Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 48
  1. #1

    "Trimat" e Arta Dades vrasin ne mes te dites.

    Policia: Djemte e Arta Dades ne kerkim
    Tirane - Djemte e Arta Dades ne kerkim per nje plagosje. Aldo dhe ... Dade mendohet te jene autore te mundshem te nje ngjarje te ndodhur dje pasdite, ne afersi te Kopshtit Botanik. Gjithcka ka ardhur pas nje ferkimi te makinave "benz" te personazheve kryesore dhe kane mjaftuar pak caste qe 25-vjecari Dade te nxirrte pistoleten "TT" dhe t'ia zbrazte ne trup 23-vjecarit Gentian Bruzi, po nga Tirana. Ndersa i plagosuri me dy plumba eshte shtrire tek gomat e makines se tij, i mbytur ne gjak, me shpejtesi sketerre eshte larguar ne drejtim te paditur autori, qe sipas deshmive te marra paraprakisht, mbeshtetur dhe ne karakteristika, mendohet te jete djali i Ministres se Kultures, Arta Dade. Bashke me te ka qene edhe vellai tjeter, por ende nuk dihet pozicioni i tij. Edhe pse ministrja nuk mban pergjegjesi per veprimtarine e djemve te saj, ne praktiken perendimore nje rast i tille do ta conte nje minister deri ne doreheqje. Megjithate, deri mbreme, zyrtaret e policise nuk e kane pasur te zbardhur te gjithe ngjarjen. Keshtu, nje zyrtar i larte tha se nje nga pistat e hetimit eshte ajo e djalit te Dades, por akoma nuk kane dale konkluzionet. Nga ana tjeter, burime nga policia kriminale shtuan se po punohet per te gjetur autorin e plagosjes dhe se deri tani jane mbledhur disa prova qe po verifikohen. Per ngjarjen ka punuar komisariati nr. 2, pjese e se ciles eshte edhe zona ne fjale. I lenduari me dy plumba, Bruzi, eshte derguar drejt Spitalit Ushtarak me urgjence dhe deri mbreme vone sipas mjekeve gjendej jashte rrezikut per jeten. Plumbat i ka marre ne brinje qe te dy, ndersa gezhojat jane marre ne cilesine e proves materiale. Autori nuk ka lene prove tjeter pervec tyre. Burime te policise thane pas ngjarjes se shkaku i grindjes ka qene nje ferkim midis dy autoveturave qe ka denigruar deri ne debate me fjalor rruge e me pas ne plumba pistolete.

    Plagosin "trimat" e Dades se kan mamin e bukur.
    Kto plhera duhen kalb ne burg.Po kush ti fusi se?
    Hera e dyt qe kopili Dades diskutohet per plagosje dhe armbajtje pa leje.







    :^zilet

  2. #2
    ****** Maska e I-PANJOHURI
    Anėtarėsuar
    18-06-2002
    Vendndodhja
    Neper male
    Postime
    38
    O tironsja , po mir mi lal , ky nuk eshte objekt diskutimi ne forum, sepse forumi nuk eshte Hetuesia e Pergjithshme e RSH. Megjithate vrasjet si fenomen jane teme aktuale (pa permendur ato ne episode). Ti mund te kishe hapur temen tjeter:"PERSE NE SHQIPTARET GRINDJET E KARAKTERIT TE VOGEL I KTHEJME NE GJAKDERDHJE". Kjo do te kishte interes te vecante dhe te madh , po ti drejtoheshim karakterit tone si Shqiptare si dhe historise dhe kultures se pergjithshme qe kemi.
    Me Respekt
    I-Panjohuri

  3. #3
    Pse i ngaterron gjerat?
    Tema qe kerkon ti te hapja un, fare bukur mund te diskutohet te forumi "problematika shqiptare".Un besoj se kam gjetur forumin e duhur per te treguar kete shkrim qe lexova sot ne gazet.Dhe shume bukur ne te njejten kohe mund te diskutohet kjo ngjarje.Nuk eshte pak ,dhe aq me shume e zakonshme, djali i nje ministreje te na luj filma me sherifa ne mes te Tiranes.Ai meriton burgun dhe nena e tij duhet te japi dorheqjen menjeher.
    Te bej 1 pyetje un ty,nqs kjo ngjarje do kishte ndodh ne Gjermani apo USA etj etj?Si duhet te reagoj mamaja e dashur qe i ka dhen ket edukat te birit?
    respekte Tironsja.
    :^zilet

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ishte shpallur ne kerkim i biri i ministres por si duket per asgje pasi qe menjehere eshte liriuar,si eshte e mundur kjo,kjo eshte per tu habitur?


    Policia lė tė lirė djalin e ministres Dade


    TIRANE (16 Nėntor) - Lirohet djali i ministres sė Kulturės, Arta Dade. Albi Dabulla u vetėdorėzua sot nė nė polici, pasi akuzohej pėr plagosjen me pistoletė tė Gentian Bruzit. Ai u shpall nė kėrkim menjėherė pas ngjarjes sė djeshme, kur gjatė njė sherri nė kopshtin botanik, plagosi tė riun Bruzi. Albi Dabulla u mor nė pyetje nė Komisariatin Nr 2, ku sqaroi se kishte alibi dhe se nuk ndodhej nė vendngjarje nė momentin e plagosjes sė Bruzit. Ndėrsa ky i fundit nuk ka deklaruar asgjė rreth plagosjes. ro/ko (BalkanWeb
    ----------------------------
    ------------------------------
    Oj sharki e lehete si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  5. #5
    i regjistruar Maska e rezi_Mynihut
    Anėtarėsuar
    13-10-2002
    Vendndodhja
    Munich, Germany
    Postime
    367
    Tironsja,

    vazhdon ala Komedia Njerezore andej nga vendi meme?
    Po normal, pse cfare ka ndryshuar qe te hiqet nga skena kjo Komedi.
    Te osht kap cuni mi Arta tu shpernda kamunikat kamuniste.
    Amon pajzotin mos me jep mu lek ne dore po shko e jepja Shitit, ai ka i tuf kalamojsh!

    Eh Tirona........

  6. #6
    hahaahah ca gallate.
    Vret tjetri ne mes te dites (shanci viktimes qe ska vdek) dhe lirohet mas 6 oresh.Ca bohet kshu o popull?
    Ai ven dhe ai popull eshte i mallkum.
    :^zilet

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Perpara se sa te zbardhet ngjarja asnje prej nesh nuk e di se kush ka shtene, keshtu qe eshte mire qe mos te gjykojme nepermjet thenjeve te gazetave ( nje keshille qe te marresh vesh te verteten gazeta lexohet nje jave me pas pasi ditet e para jane vetem artikuj sensacional).
    Nqs faktet rezultojne ashtu si thuhen atehere per mendimin tim ministrja e kultures Dade duhet te jape dorheqjen sa me pare pasi nje nene qe nuk di te edukoje e te rrise femijet e vet nuk mund te merret me problemet e kultures dhe edukimit te rinise se nje shteti. Edhe ne keto kushte megjithe keto qe jane thene neper media ministrja Dade si njeri mediatik qe eshte duhej te kishte te kishte dhene sqarime duke u shprehur publikisht per ēfare thuhet per femijet e saj dhe ne menyre indirekte per te.
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Del nga spitali i plagosuri te "Kopeshti Botanik"

    Vetem pas nje dite trajtimi mjeksor 23 vjecari Gentian Bruzi, i plagosur sipas policise nga dy djemte e ministres se kultures Arta Dade, le spitalin per te vazhduar mjekimet ne shtepi. Kete fakt e pohojne burime nga spitali te cilet shtojne se gjendja shendetsore e Bruzit u permirsua ndjeshem, pasi plumbi nuk i kishte shkaktuar demtime ne organe jetesore megjithese ai e kishte tejshpuar duke u futur ne nje ane te brinjeve dhe dale ne anen tjeter. Persona te tjere qe po kuroheshin ne te njejten dhome me 23 vjecarin thane se kur erdhen familjaret per ta marre, Bruzi mundte te ecte vete, pa u ndihmuar nga askush. Ndersa mjeket pohuan se ilacet per vazhdimin e kures ia kishin dhene me vete. Nje zhvillim i tille ndihmon pozitivisht akuzen per dy djemte e ministres Dade. Pasi ne rast te vertetimit ligjor te akuzes, ata do te mbajne pergjegjesi per nje akuze qe konsiderohet "plagosje e lehte".
    ----------------------------------------
    -----------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet nė Bllog
    17
    Me c'fytyre del "shoqja" Arta para shqiptareve si Ministre Kulture kur ajo ka deshtuar te edukoje femijet e saj?!

    Doreheqja nga ky post, eshte minimumi qe ajo mund te beje.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    PD e beri kete por mendoj se edhe baza e saj partiake duhet vepruar ashtu qe ajo sa me pare te largohet nga ministriaq qe ajo drejton.



    PD kerkon doreheqjen e ministres Dade

    Pas plagosjes se ndodhur ne Selite, ku sipas policise protagoniste ishin djemte e ministres Dade PD i ben thirrje kesaj per doreheqje nga posti. Nepermjet zedhenesit Edi Paloka demokratet i kane bere thirrje drejtesise, qe te vihen para pergjegjsise shkaktaret e perleshjes se armatosur dje ne rruget e Selites. "Ne asnje rast asnje prej ministrave apo pushtetareve te larte nuk kane reaguar ashtu sic do te reagohej ne cdo vend tjeter perendimor. Por perkundrazi po perdorin postin e tyre per t'i krijuar lehtesira krimineleve qe kane qene femije apo te aferm te tyre. Duke krijuar mundesi dhe forma aq kriminale, qe keta kriminele t'i shpetojne denimit te tyre", ishte nje pasazh i Palokes. Duke e akuzuar Daden edhe per te tjera probleme "te familjes", Paloka permendi vellain e ministres, Shyqyri Dade emri i te cilit, sipas tij, ka shkuar disa here ne prokurori. "Per keto arsye, -tha Paloka, - Partia Demokratike kerkon sot doreheqjen e menjehereshme te ministres Dade dhe ne rast te kundert i kerkon Kryeministrit Nano largimin e saj nga posti qe ajo mban".
    ---------------------------------
    -----------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  11. #11
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    E c'munde te presesh nga nje qeveri Banditesh.

  12. #12
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    do ishte me mire te prisnit se ca do te ndodhe pasi mendoj se kjo histori sduhet te perfundoje me kaq.
    arta dade ben mire te ndjeki shembullin e blendi gonxhes pra te japi nje doreheqje morale.
    PAUCA SED MATURA

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Dėshmitarėt okularė kanė treguar dinamikėn e krimit por kanė frikė tė identifikojnė autorėt

    Zhduket pistoleta qė plagosi Bruzin

    Policia: Njė dorė e kujdesshme zhduku provat materiale nga vendi i ngjarjes

    Artan Hoxha

    TIRANĖ - Zhdukja e pistoletės dhe gėzhojave tė qitura prej saj nga vendi i ngjarjes, kanė bėrė qė tė mos ketė prova materiale pėr tė akuzuar dy vėllezėrit Dabulla, pėr plagosjen e shtetasit Gentian Bruzi. Burime tė policisė sė kryeqytetit qė janė marrė me hetimin e ēėshtjes deklaruan dje se "pas plagosjes sė Gentian Bruzit, tė ndodhur nė mesditėn e sė premtes, njė dorė e kujdesshme ka fshirė tė gjitha provat materiale, si pistoletėn dhe gėzhojat e qitura nga autori i krimit. Pavarėsisht se inspektorėt e komisariatit numėr 2 kanė shkuar vetėm disa minuta pas krimit, ata nuk kanė mundur tė gjejnė asnjė provė qė do t'i ēonte drejt identifikimit tė armės me tė cilėn ėshtė bėrė qitja si dhe autorit tė plagosjes". Ekspertėt e kriminalistikės kanė gjetur nė vendin e krimit vetėm gjurmėt e gjakut tė viktimės, ndėrkohė qė edhe plumbi qė i ka shkaktuar plagosjen Bruzit ka qenė tejshpues, duke mos mbetur nė trupin e tij. "Nėse do tė ishte kapur arma me tė cilėn u krye qitja, do tė zbuloheshin menjėherė me anė tė ekspertizės, gjurmėt e gishtrinjve tė autorit tė krimit, por njė mundėsi tė tillė policia tashmė e ka humbur, pasi nuk ka mundur tė realizojė arrestimin nė kushtet e flagrancės",- shtoi burimi i cituar. Mė tej ai tha se "Nė kėto kushte zbulimi i autorit tė krimit mund tė bėhet vetėm nga deklarimet direkte tė personit tė plagosur, i cili e ka parė atė apo dhe nga dėshmitarė okularė, qė mund tė kenė identifikuar personin qė qėlloi me armė dhe personin qė u kujdes pėr tė pastruar vendin e ngjarjes nga provat materiale". Drejtuesit e policisė sė kryeqytetit deklaruan tė premten nė mbrėmje se kishin bėrė shoqėrimin e disa personave nė cilėsinė e dėshmitariėve okularė. Madje nga deklarimet e dėshmitarėve okularė ėshtė ndėrtuar e gjithė skena sesi ka nisur konflikti dhe si ėshtė realizuar plagosja e Bruzit. Por asnjė prej dėshmitarėve nuk ka pranuar qė tė identifikojė me emėr Besnik dhe Albi Dabullėn si autorė tė plagosjes sė Bruzit. Lirimi i menjėhershėm i vėllezėrve Dabulla ėshtė ndihmuar sėtepėrmi edhe nga fakti qė viktima nuk ka pranuar tė flasė pėr personat qė e plagosėn, ose mė saktė nuk ka preferuar t'i identifikojė ata. Pavarėsisht nga zhdukja e provave materiale si dhe nga frika e dėshmitarėve pėr tė identifikuar me emėr autorėt e kėtij akti, duket e parakohshme lirimi i vėllezėrve Dabulla vetėm pas 6 orėsh qėndrimi nė ambientet e policisė. Ora kur ka ndodhur ngjarja dhe ambienti mjaft i populluar ku ėshtė zhvilluar konflikti, kanė bėrė qė tė ketė mjaft dėshmitarė okularė, tė cilėt nėse do tė kenė garanci, mund tė provojnė plotėsisht se kush janė autorėt e krimit. Sipas burimeve tė policisė, thuhet se deri tani janė tė paktėn dy vepra penale qė rėndojnė mbi autorin e kėtij krimi, e para, plagosja e Bruzit, dhe e dyta, armėmbajtja pa leje.
    --------------------------------
    ---------------------------------
    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  14. #14
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Mjaft me fjalet sensacionale qe shkruhen neper gazeta nga gazetare medioker dhe pa asnje lloj eksperience profesionale per te trajtuar nje ēeshtje, qofte kjo dhe e "rendompte".
    Ja ēfare shkruan "gazetari" Artan Hoxha....

    . Pavarėsisht se inspektorėt e komisariatit numėr 2 kanė shkuar vetėm disa minuta pas krimit, ata nuk kanė mundur tė gjejnė asnjė provė qė do t'i ēonte drejt identifikimit tė armės me tė cilėn ėshtė bėrė qitja si dhe autorit tė plagosjes".

    Kurse gazeta shqiptare thote qe inspektoret e policise ēuditerisht kane ardhur ne vendin e ngjarjes pas 40 minutash dhe rrjedhimisht ne vendin e ngjarjes provat ishin zhdukur.
    Artikuj te tille eshte e kote qe te kopjohen ne forum se jane ose desinformues ose te shkrojtur ne baze te thashethemeve te kafaneve.
    Just God Can Judge Me

  15. #15
    Sipas teje VinnyT asgje nuk eshte e vertet?
    Nuk kemi hapur ket teme per te gjykuar gazetaret.
    Ke ndonje argument bindes ti, per te nxjerr te pafajshem djemte e Arta Dades?
    :^zilet

  16. #16
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    po ti goca ku i ke provat?
    na i jep dhe ne ti lexojme te lutem!
    PAUCA SED MATURA

  17. #17
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    As nuk po mbroj djemte e Dades as as nuk po them qe asgje nuk eshte e vertete, vetem nuk dua te ve doren ne zjarr per nje ngjarje qe nuk e njoh te verteten. Konstatoj ashtu si ne shumicen e rasteve qe gazetat kur japin nje informacion per lexuesit e tyre brenda nje jave tregojne 7 versione te ndryshme te ngjarjes ne fjale. Keshtu qe perpara se te gjykoj per diēka preferoj te mesoj si eshte e verteta dhe e kame thene dhe me lart se ēfare duhet te beje ministrja Dade nqs kjo gje eshte e vertete.
    Sa per kritikat e mija per gazetaret Tironsja, kane lidhje per ēeshtjen ne fjale, dhe shembullin e mesiperm e dhashe per te treguar se sa kontradiktor eshte informacioni i dhene ne shqiperi nepermjet mediave e jo per te mbrojtur djemte e Dades pasi nuk jemi ne gjykate ketu por thjesht ne nje forum ku sejcili prej nesh shpreh mendimin e vet.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  18. #18
    Fakti eshte: ka ndodhur 1 plagosja, dhe autoret jan djemte e Arta Dades.Ket nuk e them un as gazetat, por e thon me dhjetra qytetar qe kan qen prezent ne ngjarje.Eshte e vertet qe gazetat japin versione te ndryshme,por ne ket rast cdo gje eshte shprehur shume qarte.Emrat e autorve nuk jan thene ndryshe nga Koha Jone e ndryshe nga Gazeta Shqiptare.Si mund te vesh ne dyshim nje ngjarje ku nuk po pushojn TV,radiot apo dhe gazetat pa folur?
    Vertet jemi ne forum dhe jo ne gjykat,po diskutojme per dicka qe ka ndodhur.Te zezes nuk i themi dot te bardhe.Ta thash dhe njeher ne nuk po diskutojm gazetat por ngjarjen.Nqs ti njeh ndonje autor tjeter te kesaj plagosjej,urdhero je i mirepritur.


    Ps.Mariglennora pytjen me pa nivel e kam lexu sot nga ty.
    :^zilet

  19. #19
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    sipas te thenave te tua Tironsja===>>>

    "Ket nuk e them un as gazetat, por e thon me dhjetra qytetar qe kan qen prezent ne ngjarje."

    i bie qe gjitha lagjia ta kete pare dhe per mendimin tim me duket pak e ēuditeshme sesi ne nje ngjarje ku ka patur me dhjetra deshmitare si thua ti te mos shkruhet pak me me hollesi per ngjarjen!! Per veē faktit qe dy djemte e ministres Dade jane zene dhe njeri ka shtene nuk eshte dhene as nje lajm tjeter neper gazeta per ngjarjen!! Ne Tirane kur ka vetem nje deshmitar qe ka pa ngjarjen gazetat japin me dhjetera detaje mbi zhvillimin e ngjarjes, imagjino ketu qe ka patur me dhjetera e nuk kemi asnje detaj!! Per nje vend qe mban rekord boteror per konsum thashethemesh si eshte Shqiperia me duket pak e ēuditeshme!...
    Just God Can Judge Me

  20. #20
    Tani po e kuptoj "injorancen" tende per sa i takon temes.
    Te sugjeroj te lexosh me shume dhe te shikosh TV.Nuk kan munguar detajet per ket ngjarje.
    Ngjarja ka ndodhur ne nje zone te populluar dhe ne oren 10 te mengjesit.
    :^zilet

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Londer:Tre xhamaikanė vrasin shqiptarin
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 10-02-2011, 18:38
  2. Pse Myslimanet vrasin Myslimanet?
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-06-2006, 11:18
  3. 13 vjet per nje vrasje. Te vrasesh apo te te vrasin ?
    Nga studenti1 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:43
  4. Durrsaket nėnė e bijė , vrasin nė shtėpinė e tyre me thikė
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 23-01-2006, 00:22
  5. Forcat amerikane vrasin rreth 75 kryengritės nė Irak
    Nga Irfan nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 21:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •