Pershendetie. Kam gati nje vit qe merrem me nje program timin. Behet fjale per nje program modest per menaxhimin e nje hoteli. Nr. i dhomave eshte i limituar, max 50 dhoma. Ka dy tipe rezervimesh, me dite dhe me ore. Mendoj se deri diku kam nxjerre dicka te lezetshme dhe praktike. Natyrisht nuk behet fjale per ndonje gje te papare, por duke marre parasysh pervojen time jo shume te madhe lidhur me VB, nuk eshte keq. Kam arritur deri aty sa i kam perfunduar rezervimet, dmth nje punonjes i hotelit, mund te identifikohet, mund te beje rezervim, sipas tipit te rezervimit ndryshon ngjyra e dhomave nga jeshile ne te kuqe (afersisht si easy cafe qe kur kompjuteri eshte i lire shfaqet ne ekran ngjyre blu pastaj kur rezervohet ndryshon ngjyra ne jeshile) etj. Pas rerzervimit , te dhenat regjistrohen ne bazen e te dhenave te programit e cila eshte e tipit .mds. Me pak fjale programi eshte pothuajse i perfunduar. I vetmi problem qe kam ngecur eshte puna e reporteve, puna e shfaqjes se informacionit. Dmth shfaqie e xhiros ditore ne total, shfaqia e xhiros ditore sipas puntoreve, shfaqia e xhiros nga nje periudhe ne nje tjeter etj. Do tja dija shume per nder ndonjerit nese me ndihmon nese me jep nje Project te gatshem vetem per reportet. Me pas do ta pershtas sipas deshires me programin tim. Vete nuk mund ta realizoja dot sepse edhe nuk kam ndonje ide shume te qarte si ta projektoja si skeme plus kam veshtiresi ne perpunimin e te dhenave. Me poshte po paraqes skemen se si database funksionon.
Emri databazes: Main
Emri i Tabeles: R_DATE
Ndersa skema e tabeles ose me sakte radha e kolonave eshte:
DATA (Data kur behet rezervimi), ORA ( Ora kur behet rezervimi), RECEPSIONISTI ( Emri i puntorit qe ndodhet ne recepsion, qe ben rezervimin), TIPI_R (Tipi i rezervimit sepse sic e thashe me lart ka dy tipe rezervimesh dhe kjo kolone mund te marri vetem dy vlera: Ditor ose Orar), DHOMA (Ketu paraqitet nr. i dhomes qe rezervohet psh D1, D15, D49 etj), EMER ( Behet fjale per emrin dhe mbiemrin e klientit qe rezervon dhomen), NR_PASHAPORTE ( Ketu shenohet nr i pashaportes per klientin), NGA_DATA (Shenohet data kur nis rezervimi me dite ose ora kur behet rezervimi me ore), DERI_DATE ( Shenohet data kur mbaron rezervimi me date ose ora kur behet rezervim me ore), PAGESA ( Ketu programi shenon automatikisht vleren e pageses qe ben klienti ne saj te cmimit te hotelit dhe sasise se diteve qe do rrije)
Do tja dija shume shume shume per nder nese ndonjeri do te merrte iniciativen te me ndihmonte ne programin tim. Ketu po e mbyll. Ja kalofshi mire. Jam ne pritje te ndonjerit prej jush. Faleminderit. Gjithe te mirat. Gino.
Krijoni Kontakt