Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    10 Kërcënimet ndaj Sigurisë së Informacionit

    1. Manovrimet Sociale
    Ky kercenim eshte vleresuar si me i rrezikshmi dhe ndodh kur dikush mundohet te manovroje me 'te kercenuarin'. Per shembull, duhet bere kujdes kur merr nje program falas nga nje person, pasi ky i fundit mund ta kete zhvilluar posacerisht per nderhyrje ne sistemin tend.

    2. Vjedhja e Identitetit
    Problemi nuk eshte se dikush hyri ne sistemin tend dhe te vodhi kartat e kreditit, apo informacione tjera. Problemi me i madh qendron ne faktin se hackeri mund te perdore identitetin tend, duke te te hapur pune.

    3. Trojanet dhe Spyware
    Programet Spyware 'spiunojne' tek te zotet aktivitetin tend gjate punes tende ne kompjuter. Viruset trojane (analogjikisht nga Kali i Trojes), hiqen sikur jane te nevojshem per sistemin tend ose per ty, si perdorues, por qe e cojne sistemin tend ne nje zone programesh spyware. Prandaj, programet Anti-Spyware jane teper te domosdoshme.

    4. Viruset
    Keto programe qendrojne te fshehur apo te heshtur ne sistemin tuaj dhe, pas nje kohe te paracaktuar, fillojne te godasin sistemin. Gjithnje duhet te kesh nje program Anti-Virus te instaluar ne sistemin tend.

    5. Adware
    Programet Adware thjesht shfaqin ne ekran dritare te vogla, te cilat ose te reklamojne ose thjesh monitorojne aktivitetin tend qe nga koha qe shfaqen. Edhe ne kete rast, programet Anti-spyware jane te nevojshme.

    6. Sulmet nga Web-i
    Shpeshhere, web-faqe te ndryshme permbajne kode te posacme per te shfrytezuar shfletuesin dhe sistemin tuaj operativ. Infektimi nga ndonje kod 'i keq' mund te vije thjesht nga vizita e atij web-sajti. Prandaj, rekomandohet qe 'Automatic Updates' ne Windows te jete aktive.

    7. Sulmet nga Hackerat
    Veprimi i hackerave nuk eshte i drejtperdrejte ne shumicen e rasteve. Ata thjesht leshojne nje virus ne rrjet (per shembull, nje Trojan), i cili shperndahet neper kompjutera te pacaktuar eventualisht. Pra, hacker-it i intereson qe virusi i tij te infektoje sisteme te kompjuterave te lidhura ne nje rrjet te caktuar. Ka gjasa teper te vogla qe nje hacker te sulmoje kompjuterin tim (pra, te beje nje sulm te drejtuar apo te paracaktuar). Prandaj, Firewall eshte i rendesishem.

    8. Sulmet Wireless
    Sigurisht, edhe keto sulme jane bere te shpeshta vitet e fundit me integrimin e plote te teknologjise wireless. Sulmet ndodhin kur aparati juaj gjendet ne nje rrjet wireless. Ne kete rast, sigurohu qe te jesh pjese e nje rrjeti me router qe inkurajon enkriptimin.

    9. Emailet me Mashtrime (Phishing)
    Emailiet me yckla pretendojne ta kene origjinen nga web-site te tipit e-bay, PayPal, banka jote, apo te tjera te tilla dhe te ftojne te hysh ne web-sajtet e tyre. Nese hyn, atehere mashtrimi qendron ne vjedhjen e emrit tend te perdoruesit, si dhe te fjalekalimit. Paskesaj, ato perdoren per te te vjedhur. Qofte Internet Explorer 7, qofte Mozilla Firefox 2 kane module te integruara per detektimin e emailieve mashtruese.

    10. Emailet e Padeshiruara (Spam)
    Ne nje pjese te mire te kohes, emailet spam thjesht te bezdisin. Megjithate, ekzistojne emaile te cilat te inkurajojne t'i hapesh. Paskesaj, ato jane te projektuara qe te te infektojne sistemin. Ne shumicen e rasteve, sistemi i emailit qe ju perdorni eshte i pajisur me module per detektimin e emaileve spam. (Kjo metode bazohet ne procedurat Bayesiane te detektimit, pra ne baze te se shkuares sistemi vendos nese nje email i caktuar eshte spam apo jo.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 27-07-2007 më 21:57 Arsyeja: Atakim = Sulm
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Si mund te jete "kercenim" per sigurine e informacionit SPAM-i... ?
    Dhe e dyta me "Manovrime Sociale" nenkupton "Inxhinierine Sociale"...sepse nqs eshte ashtu atehere eshte pershkruar gabim... dhe nqs nuk eshte ashtu atehere ke harruar pa permendur rrezikun kryesor ndaj sigurise se informacionit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Intruder,

    Nuk mund te quhet "inxhinieri" ne shqip, por fjala me e pershtatshme qe gjeta eshte "manovrim" dhe c'ka kam permbledhur me lart nuk buron nga mua po nga burime te tjera te aprovuara. SPAMI eshte kercenimi i fundit per nga niveli dhe ne fakt, eshte nje kercenim. Te keshilloj te lexosh pse-ne tek artikujt e Graham (i gjen falas neper internet).
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •