Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704

    Bardhyl Mahmuti (Ç)'kyçet në politikë

    Ish perfaqesuesi politik i Ushtrise Çlirimtare te Kosoves ne diaspore dhe minister i pare i puneve te jashte te Kosoves Bardhyl Mahmuti publikisht dje ne nje press Konference ne Tetove iu bashkangjit rradheve te Partise Demokratike Shqiptare ne opozite.
    Eshte interesant te thuhet se Bardhyl Mahmuti u largua nga tetova qe ne moshen nstudentore dhe u kalit ne Levizjen Popullore te Kosoves si aktivizt qe ne vitet e tetedhjeta. Mahmuti njihet si njeri shume i guximshem dhe vizionar. Se voni doktori ne Zvicer ne shkencat politike. Ka qene themelues i Partise se progresit demokratik te Kosoves, nenkryetar i Partise Demokratike te Kosoves.Ne nje prononcim per media ai tha se " ne skenen politike te Maqedonise kane ardhur shqiptar te papjekur politikisht per ti mbrojtur interesat e shqiptareve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga babadimri : 28-02-2006 më 05:57

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shyqir Zotit qe vika nje i pjekur politikisht dhe te na nxjer nga ky terr qe jemi katandisur.

    Po si ka fytyre ky far Bardhyli te kycet me PDSH-ne, ku Thaci me kompani kur donte qe ky te kandidohet per kryetar komune ne Tetove, e kane ofenduar ne cdo aspekt e ndersa ky tash ju bashkengjitet atyre.

    Eh haj me det me keto njerez, hip se t'vrava, z'drip se t'vrava!

    PS:
    Babadimer, zgjedhjet afrohen, per ke do te votosh, per Bardhylin apo per Alajdinin apo per Hysniun, apo...?
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Nuk e shoh ndonje RISI ne rradhat politike te PDSH-se sepse shum pak njihet ki personalitet ne Maqedoni, dhe populli frigohet te vij serish nje qeveri e frigshme ku i njeti eshte edhe Bardhyli une nuk e njoh si politikan ndoshta mund te jete superior ne Politik pasi eshte ne perfundim te doktoratures se shkencave politike por ne jemi mesuar ti levdrojm ata qe din te flasin per politik dhe din te shajn te tejret e jo ata qe din te punojn, MJAFT me me fjale boshe te tyre u ngopem u sterngopem me dhe u lodhem me genjeshtrat dhe pallavrat me trimerin para njerzve ne mitingje dhe TV-ja ne duam ndryshim ne pune ndryshim ne varferi ndryshim ne gjuhe keto kur te vij ndonje politikan ti bej ateher besoj se ka merita perndryshe kot jan njerzit qe vin ne cdo parti.

    Nje politikan i mire sbesoj se flet ashtu sic cituan gazetat e perditeshme ne Maqedoni... Te ofendosh te tjeret te levdrosh veten eshte nje sjellje foshnjarake e cila sdon shum mend per te menduar se cfar pritet nga ky.
    Shpresojm ndonje ndryshim ateher, por ne kurizin tone e jo ne kurizin e tyre.. se per ata ndryshime ka patur ka dhe do te kete....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Studenti-Te : 01-03-2006 më 09:32

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Mund te shkruani cka te doni po nje gje nuk mund ta ndrroni historine e njerezimit.
    Se manipulime mund te kete po tash te flitet per Bardhyl Mahmutin se nuk ben eshte nje gje e ditur prej partise pozitare ne pushtet.
    Duke e ditur konstelacionin politik te shqiptareve ne Maqedoni ndoshta Bardhyl Mahmuti ia prish planet dikujt ne kete rast BDI-se . Kjo mund te diskutohet po duhet te dsikutohet me kujdes dhe finese e jo me urretje si po shprehen disa.
    Emri i bardhyl Mahmuti eshte nje emer qe duhet cmuar dhe me vjen mire qe nje njeri si ai u kyc ne politike ne Maqedoni . Fundja dinamizimi ijetes politike te shqiptareve ne Maqedoni mund te sjelle vetem gjera te mira e une personalisht prej Bardhyl Mahmutit pres ashtu si pres prej te gjithe lidereve shqiptare ne Maqedoni.

    Sa per ti kenaqur ty apetitet Davius mundem te te them dicka qe kishe dashur ta degjosh se BDI-ne me kete strukture qe eshte nuk besoj se do ta votoj, e kujt do tia jap voten ajo eshte e drejte e imja kete sta them dot

  5. #5
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    "Emri i bardhyl Mahmuti eshte nje emer qe duhet cmuar dhe me vjen mire qe nje njeri si ai u kyc ne politike ne Maqedoni "


    Na trego dicka per BArdhyl Mamutin nje histori te tij qe te cmojm edhe ne qe nuk e njohim mire?

  6. #6
    TETOVA Maska e Tetovar
    Anëtarësuar
    15-02-2006
    Vendndodhja
    Ne zemer te Sharrit
    Postime
    134
    Shpresojm te ecim perpara si me ata politikanet tjere...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Studenti-Te
    "Emri i bardhyl Mahmuti eshte nje emer qe duhet cmuar dhe me vjen mire qe nje njeri si ai u kyc ne politike ne Maqedoni "


    Na trego dicka per BArdhyl Mamutin nje histori te tij qe te cmojm edhe ne qe nuk e njohim mire?
    Per here te [are futet ne seline OKB-se ne Gjeneve dhe e prezanton Ushtirne e lavdishme Çlirimtare te Kosoves. Nje vep[rimtar qe per asnje moment nuk eshte ndakur per kauzen shqiptare. I dinjitetshem dhe njeri qe ate qe e thote edhe e ben.

    Tash nese e analizoni pse ka hy ne PDSH kjo mbetet te shihet por me gjase PDSH-ja lider do ta kete ne te ardhmen Bardhyl Mahmutin.

    ketu eshte edhe nje ceshtje tjeter tetovareve iu deshte nje figure si Bardhyl Mahmuti sepse mbetem pa nje figure te luftes tani ne mesin tone futet nje figure si kjo e Bardhyl Mahmuti.

    Mos harroni se Bardhyl Mahmuti eshte njeri shume autoritativ dhe Tetova e njeh dhe e don

  8. #8
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Njohje ndërkombëtare e UÇK dhe legjitimim i luftës së popullit tonë për
    liri nga institucionet më të larta evropiane

    Kumtesë

    për mjetet e informimit



    Një delegacion politik i UÇK i përbërë nga Bardhyl Mahmuti dhe Sabri
    Kiçmari zhvilloi në Bruksel, Den Haag, Amsterdam dhe Bon që nga 10 -
    12.11.1998, një varg takimesh me përfaqësues të institucioneve evropiane
    dhe ndërkombëtare, me gazetarë dhe një debat publik me qytetarë holandez.
    Takimet ishin organizuar nga organizata joqeveritare Press Now.

    E martë, më 10.11.1998

    Delegacioni u dëgjua në një seancë të veqantë në Parlamentin Evropian, u
    prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë z. V. Schüssel, kryesues
    i radhës i Bashkimit Evropian, në Komitetin e Evropës, pati takim me
    Senatin dhe Parlamentin belg.
    - Në Parlementin Evropian përfaqësuesi politik i UÇK Bardhyl Mahmuti mbajti
    një fjalim rreth gjendjes aktuale në Kosovë, rreth platformës politike të
    UÇK dhe ju përgjigj një vargu pyetjesh të parlamentarëve. Z. Mahmuti kërkoi
    nga deputetët e PE që të përkrahet UÇK në misionin e saj drejt realizimit
    të pavarësisë së Kosovës, që është kërkesë legjitime e një populli të
    robëruar që kërkon liri dhe pavarësi. Deputetëve të PE ju shpërnda një
    material faktografik mbi shkeljet e Rezolutave të KS të OKB nga ana e
    pushtetit kriminal të Beogradit.
    - Delegacioni politik u prit edhe në Komitetin Evropian, në të cilin
    shtroi kërkesa konkrete për nevojën e ndihmimit të UÇK, nevojën e
    ndihmimit të popullsisë civile me ushqime, barëra, teknikë strehimi,
    bartjen e të plagosurve për shërim në vendet evropiane, mjete komunikimi
    etj.
    - Në Senatin dhe Parlamentin belg u diskutua për qëndrimet e UÇK rreth
    projekteve që po afrohen nga BN për zgjidhjen e cështjes së Kosovës, rreth
    stabilitetit të qëndrueshëm që mund të sillte për paqen në Ballkan
    pavarësia e Kosovës. Këtu delegacioni i UÇK sqaroi nevojën e çmitizimit të
    kufijëve të padrejtë, duke përmendur shembuj konkret të ndryshimit të
    kufijëve të Evropës në vitet e fundit
    - Një takim të veqantë dhe shumë të rëndësishëm delegacioni politik i UÇK
    pati me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, z. V. Schüssel, i cili është edhe
    kryesues i radhës i Bashkimit Evropian. Z. Schüssel shprehu interesimin për
    të ndihmuar në zgjidhjen e cäshtjes së Kosovës. Ai i bëri të ditur
    delegacionit të UÇK gatishmërinë e Austrisë për të kooperuar në zgjidhjen e
    problemeve eventuale që mund të ndodhin gjatë procesit të verifikimit të
    gjendjes në Kosovë nga ana e 2000 verifikatorëve të OSBE. Delegacioni i UÇK
    i premtoi z. Schüssel se UÇK do të respektojë armëpushimin e shpallur edhe
    në të ardhmen dhe do t´ju ofroj ndihmë verifikatorëve të OSBE në cdo kohë
    dhe në të gjitha territoret që kontrollohen nga UÇK. Në këtë takim morën
    pjesë edhe Ambasadori austriak në Beograd z. W. Petritsch dhe drejtori
    politik në Ministrinë e Jashtme z. P. Hohenfellner.
    Takime të veqanta u zhvilluan edhe me deputetë të PE, si dhe me gazetarë të
    interesuar për të intervistuar përfaqësuesit e UÇK.
    Mbasdite delegacioni politik i UÇK mbajti një konferencë shtypi për mjetet
    e informimit, në të cilën gazetarët u njoftuan për takimet e zhvilluara,
    për materialin faktografik të shpërndarë deputetëve të PE si dhe u dhanë
    një varg përgjigjiesh në pytejet e tyre.

    e mërkurë, më 11.11.1998

    Delegacioni politik i UÇK i përbërë nga Bardhyl Mahmuti dhe Sabri Kiçmari u
    prit në Ministrinë e jashtme nga Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës
    z. J. van Aartsen me bashkëpunëtorët, në Tribunalin e Hagës me z. L.
    Arbour, në Parlamentin e Holandës nga prëfaqësuesit e Komisionit për
    Politikë të Jashtme të Parlamentit të Holandës dhe në një debat publik të
    organizuar nga Press Now, në të cilin morën pjesë disa dhjetëra holandez
    dhe shqiptar.
    - Ministri i jashtëm holandez kërkoi nga delegacioni i UÇK për të mos
    provokuar situatën, të bashkëpunohet me ambasadorin Petritsch dhe i bëri të
    ditur atij se edhe Holanda do të marrë pjesë në procesin e verifikimit të
    gjendjes në Kosovë, por nuk e ka caktuar ende numrin e pjesëtarëve që do të
    dërgoj atje.
    Delegacioni politik i UÇK i bëri të ditur bashkëbiseduesit se UÇK e ka
    shpallur armëpushimin në mënyrë të njëanshme me qëllim të hapjes së rrugës
    për intervenimin e NATO, për të pakësuar vuajtjet për popullsinë civile dhe
    për t´i dhënë mundësi Bashkësisë së Shteteve për të punuar politikisht
    drejt zgjidhjes së çështjes së Kosovës, pra rreth pranimit të pavarësisë së
    Kosovës. Lufta mediatike kundër UÇK për gjoja thyerjen e armëpushimit nga
    ana e UÇK ka për qëllim përgaditjen e sulmeve të reja kundër popullsisë
    civile nga ana e policisë dhe ushtrisë serbe. Bashkësia e shteteve do të
    duhej të reagojë më me shpejtësi në njohjen e pavarësisë së Kosovës, sepse
    kjo do të garantonte paqen dhe stabilitetin në rajon - thanë anëtarët e
    delegacionit.
    - Në Tribunalin e Hages delegacioni politik i UÇK u prit nga zonja Arbour,
    kryeprokurore e Tribunalit të Hagës. Zonja Arbour pasi i falenderoi
    përfaqësuesit e UÇK për vizitën tha se pushteti i Millosheviqit është një
    bandë kriminelësh dhe sjellja e tyre në kundërshtim me Rezolutat e KS të
    OKB është një veprim që nuk do të lejohet nga Bashkësia Ndërkombëtare.
    Delegacioni i UÇK i bëri të ditur zonjës Arbour se UÇK është e gatshme të
    bashkëpunojë me Gjyqin e Hagës dhe i premtoi se me transparencë të plotë do
    ti përgjigjet çdo kërkese të këtij organi të lartë të drejtësisë. Më pas
    delegacioni i UÇK i përbërë nga Bardhyl Mahmuti dhe Sabri Kiçmari zhvilluan
    një takim pune me të ngarkuar të veqantë të Tribunalit të Hagës për Ish -
    Jugosllavinë.
    - Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit holandez delegacioni
    i UÇK u prit nga përfaqësues të partive politike që janë në pushtet dhe
    atyre opozitare. U zhvillua një bashkëbisedim dhe sqarim i ndërsjellë mbi
    gjendjen në Kosovë. Parlamentarët holandez paraqitën qëndrimin e
    Parlamentit të Holandës ndaj zhvillimeve në Kosovë.
    - Në Amsterdam delegacioni politik i UÇK mori pjesë në një debat publik mbi
    Kosovën të organizuar nga organizata joqeveritare Press Now. Pas
    përshëndetjes së të pranishmëve nga z. Paul Staal, drejtor ekzekutiv i
    Press Now të pranishmit u sqaruan për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe
    mundësitë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, për takimet e sukseshme dhe
    legjitimin faktik të UÇK përmes takimeve në nivelet më të larta evropiane,
    për mungesën e legalitetit dhe legjitimitetit të LDK dhe logjikën
    totalitare që e përshkon sjelljen e saj politike në raport me forcat
    politike në Kosovë etj. Në debat morën pjesë edhe Kryeredaktori i së
    përditshmes "Koha ditore" z. V. Surroi dhe analitiku i njohur Fran Nazi.

    e enjëte, më 12.11.1998

    Në takimet e tij në Ministrinë e Jashtme të RFGJ delegacionit politik të
    UÇK të përbërë nga Bardhyl Mahmuti dhe Sabri Kiçmari ju bashkangjit edhe z.
    Rexhë Ibërdemaj. Zv. Drejtori në Drejtorinë Politke të Ministrisë së
    Punëve të Jashtme z. Erdmann shtroi drekë për nder të delegacionit të UÇK,
    kurse një takim i veqantë u zhvillua me zotin Ishinger, Sekretar Shteti në
    Ministrinë e Punëve të Jashtme të RFGJ.
    Zoti Ishinger i falenderoi të pranishmit për vizitën. Ai paraqiti qëndrimin
    politik të qeverisë gjermane që konsistonte në përkrahjen e marrëveshjes
    Millosheviq-Holbruk, nevojën e pranimit të një statusi të përkohshëm të
    Kosovës sipas projektit të CH. Hillit, domosdoshmërinë e vetëpërmbajtjes së
    UÇK, sjelljen korrekte të UÇK ndaj verifikatorëve të OSBE etj.
    Delegacioni politik i UÇK i bëri të ditur z. Ischinger se UÇK nuk i është
    dhënë asnjë dokument dhe nuk njihet përmbajtja e Marrëveshjes
    Holbruk-Millosheviq. Sa i përket statusit të përkohshëm UÇK nuk do të
    pranoj asnjë status jashtë pavarësisë së Kosovës, dhe për aftësinë e saj
    për të realizuar pavarësinë ajo tashmë ka dëshmuar si në aspektin politik
    ashtu edhe në atë ushtarak. UÇK është përmbajtur dhe do të vazhdoj të
    vetëpërmbahet deri në vendimin tjetër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK,
    por kërkohet nga institucionet ndërkombëtare të mos bien pre e luftës
    mediatike që bën Serbia kundër shqiptarëve dhe UÇK. Ndërsa delegacioni
    politik i UÇK garantoi bashkëbiseduesin se UÇK do të siguroj integritetin
    moral dhe fizik të verifikatorëve të OSBE në pjesët që i kontrollon ajo.
    - Delegacioni politik i UÇK i bëri dhe një vizitë ambasadorit të Republikës
    së Shqipërisë në Bon z. Bashkim Zeneli, me të cilin u bisedua për gjendjen
    në Kosovë, takimet e sukseshme të delegacioni të UÇK dhe nevojën e
    bashkëpunimit në mes të përfaqësuesve të UÇK dhe Ambasadës së Republikës
    së Shqipërisë.

    Gjatë kohës së mbajtjes së takimeve në Bruksel, Den Haag, Amsterdam dhe Bon
    qëndroi edhe një delegacion i LDK dhe z. Surroi, kryeredaktor i së
    përditshmes "Koha ditore". Delegacioni i UÇK nuk pranoi të zhvillonte
    takime të përbashkëta me delegacionin e LDK për shkak të mospërfshirjes në
    delegacion të një spektri më të gjërë të subjekteve politike në Kosovë dhe
    si reagim ndaj logjikës totalitare që po sundon në mentalitetin e krerëve
    të LDK.
    Takimet e zhvilluara në Bruksel, Den Haag, Amsterdam dhe Bonn janë dëshmi e
    njohjes ndërkombëtare të UÇK nga instancat më të larta të institucioneve
    evropiane si ushtri legjitime e popullit shqiptar në Kosovë dhe legjitimim
    i luftës së drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    Bardhyl Mahmuti: Pas atentatit kundër Enver Malokut qëndrojnë shërbimet sekrete serbe

    --------------------------------------------------------------------------------

    Gjenevë, 14 janar (QIK) - Përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, mbajti sot një konferencë me gazetarë në Gjenevë. Duke duke u folur përfaqësuesve të mediumeve botërore rreth krizës në Kosovë, sidomos rreth lirimit të tetë ushtarakëve serbë, të kushtëzuar me lirimin e nëntë ushtarëve shqiptarë, z. Mahmuti tha se robërit e luftës u liruan falë presionit të fuqishëm të Komunitetit ndërkombëtar, me theks të posaçëm SHBA-ve, BE-së dhe të tjera. Sipas tij, lirimi i ushtarëve serbë nga forcat e UÇK-së dëshmon qartë para faktorit ndërkombëtar se qëllimi primar i UÇK-së nuk është të vrasë njerëz, por për një zgjidhje të çështjes së Kosovës, mos në mënyrë paqësore, edhe me luftë...
    Në vazhdim të kësaj konference shtypi në Gjenevë, Bardhyl Mahmuti pohoi se "edhe Beogradi duhet të respektojë premtimet dhe angazhimin e vet për lirimin e ushtarëve tanë dhe aplikimin e rezolutës së KS të OKB-së për lirimin e të burgosurve tanë..."

    I pyetur nga agjencia amerikane AP se sa të burgosur sot gjenden në duart e regjimit të Beogradit, z. Mahmuti u përgjigj se "aktualisht në burgjet serbe dergjen rreth 2.000 shqiptarë, 645 janë të zhdukur, mijëra të tjerë të arrestuar dhe mbi 400 persona të vdekur në burgjet serbe nga maltretimet, persekutimet e organeve serbe..."

    I pyetur nga AFP-së se cilat do të jenë reagimet e palës shqiptare nëse Beogradi pas dhjetë ditësh nuk do të lirojë nëntë shqiptarët, përfaqësuesi politik i UÇK-së në Perëndim u përgjigj se "një gjest të tillë nuk e presim dhe ky akt do të shkonte në dëm të vet regjimit të Beogradit...".

    Sidoqoftë, nëse vërtet nuk lirohen ushtarët tanë nga duart serbe, atëherë asnjë diplomat botëror nuk do të guxojë të trokasë në dyert e Kosovës për negociata me Prishtinën zyrtare, tha Mahmuti.

    Në pyetjen si e komenton vrasjen e shefit të QIK-ut, Enver Maloku, z. Mahmuti para gazetarëve në Gjenevë deklaroi se pas këtij atentati të paskrupullt qëndrojnë shërbimet sekrete serbe, ndërsa i ndjeri ka qenë edhe më parë i kërcënuar. I pyetur nga një gazetar rus a ka dëshmi për këtë, z. Mahmuti u përgjigj se "sot shërbimet sekrete serbe të dirigjuara nga Beogradi kanë në shënjestër në Kosovë, pos luftëtarëve të UÇK-së, edhe gazetarët, intelektualët dhe pasi t'i vrasin përmes njerëzve të tyre, përhapin spekulime vetëm e vetëm për të krijuar huti në një luftë speciale për t'i përçarë shqiptarët, të cilat qëllime sot janë të kota, sepse sot shqiptarët janë të vendosur për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb..."

    Gazetari i ATS/SDA e pyeti z.Bardhyl Mahmutin se a ndihet i rrezikuar në Zvicër dhe a ka truproje, ndërsa përfaqsuesi politik i UÇK-së në Perëndim iu përgjigj "se kurrë nuk kam qenë më i lirë dhe çdo ditë kam kontakte me autoritetet zvicerane dhe diplomatë botërorë".

  10. #10
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anëtarësuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215
    BARDHYL MAHMUTI I MBETET BESNIK PDK-SË, POR E MBËSHTET PARTINË E RE SHQIPTARE NË MAQEDONI

    Tetovë, 17 shkurt (KosovaLive)

    Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës Bardhyl Mahmuti mohoi të shtunën në Tetovë njoftimet se ai do të mund të kyçej në partinë e re në formim e sipër në Maqedoni.
    "Prania ime këtu nuk do të thotë se unë kam ardhur që të anëtarësohem në parti. Unë jam sekretar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndërsa prania ime fizike këtu, dëshmon që unë i mbështes këta njerëz", i tha Mahmuti KosovaLive të shtunën në Tetovë.
    Sipas Mahmutit njerëzit që e formojnë këtë parti janë dëshmuar në të kaluarën se janë të papërkulshëm për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe ta pakomprometuar në asnjë formë të krimit të organizuar dhe do të kenë jo vetëm mbështetjen time, por edhe të njerëzve të tjerë, që shqiptarët në Maqedoni të fitojnë të drejtat e tyre që i takojnë dhe kjo është një ndër mënyrat për të siguruar stabilitetin e shtetit dhe të rajoniti.
    Të shtunën Këshilli nismëtar diskuton rreth emrit të partisë që ende nuk është vendosur (s.i)

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Partitë politike dhe sfidat e sigurisë
    Nga Davius në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •