhe liximin. Kryesisht ai merrej me tregėti. Kur Profetit a.s. i erdhi shpallja dhe i thėrriste njerėzit nė Islam; Omeri ishte armik i pėrbetuar i Islamit dhe i Profetit a.s. dhe nuk ngurronte qė ti dėmtonte muslimanėt dhe Islamin nė ēdo rast.
Pranimi i Islamit nga Omeri r.a.
Ishte viti i 6 i misionit tė Profetit a.s kur Kurejshėt bėnė njė mbledhje pėr tė gjetur njė vullnetar pėr vrasjen e profetit a.s. Omeri e pranoi kėtė detyrė dhe ēdonjeri qė ishte prezent aty thanė se ai ishte tamam pėrsoni pėr atė gjė. Kur ai po ecte drejt rrugės me shpatė nė dorėn e tij ai takoi Sa'd Ebi Vekas i cili e pyeti se ku po shkonte. Omeri i tergoi se po shkonte pėr tė vrarė Profetin a.s. . Gjatė diskutimit nė mes tjerash Sa'di i tha: "Nė fillim kujdesu pėr familjen tėnde, motra dhe kunati juaj kanė pranuar Islamin" Kur dėgjoi kėtė Omeri ndryshoi drejtimin e tij dhe shkoi drejt e tek shtėpia e motrės sė tij. Kur Omeri po i binte derės, ata tė dy ishin duke mėsuar Kuranin e Shenjtė qė jua kishte dhėnė Hazreti Kaba r.a. Motra e tij Fatima kur dėgjoi zėrin e Omerit e friksuar mundohej qė ta fshehte pjesėn e Kuranit qė po lexonte. Kur Omeri hyri nė shtėpi ai menjėherė i pyeti pėr Islamin,dhe e kuptoi qė ata dy me tė vėrtetė kishin pranuar Islamin. Ai filloi qė tė rrifte kunatin e tij,motra e tij ndėrhyri por ai e goditi atė shumė nė fytyrė saqė fytyra e saj u mbulua me gjak. Pas kėsaj Fatimja i tha Omerit "Bėn ēfarė tė duash ne e kemi vendosur qė tė vdesim musliman ". Kur Omeri r.a pa gjakun e motrės sė tij ai ndaloi dhe u ul i turpėruar. Ai e donte Fatimen shumė por nuk mundte ta duronte pranimin e saj tė Islamit. Megjithatė ai i tha Fatimes qė tia tregoje fletėt nė tė cilat ishte i shkruar Kur'ani. Ajo i tha "Ju nuk mund ta prekni atė po mos tė laheni dhe tė pastroheni". Ai lau trupin e tij dhe pastaj lexoi. Ishte fillimi i Sures TAHA (pjesa e 20 e Kur'anit tė Shenjtė ). Kur ai lexoi ajetin : "Vėrtet, vetėm unė jam Allahu, nuk ka zot tjetėr pos Meje, pra Mua mė adhuro dhe fal namazin pėr tė mė kujtuar Mua." Omeri r.a bėrtiti "Sigurisht qė kjo ėshtė Fjala e Allahut. Mė merrni dhe mė qoni tek Muhamedi a.s ". Kur dėgjoi kėtė Hazreti Kaba r.a i cili ishte i fshehur, doli jashtė dhe tha, "O Omer ! Mė vjen mirė pėr ty. Kjo do tė thotė se lutja e Profetit a.s i cili e tha mbrėmė u plotėsua. Ai ju lut Allahut "O Allah, tė lutem forcoje Islamin mė shumė Omer Ibn El-Hattabit ose Omer Ibn Hisham". Omeri pastaj shkoi tek Profeti a.s. Kur e pa Profeti a.s e pyeti: "Omer, ēfarė tė solli kėtu ?" Ai ju pėrgjigj: "Unė kam ardhur kėtu pėr tė pranuar Islamin ". Kur dėgjuan kėtė muslimanėt u kėnaqėn dhe bėrtitėn me gėzim "Allahu Akbar" (Allahu ėshtė mė i madhi) dhe zėri i tyre u dėgjua nė tė gjithė hapsirėn e Mekes. Pranimi i Islamit nga Omeri r.a ishte njė goditje pėr moralin e jobesimtarėve. Abdullah bin Masud ka thėnė :Pranimi i Islamit nga Omeri ishte njė triumf i madh, emigrimi i tij nė Medine njė pėrforcim i fuqishėm dhe ardhja e tij nė Kalifatė ishin tė mira pėr muslimanėt.
Omeri r.a merr titullin El Faruk
Konvertimi i hazreti Omerit r.a. e fuqizoi Islamin. Muslimanėt jetonin me frikėn e jobesimtarėve dhe shumica e tyre e mbanin tė fshehtė besimin e tyre. Muslimanėt tashin ishin tė aftė qė tė falnin namazin publikisht. Kur Hazreti Omeri r.a u bė musliman, ai e deklaroi besimin e tij haptazi para kryetarėve tė kurejshėve.Atėherė ai kėrkoi nga Profeti a.s pėr ta falur namazin nė Qabe. Mbasi mori lejen ai u drejtua me njė pjesė tė muslimanėve pėr atė vėndė. Edhe hazreti Hamzai, i cili kishte pranuar Islamin disa ditė para hazreti Omerit r.a. e udhėheqte njė grup tjetėr. Kur arritėn nė Qabe ata sė bashku falėn namazin. Profeti a.s. e drejtoi pėr herė tė parė namazin haptazi me njė grup kaq tė madh besimtarėsh. Pėr kėtė akt kurajoz dhe tė guximshėm tė hazreti Omerit r.a., Profeti a.s. i dha titullin El Faruk qė do tė thotė ai qė bėnė dallimin nė mes tė drejtės dhe tė gabuarės.
Emigrimi nė Medine
Kur muslimanėt u urdhėruan qė tė migrojnė nė Medine, shumica e tyre e lanė Mekėn fshehurazi, kurse hazreti Omeri r.a. atė e deklaroi haptazi. Ai u armatos dhe shkoi nė qabe, pasi fali namazin ai tha me zė tė lartė: "Unė jam duke emigruar pėr nė Medine. Nė qoftė se ndonjėri don tė mė ndalojė lė tė dalė para. Unė jam i sigurtė se nėna e tij do tė qaj pėr tė." Nuk ishta asnjė njeri nė Meke qė pranoi sfidėn e hazreti Omerit r.a., pastaj ai vazhdoi rrugėn pėr nė Medine.
Shėrbimet e hazreti Omerit r.a. pėr Islam para se tė bėhet Halif
Hazreti Omeri r.a. kishte njė dashuri tė madhe pėr Allahun xh.sh. dhe Profetin a.s.. Ai mori pjesė pothuajse nė tė gjitha luftrat e mėdhaja: nė Bedr, Uhud, Ahzab, Hajber, Huejn etj. Nė ekspeditėn e Tabukut ai dha gjysmėn e pasurisė sė tij pėr hirė tė Allahut. Ai zinte vėndin e dytė mbas hazreti Ebu Bekrit pėr sa i pėrketė sakrificės sė mė sė dashurės pėr hirė tė Allahut xh.sh..
Profeti a.s. gjithashtu e donte shumė atė. Njė herė ai ka thėnė; "Sikur do tė kishte Profet qė do vinte mbas meje ai do tė ishte Omeri." Nė njė hadith tjetėr i transmetuar nga Buhariu, hazreti Ebu Hurejra r.a. tregon se Profeti a.s. ka thėnė: "Nė Beni Israil (Izraelitėt) ndodheshin njerėz tė cilėt nuk ishin profet por flisnin pėr Allahun. Nė qoftė se do tė jetė ndonjėri nga ymeti im sikur ata njerėz, ai do tė jetė Omeri."
Vdekja e Profetit a.s. ishte njė tronditje e madhe pėr tėm, dhe ai s'mund ta besonte atė pėrderisa hazreti Ebu Bekri r.a. ia kujtoi atij ajetin e Kur'anit tė shenjtė. Ai pastaj shkoi nė sallėn e mbledhjkes sė bashku me hazreti Ebu Bekrin r.a. ku njerėzit e Medinės ishin mbledhur pėr tė zgjedhur Halifin e parė. Hazreti Omeri r.a. ishte njeriu i parė qė e la atė detyrė nė dorėn e hazreti Ebu Bekrit r.a. dhe e ndihmoi atė gjatė halifatit tė tij.