Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256

    Rrugëve të botës

    "Rrugëve të botës"

    Eci rrugëve të botës
    Askush s’më sheh
    Askush s’më flet
    Askush s’më do.

    Mundohem t’i flas dikujt
    Por zemra nuk do
    Mundohem t’i buzëqesh dikujt
    Por fytyra s’më lë.

    Kam nevojë për paqe
    Por paqe nuk ka
    Kam nevojë për dashuri
    Por ajo është shumë larg.

    Çka ndodhur kështu
    Në këtë botë të mallkuar
    Njerëzit, kafshët, bimët
    Çdo gjë ka ndryshuar.

    Nderi ka humbur
    Moral nuk ka më
    Interesi material është rritur
    Nuk më jetohet më.

    Në çdo vend që kaloj
    Aromë të keqe ndiejë kudo
    Kërkoj pakëz liri
    Që këtë jetë si ferr të vërtetë mos t’a shijoj.

    Mundohem të dal
    Nuk di nga t’ia mbaj
    Bërtas me zë të lartë
    Moral pa Zot nuk ka.

    Eci rrugëve të botës
    Askush s’më sheh
    Askush s’më flet
    Askush s’më do.
    Ermal Bega

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2006
    Vendndodhja
    Në zemër të Tiranës (për disa kohë)
    Postime
    256

    Damasku

    ‘Damasku’

    Damask (Sham),
    i mrekullueshëm je,
    me bukurinë tënde,
    me ndriçimin tënd,
    me rrugët e tua,
    me xhamitë madhështore të tuat,
    me personalitetet e mëdha të tuat,
    me historinë tënde,
    me njerëzit e tu,
    me femrat e tua...
    Më ka marrë shumë
    për ty o Sham,
    më ka marrë malli të ndjej aromën tënde,
    tënden o Sham,
    më ka marrë malli për banorët e tu,
    o i mrekullueshmi Sham,
    më ka marrë malli për diturinë tënde,
    o ‘Shami Sherif’,
    më ka marrë malli për femrat e tua,
    për petalen time, o Sham...
    U bëra kohë që nuk e kam ndjerë aromën tënde,
    u bëra kohë pa i shijuar trëndafilishtet e tua,
    u bëra kohë pa i prekur petalet
    u bëra kohë pa të prekur,
    u bëra kohë pa të parë
    u bëra kohë pa të ndjerë...
    Oooh Sham, sa të dua
    me çdo gjë që ke brenda...
    Do të vij përsëri atje,
    më prit, së shpejti, InshaAllah,
    që t’a marr përsëri nektarin tënd,
    dhe dëshiroj, dëshir-oj,
    që të vdes atje,
    pranë teje,
    Të dua,
    Sham...

    Ermal Bega

Tema të Ngjashme

  1. Fillon dhënia e tapive për proçesin e legalizimeve
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 14:36
  3. "Zogu I Zi" Tirane.
    Nga shefqeti11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2007, 02:44
  4. Hapet dosja e rrugëve të zhdukura.
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •