Se shpejti dy libra mbi te vertetat okulte te zevendespresidentit

Zėvendėspresidenti i 46-tė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Dik Ēeni ka njė talent dhe parapėlqim tė veēantė pėr tė qenė i padukshėm. Del shumė rrallė para mediave dhe prononcohet publikisht po aq rrallė. Errėsira ėshtė shenja e tij dalluese qė nga momenti kur mori postin e numrit dy tė Shtėpisė sė Bardhė nė vitin 2001. Ai ka mbajtur gjithmonė pozicionin e njeriut qė nuk shfaqet, por qė komandon gjithēka nga qoshja e tij e errėt. Por, pavarėsisht taktikės dhe pėrpjekjes pėr tė mbetur nė hije, sė fundmi, gjithnjė e mė tepėr fokusi i opinionit publik, por edhe i analistėve po zhvendoset nga Presidenti amerikan Bush, te njeriu nė hije qė qėndron pas tij e vendos pėr tė. Kėtė muaj do tė publikohen dy libra nė Shtetet e Bashkuara, qė analizojnė hollėsisht rolin e Ēenit. Ata do tė dalin nė dritė, para se tė ketė reshtur zhurma qė u bė nė Lidhje me shkrimet e fundit kritike tė "Uashington Postit". Nė libra do tė rrėfehet se si zėvendėspresidenti ka diktuar dhe dikton politikėn dhe vendimet e tij nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme, pėrfshi luftėn kundėr terrorit, ēėshtje qė kanė tė bėjnė me ekonomikė dhe ambientin. Sipas kėndvėshtrimit tė argumentuar tė autorėve, Ēeni shfaqet si njė person shumė i fuqishėm, madje mė i fuqishmi nė rolin e zėvendėspresidentėve amerikanė tė deritanishėm. Sipas asaj ēka parashikon pozicioni i numrit dy tė Shtėpisė sė Bardhė, njė zėvendėspresident amerikan, zakonisht merret me dėrgimin e ndihmave nė zona ku ka katastrofa humanitare, apo shkon nėpėr funerale dhe ceremoni tė tjera tė mėdha nė botė, nė pėrfaqėsim tė Shtėpisė sė Bardhė. Por ky rol nuk vlen aspak pėr Ēenin. Ai ėshtė aq dominues nė gjithēka, saqė shumė njerėz qė i qėndrojnė pranė mendojnė qė fjala "zėvendės" i duhet hequr nga emėrimi, sepse Ēenit i shkon vetėm emėrimi "President". Nė libra thuhet se ėshtė Presidenti de fakto i Shteteve tė Bashkuara, me njė vendimmarrje nė tė gjitha fushat. Madje, nė njėrin prej tyre shkohet mė tej, saqė Presidenca aktuale e Bushit nuk e meriton aspak tė mbajė emrin e kėtij tė fundit. Nė fakt, qė nga dita qė emri i Ēenit doli si kandidati i mundshėm pėr tė qenė zėvendėspresident i Amerikės nėse do tė fitonte Bushi, nė vitin 2000, shumėkush mendoi se pozicioni i tij nuk do tė ishte ai tradicional. Nė fund tė fundit, personi qė rekomandoi Ēenin te Bushi pėr postin e tij ishte… vetė Ēeni. Kur Bushin e pyetėn nė atė kohė se cila ishte arsyeja e zgjedhjes sė bėrė, ai u pėrgjigj: "Sepse Ēeni ėshtė pa diskutim plotėsisht i aftė qė tė jetė edhe President i Shteteve tė Bashkuara". Nė ēastin kur tė dy hynė nė Shtėpinė e Bardhė njė gjė ishte shumė e qartė se Dik Ēeni nuk do tė ishte nga ata burra qė do tė humbitnin kohėn nėpėr funerale shtetėrore. Edhe kabineti i Bushit u krijua sipas preferencave tė zėvendėspresidentit. Figura tė tilla, qė u kthyen nė kryesore si Ramsfeld, Volfovic, Bolton etj., ishin tė gjithė tė sjellė nga Ēeni. Njė nga arsyet e fuqisė sė zėvendėspresidentit ėshtė aksesi i pakrahasueshėm qė ai ka te Presidenti nė gjithēka. Gjatė viteve qė kanė punuar sė bashku, mes tyre ėshtė krijuar njė lidhje shumė e ngushtė. Ēeni ėshtė mjeshtėr nė pėrpunimin e situatave dhe personave, ndryshe nga Bushi. Dikur Laura Bush, gruaja e Presidentit tha pėr tė shoqin se ai nė orėn 9 tė darkės ėshtė nė shtrat, kjo mund tė jetė disi e ekzagjeruar, por nuk ėshtė i ekzagjeruar fakti se Ēeni ėshtė nga ata njerėz qė qėndrojnė zgjuar deri mė 4:30 tė mėngjesit mbi informacione e dosje. Njė procedurė e tillė ėshtė shpjegimi i njohurive tė gjera dhe i kompetencės se zėvendėspresidenti ka mbi tė gjitha, ēėshtjet apo debatet e politikės sė jashtme, ose tė brendshme qė kanė lidhje me Shtėpinė e Bardhė. Sipas autorit tė njė libri, ku merren nė analizė tė gjithė pėrfaqėsuesit e kabinetit tė Bushit, roli i Ēenit mund tė krahasohet me atė tė llogaritarit nė njė shtėpi filmike. Cilėsitė qė ai ka, pra aksesi shumė i madh te Presidenti dhe gjithė informacionet e materialet qė i takojnė vetėm atij, puna e palodhur dhe rėndėsia qė u kushton detajeve, janė karakteristikė e zėvendėspresidencės sė Ēenit, qė nga dita e tij e parė e punės. Shtoi kėsaj, edhe prirjen e tij tė madhe pėr tė mos rėnė nė sy dhe thuajse nė hije, edhe pse vendimmarrjet i takojnė krejtėsisht atij. Ishin ngjarjet e 11 shtatorit, ato qė nxorėn nė pah mė sė miri gjithė kėto karakteristika tė Ēenit. Ky ishte momenti pėr tė cilin zėvendėspresidenti kishte vite qė pėrgatitej. Qė nga koha kur ndodhej nė Shtėpinė e Bardhė me detyrėn e shefit tė stafit nė Presidencėn e Xherald Fordit, e mė pas kur pėrjetoi edhe rėnien e Niksonit, ambicia e Dik Ēenit ishte qė tė rivendoste nė pozicionin e duhur autoritetin e Presidentit amerikan. Nė artikujt e "Uashington Post" renditen tė gjitha kundėrpėrgjigjet tė cilat lėnė shumė pėr tė dyshuar, qė ndėrmori Shtėpia e Bardhė pas sulmit tė 11 shtatorit. Kėtu pėrfshihet ngritja e Guantanamos, ose siē njihet ndryshe kampit tė grabitjes, apo edhe torturave jashtė ēdo norme tė cilat u ushtruan ndaj tė burgosurve e deri te pėrgjimi nėn njė bazė ligjore qė lė shumė pėr tė dėshiruar i tė gjithė amerikanėve. Tė gjitha kėto ēėshtje problematike me tė cilat ėshtė pėrballur Shtėpia e Bardhė qė prej disa vjetėsh tė ēojnė vetėm nė derėn e zėvendėspresidentit amerikan. Brenda fare pak orėsh nga sulmi nė Nju-Jork dhe nė Uashington, ndėrsa Bushi ndodhej ende nė fluturimin e tij tė gjatė nė avionin "Air Force One", Ēeni kishte bėrė bashkė, me urgjencė, njė skuadėr juristėsh nė zyrėn e tij dhe po planifikonte me njė zell shumė tė madh, dhėnien e kompetencave tė jashtėzakonshme Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara, tė ngjashme me periudhat nė prag tė luftės sė Vietnamit dhe pas plasjes sė skandalit Uatergate. Nė qendėr tė kėsaj skuadre juristėsh, ndodhej kėshilltari ligjor i Ēenit, David Adington. Mė 18 shtator Adington dhe disa kolegė tė tij shumė tė besuar, pėrfshi edhe Prokurorin e Pėrgjithshėm aktual tė Shteteve tė Bashkuara, Alberto Gonzales, bėri disa propozime nė lidhje me pėrdorimin e forcės ushtarake. Mė 25 shtator pėrpiluan autorizimin pėr pėrgjimin e tė gjitha komunikimeve tė tė gjitha llojeve, atyre qė vinin e dilnin nga Amerika, pa qenė nevoja e njė vendimi gjykate. Ky lloj pėrgjimi ishte ndaluar nga ligji federal qė nė vitin 1978. Mė 6 nėntor, grupi i juristėve pėrpunoi njė material, qė nė fakt ishte konceptimi i njė sistemi tė tėrė ligjor, sipas tė cilit terroristėt qė do tė kapeshin, do tė mbaheshin pa asnjė kufizim kohor nė burg dhe pa u gjykuar. Nė kėtė material pėrfshihej gjithashtu, se nėse do tė ishte e nevojshme ata do tė gjykoheshin nga njė Komision Ushtarak, njė koncept ky qė Ēeni ia serviri vetė Bushit, madje e bindi kėtė tė fundit, qė ta hidhte firmėn pėr tė, gjatė njė darke solemne nė Shtėpinė e Bardhė. Skuadra e Sdingtonit vepronte nė fshehtėsi tė plotė. Kur CNN nxori nė dritė ekzistencėn e kėtij komisioni, mė 13 nėntor, Kolin Pauell, ish-sekretari i atėhershėm i shtetit, i cili kishte herė pas here konflikte mė Ēenin klithi sa kishte nė kohė: "Ēfarė dreqin po ndodh kėtu?". Ndėrkohė edhe Kondoleca Rajs, nė atė periudhė me postin e kėshilltares pėr sigurinė kombėtare nuk ishte vėnė nė dijeni tė lėvizjeve. Por grupi i ekspertėve ligjorė tė zėvendėspresidentit nuk deshi t‘ia dinte. Njė vit mė pas, Adington dhe skuadra e tij qė punonin nė zyrėn e Ēenit nxorėn nė dritė njė material qė anashkalonte Konventėn e Gjenevės pėr trajtimin e tė burgosurve. Sipas kėtij materiali, Presidenti amerikan kishte tė drejtėn qė tė urdhėronte ēdo lloj mėnyre marrjesh nė pyetje ndaj terroristėve tė dyshuar, tė cilėsuar "armiq", pavarėsisht sa ēnjerėzore apo tė dhunshme mund tė ishin ato. Sipas gazetės "Uashington Post", nė tė ishin pėrfshirė edhe mėnyra tė ndaluara marrjesh nė pyetje, deri atėherė tė tilla si ajo e "mbytjes" sė tė burgosurve. Pauell dhe Rajs dėgjuan pėr herė tė parė pėr dokumentin e torturave dy vjet pas formulimit tė tij, por atėkohė ndodhi sulmi ndaj Irakut dhe ekzistonin probleme mė tė mėdha pėr t‘u zgjidhur. Nėse 11 shtatori mund tė konsiderohet si momenti i shumėpritur i Ēenit, sulmi ndaj Irakut nė vitin 2003, mund tė konsiderohet si momenti i ē‘bėrjes sė zėvendėspresidentit. Pėrveē mentorit dhe mikut tė tij tė besuar, Donald Ramsfeld, Dik Ēeni bėri mė shumė se askush nė administratėn amerikane pėr tė hapur rrugėn drejt Bagdadit. Nė fakt, Ēeni ia kishte vėnė syrin rrėzimit tė Sadamit qė para ngjarjeve tė 11 shtatorit dhe nė periudhėn qė ai hyri nė Shtėpinė e Bardhė kishte pėrvijuar nė atė mendjen e tij racionale njė veprim ushtarak parandalues. Sipas ish-sekretarit tė thesarit, Paul O‘Neil, njė tjetėr mik i Ēenit, tė cilin ai e flaku jashtė administratės, ky i fundit kishte kohė qė po gjeneronte debatin nė lidhje me luftėn e ardhshme nė Irak dhe riformimin e Irakut tė periudhės post-Sadamit, madje qė nė dhjetėditėshin e parė tė mbėrritjes nė Shtėpinė e Bardhė. Sipas disa personave tė afėrm tė tij, Ēeni ishte transformuar krejtėsisht. Ishte si nė ethe pėr tė kryqėzuar Sadamin. Nuk dihet ende se cilat janė pasojat e kėshillave qė Ēeni i ka dhėnė Bushit nė shumė ēėshtje, por Iraku, tė paktėn flet dukshėm. Nuk ka nevojė tė pėrmenden se cilat janė pasojat e luftės pėr Irakun vetė, pėr rajonin dhe reputacionin e Amerikės nė botė. Ajo ēka mbetet ende e paqartė ėshtė se ēfarė pasojash do tė ketė nga e gjithė kjo mesele vetė Ēeni. Sigurisht qė muajt e fundit ai ka pėsuar njė sėrė goditjesh qė e kanė dobėsuar padyshim fuqinė e tij. E ndėrsa Bush pėrballet ēdo ditė me disfatėn e tij personale nė sondazhet gjithnjė e mė tė ulėt, Ēeni ka humbur nė mėnyrė shumė tė turpshme disa nga bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrt e mė tė zellshėm: Ramsfeld, Bolton, Volfovic. Dalė nga dalė Gjykata e Lartė po i vėrdalloset edhe vetė Ēenit, duke marrė nė shqyrtim disa aspekte tė ligjeve tė tij tė dyshimta antiterror. Nė 18 muajt e fundit tė pushtetit, administrata ka hyrė tashmė nė njė fazė shumė kritike, megjithatė ka ende kohė pėr trazira. Brenda administratės amerikane po kristalizohet edhe njė linjė tjetėr veē asaj konfliktuale. Rajs dhe pasardhėsi i Ramsfeldit, Gate kėmbėngulin nė zgjidhjen e kontradiktave me Iranin pėrmes negociatave. Nga ana tjetėr ėshtė sėrish Ēeni ai qė kėmbėngul se pikėrisht negociatat nuk janė tė mjaftueshme nė rastin e Iranit dhe se zgjidhja ushtarake mund tė jetė e nevojshme. Deri sė fundi nė kėtė tėrheqje litari dyshja Rajs/Gate ishte mė pranė fitores, e cila sė fundmi po anon nga vetė Ēeni dhe opsioni i tij ushtarak. Ėshtė e pabesueshme se si njė njeri me pėrvojėn qė ende pėrgjak Irakun, ēon ndėrmend opsione tė tjera ushtarake pėr zgjidhjen e krizave. Pyetja qė bėhet tani ėshtė: A do tė ketė sėrish sukses Ēeni nė kėtė gulēin tė tij tė fundit? Ende nuk dihet, por mospėrgjigja e kėsaj pyetjeje lė njėkohėsisht edhe tė ardhmen e Shteteve tė Bashkuar nė njė mjegull tė madhe. Sipas njė analisti amerikan, Dik Ēeni ia ndryshoi faqen Amerikės dhe pavarėsisht se si do tė shkojnė ngjarjet nuk mund tė kthehemi kurrė nė periudhėn e qetė e tė begatė qė ishim para se ai tė bėhej zėvendėspresident.

gazeta-shqip