"Kam lexuar mjaft gjėra. Kam lexuar disa nga shkrimtarėt e njohur shqiptarė tė pėrkthyer nė gjuhėn italiane, si Ismail Kadare, Elvira Dones si dhe disa tė tjerė"
Intervistė ekskluzive me shkrimtaren Daēa Maraini
"Shqipėria, njė vend me vitalitet intelektual"
--------------------------------------------------------------------------------
Migena Hoxhalli
TIRANE
Prej disa ditėsh ndodhet nė Shqipėri shkrimtarja e njohur italiane Daēa Maraini (Dacia Maraini). Takime tė shumta ajo ka patur nė qytetin e Shkodrės, veēanėrisht me studentė tė Universitetit "Luigj Gurakuqi" tė kėtij qyteti.
Po gjatė kėtyre ditėve Maraini ishte e ftuar nderi dhe nė ceremoninė e dhėnies sė ēmimit tė parė tė konkursit "Scrivi con me", organizuar me rastin e "Javės sė gjuhės italiane nė botė". Ajo ia dorėzoi kėtė ēmim nxėnėses sė shkollės sė mesme "Asim Vokshi" nė Tiranė, Anisa Goga. Pjesa me tė cilėn konkurruan vajza nė fjalė dhe konkurrentėt nga e gjithė bota nė konkursin "Scrivi con me", ishte shkėputur pikėrisht nga njė prej librave tė Marainit. Ndėrsa mbasditen e djeshme ajo ndodhej mes kolegėve shqiptarė tė mbledhur nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve.
Cili ėshtė opinioni juaj pėr Shqipėrinė?
Ėshtė hera e parė qė vij nė Shqipėri dhe nuk kam mė shumė se dy ditė kėtu, kėshtu qė nuk kam shumė pėr tė thėnė. Megjithatė, mund tė them se kėtu gjej shumė elementė tė pėrbashkėt tė meridianit tonė, tė jugut tonė, tė dritės, ngjyrave, gjithashtu edhe nė ambiente. Vetėm se kėtu janė disa gjėra qė janė paksa mbrapa nė raport me meridianin, i cili ka bėrė shumė rrugė. Por nuk e mohoj qė edhe ne kemi shumė shkatėrrime, qytete tė rrėnuara nga spekulacioni, ndėrkohė qė shpresojmė qė tė mos ndodhė e njėjta gjė edhe kėtu.
Ēfarė u ka bėrė mė shumė pėrshtypje gjatė kėtyre ditėve nė kontaktet qė keni patur?
Mikpritja, interesimi i njerėzve pėr letėrsinė, mbi tė gjitha i studentėve. Kam takuar shumė studentė. Kėtu gjeta shumė vitalitet intelektual.
Keni dėgjuar pėr Shqipėrinė dhe kulturėn shqiptare pėrpara ardhjes kėtu?
Po, po. Kam lexuar mjaft gjėra. Kam lexuar disa nga shkrimtarėt e njohur shqiptarė tė pėrkthyer nė gjuhėn italiane, si Ismail Kadare, Elvira Dones si dhe disa tė tjerė. Duhet tė them se vendi ynė e njeh shumė pak Shqipėrinė dhe kjo sigurisht qė nuk ėshtė diēka e mirė.
Duke i ballafaquar ato qė keni lexuar me ato qė keni parė, si do ti pėrkufizonit Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
Nga ajo qė kam lexuar dhe ajo ēka po shoh kuptoj se ne njohim shumė pak nga mendimet, idetė dhe imazhet e pasura qė mbart ky vend. Edhe pėr t'u publikuar, publikohet pak. Bėhet fjalė pėr aspektin kulturor dhe letrar. Ndėrsa pėrsa i pėrket politikės, ajo ėshtė mė e njohur. Me tė mirat dhe me tė kėqijat e saj. Njohim gjėrat qė kanė ndodhur gjatė kėtyre viteve, apo dhe ato gjatė periudhės sė diktaturės, momentet kur u kalua nga njėri sistem nė tjetrin, kaosin qė kaloi ky vend pėr njė periudhė kohe. Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme qė lėvizja e refugjatėve dhe e gomoneve pėrfundoi tashmė.
Kėto ditė i keni dorėzuat ēmimin e parė tė konkursit "Scrivi con me" njė nxėnėseje tė shkollės "Asim Vokshi". A jeni njohur me krijimin e saj dhe si ju duk?
Ishin dy nxėnės, njė nga Tirana dhe njė nga Shkodra qė konkurruan me njė pjesė tė shkėputur nga njė prej romaneve tė mia. Mua m'u dukėn vajza shumė tė zonja. Njėra ishte shumė pesimiste.(qesh) Ajo imagjinonte njė fund shumė negativ tė pjesės sė shkėputur (historisė). Ndėrsa tjetra ishte optimiste dhe imagjinonte qė vajza pėr tė cilėn unė shkruaja do tė bėhej njė grua luftarake dhe e pjekur nė idetė e saj qė do ta ndihmonte tė luftonte pėr vendin e saj.
Nxėnėsja e shkollės "Asim Vokshi" tashmė e fitoi ēmimin. Sa dakord jeni ju me kėtė?
Sė pari, ēmimin nuk e dhashė unė, por njė juri. Megjithatė, mund tė them se pse jo, duhej vlerėsuar edhe optimizmi i kėsaj vajze, vullneti pėr ta parė tė ardhmen jo gjithmonė me syrin negativ, por dhe atė pozitiv. Fundi i historisė na tregon se kemi tė bėjmė me njė njeri qė beson nė tė ardhmen. Dhe nė fund tė fundit kjo ka qenė ajo ēka ėshtė dashur tė vlerėsohet me anė tė kėtij ēmimi.
Sė fundi, cili do tė ishte mesazhi qė ju do t'u jepnit shqiptarėve?
Shqiptarė mos rrini duarkryq, por pėrvishjuni punės. Duhet shumė punė, shumė lodhje. Ky vend ėshtė i pasur me ndjenja, me ide. Nuk ėshtė as njė vend i braktisur. Eshtė njė vend qė ka shumė krenari, dinjitet edhe pse ėshtė i varfėr. Sipas meje, ėshtė vend qė mund tė arrijė nė nivelet e vendeve tė tjera europian, madje nė njė kohė shumė tė shkurtėr. Por pėr kėtė duhet punuar me shumė qetėsi dhe duhet patur besim nė tė ardhmen.
------------------
Maraini, dje dhe nė Lidhjen e Shkrimtarėve
--------------------------------------------------------------------------------
Migena Hoxhalli
TIRANE
Vizita e radhės e shkrimtares Daēa Maraini (Dacia Maraini) ka qenė dje mbasdite nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve. Ajo ėshtė shoqėruar nga drejtori i Institutit Italian tė Kulturės, Attilio De Gasperis, kryetarja e Forumit tė Gruas Shqiptare, Diana Ēuli dhe kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve, Limoz Dizdari. Ky i fundit, nė shenjė respekti i dorėzoi Marainit njė suvenir tė vogėl nga fondi i Lidhjes sė Shkrimtarėve.
Maraini, nė fillim tė fjalės sė saj shprehu kėnaqėsinė qė ndodhej nė njė ambient tė ngritur posaēėrisht pėr shkrimtarėt dhe artistėt. "Nė Itali nuk ndodhet njė shtėpi e tillė. Vetėm nė vitet '70 shkrimtarėt kishin klubet ku mund tė takoheshin, tė cilat mė pas morėn dhe emrat e tyre", tha ajo. Ndėrsa De Gasperis u shpreh se Maraini ka refuzuar njė seri ftesash nė disa vende tė botės, vetėm qė tė mund tė shihte Shqipėrinė dhe shqiptarėt, tė ndodhur aq pranė Italisė, por pėr tė cilėt dihet aq pak.
Nė takimin e djeshėm merrnin pjesė emra tė njohur tė letrave shqipe si Alfred Uēi, Xhevat Lloshi, Nasho Jorgaqi, Sadik Bejko, Visar Zhiti, studiuesi Ramadan Sokoli, etj. I ftuar nė kėtė takim, i ideuar nė formėn e njė debati me temė "Shkrimtari pėrballė gjuhės sė tij", ishte edhe ambasadori italian nė Tiranė Mario Bova.
...............
Vera Isaku, drejtorja e re e Qendrės Ndėrkombėtare
Piramida nė krizė, ndėrrohen drejtorėt
--------------------------------------------------------------------------------
Migena Hoxhalli
TIRANE
Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės (Piramida) me drejtor tė ri. Kėtė post, qė prej ditės sė djeshme, e mban Vera Isaku.
Prezantimi i saj pėrpara punonjėsve tė kėsaj qendre, nė prani dhe tė medias, ėshtė bėrė po dje nga ministrja e Kulturės, Arta Dade. Posti i drejtorit tė kėtij institucioni qė prej disa muajsh ėshtė mbajtur nga Eduard Manushi, i cili me kėtė lėvizje duket do tė zhvendoset pranė Ministrisė sė Kulturės dhe konkretisht nė zyrat e Rinisė.
Qė nė frazėn e parė tė prezantimit tė drejtores sė re, ministrja Dade theksoi se institucioni qė asaj po i besohet pėr drejtim, ėshtė aktualisht nė gjendje krize. Kjo ka ardhur si rrjedhojė e mėnyrės sė funksionimit tė saj, veēanėrisht tė vetėfinancimit, formės qė ajo pėrdor pėr tė siguruar tė ardhurat e veta. Ministrja Dade premtoi qė kjo krizė nuk do tė zgjasė shumė, pasi ėshtė menduar ndėrhyrja nė legjislacionin mbi bazė tė tė cilit funsionon kjo qendėr. Rregullimi i kėtij legjislacioni do tė bėhet i mbėshtetur nga pėrvojat me qendra homologe tė vendeve fqinje. Nė rastin konkret ministrja Dade pėrmendi Ljubjanėn dhe Selanikun. Duke pasur besim nė punėn e drejtores Isaku, ministrja Dade hodhi dhe idenė e rishikimit tė kontratave tė shumė qiramarrėsve nė kėtė institucion.
,,,,,,,,,,,,,,,
Krijoni Kontakt