Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    Kapitulli XI



    Nė prendverėn e vitit 1449, Sulltan Murati II, me njė ushtėri prej 80.000, u nis kundėr Shqipėrisė. Skėnderbeu mori tė gjitha masat e mprojtjes, forcoi kėshtjellat dhe vendosi nė to garnizone. Pastaj me njė ushtėri prej 12.000 vetash zbriti nė Dibėr, sepse pas shėnjavet dukej qė Sulltani do tė rrethonte mė parė Sfetigradin, i cili ishte kyēi i Shqipėrisė nga ana e lindjes. Nė kėtė fortesė kishte njė garnizon prej 2.000 ushtarėsh, nėn kumandėn e Pjetėr Prelatit. Skėnderbeu iu dha zemėr mprojtėsvet, shikoi fortifikimet dhe mbeti i kėnaqur nga pregatitjet.

    Ushtėria turke arriti pėrpara Sfetigradit nė fillim tė Majit dhe nisi t'a rrihte fortesėn me topa tė rėndė. Topi dhe armėt e zjarrit u pėrdorėn prej Turqve pėr herėn e parė nė Shqipėri, nė rrethimin e Sfetigradit dhe tė Krujės. Pasi u ēa njė pjesė e murevet, Turqit bėnė sulme tė pėrgjithshme kundėr fortesės, por u prapsėn me humbje tė mėdha. Skėnderbeu, qė pėrjashta, s'e linte kurrė tė qetė ushtėrinė armike, por e godiste me befasi, kur ditėn kur natėn, dhe tėrhiqte nė pusi pjesė tė saj qė i copėtonte. Pėr tė ruajtur krahėt nga Skėnderbeu, Sulltan Murati II dėrgoi kundėr atij Firuz Pashėn me 18.000 kalorės. Nė ndeshjen qė pati me ushtėrinė shqiptare, Firuz Pasha, m'i zoti nga tė tjerėt, dolli pėrpara dhe e ftoi Skėnderben nė njė dyluftim. Ky nuk vonoi t'ia plotėsonte dėshirėn megjithėse rrethi i tij u pėrpoq ta ndalonte. U lėshua mbi Firuzin si drangua dhe me njė tė sjellme shpate e rrėzoi tė vdekur pėrdhe. Ushtėria turke atėhere, e mbetur pa kumandar, u thye duke lėnė nė fushė pėrmbi 3.000 tė vrarė. Njė tjetėr sulm tė pėrgjithshėm qė urdhėroi Murati II kundėr fortesės i kushtoi 7.000 tė vrarė dhe shumė tė plagosur. U duk qė Sfetigradi nuk mund tė merrej me anėn e forcės. Por Turqit zbuluan tė vetėmen qyngje qė sillte ujin nė qytet edhe e prenė. I mbetur pa ujė, Sfetigradi u shtrėngua tė dorėzohej me kusht qė mprojtėsit e tij tė liheshin tė lirė pėr t'ikur me armėt e me plaēkat e tyre. Pasi ndreqi muret e fortesės dhe la nė tė njė garnizon tė shėndoshė jeniēerėsh, Murati II, i lodhur dhe i dėshpėruar pėr humbjet e mėdha, e ngriti kampin aty nga mbarimi i Gushtit dhe u kthye n'Adrianopojė. Nuk guxoi kėtė radhė tė shtyhej nė drejtim tė Krujės.

    Megjithėse tėrheqja e Muratit II u shikua si njė fitore e Shqiptarėvet, humbja e Sfetigradit, qė ishte fortesa kyē nė kufirin lindor tė Shqipėrisė, u ndie si njė plagė e rėndė. Prandaj Skėnderbeu provoi, po nė Shtator t'atij viti, t'a merrte pėrsėri fortesėn dhe e rrethoi. Mirėpo, duke mos pasur artileri tė mjaftė, nuk mundi. Shirat e vjeshtės e bėnin rrethimin mė tė vėshtirė akoma, aq sa u detyrua ta ngrerė mbasi la nja 2.000 tė vrarė nga ushtėria e tij.

    Disa muaj mė vonė, nė fillim tė vitit 1450, Skėnderbeut i dolli nga dora edhe Berati tė cilin Theodhor Korona, qė s'kishte trashėgimtar, ia linte me testament. Nga ana e Skėnderbeut, shkoi Pal Maneshi me 800 ushtarė pėr t'a marrė nė dorėzim qytetin. Por Pashaj turk i Gjirokastrės dėrgoi me nxitim njė ushtėri tė madhe, e cila hyri trathėtisht natėn nė Berat edhe e pushtoi fortesėn. Theodhor Koronėn, qė ishte duke vdekur, e ngritėn Turqit nga shtrati dhe e varėn. Pal Maneshin e zunė rob dhe e lėshuan pasi Skėnderbeu pagoi pėr tė 500 dukata si shpėrblim.

    Viti 1450 ka qėnė njė nga mė tė vėshtirėt pėr Skėnderben dhe pėr Shqipėrinė. Humbja e Sfetigradit dhe e Beratit, nga njėra anė, pėrgatitjet e mėdha qė po bėnte Sulltan Murati II pėr t'i dhėnė grushtin e fundit qėndresės shqiptare, nga ana tjetėr, shkaktuan njė panik tė pėrgjithshėm. Morali nė popull filloi tė tronditej. Njerėzisė i kishte hyrė tmerri nė zemėr dhe shihte fantazma me sy hapėt. Pėr fat tė keq, e shumta e kapedanėvet tė Lidhjes Shqiptare e lanė Skėnderben vetėm nė kėtė provė. Araniti, i zemėruar qė ky po e shtynte martesėn me tė bijėn, nuk desh t'i dėrgonte ndihmė. Disa nga krerėt e tjerė i punonte intriga e Venetikut pėr t'i shkėputur prej Skėnderbeut. Por ky, si nė ēdo tjetėr rast kritik ashtu edhe kėtė herė, u tregua nė njė lartėsi olympiane. Krahas me pėrgatitjet ushtarake, iu desh tė ngrinte edhe moralin e popullit, me mbledhje e fjalime, dhe t'i forconte besimin nė fitoren e sigurtė.

    Nė prendverėn e vitit 1450, Sulltan Murati II, pasi mblodhi tė gjitha ushtėritė e Azisė edhe t'Evropės, siē thotė kronikani bizantin, Laoniku, u nis nė drejtim tė Shqipėrisė bashkė me tė birin, Mehmetin II. Ushtėria turke, e pėrbėrė prej mė shumė se 100.000 vetash, hyri nga ana e Ohrit dhe, duke ndjekur luginėn e Shkumbinit, arriti pėrpara Krujės mė 14 tė Majit. Ishte ushtėria m'e madhe edhe m'e tmerrshme qė kishte parė bota n'atė kohė. Pėrveē armatimit tė zakontė, sillte me vehte edhe metalin e duhur pėr tė derdhur topa tė rėndė, dy prej tė cilėve hidhnin gjyle tė gurta prej 400 librash (nja 200 kilogramėsh) aq sa dridhej toka rreth e rrotull.

    Skėnderbeu kishte lėnė nė Krujė njė garnizon prej 4.000 vetash, nėn kumandėn e Kont Uranit, me nja 30 topa tė vegjėl qė pėrdorėshin prej artilierėsh frėngj dhe me rezerva ushqimore pėr njė kohė tė gjatė. Ai vetė me pjesėn mė tė madhe t'ushtėrisė, rreth 8.000 vetash, shumica kalorės, zgjodhi si bazė malin e Tumenishtit, nė veri tė Krujės, i cili sot quhet mali i Skėnderbeut. Mbasi grumbulli i madh i ushtėrisė turke e kishte ngulur kampin nė fushėn e Tiranės dhe nisi nga plaēkitjet rreth e qark, popullsia e fshatravet tė Shqipėrisė sė Mesme u tėrhoq malevet ose u mbyll nėpėr fortesat. Gra, pleq e fėmijė zbritėn nė qytetet e Venetikut anės detit.

    Si pas zakonit, Sulltani i kėrkoi Kont Uranit dorėzimin e fortesės pa luftė. Pas pėrgjigjes krenare qė mori nga ky dhe pasi u derdhėn topat e rėndė, dha urdhėr qė tė rrihej fortesa me tėrbim. Njė pjesė e murevet u shkallmua si edhe porta e kėshtjellės. Atėhere filluan sulmet e pėrgjithshme, si tallazet e detit qė pėrpiqen kundėr shkėmbit. Por mprojtėsit e Krujės i prapsėn kėto sulme tė jeniēerėvet me humbje tė mėdha. Ishte e para herė ndoshta qė ushtėria e Osmanllinjvet ndeshte nė njė qėndresė tė kėtillė. Skėnderbeu, qė pėrjashta, s'i linte tė qeta hordhitė turke as ditė as natė. Herė i sulmonte nga njėra anė dhe herė nga tjetra, gjithmonė atje ku s'e prisnin. Herė tėrhiqte reparte turke nė pusi, herė iu priste prapavijat dhe iu rrėmbente nozullimet. Goditjet e tij ishin tė shpejta, tė papritura, tė rrufeshme. Nganjėherė iu bėnte shėnja me zjarr mprojtėsve tė Krujės pėr njė dalje heroike kundėr rrethonjėsvet ndėrsa ai vetė i mėsynte nga krahėt si rrebesh. Tė gjitha sulmet qė urdhėroi Sulltani kundėr Krujės u prapsėn me shumė humbje. Nė njė pėrpjekje tė tmerrshme qė bėnė Turqit mė 25 tė Qėrshorit, patėn 8.000 tė vrarė. Mė nė fund nisi t'iu mungonte edhe ushqimi, mbasi karvanėt qė ua sillnin binin pėrgjithėsisht nė duart e Shqiptarėvet. Por nė kėtė mes u ndodhėn tregėtarėt e Venetikut, tė cilėt gjetėn rastin tė fitonin duke i shitur ushqime ushtėrisė turke. Kjo desh shkaktoi njė pėrleshje tė dytė me Republikėn, sepse Shqiptarėt, kudo qė i zinin kėta tregėtarė tė saj, ua merrnin mallin dhe nė njė rast patėn vrarė dy prej tyre.

    Lufta e pėrgjaktė rreth murevet tė Krujės vazhdoi gjithė verėn dhe Turqit humbėn pėrmbi 20.000 tė vrarė. Sulltanit nuk i mbet asnjė shpresė pėr t'a marrė qytetin me anėn e forcės. U pėrpoq edhe njė herė t'a blinte Kont Uranin me tė holla, i hapi bisedime paqeje Skėnderbeut qė ky t'a njihte Sulltanin pėr kryezot duke i paguar njė haraē tė vogėl, por tė gjitha kėto i shkuan kot. Duke prashikuar se me shirat e vjeshtės dhe me afrimin e dimrit gjendja e ushtėrisė sė tij do tė keqėsohej, Sulltan Murati II e ngriti rrethimin e Krujės mė 26 tė Tetorit 1450 dhe, i ndjekur prej Skėnderbeut gjer pėrtej kufijvet, u kthye i mundur e i trishtuar n'Adrianopojė ku vdiq pas disa muajsh.

    Kjo ishte fitorja m'e shkėlqyer qė Skėnderbeu me ushtėrinė shqiptare kishte korrur deri atėhere. Sulltan Murati II qė kish njohur gjatė tridhjetė vjetėve ngadhėnjime pas ngadhėnjimesh, qė dėrrmoi Gjon Huniadin nė Varna dhe nė Kosovė, iku i mundur dhe i turpėruar pėrpara forcės shqiptare tė kumanduar prej Skėnderbeut. Lajmi u pėrhap si vetėtima anė e mb'anė Evropės dhe ngjalli kudo gėzim e shpresa tė reja. Skėnderbeu u kthye nė Krujė nė kulmin e triumfit e tė lavdisė, i brohoritur e i nderuar si heronjt e vjetėrsisė klasike. Pozita e tij kėtė radhė u forcua mė tepėr se kurrė jo vetėm nė Shqipėri brenda, po edhe n'Evropė ku zu tė shikohej si mprojtėsi i Krishterimit dhe si gjenerali m'i madh i kohės. Papa Nikolla V, Alfonsi V i Napolit, Duka i Burgonjės, Mbreti i Hungarisė, Republika e Raguzės i dėrguan ambasadorė pėr ta pėrgėzuar. Nga tė gjitha vendet e Evropės nisėn tė vinin vullnetarė pėr tė shėrbyer nėn urdhėrat e burrit famėmadh.

    Populli shqiptar njohu nė Skėnderben kryekumandarin e shquar, kryetrimin e pashoq, prijėsin e vėrtetė tė tij. Gjergj Araniti u afrua dhe i dėrgoi pėrsėri ndėrmjetės pėr martesėn me tė bijėn, Donikėn, duke i premtuar njė pajė mė tė madhe. Skėnderbeu kėtė herė s'kishte sesi t'a shtynte pėr mė tutje, dhe martesa u bė mė 26 tė Prillit 1451.

  2. #12
    Kapitulli XII



    Le tė shohim pak tani se cila ishte politika e brendėshme dhe politika e jashtėme e Skėnderbeut dhe pėrse dallohet ky nga princat e tjerė qė pat pasur Shqipėria. E para, sepse asnjė Shqiptar tjetėr deri atėhere nuk pat korrur fitore ushtarake aq tė mėdha e pėr njė kohė aq tė gjatė. E dyta, sepse nėpėrmjet tė luftės kundėr Turkut Skėnderbeu u pėrpoq tė ndėrtonte njė shtet shqiptar tė njėsuar e tė pavarur, domethėnė tė bėnte bashkimin politik tė Shqipėrisė. Qė nė muajt e parė tė kryengritjes sė tij, ai mendoi e thirri tė gjithė krerėt shqiptarė nė Kuvendin e Leshit, ku u formua e para lidhje shqiptare, me karakter pak a shumė kombėtar, qė njeh historia. Por kjo lidhje nuk ishte veēse njė lloj konfederate e ēlirėt, prej sė cilės antarėt mund tė largohėshin kur tė donin, ashtu siē ngjau mė pastaj. Venetiku nga njėra anė, Turqia nga tjetra, i punonin me intrigat e tyre krerėt shqiptarė pėr t'i shkėputur nga Lidhja e Leshit. Nė kohėn e rrezikut mė tė keq, nė rrethimin e parė tė Krujės prej Muratit II, antarėt e Lidhjes e lanė Skėnderben nė fatin e tij, siē e pamė mė sipėr. Ky e pėrballi furtunėn me fuqitė e armatosura qė nxori nga principata e vet. Krerėt shqiptarė mundohėshin, si gjithnjė, tė ruanin pavarėsinė dhe tė drejtat e tyre feudale mbi tokat qė zotėronin. S'shikonin dot pėrtej interesavet vetiake mė tė ngushta, dhe seicili kėrkonte tė kishte lidhjet e tija me shtetet e jashtėm.

    Skėnderbeu, duke pėrfituar nga pozita si kryekumandar i ushtėrisė shqiptare dhe sidomos nga prestigji qė i dhanė brenda dhe jashtė Shqipėrisė fitoret e shkėlqyera kundėr Turkut, u mundua t'i shtronte nėn autoritetin e vet krerėt mė tė vegjėl dhe tė hidhte kėshtu themelet e njė shteti shqiptar tė pėrqendruar. Si mjet pėr t'ia arritur kėtij qėllimi, pėrveē aftėsisė politike dhe lidhjevet familjare, pėrdori sidomos forcėn ushtarake. E pamė se sa rėndėsi i dha Skėnderbeu, qė nė fillim, organizimit t'ushtėrisė. Kuadrat e kėsaj i krijoi ai vetė duke i zgjedhur mė tė shumtėn nėr familjet bujare, po edhe nga radhėt e popullit. Me prestigjin e madh qė fitoi nė luftė, i lidhi pas vehtes krerėt mė tė vegjėl dhe masat e gjera popullore. Pak nga pak, zotėrimet e familjeve bujare tė Shqipėrisė sė Mesme u bashkuan e u njėsuan pothuajse me principatėn e Skėnderbeut, mbasi ky, pėr nevojat ushtarake, duhej tė shkelte nėpėr to, tė linte garnizone besnike nė fortesat e tyre dhe tė kishte lidhje tė drejtpėrdrejta me popullsinė. Kėshtu Thopiajt, Stres-Balshajt, Muzakajt e tė tjerė e humbėn pavarėsinė e mėparshme dhe iu nėnshtruan, me dashje a pa dashje, autoritetit tė Skėnderbeut, i cili iu la titujt e pronavet e iu dha shpeshėherė shkallė tė larta nė kumandėn e ushtėrisė, por e mori vetė nė dorė mprojtjen e krahinavet tė tyre. Kuptohet vetvetiu se kjo pozitė i jepte tė drejtėn e ndėrhyrjes n'ato krahina, tė cilat, me dashurinė dhe nderimin e madh qė kishin pėr tė, zunė t'i bindėshin mė shumė autoritetit tė tij se sa zotėrinjve titullarė. Nganjėherė ua rrėmbente pronat bujarėvet qė s'i shtrohėshin dhe ua jepte besnikėve ose atyreve qė shquhėshin pėr zotėsi nė luftė. Pas rrethimit tė parė tė Krujės, i pat falur Kont Uranit, si shpėrblim pėr qėndresėn heroike, njė tokė tė gjerė nė Mat.

    Natyrisht, kjo politikė e brendėshme e Skėnderbeut nuk ishte kundėr rendit feudal nė vetvehte si klasė shoqėrore, por kėrkonte t'a shtronte feudalizmin shqiptar nėn autoritetin e njė pushteti qendror duke ia hequr fuqinė politike, pėr tė bėrė njė shtet tė pėrqendruar, ashtu siē ngjau disa kohė mė vonė nė Francė, nė Gjermani e gjetkė me formimin e monarkive tė mėdha. Kėtė politikė pėrqėndrimi shtetėror rreth principatės sė vet Skėnderbeu e ndoqi krahas me luftėn kundėr Turqve, megjithėse i solli mjaft trazime dhe i shkakėtoi njė varg trathėtish deri tek njerėzit e tij mė t'afėrm. Por pa bashkimin e forcavet njerėzore dhe tė mjetevet ekonomike tė vendit nė njė rreth sa mė tė gjerė, s'do tė kish mundur tė mbahej as t'i bėnte dot ballė pėr njė kohė aq tė gjatė perandorisė s'Osmanllinjvet. Kėshtu Skėnderbeu ėshtė i pari princ n'Evropėn feudale qė ua hoqi Zotėrinjvet tė nėnvarur tė drejtėn e sovranitetit mbi tokat e tyre dhe i shtroi nėn autoritetin e tij.

    Dėshminė mė tė mirė tė kėsaj politike pėrqėndronjėse tė Skėnderbeut na e jep Gjin Muzaka nė Gjenealogjinė. "Pasi u bė kumandar i pėrgjithshėm i Zotėrinjvet tė Shqipėrisė, tregon ky, nė pak kohė mendoi t'a zotėronte tė tėrė vendin. Hodhi nė burg vėllezėrit Gjon e Gjokė Balsha... dhe ua mori shtetin e tyre ndėrmjet Krujės dhe Leshit, domethėnė krahinėn Misia. I mori edhe Zotit Moisi Komnenit shtetin e tij qė ishte nė Dibėr... Dhe, si vdiq im atė, na mori edhe neve Tomonishtėn, domethėnė Myzeqenė e Vogėl, e ashtu ua bėri edhe Zotėrinjve tė tjerė... qė nuk mund tė mprohėshin, sepse ai kishte fuqinė e ushtėrisė, dhe Turku na rrinte gjithmonė mbi krye... ".

    Duket se Gjin Muzaka ngatėrrohet pak n'emrat e vėllezėrvet Balshaj dhe nė punėn e Moisiut. Skėnderbeu burgosi Gjergj dhe Gjokė Stres Balshajt, tė nipėrit, qė e trathėtuan duke iu lėshuar Turqvet fortesėn e Modricės. Dhe Moisi Golemit ia mori krahinat nė Dibėr kur ai e trathėtoi, por ia kėtheu prapė pasi e fali. Sidoqoftė, dėshmi e Gjin Muzakės vėrteton se Skėnderbeu ishte gjithmonė i gatishėm t'ua pėrfshinte principatat krerėve tė tjerė, ose t'iu linte titujt dhe t'i shtronte nėn autoritetin e tij.

    Vetėm zotėrimet e dy familjeve tė mėdha nuk mundi Skėnderbeu t'i pėrmblidhte nė shtetin e vet: ato tė Dukagjinėvet, nė veri, dhe ato t'Aranitėvet, nė jugė. Kėto dy principata, duke qėnė vende malore, patėn ruajtur edhe mė pėrpara njė farė autonomie kundrejt Turqvet. Sadoqė me familjen e Aranitėvet Skėnderbeu u lidh me krushqi, tė bijt e Gjergj Aranitit i pat kundėr, tė zemėruar sepse i ati i dha motrės sė tyre njė pajė tė madhe. Edhe Gjergj Araniti vetė i ftohu marrėdhėniet pak nga pak me tė dhe mė nė fund u vu nė shėrbim tė Venetikut. Kurse Dukagjinėt i pat mė tė shumtėn e herės jo vetėm kundėrshtarė po edhe armiq, dhe pėr pak desh hyri nė luftė me ta. Nė disa raste, Dukagjinėt arritėn sa tė lidhėshin edhe me Turqit kundėr Skėnderbeut.

    Kėshtu, gjatė luftės sė tij tė paprerė, Skėnderbeu mundi tė formonte njė shtet shqiptar nė kuptimin politik dhe ushtarak tė fjalės, i cili pėrfshinte pothuajse tė tėrė Shqipėrinė e Mesme, pėrveē Durrėsit, njė pjesė tė Veriut dhe disa krahina tė Jugės. Kjo bėrthamė e Shqipėrisė erdhi gjithnjė duke u pėrqendruar nėr duart e tija. Natyrisht, organizimi i kėtij shteti kishte njė karakter ushtarak, dhe ajo ēka mund tė quhej administrata e tij duhej t'iu shtrohej nevojave tė luftės: nė vijė tė parė vinin rekrutimi i ushtarėvet, financat, grumbullimi i ushqimevet, ndreqja e fortesavet etj. I kapėrthyer nė njė luftė tė pėrhershme pėr jetė a pėr vdekje, shteti i Skėnderbeut nuk pati nge as mundėsi qė tė zhvillohej nė tė tjera drejtime, tė krijonte institute kulturore, t'iu jepte njė shtytje diturivet edh'artevet, t'a bėnte shqipen gjuhė letrare me njė liturgji kishtare tė sajnė. Kjo do tė kishte sjellė bashkimin kulturor dhe shpirtėror tė kombėsisė shqiptare. Po edhe me aq sa mundi, ndėrmarrja e Skėnderbeut mbetet nė historinė e Shqipėrisė si pėrpjekja m'e fortė drejt bashkimit kombėtar, nėpėrmjet tė njė qėndrese heroike qė la gjurma tė thella pėr nė tė pastajmen.

    Nuk duhet t'i veshim kohės sė Skėnderbeut ndjenjat kombėtare tė sotshme. Por ėshtė pėr t'i vėnė re njėj letre qė fatosi i ynė i dėrgonte si pėrgjigje princit tė Tarantos, Antonio Orsini-t, mė datėn 31 Tetor 1460. I shkruante nėr tė tjerat: "E mbasi thoni se me Shqiptarėt nuk do tė mjaftonj pėr ta ndihmuar as pėr t'a mprojtur (mbretin Ferdinand), as pėr tė dėmtuar armiqtė e tij tė fuqishėm, po ju pėrgjigjem se puna ėshtė ndryshe, e nėqoftėse kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi Epirotė, dhe duhet tė kini njohuri se nė kohė tė tjera stėrgjyshėt tonė kanė kaluar nė vendin qė ju mbani sot dhe kanė bėrė me Romakėt beteja tė mėdha, dhe e dimė se tė shumtėn e herės fituan mė tepėr nder se turp".

    Kjo pjesė e letrės nuk lė pikė dyshimi qė Skėnderbeu kish njė kuptim tė historisė sė lashtė tė kombit shqiptar dhe se vehten e tij e mbante si pasardhės i Pirros s'Epirit. Nė shekullin XV, duket se Shqiptarėt kishin njė ide tė qartė mbi vjetėrsinė e racės sė tyre dhe e dinin qė zbrisnin prej Iliro-Epirotėvet.

    Politika e jashtėme e Skėnderbeut i nėnshtrohej nevojės sė vazhdimit tė luftės kundėr Turqvet. Porsa filloi kryengritjen e tij mė 1443, u kthye nga Perėndimi me tė cilin e lidhte feja, qytetėrimi, tradita politike dhe sidomos qėllimi i pėrbashkėt i mprojtjes kundėr Turkut. Pasi u bė i famshėm nė fushėn e betejavet dhe tėrhoqi vėmendjen e fuqivet evropiane t'asaj kohe, Skėnderbeu u pėrpoq t'a lidhte luftėn e tij me frontin e pėrbashkėt tė Krishterimit dhe t'a bėnte Shqipėrinė si kryeurėn e mprojtjes sė Evropės. E dinte se po t'ishte pėrmbysur ai, edhe Italia do t'a kishte ndierė sigurisht rrezikun dhe do tė kishte rėnė nėn sundimin e Turqvet, sikurse i shkruante princit tė Tarantos nė letrėn qė pėrmendėm mė sipėr. I vetėdijshėm pėr rolin e tij si mprojtės i Krishterimit dhe i Evropės, Skėnderbeu kėrkoi ndihmė dhe aliancė ngado qė t'i vinin.

    Nė fillim, duke ndjekur traditėn e familjes sė Kastriotėvet, ai shpresoi tek pėrkrahja e Venetikut. Por e pamė se Republika, me politikėn e saj tregėtare, s'mendonte tjetėr veē si e si tė shtrinte tregėtinė nė Lindje, duke e mbajtur mirė me Turqit, dhe tė siguronte zotėrimet qė kishte anės detit tė Shqipėrisė. Prandaj jo vetėm qė s'i dha ndonjė ndihmė tė rėndėsishme Skėnderbeut, por e shikoi edhe si tė rrezikshėm pėr qytetet qė ajo sundonte nė Shqipėri dhe nisi nga intrigat pėr tė pėrēarė Lidhjen Shqiptare tė Leshit. Mė 1448, arriti sa tė merrej vesh edhe me Turqit pėr t'i bėrė luftė tė hapėt Skėnderbeut, sikurse e pamė mė sipėr. Gjatė rrethimit tė parė tė Krujės, mė 1450, Skėnderbeu kėrkoi qė Republika t'a merrte nėn mprojtje duke i premtuar t'i falte edhe Krujėn si peng besnikėrie, por ajo s'desh t'i prishte n'asnjė mėnyrė marrėdhėniet e mira me Sulltanin.

    Atėhere Skėnderbeut iu desh tė vėshtronte nga njė tjetėr fuqi e madhe qė ishte fqinjė deti me Shqipėrinė, nga Mbretėria e Napolit, nė krye tė sė cilės ndodhej Alfonsi V i Aragonės, njė nga princat mė tė shquar dhe mė tė fuqishėm tė kohės sė tij. Edhe me tė tjerė shtete tė Perėndimit Skėnderbeu u mundua tė mbante marrėdhėnie sa mė tė mira, sidomos me Papatin, i cili ishte qendra e pėrpjekjevet pėr organizimin e njė kryqėzate tė pėrgjithshme evropiane kundėr Turqvet. Papėt e patėn pėrkrahur moralisht dhe, nė disa raste, edhe me tė holla, ushqime e municjone. Patėn ndėrhyrė pranė shteteve dhe princave t'asaj kohe qė t'a ndihmonin. Nė planet e kryqėzatave qė patėn menduar Papėt njėri pas tjetrit, Skėnderbeu, i cili ishte bėrė njė figurė e madhe evropiane, vinte nė radhė tė parė, i mbuluar me tituj lavdie, si "Atlet e Mprojtės i Krishterimit" dhe "Kapiten i Pėrgjithshėm i Selisė sė Shenjtė". Mjerisht, asnjė nga ato plane nuk u sendėrtua (realizua), dhe Skėnderbeut i kushtuan shtrenjtė disa herė shpresat e thata.

    Me Republikėn e Raguzės (Dubrovniku i sotshėm) Skėnderbeu pat qėnė gjithmonė nė marrėdhėnie tė mira dhe qe pritur me nderime tė mėdha prej Senatit tė saj. Qyteti i Raguzės kishte njė shumicė familjesh shqiptare qė zinin njė vend tė parė nė Senat dhe nė ofiqet e larta tė Republikės. Prandaj lidhjet midis Shqipėrisė dhe Raguzės patėn qėnė gjithmonė tė pėrzemėrta. Ajo nuk bėri ndonjė aliancė ushtarake me Skėnderben, por e ndihmoi disa herė me tė holla dhe i vlejti si ndėrmjetėse besnike pėr ndėrlidhjet e tija me Italinė dhe me Hungarinė.

    Pėrveē Shqipėrisė, si fuqia luftarake m'e madhe kundėr Turqisė ishte n'atė kohė Hungaria me kumandarin e famshėm Gjon Huniadin. Por Hungaria dhe Shqipėria ndodhėshin larg njėra-tjetrės, prandaj me gjithė marrėveshjet qė pat pasur midis Skėnderbeut dhe Gjon Huniadit, kėta tė dy s'i bashkuan dot forcat e tyre nė njė front tė vetėm dhe mbetėn t'a luftonin Turkun seicili m'anė tė tij. Skėnderbeu pati lidhje miqėsore e shkėmbime letrash e dhuratash edhe me Dukėn e Milanos dhe me Dukėn e Burgonjės. Me despotin e Serbisė, Gjergj Brankoviēin, u afrua mė 1448 pėr kundėr Venetikut, por nė luftėn kundėr Turqvet nuk mund tė pritej ndonjė ndihmė prej tij mbasi ai ishte bėrė vasali i Sulltan Muratit II. Mė nė fund, Mehmeti II e pėrzuri prej Serbie Brankoviēin, dhe trashėgimtari i tij, despot Stefani, erdhi tė gjente strehė nė Krujė pranė Skėnderbeut. Kemi njė letėr-shkėmbim ndėrmjet kėtij dhe Dukės sė Milanos, ku fatosi shqiptar i lutej Dukės qė tė bėnte diēka pėr despot Stefanin.

    Pas rrethimit tė parė tė Krujės dhe tėrheqjes sė Sulltan Muratit, me gjithė fitoren e Shqiptarėvet, vendi ishte prishur anembanė, fushat e Shqipėrisė sė Mesme ishin shkretuar nga lufta dhe nga qėndrimi i gjatė i ushtėrisė armike, katundet ishin djegur, popullsia kishte mbetur pa strehė, pa gjė, pa bukė, me mijėra tė plagosur e tė gjymtuar thėrrisnin pėr ndihmė, deri muret e Krujės ishin ēarė e dėrrmuar; ngado qė kaloi rrebeshi s'tė zinte syri veē gėrmadha e mjerime. Duhėshin mjete pėr tė rindėrtuar vendin, pėr tė shpėtuar popullsinė nga uria, pėr tė ndrequr muret e fortesavet, pėr tė vazhduar qėndresėn.

    Me hipjen e Sulltan Mehmetit II nė fron - njė nga sulltanėt m'ambiciozė, mė tė pashpirt dhe mė gjakėsorė por njėkohėsisht edhe njė nga mė tė zotėt qė ka pasur Turqia - i cili kish pėr qėllim tė pushtonte mė nj'anė Kostandinopojėn dhe n'anėn tjetėr Romėn, dhe rrugėn e kėsaj tė fundit ia priste Shqipėria, u duk se lufta midis Turqisė dhe Shqipėrisė do tė vazhdonte deri me shuarjen e njėrės anė. Skėnderbeu vetėm pėr vetėm e kishte fort tė vėshtirė tani t'i bėnte ballė gjendjes pa njė ndihmė tė jashtėme. Pas provės qė pati me Venetikun, s'i mbetej tjetėr rrugė veēse ajo e Napolit.

    Alfonsi V i Aragonės qė kish hipur nė fronin e Napolit, nuk ishte mė pak ambicioz nga Normanėt, nga Hohenshtaufen-t dhe nga Angjevinėt. Ėndėrronte edhe ky, sikurse Charles d'Anjou, tė themelonte njė perandori tė gjerė nė Mesdhe. Mbasi pellgun perėndimor tė kėtij deti e kishte bėrė tė tijnė, donte ta shtrinte sundimin edhe mbi pellgun lindor duke pasur Napolin si qendėr. Mirėpo rrugėn e Mesdheut tė lindjes ia prisnin Turqia dhe Venetiku. Shqipėria, me njė ushtėri tė fortė nėr duart e Skėnderbeut, kishte rėndėsi tė veēantė pėr Alfonsin V si pikėmbėshtetje pėr politikėn e tij ambicioze nė Ballkan dhe nė Lindje. I zgjuar e largpamės, ai e kishte kuptuar mirė rrezikun turk. Por nga ana tjetėr, shihte edhe tek Venetiku njė rival shqetėsonjės. Prandaj nisi t'i shtrėngonte lidhjet me Skėnderben mė 1448, kur ky ndodhej nė luftė kundėr Republikės. Shikonte te kryetrimi shqiptar njė shtyllė qėndrese tė sigurtė edhe kundrejt rrezikut turk. Kurse Skėnderbeu, nga anė e tij, kishte nevojė tė madhe pėr ndihmėn e njė shteti tė fuqishėm, siē ishte Mbretėria e Napolit, pėr t'i bėrė ballė Sulltan Mehmetit II.

    Kėshtu u arrit nėnshkrimi i njė traktati, nė Gaeta (Itali), mė 26 tė Marsit 1451, ndėrmjet Alfonsit V dhe dy tė dėrguarve tė Skėnderbeut, peshkopi i Krujės, Stefani, dhe dominikani Nikolla de Berguzi. Nė pėrmbajtjen e kėtij traktati, Skėnderbeu dhe farefisi i tij detyrohėshin t'ia dorėzonin Krujėn dhe principatat e tyre njėj zėvendėsi t'Alfonsit nė rast se ky do tė dėrgonte ushtarė dhe ndihma tė mjafta pėr t'a mprojtur vendin nga Turqit. Dhe po t'ishte se me ndihmėn e Alfonsit do tė ēlirohėshin toka tė tjera qė kishin pushtuar Turqit, do tė hynin edhe kėto nėn mprojtjen e mbretit tė Napolit. Skėnderbeu premtonte se do tė vente nė Napoli a mė ēdo vend tjetėr qė t'i caktonte Alfonsi, pėr t'a njohur atė si kryezot dhe pėr t'i bėrė betimin e besnikėrisė - siē ishte zakoni nė Kohėn e Mesme - por mbasi ta kishte ēliruar prej Turqve krejt vendin (Beratin, Sfetigradin etj.) me ndihmėn e Alfonsit. Premtonte gjithashtu se do t'i paguante mbretit tė Napolit njė haraē tė pėrvjetshėm nė rast se me ndihmėn e atij do ta kishte shpėtuar vendin prej rrezikut turk. Kurse mbreti i Napolit zotohej se do t'a merrte nėn mprojtje Skėnderben dhe gjithė farefisin e tij, se do tė ruante privilegjet e Krujės dhe tė krejt Arbėrisė, se do tė dėrgonte ushtarė dhe ndihma tė mjafta pėr nė luftėn kundėr Turqvet.

    Traktate tė kėtilla Alfonsi V lidhi edhe me Gjergj Aranitin, me Dukagjinėt dhe me shumė krerė tė tjerė shqiptarė dhe ballkanikė duke pasur nė mendje organizimin e njė kryqėzate tė pėrgjithshme kundėr Turqvet, por nuk ia arriti dot qėllimit.

    Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, Alfonsi V dėrgoi nė Krujė njė fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh Katallanė pėr tė marrė gjoja nė dorėzim qytetin, dhe njė komisar tė posaēėm, Bernard Vaquer, i cili u zėvendėsua, njė vit mė vonė, nga kalorėsi Ramon d'Ortafa, qė pėrfaqėsonte mbretin e Napolit nė Shqipėri. Kjo fuqi e vogėl ndėjti nė kėshtjellėn e Krujės deri pas vdekjes sė Skėnderbeut, si njė paraqitje simbolike. Ramon d'Ortafa vėzhgonte zhvillimin e ngjarjevet tė Shqipėrisė dhe ia raportonte herė pas here mbretit tė Napolit. Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit, pas fitorevet, plaēka, flamure e kuaj qė iu zinte Turqvet, por nuk i pagoi kurrė haraē as nuk i bėri betimin e besnikėrisė.

    Traktati i Gaetės, po tė shikohej nga forma, ose nga ana juridike si do tė thoshnim sot, e vinte Skėnderben nė njė pozitė tė nėnshtruar pėrpara Alfonsit V dhe Shqipėrinė nėn protektoratin e mbretit tė Napolit. Por po tė shikohej nga ana praktike, delte nė pėrfitim tė Skėnderbeut dhe tė Shqipėrisė. Ėshtė e vėrtetė qė Alfonsi V u mundua t'impononte vullnetin e tij dhe tė ndėrhynte pak si tepėr nė punėt e brendėshme tė Shqipėrisė duke mbajtur lidhje edhe me krerė tė tjerė. Por kėta nuk i nxiti asnjėherė kundėr autoritetit tė Skėnderbeut, i cili mbeti, nė fakt, kryekumandar dhe sundimtar i Shqipėrisė. Ndėrhyrjet e Alfonsit prunė disa moskėnaqėsira dhe ndoshta qenė njė nga shkaqet e trathėtivet qė ngjajtėn mė vonė. Por ai s'pat kurrė njė mundėsi kontrolli mbi Shqipėrinė, dhe Skėnderbeu, si nė Krujė ashtu edhe nė tėrė shtetin e tij, sundoi e kumandoi vetė, krejt i pavarur, deri sa vdiq. Mund tė themi se traktati i Gaetės, praktikisht, pati zbatim tė njėanshėm, domethėnė nė fitim tė Skėnderbeut, sepse, megjithėqė nuk u zbatua dot kurrė pikė pėr pikė, ndihmat qė dha mbreti i Napolit, tė holla, ushqime, inxhenjerė, armė e municione, sadoqė jo tė mjafta, i vlejtėn shumė kryetrimit shqiptar pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e tmerrshme ndėrmjet vjetėvet 1451-1458. Skėnderbeu e kish kuptuar qė nėnshtrimi pėrpara mbretit tė Napolit do t'ishte vetėm nė dukje, kurse ndihmat qė shpresonte tė merrte prej atij mund t'ishin vendimtare pėr tė pėrballur rrezikun turk dhe pėr tė mbajtur shtetin shqiptar nė kėmbė. Dhe me tė vėrtetė, jo vetėm qė Alfonsi nuk pati ndonjė sundim mbi Shqipėrinė, por, pas vdekjes sė tij, kur i biri, Ferdinandi, ishte nė rrezik tė humbiste fronin e Napolit, iu desh Skėnderbeut tė hidhej n'Itali pėr t'ia siguruar. Sidoqoftė, Skėnderbeu ruante njė kujtim mirėnjohjeje tė thellė ndaj Alfonsit, siē kuptohet nga letrat e tija.

    Lidhja e Shqipėrisė me Mbretėrinė e Napolit e shqetėsoi Venetikun, i cili nisi pėrsėri intrigat e pėrēarjes dhe ngacėmimet kundėr Skėnderbeut. Senati i Republikės ia preu kėtij pensionin qė i kishte lidhur me traktatin e paqes tė vitit 1448. Cytjet dhe trazimet nė kufijt filluan rishtas. Por Skėnderbeu u hodh menjėherė nė vepėrim duke hyrė me ushtėri nėpėr krahinat qė zotėronte Venetiku. Kjo gjendje vazhdoi gjer nė Jenar tė vitit 1452, kur Senati i Republikės hoqi dorė nga provokimet dhe nisi t'ia paguante pėrsėri pensionin Skėnderbeut.

  3. #13
    Kapitulli XIII

    Sulltan Mehmeti II, i zėnė n'Anadoll me princat e Karamanisė dhe tė Mendeshės, nuk dėrgoi ndonjė ushtėri kundėr Shqipėrisė gjatė vitit 1451. Kjo i la pak kohė tė lirė Skėnderbeut qė tė merrej me rindėrtimin e vendit dhe me organizimin e mprojtjes. Ndreqi muret e kėshtjellės sė Krujės dhe i vuri nė gjendje qė t'iu qėndronin topavet tė rėndė. Ndėrtoi njė fortesė tė re nė Modricė, mbi njė lartėsirė tė malit Shar, pėr t'iu mbyllur ushtėrive turke hyrjen e Dibrės sė Poshtėme pas humbjes sė Sfetigradit. La aty njė garnizon prej 400 vetash nėn kumandėn e Gjergj Stres Balshės, i cili duhej tė vėzhgonte lėvizjet e ushtėrive armike kur vinin nga Maqedonia dhe tė jepte shenja me top. Nisi tė ndėrtonte gjithashtu njė tjetėr fortesė nė kep tė Rodonit, te gryka ku derdhet Drini nė det. Atje shkonte vetė, pothuajse ēdo ditė, pėr tė shikuar punimet. Por njė mėngjes, kur delte nga Kruja pėr tė vajtur te kepi i Rodonit, iu qas njė i panjohur edhe i tha se nė pyllin e Krabit i kishin zėnė pusinė pėr t'a vrarė. Njė repart i gardės u dėrgua menjėherė dhe zbuloi tetė veta t'armatosur, tė fshehur nė njė shpellė. Nė pėrpjekjen qė u bė pėr t'i kapur tė gjallė, pesė prej tyre u vranė dhe vetėm tre u dorėzuan. Kėta treguan se ishin Turq tė dėrguar prej Sulltanit pėr tė vrarė Skėnderben. Kishin ardhur n'atė pyll t'udhėhequr prej dy Shqiptarėsh, qė mbetėn tė vrarė bashkė me tre shokė tė tyre. Nuk dinin se cili kapedan shqiptar ua dha dy udhėheqėsit pėr nė pyll tė Krabit, mbasi shokėt e tyre qė u vranė nuk ua kishin treguar. Dyshimi i parė ra mbi Dukagjinėt, tė cilėt, n'atė kohė, ishin armiq me Skėnderben, dhe Lek Dukagjini kishte famė tė keqe pėr kėso punėsh. Por kėta, mė pastaj, u shpjeguan, u betuan dhe dolėn tė larė. Atėhere dyshimi kaloi me radhė mbi tė bijtė e Aranitit, tė zemėruar pėr pajėn e tepėrt qė pat marrė motra e tyre, mbi Moisi Golemin dhe mbi Hamzė Kastriotin, tė cilėt, pak mė vonė, dolėn trathėtarė njėri pas tjetrit. Sidoqoftė, komploti i pyllit tė Krabit tregon fillimin e trathėtive tė brendėshme qė e ndoqėn Skėnderben deri nė rrethin familjar tė tij. Kėto nxitėshin, sigurisht, prej armiqve tė jashtėm, por dėftejnė edhe se sa i vėshtirė ishte bashkimi i Shqiptarėvet dhe se sa pak e duronin krerėt dhe kapedanėt e vendit politikėn pėrqėndronjėse tė Skėnderbeut.

    Nė verėn e vitit 1452, porsa Sulltan Mehmeti II i pati duart e lira, dėrgoi dy ushtėri turke nė tė njėjtėn kohė pėr t'a vėnė Skėnderben midis dy zjarresh. I pari arriti Hamza Pasha me njė fuqi prej 10.000 vetash, kurse kryekumandari, Talip Pasha, me 15.000 tė tjerė, vinte nga njė rrugė tjetėr. Skėnderbeu me ushtėrinė shqiptare prej 14.000 vetash rendi mė parė kundėr Hamza Pashės, e goditi afėr Modricės, mė 21 tė Korrikut, dhe e dėrrmoi nė pak orė duke e zėnė rob atė vetė bashkė me tėrė shtabin. Pastaj i dolli pėrpara Talip Pashės nė fushėn e Meēadit dhe i mori krahėt me gardėn e famshme, ndėrsa Moisi Golemi me pjesėn tjetėr t'ushtėrisė e sulmoi pėr ballė. Mė parė se tė niste beteja, Shqiptarėt iu treguan Turqvet Hamza Pashėn tė lidhur bashkė me oficerėt e shtabit tė vet qė ishin zėnė rob. Megjithatė, ushtėria turke luftoi me tėrbim deri sa Moisi Golemi, me njė sulm tė tmerruar, e ēau pėrmidis, u fut deri nė qendėr dhe e vrau Talip Pashėn me dorėn e tij. E mbetur pa kumandar, ushtėria armike u shpartallua dhe Shqiptarėt korrėn njė fitore tė madhe. Sipas kronikanėvet, nė kėto dy beteja Turqit lanė pėrmbi 7.000 tė vrarė, pėrveē robėrvet. Tė dy kampet me flamuret, me kuajt dhe me tėrė plaēkat e tyre mbetėn nė duart e Shqiptarėvet. Pėr tė liruar Hamza Pashėn dhe oficerėt e tjerė robėr, Skėnderbeu mori si shpėrblim nga Sulltani 13.000 dukata.

    Kjo fitore e dyfishtė kundėr dy ushtėrive tė Sulltan Mehmetit II iu dha zemėr Shqiptarėvet dhe bėri qė tė jehonte emri i tyre nė tėrė Evropėn. Njė gėzim tjetėr solli pajtimi i Skėnderbeut me Dukagjinėt, qė u bė nė Shtator t'atij viti me ndėrhyrjen e Papės Nikolla V nėpėrmjet tė peshkopit tė Drishtit, Pal Engjėllit.

    Nė Prill tė vitit 1453, megjithėse Mehmeti II bėnte pėrgatitjet pėr tė pushtuar Kostandinopojėn, nuk e harroi Shqipėrinė. Dėrgoi njė ushtėri prej 14.000 vetash nėn kumandėn e Ibrahim Beut, i cili desh tė hynte nga ana e Tetovės. Por Skėnderbeu i dolli pėrpara, e goditi befas ushtėrinė turke nė fushėn e Pollogut, mė 22 tė Prillit, dhe e dėrrmoi plotėsisht duke vrarė me dorėn e tij edhe Ibrahim Ben.

    Mė 29 Maj 1453, Sulltan Mehmeti II pushtoi Kostandinopojėn ose Stambollin, siē e quajtėn Turqit, edhe e bėri kryeqytet t'Osmanlinjvet duke i dhėnė fund Perandorisė Bizantine mijėvjeēare. Kjo ngjarje shkakėtoi njė tronditje tė madhe n'Evropė, sepse pushtonjėsi i Stambollit, pasi tė siguronte sundimin e vet nė Lindje, do t'i vėrsulej Perėndimit. Mirėpo, pėrveē tronditjes psikologjike dhe disa mbledhjeve qė u bėnė aty-kėtu, Evropa dukej nė pamundėsi lėvizjeje. Italia, e sidomos Mbretėria e Napolit dhe Republika e Venetikut, qė kėrcenohėshin drejtpėrdrejt prej rrezikut turk, ndodhėshin tė zėna me grindjet e brendėshme. Venetiku luftonte kundėr Milanos, Napoli kundėr Gjenovės dhe Firencės. Papa Nikolla V mundohej tė paqėsonte Italinė dhe i lėshoi zėrin Krishterimit qė tė ngrihej me armė kundėr Turqvet. Mendimi i njerėzve largpamės, n'Evropė, ishte pėr bashkimin e tė gjitha forcavet tė krishtere nė njė kryqėzatė tė pėrgjithshme. Njė mbledhje e madhe u bė nė Romė pėr kėtė qėllim; u bėnė mbledhje nėpėr qendra tė tjera. Por nga kėto thirrje s'dolli asgjė. Seicili prej princave ose shteteve tė Perėndimit shikonte interesat e tija mė tė ngushta, nė kundėrshtim njėri me tjetrin. Enthusiazmi fetar i Mesjetės ishte ftohur, koha e kryqėzatavet kishte perėnduar. Evropa hynte nė periudhėn e Rilindjes, me oborret princore qė hahėshin nė mes tyre kush tė shkėlqente mė shumė, pa njė hov ndėrmarrjesh tė largėta ushtarake dhe pa njė autoritet tė lartė qė t'i mblidhte tok.

    Megjithatė, rėnia e Stambollit nė duart e Sulltan Mehmetit II, i cili pas kėtij ngadhėnjimi u mbiquajt Fatih (pushtonjės), u duk sikur do tė sillte afrimin midis Venetikut dhe Napolit. Skėnderbeu desh tė pėrfitonte nga ēasti psikologjik dhe iu drejtua pėr ndihmė Papės, Alfonsit V, Venetikut, Raguzės. Mori si pėrgjigje fjalė tė mira dhe premtime. Me ndėrmjetėsinė e Raguzės hyri nė marrėveshje me Hungarinė dhe Serbinė, qė kėta dy shtete tė formonin me Shqipėrinė njė front ushtarak tė pėrbashkėt. Sepse, me gjithė zhurmat e Perėndimit dhe thirrjet e Papės, si fuqi tė vėrteta pėr tė mprojtur qytetėrimin evropjan, n'atė kohė, s'kishte veēse dy popuj dhe dy burra: Skėnderbeu me Shqiptarėt dhe Gjon Huniadi me Hungarezėt. Papa Nikolla V u pėrpoq t'i ndihmonte kėta tė dy me sa i erdhi pėr dore.

    Me shqetėsimin qė solli rėnia e Stambollit, Skėnderbeu shpresoi se do tė ndihmohej nga Perėndimi pėr tė ēliruar Beratin dhe Sfetigradin. Me kėtė mendim, nisi njė dėrgatė pėr nė Napoli qė tė kėrkonte ndihmėn e Alfonsit. Mbasi dėrgata u kthye pa bėrė gjėkafshė, Skėnderbeu u nis vetė pėr n'Itali, nė Tetor tė vitit 1453, i shoqėruar nga njė provizor i Venetikut, me qėllim qė t'i parashtronte Alfonsit planet e tija dhe t'i kėrkonte ndihmėn ushtarake, sipas traktatit tė Gaetės, pėr t'i pėrzėnė Turqit nga pjesėt e shkelura tė Shqipėrisė. Dukej sikur Venetiku dhe Napoli po bashkohėshin kėtė radhė pėr ta ndihmuar. Alfonsi V i premtoi artileri dhe ushtarė pėr tė ēliruar Beratin. Prej Napolit, Skėnderbeu shkoi nė Romė, ku u prit me nderime nga Papa Nikolla V, i cili i dhuroi edhe njė shumė tė hollash prej 5.000 dukatash.

    Mjerisht, ndihmat e Perėndimit ishin tė pakta dhe tė pasigurta. Edhe bashkimi i menduar prej tij ish i pamundshėm. Disa muaj mė vonė, nė Prill tė vitit 1454, Republika e Venetikut ua la tė tjerėve barrėn e luftės kundėr Turqve dhe i kėtheu krahėt Perėndimit duke nėnshkruar me Sulltanin njė paqe tė veēantė pėr tė shpėtuar interesat e saja. Skėnderbeu u pėrpoq tė forconte lidhjet nė Ballkan, dhe sidomos bashkėvepėrimin ushtarak me Hungarinė.

    Sulltan Mehmeti II, pėr tė ndaluar krijimin e njė fronti tė pėrbashkėt ndėrmjet Hungarisė, Serbisė dhe Shqipėrisė, nisi njė ushtėri kundėr Serbisė, mė 1454, duke shpresuar nė kėtė mėnyrė tė hapte rrugėn pėr nė Hungari. Por Gjon Huniadi me ushtėrinė hungareze kapėrceu Danubin, hyri nė Serbi, e theu ushtėrinė turke, dhe kumandarin e saj, Feriz Pashėn, e zuri rob.

    Ndėrkaq, Skėnderbeu po bėnte pregatitjet pėr rrethimin e Beratit. Kėtė ēėshtje e kishte biseduar sigurisht nė Napoli, qė mė 1453, me Alfonsin V. Ēlirimi i Beratit kishte njė rėndėsi strategjike tė dorės sė parė si pėr Shqipėrinė ashtu edhe pėr sigurimin e Mbretėrisė sė Napolit. Sepse ky qytet, nga gjeografia dhe nga pozita natyrore e tij, ishte si kryeura m'e fortė e pushtimit ushtarak turk mu nė zemėr tė Shqipėrisė. Pasi tė merrej Berati, hapej rruga pėr ēlirimin e mėtejshėm tė Vlorės dhe tė Gjirokastrės, domethėnė tė krejt Toskėrisė, ngaha Turqit kėrcėnonin Mbretėrinė e Napolit. Por, pėr tė thyer muret e Beratit, duhėshin topa.

    Skėnderbeut iu desh ndoshta t'i pėrsėriste disa herė kėrkesat e tija. Mė nė fund, ndihmat e Alfonsit, 1.000 ushtarė kėmbėsorė dhe disa reparte artilerie me nja 18 topa, arritėn nė Maj tė vitit 1455. Nė Korrik tė atij viti Skėnderbeu e rrethoi Beratin me njė ushtėri shqiptare prej 14.000 vetash dhe me repartet napolitane. Mendoi t'a zinte nė befasi garnizonin dhe t'a merrte kėshtjellėn pa gjak. Por Turqit, tė lajmėruar prej ndonjė trathėtari, ishin nė dijeni tė punės dhe qenė bėrė gati pėr qėndresė. Megjithatė, Shqiptarėt e pushtuan qytetin dhe e shtrėnguan rrethimin e kėshtjellės duke ēarė me artileri njė pjesė tė murevet. Kumandari i garnizonit turk kėrkoi njė muaj afat pėr tė dorėzuar fortesėn. Skėnderbeu s'desh tė hynte fare nė kėsi bisedimesh, por mė nė fund u detyrua prej rrethit tė tij dhe prej kumandarit tė repartevet napolitane, Palerino-s, tė jepte njė armėpushim prej njėmbėdhjetė ditėsh. Pastaj, duke e lėnė ushtėrinė nėn kumandėn e Muzakė Thopisė, ai vetė u largua me 4.000 trima tė gardės pėr tė marrė njė fortesė tjetėr, tė cilėn nuk e dimė se ku ishte. Largimi i Skėnderbeut nga Berati, n'ato rrethana, ishte njė gabim i tmerrshėm, dhe gabimi i dytė ishte qė e la ushtėrinė nėn kumandėn e tė kunatit, Muzakė Thopisė, kurse aty kishte gjeneralė mė tė zotė dhe mė tė provuar. Ushtėria shqiptare, e ēkujdesur, kujtoi se e kishte fortesėn nė dorė dhe u shtrua rreth Beratit si nė dasmė. Mirėpo, pėrpara se tė kalonin tė njėmbėdhjetė ditėt, arriti befas Isak Bej Evrenozi me njė ushtėri turke prej 40.000 kalorėsish tė zgjedhur dhe, duke e gjetur ushtėrinė shqiptare tė papregatitur pėr qėndresė, e korri si me drapėr. Mė shumė se gjysma e Shqiptarėvet mbetėn tė vrarė bashkė me Napolitanėt e Alfonsit. I tėrė kampi dhe topat ranė nė duart e Turqvet. Kur u kthye Skėnderbeu nė Berat, puna kishte mbaruar. Ata qė mundėn tė shpėtonin iknin tė tmerruar dhe s'kishte mbetur asnjė mundėsi qėndrese. Sikur Isak Bej Evrenozi t'ecte drejt Krujės, mund t'a kishte marrė, se rruga ishte krejt e hapur. Por ai, i kėnaqur me suksesin qė pati nė Berat dhe duke iu trėmbur emrit tė Skėnderbeut, nuk u shty mė tutje. Pasi ndreqi muret e fortesės dhe vendosi aty topat e Alfonsit, la njė garnizon tė shėndoshė dhe u tėrhoq nga Shqipėria.

    Kjo tragjedi mundi tė ngjante nė kėtė mėnyrė sepse kishte pasur njė trathėtar qė i vuri Turqit nė dijeni tė pregatitjevet dhe tė planit tė Skėnderbeut pėr rrethimin e Beratit. Trathėtari ishte Moisi Golemi, gjenerali m'i mirė i Skėnderbeut. Si kumandar i forcave tė kufirit, ai gjeti njė shkak pėr tė mos ardhur nė rrethimin e Beratit, se gjoja ishte i nevojshėm tė qėndronte nė Dibėr. Nga ana tjetėr, lajmėroi Turqit mbi qėllimin e Skėnderbeut dhe i hapi udhėn Isak Bej Evrenozit qė t'a zinte ushtėrinė shqiptare si nė kurth. Pastaj kaloi kufirin dhe u hodh nga anė e Sulltanit. Ushtėria qė ai kumandonte nuk e ndoqi nė rrugėn e trathėtisė dhe qėndroi nė vend.

    Kjo ngjarje desh e pėrmbysi Skėnderben. Tėrė bota kujtoi se i erdhi fundi. Venetiku rifilloi tė fuste spicat e pėrēarjes. Disa nga kapedanėt shqiptarė zunė tė kėrkonin mprojtje djathtas e majtas. Dukagjinėt u lidhėn pėrsėri me Turqit. Sa pėr Gjergj Aranitin, ai nuk pėrmendet nė kėtė kohė sepse kishte hyrė nė shėrbim tė Venetikut dhe marrėdhėniet e tija me tė dhėndrrin ishin ftohur fare.

    Kushdo tjetėr nė vend tė Skėnderbeut do t'ishte pėrmbysur me tė vėrtet. Por ai u mbajt si njė shkėmb graniti qė s'e shkepin dot tallazet as furtunat. Nuk u trondit as nga gjėma e Beratit as nga trathėtia e Moisiut. Me vullnetin e tij tė ēeliktė dhe me pėshtetjen e madhe qė gėzonte nė popull e mori pėrsėri vehten, e rikrijoi ushtėrinė e gjysmuar dhe vazhdoi qėndresėn si mė parė.

    Alfonsi V, edhe pas mjerimit tė Beratit, nuk i prishi lidhjet me Skėnderben dhe vazhdoi t'a ndihmonte pak a shumė si mė parė. Papa dhe princa tė tjerė evropjanė i dėrguan fjalė tė mira pėr ta ngushulluar. Pėr fat tė keq, armiqėsia ndėrmjet Napolit dhe Venetikut pengonte ndihmat nė njė shkallė mė tė gjerė qė Skėnderbeu mund tė kishte marrė prej Perėndimit. Megjithatė, vullnetarė nė njė numėr tė kufizuar vazhduan tė vinin nga tė gjitha viset e Evropės, Italianė, Frengj, Gjermanė e Anglezė, pėr tė luftuar pranė herojt shqiptar.

    Disa auktorė kanė dashur tė shikojnė nė trathėtinė e Moisiut dhe nė tė tjerat qė ngjajtėn mė pas pėrzjerjen e tepėruar tė mbretit tė Napolit ose t'agjentėve tė tij nė punėt shqiptare. Venetiku e luftonte ndėrhyrjen napolitane duke futur spica nėr krerėt shqiptarė dhe deri nė rrethin mė tė ngushtė tė Skėnderbeut. Nga ana tjetėr, Sulltan Mehmeti II kėrkonte tė ndante e tė pėrēante pėr t'a pėrmbysur Skėnderben me anėn e trathėtive tė brendėshme. Por kėto mėnyra s'ka shtet imperialist qė tė mos i pėrdori, dhe Romakėt e vjetėr i patėn shprehur me dy fjalė: ndaj e sundo. Duhen shikuar mė fort arėsyet e brendėshme qė shtynė Moisinė, dhe tė tjerėt pas tij, tė trathėtonin. Arėsyeja e parė ėshtė se tė gjithė kėta kapedanė bashkimin rreth Skėnderbeut e shikonin si njė besėlidhje, si njė shoqėrim midis tė barabartėsh, dhe jo si njė disiplinė, si njė nėnshtrim hierarkik kundrejt njė autoriteti. Kjo mendėsi ose kjo natyrė ėshtė i pari shkak qė ka penguar formimin e njė shteti shqiptar gjatė shekujvet dhe qė e ka shpėrndarė racėn shqiptare nė tė katėr anėt, si kashtėn q'e merr era. Moisi Golemi ishte nga familja e Aranit-Komnenėvet dhe pikėrisht i nipi i Gjergj Aranitit qė u bė vjehrri i Skėnderbeut. Tė Parėt e tij kishin qėnė kryezotėr tė principatės s'Arbėrisė, e cila pastaj kaloi nė duart e Kastriotėvet. Nga trimėria dhe zotėsia pėr tė kumanduar nė luftė Moisiu i kishte tė rrallė shokėt. Skėnderbeu ia pat shpėrblyer shėrbimet sipas vleftės, duke e nderuar sa duhej dhe duke i falur krahinat e Dibrės, ku ai qėndronte vazhdimisht si kumandar i forcave tė kufirit. Megjithatė, duket se Moisiu nuk e duronte dot famėn dhe autoritetin e Skėnderbeut si edhe politikėn pėrqėndronjėse tė tij. Ndoshta u shtyt edhe nga e shoqja, Zanfina Muzaka, e cila e urrente familjen e Kastriotėvet, sepse burri i parė i saj, Muzakė Thopia, pasi u nda nga kjo, u martua me Mamicėn, tė motrėn e Skėnderbeut.

    Sidoqoftė, Moisi Golemi - ose Moisiu i Dibrės, siē e quanin - mendoi tė bėhej sundimtar i Arbėrisė me forcėn e Turqvet dhe si vasal i Sulltanit. Kujtoi se Skėnderbeu nuk do t'a merrte dot vehten pas katastrofės sė Beratit. U nis nga Stambolli nė Prill tė vitit 1456, me njė ushtėri turke prej 15.000 kalorėsish tė zgjedhur, edhe arriti nė kufi pėr tė pėrmbysur Skėnderben dhe pėr t'i hedhur atdheut prangat e robėrisė. Nuk ishte e para as e fundit herė qė e gjora Shqipėri shpėrblehej nė kėtė mėnyrė prej bijve tė saj!

    Skėnderbeu i dolli pėrpara trathėtarit nė Dibrėn e Poshtėme me njė ushtėri prej 12.000 vetash. Mė 18 tė Majit, tė dy ushtėritė u rreshtuan kundrejt njėra-tjetrės. Thuhet se ndeshja filloi me njė dyluftim homerik: njė kapadai turk kėrkoi tė matej me atė mė trimin e Shqiptarėvet. I dolli pėrballė Zaharia Gropa dhe, pas njė pėrpjekjeje t'ashpėr, e shtriu tė vdekur Anadollakun. Atėhere Moisiu, pėr tė ngritur moralin e ushtėrisė turke, dolli pėrpara dhe ftoi nė dyluftim Skėnderben. Ky iu lėshua drejt pėr t'ia plotėsuar dėshirėn, megjithėse rrethi i tij u pėrpoq t'a ndalonte. Por Moisiu, kur pa Skėnderben pėrballė, nga turpi ose nga frika, s'mundi tė qėndronte, i kėtheu frerin kalit dhe u tėrhoq me vrap nė mes tė talljevet dhe vėrshėllimavet t'ushtėrisė shqiptare. Njė rrebesh i fortė e ndaloi atė ditė betejėn, e cila u zhvillua tė nesėrmen, mė 19 Maj, nė fushėn e Oranikut. Moisiu luftoi si i tėrbuar, por megjithatė ushtėria e tij u dėrrmua plotėsisht duke lėnė 10.000 tė vrarė e tė plagosur.

    Pas kėsaj disfate, Moisiu, i penduar, erdhi e i kėrkoi ndjesė Skėnderbeut, i cili e fali, ia kėtheu prapė pasurinė edhe i dha shkallėn qė kishte pasur n'ushtėri. Pastaj Moisiu shėrbeu me besnikėri deri nė fund nėn urdhėrat e Skėnderbeut.

    Nė verėn e atij viti, Sulltan Mehmeti II ndėrmori njė fushatė tė madhe kundėr Hungarisė, por ushtėria e tij u dėrrmua prej Gjon Huniadit, pėrpara Belgradit, mė 14 Korrik 1456. Kjo fitore e Hungarezėvet pati njė oshėtimė tė madhe n'Evropė, se thuhej qė ushtėria turke la pėrmbi 20.000 tė vrarė dhe humbi tė tėrė artilerinė e saj. Skėnderbeu i dėrgoi pėrgėzimet e tija Gjon Huniadit, por ai u sėmur dhe vdiq pak ditė pas fitores, nė kulmin e lavdisė.

    Nė Tetor tė vitit 1456, njė tjetėr trathėti ngjau nė radhėt e Shqiptarėvet. Gjergj Stres-Balsha, nip motre i Skėnderbeut, iu lėshoi Turqve kėshtjellėn e Modricės kundrejt njė shume tė hollash. Qė tė dukej sikur kėshtjella ra nga moskujdesja, ai bashkė me tė gjithė garnizonin dolli pėr gjah nė njė ditė tė caktuar, duke i lėnė portat hapur, dhe Turqit hynė brenda pa derdhur gjak. Gjergji me tė vėllanė, Gjokė Stres-Balshėn, u arrestuan dhe u dėrguan nė burg, nė Napoli.

    Por trathėtia arriti kulmin mė 1457, kur Hamzė Kastrioti, nipi dhe bashkėpunėtori m'i afėrt i Skėnderbeut, u hodh nga anė e Turqvet. Hamza ishte djali i vėllajt mė tė madh tė Skėnderbeut dhe i njė zonjė turke, e cila jetonte akoma nė Turqi. Qė nė fillim tė kryengritjes, Hamza pat shėrbyer pranė t'ungjit si krahu i djathtė i tij. Ishte i zgjuar, i zoti, trim dhe dinte tė fitonte zemrėn e ushtarėvet. Skėnderbeu i pat besuar kumanda tė rėndėsishme, dhe ai qe treguar nė lartėsinė e duhur. Por kishte ca kohė qė ankohej kundrejt t'ungjit sepse ky nuk ia shpėrblente shėrbimet aq sa vlenin ose nuk i pat dhėnė pjesėn e principatės qė i takonte. Pėrsa kohė qė Skėnderbeu ishte i pamartuar, Hamza shpresonte tė mbetej trashėgimtari i tij. Por kur ai u martua dhe sidomos kur i lindi njė djalė, mė 1456, Hamza humbi ēdo shpresė pėr tė trashėguar principatėn e Kastriotėvet. I shtytur ndoshta edhe prej Venetikut dhe i kėshilluar prej s'ėmės, e cila kishte ardhur t'a shihte, Hamza kapėrceu fshehtazi kufirin me grua e fėmijė dhe shkoi nė Stamboll ku u vu nė shėrbim tė Sulltanit.

    Kjo ishte njė nga ngjarjet mė fatkeqe qė iu pėrplasnė mbi krye Skėnderbeut, sepse kėtė radhė trathėtari ishte nga gjaku i Kastriotėvet, pat qėnė bashkėpunėtori m'i ngushtė i tij dhe ia njihte mė sė miri strategjinė dhe manevrimet taktike.

    Nė Korrik tė vitit 1457, Hamzė Kastrioti hyri nė Shqipėri me njė ushtėri turke prej lart nga 50.000 vetash, shumica kalorės, nėn kumandėn e Isak Bej Evrenozit1, i cili ishte i provuar nė luftėn kundėr Shqiptarėvet. Kumandari turk kishte urdhėr tė kėshillohej pėr ēdo punė me Hamzėn, tė cilin Sulltani e kishte emėruar sundimtar tė Krujės.

    Kėtė radhė duhej qė Skėnderbeu tė pėrdorte njė strategji tė re, njė plan tė pazbuluar deri atėhere, sepse Hamza ia njihte mirė mėnyrat e taktikės dhe tė strategjisė, e njihte mirė vendin dhe ushtėrinė shqiptare. Fuqia e Skėnderbeut arrinte nė 12.000 veta. Kėrkoi ndihmėn e aliatėvet. Krerėt shqiptarė i dėrguan nja 5.000 ushtarė. Papa Kalisti III i ēoi ca ushqime dhe municione. Alfonsi i Napolit s'mundi t'a ndihmonte.

    Hamza e kėshilloi kumandarin turk se duhej ēfarosur ushtėria shqiptare pėrjashta kėshtjellavet dhe se ishte e kotė qė tė rrethohej Kruja nėqoftėse Skėnderbeu me fuqinė kryesore tė tij do tė mbetej prapa krahėvet. Kėshtu ushtėria turke kaloi prej Dibre nė Mat duke ndjekur Skėnderben, i cili bėri sikur u trėmb dhe tėrhiqej. Mė nė fund dha pėrshtypjen se ushtėria e tij u shpartallua dhe se ai po vinte rreth pėr tė shpėtuar vehten. Kjo manevėr e tij u besua si e vėrtetė sepse, mė 31 Korrik, kumandari i Venetikut nė Durrės, Marko Diedo, lajmėronte dogjin e Republikės qė Skėnderbeu po endej malevet pėr tė shpėtuar kokėn, i braktisur prej gjithė krerėvet tė cilėt kishin shkuar tė bashkohėshin me Turkun. Tekembramja, kėtė manevėr e besuan, si duket, edhe Hamzė Kastrioti me Isak Bej Evrenozin, tė cilėt s'po e ndeshnin gjėkundi ushtėrinė shqiptare. Turqit zbritėn nė bregun e lumit tė Matit dhe e vendosėn kampin nė fushėn e Albulenės, afėr Milotit, nė perėndim tė malit tė Tumenishtit. Skėnderbeu e kishte fshehur ushtėrinė e tij rreth kėtij mali dhe s'po jepte shėnja gjėkundi. Si kaluan ca javė pa ngjarė gjėkafshė, disiplina u ēlirua n'ushtėrinė turke, rojet u ēkujdesėn, sidomos ditėn, nė kohėn e vapės, ku s'parashihej asnjė rrezik; disa flinin, disa shtrihėshin hijevet, kuajt kullosnin tė lirė, kumandarėt bisedonin nėse duhej tė prisnin akoma apo t'i vėrsulėshin Krujės.

    Por ditėn e 7 Shtatorit, Skėnderbeu e ndau ushtėrinė e tij nė tri pjesė dhe i goditi Turqit nga tri anė tė ndryshme, mu nė piskun e vapės kur ata nuk e prisnin. Sulmi i tij qe aq i rrufeshėm dhe aq i papritur, saqė Turqit nuk patėn kohė tė formonin rreshtat as t'organizonin njėsitė e tyre pėr njė qėndresė tė rregullt. Prandaj nė fushėn e Albulenės u bė kėrdia, ku thuhet se mbetėn 20.000 Turq tė vrarė. Ata qė mundėn tė shpėtonin iknė nga syt kėmbėt, pa kumandė dhe pa rregull. I tėrė kampi i ushtėrisė turke megjith tėndėn e kryekumandarit mbet nė duart e Shqiptarėvet. Midis 1.500 robėrve ishte edhe Hamzė Kastrioti vetė, tė cilin e zuri tė gjallė Zaharia Gropa dhe ia pruri tė lidhur Skėnderbeut. Plaēkat ishin tė panumėrta. Kuaj u kapėn me mijėra. Nė tėndėn e kryekumandarit, Skėnderbeu gjeti njė shumė tė madhe tė hollash, gjysmėn e tė cilavet ia dha Moisi Golemit pėr zotėsinė dhe trimėrinė e jashtėzakonshme qė ky tregoi atė ditė. Moisiu ua shpėrndau ushtarėvet.

    Hamzė Kastriotin Skėnderbeu e dėrgoi tė burgosur nė Napoli, ashtu siē kishte bėrė pėr Gjergj dhe Gjokė Stres-Balshajt. Me atė i dėrgoi Alfonsit si dhuratė disa kuaj e flamure tė zėnė si edhe tendėn e kryekumandarit turk.

    Fitorja e Albulenės ishte njė nga mė tė plotat dhe mė tė shkėlqyerat qė pat korrur Skėnderbeu. Buja e saj n'Evropė qe e madhe. Papa Kalisti III e lajmėroi me gėzim nė tė gjitha anėt dhe, nė Dhjetor t'atij viti, i dha Skėnderbeut titullin "Kapiten i Pėrgjithshėm i Selisė sė Shėnjtė".

    Pas vdekjes sė Gjon Huniadit, Skėnderbeu dhe Shqipėria mbetėshin si mburoja m'e fortė e Evropės kundrejt Osmanllinjvet. Po pėr sa kohė akoma do tė vazhdonte kjo qėndresė? Kalorėsi anglez John of Newport, i cili shėrbente si vullnetar n'ushtėrinė e Skėnderbeut, shkruante pas vdekjes sė Huniadit: "Invadimi i Evropės ėshtė i sigurtė, se s'ka fuqi tjetėr qė mund t'a bėjė kėtė qėndresė po tė bjerė edhe fortesa shqiptare".




    --------------------------------------------------------------------------------
    1Barleti e quan Isak Pasha. Tivarasi (i cili, sipas kritikės sė sotshme, ėshtė njė ēpikje e Biemmi-t) e quan Daut. Fan Noli e quan Isak Daut Pasha. Por ka shumė tė ngjarė tė ketė qėnė Isak Bej Evrenozi, qė pat bėrė kėrdinė e Beratit dy vjet mė parė dhe qė pat shtypur kryengritjen e Gjon Kastriotit mė 1430.

  4. #14
    Kapitulli XIV

    Fushata e Skėnderbeut n'Itali pėr t'i siguruar fronin mbretit Ferdinand tė Napolit ėshtė njė epizod jo mė pak i lavdishėm i historisė sė tij. Alfonsi V i Aragonės kishte vdekur mė 1458. Djali i tij natyror, Ferdinandi, gjeti kundėrshtime pėr tė trashėguar fronin e Napolit, tė cilin, pėrpara Alfonsit, e kishte pasur dinastia frėnge e Angjevinėvet. Trashėgimtari i kėsaj dinastie, princi René d'Anjou, i ndihmuar nga mbreti i Francės, Karli VII, u ēua tė kėrkonte tė drejtat e vjetra mbi fronin e Napolit. U bashkuan me tė pjesa m'e madhe e banorėvet t'Italisė jugore duke u ngritur kundėr Ferdinandit. Kryengritėsit udhėhiqėshin nga princi i Tarantos, Giovanni Antonio Orsini, nga Duka i Kalabrisė, Jean d'Anjou, i biri i princit René, dhe nga kondottieri i famshėm Giacomo Piccinino. Kjo grindje e ndau Italinė nė dy kampe. Nė fillim, u tregua kundėr Ferdinandit edhe Papa Kalisti III; por ky vdiq shpejt, dhe Piu II, qė i zuri vendin, mori anėn e mbretit tė Napolit. Shtėpinė e Aragonės e pėrkrahte edhe Duka i Milanos, Francesco Sforza, i cili kishte qėnė aliat i Alfonsit V. Kurse Venetiku dhe Firenca qėndruan asnjanės.

    Natyrisht, Skėnderbeu kishte interes qė nė fronin e Napolit tė mbetej Shtėpia e Aragonės, me tė cilėn kishte miqėsi dhe aliancė. Aq mė fort kur kėtu bashkohej edhe politika e Papės.

    Por nė tė parat pėrpjekje me armė, sidomos nė betejėn qė u bė nė Sarno mė 7 Korrik 1460, Ferdinandi u thye keqas. Njė pjesė e banorėvet dhe e qytetevet qė kishin qėnė me tė deri atėhere, e lanė dhe u bashkuan me anėn kundėrshtare. Nė kėtė kohė i erdhi ndihma e parė e Skėnderbeut dhe, njė vit mė vonė, u hodh n'Itali ai vetė, i cili e kėtheu krejt gjendjen.

    Nė Shtator tė vitit 1460, Skėnderbeu i dėrgoi Ferdinandit njė trupė prej nja 500 kalorėsish tė zgjedhur, ndoshta edhe disa kėmbėsorė, nėn kumandėn e Gjon Stres Balshės. Zbritjen e kėtyre n'Itali ia lajmėron nga Napoli Dukės sė Milanos ambasadori i tij, Antonio Da Trezzo, me njė letėr tė datės 1 Tetor 1460. Kjo kalorėsi, megjithėse e pakėt nė numėr, e pėrmirėsoi disi gjendjen e Ferdinandit dhe la nam nga shpejtėsia e lėvizjevet. Kuajt e tyre kanė vrap tė madh, tregon da Trezzo, dhe bėjnė me lehtėsi 30 a 40 mila kur kalorėsit italianė mezi bėjnė 10 a 12. Duket se me ndihmėn e kėtyre pak Shqiptarėve Ferdinandi i ripushtoi tokat nga Capua nė Benevento, nė javėn e fundit tė Tetorit, dhe mposhti disa baronė kryengritės. Se sa e shqetėsoi anėn kundėrshtare kjo ndihmė e vogėl Shqiptarėsh dhe frika se mund tė vinin ndihma tė tjera siē po flitej, kuptohet nga letra qė princi i Tarantos, Antonio Orsini, m'i fuqishmi nga armiqtė e Ferdinandit, i dėrgonte Skėnderbeut, mė datėn 10 Tetor 1460. Me fjalė tė bukura lavdėrimi dhe duke e quajtur "mik shumė tė shtrenjtė", Antonio Orsini mundohet t'i mbushi mendjen Skėnderbeut se ēėshtja e Ferdinandit ishte e humbur, se shumicėn e krerėvet dhe tė popullit ai i kishte kundėr, se ndihma e Shqiptarėvet s'mund t'a ndryshonte fatin e tij, se Skėnderbeu ato forca, nė vend qė t'i rrezikonte kot, do tė bėnte mė mirė t'i pėrdorte nė luftėn kundėr Turqvet, se s'ishte e drejtė qė tė dėrgonte njerėz pėr tė dėmtuar tokat e kėtij dhe tė "mbretit" René d'Anjou, nga tė cilėt jo vetėm qė s'kishte parė kurrė ndonjė tė keqe po edhe mund tė shpresonte pėrkrahje e pėrfitime mė tepėr nga ē'kish pasur prej mbretit t'Aragonės etj.

    E kemi pėrmendur mė sipėr pėrgjigjen qė Skėnderbeu i dha princit tė Tarantos mė 31 Tetor 1460. E kujton me fjalė tė pėrmalluara Alfonsin e Aragonės dhe ndihmėn qė ai i pat dhėnė; thotė se, pėr detyrė mirėnjohjeje, do t'a mpronte tė birin e atij, me sa fuqi qė kishte, ashtu siē ia donte nderi, dhe s'desh tė dinte pėr dinastinė frėnge as t'a njihte ndryshe veēse armike. E padit princin e Tarantos pėr trathėtinė kundrejt Ferdinandit dhe si shtytės tė kryengritjes. I pėrmend se, me njė ushtėri tė vogėl, ai pat mundur pėrpara Krujės Sulltanin e Turqve, i cili kishte njė fuqi shumė mė tė madhe nga ajo e armiqve tė Ferdinandit; se Shqiptarėt quhėshin Epirotė, dhe se tė Parėt e tyre kishin zbritur edhe tjetėr herė n'Itali, ku patėn bėrė me Romakėt luftime tė mėdha duke dalė me nder; se, pėr tė vazhduar luftėn kundėr Turqvet, ai nuk kishte nevojė pėr kėshillat e princit tė Tarantos, por ky do tė bėnte mė mirė t'i sillte fuqitė e tija kundėr atyre armiqve tė pėrbashkėt nė vend qė tė ngrinte krye kundėr Ferdinandit etj.

    Pas njė pėrmirėsimi tė pėrkohshėm, gjendja e Ferdinandit u keqėsua pėrsėri nė verėn e vitit 1461. Kėshtu qė vajtja e Skėnderbeut n'Itali u bė m'e nevojshme se kurrė. Prej vitit 1458, kryetrimi shqiptar i kishte ndrequr marrėdhėniet me Venetikun. Por duhej tė siguronte vendin prej rrezikut turk dhe tė pajtohej me Dukagjinėt, tė cilėt kėtė radhė ishin lidhur me Turqit. Iu vu punės pa humbur kohė dhe me durimin e tij tė jashtėzakonshėm i rregulloi kėto ēėshtje njėrėn pas tjetrės. Pajtimi me Dukagjinėt ishte i vėshtirė. Por me njė letėr tė Papės Piu II i cili i kėrcėnonte me ēkishėrim, kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Engjėlli, i detyroi Dukagjinėt t'i kėpusnin lidhjet me Turqit dhe t'afrohėshin pėrsėri me Skėnderben. Ky pastaj, nė prendverėn e vitit 1461, bėri me Sulltanin njė armėpushim pėr gjashtė muaj, ose ndoshta pėr njė vit. E i dėrgoi mandej njė ambasador Ferdinandit pėr t'a lajmėruar se ishte gati t'i vinte nė ndihmė me 1.000 kalorės dhe 2.000 kėmbėsorė. Kėtė lajm ia njoftojnė Dukės sė Milanos me shumė gėzim Da Trezzo, me njė letėr tė datės 12 Qėrshor 1461, dhe vetė mbreti Ferdinand, me njė letėr tė 21 Korrikut.

    Nė Gusht 1461, Skėnderbeu, me njė ushtėri prej 3.000 vetash, duke pasur me vehte Moisi Golemin dhe Zaharia Gropėn, u nis pėr n'Itali. Kaloi nga Raguza, ku u prit me nderime tė mėdha prej popullit dhe prej zyrtarėve tė Republikės, njė pjesė e mirė e tė cilėve ishin Shqiptarė. Mė 24 Gusht, iu bė njė pritje madhėshtore prej Senatit tė Raguzės, i cili i dorėzoi edhe njė ndihmė nė tė holla pėr fushatėn e tij n'Itali.

    Skėnderbeu zbriti nė Pulje nė njė kohė kur gjendja e Ferdinandit ishte krejt e dėshpėruar. Pėrveē Napolit, i kishin mbetur vetėm dy fortesa, e Barlettės dhe e Tranit, po edhe kjo e fundit ishte nė dorėn e njė trathėtari. Ferdinandi vetė ndodhej i rrethuar nė Barletta, ku, sipas njė historiani sypamės, Giovanni Pontano, s'i mbetej tjetėr veēse t'ikte me turp nga anė e detit pėr tė shpėtuar kokėn, ose tė hidhej i dėshpėruar kundėr armiqve duke rrezikuar qind pėr qind vetvehten, ose tė dorėzohej i gjallė. Ardhja e Skėnderbeut dhe e ushtėrisė shqiptare e kėtheu krejt gjendjen nė favor tė Ferdinandit. Porsa zbritėn trupat e para, armiqtė filluan tė tėrhiqėshin, siē i shkruan vetė Ferdinandi sė motrės, Isabella, mė 25 tė Gushtit 1461. Shqiptarėt e shtrėnguan kontin Piccinino t'a lėshonte rrethimin e Barlettės dhe tė zmbrapsej sa mė tutje. Ferdinandi e priti Skėnderben si ēlironjės duke i shfaqur mirėnjohjen mė tė thellė. Armiqtė u tėrhoqėn nė drejtim tė Lukanisė, rrugėt u hapėn, dhe Ferdinandi u nis mė 5 tė Shtatorit pėr nė San Bartolomeo in Galdo, ku do tė bashkohej me fuqinė qė sillte i vėllaj i Dukės sė Milanos, Aleksandėr Sforza. Skėnderbeu mori nė dorėzim Barlettėn dhe, prej kėsaj baze, me goditjet e rrufeshme tė kalorėsisė sė lehtė shqiptare e shkatėrroi kalorėsinė e rėndė tė princit tė Tarantos dhe tė kontit Piccinino duke i ndjekur kėmba kėmbės dhe duke kallur tmerrin nė radhėt e tyre. Nė pak kohė, e shtriu kontrollin e tij mbi tė tėrė Puljen. Siē thotė Giovanni Pontano, Skėnderbeu i pėrmbysi tė gjitha planet dhe manevrat e armiqve tė Ferdinandit, edhe e mbushi Italinė me admirim dhe me famėn e emrit tė tij tė madh.

    Auktorėt e kohės i shpjegojnė sukseset e Shqiptarėvet nga se kėta, tė regjur nė betejat kundėr Turqve, kishin njė tjetėr mėnyrė luftimi, sulmonin me kuaj tė shkathėt e tė lehtė, me njė shpejtėsi lėvizjesh tė jashtėzakonshme, kundėr kalorėsisė sė rėndė italiane qė ishte e ngarkuar me hekurishte tė kota.

    Kumandari i kėshtjellės sė Tranit, Antonio Infusado ose Foxa, i qe ēpabesur mbretit tė tij dhe ish lidhur me princin e Tarantos duke u bėrė njė armik i rrezikshėm. Ferdinandi qe pėrpjekur me tė gjitha mėnyrat pėr ta sjellė n'udhė, po ishte e pamundur. Skėnderbeu e mori pėrsipėr t'a kryente atė punė pas mėnyrės sė tij. E thirri Infusadon pėr njė bashkėfjalim, e zuri tė gjallė me gjithė rojet qė kishte, e lidhi me hekura dhe e shtrėngoi t'ia dorėzonte fortesėn. Kėshtu shpėtoi edhe Trani nga thonjtė e armiqvet.

    Nė katėr muaj, Skėnderbeu e ndryshoi krejtėsisht gjendjen n'Italinė jugore. Ferdinandi e mori situatėn nė dorė. Armiqtė e tij i humbėn shpresat. Disa nga banorėt kryengritės zunė t'i shtrohėshin mbretit njėri pas tjetrit. Princi i Tarantos, i dėrrmuar prej Skėnderbeut, kėrkoi paqen.

    I lajmėruar prej sė shoqes Donika se Turqit kishin filluar tė lėviznin nė kufi, Skėnderbeu u nis prej Italie nė fillim tė Shkurtit 1462. Mė 6 tė atij muaji arriu nė Raguzė, ku u prit pėrsėri me nderime tė mėdha, e prej andej zbriti nė Shqipėri.

    Siē shihet, Skėnderbeu nuk mori pjesė nė betejėn pėrfundimtare qė u bė nė Troja, mė 18 Gusht 1462, ku Ferdinandi iu dha grushtin e fundit armiqve tė tij qė kumandohėshin nga Duka Jean d'Anjou dhe nga kondottieri Piccinino. Por kėtė triumf tė Ferdinandit e pregatiti Skėnderbeu gjatė atyre katėr muajve qė luftoi n'Itali. Ky e kėtheu krejt gjendjen nė favor tė mbretit tė Napolit, ky i mposhti baronėt, i shpartalloi fuqitė e princit tė Tarantos, shtiri nė dorė kėshtjellėn e Tranit, ua theu guximin armiqvet, e shpėtoi Ferdinandin nga njė humbje e sigurtė dhe e bėri tė zotin e situatės. Fitorja e fundit qė mbreti i Napolit pati nė Troja, qe pregatitur prej Skėnderbeut. Dėshminė mė tė mirė mbi kėtė tė vėrtetė na e jep vetė Ferdinandi, i cili i mbeti mirėnjohės pėr jetė Skėnderbeut, edhe e quante "i dashur si atė, i shkėlqyer e shpirtmadh". Pas vdekjes sė herojt, mori nėn mprojtje tė venė, Donikėn, dhe tė birin, Gjonin, duke i ndihmuar dhe duke i rrethuar me tė gjitha nderimet.

    Sipas disa dokumentave mė tė reja, Skėnderbeu ka bėrė edhe njė udhėtim tjetėr nė Napoli, nė Prill tė vitit 1464. Kėtė herė i ka dhėnė Ferdinandi tokat Monte San Angelo dhe San Giovanni Rotondo, nė Pulje.

  5. #15
    Kapitulli XV

    Si u kthye plot lavdi prej fushatės s'Italisė, Skėnderbeut iu desh t'iu bėnte ballė furtunavet qė po pėrplasėshin mbi Shqipėrinė. Sulltani zu t'i dėrgonte ushtėritė njėrėn pas tjetrės. Venetiku, i shqetėsuar nga riforcimi i miqėsisė ndėrmjet Skėnderbeut dhe mbretit tė Napolit, rifilloi provokimet e vjetra.

    Nė verėn e vitit 1462, tri ushtėri turke iu vėrsulėn Shqipėrisė njėra pas tjetrės, por qė tė tria u mundėn prej Skėnderbeut. E para, prej 30.000 vetash, u thye nė grykat e Mokrenės, mė 27 Gusht 1462, dhe kumandari i saj, Hysen Beu u zu rob. E dyta, prej 18.000, u dėrrmua pak ditė mė vonė nė fushėn e Pollogut, dhe e treta, prej 40.000, nė kumandėn e Karaxha Beut, u mund nė muajin e Shtatorit, nė Livad, afėr Ohrit.

    Por gjer kur do tė vazhdonte kjo gjakderdhje e paprerė? Turqia ishte njė perandori e madhe me fuqi njerėzore dhe mjete ekonomike tė pashterrshme. Kurse Shqipėria e vogėl ishte shkretuar dhe varfėruar anembanė. Siē thotė Gjin Muzaka nė Gjenealogjinė, forcat e Turqvet shtohėshin gjithnjė kurse ato tė Shqiptarėvet pakėsohėshin. Pothuajse tė tėrė djemtė e rinj tė Shqipėrisė ishin vrarė; shumė kapedanė dhe trima kishin dhėnė jetėn; s'kishin mbetur veēse ca pleq tė pakėt, tė lodhur tė mjeruar.

    Megjithė pėrpjekjet e Papės Piu II, ideja e njė kryqėzate tė pėrgjithshme, pas kaq dėshtimesh, dukej e pabesuarshme. Shqipėria kishte nevojė pėr paqe pas njėzet vjetėsh lufte tė paprerė. Nga ana tjetėr, Sulltan Mehmeti II, pėr t'a mėnjanuar Shqipėrinė prej ndonjė bashkimi evropian dhe pėr t'ia hequr kryqėzatės shtyllėn mė tė fortė, i propozoi paqen Skėnderbeut. Ky, i detyruar nga rrethanat, e pranoi, dhe paqja me Turqinė u nėnshkrua nė Shkup, mė 27 tė Prillit 1463.

    Por paqja shqiptaro-turke nuk u prit mirė prej Papės as prej Republikės sė Venetikut. Piu II pėrpiqej gjithnjė pėr organizimin e kryqėzatės, nė tė cilėn Skėnderbeu duhej t'ishte figura kryesore. Kurse Venetiku zu tė shqetėsohej megjithė mend tani nga zgjerimi i fuqisė ottomane. Nė Maj tė vitit 1463, e tėrė Bosnja u pushtua prej Turqvet, tė cilėt kėrcėnonin tash Raguzėn dhe brigjet e Dalmacisė. Po n'atė prendverė, kumandari turk Omer Pasha u lėshua kundėr zotėrimevet tė Venetikut n'Argolidė dhe shtiri nė dorė qytetin e Argos. Kėshtu paqja me Shqipėrinė po i sillte pemė tė mira Mehmetit II.

    Venetiku dhe Papa zunė tė bėnin njė shtytje tė madhe mbi Skėnderben qė ta prishte paqen me Turqit. S'do mend tė kuptohet se Sulltan Mehmeti II, duke i propozuar paqen Skėnderbeut pa kėrkuar asgjė tjetėr prej tij veēse tė qėndronte nė cakun e vet, desh t'i kishte duart e lira pėr t'i thyer brinjėt Venetikut dhe Italisė. E kishte kuptuar se Skėnderbeu ishte njė kockė shumė e fortė pėr t'u thyer - njė kockė qė donte punė dhe nge - prandaj vendosi t'a linte pėrkohėsisht mėnjanė dhe tė vazhdonte pėrparimin nė drejtime tė tjera. Venetiku e ndjeu gjallė kėtė herė dhe pėrdori tė gjithė dhelpėrinė e zakonshme pėr t'a shtytur Skėnderben qė t'a prishte paqen dhe ta kėthente pėrsėri rrebeshin turk kundrejt Shqipėrisė. Se sa e ndjente tani Republika mungesėn e Skėnderbeut, kuptohet nga njė letėr qė Senati i saj pregatiti pėr Papėn, mė 9 Shtator 1463, dhe nga shpjegimet qė i dha legatit apostolik mė 18 tė Shtatorit. Nė tė dy rastet, theksohet rėndėsia qė kishte Skėnderbeu pėr mprojtjen e Italisė dhe se shmangia e tij nga balli i luftės do tė shkaktonte pa tjetėr zbritjen e Turqve n'Itali. Republika shpreson se e ka tėrhequr kryetrimin shqiptar nga paqja me Turqit, por i lutet Papės qė tė bėjė ē'ėshtė e mundur pėr tė vėnė nė lėvizje shtete e princa t'Italisė (deri Dukėn e Burgonjės), nė mėnyrė qė Skėnderbeu tė ndihmohej me fuqi tė mėdha ushtarake. Sepse ai ishte i vetėmi burrė qė, sikur tė ndihmohej siē duhej, do t'i bėnte jo veē luftėn mė tė rreptė armikut, po edhe shpresohej se mund ta pėrzinte fare nga Evropa.

    Skėnderbeu ra nė kurth tė politikės dinake tė Venetikut dhe t'enthusiazmit tė Papės Piu II, plani i tė cilit, pėr organizimin e kryqėzatės, ishte vetėm njė dėshirė e zjarrtė dhe jo njė mendim politik i pjekur e i peshuar i njė burrė-shteti. Kėshtu kryetrimi shqiptar iu pėrgjigj Papės dhe Venetikut se ishte gati t'a prishte paqen me Turqit nėqoftėse do tė ndihmohej ushtarakisht nga Republika dhe do ta shihte t'afėrt organizimin e kryqėzatės. Mė nė fund dėrgoi nė Venetik abatin e Shėn Marisė sė Rotecit pėr tė biseduar kushtet e njė aliance ushtarake kundėr Turqisė. Marrėveshja u pėrfundua mė 20 tė Gushtit 1463. Sipas kėtij traktati, Skėnderbeu do t'a rifillonte luftėn kundėr Turqvet porsa tė merrte nga Venetiku ndihmat ushtarake dhe financiare. Sasia e kėtyre ndihmave do tė caktohej prej Senatit tė Republikės dhe prej abatit tė Rotecit, qė ishte i dėrguari i Skėnderbeut, dhe jo nga provizorėt venetikas nė Shqipėri. Republika detyrohej tė dėrgonte ēdo vit, prej muajit Prill deri nė Qėrshor, dy anije lufte pėr tė mprojtur bregdetin dhe popullsinė e Shqipėrisė. Nėqoftėse Venetiku do tė bėnte paqe me Turqit, duhej tė pėrfshinte edhe Shqipėrinė n'atė traktat. I biri i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, do tė pranohej si qytetar nė radhėn e bujarėve tė Venetikut, dhe Skėnderbeu vetė, nė rast rreziku, do tė gjente kėtu njė strehė tė sigurtė dhe do tė ndihmohej pėr t'u rikthyer nė vendin e tij. Pensioni duhej t'i paguhej rregullisht prej Senatit.

    Siē shihet, kjo aliancė me Venetikun shėnon njė drejtim tė ri nė politikėn e jashtėme tė Skėnderbeut. Ky i mbajti gjithnjė lidhjet e ngushta me Mbretėrinė e Napolit, por desh t'i shtrinte sigurimet e tija edhe nga ana e Republikės sė Shėn-Markut, e cila ishte e para fuqi e detit n'atė kohė. Tė gjithė kėrcėnohėshin nga i njėjti rrezik dhe, sipas Skėnderbeut, duhej t'i bashkonin fuqitė e tyre pėr tė njėjtėn mprojtje. Traktati i kryetrimit shqiptar me Venetikun ndryshon nga ai qė pat lidhur me Alfonsin V, mė 1451. Ndėrsa n'atė kohė Skėnderbeu i nėnshtrohej mbretit tė Napolit duke e njohur pėr kryezot, marrėveshja me Venetikun bėhet si midis dy tė barabartėve.

    Nė tė njėjtėn kohė, Venetiku nėnshkroi edhe me Hungarinė njė aliancė kundėr Turqvet. Kėshtu u duk sikur fronti evropian po forcohej. Nė Shqipėri, Republika dėrgoi 1.300 ushtarė dhe 2.000 dukata pėr shpenximet e luftės, si edhe pensionin e vonuar tė Skėnderbeut. I biri i kėtij, Gjoni, qė ishte tetė vjeē, u emėrua qytetar nderi dhe antar i Kėshillit tė Lartė tė bujarėvet tė Venetikut. Dhe Skėnderbeu u njoh prej Republikės si kumandar i pėrgjithshėm i forcavet t'armatosura shqiptaro-venetikase nė Shqipėri. Mė nė fund, edhe Lekė Dukagjini, i cili ishte armiqėsuar pėrsėri, u kėshillua prej Republikės qė tė pajtohej pėrgjithmonė me Skėnderben, dhe prej kėsaj here nuk luajti mė.

    Ndėrkaq, nė muajin e Nėntorit 1463, Papa Piu II e shpalli zyrtarisht kryqėzatėn dhe iu bėri thirrje gjithė popujve tė krishterė qė tė bashkohėshin. Venetiku iu pėrgjigj menjėherė thirrjes sė Papės. Kryepeshkopi i Durrėsit filloi tė shtynte Skėnderben dhe kapedanėt e tjerė qė tė nisnin vepėrimet kundėr Turqvet. I gėnjyer prej kėtyre pregatitjeve, tė cilat, fundi i fundit, ishin zhurma n'erė, Skėnderbeu i shpalli luftė Turqisė, mė 27 Nėntor 1463, dhe hyri nė Maqedoni pėr tė shkretuar pronat e Sulltanit.

    Ky ishte ndoshta m'i madhi gabim politik i Skėnderbeut, sikurse m'i tmerrshmi gabim ushtarak i tij pat qėnė largimi i pėrkohshėm nga rrethimi i Beratit dhe lėnia e kumandės nė dorėn e Muzakė Thopisė.

    Princat e shtetet e Italisė dhe t'Evropės n'atė kohė shikonin seicili interesat e veta mė tė ngushta, rivalitetet ndėrmjet tyre, politikėn mistrece tė pėrfitimit nė gjėrat mė tė vogla, dhe pėr njėrin ose tjetrin rreziku turk ishte i nevojshėm nėqoftėse kėrcėnonte nė vijė tė parė kundėrshtarin e tij. Papa Piu II kėtė provė e kishte bėrė nė Kongresin e Mantovės mė 1459. Po ashtu edhe kėtė herė, princat dhe shtetet u tėrhoqėn njėri pas tjetrit. Mbreti Ferdinand i Napolit nuk desh tė merrte pjesė. Duke vėnė si shkak mungesėn e atij, u tėrhoq edhe Duka i Burgonjės. Duka i Milanos nuk mund t'afrohej nė njė lidhje ku ndodhej Venetiku. Kurse Firenca kish pėr qėllim tė zėvendėsonte nė tregėtinė e Lindjes Republikėn e Shėn-Markut, prandaj donte qė kjo tė thyente kokėn kundėr Turqvet; e kėshtu me radhė. Pėrveē Skėnderbeut nuk delte asnjė kampion pėr tė marrė kumandėn e mprojtjes sė Krishterimit dhe tė "qytetėrimit" evropian. Megjithatė, planet nė kartė nuk mungonin. Duke marrė dėshirėn e tij pėr realitet, Piu II kishte menduar edhe sesi do tė copėtohej Turqia e Evropės! N'atė rast, Maqedonia do t'i jepej Skėnderbeut.

    Ushtarėt e kryqėzatės filluan tė mblidhėshin turma turma nėpėr limanet e Italisė. Ishin ca grumbuj tė ēthurur, pa njėsim, pa organizim, pa kumandė tė pėrbashkėt. Mbasi nuk kish se kush t'iu printe, Papa Piu II shkoi vetė n'Ankonė e u vu nė krye tė tyre pėr t'i sjellė gjer nė Raguzė. Atje do tė piqej me Skėnderben, i cili do tė merrte kumandėn e kėtyre "trupave". Pėr fat tė keq, Papa u sėmur dhe vdiq n'Ankonė, mė 14 Gusht 1464. Atėhere turmat e kryqėzatės u shpėrndanė pa e kapėrcyer Adriatikun. Dogji i Venetikut Cristoforo Mor dhe Kardinalėt mezi qė prisnin pėr t'u kthyer andej nga kishin ardhur. Tė hollat e mbledhura pėr kryqėzatėn ia dėrguan mbretit Mathias Korvin tė Hungarisė. Kurse Skėnderbeut i dėrguan vetėm porosinė qė tė qėndronte i fortė kundėr Turkut! Kėshtu i mori era si njė cergė merimange tė gjitha planet, ėndrrat, shpresat e thashethemet rreth kryqėzatės.

    Pikėrisht mė 14 tė Gushtit 1464, kur Papa Piu II vdiste n'Ankonė, Skėnderbeu kishte mundur, afėr Ohrit, njė ushtėri turke tė kumanduar prej Sheremet Beut. Tani mbetej vetėm pėr vetėm pėrballė Sulltan Mehmetit II, se nga politika dredharake dhe e pabesė e Venetikut s'mund tė pritej asgjė. Venetiku bėri aq sa e largoi prej vehtes valėn e sulmimit turk dhe e kėtheu pėrsėri kundrejt Shqipėrisė.

    Thamė mė sipėr se Mehmeti II kishte sigurisht njė plan kur i propozoi paqen Skėnderbeut: sepse shmangia e kėtij e bėnte tė pamundur formimin e njė kryqėzate; dhe duke e lėnė pėrkohėsisht mėnjanė Shqipėrinė - e cila po i kushtonte shumė - fuqia turke mund tė pėrparonte nga anė tė tjera drejt Italisė, pasi t'i thyente mė parė brinjėt Venetikut. Por kur pa se Shqipėria nuk mėnjanohej, dhe se pa dėrrmuar mė parė Skėnderben nuk mund tė pėrparonte mė tutje, Sulltani i mblodhi tė gjitha forcat e Perandorisė kundėr kėtij vendi, gjersa tė digjte gur e dhe e t'a zhdukte me rrėnjė racėn shqiptare. Prandaj prej kėsaj date, lufta shqiptaro-turke hyn nė fazėn mė tė tmerrshme, mė tė pėrgjakshme, mė tragjike. Pėr ta shkretuar vendin me zjarr e me hekur, pėr t'ia shterrur burimet ekonomike dhe ēdo forcė qėndrese njerėzore, Sulltan Mehmeti II ia ngarkoi kumandėn e shpeditavet kundrejt Shqipėrisė njė renegati shqiptar, Ballaban Pashės, qė ēmohej si njė nga gjeneralėt mė tė zotė tė perandorisė s'Osmanllinjvet. Ishte i biri i njė bariu nga katundi Badera i Matit, e kishin marrė Turqit tė vogėl dhe ishte rritur nė radhėt e jeniēerėvet. Pat qėnė i pari qė i hyri Stambollit brenda, mė 1453.

    Sikur Skėnderbeu tė mos e kishte prishur paqen, por t'a linte Venetikun dhe tėrė Italinė sa t'a ndjenin nė mėlēi thikėn e Turkut, nuk besohet qė Sulltani t'a sulmonte Shqipėrinė pėr dy-tre vjet tė paktėn. Pastaj kohė pėr t'u vrarė me Turkun kishte gjithmonė. Por kishte edhe njė gjysėm-shprese qė Italia, kur t'i ndjente thundrat e jeniēerėvet mbi tokėn e saja, mund tė zgjuhej, tė vrumulisej, tė nxirte forca tė reja. Sidoqoftė, pėr Shqipėrinė nuk do tė bėhej mė keq se sa u bė. Skėnderbeu e dinte prej njėzet vjetėve eksperiencė se nga Venetiku dhe Italia s'delte gjė me tė mirė. Dhe s'dolli pothuajse asgjė kur vetė Mehmeti II, nė krye tė njė ushtėrie prej 150.000 vetash dhe me artilerinė mė tė rėndė tė kohės, erdhi dy vjet me radhė nė Shqipėri pėr t'a bėrė vendin qė tė mos mbinte as bar. Skėnderbeu mundi t'a pėrballonte, por me eshtrat e Shqiptarėvet. Ndihmat e Venetikut dhe t'Italisė ishin pėr tė mos u zėnė me gojė. Atėhere pėrse e prishi paqen me Sulltanin dhe ē'kujtoi se do tė fitonte nga Italia?

    Nė Prill tė vitit 1465, arriti Ballabani me njė ushtėri prej 18.000 vetash. Qė nė manevrat e para, u duk se ishte njė mjeshtėr i luftės. Ecte me tė gjitha masat e sigurimit pėr tė mos rėnė mė ndonjė kurth. U mundua tė kapte ose tė blinte pararojet e ushtrisė shqiptare pėr t'a zėnė kėtė nė befasi. Skėnderbeu e sulmoi dhe e mundi nė fushėn e Valkalisė, afėr Ohrit. Por Ballabani dijti tė tėrhiqej pa humbje tė mėdha e sidomos tė kapte tė gjallė tetė nga kumandarėt mė tė mirė tė Skėnderbeut, nėr tė cilėt edhe Moisi Golemin, me disa qindra ushtarė. Kėta u shtynė tutje duke ndjekur ushtėrinė e thyer turke dhe u futėn nė njė grykė ku Ballabani iu kishte vėnė pusinė. U pėrpoqėn si burra t'a ēanin rrugėn, por ishte e pamundur dhe ranė pothuajse tė gjithė tė plagosur. Skėnderbeu dėrgoi menjėherė lajmėtarė se ishte gati tė paguante ēfarėdo ēmimi pėr lirimin e tyre ose t'i shkėmbente me ēfarėdo numri robėrish turq, por Ballabani nuk dėgjoi kurrsesi dhe ia shpuri Sulltanit nė Stamboll. Atje iu bėnė torturat mė barbare gjatė pesėmbėdhjetė ditėve duke i rrjepur tė gjallė. Ata iu qėndruan mundimevet me njė trimėri tė pashembullt deri sa vdiqnė. Kjo ngjarje e hidhėroi tėrė Shqipėrinė dhe e bėri ushtėrinė e Skėnderbeut tė pamėshirshme kundrejt Turqvet.

    Nė Qėrshor t'atij viti, Ballaban Pasha erdhi pėr tė dytėn herė me njė ushtėri tė fortė, hyri nga anė e Ohrit dhe iu drejtua Dibrės. Thuhet se, sipas zakonit t'asaj kohe, i dėrgoi Skėnderbeut disa dhurata tė ēmuara. Ndonėse ky radhėn e parė nuk i kishte pranuar dhuratat e njė trathėtari, kėtė herė i mbajti dhe i dėrgoi nga anė e tij njė krrabė dhe njė kazmė pėr t'i kujtuar origjinėn si bujk e bari i principatės sė Kastriotėvet. I fyer keq, Ballabani u tėrbua mė tepėr akoma kundėr Skėnderbeut. Duke blerė, si duket, disa nga rojet, u fut tinėz pėr t'a zėnė ushtėrinė shqiptare nė gjumė pėrpara mėngjezit. Po Skėnderbeu kish mbetur zgjuar dhe i vėzhgonte vetė lėvizjet e armikut. Me tė ndier qė Turqit po afrohėshin, e ngriti nė kėmbė ushtėrinė e tij dhe e vuri nė rregull pėr betejė. Kėshtu Ballabani u gjend pėrpara njė befasie dhe desh tė zmbrapsej. Por Skėnderbeu, pa humbur kohė, i mori krahėt dhe e shtrėngoi tė jepte betejė. Kėtė radhė ushtėria turke u dėrrmua krejt, n'afėrsitė e Oranikut, dhe i tėrė kampi i saj mbeti nė duart e Shqiptarėvet.

    Por nė Korrik t'atij viti, Ballabani iu vėrsul Shqipėrisė pėr tė tretėn herė, me njė ushtėri prej 20.000 vetash, dhe e nguli kampin afėr Sfetigradit. Skėnderbeu e rrethoi nga disa anė tė ndryshme dhe e goditi vrullshėm, nė njė pėrpjekje aq t'ashpėr sa desh humbi jetėn ai vetė nė dy raste. Duke u hedhur si luani midis Turqve, u rrethua prej tyre dhe njėri e kapi pėr qafe me tėrė forcėn pėr t'a rrėzuar nga kali; por njė ushtar i gardės, qė ndodhi pranė, e vrau Anadollakun. Pak mė vonė, ndėrsa luftonte nė mes t'armiqvet mė tė dėndur, siē thotė Barleti, kali i tij u plagos si duket ose u ndesh pas njė trungu edhe u pėrmbys bashkė me tė. Skėnderbeu pėrpoqi rėndė kokėn dhe krahun e djathtė, edhe mbeti disa ēaste si i zalisur. Turqit kujtuan se mbaroi edhe u turrėn mbi tė qė t'i merrnin kokėn. Por garda e rrethoi si njė mburojė ēeliku dhe njė luftė homerike u bė rreth trupit tė tij. Mė nė fund, Skėnderbeu e mblodhi vehten, u ngrit, i hipi njė kali tjetėr edhe u vėrsul mbi armiqtė me hov tė pėrsėritur duke iu kallur tmerrin. Kjo pėrleshje qe njė nga mė tė rreptat, ku tė dy anėt luftuan me tėrbim. Turqit u thyen keqas duke lėnė shumė tė vrarė, tė plagosur dhe robėr. Ballabani mezi shpėtoi me njė pakicė. Po edhe shqiptarėt patėn humbje tė rėnda nė kėto tri beteja. Rrallė herė iu kishte qėlluar t'i paguanin kaq shtrenjtė fitoret e tyre.

    Nė Gusht t'atij viti, Sulltan Mehmeti dėrgoi dy ushtėri kundėr Shqipėrisė, Ballaban Pashėn me 24.000, i cili vinte pėr tė katėrtėn herė nga anė e Maqedonisė, dhe Jakup Arnautin me 16.000, qė vinte prej Epirit dhe hyri nga anė e Beratit. Qėllimi i dy ushtėrive turke ishte qė t'a vinin Skėnderben midis dy zjarresh. Njėra nga lindja, tjetra nga juga, tė dyja i drejtohėshin Krujės. Nė Stamboll besohej se kėtė herė Skėnderbeu do tė mbaronte. Por ky, i patronditur, me njė ushtėri shqiptare prej 12.000 vetash rendi mė parė kundėr Ballabanit. E rrethoi, nė fushėn e Valkalisė, e shtrėngoi tė jepte betejė dhe e dėrrmoi plotėsisht. Pas kėsaj fitorje tė pėrgjakshme, i erdhi lajmi se Jakup Arnauti po i qasej Tiranės. Skėnderbeu u nis me tė shpejtė kundėr kėsaj ushtėrie tė dytė, e sulmoi edhe e theu nė fushėn e Kasharit duke vrarė me dorėn e tij edhe Jakup Arnautin. Nė kėto dy beteja mbetėn shumė armiq tė vdekur.

    Pas humbjes sė gjithė kėtyre ushtėrive, Sulltan Mehmeti II vendosi tė vinte vetė nė Shqipėri me tė tėra forcat e Perandorisė Turke. Nė Qėrshor tė vitit 1466, nė krye tė njė ushtėrie prej lart nga 150.000, erdhi nga anė e Maqedonisė dhe, duke zbritur luginėn e Shkumbinit, arriti pėrpara Krujės. Pėrveē trupavet tė jeniēerėvet, kishte sjellė tė gjitha fuqitė e Anadollit dhe tė Rumelisė. Kishte vendosur kėtė radhė tė mos linte gjė tė gjallė nė Shqipėri, as njerėz, as kafshė, as bimė, gjersa t'a shuante me rrėnjė qėndresėn shqiptare. Megjithėse ishin vrarė e dėrrmuar, megjithėse nuk kishte mbetur pėllėmbė toke e papėrgjakur, Shqiptarėt treguan edhe kėtė herė njė shpirt heroizmi qė i ka tė rrallė shembujt nė historinė e njerėzisė. Pa bukė, pa strehė, pa mjete, ata i lanė fushat e fshatrat edhe u tėrhoqėn malevet, ku zinin grykat e ngushta pėr t'u mprojtur gjer nė vdekje kundėr Turqvet.

    Skėnderbeu, edhe kėtė herė, la nė kėshtjellėn e Krujės njė fuqi prej 4.000 vetash, nėn kumandėn e Tanush Thopisė, kurse vetė qėndroi jashtė me 8.000 ushtarė, shumica kalorės, duke pasur si bazė malin e Tumenishtit. Kishte lėnė garnizone me njė sasi ushqimesh dhe municionesh nė tė gjitha fortesat. Iu kishte bėrė thirrje pėr ndihmė Romės, Napolit, Venetikut, Raguzės dhe deri Hungarisė. Por nga tė gjitha anėt i erdhėn pothuajse vetėm fjalė tė mira. S'i mbetej tjetėr shpresė veēse mbėshtetja e popullit shqiptar, i cili u tregua i lidhur si shkėmb rreth tij.

    Nė kėtė rrethim tė dytė tė Krujės, Skėnderbeu ndoqi tė njėjtėn strategji dhe tė njėjtat mėnyra taktike si nė rrethimin e parė. Mehmeti II, qė kishte me vehte edhe Ballaban Pashėn, me njė pjesė t'ushtėrisė shtrėngoi rrethimin e qytetit dhe pjesėn tjetėr e pėrdori pėr t'u mprojtur kundrejt goditjevet tė Skėnderbeut dhe pėr tė ndjekur ēetat shqiptare qė iu binin Turqvet prapa krahėvet. E rrahu fortesėn me topat mė tė rėndė, provoi tė hapte llagėme nėn tokė dhe bėri shumė herė sulme tė pėrgjithshme qė u prapsėn me humbje tė mėdha nga mprojtėsit heroikė tė Krujės. Skėnderbeu, sė jashtėmi, s'e linte tė qetė ushtėrinė rrethonjėse as ditė as natė; me goditje tė rrufeshme, binte pėrherė si shqipe atje ku Turqit nuk e pritnin, i shkatėrronte, i tmerronte, iu priste prapavijat, iu kapte nozullimet, iu pėrmbyste planet dhe iu shkaktonte dėme tė mėdha. Pas dy muajsh rrethimi, Sulltan Mehmeti II, qė i drejtonte vetė vepėrimet ushtarake, u bind se Kruja nuk mund tė merrej veēse nga uria. Prandaj, nė Gusht t'atij viti, pushtonjėsi i Stambollit u shtrėngua tė largohej me turp nga fusha e Krujės, por la aty Ballaban Pashėn me 80.000 ushtarė pėr t'a mbajtur qytetin tė rrethuar gjersa tė jepej nga uria.

    Pėr t'i siguruar ushtėrisė turke njė bazė tė fortė nė Shqipėrinė e Mesme, Mehmeti II ndėrtoi mbi gėrmadhat e Valmit tė vjetėr, nė luginėn e Shkumbinit, njė fortesė tė re tė cilėn e quajti Elbasan. Kėtė e bėri njėkohėsisht edhe si qendėr sanxhaku duke lidhur me tė njė pjesė tė krahinavet qė deri atėhere varėshin nga sanxhaku i Shqipėrisė me kryeqendėr Gjirokastrėn. Elbasani do t'ishte kėshtu e tutje baza e vepėrimevet ushtarake qė do tė vazhdonin kundėr shtetit tė Skėnderbeut. Gjatė ndėrtimit tė fortesės, ushtėria turke e plaēkiti dhe e shkretoi vendin rreth e rrotull duke vrarė ēdo burrė qė i ra nė dorė dhe duke marrė robėr gra e fėmijė. Kur po largohej nga Shqipėria, Mehmeti II pushtoi qytetin e Kidhnės, afėr Drinit, dhe vrau barbarisht 20.000 burra, gra, pleq e fėmijė qė ishin mbledhur aty prej fshatrave rreth e qark. Kėshtu u kthye nė Stamboll i ngopur me gjak, por i paqetė sepse Skėnderbeu dhe Shqiptarėt qėndronin akoma.

    Ballaban Pasha ndėrtoi mure tė jashtėm pėr t'u mprojtur prej sulmeve tė Skėnderbeut. Kruja ndodhej nė rrezik. Vendi ishte bėrė gjak e shkretirė. Ngado qė kaloi ushtėria e Mehmetit II s'kishte mbetur gjė e gjallė nė kėmbė. Zia e bukės kėrcėnonte popullsinė. Radhėt e ushtėrisė shqiptare ishin rralluar, djemtė e rinj ishin vrarė. Mungonin mjetet, armėt, municionet.

    Skėnderbeu iu pat bėrė thirrje aliatėvet tė Perėndimit, por s'i kishte ardhur asnjė ndihmė e rėndėsishme. Atėhere vendosi tė hidhej vetė n'Itali pėr t'iu kėrkuar ndihmė Papės dhe mbretit tė Napolit. Ky burrė i madh i Shqipėrisė, figura legjendare e shekullit, qė pesė vjet mė parė, i ndritur me lavdi, kish kapėrcyer Adriatikun pėr tė vėnė paqen n'Italinė jugore, po vinte tani si kalorės i thjeshtė, i veshur me petkun e luftės, pėr tė kėrkuar ndihmėn e asaj bote sė cilės i qe bėrė mburojė. Shpirtmadh nė vuajtje sa edhe nė ngadhėnjim, asnjė hije shqetėsimi s'ia vrėnjte vijat fisnike t'asaj fytyre tė bukur patriarku. Mė 12 Dhjetor 1466, arriti nė Romė, ku iu bė prej popullit njė pritje e denjė pėr emrin qė kishte. Porsa u muar vesh ardhja e tij, njė shumicė e panumėrt qytetarėsh buēiti pėrjashta pėr t'a parė me sy, pėr t'a nderuar, pėr t'a brohoritur si kryemprojtėsin e Krishterimit, fama e tė cilit kishte mbushur botėn. Papa Pali II e priti me shumė nderime edhe u ēudit me pamjen e tij madhėshtore. Pastaj e nxori pėrpara mbledhjes sė Kardinalėvet, ku Skėnderbeu tregoi rrezikun qė kėrcėnonte Shqipėrinė dhe Italinė njėheresh, rolin qė kishte lozur Shqipėria nė mprojtjen e Evropės dhe nevojėn e ngutshme pėr ndihma. Pali II, pėrveē nderimevet dhe njė shpate tė bekuar, nuk i dha ndonjė ndihmė tė rėndėsishme. Pas njė muaji bisedimesh tė gjata, fatosi ynė mezi shkėputi prej financavet tė Vatikanit 5.000 dukata dhe 2.700 tė tjera iu dėrguan mė vonė nė Shqipėri.

    Nga Roma, Skėnderbeu shkoi nė Napoli ku u prit pėrzemėrsisht dhe me mirėnjohje prej mbretit Ferdinand. Por as ky nuk i dha ndonjė ndihmė tė madhe pėrveē njė sasie ushqimesh e municionesh dhe 1.000 dukata.

    Nė fillim tė Prillit 1467, Skėnderbeu u kthye nė Shqipėri, i bindur se s'kish ku tė pėshtetej veēse nė forcat e popullit shqiptar, tė cilit iu drejtua pėr tė bėrė theroritė e fundit. Lek Dukagjini me kumandarin venetikas tė Shkodrės kishin mbledhur njė fuqi prej malėsorėsh dhe prej qytetevet shqiptare qė ishin nėn Venetikun. Kjo fuqi iu shtua ushtėrisė sė Skėnderbeut, e cila arriti nė 14.000 veta. Me kėtė, kryetrimi duhej tė shpėtonte Krujėn nga rreziku. Kur po pregatitej t'i binte Ballabanit, mėsoi se i vėllaj i kėtij, Jonuzi, po vinte me njė tjetėr ushtėri turke pėr tė forcuar rrethimin e Krujės. Por Skėnderbeu s'e la t'afrohej, e sulmoi edhe e dėrrmoi duke zėnė tė gjallė Jonuzin bashkė me tė birin Hajdar. Pastaj theu njė varg fortifikatash qė Ballabani kishte bėrė pėr t'u mprojtur. I tregoi kėtij tė vėllanė dhe tė nipin tė lidhur me hekura edhe u vėrtit nga jashtė mbi ushtėrinė turke, ndėrsa garnizoni i Krujės bėri njė dalje heroike duke e goditur armikun pėrballė. N'atė pėrpjekje tė tmerrshme, Ballaban Pasha u vra prej njė ushtari nga Kruja i quajtur Gjergj Aleksi, ushtėria turke u thye dhe u tėrhoq e shpartalluar. Pastaj mezi ēau grykat e malevet pėr t'ikur, e ndjekur kudo prej Shqiptarėvet. Skėnderbeu i spastroi disa garnizone armike tė mbetura aty-kėtu dhe rrethoi Elbasanin, por s'e mori dot mbasi nuk kishte artileri tė mjaftė.

    Sulltan Mehmeti II, i egėrsuar nga kėto ngjarje, u nis vetė pėrsėri kundėr Shqipėrisė, nė Korrik tė vitit 1467, hyri me tė gjitha ushtėritė e tija dhe e rrethoi Krujėn pėr tė tretėn herė. Ishte njė luftė shkatėrrimi, djegie, ēfarosjeje. Sulltani la garnizone nė shumė pika tė Shqipėrisė sė Mesme dhe sulmoi njėkohėsisht qytetet qė mbante Venetiku, Durrėsin, Leshin, Shkodrėn, pėr t'ia prerė vendit ēdo mundėsi ndihme nga anė e detit. Skėnderbeu vazhdoi taktikėn e vjetėr, Kruja iu qėndroi topavet mė tė rėndė dhe sulmevet mė tė tėrbuara, Shqiptarėt treguan tė njėjtin shpirt heroizmi si mė parė. Pjesa m'e madhe e ushtėrisė turke u lėshua pėr tė shkretuar vendin. Popullsia ikte, fshihej, tėrhiqej e tmerruar. Kushdo qė u kap i gjallė, u ther pa mėshirė. Disa grupe qė mundėn, u mėrguan n'Itali. Por shumica e popullit u tėrhoq nėpėr vendet e forta duke qėndruar me armė nė dorė gjer nė vdekje. Trupat turke tė stėrvitura nė luftėn e malevet u vunė tė ndiqnin Shqiptarėt deri nė lartėsitė mė tė thepisura, por kėta iu qėndruan me njė trimėri tė pashoqe edhe i prapsėn me humbje. Nga shkrimet e kronikanėvet turq, Dursun Beu dhe Qemal-Pasha-Zadeja, dhe nga ato tė kronikanėvet bizantinė turkofilė, Kritobuli dhe Laonik Halkokondili, kuptohet se sa t'ashpra, plaēkitėse dhe gjakderdhėse qenė kėto dy shpedita tė Sulltan Mehmetit II dhe se sa heroike u dėftye qėndresa e Shqiptarėvet, qė ēuditi tėrė botėn e atėhershme. Shqiptarėt - tregon Kritobuli - hidhėshin nga majat e shkėmbenjvet pėr tė mos rėnė tė gjallė nė duart e Turqvet. Pas disa sulmeve tė fundme qė bėri Mehmeti II kundėr Krujės dhe Durrėsit, nė muajin e Gushtit, dhe pasi e pa se ndjekja e Shqiptarėvet po i shkaktonte humbje shumė tė rėnda ushtėrisė sė tij, u shtrėngua tė largohej nga Shqipėria pėr tė dytėn herė dhe tė kėthehej i turpėruar nė Stamboll. Por la garnizone nėpėr fortesat dhe trupa nė kufi. Kėto dy tėrheqje tė pushtonjėsit tė Stambollit, qė u zmbraps pėrpara Krujės dy vjet me radhė, ishin si dy kurora lavdie shumė tė ndritura pėr Skėnderben dhe pėr kombin shqiptar. Por vendi ishte prishur, djegur e shkretuar. Popullsia ishte vrarė e gjymtuar. Mungonin ushqimet, mungonte gjithėēka. Darėt e hekurta turke rreth Shqipėrisė sė Mesme po shtrėngohėshin. Fortesavet tė tjera qė ndodhėshin nė duart e armikut, Sfetigradit, Beratit, Modricės, iu shtohej tani edhe Elbasani. Kjo bazė e fundit turke e shqetėsoi fort Republikėn e Venetikut sepse prej Elbasanit kėrcėnohej Durrėsi drejtpėrdrejt; sidomos qė Turqit kishin nė dorė edhe Vlorėn. Skėnderbeu shpresonte se do tė kishte ndihmėn e Republikės pėr tė marrė Elbasanin. Pasi i spastroi disa nga garnizonet qė kishte lėnė Mehmeti II, iu pėrvesh punės pėr tė mbledhur fuqi tė tjera dhe pėr tė pregatitur rrethimin e Elbasanit. Po pėr kėtė duhėshin mjete, dhe gjendja e vendit ishte tepėr e keqe. Prandaj vendosi tė thėrriste nė Lesh, nė Jenar tė vitit 1468, njė kuvend tė krerėvet shqiptarė, ashtu siē pat bėrė mė 1444. Ftoi edhe delegatėt e Venetikut pėr t'iu kėrkuar njė ndihmė mė tė madhe nga ajo qė po jepte tani Republika.

    Kuvendi u mblodh, por Skėnderbeu u sėmur nga ethet. Kur ishte keq nė shtrat, njė ushtėri turke erdhi nga Kosova nėpėr malet me dėborė dhe rrethoi Shkodrėn. Kryetrimi provoi tė ngrihej pėr tė fundmen herė dhe tė rrokte shpatėn, por i mungoi fuqia. Garda pretoriane shkoi kėtė herė pa kumandarin, por Turqit e pandehėn nė krye tė saj edhe u thyen. Kur i erdhi lajmi i fitores, Skėnderbeu ishte nė ēastet e fundit. Vdiq mė 17 Jenar 1468, i rrethuar me dritė dhe lavdi tė pėrjetėshme. U varros nė kryekishėn e Shėn-Kollit, nė Lesh. "Si Ajaksi i Sofokliut, shkruan historiani Fallmerayer, Skėnderbeu u hoq nga skena pėrpara se tė mbaronte akti i tretė dhe i fundmė i tragjedisė shqiptare".

  6. #16
    Kapitulli XVI


    Kombi shqiptar e qau me kujė e me gjėmė prijėsin mė tė madh tė tij qė ia rrėmbeu vdekja nė ēastin mė fatkeq tė luftės pėr vetėmprojtje. Vajtimi i burravet edhe i gravet, qė ēirrnin fytyrėn, shkulnin flokėt, rrihnin krahėrorin, ishin nga ato pamje qė tė kėpusin shpirtin. Nuk mbet zemėr qė s'u helmua, nuk mbet sy pa derdhur lot. Lajmi i zi shkaktoi dhėmbje e pikėllim nė tėrė Evropėn, qė humbiste mprojtėsin e saj mė tė fortė. Tregojnė se Sulltan Mehmeti, kur dėgjoi vdekjen e tij, tha: "Njė luan tė kėtillė nuk do t'a pjelli mė dheu kurrė!".

    Trimėritė e Skėnderbeut u kėnduan, pas mėnyrės shqiptare, si ato tė heronjve tė vjetėrsisė klasike. Figura e tij u mbajt si hije e shėnjtėruar nė malet e Shqipėrisė edhe e frymėzoi popullin t'a vazhdonte qėndresėn e pathyershme pėr disa dhjetra vjet akoma. Kronikani venetikas, Antonio Scabello, shkruante mė 1487, afro njėzet vjet pas vdekjes sė fatosit, se populli shqiptar i kėndonte me vjersha epike trimėritė e tija tė ēuditshme, se grumbuj vajzash mblidhėshin ēdo tetė ditė nėpėr vendet ku ai kishte sunduar dhe, midis zjarrit tė betejavet, kur dridhej bota pėrpara armėvet tė barbarit, ato i kėndonin hymne lavdie prijėsit tė vdekur, siē e kishin zakon tė vjetrit nėpėr gostitė pėrkujtimore tė heronjve tė mėdhenj.

    Qėndresa shqiptare, qė e kishte marrė shtytjen nga luftat e Skėnderbeut, vazhdoi gjer nė mbarim tė shekullit. Por tani nuk kishte njė dorė tė fortė qė t'a mbante tė bashkuar. I biri i Skėnderbeut, Gjoni, ishte i vogėl dhe shkoi e u vendos bashkė me t'ėmėn, Donikėn, nė Mbretėrinė e Napolit, ku u pritėn bujarisht prej Ferdinandit. E shumta e kapedanėve shqiptarė t'epopesė kastriotiane ishin vrarė ose kishin vdekur. Disa nga ata qė rronin akoma u shtrėnguan tė mėrgohėshin n'Itali ose t'i nėnshtrohėshin Sulltanit. Tė tjerėt, bashkė me popullin e malėsivet, e vazhduan qėndresėn pėr aq sa mundėn, tė lidhur me Venetikun, i cili tani ndodhej nė luftė kundėr Turqisė. Kjo ishte njė qėndresė e dėshpėruar, shpeshėherė pa ndėrlidhje e pa njė plan tė pėrbashkėt; ēdo qytet e ēdo krahinė pėrpiqėshin tė mprohėshin me mjetet e tyre. Si figura shqiptare m'e shquar, nė veri, kishte mbetur Lek Dukagjini, i cili mori kumandėn e luftės pėr mprojtjen e vendit sė bashku me fuqitė e Venetikut. Nė jugė u pėrpoq tė qėndronte Gjin Muzaka. Nėpėr qytetet e papushtuara kishte garnizone shqiptaro-venetikase, por duhet tė dimė se edhe ato forca qė thuhėshin tė Venetikut pėrbėhėshin me shumicė prej Shqiptarėsh nga viset qė sundonte Republika. Kjo mori nėn mprojtje edhe Krujėn me mbeturitė e principatės sė Skėnderbeut pas ikjes sė Gjon Kastriotit n'Itali.

    Turqit i vazhduan tė pandėrprera shpeditat e tyre ushtarake kundėr pjesėvet tė panėnshtruara tė Shqipėrisė. Dy herė nė vit, nė verė e nė vjeshtė, nė kohėn e korrjevet dhe tė mbjelljevet, kalorėsia turke i shkretonte tokat midis Durrėsit, Krujės, Leshit dhe Shkodrės. Grumbuj tė gjerė fshatarėsh, sidomos nga fushat, pėr t'i shpėtuar hekurit edhe zjarrit t'armikut, e braktisėn vendin dhe u mėrguan n'Itali ose nė brigjet e Dalmacisė.

    Mė 1470, Sulltan Mehmeti II, nė krye tė njė ushtėrie prej 100.000 vetash, u lėshua kundėr zotėrimevet tė Venetikut nė Greqi, ndėrsa njė flotė turke prej treqind anijesh, nėn kumandėn e Mahmud Pashės, i sulmonte nga deti. Perėndimi u trondit nga kjo ndėrmarrje e Sulltanit, sidomos nga fuqia detare turke qė ēfaqej pėr tė parėn herė nė njė shkallė t'atillė. Papa Pali II u pėrpoq t'i bashkonte shtetet e Italisė kundėr rrezikut, por as kėtė radhė s'u bė gjėkafshė. Venetiku pėsoi disfatėn mė tė rėndė. Ishulli i Eubesė dhe pak mė vonė e gjithė Greqia ranė nė duart e Turqvet. Pėr tė shpėtuar tė paktėn zotėrimet e saja nė Shqipėri, Republika e Shėn-Markut e pau tė nevojshme tė ndihmonte Lek Dukagjinin dhe krerėt e tjerė shqiptarė qė t'a vazhdonin luftėn.

    Mė 1474, Sulltan Mehmeti II dėrgoi njė ushtėri tė madhe, nėn Sulejman Pashėn e Rumelisė, pėr tė pushtuar Shkodrėn. Ajo e rrethoi qytetin dhe e rrahu kėshtjellėn me artileri, por nuk mundi t'a merrte. Mprojtėsit e Shkodrės i prapsėn me humbje tė mėdha sulmet e ushtėrisė turke. Mė vonė, Sulltani dėrgoi Sanxhakbeun e Bosnjės pėr t'a shkretuar Shqipėrinė e veriut anembanė.

    Pushtimi i Shkodrės, i Krujės, i Durrėsit dhe ērrėnjosja e qėndresės shqiptare ishte puna m'e ngutshme pėr Sulltan Mehmetin II, i cili mendonte t'i hidhej pastaj Italisė. Prandaj e mori vetė nė dorė pregatitjen dhe kumandėn e shpeditavet pėr tė shtruar Shqipėrinė. Mė 1476, dėrgoi me njė ushtėri Ahmet Bej Evrenozin, i cili e rrethoi Krujėn pėr tė katėrtėn herė dhe vendosi t'a mbante ashtu gjersa tė jepej nga uria. Nė pjesėt e shkelura tė Shqipėrisė, trupa tė specializuara u vunė tė ndreqnin rrugėt edhe urat pėr tė lehtėsuar kalimin e ushtėrive tė mėdha me armatimin e rėndė, qė do tė vinin mė pas nėn kumandėn e Sulltanit. Garnizoni i Krujės i qėndroi rrethimit pėr njė kohė tė gjatė, por ushqimet dhe municionte po mbarohėshin. Nė fillim tė Shtatorit 1477, njė fuqi shqiptaro-venetikase nėn kumandėn e Lek Dukagjinit dhe tė Francesco Contarini-t i erdhi nė ndihmė Krujės, e sulmoi edhe e theu ushtėrinė rrethonjėse t'Ahmet Beut dhe e pushtoi kampin turk. Por dy kumandarėt nuk dijtėn t'a nxirrnin fitoren nė krye: nė vend qė t'a ndiqnin armikun gjersa ta shkatėrronin fare, ata i lanė ushtarėt e tyre tė binin pas plaēkės, duke i dhėnė rastin Ahmet Beut t'i pėrqėndronte forcat dhe t'a kundėrsulmonte ushtėrinė e shpėrndarė shqiptaro-venetikase, tė cilėn e theu shumė keq. Aty u vra edhe kumandari venetikas, Contarini. Ahmet Beu e vazhdoi rrethimin e Krujės, por garnizoni i kėshtjellės u mbajt edhe ca kohė me ushqimet qė mundi tė rrėmbente nė kampin turk.

    Nė prendverėn e vitit 1478, erdhi vetė Sulltan Mehmeti kundėr Shqipėrisė, nė krye tė njė ushtėrie shumė tė madhe ku bėnin pjesė Bejlerbeu i Rumelisė edhe ai i Anadollit, me qėllim qė t'i jepte fund kėtė radhė qėndresės shqiptare dhe tė pushtonte qytetet qė po mbahėshin akoma. Kjo ishte e katėrta herė gjatė njėzetetetė vjetėsh (qyshse pat ardhur me t'atin, Muratin II, mė 1450), qė pushtonjėsi i Stambollit dhe tmerronjėsi i botės gjendej pėrpara murevet tė Krujės, ku qenė thyer tė gjitha valėt e ushtėrivet otomane, dhe e shikonte akoma tė pamposhtur kryeqytetin e Skėnderbeut, ēerdhen e lirisė shqiptare. Por kėtė radhė uria e bėri mė nė fund atė qė s'kish mundur t'a bėnte forca. Mbetur pa ushqime dhe pa municione, mprojtėsit e patundur tė Krujės u muarėn vesh me Sulltanin qė t'ia dorėzonin kėshtjellėn heroike, mė 16 Qėrshor 1478, por me kusht qė tė lihėshin tė lirė pėr t'ikur nga qyteti me familjet dhe me plaēkat e tyre. Mehmeti II, porsa e mori nė dorėzim kėshtjellėn, e shkeli fjalėn dhe urdhėroi tė therėshin pa mėshirė tė gjithė burrat, kurse gratė e fėmijėt tė shitėshin si skllevėr. Me kėtė mėnyrė barbare u ēfaros garnizoni dhe e tėrė popullsia e Krujės. Turqit deshėn t'i ndėrronin edhe emrin qytetit, tė cilin e quajtėn Ak-Hisar, domethėnė Kėshtjella e Bardhė.

    Pas kėrdisė qė bėri nė Krujė, Sulltani gjakėsor u nis me tė gjitha fuqitė e tija kundėr Shkodrės dhe e shtrėngoi rrethimin e saj. Derdhi nė vend disa lloje topash tepėr tė rėndė dhe e rrahu kėshtjellėn e Rozafatit njė muaj rresht. Kur u ēa njė pjesė e murevet, Turqit u lėshuan si tė tėrbuar pėr tė hyrė brėnda nė kėshtjellė, por mprojtėsit e saj luftuan kundėr tyre me njė heroizėm qė s'ishte parė gjėkundi n'atė kohė veēse nė Shqipėri. Valėt e sulmimeve turke u prapsėn njėra pas tjetrės me shumė humbje. Veēanėrisht nė njė mėsymje tė pėrgjithshme qė Sulltani urdhėroi nga mbarimi i Korrikut dhe qė vazhdoi e pandėrprerė, me hove tė pėrsėritura, prej mėngjezit nė mbrėmje, thuhet se Turqit lanė nėn muret e Rozafatit nja 12.000 tė vrarė. Nė kėshtjellėn e Shkodrės, bashkė me burrat kanė luftuar edhe gratė.

    Gjatė asaj vere, Mehmeti II pushtoi Leshin, Zhabjakun dhe Drishtin. Pėr tė marrė Leshin nuk pat vėshtirėsi, se kumandari venetikas e lėshoi pa luftė. Fortesa e Zhabjakut ra pas njė kundėrshtimi prej pak ditėsh. Por Drishti, i cili u rrethua nė muajin e Gushtit, qėndroi me trimėri gjatė disa javėve duke i prapsur me humbje sulmet e armikut. Prandaj, kur u pushtua, Turqit e ēfarosnė mizorisht tė tėrė popullsinė e qytetit. Thuhet se burrat e Drishtit u shpunė lidhur nė Shkodėr edhe u therėn pėrpara murevet tė kėshtjellės pėr t'iu shtirė tmerrin mprojtėsvet tė saj.

    Por qėndresa e Shkodrės vazhdoi e rreptė. U duk se edhe Rozafati, sikurse Kruja, nuk mund tė merrej veēse nga uria. Prandaj Mehmeti II u tėrhoq me njė pjesė t'ushtėrive tė tij, nė muajin e Shtatorit, duke lėnė nė vend pjesėn tjetėr pėr tė vazhduar rrethimin.

    Ardhja e dimrit e keqėsoi gjendjen e tė rrethuarėvet, tė cilėt mbetėn pa ushqime, pa municione dhe pa shpresė ndihme nga ana e Ventikut. Republika ishte e lodhur prej luftės me Turqit dhe s'mendoi gjė tjetėr veē si e si tė shpėtonte tregėtinė e saj nė Lindje. Prandaj nėnshkroi paqen me Sulltanin, mė 25 Jenar 1479, duke i lėnė Shkodrėn dhe tė gjitha zotėrimet e saja nė Shqipėri pėrveē Durrėsit, Ulqinit dhe Tivarit. Pikėrisht atė ditė, garnizoni dhe banorėt e Shkodrės, t'uritur, i kishin ēuar fjalė kumandarit turk se ishin gati t'ia lėshonin kėshtjellėn me kusht qė tė largohėshin tė lirė me familjet, me armėt dhe me plaēkat e tyre. Pėr t'u siguruar se Turqit nuk do t'i vrisnin me tė pabesė, siē patėn bėrė nė Krujė, kėrkuan dhe muarėn nga ata njerėz si peng. Kėshtu popullsia trime e Shkodrės e la me zemėr tė thyer atdhen e vet edhe u mėrgua nė Venetik. Heroizmi i mprojtjes sė Shkodrės, sikurse ai i mprojtjes sė Krujės, bėri njė pėrshtypje tė thellė nė gjithė botėn e atėhershme dhe frymėzoi shkrimtarė e artistė tė kohės. Qėndresa e Shkodrės ėshtė pėrjetėsuar nė njė nga tabllot mė tė bukura tė piktorit tė madh tė Rilindjes, Paolo Veronese. Kjo kryevepėr ndodhet nė Venetik, nė pallatin e vjetėr tė dogjėvet.

    Porsa pushtoi Shqipėrinė - megjithėse qėndresa nėpėr malėsitė vazhdonte akoma - Sulltan Mehmeti II iu vu menjėherė pregatitjevet pėr t'u hedhur n'Itali. Kumandėn e kėsaj shpedite ia ngarkoi gjeneralit Ahmet Gjedik Pasha, njė renegat shqiptar, i cili, duke pėrdorur Vlorėn si bazė dhe pasi u pregatit brenda njė viti nga toka e nga deti, iu hodh Italisė nė prendverėn e 1489-ės dhe, mė 11 tė Gushtit, pushtoi qytetin e Otrantos1. Kjo ngjarje tronditi tėrė Evropėn. Italisė i hyri tmerri. Papa po mendohej t'ikte nė Francė. Nė qytetet italiane, si nė Napoli e gjetkė, u krijua panik. Njerėzia, si e ēmendur, s'dinte nga t'ia mbante pėr tė gjetur shpėtim. Mbreti Ferdinand kėrkoi ndihmė nga tė gjitha anėt, sidomos nga Papa. Ky iu bėri njė thirrje shtetevet italiane pėr t'u bashkuar, por ndeshi nė kundėrshtimin e Venetikut i cili kishte lidhur paqe me Sulltanin. Ahmet Gjedik Pasha po priste shkarkimin e fuqive tė tjera pėr tė pėrparuar n'Italinė e jugės dhe nė drejtim tė Romės. Nė Prill tė vitit 1481, Papa iu lėshoi njė thirrje tė ngutshme gjithė shteteve dhe princave t'Evropės. Por Sulltan Mehmeti II vdiq mė 3 tė Majit, dhe nė Turqi filloi menjėherė grindja e brendėshme pėr fronin ndėrmjet dy djemve tė tij, Bajazitit dhe Xhemit. Vdekja e Sulltan Mehmetit, i cili e kaloi tė tėrė jetėn duke luftuar kundėr Shqiptarėvet, e shpėtoi Italinė dhe Evropėn nga rreziku turk. Ky shpėtim i detyrohet sidomos luftės sė Skėnderbeut dhe tė kombit shqiptar, qė i pėrmbajti forcat turke lart nga tridhjetepesė vjet, nė njė kohė kur ato ishin nė gjendje tė pėrpinin Italinė dhe ndoshta pjesė tė tjera t'Evropės.

    Vdekja e Sulltanit t'urrejtur dhe grindja pėr fronin, qė u ndie nė Turqi, iu dha rast Shqiptarėvet tė ēohėshin pėrsėri dhe tė sulmonin qytetet pėr tė pėrzėnė garnizonet turke. Kryengritja u bė e pėrgjithshme, por nuk kishte njė udhėheqės. Atėhere Shqiptarėt dėrguan e thirrėn Gjon Kastriotin, tė birin e Skėndrebeut, i cili ishte n'Itali dhe luftonte n'ushtėrinė napolitane kundėr Turqvet, n'Otranto. Mbreti Ferdinand i Napolit kishte interes t'iu krijonte Turqvet pengesa nė prapavijat e tyre, nė Shqipėri, ngaha kalonin pėr n'Itali. Prandaj vuri nėn urdhėrat e Gjon Kastriotit katėr anije lufte, i dha ca armė e municione dhe e nisi pėr nė Shqipėri nga mbarimi i Korrikut 1481. Porsa zbriti Gjon Kastrioti kryengritėsit shqiptarė e pritėn si udhėheqėsin e tyre dhe lėvizja u zgjerua mė shumė. Nė kėtė ndėrkohė, Sulltan Bajaziti II, djali m'i madh i Mehmetit II, ishte siguruar nė fronin e Turqisė, dhe njė ushtėri turke nėn kumandėn e Sulejman Pashė Eunukut kishte ardhur nė Vlorė pėr t'u hedhur n'Otranto. Kryengritja e Shqiptarėvet i krijoi kėsaj ushtėrie njė rrezik prapa krahėvet dhe e detyroi tė qėndronte nė Vlorė pėr tė shtruar vendin.

    Rreth Gjon Kastriotit u mblodh njė fuqi shqiptare prej nja 4 a 5.000 kėmbėsorėsh dhe nja 600 kalorėsish. Me kėtė fuqi i biri i Skėnderbeut theu njė ushtėri turke, nė muajin e Gushtit 1481, dhe nisi t'i shtrinte lidhjet e brendėshme. Gjeti njė mbėshtetje tė fortė sidomos nė Himarė dhe nė Labėri. Kėto krahina, si edhe tė tjerat qė ngritėn krye, e njohėn Gjon Kastriotin pėr princ tė tyren. Himariotėt rrethuan fortesėn e Himarės dhe atė tė Sopotit pėr tė dėbuar garnizonet armike, e thyen keqas ushtėrinė turke qė vinte nga Vlora kundėr tyre dhe e ēliruan tė gjithė krahinėn.

    N'Itali, Turqit u shtrėnguan t'a lėshonin Otranton, mė 10 Shtator 1481, jo vetėm prej forcavet italiane qė kumandonte Duka i Kalabrisė, po edhe sepse kryengritja e Shqiptarėvet ua bėri tė pamundur ardhjen e ndihmės nga Vlora. Pas ēlirimit t'Otrantos, Papa Siksti IV ishte i mendimit qė flota e tij dhe ajo e mbretėrisė sė Napolit tė sulmonin Vlorėn duke pėrfituar nga kryengritja e Shqiptarėvet. Por nuk u bė gjėkafshė, ndoshta sepse marrėdhėniet ndėrmjet Romės dhe Napolit nuk ishin fort tė mira. Mbreti i Napolit nėnshkroi paqen me Turqinė, mė 1483, dhe Shqiptarėt mbetėn pėrsėri vetėm pėr t'i bėrė ballė fuqisė shtypėse tė Turqvet.

    Me forcat e Himariotėvet Gjon Kastrioti desh t'a ringjallte principatėn e lirė shqiptare. Suliotėt dhe gjithė krahinat jugore tė Shqipėrisė u lidhėn me tė. Nė veri, Mirdita, Dukagjini dhe pjesė tė tjera tė malėsisė ishin ēuar nė kėmbė. Por Turqit, pasi hoqėn dorė nga Italia, i pėrdorėn fuqit e tyre pėr t'i dhėnė grushtin e fundit kryengritjes shqiptare, tė cilėn edhe e shtypėn. Gjon Kastrioti kaloi pėrsėri nė Mbretėrinė e Napolit, nė tokat qė Ferdinandi i kishte falur Skėnderbeut. Mė 1485, u bė Kont i Soleto-s dhe, pak mė vonė, Duka i San Pietro-s nė Galatina.

    Kryengritja shqiptare filloi rishtas pas disa vjetėsh, e nisur prej Himariotėvet, e u pėrhap shpejt nė Shqipėrinė e Mesme dhe n'atė tė veriut. Mė 1488, duket se Gjon Kastrioti u hodh pėr tė dytėn herė nė Shqipėri, i thirrur prej kryengritėsvet, tė cilėt e njihnin gjithnjė si princin e tyre. Turqit dėrguan fuqi tė shumta nga toka dhe njė flotė tė madhe nė Vlorė. Kryengritja u shtyp nė viset e tjera, por vazhdoi e rreptė nė Himarė deri mė 1492. Nė verėn e atij viti, Sulltan Bajaziti II lėshoi nė ndjekje tė Himariotėvet forca tė mėdha duke pėrdorur edhe flotėn nga ana e detit. Himariotėt me gra e fėmijė u tėrhoqėn nė majat e thepisura tė Kurveleshit. Njė pjesė e tyre qė u shtrėngua nga uria tė binte nė duart e Turqve u ēfaros krejt: burrat u vranė barbarisht, kurse gratė e fėmijėt u shitėn si skllevėr. Por tė tjerėt e vazhduan qėndresėn deri sa shkėputėn prej Sulltanit disa tė drejta (ose venome, fjalė qė ėshtė pėrdorur mė vonė). Kėto tė drejta ishin qė Himariotėt do tė qeverisėshin vetė me kanunin e vjetėr tė Shqiptarėvet, do tė mbanin armėt, por do t'i paguanin Turqisė njė haraē tė vogėl duke premtuar se nuk do tė ngrinin mė krye kundėr saj.

    As kėtė radhė Shqipėria nuk u shtrua plotėsisht. Saherė qė shikonin tek shtetet e Perėndimit ndonjė pregatitje kundėr Turqisė, Shqiptarėt ishin tė gatishėm pėr tė ngritur krye. Perėndimi, sidomos Venetiku dhe Napoli, i shtynte lėvizjet e Shqiptarėvet pėr t'ua bėrė Turqve tė vėshtirė kalimin n'Itali ose pushtimin e qytetevet qė Republika e Shėn-Markut zotėronte akoma nė brigjet e Adriatikut. Mė nė fund grushti i hekurt i Turqvet binte pėrsėri mbi Shqiptarėt, tė cilėve as Napoli as Venetiku s'mund t'iu siguronte mprojtjen, as iu jepnin ndonjė ndihmė, as mėrzitėshin fort pėr fatin e tyre.

    Mė 1499, marrėdhėniet midis Turqisė dhe Venetikut u ashpėrsuan tepėr. Republika ndjeu prapė nevojėn qė t'i shtynte pėr kryengritje krahinat shqiptare rreth Durrėsit dhe Leshit. Me ndihmėn e Shqiptarėvet Venetiku e pushtoi pėrkohėsisht Leshin, por Turqit i muarėn Durrėsin mė 1501. Mė nė fund Venetiku bėri pėrsėri paqe me Turqinė, mė 14 Dhjetor 1502, duke mbajtur nė Shqipėri vetėm Ulqinin dhe Tivarin, tė cilėt u pushtuan prej Turqvet mė 1571.

    Kėshtu, qėndresa heroike e Shqiptarėvet kundėr invadimit turk vazhdoi plot njė shekull, duke bėrė aq sa s'mund tė pritej kurrė nga njė komb i vogėl pėr mprojtjen e Evropės dhe tė qytetėrimit tė saj.




    --------------------------------------------------------------------------------
    1Skėnderbeu e kishte parashikuar qė mė 1460, se po tė mos i kishte ndalur qėndresa e Shqiptarėvet, Turqit do t'i ishin hedhur Italisė. Nė letėrpėrgjigjen qė i dėrgonte n'atė vit princit tė Tarantos, i thoshte: "Sikur t'isha mposhtur unė, Italia do t'a kishte ndierė sigurisht rrezikun... etj".

  7. #17
    Kapitulli XVII

    Sadoqė deri tash janė shkruar nja katėrqind vepra mbi Skėnderben, afro nė tė tėra gjuhėt e Evropės, nuk kemi akoma njė studim tė plotė, tė shikuar nga tė gjitha anėt, mbi historinė dhe mbi personalitetin e tij. Pjesa e parė e jetės sė kryetrimit deri nė moshėn 38 vjeē (mė 1443) mbetet pothuajse n'errėsirė. Luftat dhe punėt qė bėri pastaj njihen mjaft mirė, por kanė akoma nevojė pėr disa sqarime dhe pėrpikni. Nuk janė kėrkuar tė gjitha burimet, nuk janė botuar tė gjitha tok dokumentat arkivale qė patėn mbledhur historianėt Thalloczy (Hungarez), Jireēek (ēek) dhe Sufflay (Kroat). Do tė ketė akoma gjėra pėr t'u zbuluar nėpėr arkivat, bibliotekat dhe libraritė e vjetra.

    "Sikur tė kishim nė dorė njė pėrshkrim tė mjaftė tė trimėrivet tė Skėnderbeut", shkruante gjenerali anglez James Wolfe mė 1756, "do t'ishte njė material shumė i vlefshėm, sepse ai (Skėnderbeu) i kalon tė gjithė kapedanėt e vjetėr dhe modernė n'udhėheqjen e njė ushtėrie tė vogėl mprojtėse". Historiani dhe shkrimtari i madh frėng, Voltaire, ishte i mendimit se "sikur perandorėt grekė tė kishin qėnė Skėnderbenj, Perandoria e Lindjes do t'ishte mbajtur". Kurse William Temple, burrė shteti dhe shkrimtar anglez i shekullit XVII, nė veprėn e tij mbi "Virtutin Heroik", e vė Skėnderben si njė nga shtatė kapedanėt e mėdhenj tė pakurorėzuar (jo mbretėr) t'Evropės.

    Trimėritė e tija tė ēuditshme nuk u zmadhuan pastaj prej legjendės, por tėrhoqėn admirimin e gjithė botės qė me gjalljen e tij. "S'ka njeri nė botė", i shkruante Papa Kalisti III mė 1457, "qė tė mos i dijė trimėritė qė kini bėrė dhe qė tė mos ju lėvdojė gjer nė qiell si njė kryemprojtės tė vėrtetė dhe kryeluftėtar bujar tė Krishterimit".

    S'ka dyshim qė Skėnderbeu ėshtė njė nga kapedanėt mė tė mėdhenj tė botės dhe, sikur tė kishte pasur mjetet e Jul Qesarit ose t'Aleksandrit tė Madh, ndoshta do tė qėndronte krahas me kėta nė historinė e njerėzisė. Por forcat e tija ishin tė pakta, ato tė popullit shqiptar, mjetet e tija ishin tė varfėra, ato tė Shqipėrisė, ushtėritė e tija ishin tė vogla, lufta e tij ishte mprojtėse. Megjithatė, i bėri ballė pėr njėzetepesė vjet rresht, pa u mundur asnjė herė, perandorisė ushtarake mė tė fuqishme tė kohės duke thyer dy nga sulltanėt mė tė mėdhenj tė dinastisė s'Osmanllinjvet. Turqit nuk do t'a kishin pushtuar dot Bizantin sikur perandorėt e tij t'ishin si Skėnderbeu, mendonte Voltaire-i. Afėr kėtij mendimi, mund tė shtojmė se sikur Skėnderbeu tė kishte kumanduar njė kryqėzatė tė pėrgjithshme perėndimore, si atė qė deshėn t'organizonin Papėt, s'ėshtė ēudi qė t'i kishte pėrzėnė fare Turqit nga Evropa dhe t'i kishte dhėnė njė tjetėr drejtim historisė. Mjerisht, jo vetėm qė s'u organizua dot njė kryqėzatė e atillė, por shtetet e Perėndimit, kur nuk e pengonin, pėrpiqėshin t'a shfrytėzonin qėndresėn e Skėnderbeut dhe tė Shqiptarėvet pėr interesat e tyre tė ngushta.

    Nuk ėshtė aspak objektive pikėpamja e disa historianėve tė huaj qė mendojnė se Skėnderbeu u mbajt me ndihmėn e Perėndimit. Skėnderbeu u mbajt, luftoi e qėndroi me forcėn dhe trimėrinė e popullit shqiptar. E cilat ishin ndihmat e Perėndimit? Intrigat dhe lufta e ftohtė ose e nxehtė qė i bėri Venetiku pothuajse gjatė tėrė jetės sė tij me pėrjashtim tė katėr a pesė vjetėve tė fundit? Apo disa mijėra dukata qė mundėn t'i jepnin Papėt? Njė farė ndihme mjetesh e ushqimesh qė mori Skėnderbeu nga Alfonsi i Napolit, midis vjetėve 1451-1458, kundrejt disa kushteve politike fort tė rėnda (tė paktėn nė formė) qė ai i imponoi, i vlejtėn diēka pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e asaj kohe, por nuk kanė qėnė kurrė vendimtare nė luftėn e kryetrimit shqiptar. Ndihmat mė tė shumta qė i dha Alfonsi, n'artileri dhe ushtarė, ishin ato qė humbėn nė rrethimin e Beratit. As nuk i shtuan gjė luftės heroike tė Skėnderbeut ca qindra vullnetarė tė huaj qė erdhėn nga Evropa. Prandaj disa historianė, sikurse Rumunėt Marinesku dhe Jorga, Gjermani Georg Voigt, e tė tjerė, e kanė tepėruar pak rėndėsinė e ndihmės ose rolin e Napolit dhe tė Venetikut nė luftėn e Skėnderbeut. Kryetrimi shqiptar nuk iu nėnshtrua kurrė mbretit tė Napolit ashtu si mendojnė kėta auktorė. Deri edhe Fan Noli, i cili pasi u largua nga Shqipėria na u bė njė internacionalist i radhės sė parė, nė botimin e dytė tė Historisė sė Skėnderbeut iu jep kaptinavet IV dhe VI kryetitujt: "Skėnderbeu dhe Alfonsi V kundėr Mehmedit II (1451-1458)" e "Skėnderbeu dhe Venetia kundėr Mehmedit II". Qė t'a lidhi qėndresėn e Skėnderbeut si njė vepėrim tė pėrbashkėt e tė ngushtė me atė tė Napolit e tė Venetikut, Fan Noli duhej tė na jepte disa shifra mbi ndihmėn e kėtyre dy shteteve. Por si duket s'ka gjetur dot tė tjera veēse njė garnizon prej 100 ushtarėsh Katallanė qė dėrgoi Alfonsi II pėr tė marrė nė dorėzim simbolikisht fortesėn e Krujės dhe 1.500 dukata qė duhej t'i jepte Skėnderbeut ēdo vjet; po edhe kėto do tė delnin nga t'ardhurat e kriporevet tė Rodonit qė mbreti i Napolit kishte nė Shqipėri. Shifra tė tjera qė jep Fan Noli, nė lidhje me ndihmėn e Alfonsit, janė "5 topa tė mėdhenj dhe 13 tė vegjėl me artileristė qė dinin t'i pėrdornin, njė ushtėri prej 1000 Napolitanėsh, 500 me argje dhe 500 me dyfegje, nėn kumandėn e Palerino-s dhe aq tė holla sa ishin tė nevojshme pėr tė financuar kėtė shpeditė". Siē e dimė, tė gjitha kėto ndihma humbėn nė disfatėn e Beratit. Kurse nė kaptinėn "Skėnderbeu dhe Venetia kundėr Mehmedit II", si ndihma tė Venetikut Fan Noli pėrmend 1.300 ushtarė dhe 2.000 dukata qė Republika dėrgoi nė Tetor 1463, flet pėr ushtarė "Venecianė" nė garnizonin e mbrojtjes sė Krujės kundėr rrethimit tė Sulltan Mehmetit II, mė 1466, dhe nė betejėn dėrrmonjėse qė Skėnderbeu i dha Ballaban Pashės, nė Prill 1467, por nuk na tregon numrin. Le qė s'do mend tė kuptohet se kėta ushtarė "Venecianė" ishin Shqiptarė prej krahinavet qė sundonte Venetiku. Pra t'i shikojsh kėto farė ndihmash si njė pjesėmarrje e plotė e Napolit dhe e Venetikut krahas me Skėnderben nė luftėn kundėr Turkut, na duket njė gjykim i pėrciptė. A me kėto "ndihma" i pėrballoi Skėnderbeu vėrshimet e paprera t'ushtėrivet turke rreth gjashtėmbėdhjetė vjetėve, prej 1451 gjer mė 1467? Me kėto "ndihma" i dėrrmoi ato njėrėn pas tjetrės, theu Moisinė, Hamzėn, pesė herė Ballaban Pashėn, dhe prapsi dy herė Sulltan Mehmetin II qė vinte me nga 150.000 ushtarė e me artilerinė mė tė rėndė t'asaj kohe?

    Kanė nevojė pėr njė sqarim edhe lidhjet e Skėnderbeut me Papėt. Nuk ėshtė e drejtė tė thuhet se, nga Papėt, kryetrimi shqiptar s'pati veēse "bekime apostolike", siē duan tė thonė disa me tallje. Papėt e pėrkrahėn moralisht aq sa mundėn, e shikuan si Kampion tė Krishterimit, e ndihmuan me tė holla dhe, nė disa raste, me ushqime e municione pėrveē ndonjė trupe simbolike ushtarėsh. Pastaj ndėrmjetėsuan gjithmonė pranė shteteve e princave t'asaj kohe pėr t'i dėrguar ndihma Skėnderbeut. Por nuk mund tė thuhet se kėto ndihma, tė cilat pėrmblidhėshin nė disa dhjetra mijė dukatash, qenė vendimtare nė luftėn titanike qė Skėnderbeu i bėri pėr njėzetepesė vjet rresht perandorisė mė tė fortė tė kohės, aq sa tė mos pėrfillet heroizmi i pashembullt i kombit shqiptar, siē bėjnė disa t'ashtuquajtur historianė. Kėta, me njė shtrembėrim logjik tė gjėravet, nė vend qė tė thonė se Skėnderbeu nisi tė ēmohej si njė figurė e madhe evropiane kur ai vetė u tregua si i tillė dhe kur Perėndimi kishte nevojė pėr tė, na mbushin me prralla idiote se gjoja kryetrimi shqiptar u bė i njohur nė botėn e Perėndimit nė sajė tė Papėvet, tė Mbretėrisė sė Napolit a tė Republikės sė Venetikut!

    Skėnderbeu u pėrpoq gjithmonė t'a lidhte qėndresėn e tij me atė tė Perėndimit kundėr rrezikut tė pėrbashkėt. Por Perėndimi, edhe kur nuk e pengonte, si Venetiku, u dėftye i ngushtė e i padrejtė kundrejt atij duke e lėnė vetėm n'atė provė aq tė rėndė, ku shkriu tė gjitha energjitė e popullit shqiptar nė njė luftė qė s'ishte vetėm e Shqipėrisė po edhe e tėrė Evropės. Deri Papėt, pa dashur, i patėn ngjallur shpresa tė kota me ėndrrėn e kryqėzatės, duke e shtytur ta prishte paqen me Turqit pėr tė mbetur pastaj vetėm pėr vetėm pėrballė Sulltanit. Perėndimi pėrfitoi prej Skėnderbeut dhe prej eshtravet tė Shqiptarėvet, por jo Skėnderbeu prej Perėndimit.

    Nuk duam t'a zmadhojmė pėr sedėr kombėtare shėrbimin qė Skėnderbeu dhe qėndresa e Shqiptarėvet i sollėn Evropės nė shekullin XV. Por ėshtė fakt historik qė Shqipėria qėndroi si m'i forti front i Evropės kundėr invadimit turk nė bregun lindor t'Adriatikut, nė vendin strategjik ku bjenė rrugėt mė tė shkurtėra ndėrmjet Perėndimit dhe Lindjes. Dhe kjo qėlloi nė njė kohė kur fuqia shtrirėse e Osmanllinjvet, e udhėhequr nga dy Sulltanė tė mėdhenj si Murati II dhe Mehmeti II, po arrinte nė kulm, ndėrsa mprojtja e popujvet evropianė ishte e dobėt dhe e palidhur. Pasi shtroi Shqipėrinė, Sulltan Mehmeti iu vėrsul menjėherė Italisė mė 1480. Venetiku jo vetėm qė s'e pengoi pėr tė zbritur nė Mbretėrinė e Napolit, po i dha edhe njė ndihmė financiare. Ėshtė e vėrtetė se nė kohėn e Skėnderbeut flota turke nuk e sundonte akoma Mesdheun e lindjes. Por kush na siguron se, po tė mos ishte qėndresa shqiptare, e cila e mbajti vazhdimisht tė mbėrthyer njė pjesė tė madhe tė fuqisė turke, Mehmeti II nuk do t'i kishte pushtuar shumė vjet mė parė tė gjitha zotėrimet e Venetikut nė Ballkan, nuk do t'a kishte zgjeruar flotėn, siē bėri pastaj, dhe nuk do t'ishte hedhur n'Italinė e jugės, ndoshta edhe me ndihmėn ose mėnjanimin e Republikės, mjaft kohė pėrpara 1480-ės? Qėndresa e Skėnderbeut iu mbylli Turqve jo vetėm rrugėn e Italisė, por i pengoi tė pėrparonin edhe nė drejtim t'Evropės Qendrore, ku ushtėritė e tyre nuk mund tė shtyhėshin shumė thellė duke lėnė si njė rrezik prapa krahėvet forcat shqiptare me njė kumandar aq tė dėgjuar. Me vdekjen e Mehmetit II u mbyll pėrkohėsisht vargu i sulltanėve tė mėdhenj, pėr tė rifilluar mė vonė me Sulejmanin II Kanuniun. Bajaziti II, qė mbretėroi prej 1481 gjer mė 1512, nuk ishte nė lartėsinė e t'et, dhe Selimi I (1512-1520) u muar me Egjyptin dhe Persinė. Kjo e fundit kish nisur tė ngrihej nga ana e Lindjes si njė fuqi shqetėsonjėse pėr Osmanllinjtė. Pra qėndresa e Skėnderbeut me krahėrorėt e Shqiptarėvet qėlloi nė kohėn mė tė duhur pėr mprojtjen e Evropės dhe tė qytetėrimit tė saj.

    Do tė na pėlqente tė kishim njė pėrshkrim tė vėrtetė mbi personalitetin e Skėnderbeut. Me sa dimė nga dėshmitarėt e kohės dhe me sa kuptojmė nga veprat e tija, cilėsitė fizike dhe morale harmonizohėshin tek ai nė njė lartėsi tė jashtėzakonshme. Ishte i gjatė, i zhdėrvjelltė dhe shumė i fortė nga trupi, me trajtat e njė atleti tė pėrsosur, i bukur, fisnik e madhėshtor nė pamjen, epėror nga mendja, i gjerė e bujar nga shpirti, dhe me njė vullnet sa s'kishte forcė nė kėtė botė as fatkeqėsi qė mund t'a thyente. Veē ai burrė s'u trondit as kur mizėritė e Anadollit, me dy Sulltanė qė bėnė Evropėn tė dridhej, u pėrplasėn mbi tokėn shqiptare dhe i rrethuan Krujėn, as pėrpara tragjedisė sė Beratit, as kur u trathėtua nga shokėt dhe nipat e tij mė tė dashur, as kur u ndodh me mjete fort tė pakta nė mprojtjen e njė vendi tė pėrgjakur, tė djegur e tė shkretuar, as kur, midis kėtyre mjerimeve e trazonte nga ana tjetėr Venetiku. Provoi tė ngrihej deri nga shtrati i vdekjes pėr tė rendur nė Shkodėr kundėr Turqvet. Ishte i rreptė nė beteja, i rreptė nė mbajtjen e disiplinės, nė pėrmbushjen e detyrės, i tmerrshėm kur sulmonte nė krye tė kalorėsisė duke pėrmbysur ē'gjente pėrpara, duke korrur armiq mė tė djathtė e mė tė mėngjėr me atė forcė e shkathtėsi atleti; askush s'mund t'i qėndronte shpatės sė tij nė dyluftime. Por nga ana tjetėr ishte gojėmbėl, i ardhur e bujar nė lidhjet njerėzore, nuk e pat lejuar kurrė ushtėrinė e vet tė bėnte skllevėr a tė ngiste gra e fėmijė nėpėr vendet armike, rrallėherė pat qėlluar tė vriste robėr lufte.

    Cilėsitė kalorėsiake tė Skėnderbeut, bujarinė kundrejt tė mundurvet, i ka pasur pak a shumė kombi shqiptar nė tė gjitha kohėt. Nė Perandorinė Bizantine, Shqiptarėt ishin i vetėmi popull qė nuk i vrisnin robėrit e luftės, nuk prekte gra e fėmijė dhe nuk merrte skllevėr nėpėr vendet e shkelura. Kėto vetija Shqiptarėt i ruajtėn edhe mė vonė, kur luftonin me Turqinė, ose si merēenarė nėpėr ushtėritė e princave t'Evropės. Mė 1510, Seneshali i Madh i Normandisė qė kumandonte ushtėritė frėnge n'Itali, nė njė raport qė i dėrgonte mbretit tė Francės, Luigjit XII, tregonte se Sllavėt ishin mizorė nė luftė, vrisnin ēdo rob qė iu binte nė dorė, "prandaj edhe neve", thoshte ai, "u a bėjmė po ashtu". Kurse Shqiptarėt, shkruante Seneshali i Normandisė, "sillen krejt ndryshe, i nderojnė dhe i mbajnė mirė robėrit qė zėnė prej nesh, prandaj edhe neve sillemi nė tė njėjtėn mėnyrė kundrejt robėrvet qė zėmė prej tyre".

    Gjatė kėtij studimi tė pėrmbledhur, kemi pasur rastin t'i vėmė nė dukje zotėsitė e larta tė Skėnderbeut si kumandar ushtėrie nga mė tė mėdhenjtė, si strateg dhe taktikan i radhės sė parė. Dinte tė lidhte bashkė veprimin e kalorėsisė me atė tė kėmbėsorisė, veprimin e ushtėrisė sė rregullt me atė tė ēetavet, taktikėn e sulmimit me atė tė mprojtjes, dhe t'i impononte gati gjithmonė armikut planin e tij, nė vendin qė kishte zgjedhur pėr betejėn, fushė, pyll, kodra apo gryka, si t'i jepte dorė mė mirė. Pėr tė hequr armikun nė kurthe, pėr tė shkallmuar ushtėri tė mėdha me forcat e tija tė vogla, nuk ka shok nė historinė ushtarake tė botės, siē e pohoi edhe gjenerali anglez James Wolfe. Pasi bėnte planin, ku kishte llogaritur ēdo gjė, ishte i zoti t'a vinte nė zbatim tė pėrpiktė, nė goditje t'anėshme apo tė gjithanėshme, nė tėrheqje taktike apo nė sulme tė rrufeshme, me njė shpejtėsi lėvizjesh si ato tė Jul Qesarit ose tė Napoleonit. Le tė sjellim nėr mend luftėn e Torviollit, t'Albulenės, ato kundėr Ballaban Pashės, e shumė tė tjera. Janė shembuj epopeje. Gjatė betejavet, megjithėse hidhej i pari nė sulm dhe ndodhej atje ku pėrpiqėshin kuajt kundėr kuajvet dhe ēeliku kundėr ēelikut me aq furi sa trandej toka, mbante njė gjakftohtėsi tė ēuditshme, gjithmonė i zoti i gjykimit, gjithmonė i zoti i vetvehtes, edhe luftonte si kalorės i thjeshtė edhe drejtonte tėrė ushtėrinė, nė valomėn e pėrleshjevet, gjer nė fitoren e plotė. Atje ku ishte ai vetė, s'kish gjė qė t'i qėndronte pėrballė. Skėnderbeu ėshtė i pari kumandar ushtarak qė ka pėrdorur, kundėr rrethimevet tė Krujės, taktikėn e goditjevet tė shpejta dhe tė tėrheqjevet, domethėnė taktikėn e luftės sė ēetavet, me anėn e sė cilės i pat shkallmuar ushtėritė e mėdha turke dhe i pat shtrėnguar Sulltanėt qė tė largohėshin prej Shqipėrie. Betejat e tija n'Itali vunė nė dukje vleftėn e kalorėsisė sė lehtė shqiptare, e cila u imitua mė vonė dhe vlejti si model pėr krijimin e kalorėsive moderne n'Evropė.

    Po aq i madh del Skėnderbeu si burrė politik dhe si ndėrtonjės i shtetit shqiptar. Mundi tė bashkojė nėn kumandėn e tij krerėt shqiptarė tė pabashkuarshėm, t'iu qėndrojė ndėrhyrjevet tė jashtėme, sidomos tė Venetikut, t'organizojė ushtėrinė, mprojtjen e kėshtjellavet, mprojtjen e vendit, tė formojė bėrthamėn e shtetit shqiptar tė pavarur, si njėsi ethnike, administrative dhe politike. Ēfarė durimi, ēfarė zotėsie, ēfarė instinkti tė lidhjevet njerėzore pat ai burrė pėr tė mbajtur njė bashkim t'atillė!

    Nė Shqipėri, si gjithkund n'atė kohė, ishte nė fuqi regjimi feudal me njė farė aristokracie patriarkale qė ndryshonte si duket prej asaj tė vendeve tė tjera, sepse ishte m'e afėrt me popullin dhe jetonte pothuajse nė tė njėjtėn mėnyrė e me tė njėjtat zakone. Ndėrsa masa e fshatarėvet, nė Perėndim dhe nė pjesėn tjetėr tė Ballkanit, veēanėrisht nė Serbi e Bullgari, pėrbėhej prej bujq-robėrve, nė Shqipėri tė gjithė malėsorėt dhe shumica e katundarėvet fusharakė ishin tė lirė (domethėnė jo robėr tė lidhur e tė shitshėm me tokėn). E njihnin zotėrimin e feudalit tė tyre dhe i jepnin atij njė pjesė tė prodhimit, por gėzonin lirinė vetiake e familjare dhe rregullohėshin si duket (sidomos malėsitė) pas Kanunit tė vjetėr tė Shqiptarėvet, siē e gjejmė sot pak a shumė n'atė tė Lek Dukagjinit. Kurse qytetet ishin tė lulėzuara e pothuajse tė lira sepse, megjithėqė njihnin sundimin e njė princi, brenda pėr brenda qeverisėshin prej kėshillit qytetar tė tyre. Nė njė gjendje mė tė shtypur ishin qytetet dhe fshatrat qė ndodhėshin nėn Venetikun, i cili desh tė shtrinte sistemin e bujq-robėrvet, si nė Perėndim. Mbi liritė qė gėzonin Shqiptarėt n'atė kohė, ėshtė pėr t'u vėnė re njė dėshmi e auktorit grek Theodor Spandolicio (Spandugnio- Kantakuzeni) nė Kronikat e Hopf-it. Ai tregon se princi Carlo Tocco, pasi e pushtoi Janinėn, s'mundi t'a mbante veēse pėr pak kohė, mbasi desh tė sundonte me ashpėrsi sipas mėnyrės italiane. Mirėpo Shqiptarėt nuk ishin mėsuar me kėtė lloj sundimi, thotė ai, prandaj u ngritėn dhe e pėrzunė prej Janine1.

    Gjendja pak a shumė e lirė nė tė cilėn jetonin si edhe natyra luftarake e tyre shpjegojnė deri diku se pėrse Shqiptarėt e kundėrshtuan me njė vendosmėri pėr jetė a pėr vdekje invadimin turk dhe pėrse Skėnderbeu gjeti tek ata njė mbėshtetje aq tė fortė. Dihet se trimėria e burrėria janė njė virtut, a mė mirė tė themi njė forcė e nderuar, qė tėrheq gjithmonė simpathinė dhe siguron besnikėrinė e masavet. Po pėrveē kėsaj, Skėnderbeu ishte pėr aristokracinė e vogėl, pėr qytetarėt, fshatarėt dhe malėsorėt si kryetrimi qė i mpronte nga shkelja e njė armiku me fe e zakone tė tjera siē ishin Turqit. Ai iu frymėzonte besimin dhe iu mbante gjallė shpresėn se do tė mund tė qėndronin e tė jetonin sipas mėnyrės dhe zakonevet shqiptare; se do tė shpėtonin gjithashtu nga shfrytėzimi i ri i feudalizmit ushtarak turk me regjistrimin e tokavet, me sistemin e spahinjvet dhe tė timarevet; se do tė mpronin fenė dhe ato liri qė kishin nė truallin e stėrgjyshėvet.

    Ishte e dukėshme se njė Shqipėri e vogėl me njė Skėnderbej tė vetėm nė krye, me fuqi e mjete aq tė kufizuara, nuk mund t'i qėndronte pėrgjithmonė Perandorisė Turke, e cila pėrfshinte Anadollin, Ballkanin, dhe kėrcėnonte tėrė Evropėn. Sidomos qė shteti i Skėnderbeut nuk pėrmblidhte dot as tė gjithė Shqipėrinė. Nė jugė, Vlora, Berati, Gjirokastra, Janina, Grebeneja, Kosturi, ishin nė duart e Turqvet, tė cilėt kishin shkelur gjithashtu, nė lindje e nė veri-lindje, Kosovėn dhe Maqedoninė duke bėrė Shkupin dhe Manastirin si dy nga bazat e tyre ushtarake mė tė forta nė Ballkan. Qytetet e lulėzuara tė bregdetit shqiptar, si Durrėsi, Leshi, Drishti, Shkodra, Ulqini e Tivari, ishin nėn pushtetin e Venetikut. Edhe nė pjesėt e brendėshme tė vendit, principata e Dukagjinėvet, nė veri, edhe ajo e Aranitėvet, nė jugė, nuk u pėrfshinė dot nė shtetin e Skėnderbeut. Prandaj ėshtė pėr t'u ēuditur sesi, me njė pjesė aq tė kufizuar tė Shqipėrisė, ai mundi tė bėnte ato qė bėri, mundi tė njihej n'atė kohė si njė nga protagonistėt e historisė s'Evropės dhe tė mbetej pėrgjithmonė heroj kombėtar i Shqiptarėvet.

  8. #18
    Kapitulli XVIII


    Qė nga koha e dyndjes sė Sllavėvet, kur fiset iliriane pėsuan humbjen mė tė rėndė qė shėnon historia e tyre, nuk pat njohur kombi shqiptar njė lėkundje aq tė fortė, njė tronditje nga themelet si ajo qė i solli pushtimi turk pas vdekjes sė Skėnderbeut. Kjo fatkeqėsi i ngjau nė njė kohė kur Shqipėria, gjatė njė shekulli, me Balshajt, Thopiajt dhe sidomos me Skėnderbén po ecte drejt bashkimit politik tė saj si shtet, po ngrihej si njėsi ethnike, fetare e kulturore nė njė radhė me kombet e tjerė tė Ballkanit dhe t'Evropės. Qytetet e Shqipėrisė po bėheshin qėndra kuture edh'arti, zejtaria shqiptare ishte fort e pėrparuar, dhe gjuha shqipe kishte nisur tė shkruhej, por s'na kanė mbetur dokumenta t'asaj kohe veēse formula e pagėzimit, shkruar me shkronja latinishte mė 1462, dhe njė copėz e Ungjillit qė kėndohet natėn e Pashkėvet nė ritin orthodoks, shkruar me shkronja greqishte. Me vetijat qė tregoi si popull trim, me burrėrinė e lashtė qė e ka pasur gjithmonė nė gjak, me energjitė qė shkapėrderdhi pastaj duke luftuar pėr botėn ose duke u pėrndarė nėpėr botė, s'mbetet asnjė dyshim se kombi shqiptar, sikur tė kishte vazhduar jetėn e tij tė lirė si shtet i pavarur, do t'ishte ngritur nė kulmet mė tė larta tė qytetėrimit, do tė kishte pasur njė tjetėr fat, njė tjetėr rend, njė tjetėr peshė nė familjen evropiane. Pushtimi turk, pėrveē shkatėrrimit tė pėrgjithshėm qė i solli, i ra nė njė kohė kur s'ishte arrirė akoma bashkimi i tėrė Shqipėrisė si njėsi kombėtare, politike e kulturore, kur nuk ishin forcuar akoma ato lidhje tė brendėshme qė e mbajnė njė popull tė pandarė dhe tė pandarshėm, cilatdo qofshin rrethanat historike a stuhitė e jashtėme qė pėrplasen mbi tė. Ajo gjendje e palidhur nė tė cilėn ndodhej kur e pėrfshiu vala turke, e dėmtoi shumė kombėsinė shqiptare gjatė pesė shekujve tė sundimit otoman. Pushtimi turk i ra gjithashtu nė kohėn kur popujt e Evropės delnin prej errėsirės sė Mesjetės nė dritėn e Rilindjes, nė periudhėn ku letrat, artet, shkencat dhe mendimi pėrgjithėsisht, nėn ndikimin e kulturavet klasike, po merrnin njė hov tė ri duke krijuar kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm tė botės perėndimore pėr t'arritur nė shkallėn e sotshme. Shqipėria, qė kishte pasur gjithato lidhje me Perėndimin, u nda si me njė perde tė hekurt prej rrymavet kulturore tė Rilindjes evropiane, prej marrėdhėnievet me botėn pėrtej Adriatikut, dhe vazhdoi tė mbetej pėr pesė shekuj akoma n'errėsirėn e Mesjetės ku e mbylli sundimi otoman.

    Gjatė luftavet tė paprera tė shekullit XV, gjatė asaj qėndrese tė paepur qė bėri Skėnderbeu, vendi u shkretua keqas, burrat e aftė u vranė, njė pjesė e popullsisė u ther, u kap si skllave ose vdiq urie, njė pjesė tjetėr m'e madhe akoma mėrgoi nė dhe tė huaj, fushat pothuajse u zbrazėn, banorėt e vjetėr tė disa qyteteve u shpėrngulėn prej Shqipėrie.

    Mėrgime Shqiptarėsh pat pasur edhe nė shekujt e mėparshėm, sidomos nė drejtim tė Greqisė. Nė gjysmėn e parė tė shekullit XIV, grumbuj tė gjerė Shqiptarėsh patėn zbritur nė Thesali, n'Atikė, nė Moré e deri nė n'ishujt e Egjeut, tė shtytur nga Stefan Dushani, i cili desh t'i pėrdorte si ushtarė pėr qėllimet e veta dhe njėkohėsisht t'i largonte prej tokavet tė Shqipėrisė. Theodor Spandolicio thotė se perandori i Bizantit, Jan Kantakuzeni, mbasi nuk i sundonte dot Shqiptarėt, u muar vesh me mbretin e Serbisė pėr t'i dėrguar ata si ushtarė nė Moré duke iu dhėnė si shpėrblim tokat mė tė mira. Pasi u vendosėn atje, ata tėrhoqėn edhe familjet e tyre duke e zbrazur Shqipėrinė prej burravet mė t'aftė e mė trima, pėr dėm tė madh tė saj dhe tė Krishtėrimit1. Mėrgimet e Shqiptarėvet gjer nė jugė tė Greqisė vazhduan edhe nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIV, gjatė sundimit tė Gjin Bua Shpatės. Kėta Shqiptarė patėn ruajtur gjuhė e zakone gjer tani vonė dhe kanė lozur njė rol tė madh nė luftėn e pavarėsisė greke dhe nė rimėkėmbjen e Greqisė.

    Por mėrgimet e shekullit XV, qė ngjajtėn pas vdekjes sė Skėnderbeut, janė ato mė tė mėdhatė, dhe vazhduan valė valė nė drejtim t'Italisė, sidomos nė krahinat e Mbretėrisė sė Napolit tė cilat ndodhėshin mė afėr Shqipėrisė dhe qenė ēpopullsuar nga luftat e brendėshme. Disa grupthe Shqiptarėsh, t'ardhur si merēenarė nėn kumandėn e Dhimitėr Reres mė 1448, dhe tė tjerė qė patėn mėrguar nė verėn dhe vjeshtėn e vitit 1467 pėr t'i shpėtuar tmerrit t'ushtėrivet turke, qenė vendosur nė Kalabri e Siqeli qysh pėrpara vdekjes sė Skėnderbeut. Por ikjet e mėdha rrodhėn pas vdekjes sė kryetrimit, prej vitit 1468 gjer mė 1478-1479 me rėnien e Krujės dhe tė Shkodrės, duke vazhduar hove hove edhe pastaj, sidomos nė vjetėt 1481, 1485, 1492 dhe 1506. Masa m'e madhe e kėtyre tė mėrguarėve ishte nga Shqipėria e jugės dhe e Mesme, prandaj u hodh nė Mbretėrinė e Napolit duke ndjekur udhėn mė tė shkurtėr dhe u vendos sidomos nė krahinat e Kalabrisė e tė Siqelisė. Kurse ata qė ikėn prej Shqipėrisė sė veriut, sikurse banorėt e Shkodrės, tė Leshit etj., u mėrguan nė Venetik dhe nėpėr qytetet e Dalmacisė. Mėrgimet nė kėto drejtime vazhduan edhe nė shekujt XVI e XVII por nė njė shkallė mė tė kufizuar. Kėshtu, pėr t'i shpėtuar pushtimit turk, u larguan prej Shqipėrie lart nga dyqind mijė frymė, shumica e tė cilėvet kėrkoi strehė n'Italinė e jugės. Mė vonė, pas vitit 1532, kur Turqit shtinė pėrsėri nė dorė qytetin Korone tė Moresė (Pelloponezit) duke i pėrzėnė qė andej forcat spanjolle, mėrguan n'Itali, me ndihmėn e perandorit Karli V, edhe disa dhjetra mijė Shqiptarė tė Greqisė (nga ata qė kishin zbritur nė Moré nė shekullin XIV). Kėta u shpėrndanė nėpėr kolonitė shqiptare tė Kalabrisė dhe tė Siqelisė, ku pėrhapėn kėngėn e mallėngjyer qė kėndohet edhe sot: "Oj e bukura Moré!."

    Nė mbarim tė shekullit XV dhe nė fillim tė tė XVI-it, burimet arkivale italiane pėrmendin grupe Shqiptarėsh tė mėrguar, qė nga Venetiku gjer nė Siqeli. Na therin zemrėn edhe sot vuajtjet e kėtyre fatzezve tė rreckosur, t'urėt e si mos mė keq, mbetur udhėve tė botės pa ndihmė e pa pėrkrahje. Njė pjesė e tyre vdiqėn nga uria ose nga sėmundjet nėpėr skelat e Italisė. Papa Pali II, nė njė letėr drejtuar Dukės sė Burgonjės, e pėrshkruante kėshtu mjerimin e kėtyre tė shkretėve: "Nuk mund t'i shohė njeriu pa derdhur lot kėta tė mėrguar qė vinė nga Shqipėria nėpėr skelat e Italisė, tė shpėrngulur nga vatrat e tyre, t'uritur e copė e trokė; kėto gra me fytyra tė brengosura, qė rrinė anės sė detit, ngrenė duart nė qiell edhe qajnė e vajtojnė nė njė gjuhė qė s'ua kuptojmė dot. Kur arrijnė n'Itali mbeten aty ku zbresin nga anijet, mbasi nuk dinė se ku tė venė as dinė tė merren vesh".

    Ajo pjesė e kėtyre tė mėrguarėve qė u vendos nė Dalmaci, nė Venetik dhe n'Italinė qendrore, me kohė e humbi gjuhėn edhe u shkri nė popullsinė e vendit. Kurse n'Italinė e jugės, sidomos nė Kalabri dhe nė Siqeli, u ngul njė numėr m'i madh, pėrmbi njėqind mijė Shqiptarė qė formuan fshatra e komune tė tyre; prandaj e ruajtėn gjuhėn bashkė me folklorin, zakonet dhe traditat kombėtare gjer tani vonė. Pėr tė ruajtur kėto, i ndihmoi edhe riti fetar orthodoks, i cili i mbante tė ndarė nga popullsia italiane. Kurse Shqiptarėt katolikė u shkrinė mė shpejt nė popullsinė e vendit. Disa nga kėta grupe Arbėreshėsh flasin shqip edhe sot dhe kėndojnė shqip nė kishė e nė tė kremte, megjithėqė nuk kanė shkolla nė gjuhėn amtare. Siē do t'a shohim mė poshtė, Arbėreshėt e Italisė kanė lozur njė rol tė rėndėsishėm nė Rilindjen tonė kombėtare gjatė shekullit XIX.

    Pėrveē mėrgimevet jashtė atdheut, pat edhe shpėrngulje tė brendėshme tė popullsisė. Pjesa m'e madhe e fshatarėvet tė vendevet t'ulėta i la fushat edhe u fut malevet duke u mbyllur nė njė varfėri tė mjeruarshme. Nėpėr fushat hipėn ferrat, kallamishtet e moēalet. Qytetet u zbrazėn nga banorėt e vjetėr tė tyre. Pjesa e kulturuar, klerikėt, tregėtarėt, zejtarėt, ikėn me shumicė prej Shqipėrie duke e varfėruar vendin nga njerėzit e kulturės dhe t'artevet. Qytete tė lulėzuara dhe tė zbukuruara me monumente e vepra arqitekture - kėshtjella, pallate, kisha e manastire, me piktura e skulptura artistike - si Drishti, Sarda, Danja, Vulpiani, Petrela, Guri i Bardhė, Stellushi, Tornaēi, Sfetigradi, Shirgji, Spinarica etj., ranė dhe u zhdukėn pėrgjithmonė. Qytetet e mėdha, me histori tė vjetėr, qė kishin qėnė me shekuj qendra kulture, tregėtie e zejtarie, si Durrėsi, Shkodra, Leshi, Kruja, Berati, Kanina, Vlora, Gjirokastra etj., e humbėn shkėlqimin e dikurshėm bashkė me numrin e popullsisė dhe mbetėn si njė kujtim i zymtė i sė kaluarės.

    Luftat e paprera, ēfarosja e njė pjese tė popullsisė, shkretimi me zjarr e me hekur, mėrgimi jashtė atdheut i njerėzve tė kulturės, t'arteve e tė zejtarisė, mėrgimi i fshatarėvet ose tėrheqja e tyre nėpėr malet ku vdisnin nga uria, e varfėruan vendin pėr sė tepėri, e rrėzuan shumė poshtė shkallėn ekonomike e kulturore tė tij, e cila nė shekujt XIV e XV ishte aq e lartė sa rrinte krahas me atė tė popujvet mė tė pėrparuar t'Evropės. Nė shekullin XVI shihet kudo nė Shqipėri njė rėnie e tmerrshme ekonomike e kulturore dhe e jetės qytetare.

    Me gjithė vėshtirėsitė qė gjetėn nė qėndresėn e Shqiptarėvet, sidomos nėpėr krahinat malore, Turqit u munduan tė vinin administratėn e tyre, tė bėnin regjistrimin e plotė tė tokavet dhe tė vendosnin mbi kėto regjimin feudalo-ushtarak otoman.

    Qysh pėrpara kryengritjes sė Skėnderbeut, mbasi shtypėn Gjon Kastriotin mė 1430 dhe shkelėn tėrė Epirin mė 1431, Turqit iu pėrveshėn regjistrimit dhe organizimit tė tokavet, tė cilat i mblodhėn nė njė sanxhak mė vehte - i quajtur sanxhaku i Shqipėrisė - me qendrėn nė Gjirokastėr. Mė 1432, ishte kryer pothuajse regjistrimi i parė i tokavet qė pėrmblidhėshin nė kėtė sanxhak, prej Ēamėrisė gjer nė Shqipėrinė e Mesme. Mbetėshin jashtė kėtij organizimi, pėrveē qytetevet qė sundonte Venetiku, principata e Gjon Kastriotit, nė veri, dhe ajo e Dukagjinėvet e cila shtrihej gjer nė Kosovė. Pjesėn tjetėr tė Kosovės dhe tė Maqedonisė shqiptare e kishin shkelur Turqit me kohė, dhe bėrė Shkupin, Manastirin, Kosturin baza ushtarake tė tyre. Kryengritjet e Gjergj Aranitit dhe tė princave tė tjerė, ndėrmjet vjetėvet 1433-1437, pastaj lufta e madhe e Skėnderbeut, i pėrmbysen pėr disa kohė planet e Turqvet nė lidhje me Shqipėrinė duke i pėrzėnė subashėt dhe spahinjtė e Sulltanit. Por ca nga ca, darėt turke erdhėn duke u shtrėnguar rreth shtetit tė Skėnderbeut: Gjirokastrės, Vlorės, Beratit iu shtua edhe Elbasani, ndėrtuar prej Mehmetit II mė 1466 mbi rrėnimet e Valmit tė vjetėr. Kėtė qytet Sulltani e bėri menjėherė qendėr sanxhaku pėr krahinat e Shqipėrisė sė Mesme, kurse ato tė jugės e kishin tani qendrėn nė Vlorė. Kėshtu, nė vend tė sanxhakut tė dikurshėm tė Shqipėrisė q'e kish pasur qendrėn nė Gjirokastėr, u krijuan dy. Pas rėnies sė Krujės dhe sė Shkodrės u shtuan edhe dy sanxhaqe te tjerė me qendra Shkodrėn dhe Ohrin. Sanxhakut tė Shkodres iu ngjiten mė vonė krahinat e Kosovės e tė Rrafshit tė Dukagjinit, si edhe ato tė Malit-tė-Zi. Kurse me sanxhakun e Ohrit, pėrveē Krujės, Matit, Dibrės, u lidhėn edhe disa pjesė shqiptare tė Maqedonisė. Kėta sanxhaqe, sikurse edhe tė tjerėt nė Ballkan, varėshin tė gjithė nga ejaleti i Rumelisė. Siē shihet, nė vend qė t'i mblidhnin tokat shqiptare nė njė sanxhak tė vetėm tė Shqipėrisė ashtu si bėne mė 1432, Turqit i ndanė kėto nė shumė sanxhaqe me qėllim copėtimi. Dhe kėte politikė e vazhduan gjer nė fund. Me riorganizimin qė bėri Sulltan Sulejman Kanuniu, nė shekullin XVI, tokat shqiptare u ndanė nė shtatė sanxhaqe. Nė jugė, pėrveē sanxhakut tė Vlorės, u krijua edhe ai i Delvinės qė pėrfshiu krahinat e Gjirokastrės dhe tėrė Ēamėrinė, tė cilat mė parė lidhėshin me Vlorėn. Nė veri, sanxhakut tė Shkodrės iu hoqėn krahinat e Kosovės, tė cilat formuan sanxhakun e Prizrendit, si edhe Peja me rrethet e Dukagjinit, qė formuan sanxhakun e Dukagjinit. Kurse sanxhaku i Elbasanit edhe ai i Ohrit mbetėn tė pandryshuar. Tė gjithė kėta sanxhaqe varėshin, si edhe mė parė, nga ejaleti i Rumelisė. Ēdo sanxhak ndahej nė njėsi administrative mė tė vogla, tė cilat quhėshin kaza ose nahije. Nė krye t'ejaletit qėndronte njė bejlerbej si qeveritar i pėrgjithshėm. Nė krye tė ēdo sanxhaku kishte njė sanxhakbej, dhe tė ēdo kazaje, njė subash ose, siē u quajt mė vonė, myteselim. Pastaj vinin, ēeribashi, qė ishte kumandar i gjindarmėrisė sė qytetit, dhe dizdari, kumandar i kėshtjellės. E tėrė kjo hierarki ushtarake varej prej bejlerbeut.



    vazhdon...........

  9. #19
    vazhdimi i Kapitullit XVIII.........



    Por baza e sistemit feudalo-ushtarak otoman ishin spahinjtė, tė cilėt pėrbėnin kalorėsinė turke. Kėta shpėrblehėshin me toka tė quajtura pėrgjithėsisht timare, nga tė cilat nxirnin shpenximet pėr vehte e pėr njerėzit e tyre, dhe duhej tė rendnin nė luftė gjithsaherė qė i thėrriste Sulltani. Pėrveē timarevet, u krijuan edhe prona mė tė mėdha, tė quajtura zeamete dhe hase. Kėto iu ngjanin pronievet bizantine. Mbasi tė gjitha tokat i pėrkisnin, nė parim, Sulltanit, ky ua shpėrndante si tė donte besnikėvet tė tij dhe u a hiqte kur tė donte. Spahinjtė, sanxhakbenjtė etj., merrnin vetėm njė pjesė tė prodhimit mbi tokat qė iu ishin dhėnė, por nuk kishin tituj pronėsie. Vetėm mė vonė, nė shekullin XVIII, kur Perandoria Otomane mori tė tatėpjetėn, e muarėn edhe spahinjtė, bejlerėt e pashallarėt frerin nėpėr kėmbė dhe zunė t'i bėnin prona tė tyre ose ēifliqe, atje ku mundnin, tokat qė kishin pasur si timare a zeamete.

    Pėrveē hierarkisė ushtarake, kishte n'administratėn turke edhe njė hierarki civile, nė krye tė sė cilės qėndronin kadilerėt. Kėta ndanin gjyqet, sipas sheriatit ose "ligjevet tė shenjta" tė Kuranit, dhe rregullonin ēėshtjet qė i pėrkisnin sė drejtės civile. Pastaj vinin nėpunėsit, sekretarėt, qė merrėshin me shėrbime tė ndryshme. Nė parim, kadilerėt varėshin drejtpėrdrejt prej Sulltanit dhe jo prej hierarkisė ushtarake. Nė kohėt e para, qenė shpėrblyer me toka edhe kadilerėt dhe nėpunėsit e administratės civile. Por mė pastaj, kėta mbahėshin me rroga.

    Si bazė e krejt legjislacionit turk qėndronte sheriati, domethėnė ligji kanonik mysliman. Pėr t'ua pėrshtatur kėtė zakonevet dhe konditavet shoqėrore-ekonomike tė krahinavet tė ndryshme tė Perandorisė, qenė hartuar kanunname tė cilat ndryshonin sipas sanxhakėvet. Mė tė plotat ishin ato qė u shpallėn nėn mbretėrimin e Sulltan Sulejman Kanuniut. Por kanunnametė ndryshohėshin shpeshėherė sipas nevojavet tė reja, ose plotėsohėshin me anėn e fermanevet (dekretevet) dhe fetfavet.

    Nė shekujt e parė tė sundimit otoman, toka ndahej nė disa lloje pronash, si ato qė pamė mė sipėr ose edhe tė tjera, me anėn e tė cilavet shpėrblehej klasa feudalo-ushtarake qė i shėrbente Sulltanit. Kėsi shpėrblimesh iu jepėshin edhe instituteve fetare, deri edhe peshkopėve tė krishterė. Por nė tė vėrtetėn kėto nuk ishin prona tė trashėguarshme, veēse njė e drejtė pėr tė marrė mbi fshatarin njė pjesė tė prodhimit, qė ishte e dhjeta e zakonshme. Nėqoftėse titullari i kėsaj tė drejte nuk i pėrmbushte detyrat e tija kundrejt Sulltanit, kjo e drejtė i hiqej dhe i jepej njė tjetri. Natyrisht, spahinjtė, sanxhakbenjtė etj., mund tė pėrdornin mėnyra tė ndryshme pėr t'a shfrytėzuar fshatarin, por me ligj nuk duhej t'i mernin mė tepėr se njė tė dhjetėn e prodhimit. Pastaj vinin taksat e tjera, si ispenxha qė i paguhej timariotit ēdo vjet prej familjevet fshatare, xhizja, ose taksė pėr kokė qė paguanin tė Krishterėt, dhe xhelepi ose taksa e bagėtivet. Qytetarėt, pėrveē ispenxhės e xhizjes, paguanin vergjinė pėr shtėpitė a dyqanet, dhe taksėn e pazarit pėr shitje-blerje. Veē kėtyre, kishte edhe taksa tė rastit pėr fshatarė e qytetarė, sikurse gjobat ose taksa e nijabetit, etj.

    Ndonėse me fjalėn rają, qė u pėrdor mė vonė pėr tė Krishterėt, Turqit quanin nė fillim tė gjithė bujqit e nėnshtruar, fshatari gėzonte njė farė statuti juridik nė Perandorinė Otomane dhe toka qė punonte ishte e tija deri sa u pėrhap mė pastaj sistemi i ēifliqevet. Timarioti s'kishte tė drejtė t'i merrte mė shumė se njė tė dhjetėn e prodhimit. Gjer tani, historitė e shkruara mbi Perandorinė Otomane nuk janė akoma tėrėsisht tė xhveshura nga paragjykimet fetare, nga urrejtjet kombėtare, ose nga pėrshtypja e keqe qė ajo pati bėrė nė kohėt e vona nė krahasim me Evropėn moderne. Por nė shekujt e hershėm, nėnshtetasit e saj gėzonin sigurisht liri, tė drejta dhe tolerancė fetare mė shumė se sa popujt e Evropės sė Perėndimit. Legjislacioni i shtetit turk n'atė kohė ishte m'i pėrparuar se sa ai i Evropės, klasėt shoqėrore nuk ishin aq tė ndara dhe aristokracia nuk ishte aq egėrsisht e privilegjuar si nė Perėndim. Dihet se, pėrpara Revolucionit Frėng, fshatarėsia n'Evropė kishte mbetur si mushka qė mbante nė kurriz shtetin dhe Kishėn, salltanetin e aristokracisė dhe tė klerit tė lartė. Pėr tė mbajtur kėtė barrė, detyrohej tė jepte gjer mė katėr tė pestat e prodhimit dhe tė rėnkonte tėrė vitin nė punė angarie. As ka krahasim midis gjendjes sė fshatarit nė Perandorinė e hershme Otomane dhe t'asaj nė regjimin komunist tė sotshėm, i cili pėrfaqėson formėn e skllavėrisė mė tė tmerrshme dhe mė t'urrejtur qė ka njohur njerėzia. Sepse banda e kriminelėvet tė neveritshėm qė pėrbėjnė partinė komuniste, jo vetėm qė e shfrytėzon fshatarin gjer nė palcė, po pėrveē trupit i torturon edhe mendjen e shpirtin duke e bėrė njerinė rreckė fizikisht dhe moralisht.

    Regjimi feudalo-ushtarak turk nuk mundi tė vendosej dot tėrėsisht mbi tė gjithė Shqiptarėt. Malėsitė, si Mirdita, Dukagjini, Malėsia e Madhe, nė veri, Himara, Suli e Kurveleshi, nė jugė, mbetėn pothuajse tė lira dhe rrallėherė i paguan taksa Turqisė. Veēse Perandoria Otomane pėrdori tė gjitha mjetet e pėrēarjes pėr t'i mbajtur Shqiptarėt n'errėsirė, tė ndarė nga njėri-tjetri, dhe pėr tė shfrytėzuar gjakun e tyre pa kursim. Ndonėse qė nė kohėt e para tė sundimit otoman shumica e spahinjvet dhe e tėrė klasės feudalo-ushtarake q'e pat qeverisur vendin n'emėr tė Sulltanit ishin Shqiptarė, myslimanė ose edhe tė krishterė, Turqia mundi t'a mbante Shqipėrinė tė ndarė e tė pėrēarė dhe tė ndalonte rreptėsisht mėsimin e gjuhės shqipe, me njė kokėfortėsi djallėzore, gjer sa theu qafėn mė 1912.

    Ndarjevet administrative nė shumė sanxhaqe, qė kishin pėr qėllim tė thyenin njėsinė e vendit, iu shtua mė vonė edhe ndarja fetare.

    Ilirianėt kanė qėnė njė nga tė parėt popuj qė pranuan fenė e krishtere. Perandori q'e njohu pėr tė parėn herė krishterimin si fe zyrtare ishte Ilirian: Kostandini i Madh. Me sa kuptohet nga fjalėt kishtare qė pėrmban gjuha shqipe, tė cilat vinė prej latinishtes, krishterimi tek tė Parėt t'onė u predikua nga misionarėt e Romės. Edhe pas ndarjes mė dysh tė Perandorisė Romake, krahinat e dioqezės Illyricum mbetėn tė lidhura fetarisht me Romėn. Perandori i Bizantit, Leoni III Isauriani, i shkėputi nga Roma, mė 734, dhe i vuri nėn Patrikun e Kostandinopojės. Por ndėrmjet Patrikanės Greke dhe Ilirisė shtrihėshin si njė mur pengese Bullgarėt dhe Serbėt, tė cilėt n'atė kohė ishin akoma paganė. Kėshtu, me gjithė pėrpjekjet e Kishės sė Lindjes, njė pjesė e mirė e Shqiptarėvet mbeti nėn ndikimin e Kishės sė Romės. Kur u bė ndarja e dy Kishavet mė 1054, Shqipėria e veriut u gjend katolike dhe ajo e jugės, orthodokse. Por nė tė vėrtetėn nuk ka pasur kurrė kufij tė caktuar ndėrmjet besimtarėve tė dy ritevet. Animi i shumicės sė tyre nga njėra apo tjetra Kishė varej prej ndikimevet (influencavet) politike tė jashtėme. Kryqėzatat me ndėrhyrjet e Perėndimit, nga njėra anė, sundimi i Bizantinėvet ose i Serbėvet, nga tjetra, i patėn bėrė Shqiptarėt (sidomos krerėt e tyre) tė ndėrronin Kishė sipas politikės sė ditės. Balshajt qenė tė parėt qė deshėn t'a kėthenin tė tėrė Shqipėrinė nė katolikizėm, ndoshta pėr kundėrshtim me Sllavėt orthodoks ose pėr interesat qė kishin me Perėndimin. Mė vonė, Skenderbeu ndoqi tė njėjtėn politikė fetare edhe u lidh vendosmėrisht me Romėn.

    Mbi tė dy Kishat u pėrhap mė vonė edhe islamizmi. Disa nga princat dhe krerėt shqiptarė, ndoshta pėr arėsye politike dhe sa pėr sy e faqe, kishin nisur tė kėtheheshin muhamedanė qė pėrpara Skėnderbeut, siē kemi shembullin e Gjon Kastriotit dhe tė vetė herojt tonė kombėtar. N'organizimin e parė tė Shqipėrisė qė bėnė Turqit mė 1432, prej 335 t'emėruarve nė kumandat ushtarake ose n'ofiqet civile, mė shumė se gjysmėt ishin Shqiptarė tė kthyer myslimanė. Kemi pasur rast tė shohim emrat e Ballaban Pashės, tė Jakup Arnautit, t'Ahmet Gjedik Pashės etj., tė cilėt ishin prej kombėsisė shqiptare. Shumė nga kėta kishin qėnė marrė qė tė vegjėl, si devshirmė, gjatė shpeditavet turke nė Shqipėri. Me fjalėn devshirmė, Turqit quanin fėmijėt qė rrėmbenin nėpėr popujt e krishterė dhe qė i rritnin pastaj nėpėr kazermat si ushtarė duke i fanatizuar nė fenė islame dhe nė besnikėrinė ndaj Sulltanit. Prej kėtyre pėrbėhej ushtėria e famshme e jeniēerėvet. Shpeshėherė, disa nga kėta dėrgohėshin nėpėr krahinat e vendlindjes si sundimtarė turq ose pėr tė shtypur kryengritjet e bashkėkombasvet tė tyre. Duke i njohur cilėsitė luftarake tė Shqiptarėvet, Turqit patėn rrėmbyer shumė fėmijė nė Shqipėri, disa prej tė cilėvet patėn arritur shkallėt mė tė larta nė Perandorinė Otomane.

    Pas vdekjes sė Skėnderbeut, shumė krerė shqiptarė u kthyen myslimanė pėr tė ruajtur pozitat e tyre duke e qeverisur vėndin n'emėr tė Sulltanit. Por populli qėndroi i krishter pėr mė se njėqind vjet akoma. Kėthimi i masavet tė gjera nė fenė islame ngjau nė shekullin XVII dhe vazhdoi deri nė tė XVIII-in. Ky kėthim n'islamizėm, qė pėrfshiu dy tė tretat e popullsisė, u bė pothuajse i pėrgjithshėm nė Shqipėrinė e Mesme, dhe nė njė shkallė mjaft tė gjerė nė Shqipėrinė e jugės e n'atė tė veriut, sidomos nė Kosovė.

    Arėsyet e kėsaj ndodhie mund tė jenė tė shumėta. Si njė nga shkaqet hyn sigurisht ndikimi i fuqisė pushtonjėse me shtrėngimet e tėrthorta, sidomos me anėn e taksavet tė rėnda qė duhej tė paguanin tė Krishterėt. Por nuk duhet pėrjashtuar as ambicja e njohur e Shqiptarėvet pėr t'u lartėsuar nė grada e n'ofiqe, tė cilat s'mund t'i arrinin dot po tė mos kėthehėshin myslimanė. Sepse Turqit, me sa dihet, nuk patėn pėrdorur forcėn drejtpėrdrejt pėr t'islamizuar popujt e krishterė. Mė tė ashpėr qenė treguar kundrejt Shqiptarėvet katolikė, nė veri, tė cilėt lidhėshin me Kishėn e Romės armike e papajtuashme e Turqisė. Kurse Patrikana e Stambollit ishte nėn mbrojtjen e Sulltanit dhe Orthodoksit gėzonin njė farė sigurie. Katolikėt ishin gjithmonė gati tė lidhėshin me fuqitė perėndimore, siē ngjau nė kohėn e luftės turko-venetikase qė shpėrtheu mė 1645, dhe nė disa raste tė tjera gjatė shekullit XVII. Por Perėndimi i pat lėnė gjithmonė nė baltė, e prandaj, kur shtypėshin kryengritjet e tyre, pjesė tė popullsisė kėthehėshin n'islamizėm pėr t'iu shpėtuar ndjekjevet. Vetėm kur filluan luftat ruso-turke, nė shekullin XVIII, pushuan shtrėngimet kundrejt Shqiptarėvet katolikė, tė cilėt gazonin edhe njė farė mprojtjeje nga anė e Austrisė. Mirėpo n'atė kohė nisėn tė bėhėshin shtypje kundėr Orthodoksvet qė shikohėshin si aliatė tė Rusisė. Prandaj disa prej kėtyre pėrqafuan fenė islame nė shekullin XVIII.

    S'ka dyshim qė Turqia kishte shumė interes t'a kėthente myslimane Shqipėrinė katolike, e cila ishte krye-ura e Perėndimit nė Ballkan. Gjatė luftavet tė vazhduarshme me fuqitė perėndimore, pėrdorte shtrėngime pėr t'i mbajtur Katolikėt nė fre. Por arėsyeja m'e thellė e kėthimit tė shumicės sė Shqiptarėvet n'islamizėm duhet kėrkuar nė fondin shpirtėror tė tyre. Pėrgjithėsisht Shqiptarėt nuk kanė qėnė njė popull fetar, as nuk mund t'ishin duke mos pasur njė Kishė tė tyren me liturgjinė dhe librat e shenjta nė gjuhėn shqipe. Nuk patėn formuar dot njė kulturė tė lartė kombėtare me njė letėrsi dhe histori tė shkruar, njė qendėr tė brendėshme mendimi e diturie qė t'i mbante shpirtėrisht tė bashkuar. Prandaj s'mund tė kishin as njė bosht politik tė tyren, rreth tė cilit tė qėndronin tė lidhur si njėsi ethnike. Gjatė shekujvet, qenė mėsuar tė shikonin herė nga Lindja herė nga Perėndimi, por kurrė pėrbrenda tyre. Kishin qėnė herė katolikė e herė orthodoks. Prandaj, mė vonė, nuk do t'iu jetė dukur si njė gjė e jashtėzakonshme qė tė vėshtronin edhe nga myslimanizmi. Megjithatė, s'duhet harruar nxehtėsia me tė cilėn luftuan nė kohėn e Skėnderbeut pėr tė mprojtur fenė e krishtere dhe zakonet. Dhe pėr tė ruajtur kėto, njė pjesė e madhe e tyre u mėrgua jashtė Shqipėrie. Mirė po, gjatė sundimit otoman, duke mos pasur Shqiptarėt njė vatėr fetaro-kulturore tė brendėshme ku tė pregatiteshin klerikėt dhe duke pritur qė kėta t'iu vinin nga Roma ose nga Patrikana, rrugėt u vėshtirėsuan, kleri u rrallua tepėr dhe ra nė njė shkallė t'ulėt paditurie. Shumė katunde nuk dėgjonin kurrė njė meshė as shihnin njė shėrbim fetar prej kushedi sa vjetėsh. Kjo gjendje e ndihmoi pėrhapjen e islamizmit.



    vazhdon..........................

  10. #20
    vazhdimi........



    Mjerisht, nė kushtet politike qė u krijuan, punimi i gjuhės nuk vazhdoi, dhe mbi kombin shqiptar u hap ndikimi i kulturavet greke e turko-arabe. Kėto desh ia ndryshuan fare ndjenjat dhe kombėsinė.

    Shkollat greqishte filluan tė hapeshin nė shekullin XVII nėpėr qytete e katunde tė Shqipėrisė sė jugės. Por u shtuan sidomos nė shekullin XVIII dhe u pėrgjithėsuan nė tė XIX-in, kur pėr hapjen e helenizmit, pėrveē Patrikanės, e mbėshtette edhe shteti grek.

    Nė shekullin XVI kleri i tė dy Kishavet pėsoi nė Shqipėri njė rėnie tė shpejtė, qė vazhdoi edhe nė pjesėn e parė tė tė XVII-it. Roma u perpoq tė zhvillonte njė farė veprimtarie fetare me anėn e Fretėrvet dhe tė murgjėvet bazilianė pėr tė shpėtuar katolikizmin, ose edhe pėr tė sjellė n'unitizėm njė pjesė t'Orthodoksvet, por ndeshi nė pengesa tė mėdha. Turqia n'atė kohė e kundėrshtonte rreptė ndėrhyrjen e Kishės sė Romės. Nga ana tjetėr, Patrikana e Stambollit, e cila njihej prej sulltanėvet si pėrfaqėsonjėsja e popujvet orthodoks tė Perandorisė, nuk hiqte dorė nga autoriteti i saj. Edhe pas pushtimit tė Stambollit prej Turqvet, antagonizmi ndėrmjet dy Kishavet vazhdoi si mė parė. Nė Shqipėri, nuk u zbut as nga pėrhapja e islamizmit. Patrikana e mbante vehten jo vetėm si kreu i orthodoksisė, po edhe si kreu i helenizmit dhe trashėgimtarja e Perandorisė Bizantine. Prandaj nėpėrmjet tė fesė kėrkonte greqizimin e Orthodoksvet shqiptarė. Nė kėtė punė, ndihmohej edhe prej pozitės qė ajo gėzonte nė shtetin otoman. Me pushtimin e Stambollit, Sulltan Mehmeti II u shpall si mprojtės i Kishės Orthodokse dhe i njohu Patrikanės jo vetėm tė drejtat e vjetėra n'anėn fetare, po edhe fuqi juridike mbi Orthodoksit. Pas asaj kohe ajo vazhdoi tė mbante ndezur e tė pėrhapte, me anėn e fesė, kulturėn helenike dhe ndjenjat kombėtare greke. U pėrpoq tė greqizonte sidomos ata popuj qė nuk kishin njė Kishė kombėtare tė tyren, siē ishte rasti i Shqiptarėvet. Prandaj priftėrinjtė qė dėrgohėshin nė Shqipėri - dhe qė pregatitėshin zakonisht ne Malin e Shėnjtė - kishin pėr qėllim, pėrveē shėrbimevet fetare, tė pėrhapnin edhe greqishten si gjuhė tė folur midis besnikėvet orthodoks.

    Myslimanėt, nga ana tjetėr, hapėn nėpėr qytetet shkolla fillore turqishte (mektepe), ku mėsohėshin elementet e para tė fesė; dhe shkolla mė tė larta (medrese), tė cilat ishin si njė lloj seminari ku, pėrveē turqishtes mėsohej arabishtja ose edhe persishtja, pėr tė kuptuar Kuranin dhe pėr tė zgjeruar kulturėn letrare orientale. S'ka dyshim qė edhe shkollat myslimane, tė mbajtura prej vakėfevet, punonin pėr turqizimin e Shqiptarėvet.

    Siē shihet, kėto dy rryma fetaro-kulturore tė ndryshme, tė kthyera nė fanatizėm, mund t'a ndanin kombin shqiptar mė dysh, nė dy popuj armiq. Fatmirėsisht, nuk arritėn punėt gjer n'atė shkallė, megjithėse kjo pėrēarje i ka prurė dėmin mė tė madh kombėsisė shqiptare.

    Kisha katolike nuk kishte ndonjė arėsye se pėrse t'ishte kundėr arėsimit shqip, prandaj jo vetėm qė nuk e pengonte, po edhe e pėrkrahte pėrhapjen e mėsimit nė gjuhėn shqipe, sikurse nė gjuhėt e tjera t'Evropės ballkanike e lindore. Pėr tė pregatitur kuadrat klerikore tė kėtyre popujve, qenė themeluar "Kolegji i Shėn Athanasit", nė Romė, mė 1572, "Kolegji Ilirik", nė Loreto, mė 1580, dhe sidomos qendra e madhe pėr pėrhapjen e fesė "De Propaganda Fide", nė Romė, mė 1622.

    Kur mė 1700 u bė papė Klementi XI Albani, i cili ishte Shqiptar nga origjina, pėrhapja e letėrsisė fetare nė gjuhėn shqipe mori njė shtytje mė tė fortė. Me urdhėrin e Papės u mblodh edhe njė koncil i peshkopėvet tė Shqipėrisė, mė 1703, i cili u quajt "Koncili i Arbėrit". Klementi XI u interesua pėr tė krijuar njė katedėr tė gjuhės shqipe nė kolegjin e Montorio-s, nė Romė, nė 1711.

    Pėr fat tė keq, veprimtaria e Kishės katolike nė Shqipėri ishte ngushtuar, numri i besnikėvet ishte zvogėluar, dhe librat shqipe nuk gjetėn fushė pėrhapjeje. Por i dhanė shtytje mėsimit tė gjuhės tek Arbėreshėt e Italisė, tė cilėt ēelėn shkolla, sikurse Kolegjin San Adriano, nė San Demetrio Corone, nė Kalabri, qė lozi mė vonė njė rol aq tė rėndėsishėm jo vetėm pėr mėsimin e shqipes po edhe nė pėrhapjen e kulturės dhe tė ndjenjavet shqiptare.

    Nė lidhje me arėsyet e mėsipėrme, shkrimtarėt e parė tė gjuhės shqipe kanė qėnė nga radhėt e klerit katolik. Folėm mbi atė mė tė vjetėrin, Buzukun. I tė njėjtit shekull ėshtė Lukė Matranga, qė lindi nė Horėn e Arbėreshevet, afėr Palermos, nė Siqeli, rreth vitit 1560, dhe botoi mė 1592 njė pėrkėthim katekizmi nė gjuhėn shqipe, me titullin Embsuame e Krėshterė. Matranga e kishte rrėnjėn prej Himare, nga familjet e mėrguara n'Itali qė nė shekullin XV, tė cilat ruanin ritin orthodoks unit (tė lidhur me Vatikanin). Vinė pastaj, nė shekullin XVII, tė tjerė shkrimtarė shqiptarė tė Kishės katolike, tė cilėt pėrkėthyen shqip mėsime fetare ose u muarėn me gjuhėn. Qėllimi i tyre ka qenė jo vetėm tė ndriēonin bashkatdhetarėt n'anėn e fesė pėr t'i pėrmbajtur nga kėthimi n'islamizėm, po edhe tė ruanin gjuhėn amtare nga humbja e bastardhimi, siē e thonė ata vetė. I pari nė datė, Pjetėr Budi (1566-1623), lindur nė fshatin Gur i Bardhė tė Matit, pėrkėtheu mjaft shkrime kishtare nė gjuhėn shqipe, si edhe njė pėrmbledhje vjershash, disa prej tė cilavet i pati bėrė vetė. Pėrveē kėsaj, Budi u pėrzie edhe nė ngjarjet politike tė kohės, siē folėm mė sipėr mbi letrėn e tij drejtuar Kardinalit Gozzadini. Kėrkonte ndihma pėr Shqiptarėt, tė cilėt ishin gati pėr kryengritje, mendonte ai, dhe e shihte ēastin tė volitshėm pėr lirimin e Shqipėrisė e tė krejt gadishullit ballkanik mbasi ushtėritė turke ndodhėshin tė zėna nė luftė kundėr Polakėvet. Pėrkėthimet e Budit pėrmblidhen nė tri vepra kryesore: Doktrina e Krishterė, botuar mė 1618, Pasqyra e t'Rrėfyemit dhe Rituali Roman, botuar mė 1621. Kėto si edhe vjershat nuk kanė shumė vleftė letrare, por janė fort tė vlefshme pėr historinė e gjuhės shqipe dhe pėr frymėn atdhedashėse qė i mbush. Atė lutje qė thuhet nė njė gjuhė tjetėr, fjalėt e sė cilės s'i kupton vetė ai qė i thotė, as Zoti nuk e ndėgjon - mendonte Budi: "Kėto fjalė mse s'i thua mbė gjuhu tanė, ashtu si mun i ndėgjojsh ma mirė...?... se atė uratė qi s'e ndėgjon ai qi e thotė, atė as zotynė s'e ndėgjon".

    Pas veprave tė Budit, u botua mė 1635 Fjalori latinisht-shqip i Frano Bardhit (1606-1643). Ky lindi nė Kallmet tė Zadrimės, studjoi nė kolegjin e Loreto-s, n'Itali, dhe pastaj n'atė tė Propaganda Fide-s, nė Romė. Siē e thotė vetė nė parathėnien, e pėrpiloi fjalorin pėr "me ndihmuem mbėnjanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė, sa ma parė tė ve; e ma fort me ndihmuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shientės Kishė Katolike e s'dijnė gjuhėnė latine...". Bardhi i ka shtuar fjalorit disa pjesė plotėsonjėse dhe nja 113 proverba shqipe. Atje ku shėnon disa emra qytetesh e fortesash tė Shqipėrisė, flet me shumė gjallėri pėr Krujėn dhe pėr Skėnderbén, tė cilin e quan "Kulshedra e botės s'Arbėnit... lavdi e nderja e gjithė dorėsė arbėneshė".

    I fundit nė datė prej auktorėvet shqiptarė tė shekullit XVII, por i pari krijonjės letrar nė gjuhėn shqipe, ėshtė Pjetėr Bogdani, lindur rreth vitit 1625 nė katundin Guri i Hasit, afėr Prizrendit, dhe vdekur mė 1689. Studjoi edhe ky nė kolegjin ilirik tė Loreto-s dhe n'atė tė Propaganda Fide-s. Nuk u muar me pėrkėthime por shkroi drejtpėrdrejt nė shqip veprėn Cuneus Prophetarum (Ēeta e Profetėrvet), ku rreh ēėshtje tė filozofisė e tė theologjisė duke sjellė shembuj nga historia dhe jeta shoqėrore shqiptare. Veprėn pastaj e pėrkėtheu edhe italisht dhe e shtypi nė dy vėllime nė tė dyja gjuhėt (me nga dy shtylla pėr ēdo faqe), nė Padovė, mė 1685. Bogdani, sikurse Budi e Frano Bardhi, arriti shpejt shkallė tė larta nė hierarkinė kishtare. Mė 1656 ish emėruar peshkop i Shkodrės dhe mė 1677 u bė kryepeshkop i Shkupit. U pėrfshi edhe ai, sikurse Budi, nė ngjarjet e asaj kohe, u pėrzie nė lėvizjet kryengritėse, por mė nė fund, pėr t'iu shpėtuar ndjekjevet, u shtrėngua tė merrte malet dhe tė hidhej n'Itali. Vepra e Bogdanit ka frymėzim fetar e kombėtar njėherėsh, se tė dyja kėto ndjenja lidhėshin bashkė kundėr sundimit turk pėr mprojtjen e krishterimit. Gjejmė nė shkrimet e tija shumė letra e raporte drejtuar Vatikanit mbi vendet e Shqipėrisė sė veriut e tė Kosovės, mbi qytetet e kėtyre krahinave dhe mbi popullsinė e tyre. Me tė njėjtin shpirt luftėtari sikurse Budi, me tė njėjtėn dashuri pėr gjuhėn amtare me anėn e sė cilės mund tė ndriēohej vetėdija e Shqiptarėve tė krishterė pėr t'i qėndruar islamizimit, Pjetėr Bogdani i fali letėrsisė shqipe njė nga veprat mė tė bukura, si nga gjuha, nga stili dhe nga pėrmbajtja.

    Mė vonė, punimi i gjuhės dhe i letrave shqipe gjeti fushė tė lirė vetėm tek Arbėreshėt e Italisė. Aty kemi, nė shekullin XVIII, poemin e Jul Varibobės mbi Jetėn e Shėn-Mėrisė Virgjėr. Dhe lulėzimin e Rilindjes nė shekullin XIX.

    Kurse nė Shqipėri brenda, po shtrihėshin sa mė shumė dy rrymat kulturore tė huaja. Nė jugė, pėrveē shkollavet fillore greqishte, u krijuan dy qendra kulture helenike, ku jepėshin mėsime tė larta, nė Voskopojė dhe nė Janinė. Tė dyja kėto ushtruan njė ndikim tė fortė mbi Orthodoksit shqiptarė, por ajo e Voskopojės nuk vazhdoi pėr njė kohė tė gjatė. Qyteti i Voskopojės pati njė ngritje tė shpejtė nė shekullin XVIII, si qendėr tregėtie dhe zejtarie, me njė popullsi qė arriti nė 40.000 frymė. U zbukurua me ndėrtesa, kisha e monumente artistike, me kroje, kopshte e rrugė tė shtruara, me shkallė e ballkone mermeresh tė bardhė, tė rimtė a ngjyrė trėndafili. Nuk vonoi tė rritej edhe si qendėr kulturore. Hapi njė kolegj grek, ngriti njė shtypėshkronjė dhe themeloi mė 1744 njė shkollė mė tė lartė, qė u quajt "Akademia e Re". Kleri i Voskopojės varej nga Patrikana e Ohrit, e cila, duke pasur nėn mvarėsinė e saj popuj me gjuhė tė ndryshme, ishte nė kundėrshtim me politikėn greqizonjėse tė Fanarit. Ndoshta edhe pse e mendonte qė mėnyra m'e mirė, pėr t'i qėndruar islamizimit ishte ndriēimi i popujvet orthodoks nėpėrmjet tė gjuhėvet amtare. Pastaj Orthodoksit e Voskopojės ishin Vllehė shumica, prandaj mėsimet qė jepėshin aty, ndonėse greqisht, kishin njė frymė mė tė lirė dhe nuk pengonin pėrkėthimin e libravet fetare nė gjuhė tė tjera. Nė shtypėshkronjėn e Voskopojės qenė botuar shumė vepra, pėrgjithėsisht fetare, qė shpėrndaheshin nė tėrė botėn orthodokse. N'Akademinė e Re, ku jepėshin mėsime tė larta nga profesorė tė shquar dhe rrihėshin idetė filozofike e shkencore mė tė reja tė kohės, patėn studiuar djelmosha shqiptarė t'ardhur prej krahinash tė ndryshme.

    Mė 1767, Patrikana Ekumenike e Stambollit, qė kishte pėrkrahjen e Sulltanit, ia hoqi titullin asaj t'Ohrit edhe e futi nėn autoritetin e vet si njė kryepeshkopatė. Pak mė vonė, gjatė luftės ruso-turke, Voskopoja u shikua ndoshta si pėrkrahėse e Rusisė, prandaj u sulmua disa herė, u plaēkit e u dogj. Kėshtu ca nga ca e humbi shkėlqimin e dikurshėm duke rėnė nė radhėn e njė fshati. Shumica e popullsisė sė saj u largua.

    Ajo qė ka rėndėsi pėr neve, nga ana kombėtare, ėshtė se nė shkollėn e Voskopojės mund tė bėhėshin pėrkėthime edhe shqip. Kryeprifti Theodor Kavalioti, njė nga profesorėt mė tė shquar t'Akademisė sė Re, botoi njė fjalor greqisht-rumanisht-shqip prej nja 1200 fjalėsh dhe thuhet se desh tė pėrkėthente shqip edhe Ungjillin. Njė tjetėr prift i shkollės sė Voskopojės, Mjeshtėr Dhanili, pėrpiloi njė fjalorth katėrgjuhėsh, greqisht-rumanisht-bullgarisht-shqip. Ky nuk e fshihte se qėllimi i tij ishte qė tė greqizonte Vllehėt, Bullgarėt dhe Shqiptarėt. Njė nga nxėnėsit e Akademisė sė Voskopojės, Mjeshtėr Todėri (Theodor Haxhi Filipi) nga Elbasani, pėrkėtheu shqip disa pjesė tė Dhiatės sė Re dhe tė liturgjisė kishtare orthodokse, por dorėshkrimet e tija kanė humbur. Ky desh tė hapte n'Elbasan edhe njė shtypėshkronjė pėr tė botuar libra shqipe, por thuhet se u vra nė Shqipėri nga njerėz tė panjohur kur po kėthehej prej Venetikut me shkronjat dhe lėndėn e duhur mė 1806. Duket se Mjeshtėr Todėri kishte nxjerrė njė abece tė veēantė pėr tingujt e shqipes, e cila ka tė ngjarė tė jetė ajo qė pat zbuluar mė vonė albanologu J.G. Hahn, n'Elbasan, dhe qė e mendonte fort tė vjetėr.

    I gjysmės sė dytė tė shekullit XVIII ėshtė edhe njė dorėshkrim greqisht e shqip i Kostandin Beratit, prej nja 152 faqesh, ku pjesa shqipe pėrmban disa lutje fetare e copa t'Ungjillit, njė vjershė hymnore mbi vuajtjet e Krishtit dhe njė fjalor greqisht-shqip. Shkrimet e kėtilla kishin pėr qėllim t'ua bėnin fenė tė kuptuarshme Shqiptarėvet orthodoks qė s'e dinin greqishten, ose edhe t'iu lehtėsonin mėsimin e kėsaj gjuhe. Sidoqoftė, pėrkėthimet e Kostandin Beratit, bėrė nė njė shqipe tė pastėr, kanė njė vleftė gjuhėsore e letrare. Nė vjershėn, vajtimi i Shėn-Mėrisė, ligjėruar nė njė gjuhė t'ėmbėl, ėshtė mallėngjenjės. Kėto pjesė shqipe janė shkruar me abecenė greke. Por nė dorėshkrimin gjindet edhe njė tjetėr abece, ku mė tė shumtat e shkronjavet iu shembėllejnė atyre t'abecesė glagolitike e cirilike sllave. Me kėtė janė shkruar shqip vetėm dy radhė. Vonė, mė 1949, ėshtė gjetur edhe njė dorėshkrim nė manastirin orthodoks tė Shėn-Jonit, afėr Elbasanit, me njė abece tė ndryshme nga ajo e pėrdorur prej Mjeshtėr Todėrit dhe nga tjetra qė gjindet nė librin e Kostandin Beratit. Po edhe kjo pėshtetet nė shkronjat greke dhe sllave. Auktori ėshtė i panjohur. Dorėshkrimi, prej nja 58 faqesh, rrėfen, nė njė prozė mjaft tė gjallė, vuajtjet e Krishtit dhe pėrmban disa copėza t'Ungjijvet. Dialekti, nė vija tė pėrgjithshme ėshtė ai i Elbasanit, por trajtat e shqipes, kėtu, janė mė tė vjetra, prandaj besohet qė dorėshkrimi tė jetė i gjysmės sė parė tė shekullit XVIII.




    vazhdon....

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •