Padashje gjeta ne internet kto kapituj, edhe mendova se jan interesante qe ti postoj ketu, me copyright se kush i ka shkruar, edhe mendova qe dikujt mund ti hyjne ne pune kto shkrime, sepse ktu mund ti lexojn me lehte.
© Abas Ermenji, 1968, 1996
Kapitulli I
Ka disa emra njerėzish tė mėdhenj qė shoqėrohen pėrgjithmonė me idenė e kombit ose tė shtetit tė tyre. Nuk mund tė mendojmė, pėr shembull, Maqedoninė e dikurshme pa na u kujtuar njėherėsh edhe Aleksandri i Madh, as Romėn e vjetėr, pa Jul Qesarin, as Shqipėrinė tonė, pa Skėnderben.
Pėr tė kuptuar shkakun e kėtij shoqėrimi idesh, duhet tė dimė mė parė se ē'ėshtė kombi, ose shteti. Qė tė dy janė njė bashkėsi kulturo-gjuhėsore, sidomos kombi, dhe politiko-ekonomike, sidomos shteti, ku individėt qėndrojnė tė lidhur me ndjenja e me interesa si nė njė familje tė madhe. Sa m'i fuqishėm tė jetė shteti, sa m'i lartė tė jetė kombi nga kultura dhe traditat historike, aq m'e fortė ėshtė edhe ndjenja qė i lidh individėt me tė. Kėshtu qė, komb, shtet a ēfarėdo grupi qoftė, bėhen si njė qenie ideale; dhe emri i atij njeriu qė, nė njė periudhė tė historisė a nė disa rrethana tė veēanta, i ka dhėnė kėsaj qenieje ēfaqjen mė tė lartė, mbetet i lidhur me tė nė kujtimin e popujvet.
Kur flasim pėr Shqipėrinė, e mendojmė si njė njėsi tė bashkuar, sipas ndjenjavet kombėtare tė sotshme, dhe na pėlqen t'a pėrfytyrojmė nė formėn mė tė mirė, nė ēfaqjen mė tė lartė tė saj. Por, qė nga Mesjeta e tėhu (domethėnė qėkur Shqipėria quhet Shqipėri), n'asnjė ēast tjetėr historik nuk ka treguar kombi ynė aq forcė tė bashkuar drejt njė qėllimi tė vetėm - dhe qė hyri si faktor nė historinė e pėrgjithshme t'Evropės - sa nė kohėn e Skėnderbeut.
Studionjėsit e psikologjisė dhe tė sociologjisė e dinė se sa e fortė ėshtė ndjenja e grupit tek njeriu, nė fundet e errėta tė pavetėdijės. Njeriu ėshtė njė qenie e gjallė qė ka nevojė shpirtėrore t'a ndiejė vehten pjesėtar i njė grupi, domethėnė i lidhur brendėsisht me tė tjerė njerėz qė ndiejnė e mendojnė pak a shumė si ai, qė kanė tė njejtėn gjuhė, tė njejtėn kulturė, tė njėjtat zakone, tė njėjtat interesa. Ndarja e njerėzve nė grupe tė ndryshėm - fis e krahinė, fe e kulturė, komb e shtet, parti e klasė etj. - e ka bazėn nė kėtė ndjenjė instinktive, dhe jo vetėm nė nevojėn ekonomike siē mendojnė marksistėt. Nė kohėt tona, megjithėse ndėrhyrja e shumė faktorėve kulturorė, teknologjikė dhe ekonomikė i ka dhėnė tė tjera drejtime ndarjes ose bashkimit tė njerėzve nė grupe, ndjenja kombėtare mbetet akoma si njė nga mė tė fortat.
Pėr ne Shqiptarėt, figura e Skėnderbeut zmadhohet ose zvogėlohet sipas vleftės qė i japim kombit dhe ndjenjės kombėtare. Ka qėnė njė kohė - dhe mjaft e gjatė - kur emri i Skėnderbeut ishte harruar pothuajse fare nė Shqipėrinė e sotshme. Shkaku ishte se njerėzit u grupuan rreth ndjenjės fetare ose krahinore - e njihnin vehten tė Krishterė ose Myslimanė, Gegė ose Toskė, Dukagjinas a Kurveleshas - dhe jo bij tė njė kombi nė kuptimin e sotshėm tė fjalės. Gjatė asaj kohe, kujtimi i Skėnderbeut jetonte tek Shqiptarėt e Italisė, pikėrisht sepse ata kishin mbetur me gjuhėn, me ritin fetar dhe traditat e tyre si njė grup kombėtar mė vehte, i veēuar nga popullsia italiane qė i rrethonte.
Kur ideja kombėtare rilindi pėr ne Shqiptarėt nė shekullin XIX, dolli menjėherė edhe figura e Skėnderbeut si ati i kombit, si shprehja m'e lartė e sedrės kombėtare dhe e vleftės sonė trimėrore. Tė Krishterė e Myslimanė, Gegė e Toskė e njohėn si hero kombėtar. Mė nė fund u shtrėnguan t'a njohin edhe komunistėt, megjithėse nė fillim kėta u treguan kundėr ēdo vlefte kombėtare, me qėllim qė t'a gruponin popullin - e sidomos brezin e ri - rreth ndjenjės sė proletariatit botėror. Mirėpo eksperienca ua provoi se kėta vetė paskėshin qėnė mė tė ngushtėt nga mendja nė tėrė kampin e komunizmit ndėrkombėtar. E panė se komunizmi titoist nuk ishte veēse njė jugosllavizmė dhe desh t'i gėlltitte si i tillė. Provuan gjithashtu se edhe komunizmi rus nuk ishte veēse rusizmė dhe desh t'iu rripte lėkurėn pėr interesat e veta. Nėqoftėse nuk janė prapa botės, duhet t'a kuptojnė se edhe konflikti kino-rus ka njė shkak kombėtar ose gjeopolitik, dhe jo ideologjik siē duan t'a trumbetojnė ata. Pėrpara realitetit tė sotshėm qė po e shohin edhe tė verbėtit, ideologjia marksiste-leniniste, si dogmė, e ka humbur pėrmbajtjen e saj. Agjentėt e regjimit tė Tiranės, kur flasin tani me ndonjė Shqiptar tė jashtėm, i thonė nė mirėbesim: "kėrkon tė na pėrpijė sllavizmi." Sikur t'ua thoshte tjetėrkush kėtė fjalė, njėzet ose dhjetė vjet mė parė, e dėnonin me plumb.
Tė vėnė nė kėtė gjendje dhe tė veēuar nga bota (mbasi Kina ėshtė tepėr larg), komunistėt janė kthyer nė demagogjinė kombėtare. Prandaj figura e Skėnderbeut, edhe pėr ata, duhet tė zėrė vendin qendror tė historisė sė Shqipėrisė. Pėr t'u treguar mė t'afėrt me ndjenjėn kombėtare tė masavet, e kanė shpallur vit jubilar pesėqindvjetorin e vdekjes sė Skėnderbeut.
Pėrse gjithė ky ēmim pėr Skėnderben? Sikur t'a shikonim punėn nga ana praktike, nga ana e mirėqenies (siē do tė thoshnim sot), ai nuk iu solli ndonjė tė mirė Shqiptarėvet tė kohės sė tij: burrat mė tė fortė u vranė, njė pjesė e madhe e popullsisė u shua, njė pjesė tjetėr po aq e madhe u mėrgua nė dhe tė huaj, qytetet u rrafshuan, fusha e fshatra u zbrazėn, i tėrė vendi u shkretua me zjarr e me hekur. A do tė kishte mundur Skėnderbeu tė bėnte njė tjetėr politikė me Turkun, politikė vasali, dhe njėkohėsisht tė siguronte mbajtjen e kombit shqiptar si njė grup ethnik tė bashkuar? Ashtu siē deshėn tė bėnin mbretėrit e Serbisė, pasi u mundėn, dhe siē bėnė Grekėt e Fanarit pas rėnies sė Kostandinopojės?
Nuk na besohet kjo hipotezė. Sepse Shqiptarėt nuk kishin njė kulturė siē ishte helenizmi nėpėr tė cilin u mbajt kombėsia greke, as bashkim kombėtar rreth njė dinastie mbretėrore siē e kishin Serbėt. Kėtė bashkim u mundua t'a bėnte Skėnderbeu nėpėrmjet tė luftės kundėr Turkut. Gjer atėhere Shqipėria kishte qėnė e copėtuar nė njė feudalizmė pa krye. As Thopiajt as Balshajt, qė patėn qėnė shtėpitė princore mė tė mėdha, nuk kishin mundur t'a bashkonin tė gjithė vendin. Pėrpara Skėnderbeut si edhe nė kohėn e kėtij, ēdo feudal shqiptar, i madh a i vogėl, e mbante vehten si zot nė krahinėn e tij dhe bėnte politikėn qė i pėlqente, me Turkun, me Venetikun a me cilindo tjetėr. Skėnderbeu qėndroi nė krye tė tyre vetėm me anėn e luftės: ndryshe s'mund t'ishte mbajtur. Grekėt dhe Serbėt kishin arritur me kohė n'ato dy njėsime (unitete) pa tė cilat s'ka shtet as komb qė tė qėndrojė i bashkuar: njėsim kulturor dhe njėsim politik. Kombėsia greke kishte si bosht qendror kulturėn helenike me Kishėn Orthodokse dhe me kurorėn mijėvjeēare tė Bizantit. Kombėsia serbe kishte edhe ajo Kishėn e saj me liturgjinė sllavone dhe me njė kurorė mbretėrore prej tre shekujsh. Pra popujt e kėtyre dy kombeve, edhe pasi e humbėn pavarėsinė politike, mbetėn tė lidhur me shpirt e me ndjenjė rreth boshtit fetaro-kulturor dhe traditės historike tė tyre. Rreth kėtij boshti e mbajtėn bashkimin si kombe.
Kurse Shqiptarėt nuk kishin as njėsim politik as njėsim kulturor, nėqoftėse me fjalėn kulturė nuk kuptojmė vetėm gjuhėn e folur dhe zakonet. Politikisht ishin tė thėrrmuar nė krahina e principata, pa njė dinasti qendrore. Njė farė mbretėrie shqiptare qė pat krijuar mbreti i Napolit, Charles d'Anjou, mė 1272, pat qėnė e pėrkohshme dhe pa rrėnjė tė brendėshme. Nga ana fetaro-kulturore, Shqiptarėt nuk kishin jo vetėm Kishė e liturgji nė gjuhėn e tyre por, me sa dimė, as letėrsi tė shkruar. Njė popull qė varet shpirtėrisht nga qendra kulturore tė jashtėme nuk mund tė formojė kurrė njėsim kombėtar nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Sikurse nuk mund tė formojė njėsim shtetėror ai popull qė varet nga qendra politike tė huaja. Kjo e shpjegon deri diku se pėrse njė pjesė e madhe e Shqiptarėve u kthyen nė myslimanė.
Duke mos pasur pra as bosht politik as bosht fetaro-kulturor tė tyren, Shqiptarėt s'kishin sesi tė mbahėshin si njėsi e bashkuar nėpėrmjet kompromisesh me Portėn e Lartė, siē bėnė Serbėt dhe Grekėt. Bashkimin politik tė Shqiptarėvet nė njė shtet tė pėrqendruar u mundua t'a bėnte Skėnderbeu me grushtin e tij tė fortė. Dhe e dimė se sa e vėshtirė qe kjo punė dhe se sa kokėēarje i solli.
Tani vjen njė pyetje tjetėr: mbasi lufta e Skėnderbeut nuk i siguroi dot Shqipėrisė njė t'ardhme tė pavarur, ose njėsimin si komb, ē'vleftė kanė pėr ne trimėritė e tij pėrpara gjithė atyre humbjeve nė njerėz e nė mjete, pėrpara atij shkretimi qė i solli vendit?
Pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje ėshtė pak si e vėshtirė. E para, sepse varet nga shkalla e vleftavet morale qė njerėzia ka pranuar gjer mė sot si kriter gjykimi. E dyta, sepse nuk dimė se ē'pėrfundim do tė kishte pasur kombi shqiptar sikur tė mos kish ndodhur qėndresa e Skėnderbeut. E treta, sepse ne e mendojmė atė luftė pasi ėshtė bėrė. Por kur ishte duke u bėrė, kishte tė tjera mendime, tė tjera ndjenja, tė tjera shpresa, sipas tė cilavet vepronin Skėnderbeu dhe Shqiptarėt e asaj kohe. Mendohej e shpresohej, pėr shembull, nė njė kryqėzatė tė pėrgjithshme evropiane kundėr Turkut, nė shpartallimin e Perandorisė Osmane prej grindjesh tė brendėshme etj. Sidoqoftė, pa qėnė nevoja t'a shikojmė kėtė ēėshtje nga disa anė qė i pėrkasin filozofisė ose tė kėrkojmė shkaqet subjektive qė e shtynė Skėnderben n'atė luftė, do tė mundohemi tė japim njė gjykim vetėm nga ana objektive e historisė sė Shqipėrisė nėse figura e Skėnderbeut e meriton atė vend qė i kanė dhėnė gjer mė sot Shqiptarėt.
Thamė mė sipėr se Shqipėria nuk kishte arritur nė njėsimin kombėtar gjer nė shekullin XV. Ēdo princ a kryezot bėnte politikėn qė i pėlqente, qoftė me Turkun, qoftė me tė tjerė shtete fqinjė. Sikur tė mos kishte dalė Skėnderbeu, disa kryengritje do tė kishin ngjarė prapė dhe do t'ishin shtypur, ashtu siē qenė shtypur ato tė Gjon Kastriotit, tė Gjergj Aranitit dhe tė kapedanėve tė tjerė. Vendi do tė kishte rėnė prapė, siē ra, nėn Turkun. Nuk do t'ishin vrarė ndoshta aq burra, nuk do t'ishte shuar ndoshta aq popull, nuk do t'ishin bėrė ndoshta aq shpėrngulje, por nga ana tjetėr nuk dimė sesi do tė kishte pėrfunduar kombėsia shqiptare.
Skėnderbeu i dha jo vetėm njė frymė heroike, po edhe njė karakter kombėtar qėndresės shqiptare kundėr Turkut. Dhe tronditja qe aq e madhe, sa qė kujtimi i luftės sė tij vazhdoi pėr disa kohė si njė jehonė trimėrore nė malet e Shqipėrisė dhe jetoi si njė epope legjendare tek Arbėreshėt e Italisė. Kur ideja kombėtare rilindi nė shekullin XIX, u kuptua se Skėnderbeu i kishte dhėnė njė bazė historike Shqipėrisė, i kishte dhėnė nyjen e kreut ku mund tė lidhej filli i saj pėr nė kohėt moderne. Ndryshe - edhe sikur t'a zėmė se do tė kishte pasur njė ndjenjė shqiptare - historia e Shqipėrisė do tė paraqitej si njė legjendė e ēthurur, pa lidhje e pa krye, si njė pėrrallė e venitur nė mjegullirėn e shekujve. Deri Evropa, me gjithė shtrembėrimet e armiqve, nuk mundi t'ia mohojė historinė e tij kombit shqiptar, mbasi qėndresa e Skėnderbeut kishte hyrė nė historinė e pėrbotshme.
Qė Shqiptarėt, pa pėrjashtim, t'a kenė njohur Skėnderben pėr hero kombėtar, duket se ka disa arėsye tė thella kombėtare dhe historike. Kėto arėsye do tė mundohemi t'i vėmė nė dukje gjatė kėtij studimi.
Krijoni Kontakt