Ajo thenie e Konices, flet shume per Konicen e pak per Shqiperine e shqiptaret. Qe te kuptoni brendine e saj, duhet te kuptoni Faik Konicen. Me e madhe se Shqiperia e shqiptaret ishte egoja e semure e Faik Konices qe "te gjithe e vleresonin nga larg, por te gjithe zhgenjeheshin kur njiheshin nga afer". Arroganca, mendjemadhesia, egoizmi, gjaknxehtesia, ishin shume te theksuara ne karakterin e Konices qe e detyronin ate te ishte "nje trim i madh me shoke pake". Kjo ishte arsyeja qe Konica nuk u ftua te merrte pjese ne Kongresin e Manastirit mbi alfabetin e gjuhes shqipe nga Midhat Frasheri, pasi edhe pse Konica ishte nje nga publicistet me te hershem te shqipes me gazeten Albania ne Bruksel, te gjithe patriotet e tjere e kishin te qarte qe nese Konica do te ishte ne sallen e kongresit per asnje gje nuk do te bihej dakord. Kur e pyeten Midhat Frasherin se perse Faik Konica nuk u ftua ne Manastir, ky u pergjigj se i kishin nisur ftese. Kur e pyeten Konicen se a e more ftesen per te shkuar ne kongresin e Manastirit, ky u pergjigj me ironi: "do te kete humbur ftesa rruges me poste".
Kur Ismail Qemali bente turin e tij ne Evrope si kreu i levizjes liberale ne Parlamentin turk ne Stamboll, qe kerkonte reformimin e perandorise otomane, ai u takua edhe me djaloshin Faik ne Bruksel. Pas takimit Konica do t'ia nxinte faqen Ismail Bej Vlores ne faqet e gazetes Albania duke e sulmuar si "filogrek" kurse kur e pyeten Ismail Bej Vloren per pershtypjen e tij per djaloshin e ri shqiptar, ai u pergjigj "nuk arrita te kembeja dot dy fjale me ate njeri". Kur Ismail Bej Vlora do te shpallte pavaresine e vendit ne Vlore ne 28 nentor 1912, Faik Konica se bashku me Fan Nolin, ne nje takim me patriotet shqiptare ne Boston, te shqetesuar per lajmet qe vinin nga Shqiperia, mbronin te dy mendimin se: "Shqiperia nuk duhet te kerkoje pavaresine por autonomine brenda Perandorise Otomane pasi ajo nuk eshte ne gjendje ti rezistoje planeve te armiqve te saj fqinje." Pak muaj me vone, Faik Konica do te linte Ameriken per tu kthyer ne Shqiperi e per te shkuar ne Durres, ku ne bashkepunim me Esat Pashe Toptanin do te ngrinin "qeverine e Durresit", si nje qeveri paralele me ate te Vlores. Kur ndermjetesimi i te huajve dhe patrioteve shqiptare beri qe Esat Toptani ti bashkohej perkohesisht qeverise se Vlores, Konica mori perseri rrugen drejt Amerikes.
Faik Konica ishte edhe kritiku me i madh, me i hershem dhe me famekeq i Mbretit Zog. Ne shume shkrime publicistike dhe qarqe shqiptare miqsh ai do te kritikonte jo vetem qendrimet e Zogut dhe qeverise se tij, por do te ironizonte edhe kulturen, qytetarine dhe personin e Ahmet Zogut. Dhe me shume se dy here Mbreti Zog i ofroi mundesi per te dhene kontributin e tij ne shtetin e ri shqiptar qe lindi pas Kongresit te Lushnjes, por Konica refuzoi. Vetem pas nje kohe te gjate kur filluan te dalin ne drite rezultatet pozitive te punes se mbretit Zog dhe qeverise se tij, Konica pranoi qe te marri postin e ambasadorit shqiptar ne Lidhjen e Kombeve. Nje vendim i tille, beri qe ai te ftohej me bashkepuntorin e tij me te ngushte ne SHBA, Imzot Theofan Nolin, i cili morri arratine nga Shqiperia me triumfin e legalitetit dhe me deshtimin e atij revolucionit te qershorit 1924.
Ne rinine e tij ne France, ai bente pjese ne "pinjollet perparimtare të bejlerëve shqiptarë" qe ishin bashkepuntore te ngushte te ministrise se jashtme austro-hungareze dhe mbronin interesat e saj brenda opinionit shqiptar. Gazeta e tij Albania ne Bruksel sponsorizohej nga ministria e jashtme austro-hungareze, packa se mendimet qe shpreheshin ne te ishin mendimet e padiskutueshme te Faik Konices.
Ashtu si shume bashkekohes se tjere te tij, Faik Konica perfaqesonte me se miri mentalitetin e bejlereve te rene nga pushteti i dikurshem qe e ndjenin veten dhe interesat e kercenuara nga transformimi i madh qe po ndodhte: renia e Perandorise Otomane dhe levizja per pavaresi ne mbare vendet ballkanike fqinje. Gjithe bota ne te cilen Konica dhe brezi i tij ishte lindur e rritur po permbysej.
Ky ishte mentaliteti i trasheguar i 500 vjeteve te pushtimit otoman. Nese ne shtresat e uleta e te pashkolluara te popullsise myslimane ne Shqiperi kjo manifestohej me thirrjet "Duam Baben (Sulltanin)", edhe vete intelektualet e rinj te dale nga ai mentalitet nuk ishin imune ne kete drejtim. Ndryshe nga njerezit e pashkolluar ne rruge ata nuk donin "babe Sulltanin" por ishin per kerkimin e nje babe te ri, qofte ky nje perandor apo nje mbret hungarez apo italian. Ai nuk perqafoi levizjen per pavaresi te udhehequr nga Ismail Bej Vlora per tre arsye:Shqiperia mund te behet vetemperkrah nje fuqie boterore,sic eshte Austohungaria,Italia apo Amerika......
1. Nuk kish besim se populli i tij mund te ekzistonte si i pavarur.
2. I trembej kercenimit te popujve fqinje me shume se fatit te pashmangshem te perandorise otomane.
3. Ai vete nuk ishte nismetari i kesaj levizje.
Historia qe rrodhi me pas deshmoi se Shqiperia u be me shqiptare. Dhe sic e thashe me lart, me shume se sa per Shqiperine keto fjale flasin per Konicen, gjendjen e tij shpirterore dhe kendveshtrimin e tij.S 'behet Shqiperia me shqiptare....
Ato fjale te Konices ne veshin tim kumbojne si: "Une deshtova te bej Shqiperine..." pasi qelloi qe ne shumicen e rasteve, Faik Konica e gjeti veten ne krahun e gabuar te historise.
Albo
Krijoni Kontakt