Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shkurt. Duket se nje tub gazi ka shperthyer ne Stacionin Treminalit te Madhe ( te trenave) ne Manhaten. Stacinimi eshte prane rrugeve me me emer te NY. (Park and Lexinton St. nje hap nga 5th Ave).

    26 jane plagosur nje eshte vrare. Deri tani nuk ka ende mendim qe eshte pjese e ndonje sulmi terrorist. Sidoqofte, njerezit kane menduar keshtu nisur nga permasat e demit (nje kater i thelle, tym dhe zhurme). Ne vendin e ngjarjes shikohen njerez duke vrapuar, therritur, qare, ose ngare makinen ne kah te kundert vetem e vetem qe te largohen sa me pare.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #12
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Lexova diku se grupi i famshiem Al Kaeda do i rikthehet sulmeve te ngjashme me ate te 11 Shtatorit. A thua ka te beje me ate dhe kjo?
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Manhatan: Shpërthimi i tubacionit të avullit shkakton nje të vdekur

    Policia e Nju Jorkut tha se shpërthimi dje i një tubacioni avulli pranë stacionit hekurudhor Grand Central në Manhatan shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 14 të tjerëve.

    Policia tha se shpërthimi i tubacionit i cili ndodhi gjatë orëve me trafik të dendur të mbrëmjes krijoi një shtëllungë të madhe tymi dhe pluhuri.

    Qindra njerëz që ktheheshin nga puna u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërkohë që aty arritën ekipet e zjarrfikseve dhe të emergjencës. Trenat e metrosë u devijuan nga stacioni kryesor.

    Një zëdhënës i policisë së Nju Jorkut tha se shpërthimi nuk dukej të kishte lidhje me terrorizmin. Ende nuk është e qartë se cili ishte shkaku i shpërthimit.//ii

    VOA
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #14
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    Epo nje tub me avull shpertheu nga koha e keqe nuk u be ndonje hata po flori e paska bere nene nene ... gjende mire qe mora ne tel ande nga albania une para se te lexonin florin se do e mernin per ndonje sulm terorist

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  5. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Terroristat kane ndryshyar metoda tani:

    Vene ne banjo, bllokojne tubat dhe pastaj ndodhin te ketilla shperdhime.

    CIA eshte ne kerkim te Mohamed Abdyl Ladenit qe mendohet te kete perdor WC ne katin e 44 te nderteses ne te cilen ndodhi shperdhimi. Mohamedi eshte pare te kete blere dreken nga Hassani, nje ambuland qe rri ne cep te rruges dhe shet curry chicken, dhe me pas te jete drejtuar WC.

    Mohamedi eshte drejtuar ne drejtim te paditur dhe policia eshte ne kerkim te tij.

  6. #16
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Citim Postuar më parë nga engjellorja
    ka pas te vdekur?
    Nje person, shkaku ishte infarkt ne zemer.


    Hajde mix amerikano-shqip lajmeeeeee....
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  7. #17
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    mos u lodh kot mer daj me i perkthy se i kon gazetat shqiptare gjith lojmet prej usa

    ene shum kon duru njato pipes. ny osht kaq i vjeter ene i qelbun kot se kon thon ata. usa is roman empire ene ny is roma itself
    no glove no love

  8. #18
    Citim Postuar më parë nga ildushja
    Nje person, shkaku ishte infarkt ne zemer.


    Hajde mix amerikano-shqip lajmeeeeee....

    ahahaha kjo paska qene e forte, paska vdek nga frika


  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shpërthim në Manhatan,Nju-Jorku pushtohet nga paniku

    Panik nëpër rrugët e Manhatanit ku një shpërthim ka shkaktuar një re tymi të bardhë dhe ka bërë të dridhet një godinë aty pranë. Policia ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist dhe ka folur për një qark të shkurtër në një transformator të energjisë elektrike apo një tubacion të nëndheshëm gazi. Zyrtarët në vendngjarje raportuan për një të vdekur dhe 15-20 të plagosur që janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë. Pak pas shpërthimit në Manhatan, në orën e pikut, është ndezur paniku, pikërisht si në 11 shtatorin tragjik të 2001-it. Shpërthimi ndodhi në afërsi të stacionin "Grand Central", rreth orës 18:00, me orën lokale, pikërisht në orët e pikut të qarkullimit dhe qoftë edhe për disa çaste të vetme, ka bërë që njujorkezët të dridhen dhe të mendojnë më të keqen. Sipas kryebashkiakut të Nju-Jorkut, shpërthimi është shkaktuar nga depërtimi i ujit të ftohtë në një tubacion gazi. Me mijëra persona kanë braktisur të përfshirë nga paniku stacionin, të bindur se bëhej fjalë për një atentat terrorist, por që nga fillimi, policia ka deklaruar se bëhej fjalë për një incident banal edhe pse spektakolar, çka më pas është konfirmuar edhe nga FBI dhe Ministria e Sigurisë së Brendshme. Një re tymi e bardhë ka mbuluar për rreth 50 minuta zonën në afërsi të shpërthimit, mbi "Chrysler Building", një prej simboleve të "Mollës së Madhe", që nga shumëkush konsiderohet gjithashtu, si grataçiela më e bukur në qytet përveçse edhe një nga më të lartat dhe më emblematiket.



    shqip
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Shpërthim në Pejë
    Nga Kosovar2006 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 07:37
  2. Shpërthim me tritol në një lokal të Tiranës
    Nga Flori në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 13:52
  3. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56
  4. Një shperthim i fuqishëm në Prishtinë
    Nga SKAI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 08:53
  5. Shpërthim në një stacion metroje në Moskë!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 02-09-2004, 23:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •