Ministri i Rendit Publik dhe truprojat e tij godasin me grushta gazetarin Ilir Babaramo, gjate festes se Partise Socialiste ne pab "Rozafa Palace". Kronika qe irritoi kreun e dikasterit dhe reagimi i televizionit "Vizion Plus": "Eshte padyshim ngjarja me e turpshme, qe nje minister Rendi ka kryer gjate viteve te demokracise shqiptare"
Elton METAJ
Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ka goditur me grushta gazetarin Ilir Babaramo, ndersa socialistet ishin mbledhur mbremjen e se martes per te festuar fitoren ne zgjedhjet vendore. Ne nje ngjarje te pazakonte dhe qe ka shkaktuar reaksionin e mediave televizive gjate dites se djeshme, ministri i Rendit eshte vene ne rolin e nje boksieri per te sqaruar qejfmbetjen me nje kronike te kryeredaktorit te "Vizion Plus", Ilir Babaramo. Sidoqofte vete ministri ka mohuar te kete goditur gazetarin, ndersa ka deklaruar gatishmerine e tij per t'u vene ne dispozicion te prokurorise. Nga ana tjeter, Kryeministri Nano nuk ka reaguar, me gjithe kerkesat e shoqatave te gazetareve per shkarkimin e Luan Rames.
Gjithcka ka nisur pasditen e se martes, me njoftimet gjysem ilegale per festen qe do te organizohej nga shtabi elektoral i Partise Socialiste. Kryeministri Nano, bashkeshortja e tij Xhoana, ministrat, kryebashkiaket e Tiranes e Durresit, Rama e Koka, te zgjedhur ne njesite bashkiake te Tiranes dhe shtabet e tyre elektorale, ishin thirrur per t'iu gezuar fitores ne pab "Rozafa Palace", prane unazes. I gjobitur pak muaj me pare nga organet tatimore me rreth 400 mije dollare per parregullesi, pab-i i njohur kishte pranuar tashme te priste festen socialiste. Nje grup gazetaresh jane ftuar gjithashtu nga drejtuesit e fushates se PS per te qene te pranishem ne feste. Mes te cileve edhe drejtoresha e Informacionit te televizionit "Vizion Plus", Ilva Tare dhe kryeredaktori Ilir Babaramo. Ndersa kane hyre ne ambjentet e pab-it rreth mesnates, Tare dhe Babaramo, kane kaluar prane vendit ku ndodhej ministri i Rendit Publik, Luan Rama. Drejtoresha e Informacionit te "Vizion Plus" eshte ndeshur e para me furine e ministrit te Rendit. Ajo pretendon se eshte ofenduar nga Rama dhe pas saj, pothuajse te njejta fjale, te lidhura me nje kronike kritike te televizionit "Vizion Plus" i jane perseritur edhe Babaramos. Ai ka deklaruar para ministrit te Rendit Publik se eshte autor i kronikes se 22 gushtit, ku Rama cilesohej minister i paafte dhe i deshtuar ne krye te rendit publik. Kjo duket se ka nervozuar shefin e rendit, i cili ka goditur me grusht gazetarin Babaramo. Kerkesa e kryeredaktorit te "Vizion Plus", qe Rama te qetesohej pasi ishte minister i Rendit Publik, ka marre nje tjeter pergjigje grushtuese. Nderhyrja e te ftuarve te tjere, kolegeve gazetare dhe politikaneve te mbledhur per te festuar, i ka dhene fund betejes mes ministrit Rama dhe gazetarit Babaramo, takimit te pare mes tyre prej dites kur ne ekranin e televizionit transmetohej kronika kritike per ministrin e qeverise "Nano". "Prej transmetimit te kronikes ishte hera e pare qe ndodheshim perballe njeri-tjetrit", ka treguar Babaramo per "Korrieri"-n, duke shprehur shqetesimin e tij per veprimin e nje ministri. Nderkohe, "Vizion Plus" ka pretenduar ne deklaraten e djeshme, se Babaramo eshte keqtrajtuar edhe nga truprojat e ministrit Rama, ndersa vete ministri i Rendit Publik ka thene se nuk ka goditur gazetarin e njohur. Mesohet se per cka ndodhi eshte informuar edhe Kryeministri Nano. Megjithate, deri ne oret e mbremjes se djeshme, ndersa zerat per doreheqjen e Rames jane perhapur dendur gjate paradites, reagimi publik i shefit te qeverise ka munguar. Letra e pasdites e ministrit te Rendit per Prokurorin e Pergjithshem ka lene te kuptohet se dicka e tille nuk do te ndodhe. Sidoqofte, reagimi i mediave televizive dhe interesimi i shtypit te shkuar dje ka qene i menjehershem per ngjarjen ne pab "Rozafa Palace". I zgjedhur nga socialistet per te festuar fitoren ne zgjedhjet vendore te se dieles, pab-i duket te kete qene i pafat per ministrin e Rendit Publik. Shoqatat e gazetareve, njerez te njohur te shtypit dhe opozita, kane patur vetem nje kerkese: "Luan Rama te jape doreheqjen". Dhe nese kjo nuk ndodh, shoqatat e gazetareve dhe opozita i kane kerkuar Nanos te reagoje dhe te shkarkoje ministrin e Rendit Publik. Mbetet te shihet nese Rama, i ndodhur tashme nen reagimin dhe presionin e shtypit, do te vendose te lere zyren ne katin e dyte te Ministrise se Rendit Publik per te sqaruar me pas poziten e tij apo do te kembengul, duke deklaruar se nuk ka grushtuar kurre ne jeten e tij.
Krijoni Kontakt