Fation Pajo,ka lindur nė Tiranė dhe sot jeton nė Chicago, SHBA.
CIKĖL POETIK
QYTETIT TIM
Mall
--------
Kumtirėn e shpirtit sot po zgjoj
E di
Nuk e kam tė lehtė
Nėn hijen e natės
Pėr ty nėnė…pėr ty
Vetėm pėr ty
Llavėn e pėrfjetur tė vargjeve ngas
pas kaq kohe
tė gatuaj si duhet
tė kthjelltat mendime
Qė mallin e mbledhur shuk
Syvet
Sonte tė paktėn tė mund ta shoj.
Qytetit tim
-----------------
Thėllimė e dėborės nė mbrėmje
Ėndrat mė shpleks keqas nė harbim
Pėr ēudi sonte s’qenkam nė gjėndje
Ndjenjat trazohen nė pėrvėlimė.
Sė largu ndjej njė kėngė tė vjetėr
Ėshtė kėnga e qytetit tim
Tek unė ajo ngjizet patjetėr
Si kjo dėborė qė s’ka pushim.
Para meje dėbora vallėzon
Tė ftohin ēuditėrisht s’e ndjej
Sė brendėshmi kėnga bėlbėzon
Me Tė zėrin ngeshur pėrzjej.
Jashtė ndodhem kėtė mbrėmje i vetėm
Dėborė,acar e fryn veri
Pak ēaste me Ty dua tė mbetem
Brengat tė zbraz kėtė terr tė zi.
Sonte vėrtetė harroj ku ndodhem
Po jetoj pak ēaste shpėrthimi
Me zė tė ulėt kėndoj e s’lodhem
Pėr Ty shtjell valė pėrmallimi.
Ndonėse larg,shumė larg po jetoj
Sytė mbushur i kam plot trishtim
Kėtu as luks e as gjė s’shijoj
Zėrin ngre:-“Ku je,VENDI IM !”
Vetėm pėr Ty
--------------------
Falmė qoftė njė vėshtrim e dashur
Falmė vetėm njė,ashtu si dikur
E unė…
Pa pyetur ē’kohėra jetojmė
Pas do tė le gjithshka
Veē tė ta rizgjoj ėndrėn e mpakur.
Vegim
-----------
Ndjeva njė rrėnqethje
marr frymė
dihas
ju ishit atje,
njė rojtar i bindur,
vigjilent,
fshehur
pas imazhit tim.
Magjia jote ndjell
troshitje,
tė flas :
-Mė thuaj kush je ?
Ti buzėqesh hidhur,
Ringrihesh,
heshtur
mban tonin premtim.
Nė kėtė jetė
--------------------
Vijmė nė kėtė jetė
Me qarje e lotė gėzimi
Pastaj ikim tė lodhur
Rrethuar nga lotė hidhėrimi.
Njė ditė mė kot prisja
------------------------------
Njė ditė mė kot prisja
Tė mbillja nė arė
Fare tė re poezie
Me plorin mendim
Ktheva dheun e vargjeve
E shkriftova me merak
Mė pas e plehėrova
Hapa dhe vijat e metrikės
Por dikush shtegun mė zuri
Farėn tė mos vadisja.
Brenda atij dheu tė murrmė
Fara e re m’u dogj
Nė vija
Mė mbeti
I vetmi dėshmitar
Ėndėrimi,kthyer nė gjurmė.
E gdhiva njė natė…
---------------------------
E gdhiva njė natė…
Me lirikat e Lasgushit tė madh
Padashur ato mė sollėn ndėrmend
Kohėn ēapkėne tė rinisė
Tė rinisė sė herėshme
Megjithėse mes muresh tė lartė
Tė pranguar nė shpirt
Nėn zė bilbilash
Zgjuar mbanin dashurinė
Mes dimrash tė thatė.
E gdhiva njė natė…
Me lirikat e Lasgushit tė madh
Pas kaq vitesh fjetur
Nė fund tė rafteve
Mė malluan
E njėherėsh
Mė rinuan zemrėn
Por vetėm pėr njė ēast
Tashmė jam ndryshe
Jo mė djalė i prapė.
E gdhiva njė natė…
Me lirikat e Lasgushit tė madh
Ėndra ėndrės i foli
Si bregun rreh njė valė.
Chicago,2007
p.s. Krijimet u dėrguan nė adresė tė faqes sonė, nga autori.
Krijoni Kontakt