Ne kohet e hereshme (ne paganizem) , njerezit duke pasur njohuri te vogla per shkencen dhe mjekesine c’do gje qe nuk arrinin t’a shpjegonin e mvishnin me besim , magji ,okultizem apo te tjera si keto .Njeriu e konsideronte gjendjen e mire shendetesore si nje gje normale , ndaj nese kjo gjendje cenohej dhe njerezit semureshin kjo vinte si rezultat I mekateve te njeriut dhe e sjelljes se tij karshi perendive .Qe te sheroheshin keto njerez u duhej te shkonin tek shamanet apo prifterinjt pagan sepse vetem zotet ishin ne gjendje te benin gjithecka , prandaj vetem prej tyre vinte sherimi .
Jane herboristet qe me pas u moren edhe per shtriga ata te cilat filluan te hedhin hapat e para ne mjekesi .Permes vezhgimeve dhe studimeve ndonjehere jo shume te mirepritura , filloi te zhvillohet mjekesia , e cila permes verejtjes se simptomave te pergjitheshme ne njerez arrinte te gjente ose te sugjeronte nje kure apo ilac per sherim .Mjeku dhe pancienti nuk ndevepronin ndermjet tyre . Pacienti ishte ai qe duhej pyetur me pak per sherimin e tij sepse I takonte mjekut te merrej me semundjen .Pervec kesaj ideologjie u perhapen me pas edhe mjekesia natyrore ( e cila sygjeronte se te semuret arrinin permiresime ne pranine e diellit, ujit dhe natyres ne pergjithesi ) , per nje fare kohe u perhap edhe magnetizmi / mesmerizmi (qe merrte fillimisht si baze aftesine e magnetit per te terhequr cdo gje dhe si element mistik paraqiste vlera te medha kuruese . Por me vone u zbulua se ishte nje metode sugjestionuese per pacientet e semure te cilet shfaqnin permiresime kur kishin me teper besim se do te sheroheshin ) ,prej ketu hidhen hapat e para ne krijimin e nje Shkence qe arrin t’a bej te ndihet me mire njeriun.Forca qe u jepej te semureve ishte nje plus I madh qe ata te sheroheshin prandaj kjo u shfytezua si ide edhe nga Christian Science (ose me mire te themi nga themeluesja e saj Meri Beker Edi ) .Ne doktrinen e saj ajo thonte se semundja nuk egziston sepse Zoti nuk I sjell te keqen njerezve por eshte vete pacienti i cili eshte I fiksuar se eshte I semure ,ndaj edhe ketij te fundit I duhen hapur syte per realitetin .(Fatkeqesisht kjo doktrine eshte jo logjike po t’I permbahena asaj komplet ashtu sic eshte , sepse nuk pranohet vdekja , mplakja , semundjet dhe gjendjet ne cilet kalon njeriu gjate jetes se vet .por nga ana tjeter permban mesazhin pozitv fetar )Sic e shohim deri ketu edhe keta persona qe kane studiuar permiresimin e gjendjes te pacienteve jane marre per shenjtor, mjek , sharlatane apo magjistar. Po te marrim ndarjen e mjeksise me pskiken mund te themi se ndahet me Froidin , I cili tentoi dhe arriti deri diku te shkeputej nga psikika dhe te merret me argumente apo procese studimore per sjelljen dhe shpirtin njerezor .Si do qofte objekti I studimit mbeti ne dukuri te cuditshme si sonambulizmi , hipnoza , enderrat etj