Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311

    VB - Ndihmë për një program për menaxhimin e një hoteli

    Pershendetie. Kam gati nje vit qe merrem me nje program timin. Behet fjale per nje program modest per menaxhimin e nje hoteli. Nr. i dhomave eshte i limituar, max 50 dhoma. Ka dy tipe rezervimesh, me dite dhe me ore. Mendoj se deri diku kam nxjerre dicka te lezetshme dhe praktike. Natyrisht nuk behet fjale per ndonje gje te papare, por duke marre parasysh pervojen time jo shume te madhe lidhur me VB, nuk eshte keq. Kam arritur deri aty sa i kam perfunduar rezervimet, dmth nje punonjes i hotelit, mund te identifikohet, mund te beje rezervim, sipas tipit te rezervimit ndryshon ngjyra e dhomave nga jeshile ne te kuqe (afersisht si easy cafe qe kur kompjuteri eshte i lire shfaqet ne ekran ngjyre blu pastaj kur rezervohet ndryshon ngjyra ne jeshile) etj. Pas rerzervimit , te dhenat regjistrohen ne bazen e te dhenave te programit e cila eshte e tipit .mds. Me pak fjale programi eshte pothuajse i perfunduar. I vetmi problem qe kam ngecur eshte puna e reporteve, puna e shfaqjes se informacionit. Dmth shfaqie e xhiros ditore ne total, shfaqia e xhiros ditore sipas puntoreve, shfaqia e xhiros nga nje periudhe ne nje tjeter etj. Do tja dija shume per nder ndonjerit nese me ndihmon nese me jep nje Project te gatshem vetem per reportet. Me pas do ta pershtas sipas deshires me programin tim. Vete nuk mund ta realizoja dot sepse edhe nuk kam ndonje ide shume te qarte si ta projektoja si skeme plus kam veshtiresi ne perpunimin e te dhenave. Me poshte po paraqes skemen se si database funksionon.

    Emri databazes: Main
    Emri i Tabeles: R_DATE
    Ndersa skema e tabeles ose me sakte radha e kolonave eshte:
    DATA (Data kur behet rezervimi), ORA ( Ora kur behet rezervimi), RECEPSIONISTI ( Emri i puntorit qe ndodhet ne recepsion, qe ben rezervimin), TIPI_R (Tipi i rezervimit sepse sic e thashe me lart ka dy tipe rezervimesh dhe kjo kolone mund te marri vetem dy vlera: Ditor ose Orar), DHOMA (Ketu paraqitet nr. i dhomes qe rezervohet psh D1, D15, D49 etj), EMER ( Behet fjale per emrin dhe mbiemrin e klientit qe rezervon dhomen), NR_PASHAPORTE ( Ketu shenohet nr i pashaportes per klientin), NGA_DATA (Shenohet data kur nis rezervimi me dite ose ora kur behet rezervimi me ore), DERI_DATE ( Shenohet data kur mbaron rezervimi me date ose ora kur behet rezervim me ore), PAGESA ( Ketu programi shenon automatikisht vleren e pageses qe ben klienti ne saj te cmimit te hotelit dhe sasise se diteve qe do rrije)

    Do tja dija shume shume shume per nder nese ndonjeri do te merrte iniciativen te me ndihmonte ne programin tim. Ketu po e mbyll. Ja kalofshi mire. Jam ne pritje te ndonjerit prej jush. Faleminderit. Gjithe te mirat. Gino.
    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Per keto pune perdoret me se shumti Crystal Reports, mvaresisht nga edicioni i visual studios mund te jet pjese e VS.

  3. #3
    [L]{I}[N]{U}[X] Maska e Ardi_Pg_ID
    Anëtarësuar
    28-01-2003
    Vendndodhja
    New York City Haven on Earth
    Postime
    2,678
    posto ca screenshots te programit e jep ca detaje me shume se ca ke aritur te besh deri tani e ku ke ngelur

    Ardi
    Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
    N. H. Schwarzkopf

  4. #4
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    OK. Po vendos disa screenshots te programit tim me poshte:
    Ketu behet fjale per rregullimet e opsineve te programit, si cmimi i nates, cmimi i ores, lejimi i printimit te faturave, fjalekalimi i administratorit etj. Gjithashtu nese vihet re lart eshte dhe butoni "Recepsioni" ku mund te shtosh dhe te heqesh recepsiniste.

    Ndryshuar për herë të fundit nga GinoTheGodFather : 20-07-2007 më 11:43
    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  5. #5
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    Ketu behet fjale per identifikimin e puntoreve ose me sakte te recepsinisteve. Programi lidhet me database dhe pasi behet verifikimi i perdoruesit dhe fjalekalimit atehere programi automatikisht te con ne menune e rezervimeve ne te kundert shfaqet mesazh gabimi:

    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  6. #6
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    Pasi eshte bere identifikimi i recepsinistit dhe eshte shfaqur ajo pjese e programit ku behen rezervimit do te shofim qe jane shfaqur 50 dhoma. Ne baze te rregullimit te opsioneve mund te shfaqesh dhe me pak sepse nese programi ekzekutohet per here te pare ne nje kompjuter, ai e kupton automatikisht kete dhe kerkon nje rregullim per here te pare si psh. emri i hotelit ( qe ne rastin tim une ja kam vene MEDICO) por kjo eshte e ndryshueshme, gjithashtu te kerkon nr. e dhomave qe do te vesh ne perdorim etj. Ne foto jane shfaqur 50 dhoma. Gjithashtu dhomat kane dhe nje mundesi qe mund tja ndyshosh radhen dhe pozicionin sipas deshires per tju pershtatur me shume struktures se hotelit. Pas klikimit ne nje dhome te shfaqet tabela qe te kerkon se cfare lloj rezervimi deshiron te besh. Rezervim me dite apo rezervim me ore. (Rezervimin me ore e kam shtuar vete duke marre parasysh qe ka shume hotele ose motele qe perdorin praktiken e rezervimit me ore :P)

    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  7. #7
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    Tek kjo foto kam kapur dritaren qe shfaqet pas zgjedhjes se tipit te rezervimit. Ketu eshte rezervimi me dite. Programi gjeneron automatikisht daten kur ky rezervim po kryhet, oren, recepsionistin dhe dhomen. Recepsionisti ploteson emer mbiemer te klientit, nr pashaporte dhe daten nga deri kur do rrije. Me mbarimin e dates se rezervimit programi shfaq automatikisht nje tabele qe te informon se ka mbaruar afati per klientin. Kur dhoma eshte e zene me dite , nga jeshile ngjyra e saj kthehet ne te kuqe. Ndersa kur rezervimi eshte me ore, ngjyra kthehet ne te verdhe. Mbas plotesimit te formularit te rezervimit nga ana e recepsionistit, te dhenat shkojne ne databazen qe paraqita ne postimin e pare.

    Ndryshuar për herë të fundit nga GinoTheGodFather : 20-07-2007 më 12:13
    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  8. #8
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    Programi i ka te perfunduar pothuajse te gjitha. Per ta mbyllur perfundimisht me ka mbetur shfaqia e informacionit rreth xhiros se krijuar nga recepsionistet, printimi i faturave (dicka qe mund ta bej, thjeshte jam duke organizuar ne nje forme sa me te mire) sidhe masat e sigurise per ta mbrojtur punen time sadopak nga abuzuesit. Te gjithe problemin e kam tek reports. Do kisha deshire qe te ishin pak te zgjeruara ne kuptimin qe te tregoje xhiron ditore per cdo turn, te tregoje xhiron e hotelit nga nje date ne nje date tjeter sipas deshires, te tregoje xhiron per cdo recepsionist nga nje date ne nje date tjeter, me pak fjale reports disi te avancuara dhe mundesisht sa me te lehta dhe me te qarta per pordoruesin. Do tja u dija shume per faleminderit. Gjithe te mirat.
    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  9. #9
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anëtarësuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    Atehere...Asnje pergjigjie ose sygjerim?
    "Me??? I always tell the truth, even when I lie..."

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Redmond, WA, USA
    Postime
    181
    Dëgjoje Ukën. Crystal Reports. Duhet ta kesh me Visual Studion që e ke ti.

    Gjithashtu vërejta se nuk përdorë titujt në dialogje dhe se paske përdorur alfabetin e një gjuhe tjetër.

    //Agroni

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lajmërime të ndryshme për studentët Shqiptarë:
    Nga forever në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 04:34
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-05-2005, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •