Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    vazhdimi....



    Dhiata e Re u pėrkėthye shqip pėr tė parėn herė nėn mbikqyrjen e Grigor Gjirokastritit, peshkop i Eubesė, dhe u botua nė Korfus bashkė me tekstin greqisht mė 1827.

    Qėndra kulturore greke e Janinės qė mori pastaj njė zhvillim tė madh, e mbajtur nga Patrikana dhe kleri grek bėri ē'ishte e mundur pėr greqizimin e Shqiptarėvet orthodoks.

    Po edhe shkollat myslimane punonin pėr turqizimin e Shqitarėvet. Si qendra kulturore orientale me institute fetare e shkolla tė mesme (medrese) u bėnė Berati, Elbasani, Shkodra, Prizrendi etj. Nė kėta qytete u ngritėn xhami madhėshtore tė stilit oriental, tė cilavet nuk iu mungonte bukuria artistike. Pjesa myslimane - gjithmonė nėpėr qytetet - filloi t'imitonte jetėn allaturka. Nė shekullin XVIII, si qendra m'e lartė e kulturės orientale nė Shqipėri u bė Berati, i cili nxori edhe vjershėtarė qė shkruanin turqisht, arabisht ose persisht, duke imituar poetėt arabe e persianė. Por mbasi kėto gjuhė s'mund t'i kuptonte veēse njė rreth tepėr i ngushtė, disa prej kėtyre shkruan edhe vjersha shqipe duke pėrdorur abecenė arabe. Pėrveē themavet me frymėzim fetar, kėta kėndonin dashurinė, bukurinė, ose thumbonin me disa satira zakone e padrejtėsi shoqėrore. Mė tė njohurit prej tyre janė Nezim Frakulla dhe Sulejman Naibi, nga Berati, Hasan Zyko Kamberi, nga Starja e Kolonjės. Ndėrsa gjuha e Nezim Frakullės ėshtė plot orientalizma, dy tė tjerėt kanė shkruar nė njė shqipe disi mė tė pastėr. Zyko Kamberi, nė ca vjersha satirike fort tė lira, si Kėnga e Gjerdekut, Trahana dhe Paraja, shpotit disa zakone shoqėrore ose shfryn kundėr shkaqeve tė varfėrisė. Me abecenė arabe kanė shkruar edhe vjershėtarė ose bejtarė Shkodranė, si Mullah Hysen Dobraēi, Mullah Sali Pata, e tė tjerė; po ashtu edhe disa ashikė tė fesė, syni, bektashi a tė ndonjė tjetėr tarikati, nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė. Veēse shkrimet e kėtyre tė fundit janė njė pėrzjerje turqisht-arabisht-persisht, prandaj pėr shqipen s'kanė asnjė vleftė letrare. Nė radhėn e vjershėtarėvet myslimanė qė shkruan me abecenė arabe nuk mund tė mos pėrmendet Muhamet Ēami (ose Kyēyku) nga Konispoli, lindur mė 1784 dhe vdekur mė 1844. Ky prodhoi shumė vjersha, zakonisht me pėrmbajtje morale, njė pjesė e tė cilavet ka humbur. Njihet pėr novelėn e gjatė nė vjershė Erveheja, shkruar aty nga viti 1820, dhe botuar prej Jani Vretos mė 1888. Muhamet Ēami kishte shije e pėrfytyrim poeti. Mėkat qė gjuha e tij ėshtė e ngarkuar me orientalizma!

    Por krijimet e vėrteta tė kombit shqiptar pėrmbahėshin gjer vonė nė folklorin e tij, domethėnė nė kėngėt e tregimet popullore. Kėto paraqesin njė ndryshmėsi tė pasur ndjenjash e gjykimesh, trajtash e pėrmbajtjesh, sipas kohėvet, krahinavet dhe ndikimeve kulturore tė jashtėme. Por nė thellėsi pasqyrojnė fondin shpirtėror tė popullit shqiptar, fuqinė krijonjėse dhe pamjen e gjerė tė tij mbi botėn e mbi jetėn. Shqiptarėt, qė rrjedhin nga njė racė e shėndoshė dhe kanė jetuar gjatė dy mijė vjetėve midis kulturavet greke e latine, nuk mund tė mos kishin shkallėn e vleftavet morale, kuptimin e lidhjevet njerėzore, horizontin e mendimit dhe fantazinė krijimtare tė tyre. Nė mungesė tė njė letėrsie tė shkruar, ndjenjat e gjykimet nė lidhje me ēfaqjet e ndryshme tė jetės i kanė shprehur nėpėr kėngėt, fjalėt e urta, pėrrallat, tregimet e gjithė ē'ka rrjedhur nga goja e popullit. Ndonėse kėto nga trajta e pėrmbajtja ndryshojnė prej krahinės nė krahinė ose prej njė kavaljeti historik nė tjetrin, kanė gjithmonė diēka tė pėrbashkėt qė i lidh e i dėften si shprehjen mė tė ēiltėr tė mendėsisė dhe tė frymės fisnike tė kombit tonė. Tek Shqiptarėt e veriut, qė kanė jetuar tė mbyllur nėpėr malet e tyre, vendin e parė nė folklor e zė poezia epike me tėrė mithologjinė, legjendat dhe figurat madhėshtore qė ajo pėrmban. Kėto kėngė kreshnikėsh qė nganjėherė pėrbėjnė qerthuj rreth figurash qendrore, kėndohen tė shoqėruara me lahutė, si dikur rapsoditė homerike. Virtytet e burrėrisė sė lashtė, besa, nderi, mikpritja, ndorja, urtia e trimėria, qė rrethonin me lavdi Shqiptarėt e dikurshėm, iu japin frymė e shpirt kėtyre poemave. Nė malėsitė e veriut ėshtė ruajtur edhe Kanuni i Lek Dukagjinit, pothuajse ashtu siē ishte nė Kohėn e Mesme.

    Folklori i Shqipėrisė sė jugės, ku strukturat shoqėrore kanė qėnė mė tė pėrparuara, paraqet njė ndryshmėsi mė tė madhe trajtash e ndjenjash. Poezia epike ėshtė mbajtur e fortė edhe aty, por nė vend tė lahutės, kėndohet e shoqėruar me valle trimėrie. Pėrveē kėsaj, ka edhe njė lulėzim poezish lirike a baritore, t'ėmbėla e tė kėrthnezta, qė kėndojnė buzėqeshur gėzimet e jetės.

    Poezia popullore e Arbėreshėve t'Italisė kėndon me theksa tė mallėngjyer kujtimet e atdheut tė parė dhe t'epopesė kastriotiane, rreth sė cilės janė thurur qerthuj e legjenda, si te Kėnga e Sprasme e Balės.

    Legjendat dhe qerthujt e poezisė epike tė folklorit shpiptar vinė qė nga kohė e Mesme, por gjatė sundimit otoman janė myslimanizuar emrat e kreshnikėvet dhe futur nė pėrmbajtjen elemente tė reja. Kėshtu pėr shembull nė legjendėn Kostandini i Vogėlith, aq e pėrhapur tek Arbėreshėt e Italisė, emri Kostandin u zėvėndėsua nė Shqipėri gjatė sundimit turk me atė t'Ago Ymerit. Po ashtu ngjau edhe nė legjendėn Kostandani e Garentina. Nė qendėr t'epikės popullore shqiptare qėndron qerthulli i Gjeto Basho Mujit e Sokol Halilit, ashtu si ėshtė ruajtur nė malėsitė e veriut e nė Kosovė. Kėta dy vėllezėr, figura mithologjike mesjetare me trajta gjiganti e me forcė tė mbinatyrshme, tė mprojtur nga Orė e Zana, luftojnė me topuz e me shpata kundėr "krajlit" tė Shqehvet, bjenė nė "Kotorre tė Reja", shkojnė gjer nė Zarė, nė Danub e nė Det tė Zi. Por gjatė sundimit turk emrat e kreshnikėvet janė myslimanizuar, nė kėngėt e tyre kanė hyrė jo vetėm figura tė historisė sė pastajme si "mbret Sylejmani", "Ēuperli Veziri" etj., po edhe elemente tė qytetėrimit tė mėvonshėm, qė bėjnė, anakronizma me kuadrin mesjetar. Ndryshime tė kėtij lloji kanė pėsuar edhe rapsoditė qė lidhen me figurėn pėrrallėzore tė Gjergj Elez Alisė.

    Qerthulli i kėngėvet epike qė kish nisur tė formohej rreth figurės sė Skėnderbeut, nė shekullin XV, u mbajt tek Arbėreshėt e Italisė si kujtim i pavdekshėm i epopesė sė lavdishme dhe frymėzoi mė vonė poetėt e tyre.

    Nė kohėt e reja, u krijuan nė Shqipėri mjaft kėngė popullore rreth Ali Pashė Tepelenės.

    Ndonėse rapsodive t'epikės popullore shqiptare iu mungon organizimi dhe paraqesin shumė pėrzjerje e variante, pėr nga fuqia e shprehjes dhe e pėrfytyrimit, nga vlefta poetike pėrgjithėsisht, mund tė rrinė krahas me krijimet mė tė larta t'epikės botėrore.

    Nuk mund tė flitet pėr folklorin shqiptar pa pėrmendur edhe pėrmbledhjen e ligjevet zakonore, siē paraqiten nė Kanunin e Lek Dukagjinit. Sepse jo vetėm jeta e popullit, po edhe vepėrimet e kreshnikėve tė poezisė popullore rregullohėshin sipas kėtyre ligjeve, nė themel tė tė cilavet qėndrojnė besa, nderi e mikpritja. S'ka dyshim qė ligjet zakonore tė Shqiptarėvet janė shumė tė vjetėra, sepse gjejmė nėr'to disa gjurma konceptesh juridike prej qytetėrimevet mė tė lashta tė njerėzisė. Dhe duket qė kėto ligje ishin tė pergjithshme nė tėrė Shqipėrinė gjer nė kohėn e pushtimit turk. Si kriter moral e juridik, Kanuni i Lek Dukagjinit qėndron mė lart jo vetėm nga ligjet zakonore tė kėtij lloji qė kanė pasur popujt e tjerė, si e drejta gjermanike pėr shembull, po edhe nga legjislacionet e Evropės sė qytetėruar gjer me Revolucionin Frėng. Pse ndėrsa n'ato ligje tė drejtat e njeriut ndryshonin sipas klasėve shoqėrore a sipas forcės qė ai paraqiste, nė Kanunin e Shqiptarėvet tė gjithė njerėzit mbahen tė barabartė pėrpara ligjit, tė ēfarėdo cilėsie a radhe shoqėrore qofshin, dhe gjaku i tyre ka tė njėjtėn vleftė. Njė tjetėr veēori e Kanunit tė Shqiptarėvet ėshtė mėnyra demokratike, nė formėn mė tė thjeshtė, pas sė cilės vetqeveriset fisi ose krahina. Nuk ka sundim tiranik. Ēėshtjet gjyqėsore shikohen prej kėshillit tė pleqvet, kurse vendimet e njė interesi mė tė pėrgjithshėm merren prej kuvendit, domethėnė prej mbledhjes sė popullit, ku bėn pjesė nga njė burrė pėr familje dhe gjithsekush ka njė zė. Kjo mėnyrė vetqeverimi duket se ėshtė shumė e vjetėr tek Shqiptarėt, mbasi e pėrmend Straboni qysh pėrpara Krishtit kur flet pėr Maqedonasit, Epirotėt dhe Ilirėt. Ndonėse kėta popuj patėn formuar mbretėrira, nė tė vėrtetėn - dėshmon gjeografi i madh - qeverisėshin prej disa kėshilleve tė parėsh qė i quanin plakoni, domethėnė pleqėsi. Ky lloj autoriteti ka qėnė aq i rrėnjosur tek Shqiptarėt sa, kur duan tė ndajnė njė ēėshtje, thonė: t'a hedhim nė pleq.

    Degėt e tjera t'artit, si muzika, arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanė qėnė tė panjohura nė Shqipėri, dhe nė disa kohė patėn arritur shkallėn mė tė lartė sikurse na e vėrtetojnė sot gėrmimet arkeologjike. Nuk ėshtė vendi tė zgjatemi kėtu mbi muzikėn ose mėnyrėn e tė kėnduarit tė Shqiptarėvet, vetėm me zė apo tė shoqėruar me vegla. Se ajo ndryshon prej krahinės nė krahinė, prej kohėvet nė kohė, ka pėsuar ndikimin e muzikave tė jashtėme, greke, bizantine, sllave, orientale, dhe paraqet njė pėrzjerie tė gjerė motivesh tonesh e melodish. Nė kėngėt e malėsorėvet, sidomos nė jugė janė ruajtur akoma elemente tė jetės baritore, imitim i kėmborėve dhe i oshėtimave tė natyrės. Shqiptarėvet iu ka pėlqyer nė tė gjitha kohėt kėnga, vallja e muzika.

    Si arqitekturė, pushtimi turk nuk solli shumė elemente tė reja pėrveē xhamivet, tyrbevet, dhe ndonjė ndryshim tė vogėl nė banesat e qytetarėve tė pasur myslimanė. Po edhe xhamitė, si element tė ri kishin minarenė dhe planin e pėrgjithshėm qė shpeshėherė ishte rrotullar ose poligonal, nė shembull tė tempujve tė vjetėr; kurse kubeja, harqet, shtyllat e sofatit etj., nuk ndryshonin nga ato tė kishavet bizantine. Hamamet qė u ndėrtuan nėpėr qytete ishin njė vazhdim i banjavet bizantine dhe s'kishin asnjė zbukurim nga jashtė. Shtėpitė e Shqiptarėvet ruajtėn pėrgjithėsisht formėn e thjeshtė si mė parė. Vetėm banesat e bejlerėve dhe pasanikėve myslimanė qė deshėn t'imitonin jetėn allaturka, ndahėshin tani nė dy pjesė: nė haremllėk, ku rrinte familja dhe nė selamllėk, ose pjesa e pritjes, ku qėndronin burra, miq, shėrbėtorė e qehallarė. Ndėrtimet botore, ura, fortesa, e tė tjera, vazhduan sipas teknikės dhe stilit tė vjetėr bizantin ose venetikas. Pėrsa iu pėrket kishavet, gjer aty nga shekulli XVII nuk u ndėrtuan tė tjera veē atyre qė kishin mbetur nga Kohė e Mesme, tė stilit bizantin pėr Orthodoksit. Katedralet katolike tė dikurshme ishin prishur e rrėnuar. Kishat qė u ndėrtuan pastaj qenė tė thjeshta dhe pa vleftė artistike. Tek Orthodoksit, kishat e reja, pėr tė mos rėnė fort nė sy, u larguan prej stilit tė bukur bizantin nė trajtė kryqi dhe me kube tė dukėshme. Ato janė katėrkėndshe, me kube tė mbuluara prej ēatisė, me njė ose tri gunga gjysėm-rrethi n'anė tė lindjes, dhe iu ngjajnė nga jashtė shtėpivet tė zakonshme.

    Mbasi paraqitja e qenievet tė gjalla, sidomos e fytyrės sė njeriut, nė pikturė e skulpturė nuk pajtohej me traditėn e fesė islame, s'mund tė pritej njė lulėzim i kėtyre arteve nėn pushtimin turk. Xhamitė, pėrbrenda, si zbukurim ngjyrash, zakonisht tė kaltėrta, kishin piktura arabeskesh dhe versete tė Kuranit paraqitur nė bukurshkrim arabisht.

    Por piktura kishtare, gjatė kėsaj kohe, ka njohur dorėn e disa artistėve tė vėrtetė shqiptarė, m'i shquari i tė cilėve mbetet mjeshtėr Onufri nga Elbasani, qė jetoi nė shekullin XVI. Artin e kėtij e vazhdoi edhe i biri, Nikolla. Kėta tė dy zbukuruan me freske tė njė vlefte tė rrallė artistike disa kisha orthodokse, por mjerisht, prej moskujdesjes, kryeveprat e tyre kanė pėsuar dėmtime. Duke u larguar prej artit konvencional t'ikonavet bizantine fytyrė-ngrira e pa shprehje, Onufri iu ka dhėnė figurave biblike dukjen e njeriut tė gjallė, me tipare plot jetė, me vehtje tė dalluar, nė njė paraqitje tėrė shprehje e lėvizje. Tė pamit dhe veshja e tyre ka diēka tė ngjashme me tipin e Shqiptarit. Prej freskevet t'Onufrit kanė mbetur nė kishėn e Shėn-e-Premtes sė katundit Valėsh, nė Shpat, ikona e Grigor Theologut, kryevepėr e vėrtetė, dhe Gratė nėn Kryqin. Nė kishėn e Shelcanit, po nė Shpat, gjinden dy ikona profetėsh, njėra e Davidit. Nė pikturėn e Grigor Theologut artisti ėshtė dėftyer dorėlumtur, se ka ditur tė japi jo vetėm paraqitjen e jashtėme nė njė harmoni tė mbaruar pėrpjestimesh e lėvizjesh, po edhe forcėn e pjekur tė mendimit nė shprehjen e fytyrės.

    Pėrveē dy kishave tė Shpatit, e ndoshta tė tjera qė s'i dimė, Onufri pat zbukuruar me ikona edhe kishėn e Shėn-Theodhorit, nė Berat. Por nė kėtė qytet punoi sidomos i biri, Nikolla. Pikturat e kėtij nė kishėn e Shėn-Mėrisė Vllaherna, nė kėshtjellėn e Beratit, kanė pėsuar mjerisht dėmtime tė medha. Shquhet akoma midis tyre ikona e Shėn-Jan-Pagėzorit, veshur pothuajse me petkun shqiptar.

    Nė shekullin XVIII u shquan tė tjerė piktorė kishtarė shqiptarė, sikurse David Selenica, i cili mbaroi fresket e kryekishės sė Shėn-Kollit nė Voskopojė, rreth vitit 1726, dhe Kostandin Shpataraku, njė murg qė ka pikturuar ikonat e shumė kishave, nė Vithkuq, Ardenicė, Kavajė e nė manastirin e Shėn-Gjon Vlladimirit n'Elbasan. Edhe kujdesi i David Selenicės ka qėnė qė t'iu jepte figuravet tė tija sa mė shumė lėvizje e shprehje jete.

    Siē shihet, nė kohėn e Skėnderbeut dhe pėrpara atij, Shqiptarėt e quanin vehten Arbėreshė. Kėshtu quhen edhe sot Shqiptarėt e Greqisė qė janė mėrguar nė ato vende pėrpara epopesė sė Skėnderbeut, si edhe Shqiptarėt e Italisė sė jugės, qė e lanė vendin tonė pas asaj epopeje.

    Si qėlloi qė, gjatė sundimit turk, Shqiptarėt u quajtėn me emrin qė kanė sot? Emri Shqiptar dhe gjuha shqipe nuk besohet tė kenė asnjė tjetėr prejardhje pėrveē shqipes qė pėrbėn simbolin e flamurit tė Skėnderbeut.

    Pas vdekjes sė kryetrimit, Shqiptarėt nuk u nėnshtruan menjėherė ndėn Turqit. Ata vazhduan pėr shumė kohė pėrpjekje e kryengritje, qofshin krahinore (nė veri a nė jugė), qofshin nė njė lidhje mė tė gjerė, pėr t'u ēliruar nga zgjedha turke. Kėto lėvizje ishin tė frymėzuara prej kujtimesh tė Skėnderbeut dhe tė shqipes sė tija dykrenore. A nuk u kėnduan trimėritė e herojt legjendar nėpėr raste solemne, pėr dhjetra vjet me radhė, nga burra, gra e vajza, si himnet pėrkujtimorė tė herojve klasikė?

    Duket se Shqiptarė u quajtėn ata qė ecnin pas shqipes, ose partizanėt e shqipes, qė ndiqnin akoma flamurin e Skėnderbeut, domethėnė luftėn e tija. Ky emėr pastaj u pėrgjithėsua dhe pėrfshin tėrė Shqiptarėt pa pėrjashtim.

    Nuk na duket tė ketė njė shpjegim tjetėr mė tė pėrshtatshėm mbi kthimin e emrit Arbėreshė nė emrin Shqiptarė.

    Thamė se nė Kohėn e Mesme sistemi otoman - si organizim, si administratė, si legjislacion, edhe si liri fetare e shoqėrore - qėndronte mė lart nga ai i Evropės sė "qytetėruar". Por pastaj punėt ndryshuan nė drejtim tė kundėrt: ndėrsa Evropa perėndimore shkonte drejt pėrparimit me zgjerimin e kulturės, tė shkencavet, tė teknologjisė, me ēpikjet e reja, me zbulimet e mėdha gjeografike qė ndryshuan boshtin e shkėmbimevet botėrore, me rritjen e prodhimit, me shtrirjen e tregėtisė, me krijimin e klasėvet borgjeze, me formimin e monarkivet tė pėrqendruara, - Turqia mbeti e ngrirė nė sistemin e vjetėr dhe mori tė tatėpjeten. Prej shekullit XIV gjer nė tė XVII-in, Perandoria Otomane ia pat detyruar epėrsinė e saj organizimit feudalo-ushtarak tė lidhur me fanatizėm rreth Sulltanit, kundrejt ushtėrive tė pa-organizuara dhe feudalizmit tė ēthurur tė Perėndimit. Por pastaj nuk dijti ose nuk mundi t'iu pėrshtatej kushteve tė reja tė qytetėrimit, tė teknologjisė dhe t'organizimit nė lidhje me forcat evropiane, e prandaj shkoi duke rėnė poshtė. Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XVII, vezirėt Qypėrlinj, tė cilėt ishin Shqiptarė, i dhanė Turqisė njė rimėkėmbje tė pėrkohshme, por nuk mundėn t'a ndryshonin nė thellėsi strukturėn e saj, qė lidhej me fanatizmin e vjetėr, me mozaikun e popujvet q'e pėrbėnin, me mithin e Sulltanit e tė tjerė faktorė shoqėrorė e psikologjikė. Kėshtu dekadenca e brendėshme dhe disfatat e jashtėme tė Perandorisė Otomane vazhduan tė pandalshme.

    Duke ndryshuar kohėt, filloi tė ēthurej edhe organizimi i vjetėr ushtarak otoman me sistemin e spahijvet, qė pėrbėnin forcėn e kalorėsisė turke. Perandoria po pėsonte disfata, autoriteti i Stambollit nisi tė dobėsohej, spahinjtė nuk gjenin mė vėnde tė reja pėr tė rrėmbyer e grabitur, prandaj s'po iu pėrgjigjėshin as thirrjevet pėr tė vajtur nė luftė dhe s'po iu qėndronin detyrimevet. Timaret dhe zeametet qė patėn shfrytėzuar nė shekujt e mėparshėm si shpėrblim pėr shėrbimet e tyre, nisėn t'i kėthenin nė prona trashėgimtare. Kėshtu, nga fillimi i shekullit XVIII, zu tė pėrhapej sistemi i ēifliqevet nė fushat dhe luginat pjellore tė Shqipėrisė. Nė tokat e ulėta bregdetare u formuan prona tė mėdha nėn zotėrimin e bejlerėvet dhe tė pashallarėvet qė gjoja qeverisnin vendin n'emėr tė Sulltanit. Ndėrsa me sistemin e vjetėr tė timarevet bujku mbetej i zoti i tokės dhe i merrej vetėm njė e dhjeta e prodhimit, me sistemin e ēifligjevet toka u bė pronė e ēifligarit, i cili i merrte bujkut njė tė tretėn e prodhimit dhe mund t'a pėrzinte kur tė donte. Ky sistem u pėrhap sidomos nė krahinat e shkelshme, ku mund t'ushtrohej forca e feudalėvet.

  2. #22
    vazhdimi....


    Legjislacioni turk kishte mbetur gjithmonė ai i vjetėri, nė bazė tė sheriatit, megjithėse kanunnametė ndryshohėshin kohė pas kohe. Mėsimi varej gjithmonė prej institutevet fetare, dhe gjyqet prej kadilerėvet. Nėpėr malėsitė e pashkelshme, ku administrata turke gjente vėshtirėsi pėr t'u vendosur, Shqiptarėt vazhduan tė rregullohėshin midis tyre sipas ligjeve tė vjetėra zakonore. Kėto vinin nga i njėjti trung, por kishin emra tė ndryshėm sipas krahinavet: u quajtėn Kanuni i Lek Dukagjinit, nė rrethet e Dukagjinit, Kanuni i Malevet, nė Malėsinė e Madhe, Kanuni i Skanderbegut, nė malėsitė e Krujės, tė Dibrės e tė Matit, Kanuni i Papa Zhulit, nė Himarė e Kurvelesh. Pėr ēdo katund, fis a krahinė, kėshilli pleqvet ose kuvendi gjykonin dhe merrnin vendimet.

    Nė malėsitė e veriut, ndarja e popullsisė nė fise vazhdoi edhe gjatė pushtimit otoman. Fisi pėrmblidhte njė numėr familjesh a katundesh qė mendohej se rridhnin nga njė gjak (stėrgjysh) i pėrbashkėt; dhe i pėrgjigjej fjalės latine gens ose greke fratri, nė tė cilat ndahej popullsia e Romės dhe e Greqisė sė vjetėr. Edhe nė Shqipėrinė e jugės popullsia ndahej dikur nė farė (me tė njėjtin kuptim si fisi). Por me zhvillimin e mėtejshėm tė shoqėrisė, farėt u zbėrthyen, megjithėse flitej akoma pėr farėt e Sulit nė fillim tė shekullit XIX. Fjala farė, nė jugė, pėrdoret sot pėr njė grup familjesh qė janė kushėrinj tė largėt ndėrmjet tyre, por jo nė kuptimin e gjerė tė fisit si nė veri.

    Duke iu lėnė malėsivet njė gjysėm autonomie, sidomos Dukagjinit, Mirditės dhe Malėsise sė Madhe, nė veri, Himariotėvet dhe Suliotėvet, nė jugė, Turqit u munduan gjithmonė tė nxirnin taksa ose haraēe prej tyre, e veēanėrisht tė shfrytėzonin vleftėn ushtarake t'atyre malėsorėve nėpėr luftat e Perandorisė. Me kėtė qėllim krijuan nė malet e veriut dhe tė veri-lindjes sistemin e bajraqevet, duke caktuar nga njė bajraktar pėr ēdo fis ose krahinė qė pėrbėhej prej disa fisesh. Siē e tregon edhe emri vetė (fjala bajrak do tė thotė nė turqisht flamur), detyra e bajraktarit ishte qė t'iu printe burrave tė fisit a tė krahinės sė tij dhe tė shkonte pėr tė luftuar atje ku t'a urdhėronin autoritetet turke. Sikurse titulli i spahiut a i beut, ashtu edhe ai i bajraktarit mbet si trashėgim nė tė njėjtėn familje. Por ndėrsa tė tjerėt shfrytėzonin nė radhė tė parė djersėn e bujqvet, bajraktarėt shisnin gjakun e malėsorėvet si merēenarė.

    Kalbėsimi i administratės dhe i strukturave tė shtetit feudalo-ushtarak otoman paraqiste njė pamje tė kundėrt me ngritjen e shkallės ekonomike tė vendit dhe zhvillimin e qytetevet. N'atė kohė nuk kishte kufij tė mbyllur kundrejt qarkullimit ekonomik tė pėrbotshėm, prandaj edhe prodhimtaria shqiptare lidhej jo vetėm me nevojat e brendėshme qė shtohėshin vazhdimisht, por deri diku edhe me nxitjen e tregjeve tė jashtėm. Zhvillimi i industrisė sė madhe n'Evropė gjatė shekujve XVII e XVIII dhe zgjerimi i tregėtisė sė pėrbotshme, duke shtuar vėllimin e prodhimit, shkėmbimet dhe nevojat, nuk mund tė mos i jepnin shtytje ringjalljes ekonomike nė krahinat e Perandorisė Otomane. Pra edhe nė Shqipėri ekonomia fshatarake ose natyrore hyri nė njė qarkullim tregėtar mė tė gjerė, marrėdhėniet u shtrinė ndėrmjet krahinash tė largėta, monedha u pėrhap kudo si mjet shkėmbimi, lėvizja e mallravet dhe e parasė solli krijimin e njė farė borgjezie nėpėr qytetet, e cila i shtohej klasės sė feudalo-ushtarakėvet, tė nėpunėsvet dhe tė klerit. Me pasurimin e shtresės sė lartė tė shoqėrisė, sidomos tė bejlerėve e tė pashallarėve, shtohėshin edhe nevojat pėr banesa tė bukura ose shtėpi tė mėdha, pėr takėme e pėr llukse. Shtytja e tregėtisė sė jashtėme dhe krijimi i nevojave tė brendėshme nga njėra anė, shtimi i popullsisė nga ana tjetėr, i dhanė shkas zhvillimit ekonomik tė vendit dhe rritjes sė qytetevet, ringritje qė kish filluar nė shekullin XVII dhe qė arriti nė njė shkallė mjaft tė lartė nė tė XVIII-in. Pėr tė plotėsuar nevojat e reja, shkėmbimet me tregjet e jashtėm erdhėn duke u shtuar, zejtaria e vendit mori hov, qytetet u bėnė qendra tė rėndėsishme ekonomike e kulturore, ndonėse tani paraqitnin tiparet e Orientit. Tregėtarėt shqiptarė shisnin pėrjashta prodhime bujqėsie e blegtorie, si drithė, ullinj, vaj, gjalpė, lesh, lėkura, ose edhe punė-dore tė zejtarisė, dhe sillnin mallra t'industrisė evropiane. Dy qendrat ekonomike mė tė mėdha tė Shqipėrisė u bėnė Shkodra dhe Berati. Vinin pastaj Voskopoja, Elbasani, Vlora, Durrėsi, Ulqini, Prizrendi dhe Peja. Disa prej kėtyre qyteteve, pėrveē shkėmbimevet tė brendėshme, bėnin njė tregėti tė jashtėme shumė tė gjerė, qė shtrihej jo vetėm nė tėrė Ballkanin, po deri nė skelat e largme t'Adriatikut e tė Mesdheut. Vendin e parė e zinte Shkodra si kryeqendėr tregėtare pėr qarkullimin e mallravet ndėrmjet skelave tė Perėndimit dhe krahinave tė brendėshme ballkanike. Tregėtarėt e mėdhenj tė Shkodrės kishin agjensitė e tyre jo vetėm n'Ulqin, nė Durrės, nė Prizrend e tė tjera qytete tė Shqipėrisė, po edhe pėrjashta deri nė Triestė e nė Venetik. Njė rol tė kėtillė nisi t'a loste mė vonė edhe Durrėsi. Nė Kosovė e Rrafsh i Dukagjinit, dy qendrat tregėtare mė tė mėdha, qė lidhėshin mėnjanė me Shkodrėn, n'anėn tjetėr me Shkup, Tetovė e Prishtinė, ishin Prizrendi dhe Peja. Kurse nė Shqipėrinė e jugės, gjer nga gjysma e shekullit XVIII mbahej Berati si qendra ekonomike m'e madhe e si qyteti m'i pėrparuar. I lidhur me skelat e Vlorės e tė Durrėsit dhe duke pasur njė zejtari fort tė zhvilluar, Berati bėnte tregėti tė gjerė me tėrė Toskėrinė dhe Shqipėrinė e Mesme. Dallohej gjithashtu nga ndėrtesat, zbukurimet dhe kultura orientale. Nė Berat e kish ngrehur qendrėn e tij edhe sanxhakbeu i Vlorės. Udhėtari turk Evlia Ēelebiu, q'e pati vizituar Beratin rreth vitit 1670 thotė se qyteti kishte 30 lagje, 5 medrese, shumė xhami me arqitekturė madhėshtore, banja publike, kafene tė bukura anės lumit, ku mblidhėshin shkollarė e vjershėtarė pėr tė biseduar mbi ēėshtje diturie. I njėjti auktor na ka lenė edhe mbi Elbasanin njė pėrshkrim tė mrekulluarshėm, qė duket i pabesuar, dhe mjaft njoftime mbi qytetet e tjera tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, Berati nuk vazhdoi tė mbante vendin e parė si kryeqendėr ekonomike e Toskėrisė. U zhvillua rreth tij Voskopoja, pėr tė cilėn kemi folur mė sipėr, Elbasani, qė nuk mbetej pas as nga kultura, dhe sidomos Janina, qė zuri vendin e vjetėr si kryeqėndėr e Epirit. Krahinat e Pėrmetit, Gjirokastrės, Delvinės u shkėputėn prej lidhjevet tregėtare me Beratin dhe, bashkė me Ēamėrinė, u mblodhėn rreth Janinės, e cila u bė njė nga qytetet mė tė lulėzuara tė Ballkanit.

    Zejtaria shqiptare kishte qėnė fort e pėrparuar nė shekujt XIV e XV, dhe punė-e-dorės sė saj kėrkohej mirė nė tregjet e jashtėm. Mėrgimet e mėdha qė shkaktoi pushtimi otoman e rrėzuan pėrkohėsisht. Pastaj u ringjall, por duke prodhuar sende tė tjera sipas kohės dhe nevojave tė reja tė shoqėrisė. Nė shekullin XVIII, pėrveē veglave tė punės zakonisht prej hekuri, pėrveē enėve prej balte a prej druri dhe pajisjes pėr kuaj, zejtarėt shqiptarė prodhonin gjėra lluksi artistikisht tė bukura, si orendi shtėpish, pėlhura mėndafshi, liri e pambuku, veshje kombėtare tė qėndisura, kėpucė e sende tė lėkurta, armė zjarri ose thika e shpata me dorėza tė ngrime n'ergjėnd e n'ar, dhe lloj-lloj stolish e lajle me kėta dy metale tė fisshėm. Punimi i drurit me gdhėndje artistike u bė njė mjeshtėri mjaft e pėrhapur pėr zbukurimet e brendėshme tė shtėpive, kishave e xhamive. Zejtaria shqiptare mori pėrsėri famėn e dikurshme dhe u specializua sipas qytetevet. Armėt e ngrira punohėshin sidomos nė Shkodėr e nė Prizrend. Nė kėto dy qytete dhe n'Elbasan pat lulėzuar njėkohėsisht arti i ergjėndarėvet dhe i qėndistarėvet me ato stoli tė bukura prej ari edh'ergjėndi, me ato qėndima tė veshjes shqiptare, nga mė tė hijėshmet nė botė, qė tregonin zotėsinė mjeshtėrore dhe fisnikėrinė e natyrshme tė racės sonė. Armėt, stolitė dhe plaēkat e punuara nė Shqipėri kėrkohėshin shumė nėpėr tregjet e Ballkanit.

    Mbartja (transporti) prej njė vendi nė tjetrin bėhej n'atė kohė me anėn e karvanėvet. Rrugėt ishin tė ngushta, me tė dredhura e nė njė gjendje fort tė keqe, tė rrahura vetėm prej kuajsh e mushkash. Shirat dhe baltėrat i bėnin shumė tė vėshtira udhėtimet. Urat ishin tė rralla. Lumenjtė kalohėshin nė vah ose me anė lundrash. Pėr tė ndėrlidhur bregdetin me krahinat e brendėshme dhe kėto midis tyre, kishte disa udhė mė tė rrahura qė ndiqėshin zakonisht prej karvanėvet. Kėshtu pėr shembull nisėshin prej Durrėsit udhėt pėr Tiranė e Dibėr, pėr Elbasan e Ohėr ose pėr Berat e Vlorė. Nga Shkodra nisej rruga pėr nė Pukė e Prizrend, dhe prej andej pėr nė qytetet e Kosovės. Njė tjetėr zbriste pėr nė Lesh, Durrės e Tiranė, qė merrte pastaj drejtimet Elbasan-Ohėr ose Berat-Vlorė. Korēa nėpėrmjet tė Voskopojės lidhej me Beratin, dhe qė kėtej me Vlorėn e Durrėsin; nga anė tė tjera, lidhej me Ohėr e Manastir si edhe me Kostur e Follorinė. Krahinat e jugės, nėpėr rrugėn qė shkonte nga Kakavia, lidhėshin me Janinėn, dhe kjo lidhej me detin nėpėrmjet skelave tė Sajadhės, Gumenicės, Prevezės edh'Artės.

    Lumenjtė e Shqipėrisė ishin tė palundruarshėm, pėrveē Bunės. Nė det, limanet e Shqipėrisė nuk kishin flotė tregėtare tė tyren, me pėrjashtim t'Ulqinit. Detarė tė zotė nė tė gjitha kohėt, Ulqinakėt kishin lart nga 200 barka ose anije me vela, me tė cilat ēanin valėn e kaltėrt pėrmes Adriatikut dhe Mesdheut. Bėnin njė tregėti tė gjallė, siē ishte edhe guximi i tyre. Mė vonė, nė kohėn e Kara Mahmud Bushatit, pati edhe Shkodra njė flotė tregėtare te sajnė.

    Me gjithė ngritjen e ekonomisė gjatė shekujve XVII e XVIII, mungesa e mjeteve tė jetesės u bė mė e ndieshme, qoftė nga shtimi i popullsisė dhe i nevojavet, qoftė nga taksat e rėnda qė shteti turk dhe feudalėt e kthyer nė pronarė i vinin popullit, sidomos fshatarėsisė. Fushat e majme u bėnė pronė e bejlerėve dhe e pashallarėve. Malėsorėt dhe fshatarėt e lirė nuk kishin tokė tė mjaftuarshme pėr tė bėrė bukėn e vitit, kurse popullsia shtohej vazhdimisht. Prandaj shkonin pėr tė punuar si argatė nėpėr vise tė tjera tė Ballkanit, ose merrnin udhėt e mėrgimit nėpėr kurbete. Njė pjesė e tyre, dhe ajo m'e forta, e kalonte ose e linte jetėn nė luftė kur Turqia zuri tė mblidhte ushtarė me pagesė. Kėshtu nisėn pėrsėri mėrgimet e Shqiptarėvet nėpėr kurbete, gjatė shekujve XVII e XVIII, duke vazhduar si njė ujė i rrjedhshėm deri nė kohėt e vona. Energjitė mė tė mira e braktisnin vendin dhe shkonin e derdhėshin nė Stamboll ose nėpėr qendra tė tjera tė Ballkanit e tė Lindjes s'Afėrme. Turqia dinte gjithashtu t'i shfrytėzonte cilėsitė ushtarake tė Shqiptarėvet dhe t'i pėrdorte kėta si mish pėr topa nėpėr luftat e saja, qė nga Danubi gjer n'Arabi. Mė ēdo ēip tė Perandorisė kanė rėnė kocka Shqiptarėsh, mbi ato tė stėrgjyshėvet tė tyre qė patėn mbetur nė tė njėjtat vende pėr Romėn dhe Bizantin.

    Sigurisht, varfėria, mungesa e mjetevet dhe e tokės sė bukės, ose edhe shtypja feudale, kanė qėnė shkaku m'i madh i kėtyre mėrgimeve, por jo i vetėmi. Popull energjik, por individualist dhe pa lidhje tė forta kombėtare, Shqiptarėt kanė kėrkuar nė tė gjitha kohėt kushte mė tė mira jetese me anė mėrgimesh e nismash tė veēanta, seicili pėr vehte. Nuk kanė qėnė kurrė tė zotėt pėr njė punė tė pėrbashkėt ndėrtimtare nė vendin e tyrej me pėrjashtim tė qėndresės sė Skėnderbeut. Aleksandri i Madh desh tė sundonte botėn, Pirroja desh tė shtronte Romėn; mė nė fund stėrgjyshėt tonė u bėnė ushtarėt ose edhe shtyllat e Romės, e pastaj tė Bizantit. Nė tė njėjtėn mėnyrė u bėnė mė vonė ushtarėt dhe shtyllat e Perandorisė Otomane.

    Kur vinin tė varfėr nė Stamboll ose nėpėr qendra tė tjera, Shqiptarėt punonin si kalldrėmxhinj, kasapė, bozaxhinj, kopshtarė, perime-shitės etj. Por me zgjuarėsinė dhe aftėsinė e natyrshme, njė pjesė e mirė e kėtyre tė mėrguarve ngrihej shpejt nė shkallė mė tė larta. Kushedi sa pashallarė, gjeneralė, administratorė, arqitektė, njerės tė kulturės e t'artit - nga mė tė mėdhenjtė qė njeh historia e Turqisė - e kanė pasur rrėnjėn prej kėtyre Shqiptarėve. Disa prej tyre dihen, por kishte shumė qė humbisnin nė kombėsinė turke. Ndėrsa vendi i ynė varfėrohej nga mėrgimet e pandalshme, nė popullsinė e sotshme tė Turqisė, pėrveē atyre qė u shpėrngulėn nė shekujt e hershėm, po tė numėrojmė edhe ata qindra mijė Kosovarė qė kanė vajtur prej vitit 1913 e tėhu bashkė me Ēamėrit e tė tjerė Toskė tė pėrzėnė vatrash nė kohėn e barbarivet greke, mund tė ketė lart nga njė milion frymė me origjinė shqiptare, ndonėse tė shumtėt nuk flasin shqip dhe as qė iu kujtohet se ngaha e kanė rrėnjėn. Pra, gjatė shekujve tė sundimit otoman, e tėrė shtesa e popullit shqiptar qe shpėrndarė nėpėr Ballkan ose pat shkuar nė Turqi. Pėrveē mė shumė se tridhjetė vezirė tė mėdhenj, disa prej tė cilėve i kanė dhėnė hove ringritjeje Perandorisė Otomane, e sa e sa kumandarė ushtėrie a prijėsa tė kulturės e t'artevet qė i fali asaj ky komb nė tė kaluarėn, mund tė themi me siguri se edhe nė Turqinė e sotshme njė pjesė e mirė e elitės, nė tė gjitha degėt e administratės, t'ekonomisė, tė diturive e tė mjeshtėrive tė lira, pėrbėhet prej njerėzish me origjinė shqiptare. Sikurse iu patėn dhėnė dikur Romės dhe Bizantit gjeneralė e perandorė nga mė tė mėdhenjtė dhe ushtarė nga mė trimat, ashtu vazhduan Shqiptarėt t'i jepnin mė vonė Perandorisė s'Osmanllinjvet gjakun, mendjen edh'energjinė e tyre mė tė mirė. Njė rol jo mė pak tė rėndėsishėm kanė lozur nė kryengritjen dhe rimėkėmbjen e Greqisė. Kanė lėnė famė nga trimėria si merēenarė nepėr ushtėritė e princave t'Evropės. Me ndonjė figurė tė madhe si Mehmet Aliu kanė ringjallur Egjyptin nga gėrmadhat e dyzet shekujve, kanė shtruar Sudanin edh'Arabinė. Flasin tė drejtėn disa historianė kur thonė se Shqiptarėt, gjatė dy mijė vjetėve, kanė lozur njė rol tė madh nė historinė e botės sė Mesdheut, e cila mund tė kishte rrjedhur ndryshe pa pjesėmarrjen e kėtyre. Po rolin e kanė lozur nė shėrbim tė tė tjerėvet. Kanė qėnė tė zotėt tė mprojnė, tė kumandojnė e tė qeverisin botėn e huaj, por kurrė vendin e tyre.

  3. #23
    vazhdimi...


    Pas kėtij vėshtrimi tė dhėmbshėm, le tė kėthehemi prapė nė Shqipėri dhe tė ndjekim fillin e trishtuar tė historisė sė saj. Anarkia e brendėshme shtohej me ēthurjen e autoritetit otoman, kryengritjet krahinore ishin tė pėrhershme, por kėto nuk kishin mė njė kuptim kombėtar: ose bėhėshin prej malėsorėve pėr tė mos paguar haraēin, pėr tė mos u shkelur prej bejlerėve e pashallarėve, ose kėta tė fundit luftonin midis tyre pėr tė zgjeruar zotėrimet pėrtej kufijve tė njėri-tjetrit, ose njė pjesė e vendit ēohej kundėr urdhėrave tė Stambollit kur kėto ishin pėr ngritjen e taksavet dhe tė detyrimevet.

    Kėshtu Shqipėria, gjatė sundimit turk, paraqet ēuditėrisht dy pamje tė kundėrta: pėrbrenda vendit tė tyre, Shqiptarėt janė pothuajse gjithmonė nė kryengritje kundėr autoritetit tė Stambollit. Pėrjashta, u treguan si njė nga shtyllat e Perandorisė Otomane, duke i dhėnė asaj ushtarėt mė tė fortė, vezirė e qeveritarė nga mė tė mėdhenjtė.

    Nė shekullin XVIII, me disfatat e jashtėme dhe dekadencėn e brendėshme tė Perandorisė, u ēthur edhe sistemi i vjetėr feudalo-ushtarak otoman. Spahinj, bejlerė e pashallarė e muarėn frerin nėpėr kėmbė, nuk po iu pėrgjigjėshin mė thirrjevet tė Stambollit, dhe timaret e tyre i kthyen nė prona trashėgimtare. Duke vazhduar kėshtu, u bėnė pak nga pak si zotėr tė pavarur. Qė nė kohėt e para tė sundimit otoman, por sidomos pas pėrhapjes s'islamizmit, spahinj, sanxhakbenj e tėrė ata qė patėn qeverisur tokat shqiptare ishin zakonisht vendas. Ushtėritė turke vinin herė pas here sa pėr tė shtruar trubullimet dhe pastaj tėrhiqėshin. Me gjithė kėtė, Porta e Lartė pat pasur kujdes t'i mbante tė ndara krahinat e Shqipėrisė e tė mos linte qė tė binin nė dorėn e njė qeveritari tė vetėm. Po kur autoriteti i Stambollit nisi tė dobėsohej, u formuan nė Shqipėri pashallėke gjysėm-autonome qė s'iu mbahėshin gjithnjė urdhėravet tė Portės sė Lartė as ndarjevet administrative tė vendit. Seicili pasha e shtriu fuqinė e vet aq sa mundi, mbi disa pjesė tė sanxhakut ose mbi njė a mė shumė sanxhaqe. Kėshtu filloi njė luftė e brendėshme ndėrmjet pashallarėve shqiptarė pėr tė marrė nė dorė sundimin e krahinavet dhe pėr tė zgjeruar pashallėket pėrtej caqevet tė njėri-tjetrit. Tė gjithė kėta quhėshin sikur qeverisnin n'emėr tė Sulltanit, derdhnin n'arkėn e shtetit turk njė pjesė tė taksavet qė mblidhnin dhe shkonin nganjėherė me ushtėri nė luftat e Perandorisė kur s'mund tė bėnin ndryshe. Por zakonisht nuk i zbatonin urdhėrat e Stambollit kur kėto ishin kundėr interesavet tė tyre. Porta e Lartė pat provuar tė merrte masa: ua hiqte titullin e qeveritarit ose i transferonte gjetkė, duke i pėrdorur gjithmonė njėrin kundėr tjetrit. Por kėta, kur ishin mjaft tė fuqishėm, nuk tundėshin prej vendit. Atėhere Portės sė Lartė s'i mbetej tjetėr udhė veēse t'i njihte pėrsėri me titujt e mėparshėm atje ku ishin ose t'i shpallte fermanli (domethėnė tė jashtėligjshėm) dhe tė dėrgonte kundėr tyre forca ushtarake pėr t'i shtypur.

    Kjo luftė e brendėshme ndėrmjet pashallėkeve qė hahėshin pėr zgjerimin e fuqisė e tolloviti anarkinė mė tepėr akoma dhe e ndau vendin nė tarafe. Disa nga familjet e mėdha u ngritėn pėrmbi tė tjerat dhe u quajtėn oxhaqe. Secila prej kėtyre mundohej tė bėnte taraf nėpėr qytete, nėpėr malėsitė, ndėrmjet bajraktarėvet, nė klerin mysliman, duke shfrytėzuar interesat e veēanta ose rivalitetin e njė grupi kundėr tjetrit. N'atė kohė, me zhvillimin e zejtarisė dhe tė tregėtisė, kishte marrė jeta njė lėvizje mė tė gjallė nėpėr qytetet. Pėr tė mprojtur interesat e tyre, zejtarėt ishin organizuar nė korporata, si nė Kohėn e Mesme, tė cilat tani quhėshin turqisht esnafe. I kufizuar brenda qytetit, esnafi pėrmblidhte ata qė ushtronin tė njėjtėn mjeshtėri ose dy-tri mjeshtėri t'afėrme. Nganjėherė edhe esnafėt formonin tarafe kundėr njėri-tjetrit dhe losnin njė rol tė rėndėsishėm nė trazimet e qytetit sikurse nė Shkodėr pėr shembull, tarafi i Tabakėvet (lėkurtarėvet) dhe ai i Terzivet (rrobaqepėsvet).

    Nėpėr fshatra e malėsi, tollovia nuk ishte m'e pakėt. Pėrveē qėndresės qė iu bėnin feudalėvet pėr tė mprojtur tokat, fshatarėt duhej tė duronin shpeshėherė edhe dervenxhinjtė, martallozėt e tė tjerė kapistra si kėta. Nė mes tė kėtij pshtjellimi, nuk mungonin as bandat e hajdutėvet, qė i bėnin rrugėt tė pamundshme, si n'Epir, nė Maqedoni e gjetkė.

    Nė gjysmėn e shekullit XVIII, anarkia e brendėshme nė Shqipėri kishte arritur kulmin. Grindje tė mėdha zjenin nė sanxhakun e Shkodrės dhe ndėrmjet feudalėve tė Vlorės e tė Beratit. Nė Shkodėr hahėshin pėr marrjen e fuqisė oxhaku Ēaushollaj me atė tė Begollajvet. Kėta tė fundit ishin nga Peja, por njė degė e tyre, vendosur nė Shkodėr, kish mundur tė shtinte nė dorė qeverimin e sanxhakut me dekret tė Sulltanit. Mirėpo Ēaushollajt shkaktonin grindje duke u pėshtetur nė malėsorėt, n'agallarėt e Ulqinit, si edhe nė tregėtarėt e nė tarafin e Terzivet brenda nė qytet. Mahmud Pashė Begolli u vra mė 1739, dhe vendin e tij si mytesarrif i Shkodrės e zuri Jusuf Ēausholli, i cili s'pati vėshtirėsi pėr tė siguruar fermanin e Sulltanit. Por lufta e brendėshme vazhdoi akoma ndėrmjet Begollaj e Ēaushollaj, ose tarafėve tė tyre. Kish ca kohė qė Mali-i-Zi ishte shkėputur prej sanxhakut tė Shkodrės dhe qėndronte si krahinė praktikisht e pavarur. Po ashtu deshėn tė bėnin agallarėt e Ulqinit, tė cilėt nuk pranonin autoritet mbi krye. Pasi vendin e mytesarrifit, nė Shkodėr e zunė disa herė me radhė Ēaushollaj e Begollaj (kėta tė fundit pėshtetėshin sidomos nė tarafin e Tabakėvet), dhe grindja s'kishte tė sosur Porta e Lartė emėroi si qeveritar tė kėtij sanxhaku Ymer Pashė Kavajėn, mė 1755. Qėllimi ishte qė tė largohėshin prej fuqie tė dy familjet kundėrshtare e tė vihej paqja, por Ymer Pasha ndeshi nė tė njėjtėn luftė tarafesh.

    Bejlerėt e Vlorės kishin formuar njė pashallėk mė vehte dhe nuk deshėn t'a njihnin autoritetin e mytesarrifit tė sanxhakut, Ismail Pashė Velabishtit, i cili qėndronte nė Berat. Pas disa pėrpjekjesh me armė, Ismail Pasha u vra mė 1764. Sulltani emėroi si mytesarrif tė sanxhakut tė Vlorės Ahmet-Kurt Pashėn, i cili gjer atėhere kishte qėnė dervenxhi-Pasha (domethėnė i ruajtjes s'udhėvet) pėr Toskėrinė dhe krejt Epirin. Ky e vendosi qendrėn nė Berat, ku ndėrtoi njė palė saraje shumė tė bukura me gurėt e monumenteve tė vjetėr tė Pojanit (Apollonisė). Ahmet-Kurt Pasha qeverisi 23 vjet, si besnik i Sulltanit, edhe u pėrpoq t'a shtrinte sundimin mbi tėrė Toskėrinė dhe Shqipėrinė e Mesme, por nuk mundi. Nga juga, s'e shtroi dot Kapllan Pashė Delvinėn, kundėr tė cilit u nis me urdhėr tė Stambollit; nga veriu, s'e pushtoi dot Tiranėn dhe u thye disa herė prej Bushatlijve tė Shkodrės. Nuk shkoi mirė as me tė dhėndėrrin, Ibrahim Pashė Vlorėn. Luftat e Ahmet-Kurt Pashės i cili gėzoi gjer nė fund besimin e Sulltanit, nuk mundėn t'a nxirnin vendin nga anarkia. Pas vdekjes sė tij, mė 1787, qeverimin e Beratit e mori Ibrahim Pashė Vlora.

    Nga vetė zhvillimi i luftės pėr marrjen e fuqisė, ndėrmjet pashallarėsh, duhej tė delnin disa figura energjike qė t'i thyenin kundėrshtarėt e tyre dhe tė formonin pashallėke tė mėdha. Ky ligj u vėrtetua. Mbi atė thėrrmim anarkik, u ngritėn mė nė fund dy pashallėke tė gjera, si dy shtete autonome, qė lozėn njė rol tė madh brenda dhe jashtė Shqipėrisė: Pashallėku i Shkodrės, me Bushatlijtė, dhe ai i Janinės, me Ali Pashė Tepelenėn.

    Mė 1756, nė Shkodėr vazhdonin trubullimet, sepse Ēaushollajt kėrkonin tė merrnin fuqinė duke pėrzėnė Ymer Pashė Kavajėn. Por kėtė radhė kishte dalė nė skenė njė figurė tjetėrlloj energjike, Mehmet Bej Bushati. Duke u pėshtetur nė tarafin e vjetėr tė Begollajvet, e sidomos me ndihmėn e esnafit tė Tabakėvet, Mehmet Bushati i mposhti kundėrshtarėt e tij nė qytet dhe mori nė dorė qeverimin e Shkodrės. Sulltani e njohu mytesarrif, si pas zakonit, dhe i dėrgoi titullin pasha. Ky ėshtė themelonjėsi i Shtėpisė sė Bushatlijvet, qė mundi t'a qeveriste Shqipėrinė e veriut si njė principatė pothuajse autonome pėr 75 vjet, prej 1757 gjer mė 1831.

    Duke u treguar nė fillim si besnik i Portės sė Lartė dhe duke pėrdorur mė nj'anė forcėn e nė tjetrėn politikėn, Mehmet Bushati ose Mehmet Pashė Plaku, siē ėshtė quajtur, vuri qetėsi nė tėrė qarkun e Shkodrės, futi nėn sundim Ulqinin, Leshin, dhe e shtriu fuqinė e tij gjer nė Shqipėrinė e Mesme. Bėri njė politikė t'urtė me malėsorėt duke iu lėnė lirinė e vetqeverisjes sipas kanunit tė malevet dhe siguroi kėshtu pėrkrahjen e tyre. Pėr tė gjitha kėto shėrbime, Sulltani e nderoi me titullin vezir, qė iu dha mė vonė edhe Ali Pashė Tepelenės. Djali m'i madh i Bushatliut, Mustafa Pasha u emėrua mytesarrif i Dukagjinit, dhe pastaj i Elbasanit. Nė kėtė mėnyrė, Mehmet Pashė Plaku pregatiti nė Shqipėrinė veriore baza tė forta pėr pasardhėsit e tij. Po kur e ndjeu vehten mjaft tė fuqishėm, Plaku Bushatli nisi tė mos iu mbahej urdhėrave tė Stambollit, tė mos paguante pjesėn e t'ardhuravet qė duhej t'i shkonin Perandorisė dhe tė mos e fshihte qėllimin e tij pėr t'u bėrė sa m'i pavarur. Prandaj thuhet se vdiq i helmuar mė 1775.

    Nė vend tė Bushatliut, Sulltani emėroi si mytesarrif tė Shkodrės Mehmet Pashė Qystendilin, por Shkodra dhe malėsitė nuk e pranuan. Me pėrkrahjen e vendit, e mori fuqinė Mustafa Pashė Bushati, i biri i Mehmet Pashė Plakut. Porta e Lartė nuk desh ta njihte kėtė dhe dėrgoi kundėr tij njė ushtėri, e cila kishte urdhėr qė "tė zhdukte nga faqja e dheut djemtė e fėlliqur tė Mehmet Pashė Shkodranit". Por kjo fuqi u thye dhe u shtrėngua tė zmbrapsej. Atėhere pėr t'i vajtur gjoja fjala nė vend, ose edhe me qėllim qė t'iu shtinte grindjen nė familje, Sulltani njohu si qeveritar tė Shkodrės jo Mustafanė, por tė vėllanė e tij, Mahmud Bushatin, i cili pėrmendet nė histori me emrin Kara Mahmud Pasha. Ky ėshtė figura m'e shquar e Bushatlijvet dhe njė nga figurat mė tė forta qė ka nxjerrė Shqipėria gjatė sundimit turk. Vuri rregull nė krahinat e veriut dhe deri nė Shqipėrinė e Mesme, i dha shtytje tregėtisė dhe zejtarisė sė vendit, siguroi pėrkrahjen e malėsorėvet duke iu njohur liritė zakonore dhe duke sjellė afrimin midis fevet, mbajti nė kėmbė njė ushtėri tė fortė dhe ndoqi kundrejt Portės sė lartė njė politikė tė pavarur. U pėrpoq tė pėrfshinte nė pashallėkun e tij Malin-e-Zi, i cili disa kohė mė parė ishte shkėputur nga sanxhaku i Shkodrės dhe Porta e Lartė e kishte lidhur me Bosnjėn.

    Natyrisht, qeveria e Stambollit e kėrcėnoi disa herė se do ta hiqte nga fuqia, i shkaktoi trazime tė brendėshme dhe shtyti kundėr tij pashallarėt e tjerė tė Shqipėrisė, sidomos Ahmet-Kurt Pashėn e Beratit. Por Kara Mahmudi i shtypi kėto lėvizje, e theu Pashanė e Beratit afėr Peqinit dhe e shtroi nėn urdhėrat e tija tė tėrė Shqipėrinė e Mesme. Sulltani atėhere e shpalli fermanli dhe ngarkoi valiun e Rumelisė, Avdi Pashėn, qė t'organizonte kundėr Bushatliut njė shpeditė mė tė gjerė, nė tė cilėn do tė merrnin pjesė edhe fuqitė e Bosnjės. Kara Mahmudi e goditi ushtėrinė turke nė Kosovė, nė Gusht tė vitit 1785, edhe e theu plotėsisht. Kėto fitore e bėnė emrin e tij tė dėgjuar n'Evropė.

    Duke manevruar ndėrmjet Austrisė dhe Rusisė qė shpeshėherė ishin nė luftė me Turqinė, Kara Mahmud Bushati mendoi tė krijonte njė shtet tė pavarur i cili tė pėrfshinte, pėrveē Shqipėrisė sė veriut dhe sė Mesmes, Malin-e-Zi dhe mundėsisht Bosnjė e Herzegovinė. Me kėtė qėllim u pėshtet pėr disa kohė nė politikėn e Austrisė. Mė 1786, ai mblodhi nė Podgoricė njė kuvend tė pėrgjithshėm krerėsh nga viset shqiptare e sllave qė desh tė bashkonte dhe bėri me t'a njė lidhje nėn drejtimin e tij. Pėr t'u treguar i paanshėm ndėrmjet fevet, Kara Mahmudi u betua mbė Kuranin dhe mbė Ungjijtė e tė dy Kishavet, katolike e orthodokse. Kjo ishte si njė ēfaqje e parė e lėvizjes ilirike qė u ndie mė vonė nė disa vise sllave. Austrisė i pėlqyen kėto pėrpjekje pėr bashkimin e forcave ballkanike kundėr Turqisė, e prandaj Perandori Jozefi II i dėrgoi Kara Mahmudit si dhuratė njė kryq t'ergjėndtė. Ndėrkaq, Porta e Lartė e kishte "falur" Pashanė e Shkodrės.

    Por mė 1787, duke pėrfituar nga lufta ruso-turke dhe nga largimi i forcavet tė Rumelisė, Kara Mahmudi hyri nė Kosovė, tė cilėn desh t'a bashkonte me pashallėkun e tij. Pėrzuri qė andej qeveritarė e nėpunės turq dhe i zėvendėsoi me besnikėt e vet. Sulltani e shpalli fermanli pėr tė dytėn herė dhe ngarkoi Mahmud Pashė Ajdosin qė t'organizonte kundėr Bushatliut njė shpeditė tė madhe nga toka e nga deti. Njėkohėsisht Porta e Lartė emėroi si mytesarrif tė Shkodrės kundėrshtarin e vjetėr tė Bushatlijvet, Mehmet Pashė Ēaushollin. Kara Mahmudi iu dolli pėrpara forcavet tė Rumelisė edhe i ndali mbi luginėn e Drinit. Nga ana tjetėr, malėsorėt e tij i prenė udhėn valiut tė Bosnjės qė po zbriste drejt Shkodrės. Mirėpo, pėrbrenda kundėrshtarėt shqiptarė ngritėn krye dhe, nė bashkėpunim me flotėn turke, zunė Tivarin dhe Ulqinin, nė Gusht 1787. I goditur nė tė dy krahėt, Kara Mahmudi u shtrėngua tė tėrhiqej nė Shkodėr dhe tė mbyllej nė kėshtjellen e Rozafatit. Ndonėse i rrethuar nga tė gjitha anėt dhe i rrahur me artileri tė rėndė, Bushatliu s'e humbi toruan. Me ndihmėn e malėsorėvet qė u shkulėn tė gjithė, myslimanė e katolikė, pėr tė shpėtuar Bushatlinė, dhe duke pėrfituar nga urrejtja qė po shkaktonin nė Shkodėr ushtėritė armike me plaēkitjet e pėrdhunimet e tyre, Kara Mahmudi organizoi njė sulm tė pėrgjithshėm prej brenda e jashtė qytetit dhe e shpartalloi rrethimin, mė 25 Nėntor 1787. Ushtėria turke u thye e u tėrhoq, kundėrshtarėt shqiptarė u nėnshtruan, Mehmet Ēausholli u vra prej malėsorėvet tek po ikte. Kjo fitore e Bushatliut bėri bujė n'Evropė mė shumė se tė tjerat.

    Porta e Lartė nuk mundi t'i vazhdonte vepėrimet me armė kundėr Pashajt tė Shkodrės sepse ndodhej e mbėrthyer me Rusinė. Mė 1788 hyri edhe Austria nė luftė kundėr Turqisė. Ishte rasti qė Kara Mahmudi tė shfrytėzonte gjendjen e jashtėme pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur ose pėr t'u bėrė mbret i Shqipėrisė, siē mendohej n'atė kohė. Prandaj afrimi i tij me Austrinė u tregua edhe m'i ngushtė. Pėr t'i dhėnė pėrkrahjen Pashajt tė Shkodrės, Viena kėrkonte qė ky tė hidhej nė luftė kundėr Turqisė. Kara Mahmudi mendoi t'i loste zaret nė kėtė drejtim, por ndeshi nė fanatizmin e disa qarqeve myslimane, pėrbrenda, qė s'mund t'a gėlltitnin idenė e luftimit krah pėr krah me shtetet e krishtere kundėr Osmanllisė. Kundėrshtimi u ēfaq haptazi nė Shkodėr duke pasur nė radhėt e tij edhe njė tė vėllanė e Kara Mahmudit, Ibrahim Pashė Bushatin, njeri pa vleftė e turkoman i bindur i Portės sė Lartė. Deri tarafi i Tabakėvet, qė kishte qėnė qysh nė fillim i lidhur me Bushatlijtė, zuri tė lėkundej. Kara Mahmudi iu ra me grusht tė fortė kundėrshtarėvet turkomanė duke varur disa prej tyre, nėr t'a edhe kryetarin e Tabakėvet, Tahir Agė Jukėn. Bisedimet me Austrinė filluan. Viena dėrgoi nė Shkodėr njė komision ushtarak tė kryesuar prej tė besuarit De Brognard. Kėrkesat e saja ishin qė Kara Mahmudi me Shqiptarėt e tij dhe me forcat malazeze t'i binte ushtėrisė turke prapa krahėvet nė frontin e lumit Sava. Komisioni bisedoi hollėsitė e bashkėpunimit ushtarak dhe i sillte Pashajt tė Shkodrės njė shumė tė hollash pėr shpenximet e luftės. Kara Mahmudi i pranoi kėto kushte, por pastaj ndėrroi mendim menjėherė, kėputi ēdo lidhje me Austrinė dhe i vrau me tė pabesė agjentėt e saj.

    Ky lloj vepėrimi i Pashajt tė Shkodrės duket i pashpjeguarshėm, por duhet tė ketė pasur arėsyet e tija. Ka tė ngjarė qė Kara Mahmudi tė mos i ketė zėnė besė Austrisė, e cila i kishte gėnjyer Shqiptarėt disa herė dhe bėnte tė tjera marrėveshje me Malin-e-Zi ose edhe me mbretin e Napolit, duke i premtuar kėtij daljen e lirė nė Shqipėri. Ka tė ngjarė gjithashtu qė kundėrshtimi i Myslimanėve fanatikė, pėrbrenda, t'i jetė dukur mjaft i fortė dhe qė agjentėt e Austrisė do tė kenė dashur tė pėrēanin Katolikėt. Pėr tė gjitha kėto arėsye, Kara Mahmudi do tė ketė menduar mė nė fund se s'kishte tjetėr sigurim mė tė mirė pėr tė veēse tė qėndronte i lidhur me Turqinė. Sa pėr vrasjen e agjentėvet t'Austrisė, ky ishte njė vepėrim thjeshtėsisht makiavelik, pėr t'iu dhėnė provėn fanatikėve myslimanė dhe Portės sė Lartė se ai kėputi ēdo lidhje me armikun e Osmanllisė. Kjo punė e shėmtuar ngjau nė verėn e vitit 1788.

  4. #24
    vazhdimi..


    Marrėdhėniet e Kara Mahmudit me Portėn e Lartė u ndreqėn njė vit mė vonė, mbasi Turqia, nė luftė me Austrinė dhe Rusinė, kishte nevojė pėr forcat e Pashajt tė Shkodrės. Sulltani e fali kėtė, sipas zakonit, i dha titullin vezir, dhe e dėrgoi nė frontin e Bosnjės. Kjo shkaktoi qė Malazeztė, me shtytjen e Rusisė u kthyen kundėr Bushatliut edhe u vunė tė dėmtonin pashallėkun e tij. Nė vjeshtėn e vitit 1790, Kara Mahmudi e la frontin e Bosnjės edhe u kthye nė Shkodėr. Por nė prendverėn e 1791-sė, iu desh tė shkonte me ushtėrinė e tij nė Vidin (Bullgari), ku qėndroi deri nė Gusht t'atij viti, atėhere kur Turqi e Austri nėnėshkruan nė Sistovo njė paqe tė veēantė. Me t'u kthyer nė Shkodėr, Kara Mahmudi, qė nuk i trembej mė Austrisė, ndėrmori pėrsėri politikėn e tij tė pavarur kundrejt Portės sė Lartė. Desh t'iu jepte njė mėsim Malazezve pėr sjelljet e tyre gjatė luftės dhe t'i lidhte me pashallėkun e Shkodrės, pa marrė parasysh qė cėnonte nė kėtė mėnyrė kushtet e traktatit tė Sistovos. Por fuqitė e tija u zmbrapsėn dy herė pa e shtruar dot Malin-e-Zi. Kurse nė Shqipėrinė e Mesme mundi t'a rivendoste pushtetin mbi disa bejlerė e pashallarė qė kishin dashur tė shkėputėshin.

    Kėto vepėrime tė Bushatliut e shqetėsuan prapė Portėn e Lartė, e cila i tėrhoqi vrejtjen disa herė edhe u vu tė bėnte kėrcėnime ose tė nxiste fanatizmin fetar pėr tė shqepur rrethin e tij. Njė nga ata qė u tronditėn nga kjo propagandė, ishte i vėllaj i Kara Mahmudit, Ibrahim Pasha, i cili shkoi e u vendos nė Stamboll si i nėnshtruar i Sulltanit. Sikurse parashihej, Kara Mahmudi u shpall fermanli pėr tė tretėn herė, nga mbarimi i vitit 1792, dhe pėr tė kumanduar shpeditėn kundėr tij u ngarkua valiu i Rumelisė, Ebubeqir Pasha. Njėkohėsisht, tė gjithė pashallarėt e Shqipėrisė muarėn urdhėr qė tė nisėshin me forcat e tyre kundėr Bushatliut. Nė verėn e vitit 1793, Ebubeqir Pasha, nė krye tė njė ushtėrie prej 30.000 vetash, iu drejtua Shkodrės. U nis nga Janina edhe Ali Pashė Tepelena, i cili pėrfitoi nga rasti pėr tė shkėputur sanxhakun e Ohrit duke vėnė aty mytesarrif tė birin, Myftar Pashėn, me anėn e njė fermani qė nxori prej Sulltanit.

    Kara Mahmudi nuk vonoi t'iu delte pėrpara ushtėrivet turke, por u shtrėngua edhe kėtė radhė tė tėrhiqej e tė mbyllej nė kėshtjellėn e Rozafatit. Ngjarjet u zhvilluan si gjashtė vjet mė parė. Me ndihmėn e malėsorėvet, qė jashtė, dhe tė qytetarėvet, qė brenda, duke dalė edhe vetė prej kėshtjellės me ushtarėt e tij, Kara Mahmudi i bėri ushtėrisė turke njė mėsymje tė pėrgjithshme aq tė rreptė e aq tė papritur, nė zbardhullim tė 28 Nėntorit 1793, sa qė valiu i Rumelisė, Ebubeqir Pasha, mezi hapi rrugėn pėr t'ikur, i ndjekur gjer pėrtej Leshit. Bushatliu mbeti pėrsėri i zoti i vendit.

    Duke mos pasur se ē'tė bėnte, Porta e Lartė e zbuti prapė qėndrimin kundrejt Kara Mahmudit. Pas pak kohe, ky pushtoi Prizrendin dhe pregatitej tė bashkonte Kosovėn me pashallėkun e tij. Por desh mė parė tė nėnshtronte Malin-e-Zi, i cili i pengonte edhe rrugėn drejt Dalmacisė. Prandaj, nė verėn e vitit 1796, Kara Mahmudi iu fut Malit-tė-Zi me njė ushtėri tė madhe. Por aty, duke qėnė vendi i fortė prej natyre, luftimet qenė tė pėrgjakshme, humbjet tė rėnda, aq sa Bushatliu u vra edhe vetė mė 22 Shtator 1796.

    Me vrasjen e Kara Mahmud Bushatit, e humbi edhe Shqipėria njė farė shprese pėr t'u bėrė autonome ose edhe e pavarur. I vėllaj i tij, Ibrahim Pasha, tė cilin Sulltani e emėroi menjėherė mytesarrif tė Shkodrės, ishte i paaftė dhe turkoman i nėnshtruar i Portės sė Lartė. Ky u kthye nė politikėn e vjetėr tė bindjes dhe tė fanatizmit fetar, duke shkaktuar pėrcarje ndermjet Myslimanėve e Katolikėve. Qeverisi e qėndroi si vegėl e Stambollit. E kėnaqur prej besnikėrisė sė tij, Porta e Lartė ia rriti shkallėn dhe e bėri vali tė Rumelisė, mė 1804. Ibrahim Pasha u dėrgua, bashkė me valiun e Bosnjės pėr tė shtypur kryengritjen e Serbvet mė 1806. Por aty pati humbje tė rėnda dhe u largua i mundur prej Serbie. Atėhere Sulltani e shkarkoi pėr pazotėsi nga detyra e valiut tė Rumelisė dhe e dėrgoi nė Shkodėr si mytesarrif tė thjeshtė. Ibrahim Pasha desh tė pėrzjehej nė grindjet e feudalėvet tė Tiranės, por as aty nuk i eci. Pas vdekjes sė tij mė 1810 plasėn pėrsėri trazimet nė Shkodėr, ku Porta e Lartė emėroi si mytesarrif tė birin e Ibrahim Pashės, Tahir Bushatin i cili ishte edhe nga mosha i vogėl. Lufta e hapėt ndėrmjet tarafesh dhe interesash u ashpėrsua si njė gjysėm shekulli mė parė, por kėtė radhė i shtynte e i pėrdridhte konfliktet edhe dora mjeshtėrore e Ali Pashė Tepelenės. Mė nė fund gjendja u qetėsua mė 1811 kur me pėrkrahjen e anės mė tė fortė tė Shkodranėvet e mori fuqinė njė i nipi i Kara Mahmudit, Mustafa Bushati, i njohur me emrin Kara Mustafa Pasha. Porta e Lartė u detyrua t'i dėrgonte fermanin dhe mė vonė, titullin vezir. Kara Mustafa Pasha, edhe pse nuk ishte nė lartėsinė e Kara Mahmudit, mundi t'a qeveriste Shkodrėn dhe Shqipėrinė e veriut si njė principatė gjysėm-autonome gjer mė 1831.

    I dyti pashallėk autonom i Shqipėrisė ishte ai i Janinės, qė u formua prej Ali Pashė Tepelenės. Lindur nė Tepelenė mė 1744, i biri i Veli Beut dhe i Hankos, Aliu e kish kaluar djalėrinė e tij si kapedan hajdutėsh nėpėr krahina shqiptare dhe greke. Ishte njohur e lidhur me banda martallozėsh dhe hajdutėsh grekė. I pajisur me njė vullnet tė hekurt dhe zgjuarėsi tė rrallė, i shkathėt, gojėmbėl, trim, por i pabesė, ahmarrės, intrigant i pashoq dhe pa kurrfarė ndėrgjegje morale, Aliu filloi tė pėrzjehej fort i ri n'anarkinė e Shqipėrisė sė jugės, pėr tė kėnaqur ambicjet dhe lakmitė e tija tė pangopshme. Pėr t'u mbrojtur nga ndjekjet e Ahmet Kurt Pashės sė Beratit, i cili ishte dervenxhi-Pasha i Toskėrisė dhe i Epirit, Aliu lidhi miqėsi me kundėrshtarin e atij, Kapllan Pashė Delvinėn. Edhe ky kish nevojė tė pėshtetej nė bandat e hajdutėve t'Aliut pėr t'i qėndruar Ahmet-Kurt Pashės. Miqėsia ndėrmjet tyre u forcua me krushqi, Aliu u martua me tė bijėn e Kapllan Pashės, siē e mendoi dhe e rregulloi e famshmja Hanko, fort e zonja pėr kėso punėsh.

    Pėr Ali Tepelenėn, ēdo vepėrim qė i jepte fuqi e pasuri ishte i mirė. Hyri nė lidhje si agjent me valiun e Rumelisė dhe pastaj me qarqet e Stambollit, krijoi tė paqėna, vazhdoi intrigat, ēpifjet, komplotet, pa kursyer as tė vjehrrin, Kapllan Pashėn. Kėtij i thuri ēpifjet mė tė zeza pranė valiut tė Rumelisė me qėllim qė t'a humbiste pėr t'i zėnė vendin. Kur valiu e thirri Kapllan Pashėn nė Manastir, dhe ai nuk desh tė vinte, Aliu i mbushi mendjen qė tė shkonte, sepse e dinte qė nuk do tė kėthehej, siē nuk u kthye mė. Ndonėse nuk u emėrua pėrnjėherėsh nė vend tė tė vjehrrit, vazhdoi intrigat dhe komplotet kundrejt pasardhėsvet tė tij, gjersa mė nė fund Porta e Lartė i dėrgoi fermanin si mytesarrif i Delvinės dhe titullin pasha, mė 1785. Njė vit mė vonė, Aliu u dėrgua mytesarrif nė Tėrhallė, sanxhak i rėndėsishėm por i zhytur nė nj'anarki tė plotė. Aty nuk pati vėshtirėsi tė vinte rregullin brenda pak kohe, duke zhdukur bandat e hajdutėvet dhe duke shtruar tė pabindurit. Pasi dha kėtė provė zotėsie, u emėrua, mė 1787, dervenxhi-pasha i Epirit pėr tė siguruar udhėt e Pindit. Por Ali Tepelena mendonte gjėra mė tė mėdha. Prandaj, mė 1788, hyri me forcė nė Janinė, duke pėrfituar nga grindjet e brendėshme, edhe u bė sundimtari i saj. Kėshtu u vendos mu nė qendėr t'Epirit, pozitė gjeografike nga mė tė mirat pėr t'i dhėnė fuqisė sė tij mundėsi zgjerimi. Porta e Lartė s'pat se ē'tė bėnte dhe e njohu qeveritar tė Janinės.

    N'atė kohė, n'Epir zjente anarkia. Bejlerė, agallarė, derėbenj, nuk i bindėshin autoritetit. Hajdutėt prisnin rrugėt, martallozėt mujshonin fshatarėt. Derėbenjtė ishin disa bejlerė tė vegjėl, zakonisht nėpėr viset malore ku s'mund tė bėnin ēifliqe, e qė kishin gjetur njė tjetėr mėnyrė shfrytėzimi: kėta merrnin nėn mprojtje kundėr hajdutėve ose bejlerėve tė tjerė njė a mė shumė fshatra, kundrejt njė takse vjetore tė caktuar, nė natyrė ose nė tė holla. Pėr t'i shtrėnguar fshatarėt tė futėshin nėn mprojtjen e tyre, derėbenjtė i ndėrsenin vetė hajdutėt qė t'iu binin mė qafė. Edhe i ati i Aliut, Veli Beu, pat qėnė sundimtari i Tepelenės dhe derėbej i Hormovės. Pas vrasjes sė tij, mė 1753, Aliu i vogėl u rrit nėn drejtimin e s'ėmės gjarpėrusha Hanko, e cila ndikoi shumė nė formimin e karakterit tė tė birit. Pėrkrah derėbenjvet qėndronin martallozėt, tė cilėt nė fillim kishin qėnė rojtės katundesh, po pastaj ishin organizuar edhe ata nė banda. Martallozė e koxhabashė, qė shpeshėherė ishin tė lidhur ndėrmjet tyre, mbizotėronin nė fshatrat e krishtere.

    Kur hyri nė Janinė Ali Tepelena, qė kishte marrė nam si njeri i pashpirt, u prit me frikė prej tėrė botės dhe prej gjithė tarafevet. Por ai u mundua t'i siguronte se do tė vinte qetėsinė dhe do tė mbante drejtėsinė duke i shikuar njėlloj si Myslimanėt dhe tė Krishterėt, si Shqiptarėt dhe Grekėt. Nė pak kohė, nėnshtroi ose arrestoi tė pabindurit, zhduku ose shpėrndau bandat e hajdutėve, bėri pėr vehte, duke i mbajtur nė fre, disa nga kapedanėt e kėtyre dhe pėrgjithėsisht martallozėt. Vuri garnizone ushtarėsh nėpėr qendra e vende-kyē pėr tė siguruar udhėt, pėr tė mbajtur qetėsinė. Ata qė s'u nėnshtruan nga derėbenjė dhe ēifligarėt e mėparshėm, ose u vranė ose u arratisėn. Shumė prej tyre u kalbėn nė burgjet e Janinės. Aliu ua rrėmbeu ēifliqet pėr vehte, duke iu dhėnė nga njė rretėr edhe pėrkrahėsvet tė tij. Kėshtu, nėn sundimin e Ali Tepelenės, "qengji mund tė flinte pranė ujkut", siē shkroi njė nga oborrtarėt e tij.

    Pėr tė sendėrtuar (realizuar) ato qė kishte nėr mend, domethėnė krijimin e njė principate sa mė tė gjerė qė t'ishte e mundur, Aliut i duhej tė luftonte kundėr pashallėkeve tė tjera dhe krahinave tė pabindura, duke e mbajtur pėrkohėsisht mirė me Portėn e Lartė dhe duke shfrytėzuar ndėrrimet e gjendjes ndėrkombėtare. Pėr kėtė punė i duhej parashikim, dhelpėri, fshehje qėllimesh, gjetje shkaqesh, zgjedhje ēastesh, mbulesė "ligjore" e tė tjera djallėzi tė kėtij lloji, pėr tė cilat Aliu kishte lindur gjeni. Gjatė Revolucionit Frėng dhe luftavet napoleoniane qė i prunė n'ishujt e detit Jon fqinjė tė padėshiruarshėm, Frėngj, Rusė, e pastaj Anglezė, Aliu dijti tė manevronte me mjeshtėri dhe njėkohėsisht me dorė tė fortė, duke treguar njė instinkt politik nga mė tė rrallėt. Me dhurata e ryshfete, pėrveē intrigavet djallėzore, bėnte pėr vehte qarqet e Portės sė Lartė edhe i sillte vėrdallė, aq sa disa herė pat mundur tė ndryshonte edhe qeveritė nė Stamboll. Thuhet se me spicat e tija pati gisht nė kryengritjen e jeniēerėvet dhe vrasjen e Sulltan Selimit mė 1808. Agjentėt e tij, nė Stamboll e kudo gjetkė, zhbironin ēdo gjė dhe futnin gjithkund intrigat e Aliut.

    Mbasi u vendos mirė nė Janinė, ai filloi tė pregatitej pėr zgjerimin e mėtejshėm duke grumbulluar sa mė shumė t'ardhura, duke ndrequr fortesat dhe duke ngritur nė kėmbė njė ushtėri tė rregullt, me artileri e tė gjitha armėt. T'ardhurat e tija u shtuan shpejt, jo vetėm me anėn e taksavet po edhe me ēifliqet qė iu rrėmbeu feudalėve tė tjerė. Pėr t'i dhėnė Janinės dalje tė plotė nė det, Aliu mė parė pushtoi Artėn, e cila ishte skela m'e rėndėsishme e Epirit. Pastaj u drejtua nga qytetet e Toskėrisė duke i marrė me radhė: Konicėn, Libohovėn, Pėrmetin, Tepelenėn, Kėlcyrėn. Kėto atėhere varėshin prej pashallėkut tė Beratit, ku vendin e Ahmet-Kurt Pashės, vdekur mė 1787, e kishte zėnė Ibrahim Pashė Vlora. Ndėrmjet kėtij edhe Aliut pati njė pėrpjekje me armė, por mė nė fund punėt u rregulluan me krushqi: i biri i Aliut, Myftari, mori pėr grua tė bijėn e Ibrahim Pashės, dhe ky qytetet e lartpėrmendura ia dha gjoja sė bijės si pajė. Mė vonė, djali i dytė i Aliut, Veliu, u martua me vajzėn e dytė t'Ibrahim Pashės, por, siē do t'a shohim mė poshtė, lidhjet familjare nuk e shpėtuan kėtė tė shkretin nga kthetrat e kuēedrės sė Janinės.

    Zgjerimi i pashallėkut t'Ali Tepelenės dhe dalja e tij n'Artė shqetėsoi Republikėn e Venetikut, e cila kishte nėn sundim Ishujt Jonianė dhe disa skela nė bregdetin e Epirit. Republika shtyti kundėrshtarėt e Aliut qė tė lidhėshin kundėr tij, iu dha armė krahinavet malėsore tė Himarės e tė Sulit si edhe bejlerėvet tė Ēamėrisė, dhe strehoi nė zotėrimet e saja t'arratisurit e ndjekur prej Pashajt tė Janinės. Aliu desh mė parė tė shtronte Suliotėt, rrezikun e tė cilėve e ndjente mė afėr edhe i filloi vepėrimet kundėr tyre mė 1790. Por n'atė kohė mori urdhėr nga Porta e Larte pėr t'u nisur kundėr Rusėvet nė frontin e Danubit. Kur u kthye qė andej, ndeshi nė njė lidhje tė formuar kundėr tij nė Shqipėrinė e jugės, me shtytjen e Venetikut. Nė krye tė feudalėvet kundėrshtarė qėndronte Ibrahim Pashė Vlora. Mbasi nė lidhjen merrnin pjesė edhe Suliotėt, Aliu nuk pati vėshtirėsi ta pėrēante duke e paraqitur si njė komplot kundėr Turqisė. Prandaj fuqitė e tija i nisi pėrsėri nė drejtim tė Sulit, mė 1791, por as kėtė radhė nuk mundi t'a shkelte. Kurse me Ibrahim Pashė Vlorėn i ndreqi punėt me tė mirė duke bėrė krushqinė e dytė. Shkaku qė Aliu nuk i jepte akoma grushtin e fundit Pashajt tė Beratit, ishte qė tė mos zgjuante dyshime te Porta e Lartė. Gjendja ndėrkombėtare n'atė kohė ishte sjellė nė dobi tė Turqisė. Revolucioni Frėng i kishte trembur fuqit e mėdha t'Evropės, tė cilat tani ishin lidhur kundėr Francės. Si rrjedhim, Austria dhe Rusia e prenė luftėn kundėr Turqisė, kėshtu qė pesha e tyre nuk po rėndonte mė mbi kėtė. Sulltan Selimi III, qė mbretėroi prej 1789 gjer mė 1808, desh tė pėrfitonte nga lehtėsimi i presionit tė jashtėm pėr t'organizuar shtetin pėrbrenda, e prandaj shpalli t'ashtuquajturin "Rregullim i Ri", Nizam-i-Xhedid, i cili parashihte mėkėmbjen e njė ushtėrie tė re, reformimin e financavet dhe forcimin e autoritetit shtetėror otoman mbi pashallėket gjysėm-autonome. Aliu e kuptonte gjendjen, e prandaj n'ato kohė nuk mund tė vinte nė kundėrshtim me Portėn e Lartė. Asaj vazhdoi t'i shprehte besnikėrinė, me anė lajkash e ryshfetesh por pa hequr dorė nga qėllimet e tija. Disa kqyrės tė huaj qė patėn tė bėnin me tė ca vjet mė vonė, formuan mendimin se bindja e tij ndaj Portės sė Lartė ishte njė taktikė e pėrkohėshme dhe se, nė tė vėrtetėn, ai synonte krijimin e njė shteti tė pavarur porsa t'i paraqitėshin rrethanat e favorshme.

    Fitoret e Napoleon Bonapartit n'Itali dhe traktati i Campoformio-s qė e fshinte nga harta Republikėn tregėtare tė Venetikut mė 1797, i prunė Ali Tepelenės fqinjė tė tjerė nė bregdetin e Epirit dhe n'ishujt Jonianė. Ai u pėrpoq t'a shfrytėzonte gjendjen e re dhe i dėrgoi gjeneral Bonapartit mė 1 Qėrshor I797 njė letėr pėrgėzimesh ku tregohej i gatishėm pėr tė ndihmuar Frėnqtė nė pushtimin e Shtatė-Ishujvet. Pėrgjigjia qė mori nga anė e Bonapartit e siguronte pėr miqėsinė e Francės, por nuk i jepte as njė copė tokė. Tė Shtatė-Ishujt e detit Ionian dhe limanet e Epirit, Prevezėn, Vonicėn, Pargėn dhe Butrintin i pushtoi ushtėria frėnge sipas marrėveshjes qė kishte bėrė me Austrinė. Mbasi Napoleoni kishte nėr mend shpeditėn e Egjyptit, dhe Pashaj i Janinės mund t'i duhej pėr t'i nxjerrė Turqisė ngatėrresa nė Ballkan marrėdhėniet e Frėngve me Ali Tepelenėn qenė tė mira. Ata i dhanė ca armė e municione dhe e lejuan tė mbante njė flotė tė vogėl nė detin Jon, kurse Venetiku s'e kishte lėnė. Me anėn e kėtyre anijeve, duke kaluar nėpėr kanalin e Korfuzit, Ali Tepelena shkarkoi befas njė fuqi ushtarake nė Himarė nė prendverėn e vitit 1798, dhe shkretoi disa fshatra tė saj. Po atė vit mori urdhėr nga Porta e Lartė qė tė nisej pėr nė Vidin, Bullgari, pėr tė shtypur njė pasha kryengritės.

    N'atė kohė Napoleoni kishte zbritur n'Egjyptė dhe kėrcėnonte interesat britanike nė Mesdhe, prandaj Anglia, Rusia dhe Turqia u lidhėn bashkė kundėr Francės. Flota ruso-turke po gatitej t'i pėrzinte Frėnqtė prej ishujvet Jonianė pėr t'i vėnė kėta nėn kontrollin e Rusisė. Por Turqia duhej tė merrte n'atė rast limanet e bregdetit t'Epirit. Prandaj Ali Tepelena u kthye menjėherė prej Bullgarie dhe sulmoi ushtėrinė frėnge nė Prevezė, Vonicė, Butrint, tė cilat qytete edhe i pushtoi. Porta e Lartė u kėnaq prej vepėrimevet tė tija dhe i dėrgoi titullin vezir. Admirali anglez Nelson e pėrgėzoi duke e quajtur "hero i Epirit". Rreth atyre kohėve, me njė tjetėr dekret tė Sulltanit Aliu u mbiquajt "Asllan" prandaj auktorėt britanikė e pėrmendin zakonisht me emrin Ali the Lion.

    Nė Shkurt 1799, flota ruso-turke pushtoi Korfuzin dhe i pėrzuri Frėnqtė prej ishujvet Jonianė. Tani pashallėku i Janinės kishte si fqinjė Rusėt. Ali Tepelena nuk ngurroi t'iu shprehte edhe kėtyre "ndjenjat miqėsore" dhe t'iu kėrkonte ndihmėn duke premtuar se do t'ishte aliat i pėrhershėm me ta. Po Rusėt pėrkrahnin popujt orthodoks nė Ballkan dhe nuk kishin nevojė pėr miqėsinė e njė pashaj mysliman, siē ishte Aliu. Prandaj marrėdhėniet e kėtij me fqinjėt rusė qenė fort tė kėqia.

    Tė qėnėt e Rusėve aty afėr iu dha zemėr Suliotėvet, si Orthodoks, dhe nga ana tjetėr i zgjoi shqetėsimin Ali Pashės. Ky vendosi atėhere t'a rifillonte luftėn kundėr tyre gjer me nėnshtrimin e plotė tė Sulit. Kėshtu iu shtua edhe njė tjetėr fletė tragjike historisė shqiptare.

    Suliotėt ishin malėsorė shqiptarė, tė strukur me kohė nė malet e Sulit, nė jugė t'Epirit, ku patėn jetuar tė lirė e tė pavarur. Pėrbėnin shtatė fshatra dhe ndahėshin nė disa farė (nė kuptimin fis tė malėsive tė veriut). Rregullohėshin midis tyre sipas kanunit tė vjetėr tė Shqiptarėvet dhe ēėshtjet e pėrbashkėta i shikonte kuvendi i pleqėsisė, i cili merrte edhe vendimet. Lirinė e tyre Suliotėt e mpronin, natyrisht, me armė. Dhe mbasi nė malet e Sulit, pėrveē gjėsė sė gjallė, bėhej fort pak drithė, ata plaēkitnin nganjėherė fshatrat e fushave rreth e qark ose iu vinin haraē duke i mprojtur prej hajdutėve tė tjerė. Mbasi jetonin me pushkė nė dorė, kishin nevojė pėr njė farė organizimi dhe pėr njė kapedan qė t'i kumandonte. Kėtė tė fundit e zgjidhte kuvendi i pleqėsisė, zakonisht nė dy nga familjet e para, n'atė tė Boēarėve ose tė Xhavellajve. Ali Pasha ishte pėrpjekur t'i pėrēante kėto me intrigat e tija. E pamė sesi nuk mundi t'a shkelte Sulin mė 1790 e 1791. Porsa Suliotėt filluan tė lidhnin miqėsi me Rusėt, mė 1799, ai i sulmoi rishtas. Lufta kėtė radhė vazhdoi gjatė, gjer mė 1803. Suliotėt u mprojtėn trimėrisht edhe i prapsėn shumė herė sulmet e ushtėrisė s'Ali Pashės. Mirėpo mė nė fund i lodhi rrethimi, mbetėn pa bukė e pa municione sepse rrugėt i kishin tė prera nga tė gjitha anėt. S'mundi t'iu vinte as njė ndihmė prej Rusėve, as prej kurkujt tjetėr. E vetėmja gjė qė deshėn tė bėnin Rusėt, ishte formimi i njė lidhjeje tė feudalėve shqiptarė kundėr Ali Pashės, domethėnė atė qė kish dashur tė bėnte Venetiku disa vjet mė parė. Por Aliu e pėrēau edhe e shpartalloi kėtė pėrpara kohe. Mundi tė pėrēante deri Suliotėt trima duke afruar Kiēo Boēarin, i cili tregohej i pakėnaqur sepse kuvendi i krerėvet, nė vend t'atij, kishte zgjedhur si kapedan Foto Xhavellėn. Kėshtu nga mbarimi i vitit 1803, ushtėritė e Ali Pashės qė i kumandonte i biri, Veli Pasha, u futėn thellė dhe i shtrėnguan Suliotėt, mbetur pa ushqime pėrpara dimrit, tė kėrkonin marrėveshje. Ata pranuan tė shpėrngulėshin nga Suli me kusht qė tė lihėshin tė lirė pėr t'ikur me gra e fėmijė nė drejtim tė Pargės, e cila ndodhej nė duart e Rusėvet. Veli Pasha e pranoi kėrkesėn e tyre edhe u lidh me shkrim e me betim se do t'a mbante fjalėn. Po kur Suliotėt ishin udhės dhe s'kishin mundėsi luftimi, arriti Ali Pasha, nė fund tė Dhjetorit 1803, edhe e prishi marrėveshjen e tė birit. Dhelpra plakė e dinte qė Suliotėt do tė hidhėshin menjėherė n'ishujt Jonianė pėr t'u vėnė nė shėrbim tė Rusisė. Prandaj desh t'i ndalte aty, ku mund t'i vendoste si bujq nė ēifliqet e tija. Dėrgoi fuqi pėr t'i kthyer ata qė ishin nisur nė drejtim tė Pargės. Vetėm njė pjesė e Suliotėvet, me kapedan Foto XhavelIėn mundi tė hidhej nė Korfus. Tė shumėt u kapėn rrugės dhe u ndalėn. Njė pjesė tjetėr nuk desh tė dorėzohej dhe luftoi gjersa u shua fare. Skena mė pėrqethėse e kėsaj tragjedie ėshtė ajo e njė grumbulli grash Suliote qė s'deshėn t'iu binin nė dorė ushtarėve t'Ali Pashės, edhe u hodhėn me foshnjat nė krahė prej shkėmbinjve tė Zallongut nė fundet e greminės.

    Thuhet se Suliotėt u hodhėn nga shkėmbi duke dredhur valle, me njė kėngė nė gojė qė iu linte lamtumirėn e fundit malevet tė tyre. Grekėt e kanė rrėmbyer kėtė skenė tė denjė pėr tragjedin klasike, edhe e paraqesin mė ēdo rast si shprehjen mė tė lartė tė heroizmit grek. Iu kujtojmė se kėnga e mallėngjyershme e Suliotevet kumboi nė shqipen mė tė pastėr, dhe s'mund tė ketė gjak Shqiptari mė tė kulluar nga ai qė rrodhi prej plagėvet tė tyre. Vetėm stėrmbesat e Teutės krenare mund t'ishin tė zonjat pėr njė vepėr t'atillė. Suliotėt s'dinin fare greqisht, as pėr tė thėnė bukė e ujė. Shqiponja e Sulit, Mark Boēari, i cili ėshtė mbiquajtur Leonidha i Greqisė moderne, shkroi nė Korfus mė 1809, pranė konsullit tė Francės, Pouqueville, njė fjalorth greqisht-shqip, qė ruhet edhe sot nė Bibliotekėn Kombėtare tė Parisit. Fati i keq i racės shqiptare ka qėnė qė tė mbushte botėn me heronj duke shkrirė vetvehten.

    Sipas njė marrėveshjeje ruso-turke nėnshkruar mė 21 Prill 1800, ishujt Jonianė formuan gjoja njė shtet autonom, Republika e Shtatė-Ishujvet, nėn mprojtjen e Rusisė, e cila mbante tė pushtuar edhe skelėn e Pargės nė bregdetin e Epirit. Rusėt u pėrpoqėn t'i nxirnin ngatėrresa Aliut duke shtytur kundėr tij bejlerėt e Ēamėrisė e tė tjerė feudalė shqiptarė. Por ai i pėrēau e i shtypi kėto lėvizje. Pėr tė gjetur pėshtetje kundrejt Rusėvet, Ali Tepelena iu suall Anglisė dhe kėrkoi tė lidhte me tė njė marrėveshje tė veēantė, e cila u arrit nė njė formė pothuajse zyrtare mė 1803. Anglezėt i premtonin Aliut pėrkrahje kundrejt Rusisė dhe Turqisė, ai zotohej t'iu shėrbente kundėr Francės, pavarėsisht nga politika qė do tė ndiqte ndaj kėsaj Porta e Lartė. Megjith ndėrhyrjen miqėsore t'Anglezėvet, marrėdhėniet e Rusėvet me Ali Pashėn mbetėn tė ftohta.

    Kur Napoleoni, me fitoren n'Austerlitz dhe me traktatin e Petersburgut, nė Dhjetor 1805, e kėtheu balancėn e Evropės n'anė tė tij, Ali Pasha vrapoi tė hynte nė marrėdhėnie me tė, por pa i kėputur lidhjet me Anglezėt. Napoleoni e priti mirė afrimin e Ali Pashės sepse ky mund t'i shėrbente pėr t'iu marrė Rusėvet ishujt Jonianė. Pastaj, si Frėnqtė edhe Anglezėt e dinin qė Ali Pasha bėnte politikėn e tij, tė pavarur nga Porta e Lartė. Kėshtu Franca dėrgoi nė Janinė mė 1806 njė konsull tė pėrgjithshėm, Franēois Pouqueville, i cili i solli Aliut fjalė tė mira nga anė e Perandorit, duke i premtuar edhe ishullin e Korfuzit nė rast se do t'iu merrej Rusėvet. Me ndėrmjetėsimin e Francės, Porta e Lartė i bėri disa lėshime Ali Tepelenės edh'emėroi dy djemtė e tij, Myftar Pashėn dhe Veli Pashėn, si mytesarrifė nė sanxhaqet e Lepantit e tė Moresė. Pas Gjin Bua Shpatės, Ali Tepelena ėshtė i dyti Shqiptar qė e ka shtrirė sundimin gjer nė jugė tė Greqisė.

  5. #25
    vazhdimi...


    Por miqėsia e Aliut me Francėn nuk vazhdoi shumė kohė. Pas fitorevet tė tjera qė pati Napoleoni mbi Rusėt n'Eylau e nė Friedland dhe me paqen e Tilsit, nė Korrik 1807, ishujt Jonianė dhe Parga kaluan pėrsėri nėn sundimin e Francės. Ali Pasha dėrgoi njė pėrfaqėsonjės pranė Napoleonit pėr t'i kėrkuar Korfuzin, sipas premtimit, por ajo fjalė ishte harruar... Pėrkundrazi, Frėnqtė i kėrkuan Aliut edhe Butrintin, por ai nuk ua lėshoi.

    I pakėnaqur prej Francės, Ali Pasha hyri pėrsėri nė marrėveshje me Anglezėt, ndonėse kėta ishin atėhere nė gjendje lufte me Turqinė. Iu premtoi ndihmėn pėr dėbimin e Frėnqvet nga ishujt Jonianė duke kėrkuar pėr vehte Pargėn dhe ishullin e Santa-Maurės. Pas nėnshkrimit tė paqes ndėrmjet Anglisė dhe Turqisė, mė 1809, Aliu i vazhdoi bisedimet mė lirisht duke dėrguar nė Londėr njė njerinė e tij tė besuar. Anglezėt, sipas zakonit, i dhanė premtime tė mira, po kur i pushtuan ishujt Jonianė, disa vjet mė vonė, s'i lėshuan gjė Aliut. Mbasi deshėn t'a kishin si njė aliat kundėr Francės, i dėrguan ca armė e municione dhe, pak mė vonė, ca topa e varrela baruti, duke e pėrkrahur njėkohėsisht edhe pranė Portės sė Lartė.

    Ndėrmjet vjetėvet 1808-1812, Ali Tepelena futi nėn sundimin e tij gjithė Shqipėrinė e jugės dhe tė Mesmen, dhe mė shumė se gjysmėn e Greqisė. Disa kryengritje tė shtytura prej Frėnqvet nė Greqi dhe nė Shqipėri i shtypi si tė tjerat. Sulmoi Beratin duke e rrahur me artileri dhe e shtrėngoi Ibrahim Pashėn tė largohej nė Vlorė, tė nėnshtrohej dhe tė dėrgonte nė Janinė tė birin si peng. Mė nė fund e kapi dhe e hodhi nė burg, megjithėse ishte i vjehrri i dy tė bijvet. Ndoshta do t'a kishte vrarė sikur tė mos druante zemėrimin e Stambollit. Shkatėrroi gjithashtu lidhjen e bejlerėve tė Ēamėrisė, e cila udhėhiqej nga Hasan Ēapari dhe Islam Pronja. Kėta tė dy u dorėzuan dhe iu shtruan burgut tė Janinės. Nė tė njėjtėn kohė Aliu iu vėrsul Himarės, tė cilėn e nėnshtroi. Frėnqtė protestuan nė Stamboll kundėr kėtyre vepėrimeve t'Aliut dhe Napoleoni kėrcėnoi Portėn e Lartė. Zgjerimi i fuqisė s'Ali Tepelenės formonte njė rrezik pėr pozitat e tyre n'ishujt Jonianė. Por Aliu nuk dėgjoi nga kėto profka dhe vazhdoi n'udhėn e tij. Mbasi pati shtirė nė dorė Beratin dhe Vlorėn, mbetėshin akoma tė panėnshtruar pashallėku i Delvinės me Gjirokastrėn dhe disa feudalė tė tjerė aty-kėtu. Frėnqtė u pėrpoqėn vazhdimisht t'i shtynin kėta kundėr Aliut, por ky e theu Mustafa Pashėn e Delvinės, mė 1811, e pushtoi atė qytet dhe Gjirokastrėn, e disa muaj mė vonė, nė Shkurt tė vitit 1812, iu dha grushtin e fundit kundėrshtarėvet tė tij, tė cilėt ishin mbledhur nė fortesėn e Kardhiqit. Se sa u zemėruan Frėnqtė pėr kėto vepėrime, kuptohet nga shkrimet e konsullit tė tyre nė Janinė, Pouqueville, tė cilat janė plot helm e mllef jo vetėm kundėr Ali Pashės, po edhe kundrejt Shqiptarėvet nė pėrgjithėsi.

    Nga krimet mė shtazarake t'Ali Tepelenės gjatė atyre vjetėve, janė prishja e Hormovės dhe e Kardhiqit. Kėta fshatra i kishin bėrė njė fymje s'ėmės, kur Aliu ishte i vogėl, e prandaj iu ruante njė urrejtje tė thellė. Pėr t'i mbledhur tok tė gjithė burrat e Kardhiqit, vajti gjoja pėr t'u pajtuar me ta, i thirri, i mori me tė mirė, dhe pastaj iu dha urdhėr ushtarėvet: "vrijini!". Aty u zhvillua njė skenė nga mė tė dhėmbėshmet. Ushtarėt shqiptarė qė kishte me vehte, Toskė edhe Mirditas, nuk pranuan tė shtinin kundėr njerėzve tė ēarmatosur. Aliu i tėrbuar kėrcėnoi, pėrplasi kėmbėt, shtrėngoi grushtat, ulėriti, shkumbėzoi, por ata nuk dėgjuan. Mė nė fund u paraqit Thanas Vaja me njė trupė Grekėsh qė e kryen atė shėrbim xhelati duke vrarė lart nga 800 burra tė Kardhiqit. Me tė njėjtėn lehtėsi, Ali Tepelena, si njė bishė e etshme pėr gjak, iu preu kokat gjithė bejlerevet qė mbante nė burgun e Janinės, pa kursyer as Mustafa Pashė Delvinėn pėr tė cilin kishte ndėrhyrė Stambolli.

    Duke pėrfituar nga pazotėsia e Ibrahim Pashė Bushatit, nga pakėnaqėsitė qė ai shkaktoi nė Shqipėrinė e Mesme e tė veriut dhe nga trubullimet qė plasėn nė Shkodėr pas vdekjes sė tij, Ali Tepelena ndėrhyri n'ato vende, me intriga e ryshfete, pėr t'i lidhur me pashallėkun e Janinės. Bėri pėr vehte disa nga sundimtarėt e Shqipėrisė sė Mesme deri nė Krujė, u mundua tė gjente pėrkrahės nė Dibėr e Mat, dhe t'afronte Kapidanin e Mirditės, Prenk Lleshin. Kėshtu, mė tė shumėt e feudalėve tė Shqipėrisė sė Mesme iu nėnshtruan Ali Pashė Tepelenės, sundimi i tė cilit arrinte prej Shkumbinit gjer nė Moré tė Greqisė.

    Kur qeverimin e Shkodrės e mori nė dorė Mustafa Pashė Bushati, Ali Tepelena lidhi krushqi me kėtė duke i dhėnė pėr grua tė mbesėn, Aishe Kadėnėn, tė bijėn e Veliut. Po nusja vdiq pas pak kohe, thuhet se e helmuar prej sė vjehrrės, e cila dyshonte se mos e mbesa e Ali Tepelenės kishte ardhur pėr t'i helmuar tė birin. Mustafa Bushati, ose Kara Mustafa Pasha, siē ėshtė quajtur, pėr tė mprojtur pashallėkun e tij prej ndėrhyrjevet t'Aliut, kėrkoi t'afrohej sa mė shumė me Stambollin. Porta e Lartė pėrfitoi nga ky rivalitet midis dy pashallarėvet mė tė mėdhenj tė Shqipėrisė, pėr tė shtytur Bushatlinė kundėr Ali Tepelenės dhe Gegėt kundėr Toskėvet. Mė 1815, Sulltani i dėrgoi Mustafa Bushatit titullin vezir edhe e ngarkonte me detyrėn e valiut mbi sanxhaqet e Shqipėrisė veriore gjer n'Elbasan e n'Ohėr. Nga ana tjetėr, Ali Tepelena e kuptonte se pashallėku i Shkodrės ishte njė kockė e fortė pėr t'u gėlltitur, prandaj tė dy kundėrshtarėt vazhduan ta shikonin shtrembėt njėri-tjetrin, por pa luajtur vendit dhe duke qėndruar seicili nė cakun e vet.

    Peripecitė e luftavet napoleoniane dhe qėndrimet e Turqisė kundrejt Francės ushtruan ndikimin e tyre nė vepėrimet e brendėshme dhe politikėn e jashtėme t'Ali Tepelenės, por pa ua ndėrruar drejtimin qėllimevet tė tija. Pas rėnies sė Napoleonit, Kongresi i Vienės i vuri Shtatė-Ishujt Jonianė nėn mprojtjen e Anglisė. Kjo nuk i lėshoi gjė Ali Pashės, dhe vetėm mė 1819 mundi ky tė merrte qytetin e Pargės.

    Kongresi i Vienės dhe Alianca e Shėnjtė qė ai krijoi mė 1815 sillte njė kthesė tė re nė gjendjen ndėrkombėtare. Fuqitė nėnshkruėse zotohėshin tė mbanin statu quo-nė n'Evropė dhe tė mos pėrkrahnin lėvizjet kryengritėse tė kombėsivet tė shtypura. N'atė mėnyrė Turqia lirohej pėrsėri nga presionet e jashtėme edhe i mbetėshin duart e lira pėr tė shtruar pashallarėt e pabindur. Duke parė se edhe prej Anglisė s'po delte gjėkafshė, Ali Tepelena mendoi se Rusia, sadoqė antare e Aliancės se Shėnjtė, nuk do tė qėndronte si "shenjtore" kundrejt Turqisė. Prandaj me anėn e njė tė besuari, Kostandin Dukės, iu bėri Rusėvet njė propozim qė rrėfen haptas qėllimet e Ali Pashės. Ky tregohej i gatishėm t'a ndihmonte Rusinė me 30.000 ushtarė nė rastin e njė lufte kundėr Turqisė, dhe tė mbetej gjithmonė aliat i asaj, nėqoftėse ajo do t'a njihte si princ tė pavarur mbi njė shtet qė, duke pėrfshirė Shkodrėn nga veriu, tė shtrihej gjer nė Vardar, nga lindja, dhe nė gjirin e Korinthit, nga juga. Rusėt iu pėrgjigjėn se nuk kishin asnjė qėllim lufte kundėr Turqisė.

    Pėrveē vepėrimevet me armė dhe politikės sė jashtėme, Ali Pasha u muar edhe me organizimin e brendshėm tė pashallėkut tė tij. Nė Janinė ngriti Divanin e tij, nė shembull tė njė qeverie orientale, me njė kryetar dhe disa kėshilltarė qė merrėshin me punėt e administratės. Mbante rreth vehtes njė numėr ndihmėsash dhe bashkėpunėtorėsh besnikė, civila e ushtarakė, qė kryenin shėrbimet e ndryshme. Nė radhėt e nėpunėsvet, kishte shtatė a tetė sekretarė qė dinin gjuhėt e huaja. Po edhe "drejtėsia" me "gjyqet" e saj nuk mungonte, dhe bėhej sipas sheriatit me kadilerėt nė krye, pėr Myslimanėt, ose pas kanonevet kishtare pėr tė Krishterėt. Shumė herė Ali Pasha i dėgjonte dhe i ndante gjyqet vetė. Vendimet nuk shkonin mė pėr diktim nė Stamboll, si mė parė, por shikohėshin nė Janinė. Malėsorėt rregullohėshin si gjithmonė pas sė drejtės zakonore. Nė ēdo qendėr krahine tė pashallėkut kishte njė myteselim t'emėruar nga Janina dhe njė kėshill qė zgjidhej nga parėsia e qytetit. Njė kujdes tė veēantė iu vuri Ali Pasha t'ardhuravet tė cilat, pėrveē taksavet, shtohėshin prej gjobavet, dhuratavet, e me ēifliqet qė iu rrėmbeu bejlerėve tė tjerė. Ai vetė kishte bėrė tė tijat lart nga 900 fshatra-ēifliqe. Nė njė principatė qė pėrfshinte tėrė Shqipėrinė e jugės, Epirin, Thesalinė dhe Greqinė perėndimore gjer nė Moré, me njė bregdet qė shtrihej prej Durrėsit gjer nė Korinth, e ku tė gjitha skelat pėrveē Pargės ishin nėn kontrollin e tij, merret me mend se ēfar t'ardhurash mund tė kishte Ali Pasha. Ai dėrgonte nė Stamboll njė pjesė tė vogėl tė kėtyre, e sidomos ryshfete nė rrethin e Sulltanit, shpenxonte njė pjesė tjetėr pėr ushtėrinė dhe administratėn, mbante agjentė jo vetėm nėpėr qendrat e Ballkanit, po edhe n'Evropė e nė Lindjen e Afėrme, dhe kėnaqte pasionin e thellė tė tij pėr tė grumbulluar thesarė, pėr tė cilėt thuhej se ishin pėrrallėzorė. Por kėta s'i hynė nė punė kur i erdhi fundi, sepse ishte aq kurnac sa qė nuk dijti t'i pėrdorte pėr t'organizuar njė fuqi ushtarake moderne, si Mehmet-Aliu i Egjyptit, i cili i vajti Sulltanit gjer tek portat e Stambollit. Ushtėria e Ali Pashės kishte nja 15.000 veta nė kohė paqeje, pėrgjithėsisht Shqiptarė, pėrveē disa trupave Grekėsh dhe ca specialistėve tė huaj pėr armėt e ndryshme, sidomos artiljerė Napolitanė. Nė kohė lufte, Ali Tepelena mund tė ngrinte fuqi dy-tri herė mė tepėr, sipas rastevet, duke arritur gjer mė 50.000 ushtarė. Forcėn e kėsaj ushtėrie e pėrbėnin Shqiptarėt, pėrgjithėsisht Toskė, por kishte edhe grupe Gegėsh: Dibranė, Mirditas, Shkodranė. Aliu mbante edhe njė flotė tė vogėl lufte me detarė Himariotė, Ulqinakė dhe Grekė. Megjithėse pat hapur nė Janinė njė shkollė ushtarake dhe qe munduar t'organizonte njė ushtėri tė rregullt me anėn e disa aventurierėve evropianė qė kishin hyrė nė shėrbim tė tij, Aliu nuk mundi tė krijonte njė forcė moderne, qoftė sepse ishte tepėr kurnac, qoftė sepse sundimi i tij ishte personal dhe tiranik.

    Me qetėsinė qė vuri, me sigurimin e rrugėvet, tė cilat edhe i ndreqi, Ali Pasha i dha shtytje tregėtisė bujqėsisė dhe zejtarisė sė vendit. Mbasi m'e keqja e tė gjitha tiranivet duket se ėshtė anarkia, me zhdukjen e kėsaj dhe me vendosjen e njė farė rregulli, jeta ekonomike e vendit mori njė pėrmirėsim tė dukshėm. Ali Pasha i dha shtytje edhe arėsimit, duke hapur shkolla greqishte pėr tė Krishterėt dhe turqishte pėr Myslimanėt. Disa shėrbime higjienike, si pėr shembull shėnimi kundėr lisė - ēpikur atėhere prej Jenner-it - ishin mė tė pėrparuara nė pashallėkun e Janinės se sa nė viset e tjera tė Perandorisė Otomane. Disa tė huaj kanė menduar se Ali Pasha desh tė fuste qytetėrimin evropian nė Shqipėri, dhe se gjatė sundimit tė tij Janina u bė njė nga qendrat ekonomike dhe kulturore mė tė rėndėsishme tė Ballkanit. Veshja kombėtare e Shqiptarėvet - veshja m'e mrekulluarshme e botės sipas Byron-it - u pėrhap gjer nė Moré dhe u bė modė pėr tėrė aristokracinė e Ballkanit. Grekėt e kanė marrė prej Shqiptarėve duke e shėmtuar si njė karikaturė, qė tė bėn tė qeshish ashtu si e mbajnė evzonėt sot. Dhe bota qė s'e di, kujton se fustanella ėshtė veshje kombėtare e Grekėvet.

    Pra, me gjithė krimet e neveritshme dhe sundimin tiranik tė tij, Ali Pashė Tepelena u shikua si njė nga figurat e mėdha tė kohės dhe bėri tė dėgjohej emri i Shqipėrisė n'Evropė. Priti n'oborrin e tij poetė, shkrimtarė, turistė nga vendet e ndryshme t'Evropės, sikurse Lord Byron-in qė ia kushtoi Shqipėrisė dhe Shqiptarėvet kėngėn e dytė tė poemit kryevepėr Childe Harold. Aliu dinte tė priste shumė mirė dhe kishte njė mėnyrė tė foluri aq t'ėmbėl sa qė ēuditej njeriu sesi mund tė fshihėshin gjithė ato krime e tė paudha prapa asaj mjekrre tė bardhė patriarku. Ndonėse fare i pa-shkollė, bisedat e tija ishin fort interesante dhe ēfaqte mendime qė iu bėnin pėrshtypje tė huajvet. Shikohej n'atė kohė si njė sundimtar i fuqishėm, aq sa shtetet e Perėndimit pyesnin ambasadorėt e tyre nė Stamboll se cili ishte m'i fortė, Sulltani apo Ali Pashė Tepelena.

    Me gjithė namin e urryer qė mori si pėrndjekės i tė Krishterėvet - sepse ata qė kanė shkruar pėr tė ishin zakonisht tė krishterė - Ali Pasha u tregua i paanshėm ndėrmjet fevet dhe kishte nė shėrbim tė vet Myslimanė e tė Krishterė. Ai shtypte kėdo qė nuk i shtrohej sundimit tė tij - siē qe rasti i Suliotėvet dhe i Himariotėvet - e ndoshta krimet mė tė tmerrshme i bėri mbi Myslimanėt, mbasi kėta ishin mė tė pabindur e mė tė vėshtirė pėr t'u nėnshtruar. Nė sarajin e Janinės ai ishte i rrethuar pothuajse me Orthodoks, tė cilėt kryenin pėr tė shėrbimet e sekretarėvet, tė pėrkėthenjėsvet, tė kėshilltarėvet e tė diplomatėvet. Kishte n'ushtėri, pėrveē xhelatit tė neveritshėm Thanas Vaja, i cili s'ia linte dalė Isuf Harapit, edhe oficerė si Aleks Nuēon, Mantho Ekonomin e tė tjerė Orthodoks. Edhe kėshilltarėt mė tė mirė i kishte prej kėtyre, si Stavro Ēapallanon, profesor Psalidhėn, e kėshtu me radhė. Sė shoqes mė tė dashuruar, Vasiliqisė, e cila kishte mbetur e krishtere, i kish ngrehur njė altar tė bukur nė sarajin e vet, siē dėshmon konsulli i Francės, Pouqueville-i.

    Ali Tepelena kishte ditur t'i sillte punėt me Stambollin, duke bėrė sikur bindej kur Porta e Lartė ishte nė gjendje tė merrte masa, dhe duke i hedhur nė shportė urdhėrat e saja kur ajo ishte nė pozita tė dobėta. Shumė herė qielli kishte qėnė vrėnjtur keq ndėrmjet atij dhe Stambollit, por ai pat mundur t'i davariste retė duke gjetur justifikime pėr vepėrimet e tija, tė cilat ishin gjoja n'interes tė Perandorisė, dhe sidomos duke zbutur me ryshfete njerėzit mė tė fuqishėm tė rrethit tė Sulltanit. Kėtij i drejtohej gjithmonė me mėnyra fort tė njerėzishme duke i shprehur me fjalė besnikėrinė mė tė plotė. Por kėto larje e lyrje nuk mund tė shkonin pėrherė. Sidomos qė Sulltan Mahmudi II, pasardhėsi i Selimit III, i kishte caktuar vehtes si program nėnshtrimin e pashallėkevet gjysėm-tė-pavarura, zhdukjen e jeniēerėvet dhe reformimin e shtetit turk me anėn e njė administrate tė pėrqendruar. Qysh mė 1812, Ali Tepelena u gjet nė njė pozitė tė vėshtirė kundrejt Portės sė Lartė, e cila e shkarkoi nga detyra e mytesarrifit tė Tėrhallės (titulli zyrtar qė mbante Aliu), duke i lėnė vetėm atė tė dervenxhi-pashajt. Njėkohėsisht Stambolli e qortoi pėr vrasjen e Kardhiqotėvet myslimanė dhe e urdhėroi qė tė largohej nga Janina e tė qėndronte pėr ca kohė nė Tepelenė. Aliu u bind sa pėr sy e faqe dhe u tėrhoq nė Tepelenė, por duke e mbajtur gjithmonė nė dorė sundimin e Janinės. Mirėpo n'atė kohė ndodhi disfata e Napoleonit nė Rusi qė e pėrmbysi pėrsėri ballancėn e fuqivet n'Evropė. Ali Tepelena u kthye menjėherė nė Janinė dhe iu drejtua Anglezėvet, tė cilėt tani kishin mė shumė nevojė pėr tė. Kėta i dėrguan armė e municione dhe ndėrhynė pėr tė pėrmirėsuar pozitat e tija pranė Portės sė Lartė.

  6. #26
    vazhdimi..

    Por mė 1820, duket se kupa ishte mbushur plot, ose Sulltan Mahmudi e ndjeu vehten mė tė fortė pėr t'i rėnė kokės "Asllanit tė Janinės". Nė kėtė drejtim, qarqet e Portės sė Lartė shtyhėshin vazhdimisht edhe prej armiqve t'Aliut, tė cilėt qenė mbledhur nė Stamboll pasi patėn humbur ēifliqe e pozita qė gėzonin mė parė nė krahinat shqiptare e greke tė pashallėkut tė Janinės. M'i zoti nga kėta ishte Ismail Pasho Bej Janina, tė cilin Aliu, si shumė tė tjerė, e kishte xhveshur nga ēifliqet dhe ndjekur gjithkah pėr t'a zhdukur. Burrė i paraqitshėm dhe gojtar i mirė, Ismail Pasho Beu kishte mundur tė hynte thellė nė lidhjet miqėsore, jo vetėm me rrethin e Sulltanit, sidomos me kėshilltarin mė tė besuar tė tij, Halet Efendinė, po edhe me vetė Mahmudin II. Dhe i shtynte vazhdimisht kundėr Ali Tepelenės, tė cilin e pėrshkruante me ngjyrat mė tė zeza duke theksuar sidomos qėllimin e tij pėr t'u bėrė i pavarur nga Turqia. Ali Pasha dėrgoi njerėz nė Stamboll pėr tė vrarė Ismail Pasho Beun, dhe ata i ranė afėr pallatit tė Sulltanit por nuk e vranė dot. Kjo ngjarje i pezmatoi mė tepėr akoma marrėdhėniet e kėqia t'Aliut me Portėn e Lartė. Nga ana tjetėr i shtynte urat me mėnyrat e tija dhelparake edhe Fanari grek, i cili punonte pėr Eteristėt qė po pregatitnin kryengritjen greke. Kėta pėrpiqėshin tė shkaktonin sa mė shumė trazira nė Perandorinė Otomane dhe t'i hidhnin fuqitė turke kundėr Ali Tepelenės, me qėllim qė tė pėrfitonin vetė. Gjithė kėto intriga e urrejtje e bindėn Mahmudin II se i duhej dhėnė fund "mbretėrimit" t'Ali Pashės. Me njė dekret qė nxori nė fillim tė vitit 1820, Sulltani e shkarkoi atė, si edhe tė bijtė, nga ofiqet zyrtare dhe kėrkoi qė brenda dyzet ditėve ai tė paraqitej nė Stamboll pėr tė dhėnė llogari.

    Ali Tepelena bėri ē'ishte e mundur pėr t'a larguar shkrepėtimėn e rrufesė qė po e kėrcėnonte mbi kokė. Dėrgoi nė Stamboll ryshfete e letra me lutje e pėrulej si edhe komisione tė pėrbėra prej Myslimanėsh e tė Krishterėsh, prej Shqiptarėsh e Grekėsh, pėr t'iu lutur Portės sė Lartė qė t'a kėthente vendimin sepse kishin qėnė shumė tė kėnaqur nga qeverimi i Ali Pashės. Por kėto pėrpjekje nuk ecėn kėtė radhė. Aliu kėrkoi pėrkrahjen e Anglezėvet, por as kėta nuk kishin mė nevojė pėr tė. Kėrkoi ndėrhyrjen e Austrisė, e mė vonė tė Rusisė, tė cilat s'deshėn t'interesohėshin pėr Pashanė e Janinės. Kartėn mė tė madhe u pėrpoq t'a loste me organizatėn kryengritėse greke, Filiqi Eteria (Shoqėria e Miqvet), e cila ishte duke pregatitur kryengritjen e pėrgjithshme pėr tė fituar pavarėsinė e Greqisė. Duke kujtuar se kjo organizatė do tė kishte edhe pėrkrahjen e Rusisė, Aliu u mundua t'a shtynte pėr t'a hedhur nė vepėrim, qė kėshtu fuqitė turke tė kapėrthehėshin me kryengritjen greke. Mirėpo kėtė llogari e bėnin edhe Eteristėt, tė cilėt donin qė Aliu tė hynte i pari nė valle duke u mbėrthyer me ushtėrinė otomane pėr t'i lehtėsuar punėn kryegritjes greke. Prandaj nėpėrmjet tė Fanarit e shtynin Portėn e Lartė kundėr Ali Tepelenės. Eteristėt pėrfituan nga nevoja qė kishte Aliu pėr tė gjetur aliatė edhe e bėnė si njė strehė tė tyren pashallėkun e Janinės. Deri brenda nė pallatin e Aliut nėpunėsit dhe sekretarėt, Grekė ose Shqiptarė orthodoks, ishin antarė tė "Shoqėrisė sė Miqvet" dhe punonin pėr llogari tė kryengritjes greke. Kėta donin t'a pėrdornin Ali Pashėn pėr tė hedhur kundėr tij forcat turke, por jo qė ky tė delte sundimtar i pavarur siē kishte qėllimin, sepse atėhere krahinat e Greqisė perėndimore gjer nė Korinth do t'i mbetėshin principatės s'Aliut. Ky e kuptoi qėllimin e Grekėvet dhe desh tė pėrdorte tė njėjtat mėnyra duke e vėnė nė dijeni Portėn e Lartė mbi planet e Eteristėvet dhe duke u treguar i gatshėm pėr tė shtypur lėvizjen e tyre. Porta e Lartė nuk desh tė tundej nga vendimi qė kishte marrė, dhe Aliut s'i mbetej tjetėr veēse tė pregatitej pėr qėndresė.

    Mbasi Ali Pashė Tepelena nuk u paraqit nė Stamboll, Sulltan Mahmudi II e shpalli fermanli, nė fillim tė Majit 1820. Njėkohėsisht e mallkoi edhe Sheh-yl-Islami duke e quajtur Kara Ali (Aliu i Zi). Kumanda e pėrgjithshme e fuqivet ushtarake qė do tė nisėshin kundėr tij iu ngarkua Ismail Pasho Beut, i cili, me njė ferman tė Sulltanit, ishte emėruar edhe qeveritar i Janinės. Por as Ali Pasha nuk ndėjti me duar kryq: qysh se u keqėsuan marrėdhėniet me Portėn e Lartė, filloi nga masat ushtarake pėr t'organizuar mprojtien, vuri garnizone nėpėr fortesat dhe nė pikat strategjike tė pashallėkut. Mė 23 Maj, thirri nė Janinė njė mbledhje tė madhe Shqiptarėsh e Grekėsh me pjesėmarrjen e klerit mysliman e orthodoks, pėrpara sė cilės tregoi tė mirat qė i kishte sjellė vendit, sidomos barasinė ndėrmjet fevet dhe pėrkrahjen qė iu kishte dhėnė tė Krishterėvet, premtoi mė mirė pėr nė t'ardhmen dhe kėrkoi qė tė bashkohėshin tė gjithė rreth tij kundėr ushtėrivet tė Sulltanit. Aty ēfaqi edhe mendimin se, po tė delte fitimtar, do t'a bėnte shtet tė pavarur Shqipėrinė (e cila do tė pėrfshinte Epir e Thesali) kurse krahinat e Greqisė gjer nė Moré mund t'organizohėshin nė njė shtet autonom nėn mprojtjen e tij. Provoi edhe njė herė tė hidhte nė kryengritje Eteristėt grekė duke iu premtuar ndihmėn edhe autonominė. Por Grekėt nuk luajtėn dhe pritėn qė rrebeshi turk tė pėrplasej mbi Ali Tepelenėn. Ky e kuptoi se rrethanat po e shtrėngonin tė bėnte lodrėn e Grekėvet dhe se prej luftės sė tij do tė pėrfitonte kryengritja greke, por s'kishte tjetėr udhė. Pėr tė gjetur aliatė ose pėr t'i shkaktuar Turqisė trazime n'anė tė tjera, dėrgoi njerėz nėpėr qendrat e Ballkanit, si nė Mal-tė-Zi, Serbi e Vllahi, duke iu bėrė thirrje atyre popujve qė tė ngrihėshin kundėr Stambollit. Thuhet se agjentėt e tij arritėn gjer nė Persi, pėr t'a shtytur kėtė nė luftė kundėr Turqisė.

    Duke e pandehur fuqinė e Ali Pashė Tepelenės mė tė fortė se ē'ishte, Porta e Lartė dėrgoi ushtėri tė shumėta edhe e sulmoi pashallėkun e tij nė disa drejtime tė ndryshme nga toka dhe nga deti. Pothuajse tė gjithė pashallarėt e Ballkanit muarėn urdhėr pėr t'u nisur kundėr Janinės. Kumandėn e mprojtjes sė Toskėrisė prej Gjirokastrės deri n'Ohri, Ali Pasha ia ngarkoi tė birit, Myftarit, i cili n'atė kohė ishte mytesarrif i Beratit. Kurse djalit tė dytė, Veliut, i dha kumandėn e mprojtjes sė Thesalisė e Lepantit, nga juga. Por trupat mė tė zgjedhura t'Ali Pashės, rreth 15.000 vetash, ishin nėn kumandėn e Ymer Bej Vrionit dhe kishin zėnė vend pėrkėtej lumit Aspropotamos, nė jugė-lindje tė Janinės, pėr tė mprojtur qendrėn e pashallėkut.

    Nga veriu, ushtėritė turke, nėn kumandėn e valiut tė Rumelisė, u nisėn prej Manastirit nė drejtim tė Beratit. Zbriti gjer n'Elbasan edhe Mustafa Pashė Bushati, por mandej u detyrua tė kėthehej pas sepse Malazeztė sulmuan Shkodrėn. I biri i Ali Tepelenės, Myftari, u tremb dhe u tėrhoq nė Gjirokastėr pa bėrė qėndresė tė fortė. Nga juga, porsa fuqitė turke, nėn kumandėn e Dramalli Pashės dhe Pehlivan Pashės, iu afruan Thesalisė, ēetat e martallozėvet grekė u larguan, i biri i dytė i Ali Tepelenės, Veliu, u tėrhoq i trembur nė Prevezė bashkė me kapedanėt e tjerė shqiptarė. Turqit pushtuan pa mundim Thesalinė, Etolinė dhe Lepantin. Kur arritėn nė qendėr tė pashallėkut, Ymer Bej Vrioni, njė aventurier qė kishte qėnė mė parė nė shėrbim tė Mehmet-Aliut t'Egjyptit, trathėtoi dhe u bashkua me ushtėritė e Sulltanit. Flota turke bllokoi Prevezėn dhe krejt bregdetin e Epirit. Nė gjirin e Prevezės ishte mbledhur edhe flota e Ali Pashės, e cila u dorėzua me trathėtinė e detarėvet grekė. Veli Pasha, i biri i Aliut, bėri njė farė qėndrese nė Prevezė, por mė nė fund si ai ashtu edhe i vėllaj, Myftari, qė ndodhej nė Gjirokastėr, u dorėzuan bashkė me familjet e tyre. Turqit i mbajtėn mirė nė fillim dhe i shtynin t'i shkruanin Plakut qė tė dorėzohej edhe ai.

    I mbetur vetėm, "luani" plak u mbyll nė kėshtjellėn e Janinės me disa mijėra ushtarė dhe me artilerinė, ku i qėndroi rrethimit njė vit e gjysėm me njė trimėri tė jashtėzakonshme pėr moshėn e tij afro tetėdhjetė-vjeēare. Bėri tė gjitha pėrpjekjet, provoi tė gjitha dhelpėritė, pa e humbur gjykimin as gjakftohtėsinė, edhe i prapsi shumė herė sulmet e Turqvet duke i kumanduar ai vetė ushtarėt e tij. Sipas zakonit, Ali Pasha u pėrpoq tė shfrytėzonte mosmarrėveshjet ndėrmjet kumandarėvet turq, tė shtynte popujt e Ballkanit ne kryengritje dhe t'organizonte njė qėndresė tė pėrgjithshme nė Shqipėri me anėn e disa kapedanėve tė tij, si Zylyftar Poda, Ago Vasiari, Tahir Abazi etj. Mundi tė merrej vesh deri me Suliotėt qė po i ndihnin ushtėrisė turke dhe t'i bėnte pėr vehte duke iu premtuar kėthimin e lirė nė Sul. Kėta, pasi shkėmbyen pengje me Ali pashėn, u shkėputėn prej Turqvet edhe u hodhėn nė luftė kundėr tyre duke iu prerė udhėt rreth Janinės. Grekėt, nga ana tjetėr, po gatitėshin pėr kryengritje. Porta e Lartė, e shqetėsuar prej lėvizjevet nė Ballkan, desh t'i jepte fund sa mė shpejt qėndresės s'Ali Tepelenės. Prandaj, nė Shkurt 1821, ia hoqi kumandėn e fuqivet rrethonjėse Ismail Pasho Beut, i cili u provua i pazoti, dhe dėrgoi nė vend tė tij ish-kryevezirin, Hurshid Pashėn.

    Por ngjarja m'e madhe ishte plasja e kryengritjes greke, nė Mars 1821, e cila i hapte Ali Tepelenės mundėsi tė tjera vepėrimi. Grekėt e bėnė forra porsa e panė se ushtėritė turke ishin mbėrthyer keq kundėr "luanit" tė Janinės. Ali Pasha u vu t'a loste pėrsėri kartėn e bashkėpunimit me Grekėt duke e pėrdorur nė tė dy anėt: mėnjanė iu propozonte Grekėvet t'a njihnin "mbret" tė tyren dhe ai merrte pėrsipėr t'i ēlironte nga zgjedha turke brenda pak kohe, n'anėn tjetėr i propozonte Stambollit se ai ishte nė gjendje t'a shtypte kryengritjen greke nė disa muaj nėqoftėse do tė falej prej Sulltanit dhe do t'i njihėshin pėrsėri titujt e mėparshėm. Si ēdo kryengritje, ashtu edhe ajo e Grekėvet ndeshi nė shumė vėshtirėsi. Prandaj tek njė pjesė e kryengritėsvet u krijua mendimi se mundėsitė e lirimit do t'ishin mė tė mėdha sikur Greqia t'a bashkonte luftėn e saj me atė tė Shqiptarėvet dhe t'Ali Pashės, nėn kumandėn e kėtij. Ata qė mendonin kėshtu, parashihnin krijimin e njė shteti greko-shqiptar (ose njė federatė dy shtetesh) me Ali Pashėn pėr mbret, por me kusht qė ky tė kėthehej i krishter orthodoks. Natyrisht, ky mendim nuk gjeti pėshtetje nė shumicėn e Grekėvet as tek pėrkrahėsit e tyre, Rusėt. N'anėn tjetėr, edhe Stambolli nuk i mori parasysh propozimet e Ali Pashės dhe as qė desh tė tundej nga vendimet e tija.

    Rrethimi i gjatė ua rrėzoi moralin luftėtarėve t'Aliut, tė cilėt nuk po shihnin mė asnjė rrugė daljeje. Turqit jo vetėm qė nuk hoqėn gjė prej ushtėrivet rrethonjėse tė Janinės pėr t'i dėrguar kundėr Grekėvet, por prunė edhe fuqi tė tjera. Mustafa Pashė Bushati, pasi e siguroi Shkodrėn kundrejt Malazezvet, zbriti nė Janinė me forcat e tija. Ushtarėt Gegė t'Ali Pashės nuk deshėn tė luftonin kundėr njerėzve tė tyre qė ndodhėshin me Bushatlinė. Disa lėvizje ēetash, nė Toskėri, u shtypėn shpejt. Nė Shtator 1821, Sulltan Mahmudi iu preu kokat djemvet dhe nipėrvet t'Ali Tepelenės. Kėtė e braktisėn mė nė fund edhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Mbeti vetėm me disa dhjetra njerėz besnikė. Por mbasi kėshtjellėn e Janinės e kishte minuar me varrela baruti, e kėrcėnoi ushtėrinė turke se do t'a hidhte n'erė nėqoftėse ajo bėnte njė ēap pėr t'i hyrė brenda:

  7. #27
    vazhdimi..


    "Kush s'e njeh Ali Barunė?
    - Lufton me Sulltan Mahmunė!".

    Hurshid Pasha, qoftė pėr tė mos rrezikuar ushtėrinė, qoftė pėr tė kapur thesarėt e Aliut, hyri nė bisedime me tė duke e gėnjyer se dekreti i faljes ishte nėnshkruar prej Sulltanit. Pastaj me shumė dredhi mundi t'a nxirte bashkė me tė shoqen dhe disa besnikė nė manastirin e Shėn-Pandelejmonit, mbi njė ishull tė liqenit tė Janinės, ku desh t'a kapte. Por Aliu u vra duke luftuar me armė nė dorė, mė 24 Jenar 1822. Koka e tij u dėrgua nė Stamboll, ku ndėjti disa ditė e varur pėrpara pallatit tė Sulltanit.
    Rėnia e Ali Pashė Tepelenės pati pasoja historike tė rendėsishme jo vetėm nė Shqipėri po edhe nė tėrė Ballkanin, ku filluan menjėherė lėvizjet kombėtare pėr shkėputjen nga Turqia. Tė parėt qė pėrfituan, qenė Grekėt. Kurse Shqiptarėt nuk kishin akoma njė ide kombėtare tė lidhur mirė prandaj kryengritjet e tyre qenė tė zgidhura, krahinore, dhe u shkrinė njėra pas tjetrės si zakonisht. Megjithatė, iu desh Turqisė tė luftonte shumė kohė pėr t'a qetėsuar gjendjen dhe pėr t'i futur deri diku Shqiptarėt nėn autoritetin e saj. Siē e pamė, Ali Pashėn nuk e pėrkrahu populli. Ndėrsa Kara Mahmud Bushati, qė kishte qeverisur me urti, i pat bėrė ballė Turqisė me pėrkrahjen e madhe qė gjeti nė Shkodėr dhe nė malėsitė e veriut, Ali Pashė Tepelena, qė sundoi si tiran, nė ēastin e rrezikut u braktis edhe nga rrethi i tij m'i afėrm. Por shembja e tij shkaktoi njė tronditje aq tė madhe, sa qė u ndie edhe shumė vjet mė pas. Figura e tij i humbi vijat e shėmtuara tė tiranit dhe u kėndua me kėngė popullore, jo vetėm nė Shqipėri po edhe nė Greqi. Pėrse tė ēuditemi? Popujt nė pėrgjithėsi adhurojnė mė shumė forcėn se sa moralin.

    Pasi e mori kėshtjellėn e Janinės, Hurshid Pasha me ushtėrinė turke iu fut Shqipėrisė sė jugės ku punoi tmerre tė mėdha. Vendi ra pėrsėri n'anarkinė e mėparshme. Kundėrshtarėt e vjetėr t'Ali Tepelenės ngritėn krye pėr tė rifituar ēifliqet dhe pozitat! Po edhe ish-pėrkrahėsit e tij nuk donin t'i humbisnin pronat dhe pozitat e fituara. Tė gjithė kėta ishin kundėr politikės pėrqėndronjėse tė Turqisė qė desh tė zbatonte Sulltan Mahmudi. Mė nė fund, disa bejlerė dhe kapedanė shqiptarė qė kishin shkuar pėr tė shtypur kryengritjen greke, u kthyen kur e panė se kumanda e lartė turke nuk ishte nė gjendje t'i paguante. E tėrė Toskėria ndodhej nė njė trazirė tė papėrshkruarshme. Tė zėnė me kryengritjen greke dhe me planin e ēfarosjes sė jeniēerėvet, Turqit pėrkohėsisht s'patėn se ē'tė bėnin. Po kur lufta ruso-turke mori fund, mė 1829, dhe Sulltani njohu pavarėsinė e Greqisė, Porta e Lartė vendosi t'a shtronte Shqipėrinė prej njė ēipi nė tjetrin dhe ta fuste nėn bindjen e plotė tė Stambollit. Kumandėn e vepėrimevet ushtarake ia ngarkoi krye-vezirit, Mehmet Reshid Pasha, i cili e nisi fushatėn me anėn e njė komploti. Ftoi nė Manastir krerėt e pabindur tė Toskėrisė gjoja pėr t'iu dhėnė shpėrblimet e prapambetura ose grada e nishane tė reja pėr shėrbimet qė kishin bėrė. Disa prej tė ftuarvet, si Zylyftar Poda, Tafil Buzi, Ēelo Picari, e tė tjerė, dyshuan dhe nuk u paraqitėn. Kurse atyreve qė vajtėn, gjithėsejt pesėqind veta, Mehmet Reshid Pasha iu bėri njė pritje madhėshtore, dhe pastaj gjatė njė parakalimi ushtarak qė kishte organizuar gjoja pėr nder tė tyre, i vrau tė gjithė, mė 26 Gusht 1830. Po ashtu veproi edhe nė Janinė i biri i Mehmet Reshid Pashės, Emin Pasha, i cili kishte thirrur nė tė njėjtėn datė disa krerė tė Ēamėrisė.

    Pas ēfarosjes sė bejlerėvet dhe kapedanėvet tė Shqipėrisė sė jugės, i vinte radha pashallėkut tė Shkodrės qė kishte mbetur akoma i paluajtur. Mustafa Pashė Bushati, duke u nisur kundėr Ali Tepelenės, nuk e mendoi ndoshta se i njėjti grusht do tė binte njė ditė edhe mbi kokėn e tij. Mė 1822, me urdhėr tė Portės sė Lartė ai shkoi nė ndihmė t'ushtėrivet turke pėr tė shtypur kryengritjen greke dhe mori pjesė nė rrethimin e Mesallonjės. Por u largua kur atje ra murtaja, mė 1823, e kur njėkohėsisht i erdhi lajmi se krerėt e Dibrės po lėviznin kundėr pashallėkut tė tij. U kthye nė Shkodėr me tėrė ushtėrinė e vet, pa marrė lejė nga Porta e Lartė, dhe nuk dėgjoi tė nisej mė pėr nė Greqi. Kjo mosbindje e zemėroi Stambollin, po edhe Bushatliu filloi t'a kuptonte se nuk ishte e largėt dita kur Porta e Lartė do t'i qėronte llogaritė me tė, porsa tė mbaronte punė me kryengritjen greke. Programi i reformavet qė kishte ndėrmarrė Sulltan Mahmudi ēonte vetvetiu n'atė ndeshje. Prandaj Mustafa Bushati u vu t'i pregatitej furtunės, duke forcuar ushtėrinė dhe duke shtrirė lidhjet miqėsore brenda e jashtė Shqipėrisė. Hyri nė marrėveshje me disa kapedanė Toskė, si Zylyftar Poda, kėrkoi tė bėnte me vehte feudalėt e Bosnjės, tė pakėnaqur edhe ata nga reformat e Sulltan Mahmudit, dhe desh tė siguronte sidomos pėrkrahjen e Rusisė nėpėrmjet tė princit serb Milosh Obrenoviē. Kur nisi lufta ruso-turke mė 1828, Mustafa Bushati mori urdhėr nga Porta e Lartė qė tė shkonte nė front. Rusėt deshėn t'a mėnjanonin, prandaj duket se i premtuan, me anėn e princit tė Serbisė, qė do t'a njihnin sundimtar tė pavarur nė Shqipėri, nėqoftėse nuk merrte pjesė nė luftė. Por Bushatliu nuk kishte aq besim nė Rusėt as nė vetvehte sa ta kėpuste fare me Turqinė. Prandaj desh tė mbante nė tė dy anėt: pa i thėnė "jo" Stambollit, gjeti shkaqe tė ndryshme pėr t'i ngadalėsuar pregatitjet dhe pėr t'u nisur me shumė vonesė, nė mėnyrė qė tė mos binte nė pėrpjekje me Rusėt. Kjo politikė e pavendosur nuk i vlejti. Ushtėritė turke u thyen gjatė verės sė vitit 1829. Kur u nėnshkrua paqja, Rusėt nuk e zunė me gojė fare ēėshtjen e Bushatliut. Atėhere ky, i zemėruar, desh t'i kundėrshtonte gjoja kushtet e rėnda tė paqes qė pranoi Turqia, edhe u vu t'ecte drejt Stambollit pėr tė bėrė presion mbi Rusėt. Qarqet otomane kundėrshtare tė reformavet e gjenin te kėto shkakun e mundjes sė Turqisė, prandaj menduan tė pėshtetėshin nė forcat e Bushatliut pėr t'a detyruar Sulltan Mahmudin qė tė hiqte dorė njėherė e mirė nga programi i tij. Por Mustafa Pasha s'arriti dot nė Stamboll se ndeshi nė kundėrshtimin e ushtėrisė ruse e cila e detyroi tė ndalej e mandej tė kėthehej pas. Kėshtu s'i mbetej tjetėr veēse tė mblidhej nė Shkodėr me ushtėrinė e tij.

    Porsa i ēliroi duart prej luftės me Rusėt dhe prej kryengritjes greke, Mahmudi II desh tė nėnshtronte Shqipėrinė duke e filluar nga Toskėria, siē e pamė mė sipėr. Me kėrdinė qė bėri nė Manastir, Mehmet Reshid Pasha kujtoi se i dha fund qėndresės sė Toskėvet. Mbetej tani pėr t'u nėnshtruar pashallėku m'i vjetėr i Shqipėrisė, ai i Bushatlijvet. Pra, nė Jenar tė vitit 1831, Porta e Lartė e shkarkoi Mustafa Pashėn nga sanxhaqet e Gegėrisė edhe e la vetėm si mytesarrif tė Shkodrės, por me kusht qė tė pranonte organizimin e ri administrativ, nėpunės turq dhe vendosjen e njė garnizoni t'ushtėrisė sė re turke nė kėshtjellėn e Rozafatit. Mustafa Pasha thirri nė njė mbledhje pėrkrahėsit e tij dhe ua paraqiti pėr bisedim urdhėresėn e Portės sė Lartė. Mbledhja nuk i pranoi vendimet e Stambollit, tė cilat i gjeti gjoja nė kundėrshtim edhe me interesat e Perandorisė.

    Sulltan Mahmudi II e shpalli atėhere fermanli Mustafa Pashė Bushatin dhe ia ngarkoi Mehmet Reshid Pashės kumandėn e shpeditės kundėr tij. Bushatliu kishte nisur me kohė nga pregatitjet ushtarake dhe nga fushata kundėr reformavet, tė cilat i shikonte si "armike tė fesė". Iu kish ēuar fjalė bejlerėve tė Toskėrisė dhe feudalėve tė Bosnjės qė t'i qėndronin bashkarisht rrezikut. Por duke e pėshtetur luftėn e tij nė mprojtjen e interesavet feudale dhe nė fanatizmin mysliman, Mustafa Pasha s'gjeti dot njė bazė politike fort tė gjerė. Vetėm feudalėt e Bosnjės, qė kishin tė njėjtat interesa, i premtuan se do t'i vinin nė ndihmė.

    Nė Mars 1831, ndėrsa Bushatliu po dėrgonte fuqi pėr tė siguruar mprojtjen e Dibrės, t'Elbasanit dhe t'Ohrit, Mehmet Reshid Pasha arriti nga Janina me forcat e Epirit, i zuri mė parė kėto qendra edhe e vendosi shtabin nė Manastir me pjesėn mė tė madhe t'ushtėrisė turke, duke menduar tė bėnte aty njė pėrqėndrim sa mė tė gjerė trupash pėrpara se tė nisej kundėr Shkodrės. Por Bushatliu nuk ndėjti t'a priste armikun tek dera e shtėpisė. Nė krye tė njė fuqie prej 30.000 vetash, u lėshua nė drejtim tė Manastirit pėr t'i goditur ushtėritė turke nė qendrėn e tyre. Arriti gjer nė Pėrlep ku shpresonte tė bashkohej me ndihmėn qė do t'i sillnin feudalėt e Bosnjės, sipas fjalės. Por fuqitė e Bosnjės nuk erdhėn dot me kohė. Kjo pritje e kotė e dėmtoi fort Bushatlinė dhe i dha dorė Mehmet Reshid Pashės, i cili e sulmoi nja dy herė ushtėrinė shqiptare duke e prapsur. Por beteja vendimtare u zhvillua nė Qafėn e Babunės, mė 21 Prill 1831, ku me gjithė trimėrinė e madhe qė treguan Mirditasit tė cilėve iu printe Lleshi i Zi, Mustafa Pasha u thye keqas duke lėnė pėrmbi dy mijė tė vrarė, tė tėrė artilerinė dhe gjysmėn e ushtėrisė robe nė duart e Turqvet. Ky shkatėrrim ndoshta i erdhi sepse, nė ēastin mė tė nxehtė tė betejės, u trathėtua nga Avzi Pasha i Shkupit, i cili u hodh n'anėn e Turqvet. Bushatliu u largua nga fusha e luftės, duke e lėnė nė fatin e saj pjesėn tjetėr t'ushtėrisė, dhe rendi nė Kosovė pėr t'organizuar njė fuqi tė re, por nuk mundi. Atėhere u kthye nė Shkodėr ku mblodhi me tė shpejtė disa forca ushtarake dhe desh tė delte pėrsėri nė Kosovė pėr t'u bashkuar me fuqitė e Bosnjės, por kėto e kishin marrė punėn ngadalė dhe mė nė fund ua preu rrugėn Mehmet Reshid Pasha. Nė tė njėjtėn kohė, fuqi tė tjera turke zbritėn n'Ulqin, pėrveē atyre qė po vinin nga anė e Elbasanit. Kėshtu Kara Mustafa Pashės, si quhej tani, s'i mbetej tjetėr veēse tė mbyllej nė kėshtjellėn e Rozafatit me besnikėt e tij, dhe ashtu bėri. Qėndroi gjashtė muaj i rrethuar, gjersa me ndėrhyrjen e Kancellarit t'Austrisė, princit Metternich, i cili n'atė kohė ishte arbitėr i Evropės, Sulltan Mahmudi II e fali, por me kusht qė tė dorėzohej, tė shkonte nė Stamboll dhe t'i premtonte besnikėrinė. Pasi u dorėzua, nė Nėntor 1831, dhe u pėrcuall nė Stamboll, Mustafa Pasha u dėrgua pėr tė qeverisur krahina tė ndryshme t'Anadollit deri sa vdiq.

    Me dorėzimin e Kara Mustafa Bushatit u shtyp edhe pashallėku i fundmi i Shqipėrisė, ai i Shkodrės. Pas njė lufte qė zgjati dymbėdhjetė vjet pėr nėnshtrimin e pashallarėvet dhe bejlerėvet. shqiptarė, Turqit kujtuan se u gatit vendi pėr zbatimin e reformavet tė Tanzimatit.

    Siē shihet, nė njė kohė kur kombėsitė e ndryshme tė Ballkanit, Serbia, Mali-i-Zi, Greqia, Vllahia e Moldavia, po shkėputėshin prej Perandorisė Otomane duke fituar autonomimė ose pavarėsinė, nė Shqipėri u vėrtetua i njėjti fenomen historik me pashallėket e Shkodrės dhe tė Janinės. Por Shqiptarėt nuk e ēuan dot gjer nė fund lėvizjen e shkėputjes nga Turqia. Shkaqet mund tė jenė tė shumėta. E para, sepse Shqiptarėt nuk kishin lidhje tė forta kombėtare, ishin tepėr tė ndarė nė fe e nė krahina, nuk kishin gjuhė tė shkruar as traditė politike dhe s'mbahej mend qė Shqipėria tė kishte qėnė ndonjėherė shtet mė vehte mbasi edhe kohėt e Skėnderbeut ishin harruar. Prandaj as Bushatlijtė as Ali Tepelena, megjithėse e dinin qė ishin Shqiptarė, nuk e patėn idenė kombėtare ashtu si e shprehu mė vonė brezi i Rilindjes dhe si e kuptojmė ne sot. Ata u pėrpoqėn tė krijonin pėr vehte dhe pėr pasardhėsit e tyre nga njė principatė, autonome ose tė pavarur, siē bėri Mehmet-Aliu n'Egjyptė. Por nuk e menduan kombin shqiptar si njė tėrėsi ethnike, me njė kulturė dhe jetesė kombėtare tė veēantė prej tė tjerėvet, prandaj politika e tyre nuk u pėshtet nė kombėsinė. Dhe prova ėshtė qė seicili nga ata desh tė pėrmblidhte nė shtetin e vet jo Shqipėrinė si njėsi ethnike, por Gegėrinė dhe Malin-e-Zi, ose edhe Bosnjėn, Bushatlijtė, Toskėrinė dhe gjysmėn e Greqisė, Ali Pashė Tepelena. Asnjėrit prej tyre nuk i shkoi nėpėr mend tė hapte njė shkollė shqipe. Kjo do tė thotė qė shtetet qė deshėn tė krijonin ata, kishin njė karakter gjeografik dhe jo kombėtar. E dyta, dy pashallėket i patėn qendrat nė skaje tė Shqipėrisė, nė Shkodėr e Janinė, duke u pėshtetur njėri mbė Gegėt dhe tjetri mbė Toskėt, tė cilėt i ndante jo vetėm gjeografia po edhe njė farė mendėsie e ndryshme; dhe Porta e Lartė bėri ēmos pėr t'i shtytur kundėr njėri-tjetrit. Ndryshe do tė kishte qėnė sikur qendra e njė pashallėku tė madh t'ishte ndodhur nė Shqipėrinė e Mesme. Njė nga faktorėt qė e ndihmuan mė shumė Skėnderbén, ishte edhe pozita gjeografike e principatės sė tij me qendrėn nė Krujė. E treta, Shqiptarėt nuk kishin njė pėrkrahje tė jashtėme siē patėn popujt sllavė e orthodoks nga Rusia, siē tėrhoqi helenizmi simpathinė e romantikėvet dhe ndihmėn e shtetevet t'Evropės.

    Pėr kėto arėsye, ndėrmjet Ali Tepelenės dhe Bushatlijvet, qė nuk frymėzoheshin nga ndjenja kombėtare, u krijua i njėjti rivalitet, i njėjti shpirt armiqėsie, sikurse ndėrmjet princave shqiptarė tė Kohės sė Mesme, pėrpara Skėnderbeut.

    Por kėta dy pashallėqe nuk kanė qenė pa asnjė vleftė historike pėr Shqiptarėt dhe dėshmojnė dy tė vėrteta. Si vleftė historike, ata qenė tė parėt, nė kohėt moderne, qė i vunė njė fre anarkisė shqiptare, qoftė edhe me grushtin e pėrgjaktė, qė dhanė provėn e autonomisė edhe e qitėn pėrsėri nė dukje kombin shqiptar n'Evropė. Dy tė vėrtetat janė: e para, gjer nė fillim tė shekullit XIX, me gjithė mėrgimet e vazhduarshme, Shqiptarėt ishin akoma elementi ushtarak m'i fortė nga ēdo kombėsi tjetėr nė Ballkan. Siē thamė, ndėrsa popujt fqinjė kishin qėnė rają, Shqiptarėt patėn qėndruar me armė nė dorė. Por kjo epėrsi filloi tė bjerė gjatė shekullit XIX, sepse fqinjėt u organizuan, u armatosėn, krijuan shtete me administratė tė pėrqendruar e me ushtėri tė rregullta, kurse Shqiptarėt mbetėn siē ishin, tė ndarė e tė shpėrndarė, pa lidhje tė forta kombėtare e pa gjuhė tė shkruar (sepse shkronjat e tyre ua kishte ngrėnė bualli, siē thoshin Turqit pėr t'u tallur). E vėrteta e dytė ėshtė qė Shqiptarėt myslimanė, me gjithė fanatizmin dhe propagandėn e klerit, dinin t'a dallonin vehten nga Turqit dhe tė luftonin kundėr kėtyre pėr tė mos pranuar administratėn e Stambollit dhe nėpunės turq.

    Sulltan Mahmudi II, mbasi ēfarosi jeniēerėt mė 1826 edhe u vu t'organizonte ushtėrinė e re sipas mėnyrės evropiane, desh tė vinte nė Perandorinė Turke edhe njė administratė moderne tė pėrqendruar. Prandaj i shtypi sundimtarėt e Shqipėrisė, zhduku sa mundi nga bejlerėt dhe kapedanėt e pabindur, pėr t'a shtruar vendin nėn administratėn e re, me nėpunės turq. Ky program reformash dhe ligjesh tė reja u quajt Tanzimat. Mirėpo kapedanėt shqiptarė qė kishin mbetur, edhe pas rėnies s'Ali Tepelenės e sė Mustafa Bushatit, edhe pas kėrdisė sė Manastirit ku Mehmet Reshid Pasha griu si bagėti 500 krerė tė Toskėrisė, e vazhduan kryengritjen pėr tė mos pranuar reformat e Tanzimatit, domethėnė pėr tė mos iu shtruar administratės sė re turke. Nė zbatimin e parė tė reformavet, oficerėt dhe nėpunėsit qė u vendosėn nėpėr qytete e krahina ishin turq shumica, nuk dinin shqip dhe nuk i njihnin zakonet e vendit. Duke pėrfituar nga rrėmuja dhe duke mos pasur ndėrgjegjen e detyrės, filluan tė merrnin ryshfete pėr ēdo punė dhe tė vepronin si t'iu tekej. Kjo sjellje e tyre e pezmatoi gjendjen mė tepėr akoma. Nė jugė, Zylyftar Poda ngriti nė kėmbė rrethet e Kolonjės, tė Leskovikut, tė Pėrmetit, dhe u pėrpoq me ushtėrinė turke tė Mahmud Pashės tek Kullat e Qarrit. Pas luftimesh t'ashpra, u shtrėngua tė tėrhiqej me shokėt e tij dhe tė mbyllej nė fortesėn e Melesinit, ku qėndroi i rrethuar disa muaj. Pastaj u dorėzua kur Turqit i premtuan se do t'a linin tė lirė, dhe shkoi me familjen e vet nė Korfus. Nė tė njėjtėn kohė u bė nė Ēamėri njė kryengritje pėr tė pėrzėnė nėpunėsit turq. Kurse mė 1833, disa nga krerėt e Toskėrisė, si Abdyl Koka, Zejnel Gjoleka, Tafil Buzi, e tė tjerė, tė cilėt qenė arratisur nė Greqi pėr t'iu shpėtuar ndjekjevet, u kthyen dhe u hodhėn nė kryengritje. Por pas disa muajsh u shtrėnguan t'arratisėshin prapė nė Greqi. Njė tjetėr lėvizje mė e madhe akoma plasi nė rrethet e Gjirokastrės, nė Gusht 1833, ku nja katėr a pesė mijė malėsorė rrėmbyen armėt pėr tė dėbuar nėpunėsit turq dhe pėr tė sulmuar Janinėn. Emin Pasha i goditi me forca tė shumėta edhe i theu. Njė vit mė vonė, nė Mars 1834, Abdyl Koka, Zejnel Gjoleka, Tafil Buzi e tė tjerė u kthyen sėrish nga Greqia, zbritėn nė Dukat tė Vlorės dhe pushtuan Tepelenėn. Pastaj ngritėn mė kėmbė njė forcė mė tė madhe edhe hynė nė Berat. Me qėnė se lėvizja u pėrhap shumė dhe rrezikonte Janinėn, Turqit kėtė radhė, pėrveē forcės, pėrdorėn edhe intrigat pėr t'a shpėrndarė, duke bėrė pėr vehte Ēelo Picarin dhe ca nga kapedanėt e tjerė. Mė 1837, njė tjetėr kryengritje plasi nė rrethet e Beratit e tė Myzeqesė, e udhėhequr nga Ali Bej Frakulla, po edhe kjo u shtyp si tė tjerat prej fuqivet turke qė i kumandonte vetė valiu i Janinės.

    Nė Shqipėrinė e Veriut, dhe sidomos nė Shkodėr, lėvizja pėr mospranimin e qeveritarėvet turq dhe t'administratės sė re vazhdoi e rreptė disa vjet me radhė pas dorėzimit tė Mustafa Pashė Bushatit. Qeveritarėt turq qė erdhėn pas tij, Ali-Namik Pasha dhe mandej Hafiz Pasha, me sjelljet tiranike dhe masat e forta qė deshėn tė merrnin, ēuan peshė pėrsėri tarafet e qytetit dhe popullin e krahinavet. Pėrleshje e luftime tė pėrgjakshme ngjajtėn nė Shkodėr brenda, dhe njė betejė e vėrtetė kundėr ushtėrisė turke u zhvillua nė rrethin e Anamalit, nė Gusht 1835. I mundur, Hafiz Pasha u detyrua tė mbyllej nė kėshtjellėn e Rozafatit. Rolin kryesor nė lėvizjet e Shkodrės e lozi Hamzė Kazazi, i cili u zgjodh kumandar i forcavet t'armatosura tė qytetit. Mbasi Hafiz Pasha mbeti i rrethuar nė kėshtjellė, njė tjetėr fuqi turke prej njėzet batalionėsh arriti gjer nė Lesh, nėn kumandėn e Mahmud Pashės. Por kryengritėsit kishin zėnė bregun e Drinit edhe i ranė ushtėrisė turke. Kėshtu qė Mahmud Pashės iu desh tė hynte nė bisedime me Hamzė Kazazin pėr ta zgidhur punėn me tė mirė. Ai premtoi se do tė ndėrmjetėsonte nė Stamboll pėr tė larguar nga Shkodra Hafiz Pashėn dhe pėr mos-zbatimin e reformavet n'atė sanxhak. Dhe me tė vėrtetė, reformat nė Shkodėr u pezulluan pėr disa vjet. Lėvizja vazhdoi nė Kosovė, ku plasėn trubullime sidomos nė Pejė, Prishtinė e Prizrend. Nė Shtator 1839, populli i Prizrendit e pėrzuri me forcė qeveritarin turk, Ismet Pashėn. Kumanda turke e Rumelisė, pėr tė shtypur kryengritėsit e Kosovės, desh tė pėrdorte Mirditasit si merēenarė, por kėta nuk pranuan. Zbatimi i reformavet u pezullua pėr disa kohė edhe nė Kosovė.

  8. #28
    vazhdimi...


    Kėto ngjarje vėrtetojnė se e tėrė Shqipėria i kundėrshtoi me armė reformat e Tanzimatit, pėr tė mos hyrė nėn administratėn e pėrqendruar turke. Shqiptarėt donin tė qeverisėshin vetė duke gėzuar liritė e mėparshme.

    Mė 1836, bashkė me reformat, Porta e Lartė bėri njė tjetėr ndarje administrative tė Shqipėrisė, me qėllim pėrēarjeje dhe pėr ta futur mė mirė nėn autoritetin e saj. Toskėria, pėrveē Korēės dhe Poradecit, formoi me disa krahina greke njė ejalet mė vehte - ejaletin e Janinės - kurse pjesėt e tjera tė Shqipėrisė mbetėn tė lidhura, si mė parė, me ejaletin e Rumelisė, i cili e kishte qendrėn nė Manastir. Kjo ndarje bėhej jo vetėm pėr t'i ēarė Shqiptarėt mė dysh dhe pėr t'a thelluar sa mė shumė hendekun ndėrmjet Gegėve e Toskėve, po edhe pėr t'i pėrzjerė me kombėsi tė tjera greke e sllave. N'administratėn e re, sanxhaqet (prefekturat) qeverisėshin prej mytesarrifėve, si mė parė, por tani kishin edhe nga njė kumandar t'ushtėrisė sė rregullt ose tė nizamėvet. Kazatė (nėnprefekturat) kishin nė krye nga njė kajmekam dhe nahijet (komunet) nga njė mydir.

    Por administrata e pėrqendruar turke nuk mundi kurrė tė vihej plotėsisht nė Shqipėri edhe pas dekretit Hat-i-Sherif tė Gjylhanesė, qė u shpall prej Sulltan Abdul Mexhidit mė 1839. Malėsitė qėndruan pothuajse tė pasunduarshme, si mė parė. Bejlerėt dhe pashallarėt vendas, me ēifliqet dhe trimat e tyre, mbetėn gjithmonė tė fuqishėm dhe vazhduan t'ushtronin tė njėjtin autoritet nė popull, mbasi nėpunėsit turq nuk kishin forcė tė mjaftė pėr tė qeverisur pa u pėshtetur tek parėsia e vendit. Mė vonė filluan tė hynin n'administratėn e re edhe nėpunės shqiptarė, veēanėrisht nga radhėt e bejlerėvet dhe tė pashallarėvet, tė cilėt kryenin shkollat dhe zinin kolltuqet nė shėrbim tė Turqisė.

    Kryengritja me armė u pėrsėrit prej krahinės nė krahinė sa herė qė administrata turke desh tė vinte taksa tė reja ose tė zbatonte ligjin mbi shėrbimin ushtarak tė detyrshėm. Dekreti i Gjylhanesė, qė pėrmblidhte e shprehte mė me forcė programin e reformavet nisur prej Mahmudit II, pėrveē riorganizimit t'administratės dhe t'ushtėrisė, parashihte edhe atė tė financavet, tė drejtėsisė dhe t'arėsimit. Nė financat, u krijuan zyrat me nėpunėsit e posaēėm pėr mbledhjen e drejtpėrdrejtė tė taksavet, dhe jo me anėn e spahinjvet si mė parė. Drejtėsia dhe gjyqet nuk do tė varėshin mė prej kadilerėvet, si deri atėhere, por do t'organizohėshin prej shtetit duke marrė pjesėrisht pėr bazė legjislacionin e ri frėng me kodet e tij penal e civil. N'arėsim, do tė ēelėshin edhe shkolla shtetėrorė pėrveē atyre qė mbahėshin nga institutet fetare. Kėto ndryshime qė shoqėrohėshin me njė tufė nėpunėsash tė huaj, prunė njė pėshtjellim tek Shqiptarėt, tė cilėt nuk shihnin asgjė pėr tė mirėn e tyre: taksat ishin mė tė rėnda se mė parė; nėpunės e gjykatės, qė s'dinin gjuhėn as zakonet e vendit, s'kryenin asnjė shėrbim pa ryshfete e bakshishe; n'ushtėri duhej vajtur me detyrim, dhe jo me pagesė si pėrpara.

    Dekreti i Gjylhanesė filloi tė zbatohej nė Shqipėri aty nga viti 1843 dhe shkaktoi trubullime tė forta, mė parė nė Kosovė. Kryengritja plasi nė Prishtinė e nė Shkup dhe u pėrhap nė Tetovė, Prizrend e Gjakovė. Pėrpjekje tė pėrgjakshme ngjajtėn n'ato rrethe gjatė vitit 1844 dhe kumandės turke tė Manastirit iu desh tė dėrgonte forca tė mėdha pėr tė shtruar vendin. Por mė 1845, Gjakova dhe malėsia e saj u ngritėn pėrsėri pėr tė kundėrshtuar taksat dhe dorėzimin e armėvet. Fort e rreptė u tregua edhe kryengritja e Dibrės, qė ngjau nė tė njėjtėn kohė. Malėsorėt Dibranė i prenė udhėn njė ushtėrie turke tė kumanduar nga Hajredin Pasha edhe e shtrėnguan tė zmbrapsej.

    Nė Shqipėrinė e jugės u krijua pėrsėri njė gjendje fort e trazuar. Mė 1847, kryekumandari i ushtėrivet turke tė Rumelisė, Mehmet Reshid Pasha, i cili luftonte ē'prej afro njėzet vjet kundėr Shqiptarėvet dhe pat marrė emrin "shqiptaro-vrasės", iu fut Toskėrisė me njė fuqi prej 15.000 vetash pėr tė shtypur kryengritjen qė zjente nė tėrė vendin, prej Gjirokastre deri nė Berat. Pėr zbatimin e reformavet, qeveria turke pat kėrkuar ndihmėn e feudalėve vendas, si Hysen Pashė Vrioni e tė tjerė, dhe pat dėrguar fuqi prej Janine, por kėto forca qenė thyer. Nė Kurvelesh dolli Zejnel Gjoleka, i cili ēoi nė kėmbė tėrė Labėrinė edhe u bė shpirti i kryengritjes. Mallakastra zgjodhi si udhėheqės Rrapo Hekalin pėr t'iu qėndruar forcavet qeveritare qė kumandohėshin prej bejlerėvet Vrionas. Lėvizja mori pėrpjesėtime tė mėdha duke u ndier deri nė Shqipėrinė e Mesme e nė Gegėri. Zejnel Gjoleka i theu disa herė forcat turke:



    "Gjoleka, Tafili: di, - Bobo! ē'janė tė kėqi:
    Luftojnė me njė vali, - Me njė goxha-Rumeli!".

    Kurse nė qarkun e Beratit, Isuf Bej Vrioni me fuqitė qeveritare iu fut Mallakastrės. Pas njė pėrpjekjeje tė rreptė qė ngjau nė fshatin Greshicė, Mallakastriotėt, nėn kumandėn e Rrapo Hekalit, e zunė tė gjallė Isuf Bej Vrionin edhe e pushkatuan nė Qafėn e Sinjės:


    "Mallakastr' e Sipėrmé,
    Ē'qenke pėr nė bataré:
    Vrave goxha Isuf Bé ! . . .".
    Kryekumandari turk, Mehmet Reshid Pasha, pas shumė pėrpjekjesh, e shtroi mė nė fund lėvizjen, por gjendja nė Shqipėri mbeti e paqetė.

    Nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX, tė tjera forca u krijuan rreth Shqipėrisė, prej kombėsish autonome ose tė pavarura tė Ballkanit: Serbia e Mali-i-Zi, nga veriu, Greqia, nga juga. Kėta shtete nisėn tė bėnin parashikime e pregatitje pėr t'u zgjeruar mbi tokat shqiptare dhe nė dėm tė Perandorisė Otomane. Serbia mendonte pushtimin e Kosovės dhe daljen n'Adriatik nėpėrmjet tė Shkodrės dhe Ulqinit. Por Shkodrėn me malėsinė e lakmonte edhe Mali-i-Zi. Kurse Greqia, nė jugė, bėnte ēmos pėr tė greqizuar Shqiptarėt orthodoks dhe pėr t'a shtrirė sundimin n'Epir. Prandaj mbante lidhje n'atė kohė edhe me kapedanėt myslimanė, si Gjoleka e tė tjerė, tė cilėt i shtynte kundėr Turqisė. Prapa kėtyre lėvizjeve qėndronin fuqitė e mėdha, duke bėrė, si gjithmonė, lodrėn e tyre. Zhvillimi i industrisė sė madhe e nevoja e shkėmbimevet i shtynte fuqitė industriore, si Anglinė dhe Francėn, tė siguronin tregjet e Lindjes s'Afėrme dhe t'a mbanin larg Rusinė prej asaj zone. Prandaj sa herė qė kjo pat bėrė pėrpjekje pėr tė dalė nė Dardanelet, fuqitė perėndimore, Francė e Angli, qenė gjetur nė ndihmė tė Turqisė, sikurse e provoi Lufta e Krimesė (1853-1855). Kėshtu Ēėshtja e Lindjes, problem i vjetėr pėr diplomacinė evropiane, hynte nė njė fazė tė re. Mbasi Rusia kėrkonte copėtimin e Turqisė, dhe fuqitė perėndimore mbajtjen e saj mė kėmbė, ishte e natyrshme qė simpathitė e kombėsive tė krishtere tė Ballkanit t'anonin nga Rusia, e cila iu premtonte pėrkrahje e zgjerime kundrejt Perandorisė Otomane. Luftėn ruso-turke deshėn t'a shfrytėzonin menjėherė Greqia dhe Mali-i-Zi duke u rreshtuar n'anėn e Rusisė, por fuqitė perėndimore i ndaluan nga njė konflikt i hapėt me Turqinė. Greqia atėhere zuri tė vepronte me ēeta nė Thesali e n'Epir duke u pėrpjekur tė hidhte nė kryengritje edhe Shqiptarėt orthodoks pėr tė ringjallur "perandorinė greke". Prandaj kishte vėnė si kumandarė ēetash disa nga Arbėreshėt e Greqisė ose nga Suliotėt qė patėn qėnė shquar nė luftėn e pavarėsisė greke dhe qė flisnin gjuhėn shqipe. Por kėto orvatje nuk i ecėn, jo vetėm nga qėndresa e Shqiptarėvet myslimanė, po edhe nga ndėrhyrja e Anglisė dhe e Francės, tė cilat nuk lejonin n'ato rrethana kėsi vepėrimesh qė i jepnin dorė Rusisė.

    Lufta e Krimesė e tėrhoqi vėmendjen e fuqivet perėndimore edhe mbi popujt e Ballkanit, tė cilėt deri atėhere i qenė lėnė pothuajse ndikimit tė Rusisė. Franca filloi tė dėftente njė farė interesi pėr Malin-e-Zi dhe pėr Shqiptarėt katolikė tė Mirditės. Austria e detyroi Portėn e Lartė qė tė pranonte hapjen e njė seminari jezuitėsh nė Shkodėr. Traktati i Parisit qė i jepte fund luftės sė Krimesė, mė 1856, e vinte autonominė e principatės serbe nėn garantinė e Evropės.

    Po edhe Turqia e kuptoi se do t'i delnin mjaft ngatėrresa me kombėsitė e Ballkanit, prandaj nisi tė mbante njė qėndrim mė tė butė kundrejt disa krerėve shqiptarė, tė cilėt mund t'i pėrdorte mė mirė nėpėr luftat e saja sipas mėnyrės sė vjetėr. I fali kapedanėt e kryengritjeve tė Toskėrisė, si Gjolekėn me shokė, afroi Bib Dodėn e Mirditės, tė cilin e dėrgoi edhe nė front kundėr Rusisė nė kohėn e luftės sė Krimesė. Por kjo ishte njė taktikė pėr t'i pėrdorur forcat e Shqiptarėvet si merēenarė, mbasi paraqitej e vėshtirė puna e rekrutimit tė tyre n'ushtėrinė e rregullt. Sepse, nga ana tjetėr, Turqia e pengoi me tė gjitha mjetet bashkimin e kombėsisė shqiptare.

    Pėr tė mos i lėnė Rusisė shkak ndėrhyrjeje nė Ballkan gjoja si mprojtėse e tė drejtavet tė popujvet orthodoks, Franca me Anglinė e detyruan Sulltan Abdul Mexhidin tė shpallte njė dekret tė ri, i quajtur Hat-i Humajun, i cili pėrcaktonte barasinė administrative dhe juridike tė tė gjithė nėnshtetasvet, lirinė e fesė dhe t'arėsimit nė gjuhėn e tyre pėr tė gjithė popujt e Perandorisė. Ky dekret u shpall mė 15 Shkurt 1856, disa javė pėrpara se tė nėnshkruhej nė Paris traktati i paqes me Rusinė. Hat-i Humajun zhvillonte, duke iu sjellė disa shtesa, parimet dhe vendimet e shpallura me dekretin Hat-i Sherif tė Gjylhanesė, mė 1839.

    Por kėto shprehje nė kartė nuk i ndaluan popujt e Ballkanit tė lėviznin, as Rusinė tė ndėrhynte. Pas vitit 1860, Serbia dhe Greqia po zhvillonin njė veprimtari tė gjallė pėr tė shtrirė kufijtė e tyre. N'atė kohė lindi te Grekėt Ideja e Madhe (Megali Idhea) e "panhelenizmit", qė donte tė thoshte bashkimin e tė gjitha viseve tė Ballkanit dhe t'Azisė sė Vogėl ku shtrihej Kisha orthodokse greke, nė njė perandori helenike. Pėrveē Greqisė dhe Serbisė, nuk mbetej pas as Mali-i-Zi qė pėrpiqej tė zgjerohej mbi toka shqiptare. Kryengritje tė njėpasnjėshme plasėn nė Herzegovinė e nė Bullgari. Por ajo qė desh e pėrzjeu pėrsėri gjendjen nė Ballkan ishte kryengritja e Kretės, mė 1866, e cila qėllonte nė njė kohė kur Austria u mund prej Prusisė, dhe Rusia gjeti volinė tė ndėrhynte sėrish pranė Portės sė Lartė pėr autonominė e popujve tė krishterė.

    Gjithė kėto lėkundje kishin, natyrisht, rrjedhimet e tyre edhe nė Shqipėri, e cila n'atė kohė nisi tė pėrfshihej nė rrymėn e propagandave tė ndryshme. Nga ana tjetėr, "reformat" turke synonin vetėm vendosjen e njė administrate tė pėrqendruar qė s'iu pėlqente fare Shqiptarėvet. Prandaj lėvizjet filluan prapė, veēanėrisht nė Shqipėrinė e veriut. Nė vitet 1861-1862, trubullime ngjajtėn nė Dibėr, nė qytetet e Kosovės, dhe njė lėvizje intelektualėsh katolikė nė Shkodėr, qė deshėn tė krijonin njė bazė autonomie nė Mirditė. Kėta menduan tė shfrytėzonin interesin qė kish treguar Napoleoni III i Francės pėr Mirditėn, dhe pėrkrahjen qė Austria duhej t'iu jepte Katolikėvet shqiptarė nė bazė tė njė marrėveshjeje tė vjetėr me Turqinė mbi tė drejtėn e mprojtjes fetare, Kultusprotektorat, njohur Austrisė prej Portės sė Lartė pėr komunitetet katolike tė Perandorisė Otomane. Por pėrkrahja e Austrisė nuk shkonte pėrtej ēeljes sė ndonjė seminari e tė ndonjė shkolle fillore, dhe ndėrtimit tė ndonjė kishe, nė Shkodėr.

    N'atė kohė Mali-i-Zi filloi luftėn me ēeta kundėr Turqisė pėr tė shkėputur toka - tė cilat ishin toka shqiptare. Prandaj qeveria turke nuk pati vėshtirėsi t'i shtynte Shqiptarėt pėr tė mprojtur vendin e tyre. Kėta formuan nė qarkun e Shkodrės ēetėn e famshme t'Oso Kukės pėr t'iu prerė hovin Malazezvet, tė cilėt, pasi patėn thyer keq disa trupa vullnetarėsh shqiptarė nė luftėn e Kernicės, nė Shkurt 1862, iu futėn vendit me zjarr e me plaēkitje. Oso Kuka i prapsi ēetat malazeze, por mė nė fund u rrethua prej fuqish tė mėdha nė Vraninė. Mbasi luftoi trimėrisht gjersa iu vranė tė tėrė shokėt, u mbyll nė kullė tė barutit edhe i dha zjarr, duke hedhur n'erė vehten e tij dhe ata Malazez qė kishin guxuar t'afrohėshin. Heroizmin e Oso Kukės e ka kėnduar bukur At Gjergj Fishta, nė kryeveprėn e tij Lahuta e Malcis.

    Pas vitit 1865 u bė njė tjetėr ndryshim n'organizimin administrativ tė krahinavet otomane, dhe tokat e Shqipėrisė u ndanė nė katėr vilajete: n'atė tė Shkodrės, tė Janinės, tė Manastirit, dhe i katėrti, qė u formua pak mė vonė, ai i Kosovės me qendėr Shkupin. Kjo ndarje kishte njė qėllim politik: pėr tė penguar bashkimin kombėtar tė Shqiptarėvet. Seicili prej vilajetevet lidhej drejtpėrdrejt me qeverinė e Stambollit. Kėshtu tokat dhe popullsia e Shqipėrisė u copėtuan nė katėr pjesė, pa njė qendėr tė pėrbashkėt rreth sė cilės tė mblidhej jeta kombėtare. Nė Vilajetet e Kosovės, Manastirit, dhe Janinės ndonėse shumica e banorėvet ishin Shqiptarė, u pėrfshinė edhe popullsi sllave e greke, pikėrisht pėr t'i vėnė Shqiptarėt nė grindje e kundėrshtim tė pėrhershėm me fqinjėt e tyre. Kėto dhe tė tjera mėnyra pėrēarėse, Porta e Lartė i pėrdori gjer nė fund kundrejt Shqiptarėvet.

    Megjithatė, lėvizjet krahinore vazhduan tė pareshtura, nė Shqipėri, si njė sėmundje kronike, pėr tė mos pranuar administratėn e pėrqendruar, ose pėr tė mos paguar taksa e pėr tė mos vajtur ushtarė:



    "Nizam e xhelepe s'ka: - Ėshtė vėndi fukara"

    Por kėto lloje kryengritjesh, ose ato qė bėhėshin nga bejlerė e kapedanė pėr tė ruajtur pozitat e tyre, nuk mund tė quhen lėvizje kombėtare nė kuptimin e sotshėm tė fjalės, mbasi nuk kishin as qėllim kombėtar, as kurrfarė lidhjeje, plani e programi tė pėrbashkėt.

    Megjithėse shėnjat e mugėllta tė Rilindjes kishin nisur tė dukėshin qysh nė gjysmėn e parė tė shekullit XIX, nuk mund tė flitet pėr lėvizje kombėtare pėrpara Lidhjes sė Prizrendit, mė 1878.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. A duhet tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė?
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2299
    Postimi i Fundit: 10-03-2025, 12:17
  2. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  3. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  4. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •