Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22
    Ajo thenie e Konices, flet shume per Konicen e pak per Shqiperine e shqiptaret. Qe te kuptoni brendine e saj, duhet te kuptoni Faik Konicen. Me e madhe se Shqiperia e shqiptaret ishte egoja e semure e Faik Konices qe "te gjithe e vleresonin nga larg, por te gjithe zhgenjeheshin kur njiheshin nga afer". Arroganca, mendjemadhesia, egoizmi, gjaknxehtesia, ishin shume te theksuara ne karakterin e Konices qe e detyronin ate te ishte "nje trim i madh me shoke pake". Kjo ishte arsyeja qe Konica nuk u ftua te merrte pjese ne Kongresin e Manastirit mbi alfabetin e gjuhes shqipe nga Midhat Frasheri, pasi edhe pse Konica ishte nje nga publicistet me te hershem te shqipes me gazeten Albania ne Bruksel, te gjithe patriotet e tjere e kishin te qarte qe nese Konica do te ishte ne sallen e kongresit per asnje gje nuk do te bihej dakord. Kur e pyeten Midhat Frasherin se perse Faik Konica nuk u ftua ne Manastir, ky u pergjigj se i kishin nisur ftese. Kur e pyeten Konicen se a e more ftesen per te shkuar ne kongresin e Manastirit, ky u pergjigj me ironi: "do te kete humbur ftesa rruges me poste".

    Kur Ismail Qemali bente turin e tij ne Evrope si kreu i levizjes liberale ne Parlamentin turk ne Stamboll, qe kerkonte reformimin e perandorise otomane, ai u takua edhe me djaloshin Faik ne Bruksel. Pas takimit Konica do t'ia nxinte faqen Ismail Bej Vlores ne faqet e gazetes Albania duke e sulmuar si "filogrek" kurse kur e pyeten Ismail Bej Vloren per pershtypjen e tij per djaloshin e ri shqiptar, ai u pergjigj "nuk arrita te kembeja dot dy fjale me ate njeri". Kur Ismail Bej Vlora do te shpallte pavaresine e vendit ne Vlore ne 28 nentor 1912, Faik Konica se bashku me Fan Nolin, ne nje takim me patriotet shqiptare ne Boston, te shqetesuar per lajmet qe vinin nga Shqiperia, mbronin te dy mendimin se: "Shqiperia nuk duhet te kerkoje pavaresine por autonomine brenda Perandorise Otomane pasi ajo nuk eshte ne gjendje ti rezistoje planeve te armiqve te saj fqinje." Pak muaj me vone, Faik Konica do te linte Ameriken per tu kthyer ne Shqiperi e per te shkuar ne Durres, ku ne bashkepunim me Esat Pashe Toptanin do te ngrinin "qeverine e Durresit", si nje qeveri paralele me ate te Vlores. Kur ndermjetesimi i te huajve dhe patrioteve shqiptare beri qe Esat Toptani ti bashkohej perkohesisht qeverise se Vlores, Konica mori perseri rrugen drejt Amerikes.

    Faik Konica ishte edhe kritiku me i madh, me i hershem dhe me famekeq i Mbretit Zog. Ne shume shkrime publicistike dhe qarqe shqiptare miqsh ai do te kritikonte jo vetem qendrimet e Zogut dhe qeverise se tij, por do te ironizonte edhe kulturen, qytetarine dhe personin e Ahmet Zogut. Dhe me shume se dy here Mbreti Zog i ofroi mundesi per te dhene kontributin e tij ne shtetin e ri shqiptar qe lindi pas Kongresit te Lushnjes, por Konica refuzoi. Vetem pas nje kohe te gjate kur filluan te dalin ne drite rezultatet pozitive te punes se mbretit Zog dhe qeverise se tij, Konica pranoi qe te marri postin e ambasadorit shqiptar ne Lidhjen e Kombeve. Nje vendim i tille, beri qe ai te ftohej me bashkepuntorin e tij me te ngushte ne SHBA, Imzot Theofan Nolin, i cili morri arratine nga Shqiperia me triumfin e legalitetit dhe me deshtimin e atij revolucionit te qershorit 1924.

    Ne rinine e tij ne France, ai bente pjese ne "pinjollet perparimtare të bejlerëve shqiptarë" qe ishin bashkepuntore te ngushte te ministrise se jashtme austro-hungareze dhe mbronin interesat e saj brenda opinionit shqiptar. Gazeta e tij Albania ne Bruksel sponsorizohej nga ministria e jashtme austro-hungareze, packa se mendimet qe shpreheshin ne te ishin mendimet e padiskutueshme te Faik Konices.

    Ashtu si shume bashkekohes se tjere te tij, Faik Konica perfaqesonte me se miri mentalitetin e bejlereve te rene nga pushteti i dikurshem qe e ndjenin veten dhe interesat e kercenuara nga transformimi i madh qe po ndodhte: renia e Perandorise Otomane dhe levizja per pavaresi ne mbare vendet ballkanike fqinje. Gjithe bota ne te cilen Konica dhe brezi i tij ishte lindur e rritur po permbysej.

    Shqiperia mund te behet vetemperkrah nje fuqie boterore,sic eshte Austohungaria,Italia apo Amerika......
    Ky ishte mentaliteti i trasheguar i 500 vjeteve te pushtimit otoman. Nese ne shtresat e uleta e te pashkolluara te popullsise myslimane ne Shqiperi kjo manifestohej me thirrjet "Duam Baben (Sulltanin)", edhe vete intelektualet e rinj te dale nga ai mentalitet nuk ishin imune ne kete drejtim. Ndryshe nga njerezit e pashkolluar ne rruge ata nuk donin "babe Sulltanin" por ishin per kerkimin e nje babe te ri, qofte ky nje perandor apo nje mbret hungarez apo italian. Ai nuk perqafoi levizjen per pavaresi te udhehequr nga Ismail Bej Vlora per tre arsye:

    1. Nuk kish besim se populli i tij mund te ekzistonte si i pavarur.
    2. I trembej kercenimit te popujve fqinje me shume se fatit te pashmangshem te perandorise otomane.
    3. Ai vete nuk ishte nismetari i kesaj levizje.

    S 'behet Shqiperia me shqiptare....
    Historia qe rrodhi me pas deshmoi se Shqiperia u be me shqiptare. Dhe sic e thashe me lart, me shume se sa per Shqiperine keto fjale flasin per Konicen, gjendjen e tij shpirterore dhe kendveshtrimin e tij.

    Ato fjale te Konices ne veshin tim kumbojne si: "Une deshtova te bej Shqiperine..." pasi qelloi qe ne shumicen e rasteve, Faik Konica e gjeti veten ne krahun e gabuar te historise.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-09-2007 më 10:56

  2. #12
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Konica ka vazhduar akoma me mosbesimin, levantizmin dhe arrogancen e vet duke thene:
    Shqiperi te kam dhjere
    s'me kuptove asnjehere

    Parimisht kjo shprehje dhe ajo qe Shqiperia s'behet me Shqipetare eshte raciste dhe e ulet, por ndonjehere kur na vjen ne maje te hundes edhe i perdorim. Them se ne momente dobesie ndonjehere bertasim dhe ne si Konica, duke thene: S'behet Shqiperia e te tilla shprehje si keto. Pra e dime qe s'eshte e drejte por ja qe ndonjehere harrojme!
    FLANGO MA NON FLECTO

  3. #13
    Fakti që Ahmet Zogu e mbajti Faik Konicën për një kohë të gjatë si përfaqësues të tij në Uashington ndikoi për mirë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Faiku ishte një ndër diplomatët më të shquar në korpusin diplomatik të Uashingtonit në atë kohë. Ishte jashtëzakonisht i ditur në të gjitha fushat, dinte shumë gjuhë të huaja. Bëri shumë miq në Uashington dhe vazhdoi të ushtrojë funksionet diplomatike deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939.
    Karakteri impulsiv i Faikut nuk e pengonte ate te jepte kontribut te cmuar per Shqiperine. Mos harrojme qe ai ishte nje historian dhe nje nga mbeshtetesit me te flakte te tezes se prejardhjes se shqipetareve nga iliret ne boten e jashtme. Megjithate ketu tema nuk mund te kufizohet vetem ne "Kush ishte Faiku (si karakter)", por "C'fare permbajtje kane fjalet e tij plot zemerim". Faiku nuk ishte nje njeri i thjeshte i rruges ku thoshte dicka dhe kuptimi i saj merrej neto ashtu sic thuhej. Ketu kemi te bejme me nje personalitet te kombit shqiptar qe ka bere aq per kete komb sa edhe te nxehej me te.
    Tjeter, periudha e veprimtarise politike te Faikut ka disa ngjashmeri me kete te sotmen ku jetojme ne. Ne vitet 20 e 30 Shqiperia dhe shoqeria e saj ende ndjente vakumin politik e shoqeror te krijuar si pasoje e largimit te perandorise osmane nga trojet tona. Pra ende njerezit vuanin nga mentaliteteti i vjeter turk dhe kjo reflektohej me injorancen e madhe ne shoqeri, por edhe ne klasen intelektuale. E njejta gje ndodh edhe sot ne shoqerine shqiptare kur ende mund te vuaje nga boshlleku politik qe u krijua si pasoje e largimit te komunizmit. Periudha e viteve 20-30 e gjeti Shqiperine me politikane dhe intelektuale te papregatitur per te zgjidhur hallet e vendit. Shume prej tyre ende trashegonin kulturen e Sulltanit, gje qe sillte radikalizimin e marredhinieve mdis njeri tjetrit ose midis forcave politike. E njejta gje ndodh edhe sot ne Shqiperi kur shume politikane jane te rritur e te ushqyer me frymen komuniste dhe kane deshtuar ne qeverisjen e atij vendi per gati 17 vjet.
    Konica ishte nje njeri i shkolluar ne perendim dhe nje realitet i tille i shqiptareve i hidhte me teper benzine karakaterit te tij te zjarrte. Si perfundim i qendroj dhe njehere fjaleve qe thashe me lart, pasi ne theniet e Konices shoh me shume nje mesazh dhe sesa thjesht nje shfryrje inati ndaj Shqiperise.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    856
    Citim Postuar më parë nga Hero i Popullit Lexo Postimin
    Konica ka vazhduar akoma me mosbesimin, levantizmin dhe arrogancen e vet duke thene:
    Shqiperi te kam dhjere
    s'me kuptove asnjehere

    Parimisht kjo shprehje dhe ajo qe Shqiperia s'behet me Shqipetare eshte raciste dhe e ulet, por ndonjehere kur na vjen ne maje te hundes edhe i perdorim. Them se ne momente dobesie ndonjehere bertasim dhe ne si Konica, duke thene: S'behet Shqiperia e te tilla shprehje si keto. Pra e dime qe s'eshte e drejte por ja qe ndonjehere harrojme!
    eh, tjeter gje qe nuk na vjen per shtat t'a pranojme , por per mua Konica mbetet me realisti dhe me stigmatizuesi i kesaj vetie te cuditshme auto destruktive qe kemi ne shqipetaret, te vertetat jane te hidhura...por te verteta ngelen ama...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Patriotikisht duket qe ka te drejte Albo. Por vetem kaq ama, sepse tjeter eshte deshira ekzistuese e nje ceshtjeje apo problemi dhe tjeter e verteta, qofte dhe e hidhur e saj. Tjeter eshte shprehja revoltuese e nje njeriu ne rruge, qe te shan mbare e prape, per gjendjen ne te cilen ndodhet jeta e tij dhe tjeter konkluzioni konician per berjen e Shqiperise pa shqiptaret. Per mua, eshte shume kuptimplote dhe aspak ofendues kjo thenie. Eshte nje thirrje patriotike ne menyre indirekte qe i behet ndergjegjes shqiptare dhe aspak nje mohim i aftesise se shqiptareve per shtetformim dhe zhvillim. Albo e di fort mire te verteten historike se si eshte nderthurur faktori i brendshem me ate te jashtem per ceshtje kardinale te Shqiperise, prandaj eshte i kote dhe jo realist, absolutizimi i njeanshem i ketyre faktoreve determinues. Tjeter eshte krenaria shqiptare dhe patriotizmi shqiptar dhe tjeter faktori historik qe ka percaktuar fatin shqiptar. Historia shqiptare me shume se cdo histori popujsh te tjere, ka qene e determinuar nga nje nderthurje e pandashme e faktorit te brendshem me ate te jashtem. Se ne c'mase ka qene kjo nderthurrje, i perket historise ta percaktoje me realizem dhe objektivizem.

  6. #16
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga engjellorja Lexo Postimin
    eh, tjeter gje qe nuk na vjen per shtat t'a pranojme , por per mua Konica mbetet me realisti dhe me stigmatizuesi i kesaj vetie te cuditshme auto destruktive qe kemi ne shqipetaret, te vertetat jane te hidhura...por te verteta ngelen ama...
    Ke te drejte Engjellore! Kjo eshte e verteta!
    FLANGO MA NON FLECTO

  7. #17
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Roland2006
    A mund te me ndihmosh te gjej shkrimin e plote, nga ku keni marre kete citim te Konices?
    Ju lutem!
    Faik Konica , qe saktesisht ka cituar:
    Shqiperia mund te behet vetemperkrah nje fuqie boterore,sic eshte Austohungaria,Italia apo Amerika
    Dajo.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  2. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •